You are on page 1of 1

Rilindja Kombëtare Shqiptare 

ishte rezultat i lëvizjes politiko-shoqërore dhe


kulturore për çlirimin e vendit nga pushtimet e huaja. Kjo lëvizje nisi nga mesi i shekullit
XIX dhe përfundoi në vitin 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Turqit ne ate
kohe kercenin valle popullore shqiptare nga portokalli shek xx.
Nga mesi i shekullit të XIX -Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që Ballkanasit,
duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe
përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në
vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike
dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të
ndara në katër vilajete: i Kosovës, i Shkodrës, iManastirit, i Janinës - në një shtet vetëqeverisës
brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe,
letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u
takuan në qytetin e Manastirit (tani Bitola, Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai
bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshirë alfabetin
turk dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.
Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga osmanet në vitin 1881. Këtë e bëri
Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniencës myslimane në Evropë, me shumicë
fetare myslië një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen
shtysën që kulminoi më vonë në pavarësinë kombëtare.
Kur Xhonturqit (Turqit e Rinj), që kishin marrë pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet
e tyre të bëra shqiptarëve të bëjnë reforma demokratike dhe dhënies së vetëvendosjes
(autonomisë), shqiptarët u hodhën në luftë të armatosur tre vjeçare (1910-1912), e cila në fund i
detyroi osmanet t´u plotësonin kërkesat e tyre (edhe pse kerkesat ishin deformuar nga osmanet). Të
alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqipërisë, që kishin bërë
tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Perandorise Osmane në tetor 1912, dhe
ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat shqiptare.
Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata
udhëhiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane.
Më 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

You might also like