You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


3.7 Trupat gjeometrikë  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Trupat në hapësirë,
 Emërton trupat e ndryshëm gjeometrikë; trupa gjeometrike,
 Përshkruan format e faqeve që e përbëjnë një trup gjeometrik; kulme, brinjë, faqe.
 Përcakton objekte nga mjedisi rrethues që janë të ngjashëm me trupat
gjeometrikë;
 Vizaton trupat e ndryshme gjeometrikë dhe i emërton ato.
Burimet: Libri i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Komplet trupash gjeometrikë, objekte të ndryshme nderkurikulare:
nga mjedisi rrethues; Art, gjuha dhe komunikimi, edukim fizik
 Modele demonstruese për mësuesin.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin.
 Të punuarit në bashkëpunim.
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:
U shpërndahen nxënesve komplete me trupa të ndryshëm gjeometrikë dhe ata i emërtojnë ato.
Situatë 2
Kërkon nga nxënësit që të marrin një trup në dorë dhe të tregojnë numrin e faqeve dhe format e
tyre. P.sh kuboidi eshtë një trup gjeometrik që ka 6 faqe dhe të gjitha faqet drejtëkëndëshe. etj.
Situatë 3: Kërkon që nxënësit të përshkruajnë objektet natyrore që ka sjellë në klasë. P.sh: kapela ka
formën e një koni. Ka një faqe rrethore dhe një faqe të përkulur që kur hapet bëhet trekëndësh.etj.
Situata 4: Nxirret një robot dhe nxënësit emërtojnë trupat gjeometrikë që e përbëjnë atë.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Te punuarit ne bashkepunim
Nxënësit kryejnë keto veprimtari në libër: 1. Emërtojnë trupat gjeometrikë dhe tregojnë cilësitë e
tyre. Shkruajnë objekte të ndryshme që kanë në shtëpi si trupat e ndryshëm gjeometrikë.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të vizatojnë dhe te modelojnë trupa të ndryshëm gjeometrikë.
Diskutohet për trupat gjeometrikë dhe bëhet vleresimi i punës në mënyrë të vazhduar nga mësuesja.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për
 Emërtoi trupat e ndryshëm gjeometrikë; përqëndrimin e tyre gjatë orës
 Përshkroi format e faqeve që e përbëjnë një trup se mësimit;
gjeometrikë;  Për të punuarit e tyre në grup
 Përcaktoi objekte nga mjedisi rrethues që janë të ngjashëm dhe individualisht;
me trupat gjeometrikë;  Për nga diskutimin dhe
 Vizatoi dhe modeloi trupat e ndryshëm gjeometrikë dhe i dhënien e ideve të tij në
emërton ato. mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe të vizatojnë
2-3 trupa gjeometrikë dhe të përshkruajnë faqet e tij.

You might also like