You are on page 1of 20

PERIUDHA E PARË SHTATOR-DHJETOR

Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen në lëndën e


Gjeografisë, mbështetur në programin lëndor
dhe në tekstin mësimor “Gjeografi 10”
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Nxënësi komunikon në mënyrë efektive
 shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një
material gjeografik (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore
të ngritura në material (prezantim);
 përdor drejt strukturën dhe rregullat standarde të drejtshkrimit të gjuhës
amtare në kontekste dhe forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, e-mail
(postë elektronike), letër formale dhe joformale etj. ;
 prezanton një projekt, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të
caktuar gjeografike duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë
informative dhe teknologji të tjera.

Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese
 prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit,
të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron
argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse;
 krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e
temës, argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet,
duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet
kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur
teknologjinë informative;
 harton një detyrë me tekst, apo krijon një situatë logjike nga jeta e
përditshme, e cila përmban një mesazh që kërkon zgjidhje dukeu bazuar në
njohuritë paraprake, prezanton mënyrën/procedurën e zgjidhjes së
problemit para të tjerëve.
 krijon një situatë për marrjen e një vendimi për jetën e vet ose zgjidhjen
e një problemi me interes shoqëror, lidh vendimin me pasojat në mënyrë të
përgjegjshme, e prezanton gjatë një debati me moshatarë në një kohëzgjatje
të caktuar, duke u bazuar në këtë përvojë, merr vendime dhe iniciativa të
dobishme për vete, për shkollën dhe më gjerë.

Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë
 shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave
të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose
veprimtarie në lëndën e gjeografisë, diskuton dhe ndan përvojat me të tjerët për
mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave paraprake në arritjen e dijeve
të reja;
o parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e
një problemi apo detyre të një teme të caktuar, bën përmbledhjen e së
paku dy veprimeve të përdorura të cilat përcaktojnë drejtimin e
mëtejshëm të të nxënit për temën apo problemin e caktuar;
 zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme;
 në bazë të një planifikimi të dhënë dhe në bazë të rezultatit të fituar vërteton
saktësinë e planifikimit dhe tregon me shembuj se si do të zbatojë strategjinë e
ndjekur edhe në situata dhe kontekste të tjera gjatë të nxënit;
 përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më
pak se 900 fjalë, me qëllim të vetëvlerësimit të përparimit të vet në një fushë
mësimore të caktuar, veçon në fund të përmbledhjes disa çështje që vërtetojnë
përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e
avancimit të mëtejshëm;
 shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim
informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një
problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e
arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh., burime të informacionit në
libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë etj).

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësi kontribuon në mënyrë produktiv
 përgatit, prezanton, drejton dhe merr pjesë në një fushatë të informimit të
qytetarëve për një temë të caktuar, duke u mbështetur në ide të reja, bazuar në
rezultate të pritshme të përcaktuara qartë (p.sh., fushatë informimi për
mbrojtjen e mjedisit etj.);
 hulumton dhe analizon forma të ndryshme të sipërmarrjes për mundësi të
orientimit për karrierën, si dhe për të kontribuar në të mirë të komunitetit;
 demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes
situatave reale në detyrat e veçanta mësimore apo në veprimtari për jetë, për
punë dhe për mjedis duke menaxhuar potencialin individual dhe atë të grupit si
dhe kohën, rreziqet dhe buxhetin në dispozicion;
 harton një projekt me faza të menaxhuara mirë (individualisht ose në grup)
duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar dhe
vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet
e pritshme;
 analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më
gjerë), pasojat e ndotjes, propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të
drejtë të gjendjes së vlerësuar më të ndjeshme dhe inicion zgjidhje konkrete

Kompetenca personale
Nxënësi bën jetë të shëndetshme
 analizon përparësitë dhe dobësitë personale duke i evidentuar masat
përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal, në përparësitë që ka
dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale.

 Kompetenca qytetare
 Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët
 demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të
ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e
vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh.: në familje, në
shkollë, në komunitet, lokal dhe shtetëror) duke treguar tolerancë dhe respekt
për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;
 demonstron shembuj konkretë të mbrojtjes së mjedisit natyror dhe atij të
krijuar nga njeriu në aktivitete të jetës së përditshme në shtëpi, në klasë, në
shkollë dhe në komunitet, propozon alternativa se si të gjithë qytetarët mund të
kontribuojnë në mënyra të ndryshme për këtë proces;
 diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit, paraqet
interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore dhe jep
propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një
fushë të caktuar.

Kompetenca digjitale
Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin
 përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë
komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;
 gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një
shumëllojshmëri burimesh të ndryshme;
 përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar
tema mësimore nëpërmjet vizualizimeve të filmuara apo të animuara.
MODEL PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Fusha: Shoqëria Lënda: Gjeografi Shkalla: V Klasa: X


dhe mjedisi
Situata e të nxënit: kemi mësuar se
në vendin tonë kemi shumë forma të
Tema mësimore: Klima dhe relievit të krijuar nga akujt, cfarë
ndryshimet klimatike lidhje mund të bëjme me klimen?
Rezul. e të nxënit të kompe. Fjalët kyçe: mot, klimë, faktor
matematikore klimëformues, ndryshime klimatike,
sipas temës mësimore: ngrohje globale, zonalitetet
klimatike.
Nxënësi në fund të orës së mësimit:
- kupton dhe shpjegon koncepet
klimë dhe ndryshime klimatike
-njeh dhe shpejgon shkencërisht
faktorët klimëformues
- shpejegon me fakte dhe analizon
ndryshimet klimatike dhe pasojat e
saj.

Burimet: Teksti i nxënësit, fleta e Lidhja me fushat e tjera ose me


punës së nxënësit, harta të klimave në temat
planet, tabelë elektronike ndërkurrikulare: TIK, fizikë-kimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi 1.Njohja paraprake me temën (Stuhi mendimesh)
Hapi 2. Ndërtimi i njohurive të reja (Diagrami piramidal)
Hapi 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Rrjeti i diskutimit)
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive:
Mësuesi ndërton një tabelë, një stuhi mendimesh me temë klima. I pyet nxënësit
se çfarë kuptojnë me të. Nxënësit përgjigjen duke u bazuar në njohuritë që kanë.
Përgjigjet e tyre shënohen në tabelë.

klima

Ndërtimi i njohurive
Për të bërë shpjegimin e mësimit përdoret diagrami piramidal. Duke u bazuar në
fjalët kyç të mësimit, më pas bëhet shtjellimi i tyre. Nxënësit mbajnë shënime dhe
janë aktiv e pjesëmarrës në shpjegim.
Klima dhe ndryshimet klimatike

-Koha paraqet gjendjen -Elementet e klimës -Efekti serrë.


e shtresës së poshtme të janë: rrezatimi diellor, Depërtimi i rrezeve
atmosferës. era, temperatura, diellore brenda një
- Moti gjendjen e kohës lagështira, presioni i sipërfaqeje xhami, ku
në një vend të caktuar ajrit, reshjet, avullimi, nxehtësia arrin të
për një hapësirë kohore vranësira. thithet e nuk depërton
të shkurtër prej disa - Faktorët e klimës jashtë kësaj
ditësh. janë: kushtet e veçanta sipërfaqeje.
- Klima paraqet të hapësirës, si gjerësia -Në atmosferë ka
gjendjen shumëvjeçare gjeografike, sasia e gaze që quhen gaze
të motit. rrezatimit diellor, serrë.
shpërndarja tokë-det,
lartësia mbi nivelin e
detit.

Mësuesi paraqet para nxënësve në tabelë elektronike me programin poëerpoint.


Mësuesi shpegon dhe ndëervepron me nxënësitme pyetje përgjigje shënime. Tema
prezantohet me imazhe dhe harta duke plotësuar dhe bërë më efikas mësimin.

Përforcimi i të nxënit:
Fillimisht paraqesim disa pyetje përforcuese që u drejtohen nxënësve.
. Klasa ndahet në dy grupe: njëri grup argumenton pro, tjetri kundër për çështjen.
Pyetja binare: A është efekti serrë përgjegjës për ndryshimet klimatike që kanë
ndodhur në tokë? Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, duke mbrojtur tezat e tyre.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe atë të bashkëpunimit
në grup (për dëgjimin, interpretimin, menaxhimin e emocioneve, bashkëveprimin,
ndarjen e përvojës, mendimit dhe analizimin e menaxhimin të informacionit të
marrë elektronikisht
Detyra. Duke u bazuar në materiale kërkimore ngrini një hipotezë për ndryshimet e
sotme klimatike.
Mësuesi: Silvan Hasanaj.

Model projekti komunitar


Shkolla: ‘’Haxhi Sheh Shamia’’
Klasa: 12

Informacion bazë për Projektin

Fusha e projektit: Aktivizim rinor dhe social

Titulli i Projektit: Na jepni një dorë që të promovojmë vlerat njerzore

Qëllimi: Ky projekt ide synon qe te sjelle nje fryme te re solidariteti , pranimi


dhe integrimi pro fëmijëve me aftësi ndryshe në komunitetin ku jetojmë duke
angazhuar te rinjte si pjesa me vitale e shoqerise

Objektivat: ky projekt ide synon qe me ane te aktiviteteve qe do te zhvilloje


te arrije:
 promovimi i te drejtave te femijeve me aftesi ndryshe (autike)
 promovimi i grupit rinor të shkollës qe do te jete shtylla e realizimit e
ketij projekti
 sensibilizimi i nxenesve ne te gjitha shkollat e bashkise Shkodër që të
bëhen solidar ,pranues dhe me të ndjeshëm ndaj kësaj kategorie
individesh
 të aktivizoje dhe argëtoje fëmijët me aftësi ndryshe (duke perfshire edhe
familjet e tyre) me qellim integrimin e tyre
 te sensibilizoje komunitetin
Përshkrimi i projektit dhe rruga e realizimit:
Ky projekt ide merr shkas nga pervoja jone si pjese e një shoqërie ku fëmijët me
afëtsi ndryshe shpesh herë nuk i plotësojnë nevoja e tyre bazë. Shteti bën pak
ose aspak në këtë drejtim, për më tepër ka raste kur një pjesë e shoqërisë i
diskrimion këta fëmijë. Kësisoj jemi bërë dëshmitarë të vështirsive me të cilat
përballen këta individë fatkeqe dhe familjet e tyre në jetën e përditshme.
Këto vështiresi në pikeveshtrimin tone jane te karakterit shendetsor ,kulturor,
ekonomik,,institucional dhe social.
Kjo e shprehur me nevojat emergjente por te paplotesuara te ketyre individeve
vjen nga:

 mungesa e informacionit të familjeve,


 mungesa e kushteve ekonomike të tyre per ti trajtuar në qëndra private
 ështe mungesa e stukturave institucionale te specializuara
 mungesa e mesuesve mbeshtetes qe tu a bejne me te lehte pervetsimin e
njohurive ne shkolle
 mungesa e nje kulture sociale te pranimit dhe integrimit ne shkolla dhe
ne jeten socile (qe ne rastet me te mira shihen si subjekte per tu
meshiruar)
Duke qënë të vetdijshem që këto probleme madhore kërkojne kohe dhe
angazhim në nivele të larta shtetërore ne si të rinj marrim përsiper që tu’a
lehtësojmë sado pak jëtën këtyre fëmijve.
Me këte projekt ide do realizojme një levizje sensibilizimi dhe informimi që do
shtrihet në të gjitha shkollat e bashkise Shkodër.
Kjo do te arrihet duke formuar grupin e punes me nxënësit e klasave të XII-ta,
qe do mblidhet dhe do te grumbullojne informacionin e nevojshem per te bere
gati materialet sensibilizuese (postera dhe fletpalosje). Informacionet do ti
grumbullojme me ndihmen e psikologut dhe specialistëve të fushës.
Me pas do te shkojme te secila shkolle për të bërë prezantimin e projektit prane
drejtorise së shkollave duke angazhuar psikologen/un e shkollës përkatëse dhe
qeverinë e nxënësve.
Per ta bere sa me efiçente punen do te angazhojme nga 2 te rinj tek secila
shkolle që te na sherbejne si pike kontakti. Fale ketij grupi ne do te evidentojme
te gjithe raste e femijeve autike ne secilen shkolle
Në vijim do të ndajmë detyrat mes anetareve të grupit që të bëjme shpërndarjen
e materialeve sensibilizuese dhe do të leme një detyrë për qeverinë e nxënësve
që të angazhojnë te gjithë nxënësit që kanë talent në pikture apo poezi të
përgatisin krijime që lidhen me temen e autizmit të tyre. Këto krijime do të
prezantohen në fund në ekspozitën që do të organizohet në fazën përmbyllëse të
këtij projekti.
Në këtë pikë pasi ështe bëre sensibilizimi nder shkolla dhe jane ngritur pikat e
kontaktit do të organizojme nje takim prezantimi me prinderit dhe femijët autike
duke synuar qe te marrim nje feed back prej tyre per te kuptuar me mire
gjendjen e dhe nevojat specifike te secilit prej tyre.
Me pas do te mblidhemi qe te hartojme programin e aktiviteteve animuese dhe
argetuese . Disa nga këto aktivitete do te realizohen ne terren neper shkollat
perkatese e disa me dakortesine e prinderve do te realizohen ne qëndren e
shoqatës ‘’Përpjekje’’ meqe ofron kushtet optimale per realizimin e disa
veprimtarive të veçanta.
Ne vijim do te angazhojme edhe grupin artistik dhe mësuesin e muzikës që të
filloje përgatitjen për shfaqjen artistike përmbyllese që do të kete si autore
tekstesh dhe aktore vete nxenesit e shkolles. Gjithashtu do te programojme
eskursionin me ndihmen e ndonje agjensie turistike duke pasur gjithmone ne
konsiderate dëshirën e prindërve dhe fëmijëve.

Gjithçka sa u tha më lart do te realizohet me këto aktivitete:


 krijimi i grupit te punes me nxënësit e klasave të XII-ta.
 grumbullimi i informacioinit
 hartimi i posterave dhe fletpalosjeve
 takimet ne shkolla per te informuar mbi projektin dhe ngritur pikat e
kontaktit
 sensibilizim me ane te posterave
 informim me fletpalosje
 argetim ,animacion,vizatim,gatim( ne shkolla dhe ne qëndren e shoqatës
‘’Përpjekje’’)
 krijimi i nje ekzpozite me piktura qe lidhen me temen nga nxenesit e
shkollave
 shfaqje artistike senzibilizuese me angazhimin e nxënësve dhe artistëve
që do ti bashkohen kauzës sonë
 eskursion i të gjithë pjesmarrësve (femije autike, prinder dhe grupi
artistik i shkollës në një pikë turistike të vëndit tonë.

Arsyetimi
Ky aktivitet duhet te mbeshtetet sepse :
 ka ne thelb nje qellim fisnik ,solidaritetin njerzor ,vlere qe meriton
te promovohet
 ka si aktore te rinj aktiv qe grupohen dhe angazhohen me qellim qe
te sjellin vlera per komunitetin
 ka synim te zbuse nje plage socile ndaj se ciles shteti edhe pse ka
bere disa ligje eshte mjaft apatik
 ka ne fokus nje target grup jashtezakonisht vulnerabel qe ka
kapacitete por qe kerkojne vemendje qe te mund te zbulohen (sipas
asaj qe dime femijet autike kane talente te ndryshme)
 do te ngrohe zemrat e femijeve dhe te familjeve te tyre per faktin qe
ata nuk do ndjehen me krejt vetem dhe te menjanuar
 edukon ne mase te gjere te rinjte qe direkt apo indirenkt behen
pjese e ketij procesi me vlere humane
 sensibilizon komunitetin ne pergjithsi
 ben shkollat me te vemendshme dhe me te mireinformuara rreth
ketij fenomeni
 ben krenare dhe motivon te rinjte qe te vijojne me iniciativa te tilla
ne drejtim te permiresimit te cilesise se jetës në komunitet.

Cilat janë pritshmëritë konkrete të projektit në bazë të aktiviteteve që do të


realizoni?
 Ky projekt mendojme se do te jap nje mesazh te forte sensiblizimi ne
shkolla
 do te jape informacine baze per nxenesit dhe familjet e tyre rreth
autizmit
 do te argetoje nje grup femijesh qe pavarsisht problemit jane prape
femije e qe per fat te keq shohim qe perfshirja sociale per ta sidomos ne
zonat rurale eshte dicka e rralle
 do te sesiblizoje ne mase te gjere komunitetin e Bashkse Shkodër dhe jo
vetem
 do te mbjelle nje fare të mirë gjithpërfshirjeje sociale
 do te angazhoje nxenesit qe te tregojne ndjeshmerine e tyre njerezore
dhe artistike.

Përfituesit kryesor të projektit:

Komuniteti i femijeve autike dhe familjet e tyre


Nxënësit dhe mësuesit në të gjitha shkollat e bashkise Shkodër
Komuniteti ne përgjithësi
Kosto e përafërt e aktiviteteve:
Totali i buxhetit të përgjithshëm të aktiviteteve është afërsisht 50 000 leke, kosto
e cila do të mbulohet nga shoqata jofitimprurëse në qytetin e Shkodrës dhe nga
biznesmen të të qytetit.

Mësuesi
Silvan Hasanaj
PROJEKT KURRIKULAR
Lënda: Gjeografi
Klasa X

Tema: Ndryshimet klimatike, shkaqet, pasojat dhe politikat zbutëse.


Koha: Projekti do të zhvillohet në disa faza gjatë vitit shkollor.
Synimet e projektit: gjatë rezlimit dhe përfundimit të këtij projekti
kërkimor synohet të përfitojnë
 nxënësit në aspektin shkencor ( duke zgjëruar njohuritë rreth një
teme konkrete
 nxënësit në aspektin personal si qytetar ( duke vepraur në jetën e tij
në përputhje masat për të minimizuar pasoajt e ndryshimeve
klimatike
 komuniteti, duke u informuar dhe ndërgjegjësuar për te dhënë
kontribut për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Rezultatet e të nxënit:
Në përfundim të projektit nxënësi:
 qartëson konceptet ndryshime klimatike dhe ngrohje globale
 fakton ndryshimet që vihen re në nivel global rajonal dhe lokal
 njeh dhe analizon shkaqet e këtyre crregullimeve klimatike
 përcakton rolin e politikave ndërkomëtare dhe shtetërore në menaxhimin
e problemeve të ndryshimeve klimatike
 ndërgjegjësohet dhe vepron duke kontribuar pozitivisht në zbutjen e
problemeve të ndryshimeve klimatike

Përshkrimi- çështjet që do të përmbajë projekti si udhëzues për nxënësit.

1. Qartësimi përmes referencave koncepteve ndryshime klimatike, ngohje


globale, biodiversitet ekossiteme etj.
2. Gjetje shkencore që vertettojnë ndryshimet klimatike
3. Analize e gjykimeve pro dhe kundër, nëse njeru është shkatar i
ndryshimeve klimatike
4. Trajtimi pasojave në mënyre shkencore i ndryshimeve klimatike në rafsh
global
5. Analiza e politikave ndërkombëtare mbi problemet e ndryshimeve
klimatike
6. Zbulimi i pasojave të ndryshimeve klimatike në rafsh local
7. Gjetja dhe analiza e poilitikave të instutucioneve në rafshin local
8. Nxitja përmes formave të ndryshme e komunitetit për të kuptuar klimen
dhe ndryshimet e saj, si dhe mënyrës se si ata mund të aplikojnne sjellje
miqësore me mjedisin
9. Mënyrat e vetëndergjegjësimit të nxënësve për të zbatuar udhëzimet dhe
ligjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e planetit ndaj nrdyshimeve klimatike

Përfituesit:
1. Nxënësit
2. Komuniteti
3. Instutucionet

Njohuritë kryesore gjeografike që do përdoren gjatë zhvillimit të


projektit:
 Aftësi kërkimore të informacionit dhe përzgjedhjes së tij.
 Ndërlidhje e shumë temave dhe tematikave pëer ta cuar në një
dimension refletues dhe zbatues
 Aftësitë për të matur dhe vëzhguar në terren dukuritë gjeografike
 Aftësitë e përzgjedhjes së së dijeve nga shumë disiplin a për ti
konkretizuar ato në lëndën e gejografisë

Burimet kryesore të informacionit


 Teksti mësimor për klasën e X.
 Tekste të tjera lëndore që lidhen me situatën konkrete (Biologji, fizikë,
kimi)
 Biseda me prindër, konsulta me mësuesit e lëndëve përkatëse, konsulta
me specialistë të biznesit që lidhen me situatën konkrete.
 Revista, buletine të ndryshme.
 Shfrytëzim i burimeve në internet.
 Anketa, fotografime, matje.
 Instutucionet vendore.
Veprimtaritë kryesore që do të kryen
1. Diskutimi me nxënësit lidhur me përzgjedhjen e temës së projektit.
2. Ndarja e klasës në grupe sipas dëshirës së nxënësve në bashkëpunim
edhe me mësuesin.
3. Zgjedhja nga nxënësit e detyrës hulumtuese për secilin grup.
4. Kërkime njohurish të nevojshme në literaturën e rekomanduar, apo në
internet në mënyrë që nxënësit të shfaqin aftësitë e tyre hulumtuese dhe
studimore.
5. Hartimi i draftit përfundimtar të projektit si rezultat i punës individuale
dhe punës në grup.
6. Prezantimi i produktit përfundimtar në klasë dhe dorëzimi i punimeve
nga secili nxënës.
Tematika e orëve të planifikuara të planit mësimor
Ora 1: Përzgjedhja e temës, ndarja e grupeve dhe përcaktimi i detyrës
hulumtuese për secilin grup.
Ora 2: Diskutimi i materialeve të siguruara nga nxënësit dhe hartimi i
draftit të projektit si rezultat i punës individuale dhe punës në grup.
Ora 3: Prezantimi i materialit të përgatitur. Vlerësimi i punës në grup dhe
individual i nxënësve, shënimet përkatëse të mësuesit.

Vlerësimi i nxënësve
 Vlerësimi i nxënësve kryhet duke patur parasysh planin e paraqitur,
zbatimin e planit, menaxhimin e informacionit dhe etikën e punës në
grup.
 Vlerësimi i nxënësve do të kombinohet si vlerësim i punës në grup me
vlerësimin individual.
 Vlerësimi individual do të bazohet jo vetëm me paraqitjen e materialit,
por edhe në argumentimin e tij.
Ora e parë e projektit

Tema: Ndryshimet klimatike, shkaqet, pasojat dhe politikat zbutëse.


Koha e realizimit: 45 min
Teknikat e rekomanduara: Brainstorming, punë në grup, diskutim i lirë etj.
Rezultatet e të nxënit:
Në fund të orës nxënësi:
 përzgjedh temën e projektit;
 përcakton metodën e punës në grup për realizimin e projektit dhe burimet përkatëse;
 realizon detyrat e tij e në grup dhe merr përgjegjësitë për to.
Organizimi i orës së mësimit:
 Nëpërmjet teknikës brainstorming në bashkëpunim me nxënësit përzgjedh temën e
projektit.
 Ndarja e nxënësve të klasës në grupe me 4 vetë duke pasur parasysh edhe aftësitë
gjeografike, teknologjike, hulumtuese të secilit nxënës.
 Sqarimi për secilin grup për situatën konkrete që ata duhet të përzgjedhin lidhur
me temën e projektit. Çdo grup merr njërën nga detyrat hulumtuese në faqen
përkatëse të tekstit.
 Orientimi për burimet që nxënësi mund të përdorë për përpunimin e informacionit.
Udhëzoj secilin nga grupet rreth detyrës që ata do të kryejnë.
 Zgjedhja e liderit të grupit, që do të drejtojë punën dhe do të raportojë për etapat e
punës së kryer nga secili anëtar i grupit.
 Zgjedhja e liderit të klasës që do të hartojë draftin përfundimtar të projektit.
Nëntemat e sugjeruara për çdo grup pune për tu organizuar më mirë
 Hulumtuesit e literaturës
 Përzgjedhësit e fakteve,
 Ndërlidhësit e njohurive me disiplina të tjera shkencore
 Zotëruesit e Tik-ut
 Punëtoret e terrenit
 Anketuesit dhe intervistuesit
 Hartuesit e fletëpalosjeve

Udhëzoj nxënësit:

 Të njihen më mirë me temen


 Të kuptojnë dimënsionet e qasjes ndaj kësaj tematike
 Të njohin mundësitë e zbatueshmërisë e dijeve gejografike në funskion të qëllimeve të
temës së projektit.
Pasi të kenë marrë këto udhezime ata do të jenë gati të futën në rrugën e zbatimit të projektit.
Literatura e rekomanduar: teksti i nxënësit, revista shkencore, materiale nga internet
dokumentare, ligje dhe konventa

Ora e dytë e projektit

Tema: Ndryshimet klimatike, shkaqet, pasojat dhe politikat zbutëse


Koha e realizimit: 45 min
Teknikat e rekomanduara: “Mbajtja e strukturuar e shënimeve”; “Rrjeti i diskutimit”.
Organizimi i klasës: “Punë në grup”
Rezultatet e të nxënit
Në fund të orës nxënësi:
 diskuton materialet e siguruara nga ai vetë, por edhe nga shokët e tjerë të grupit ;
 përzgjedh materialet më të domosdoshme për projektin;
 harton në grup draftin e projektit;
 përzgjedh mënyrën e prezantimit të projektit.
Organizimi i orës së mësimit
 Nxënësit punojnë në grupet e tyre.
 Nëpërmjet teknikës “Rrjeti i diskutimit”, nxënësit diskutojnë situatat dhe të dhënat
e siguruara nga burime të ndryshme.
 Nëpërmjet metodës “Mbajtja e strukturuar e shënimeve”, lideri i grupit mban shënime
për të gjitha diskutimet dhe zgjidhjet e mundshme të situatave përkatëse. Më pas bën
një përmbledhje të tyre i ndihmuar dhe nga shokët e grupit.
 Nxënësit përzgjedhin materialet që do të përdorin për projektin.
 Nxënësit shkruajnë projektin e plotë dhe diskutojnë për mënyrën e prezantimit.
 Lideri i klasës mbledh liderët e grupeve dhe punojnë së bashku për të hartuar draftin
përfundimtar të projektit.
Literatura e rekomanduar: teksti i nxënësit, revista shkencore, materiale nga internet
dokumentare, ligje dhe konventa.

Ora e tretë.
Tema: Ndryshimet klimatike, shkaqet, pasojat dhe politikat zbutëse.
Koha e realizimit: 45min (orejntuese)
Teknikat e rekomanduara: puna në terren.

Puna në terren zbatohet në kohën në vijim deri në prezantimin e projektit. Ajo do të


realizohet për të matur tashmë se sa nxënësit e kanë kuptuar dhe përvetësuar informacionin,
aplikueshmërinë e projektit, ndikimin në sjelljen e vetë nxënësve ndaj problemit apo edhe të
pjestarëve të komunitetit që kanë pranuar të jenë bashkëpunues në këtë projekt

Organizimi:
 Gjurmojmë grupet e interest me të cilët mund të bashkëpunohet ( bashkia e qytetit,
Drejtoria e Mjedisit, Drejtoria e Buqësisë
 Ndërtimi i pyetësorëve
 Ndëertimi anketave për qyetarët

Ndarja e detyrave- nxënësit vetëorganizohen për punën e ardhshme në terren.


Ora e ora e katërt e projektit

Tema: Ndryshimet klimatike, shkaqet, pasojat dhe politikat zbutëse.


Koha e realizimit: 45min
Teknikat e rekomanduara: Prezantim në një poster (fletë formati A4, flete A3, karton etj),
prezantim me videoprojektor.
Organizimi i klasës: Sipas grupeve të punës

Rezultatet e të nxënit:
Në fund të orës nxënësi:
 prezanton projektin dhe argumenton idetë e tij në këtë projekt;
 përdor gjuhën e duhur shkencore gjeografike për materialin e përgatitur;
 respekton punën e grupit.

Organizimi i orës së mësimit


 Nxënësit prezantojnë punën sipas grupeve të tyre.
 Nxënësit i përgjigjen pyetjeve të shokëve nga grupet e tjerë dhe komenteve të
mësuesit.
 Grupet respektojnë kohën e përcaktuar për prezantim.
Vlerësimi i punës mund të ndahet në dy drejtime:
1. Vlerësime të bëra nga vetë grupet sipas pyetjeve te mëposhtme (të sugjeruara):
a. Çfarë ju pëlqeu më shumë nga ky prezantim?
b. Çfarë etape të punës do te vlerësoni më shumë?
c. Çfarë sugjeroni të përmirësohet nga puna e secilit grup?

2. Vlerësimi i bërë nga mësuesi duke mbajtur parasysh disa këndvështrime:


a. cilësinë e organizimit të punës për të arritur qëllimet dhe objektivat e projektit;
b. sa qartë e kanë paraqitur nxënësit objektivin e tyre;
c. sa janë zbatuar afatet e vendosura me parë;
d. etikën e punës në grup
e. mënyrën e bashkëpunimit brenda grupit, frymën e tolerancës,
përgjegjësitë, mirëkuptimin etj.
f. aftësinë krijuese, përdorimin e teknikave tërheqëse dhe përdorimin e një
gjuhe të zgjedhur, të pasur dhe pa gabime drejtshkrimore në prezantimin e
projektit.
Pasi dëgjoj të gjitha grupet përcaktoj vlerësimin në bazë të kritereve të njohura për
vlerësimin.
Nivelet dhe kriteret e vlerësimit:
Niveli pakalues – Nota 4: Nuk paraqitet asnjë argumentim shkencor për temën, nuk
përmbushen qëllimet dhe objektivat e projektit, nuk funksionon bashkëpunimi dhe etika e
punës në grup.
Niveli bazë – Notat 5 dhe 6: Pak burime informacioni. Kopjime nga informacionet.
Pak argumente. Nxënësit përpiqen të bashkëpunojnë. Përgjithësisht janë zbatuar afatet.
Raporti me gabime gjuhësore dhe i pastrukturuar. Prezantimi i përciptë.
Niveli mesatar – Notat 7 dhe 8: Disa burime informacioni. Përpunim i mirë i
informacioneve. Argumente të mira. Të përpiktë në afatet. Nxënësit bashkëpunojnë.
Parashtrimi me shkrim me pak gabime gjuhësore dhe i strukturuar mirë. Projekti është i
zbatueshëm në disa pjesë të tij.
Niveli i lartë – Notat 9 dhe 10: Larmi burimesh të informacionit. Gjykime kritike
ndaj informacioneve. Ide origjinale. Të gjithë nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe në
grup. Parashtrimi me shkrim korrekt dhe i strukturuar mirë. Projekti ka zbatueshmëri dhe ka
arritur rezultate shumë të mira.
FOTOGRAFITE E REALIZUARA NE TERREN NGA NXENESIT GJATE
INSPEKTIMIT TE PROBLEMEVE MJEDISORE NE ZONEN PERRETH
QYTETIT TE SHKODRES.

You might also like