You are on page 1of 4

Projekt

Lenda : FIZIKE Klasa : VII Mesuesja: Vjollca Kasa

Tema “Zbatime te fizikes ne jeten e perditshme. Forcat te makina dhe anijet.


Burimet alternative te energjise, zbulimet e astronomise.” (6 ore)

Qëllimi: Nxënësit të njihen me llojet e forcave dhe studimet e kryera mbi to, vizatojne forca tek makinat dhe
anijet, sjellin shembuj te burimeve te reja te energjise, perdorimet ne jeten e perditshme, dhe zbulimet e reja te
astronomise ne ditet e sotme.

Nëntemat: Perforcim te njohurive mbi forcat , vizatimi i tyre me shigjete.


Njohja me burimet kryesore te energjise dhe sjellja e shembujve per burime te reja energjie,etj
Perditsimi i njohurive mbi astronomine
Zhvillim te imagjinates dhe venia ne dukje e aftesive te nxenesve.

Perfituesit: Nxenesit e klasave te shtata. Shkolla “Bajram Curri”

Vendi i aplikimit: Shkolla “Bajram Curri”

Koha: 6 ore

Hapsira e aplikimit: Shtrirje vjetore

Objektivat : Nxenesi te perforcoje njohurite e marra ne lenden Fizike VII.


Te njohe me mire madhesite e dukurite qe karakterizojne forcat dhe energjine .
Te demostroje njohuri dhe shkathtesi.
Te demostroje njohurite qe zoteron mbi keto tema.
Te aftesohet ne grumbullimin e te dhenave dhe informacionit.
Te aftesohet ne organizimin e veprimtarive praktike.
Te nxitet per nje pjesemarrje me aktive ne mesim.

REZULTATET E TE NXENIT:

1.Perforcon njohurite mbi forcat dhe energjine:

2.Sjell shembuj te vizatimit te forcave tek makina dhe anijet.


Pershkruan llojet e ndryshme te energjise dhe burimet alternative te energjise.

3.Argumenton mbi zbulimet e gjetura jashte tekstit dhe aresyet pse jane kaq te
rendesishem njohja e perdorimit te burimeve te energjise dhe zbulimet e reja
astronomike .
Pershkrimi : Studim mbi keto tema eshte nje
pune qe do te behet gjate gjithe vitit por qe do te ballafaqohet ne gjashte ore mesimore. Ne kete projekt nxenesit
do te nderthurin imagjinaten, vezhgimet, shprehite praktike e njohurite e fituara mbi forcat, energjine dhe
astronomine ne pergjithesi dhe perdorimet e tyre ne jeten e perditshme.

Ndarja në orë mësimore:

Ora e parë dhe e dyte.

Tema: Forcat, karakteristikat e tyre, vizatimi i tyre (Ligji i trete i Njutonit).


Hedhja ne leter e ideve, mendimeve, sugjerimeve.

Qëllimi: Të njohim nxënësit me temën e projektit dhe të përcaktojmë detyrat.

Objektivat:
1) Të ndahen nxënësit në grupe pune dhe të përcaktojnë rolin dhe detyrat
2) Përcaktohen detyrat për orën tjetër
3) Të orientohen për kerkimet qe mund te bejne.
4) Të zbatojnë strategjitë e procesit të grumbullimit të materialit.

Metoda: Stuhi mendimesh, punë në grup, rrjeti i diskutimit

Mjetet: Dërrasa e zezë, shkumësa, fletëpalosje, ngjyra, flete te bardha te medha, hapesire per te vizatuar.

Zhvillimi I orës së mësimit

Hapi i parë: ( Vëzhgim dhe diskutim)


Mesuesja ndan nxenesit ne grupe.

Hapi i dytë (Stuhi mendimesh)


Shkruhet në dërrasë të zezë informacioni që japin nxënësit mbi Forcat dhe plotësohet edhe nga
mësuesja.

Zhvillohen keto pika te rendesishme.

A. Llojet e forcave. Karakteristikat e forcave

B. Vizatimi i forcave. Ligji i trete i Njutonit.

C. Sjellja e shembujve ku i shoim forcat ne jeten e perditshme.

Hapi i tretë (Punë në grupe) Cdo grup do hedhe ne leter ide dhe mendime per kerkime qe do te bejne
Te percaktojne kush do ti siguroje ato. Te ndajne detyrat per secilin.

Detyre: Kërkoni , përzgjidhni dhe sillni ne klase informacionet qe mund te siguroni mbi pikat A;B;C.

Vlerësim i orës së mësimit


Ora e trete, e katert dhe e peste

Tema: Njohja me burimet kryesore te energjise dhe sjellja e shembujve


per burime te reja energjie,etj
Perditsimi i njohurive mbi astronomine.
Hedhja ne leter e ideve, mendimeve, sugjerimeve.

Qëllimi: Të njohim nxënësit ne vazhdimesi me temën e projektit dhe të përcaktojmë detyrat.

Objektivat:
5) Të ndahen nxënësit në grupe pune dhe të përcaktojnë rolin dhe detyrat
6) Përcaktohen detyrat për orën tjetër
7) Të orientohen për kerkimet qe mund te bejne.
8) Të zbatojnë strategjitë e procesit të grumbullimit të materialit.

Metoda: Stuhi mendimesh, punë në grup, rrjeti i diskutimit

Mjetet: Dërrasa e zezë, shkumësa, fletëpalosje, ngjyra, flete te bardha te medha, hapesire per te vizatuar.

Zhvillimi I orës së mësimit

Hapi i parë: ( Vëzhgim dhe diskutim)


Mesuesja ndan nxenesit ne grupe.

Hapi i dytë (Stuhi mendimesh)


Shkruhet në dërrasë të zezë informacioni që japin nxënësit mbi perdorimin e rrymes elektrike ,
pajisjeve elektrike dhe plotësohet edhe nga mësuesja.

Zhvillohen keto pika te rendesishme.

A. Burime energjie per token, burime qe perdoren ne vendin tone.

B. Ç`po ndodh sot ne bote me burimet e energjise?

C. Burime te reja efektive te energjise, perdorimi i tyre ne jeten e perditshme

D. Zbulime te reja te astronomise ,perdorime te tyre ne jeten e perditshme.

Hapi i tretë (Punë në grupe) Cdo grup do hedhe ne leter ide dhe mendime per kerkime qe do te bejne
Te percaktojne kush do ti siguroje ato. Te ndajne detyrat per secilin.

Detyre: Kërkoni , përzgjidhni dhe sillni ne klase informacionet qe mund te siguroni mbi pikat A,B,C,D.

Vlerësim i orës së mësimit


Ora e e gjashte

Tema
Diskutim ne klase i informacioneve te siguruara.

Qëllimi: Të sintetizoj punën në grupe


Objektivat: Te njohe me mire madhesite e dukurite qe karakterizojne keto tema.
Te demostroje njohurite qe ka fituar.
Te demostroje zbulimet e bera.

Metoda: Bashkëbisedim.Vëzhgim i detajuar, diskutim, sintetizim

Mjetet: Informacioni i siguruar permes teksteve te cdo lloji, enciklopedive, internetit.

Zhvillimi I orës së mësimit :

Hapi i pare: (Trajtim i informacioneve te siguruara)


Nxenesit ne grupe do te paraqesin para klases informacionet e siguruara, zbulimet qe kane bere,
dhe ato qe ju kane bere me shume pershtypje.

Hapi I dyte: ( Vëzhgim I detajuar)


Nxënësit sipas rradhës paraqitin punët e tyre te grupit para klases.Do shpjegoje konceptin fizik
qe shohim te zbatuar aty. Gjatë paraqitjes të gjithë mbajnë shënime për vërejtje ose sugjerime.

Hapi I trete ( diskutim)


Pas cdo pune nxënësit diskutojnë ose japin mendime e sugjerime

Detyrë : Vezhgoni me kujdes cdo lloj pajisje, dukurie, ngjarje kudo ku mund te ndodheni per te pare lidhjen
e fizikes me jeten e perditshme..

Vlerësim I orës së mësimit:

Vetevleresim:

Vleresimi i nxenesve:

You might also like