You are on page 1of 1

Fusha: Tik Lenda: Tik Shkalla :III Klasa :VII Dt.22.05.

2019

Tema mësimore : Projekt 3: Paraqitja online për njohuritë e marra në lëndën Tik

Burimet: laptop/projektor/internet/programi Prezi

Rezultatet e të nxënit:
 Paraqet online paraqitjen e përgatitur në Prezi.
 Shkëmben mendime dhe ide për paraqitjen me ndjekësit online.

Metoda: Punë në grup

Faza e parë: Krijimi i grupeve të punës dhe ndarja e detyrave


Klasa ndahet në dy grupe.
Grupit të parë i jepet detyrë të realizojë një paraqitje në Prezi, për “Mbrojtjen e kompjuterit
nga viruset”.
Grupi i dytë do të realizojë një paraqitje për tematikën “Blog-u, menaxhimi dhe etika e tij”.
Paraqitjet do të jenë një përmbledhje e njohurive të përvetësuara nga nxënësit/et gjatë
vitit shkollor.
Në përgatitjen e paraqitjeve do të vlerësohet: saktësia shkencore e materialit, ideimi
i tyre origjinal, aftësia paraqitjes, bashkëpunimi me grupin, respektimi i afateve kohore etj.

Faza e dytë: Paraqitja në klasë dhe online


Për paraqitjen në klasë ndiq rregullat e zbatuara për konfigurimin e laptopit të treguara
në punën praktike dhe shfaqjen e paraqitjes me ndihmën e projektorit. Për paraqitjen
online zbato komandën Present remotely (paraqitje në largësi) të programit Prezi.
 Kliko butonin Present remotely. (paraqitje në largësi).
 Kopjo linkun që shfaqet, duke klikuar
butonin Copy, për ta ndarë paraqitjen
me të tjerët.
 Kliko butonin Start remote presentation
(fillo paraqitjen në largësi).
 Programi të lajmëron sa përdorues po e
ndjekin paraqitjen tënde.
 Kliko komandën Start online presentation
(fillo paraqitjen online).

Faza e tretë: Përfundimi dhe vlerësimi i projektit


Nxënësit vetëvlerësohen dhe vlerësojnë punën e shokëve.
Nxjerrin përfundime nga komentet e ndjekësve online.
Krahasojnë paraqitjet me punë të ngjashme në internet.
Ky projekt është pjesë e portofolit të vlerësimit të nxënësit

You might also like