You are on page 1of 4

APOLONIA

Themelimi i Apolonisë
Krahas kolonizimit helen të Mesdheut Perëndimor bën
pjesë edhe procesi i kolonizimit helen edhe në pellgun e
Adriatikut. Rol më aktiv në kolonizimin e pellgut të
Adriatikut pa dyshim e ka luajtur Korinti. Fillimisht
kolonët u vendosën në Dyrrah në vitin 627 p.e.s.

Pas vendosjes së tyre në Dyrrah, kolonët filluan të


vendosën edhe në Apoloni, viti 588 p.e.s. edhe në
Apoloni rolin hegjemon e ka luajtur Korinti por së
bashku me ta kishte edhe Korkyras. Ka mendime se në
Apoloni erdhën kolonë nga Dyrrahu.

Për themelimin e Apolonisë na jep njoftime autorit antik Stefan Bizantinit i cili thotë se “këtë qytet të
Ilirisë si dhe Epidamnin e banonin ilirët. Pastaj u dërguan 200 kolonistë korinthas me në krye Gylakun.
Për, Gylakun, nuk shkruan asnjë autor tjetër antikë, kjo ka shkaktuar te disa dijetar edhe dilemën e
pasigurisë së këtij lajmi, Edhe pse Stefan Bizantini nuk tregon se prej nga e mori këtë lajm, pasi që ky
jetoj shumë kohë pas kësaj ngjareje, duket se ai ishte mjaftë i saktë, pasi u vërtetua nga gjetja e një
mbishkrimi ku përmend fushën e Gylakut (Gylakion pedion). Themelimi i kolonive kishte domethënie
jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin e fiseve ilire që gjendeshin në afërsi të tyre, por gjithashtu edhe
për shumë fise të tjera që jetonin më në thellësi.

Apolonia, qytet i rëndësishëm i antikitetit


Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën
mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja
dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte
në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që
qyteti të ketë pasur rreth 60.000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin!

Rendi shoqëror dhe organizimi politik


Nëse i referohemi një lajmi të Aristotelit i cili na e jep në veprën e tij “Politica” ku shkruan se “Kemi
demokraci kur të lirët, megjithëse të paktë, sundojnë mbi shumicën e popullsisë së lirë sikurse ngjanë në
Apoloni e cila gjendet në detin Jon. Nga kjo është një e dhënë e sigurte se në Apoloni sundonte rendi
skllavopronarë në mënyrën më klasike të tij. Në Apoloni një pjesë e mirë e skllevërve ishin pronë e
shtetit skllavopronar, që përdoreshin kryesisht për ndërtime shoqërore apo për punë të cilat quheshin
turp për tu punuar nga të lirët. Përpos skllevërve shtetërorë ekzistonin edhe skllevërit privat të cilët
punonin në punishte të metaleve, bujqësi apo edhe si shërbyes të shtëpisë. Ndërsa në grupin e popullatës
së lirë bënin pjesë fisnikëria të cilët edhe e themeluan të parët koloninë. Shtresën tjetër të të lirëve e
përbënin pronarët e punishteve, tregtarët dhe zejtarët. Pos kësaj mase dhe skllevërve kishte edhe një
shkallë tjetër shoqërore e cila përbëhej nga njerëz të huaj pa të drejtën e qytetarisë. Shoqëria Apoloniate
ndahej sipas disa kritereve: në të lirë dhe skllevër, në të pasur dhe të varfër, në aristokrat, demos dhe të
huaj. Apoloni kishte një politikë më të ashpër ndaj të huajve në qytet. Eliani shkruan se “Apoloniatët i
dëbonin të huajt sipas ligjit të Lakedemonëve”. Sipas arkeologut N. Ceka ky dëbim bëhej për shkak të
karakterit bujqësorë që kishte kolonia dhe ishte xheloze për tokat e saj dhe mundohej që të zgjerohej në
kurriz të fqinjëve. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik dhe zejtarë i qytetit si dhe shkëmbimi i mallrave që
patën kolonët me popullsinë ilire, erdhi deri te forcimi i shtresave zejtare dhe tregtare. Kjo shtresë doli
kundër grupit oligarkik me qëllim për ta marrë pushtetin dhe për ta përdorur në shërbim të interesave të
tyre. Si rrjedhim i kësaj në Dyrrah në vitin 437 p.e.s. shpërtheu në një kryengritje e demosit, e cila solli
më pastaj Luftën e Peloponezit. Në këtë luftë morën pjesë edhe ilirët të cilët përkrahën aristokracinë e
dëbuar nga qyteti, kështu ata u radhitën në grupin që përkrahte Athinën në luftë kundër Lidhjes së
Peloponezit. Si rezultat i Luftës Civile në Dyrrah, kemi triumfin e plotë të parimit të ndarjes klasore të
shoqërisë dhe forcimin e polisit skallvopronar. Pushteti tani kaloj nga duart e rrethit të ngushtë të
aristokracisë në duart e gjithë skllavopronarëve. Me këtë rast u forcua edhe pozita e ilirëve që jetonin në
qytet. Dukuri e tillë ngjau edhe në Apoloni. Këto ndryshime u bënë edhe funksionet shtetërore. Vendin e
Fylarkëve (krerët aristokrat) tani e zuri një organ kolegjial, buleja (këshilli), anëtarët e të cilët mundë të
ishin jo vetëm nga fisnikët por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronareve. U krijua edhe Helieja
(organ i mbledhjes së përgjithshme të popullit) e cila kishte për detyrë miratimin e ligjeve, marrja e
vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja dhe kontrollimi i veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit.
Nga anëtarët e Bylesë, në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i qytetit,
me emrin e të cilit lidheshin të gjitha ligjet, dekretet dhe vendimet të shpallura gjatë vitit. Një organ
tjetër ishte toksarku (komandant i shigjetarëve) dhe që merrej me çështjen ushtarake dhe luftën.
Sekretari bënte ngulitjen në gurë apo në tabela prej bakri të ligjeve, dekreteve dhe vendimeve të marra
nga helieja apo organeve të larta ekzekutive dhe i bënte publike ato. Të tre hieramnamonët, merreshin
me organizimin e kultit, me organizimin e lojërave dhe festave, dhe me sa duket edhe me çështjen
financiare të qytetit. Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë të një rangu më të ulët por që luanin një rol
të rëndësishëm në jetën ekonomike, i tillë ishte edhe nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave i cili
përpos që duhej të siguronte lëndën e parë duhej të bënte edhe shpërndarjen e monedhave. Një
funksionarë tjetër ishte poleti i cili duhej të merrej me rregullimin e tregtisë me Ilirët sipas Plutarkut "ky
zgjidhej çdo vit nga radhët e qytetarëve më të njohur që të shkonte tek barbarët në emër të gjithë
qytetarëve".

Nga mbishkrimet e shek. I-rë të erës sonë njohim edhe Agonotetin, emri i të cilit do të thotë nëpunës i
garave, por detyra e tij shtrihej në një sferë më të gjerë. Ai mirrej me edukimin e rinisë dhe njëkohësisht
jetën kulturore të qytetit. Ky funksion ishte i ndarë nga pushteti administrativ dhe s’kishte rolë të
rëndësishëm politik, kjo kuptohet edhe nga fakti se ai nuk zgjidhej periodikisht por zgjidhej për tërë
jetën. Forma demokratike e pushtetit skllavopronar u ruajt edhe pas pushtimit romak kur qyteti u
konsiderua federati-aleat. Ndërsa Augusti nuk i a cenoi privilegjet e mëparshme, por përkundrazi e ngriti
qytetin në një shkallë edhe më të lartë, në civitas libera et immunis (në qytet të lirë dhe të paprekshëm).
Apolonia në këtë kohë vazhdon prerjen e monedhave prej bronzi, ashtu si edhe denarët, i përshtaten tani
në peshe monedhave të njëkohshme perandorake, ndërsa për sa u përket emblemave ato u mbetën në
përgjithësi besnike traditave të mëparshme duke dashur në këtë mënyrë të spikasin pozitën e privilegjuar
që gëzonte qyteti ne kuadrin e Perandorisë Romake. Denarët pushuan së preri jo shumë kohë pas
vdekjes së Augustit, ndërsa monedhat pseudoautonome në Apoloni ngjajnë të kenë marrë fundë në
kohen e Antonin Piut, me Mark Aurelin fillon në Apoloni fillon seria e fundit e pashkëputur e bronzeve
perandorake, të cilat në kohën e Severëve arrin një lulëzim të paparë ashtu si në sasi por edhe në cilësi
stilistike e artistike të vulave. Por edhe pse qyteti ishte shpallur i lirë dhe që nuk paguan taksa, mirëpo
edhe në këtë kohë politikën e jashtme e udhëhiqte Roma që do të thotë se qyteti ishte i lirë vetëm brenda
mureve të tij.

Urbanistika dhe arkitektura


Gjate shek. V-I p.e.s. Apolonia jetoj një periudhe lulëzimi. Arkitektura dhe urbanistika e këtij qyteti
është e bazuar në arritjet e arkitekturës helene por e lidhur me realitetin ilir. Apolonia u ndërtua sipas një
plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit ; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e
dytësore, që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta.

Gjatë gjysmës së parë të shek. VI p.e.s. Apolonia ishte kthyer në një qytet të mirëfilltë, për këtë
dëshmojnë edhe gjurmët e një muri rrethues i cili ka gjerësinë 3 m. I punuar më blloqe ranore
katërkëndëshe.

Me zgjerimin dhe fuqizimin e qytetit gjatë shek. V-IV p.e.s. u ndie nevoja e rindërtimit të murit rrethues.
Kjo u realizua nëpërmjet përforcimit të tij me një bastion të madh, të përshtatshëm për vendosje
balistash, në anën lindore ndërsa në anën perëndimore u ndërtua një mur i ri. Murit perëndimor i shtohen
edhe kulla katërkëndëshe dhe të rrumbullakëta që përforconin hyrjet ose pikat më të zbuluara ndaj
sulmeve të armikut. Muri rrethues përfshinte në vete 140 hektarë, por një pjesë e qytetit u shtri edhe
jashtë mureve të qytetit, sidomos në pjesën perëndimore. Ndërsa në pjesën lindore shtrihej nekropoli.

Jo e gjithë sipërfaqja brenda mureve të qytetit ishte shfrytëzuar për ndërtim. E tërë pjesa
veriperëndimore rreth 10 ha ishte lënë e zbrazur ku strehohej popullsia fshatare bashkë me pasurin dhe
bagëtinë.

Qendra e qytetit ishte rezervuar për ndërtimet me karakter shoqëror, ku pjesën kryesore e përbënte
agoraja (sheshi kryesor i qytetit)ku gjendej teatri, stoat, godinat zyrtare etj. Pjesa tjetër që përbënte tërë
sipërfaqen e kodrës më të lartë e që ishte e rrethuar me një murrë mbrojtës përfshinte Temenosin (zonën
e shenjtë) ku gjendej tempulli kryesorë i qytetit dhe altarët e perëndive të rëndësishme.

Zbatimi i sistemit ortogonal në Apoloni është shoqëruar me krijimin e tarracave, për t’iu përshtatur
pjerrtësisë së kodrave. Agoraja ishte vendosur në pjesën më piktoreske të qytetit, me pamje që hapej
drejt fushën së Myzeqesë dhe detit. Monumentet kryesore që ruhen aty i takojnë shek. IV-III p.e.s.

Stoa (shëtitore antike) kishte gjatësinë e saj prej 78 m ndërsa gjerësi 12 m të ndarë nga një kolonadë
dorike poshtë dhe jonike lartë. Pamja e stoas kishte shikim nga Adriatiku kështu që krijonte një pamje
qetësuese për parinë fisnore të asaj kohe. Muri i pasmë që ka një rol mbajtës është me 17 nishe (pjesë e
harkuar e murit),ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej
nga kolona tetëkëndore. Stoa kishte funksion të dyfishtë, për rritjen e qëndrueshmërisë së murit ndaj
presionit t të dheut dhe për vendosjen e skulpturave.

Një monument tjetër i cili është mjaftë i ruajtur nga agoraja i formuar në shek. IV-III p.e.s. është teatri.
Teatri përafërsisht kishte rreth 9000 vende, dhe futej kështu në mesin e teatrove mesatare të botës antike.
Temenosi i Apolonisë ngrihej në kodrën më të lartë (104 m) dhe ishte i rrethuar me mur. Kjo zonë iu
kishte kushtuar perëndeshës Artemis. Muri i rrethues i temenosit nuk kishte funksion ushtarak por vetëm
për të kufizuar zonën e shenjtë të qytetit.

You might also like