You are on page 1of 1

Planifikimi ditor Date:3/11/2022

Fusha:Shkenca Natyrore Lenda:Fizike Shkalla:V Klasa :X


Tematika: Ndërveprimet Situata e të nxënit: Forcat, diskutime rreth llojeve të saj.
Tema mësimore: 2.7 Fërkimi
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
2. Kompetenca e të menduarit
3. Kompetenca e të nxënit
4. Kompetenca personale
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: Forcë
fushës sipas temës mësimore: Fërkim
Nxënësi/-ja: Energji termike Fërkim
1. përcakton rolin e fërkimit ne lëvizje; dinamik
2. diskuton rolin e fërkimit;
3. përcakton disa lloje fërkimesh;
4. ilustron me shembuj konkretë rolin e tyre
në jetën e përditshme.
Burimet: teksti i nxënësit, e-libri. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Matematikë Kimi Biologji
Teknologji

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve (PNP)


Bisedë, stuhi mendimesh, organizues grafik, punë në grupe, punë në grupe dyshe, punë e pavarur.
Organizimi i orës së mësimit
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Pyetje-përgjigje bisedë
1. E filloj orën e mësimit duke bërë pyetje të ndryshme.
a. Pse trupi i një automjeti ndërtohet në një mënyrë të tillë, që rezistenca e ajrit të zvogëlohet sa më shumë?
b. Pse i njëjti trup lëviz me shpejt në akull sesa në një rrugë me rërë?
Nxënësve iu kërkohet të japin shembuj të ndryshëm për ndikimin e forcës së fërkimit mbi lëvizjen e trupit. I përmbledh
përgjigjet e nxënësve dhe i orienton ata drejt thelbit të temës së re.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (organizues grafik, punë në grupe)
1- Shpjegohet koncepti i forcës së fërkimit si forcë penguese.
2- Shpjegohet koncepti i fërkimit statik dhe fërkimit dinamik.
3- Jepen disa shembuj të ndryshëm fërkimesh.
4- Orientohen nxënësit për të përcaktuar efektet e tjera të forcës së fërkimit.
5- Ndaj punën në grupe për formimin e skemës së njohurive dhe koncepteve kryesore të temës.
6- Përzgjidhet skema më e mirë dhe nxiten diktime me nxënësit për përmirësimin e saj.
Fërkimi-Forcë kundërvepruese-Statik/Dinamik-Rrotullues /Rrëshqitës-Çliron nxehtësi
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, punë e pavarur)
1.Ndaj klasën në grupe dhe jap shembuj të ndryshëm ushtrimesh mbi varësinë e forcës së fërkimit nga madhësi
të tjera fizike.
Vlerësimi
Nxënësit prezantojnë zgjidhjet e ushtrimeve dhe mësuesi nxit mendimin kritik për zgjidhjen e tyre në disa mënyra.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Ushtrimi 1, 4, f. 41 për detyrë klase.
Për detyrë shtëpie: Ushtrimet 2, 3 f. 41

You might also like