You are on page 1of 4

VEPRIMTARI PRAKTIKE

LENDA: HISTORI. KLASA:11D. PUNOI: Enton Ceka

TEMA: BURIMET E SHKRUARA GREKE DHE ROMAKE NE TERRITORIN ILIR.

 POZITA GJEOGRAFIKE DHE SHTRIRJA TERRITORIALE E ILIREVE.


Në kohë të vjetra ilirët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të Evropës. Ata shtriheshin në
një trevë të hapët, që kishte në veri si kufi Danubin dhe shkonte në jugë deri në kufitë e
Greqisë antike, në gjirin e Ambrakisë. Në perëndim kufiri i natyror i tyre ishte Adriatiku, kurse
në lindje Morava, Vardari, dhe vargu i maleve Varnos i ndante ata afërsisht nga thrakët e
maqedonët. Ilirë, thrakë, e maqedonë duket se ishin të afërt midis tyre. Në brezat kufitarë ku
ata jetonin pranë dhe të përzier me njëri tjetrin dalloheshin me vështirësi. Nuk janë të ralla
rastet kur autorët antikë ngatërrojnë karakterin etnik të fiseve të tilla

 TIPARET E ORGANIZIMIT POLITIK , EKONOMIK DHE SHOQEROR NE TERRITORIN ILIR.

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej. Burimet
nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra
ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve
zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër
fisnore që përbënte parinë e qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar në
shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre, pronarët e punishteve dhe tregtarët
formonin shtresën e re të pasuruar, e cila zhvendos përfundimisht në plan të dytë
aristokracinë e vjetër fisnore.

Si qendra ekonomike e politike më vete qytetet i rrethonte një popullsi fshatare e lidhur me ta
nëpërmjet interesave ekonomikë të ndërsjelltë. Në burimet këto popullsi njihen akoma si fise
të mëdha apo të vogla, por fisi nuk ka më kuptimin e tij klasik. Vetë dukja e qyteteve dhe
prerja e qarkullimi i monedhave janë elemente që nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin
bashkësisë një përmbajtje të re nga pikëpamja e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore.
 BESIMI , ARTI , KULTURA NE TERRITORIN ILIR.

Krahas zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,ilirët zhvilluan edhe kulturën e tyre përmes
artit,gjuhës,besimit etj.Arti ilir shihet më së miri në zbukurimin e sendeve dhe armëve si dhe
në prodhimet e qeramikës.Ilirët u kushtonin kujdes të vecantë
armëve,parzmoreve,mburojave,përkrenarëve etj. të cilat I zbukuronin me ornamente të
bukura.Në shek.VI-V P.K në Dardani mori hov përpunimi I zbukurimeve prej argjendi dhe ari,ku
zhvillimi I këtij të fundit pasqyrohet ne vendbanimet dhe fortifikatat.Anijendërtimtaria ishte e
zhvilluar ne fiset ilire që jetonin rreth bregdetit.Ishin të njohura anijet që I ndërtonin liburnët e
që quheshin liburna.Nën ndikimin e kolonive helene qytet u pajisën e tempuj,teatro,stadium e
gjimnaze,varreza monumentale etj.Vetëm teatri I Bylysit,ngritur ne shek.III zinte 9000 shikues
Besimi-paganizmi dhe politeizmi
 Në pikëpamje të besimit fetar ilirët ishin paganë,d.m.th. besonin në shumë perëndi. Si të
gjithë popujt e vjetër ilirët u besonin objekteve dhe fenomenevetë natyrës.Ata kryesisht
besonin në Diell,Hënë,ujëra,rrufe,bubullimë,shi ,zjarr etj.Kulti i diellit që simbolizohej me
formën e rrethit,të kryqit të thyer etj., dhe kulti i gjarprit që e konsideronin mbrojtës të
luftërave dhe mbrojtës të të vdekurve, e që ne mitologji gjarpri lidhet edhe me emrin dhe
origjinën e ilirëve,kanë qenë mjaft të përhapur.
VEPRIMTARI PRAKTIKE

LENDA: HISTORI. KLASA:11D. PUNOI: NILSON HASANLLARIM

TEMA: BURIMET E SHKRUARA GREKE DHE ROMAKE NE TERRITORIN ILIR.

 POZITA GJEOGRAFIKE DHE SHTRIRJA TERRITORIALE E ILIREVE.


Në kohë të vjetra ilirët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të Evropës. Ata shtriheshin në
një trevë të hapët, që kishte në veri si kufi Danubin dhe shkonte në jugë deri në kufitë e
Greqisë antike, në gjirin e Ambrakisë. Në perëndim kufiri i natyror i tyre ishte Adriatiku, kurse
në lindje Morava, Vardari, dhe vargu i maleve Varnos i ndante ata afërsisht nga thrakët e
maqedonët. Ilirë, thrakë, e maqedonë duket se ishin të afërt midis tyre. Në brezat kufitarë ku
ata jetonin pranë dhe të përzier me njëri tjetrin dalloheshin me vështirësi. Nuk janë të ralla
rastet kur autorët antikë ngatërrojnë karakterin etnik të fiseve të tilla

 TIPARET E ORGANIZIMIT POLITIK , EKONOMIK DHE SHOQEROR NE TERRITORIN ILIR.

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej. Burimet
nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra
ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve
zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër
fisnore që përbënte parinë e qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar në
shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre, pronarët e punishteve dhe tregtarët
formonin shtresën e re të pasuruar, e cila zhvendos përfundimisht në plan të dytë
aristokracinë e vjetër fisnore.
 BESIMI , ARTI , KULTURA NE TERRITORIN ILIR.

Krahas zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,ilirët zhvilluan edhe kulturën e tyre përmes
artit,gjuhës,besimit etj.Arti ilir shihet më së miri në zbukurimin e sendeve dhe armëve si dhe
në prodhimet e qeramikës.Ilirët u kushtonin kujdes të vecantë
armëve,parzmoreve,mburojave,përkrenarëve etj. të cilat I zbukuronin me ornamente të
bukura.Në shek.VI-V P.K në Dardani mori hov përpunimi I zbukurimeve prej argjendi dhe ari,ku
zhvillimi I këtij të fundit pasqyrohet ne vendbanimet dhe fortifikatat.Anijendërtimtaria ishte e
zhvilluar ne fiset ilire që jetonin rreth bregdetit.Ishin të njohura anijet që I ndërtonin liburnët e
që quheshin liburna.Nën ndikimin e kolonive helene qytet u pajisën e tempuj,teatro,stadium e
gjimnaze,varreza monumentale etj.Vetëm teatri I Bylysit,ngritur ne shek.III zinte 9000 shikues
Besimi-paganizmi dhe politeizmi
 Në pikëpamje të besimit fetar ilirët ishin paganë,d.m.th. besonin në shumë perëndi. Si të
gjithë popujt e vjetër ilirët u besonin objekteve dhe fenomenevetë natyrës.Ata kryesisht
besonin në Diell,Hënë,ujëra,rrufe,bubullimë,shi ,zjarr etj.Kulti i diellit që simbolizohej me
formën e rrethit,të kryqit të thyer etj., dhe kulti i gjarprit që e konsideronin mbrojtës të
luftërave dhe mbrojtës të të vdekurve, e që ne mitologji gjarpri lidhet edhe me emrin dhe
origjinën e ilirëve,kanë qenë mjaft të përhapur.

You might also like