You are on page 1of 1

Çamëria

Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët,


popullsia autoktone me tipare të veçanta të
kulturës,veshjes,traditës,folklorit
e dialektit dhe që përbënte dikur
shumicën e popullsisë së
Çamërisë. Çamëria përbën një
brez tokësor i cili shtrihet gjatë
anëdetit lindor të detit
Jon,nga Butrinti e Bistrica deri
në Gjirin e Prevezës. Në
periudhën moderne, Çamëria i
referohet shpesh të gjithë zonës
etnike shqiptare në
Greqi,konkretisht rajonit të Epirit
dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore,por një pjesë e saj ndodhet
edhe në territorin shqiptar,përkatësisht Konispoli,që është edhe pika më
jugore e Shqipërise.
Qarku Çamëria është një njësi administrative në veriperëndim të rajonit
të Epirit në Republikën e Greqisë.Kryeqendër administrative dhe urbane i qarkut është Gumenica. Qarku
është ndarë në tre komuna: Filatin, Gumenicën dhe Sulin. Çamëria sot është i njohur me emër të ri në
greqisht si Θεσπρωτία/Thesprotía.
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin
e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë.Në
përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame.
Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një
kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci qe shumë tragjik për popullsinë shqiptare.
Nga masakrat dhe gjenocidi grek ndaj popullsisë çame në vitet 1944-1945 mbetën të vdekur mijëra
shqiptarë të Çamërisë dhe mijëra të tjerë u shpërngulen nga tokat e tyre.U ndryshuan emrat shqiptarë të
fshatrave si Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë me emra
greke,respektivisht Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika etj.

Qyteti i Gumenicës Bregdeti i Pargës

You might also like