You are on page 1of 96

Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

I. ILIRËT
I. 1. Lindja e bashkësisë primitive dhe e shoqërisë
njerëzore
Gjurmët më të hershme të ekzistencës së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen
që në kohën e paleolitit. Territori shqiptar vazhdoi të banohej edhe gjatë epokës së
mezolitit dhe të neolitit. Vendbanimi i parë, i zbuluar deri më sot, ku kanë banuar
paraardhësit e shqiptarëve është shpella e Cërvena Stijenës (në Malin e Zi të sotëm), ku
jeta filloi 160.000 vjet më parë. Gjurmë të veprimtarisë së njeriut janë zbuluar edhe në
vendbanime tjera, si në shpellën e Gajtanit në Shkodër, në atë të Konispolit, rrëzë malit të
Dajtit në Tiranë, në vendbanimin e hapur të Xarës (Sarandë), në vendbanimin e
Kryegjatës (afër Apolonisë), vendbanimi palafit në Maliq të Korçës etj. Në to janë gjetur
vegla pune të përgatitura nga stralli, kocka të kafshëve, mbeturina zjarri etj. Gjatë
periudhës së neolitit, territori ynë ka qenë shumë i banuar.
Sipas dëshmive të autorëve të vjetër grekë, si Homeri, Hesiodi, Herodoti etj.,
banorët më të hershëm të Gadishullit Ballkanik ishin pellazgët, prandaj edhe banorët e
tejlashtë të territoreve shqiptare mund të quhen pellazgë.

I. 2. Origjina e ilirëve, fiset kryesore dhe trualli


historik i tyre
Në kohën e lashtë në territorin e Ballkanit kanë jetuar tre popuj të mëdhenj: ilirët
në Perëndim, grekët në Jug dhe trakët në Lindje të Gadishullit. Ilirët, si trashëgimtarë të
pellazgëve, janë ndër banorët më të vjetër të Ballkanit. Mbi bazën e të dhënave
arkeologjike, gjuhësore, antropologjike dhe të burimeve të shkruara, është arritur në
përfundimin se etnosi (populli) ilir kanë origjinë autoktone (vendase). Ata u formuan
gjatë një procesi të gjatë, në mijëvjeçarin e dytë dhe të parë p.e.s. Në fund të epokës së
hekurit, si rezultat i konsolidimit të mëtejshëm të kulturës dhe gjuhës, u formuan bashkësi


Paleolit- koha e gurit të vjetër, e cila përfshinë periudhën nga 1.5 milionë vjet më parë deri në 10.000 vjet
para erës sonë.

Mezolit- koha e gurit të mesëm, 10.000 deri 7.000 vjet para erës sonë.

Neolit- koha e gurit të mesëm, 7.000 deri në 3.500 vjet p.e.s.

Vendbanimet palafite ndërtoheshin mbi sipërfaqet ujore ose kënetore. Mbi trarë të vënë kryq
vendoseshin shtroje dërrasash, të cilat lidheshin me tokën me anë të një ure.

1
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

fisnore të qëndrueshme ilire, të cilët përmenden me këtë emër në burimet e autorëve


antikë.
Ilirët jetonin në pjesën Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Kufiri verior i tyre
është e vështirë të përcaktohet, por mendimi më i pranueshëm është se si kufi natyror
shërbenin lumenjtë Sava dhe Drava, kurse në Jug, duke përfshirë edhe Epirin, kufiri
shkonte deri në gjirin e Ambrakisë (Prevezë). Në Lindje, si kufi natyror ishin lumenjtë
Morava dhe Vardar dhe në Perëndim, brigjet e deteve Adriatik dhe Jon.
Brenda kufijve të sipërpërmendur jetonin fiset ilire. Emri ilir i kësaj popullsie
përmendet më shpesh në veprat e autorëve antikë, që në shek. I p.e.s., por emrat e veçantë
të fiseve ilire përmenden që nga Homeri, në shek. XII p.e.s. Fiset më të njohura ilire
ishin: enkelejtë, dardanët, taulantët, ardianët, paionët, dalmatët, albanët, penestët,
labeatët, dasaretët, molosët, thesprotët, liburnët, lynkestët, parthinët etj.
Enkelejtë krijuan dinastinë e parë në Mbretërinë Ilire, në fund të shek. V p.e.s.
Ata jetonin në territorin rreth liqenit të Ohrit. Pranë tyre jetonte një fis tjetër i madh,
dasaretët. Ndër qytetet më të njohura të dasaretëve, ishin Antipatra (Berati) dhe Pelioni,
pranë Pogradecit.
Në Ultësirën e Adriatikut jetonin taulantët. Ata shtriheshin nga lumi Vjosa deri
në prapatokën e Dyrrahut (Durrësi). Në shek. IV-III p.e.s. taulantët u vunë në krye të
shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në tokën e taulantëve, më vonë
përmenden fiset e albanëve dhe të partinëve. Fisi i albanëve u dha emrin e vet
shqiptarëve dhe Shqipërisë gjatë mesjetës, kur ata njihen me emrat arbër, albanë dhe
vendi: Arbëri dhe Shqipëri. Albanët jetonin në prapatokën e Durrësit. Kryeqyteti i tyre ka
qenë Albanopoli, që mendohet të jetë Zgërdheshi i Krujës.
Ardianët kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në luftërat kundër pushtuesve
romakë gjatë shek. III-II p.e.s. Ata kishin kryeqytet Shkodrën. Fillimisht ardianët
shtriheshin përreth gjirit të Rizonit dhe lumit Neretva, kurse më vonë ata shtrinë pushtetin
e tyre mbi të gjitha territoret që më parë ishin nën sundimin e taulantëve.
Në territorin e Ballkanit Qendror jetonin dardanët, njëri ndër fiset më të mëdha
dhe më të njohura të atij territori. Ata shtriheshin në territorin e sotëm të Kosovës dhe të


Dinasti- familje sunduese, e cila trashëgonte pushtetin brez pas brezi.

2
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

krahinave përreth saj. Dardanët ishin luftëtarë shumë të fortë, xehetarë të mirë, blegtorë
dhe tregtarë të njohur.
Paionët banonin në luginën e sipërme të Vardarit, në kufi me dardanët dhe
shtriheshin deri në lumin Struma. Në shek. IV-III p.e.s. ata farkëtuan monedhën e tyre
prej argjendi.
Dalmatët banonin në brigjet e Adriatikut të mesëm (Dalmacia e sotme). Ata u
shquan për luftërat e tyre kundër pushtuesve romakë. Penestët jetonin në luginën e Drinit
të Zi dhe territoret përreth saj.
Në Ilirinë Jugore jetonin fiset epirote. Fiset kryesore të Epirit ishin molosët, të
cilët themeluan shtetin e Epirit; kaonët të cilët kishin kryeqytet Foinikenë (Finiqi-
Sarandë) dhe thesprotët, të cilët jetonin në skajin jugor të territoreve ilire. Ata jetonin në
territoret e Shqipërisë së sotme Jugore dhe territoret shqiptare në Greqi, deri në gjirin e
Ambrakisë.
Grupe të veçanta fisesh ilire u vendosën edhe në Italinë e Jugut, si japigët dhe
mesapët.

I. 3. Shtetet ilire
Zhvillimin më të madh ekonomik e kulturor, ilirët e arritën në trevat e Ilirisë së
Jugut, që përfshinte zonat nga Dalmacia e Mesme e Kosova dhe deri në krahinat jugore të
shtrirjes së ilirëve. Si rezultat i këtij zhvillimi u krijuan disa shtete ilire, si Mbretëria e
Enkelejve, e Taulantëve dhe e Ardianëve , Shteti i Epirit, Mbretëria Dardane dhe Shteti i
Paionëve.
Këto katër shtete ishin organizimet e para shtetërore, plotësisht të formuara. Ato
shtriheshin në të gjitha territoret ku sot jetojnë shqiptarët dhe kishin organizim politik dhe
ekonomik, sipas tipareve të shteteve të asaj kohe.
a) Mbretëria e enkelejve, e taulantëve dhe e ardianëve
Lindja e pronës private në disa degë të ekonomisë, si në zejtari, bujqësi dhe në
blegtori ndikoi në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare të brendshme dhe me
vendet fqinje: Greqinë, Italinë dhe krahinat tjera lindore. Kjo ndihmoi në zhvillimin

Mbretëria e Enkelejve, e Taulantëve dhe e Ardianëve, ishte një shtet i cili fillimisht u themelua dhe u
udhëhoq nga enkelejt. Pas rënies së fuqisë së tyre, kjo mbretëri u drejtua nga taulantët dhe në fund, deri kur
ra nën sundimin romak në krye të tij qëndruan ardianët.

3
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

ekonomik dhe në përsosjen e mëtejshme të organizimit të brendshëm. Me këtë rast filloi


të dallohej aristokracia fisnore dhe ushtarake, që përbëhej kryesisht nga pronarët e
zejtarive dhe ekonomive të tjera të vendit. Kjo aristokraci filloi t’i bashkoj rreth vetes
edhe fise tjera duke krijuar federatat. Që në shek. VI p.e.s., u krijuan federatat e
taulantëve, molosëve dhe të fiseve tjera.
Shek. V p.e.s., shënon edhe kohën kur fillon krijimi i shteteve ilire. Mbreti i parë i
njohur është Sirra, kurse Mbretëria e parë ilire ishte ajo e Enkelejve. Fillimisht qendra
e saj ndodhej rreth liqenit të Ohrit. Mbreti më i njohur ishte Bardhyli, i cili synonte të
çlironte tokat ilire, që ishin nën sundimin e maqedonasve . Ai zhvilloi disa luftëra kundër
fqinjëve të tij dhe u shkaktoi disfata atyre.
Gjatë shek. IV, Mbretërinë Ilire e udhëhiqnin taulantët, të cilët e zhvendosën
qendrën në Ultësirën Bregdetare. Mbreti më i njohur i tyre ishte Glaukia, i cili ashtu si
Bardhyli luftoi kundër maqedonasve, duke arritur të çlironte territoret ilire të pushtuara
prej tyre. Gjatë mbretërimit të dinastisë së taulantëve, shteti ilir përjetoi një zhvillim të
madh ekonomik dhe kulturor. Zhvillim të madh arritën edhe qytetet. Ndër qytetet
kryesore ilire, ishin: Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Skodra, Lisi, Meteoni,
Ulcini, Rizoni etj.
Gjatë shek. III, Mbretëria ilire udhëhiqej nga fisi i ardianëve. Nga viti 231 p.e.s.,
drejtimin e ilirëve e mori në dorë Agroni, i cili krijoi një dinasti të tijën. Ai arriti që të
shtinte brenda shtetit të vet të gjitha tokat, që më parë u takonin enkelejve dhe taulantëve.
Gjatë mbretërimit të Agronit dhe pasardhësve të tij, shteti ilir arriti shtrirjen më të gjerë.
Ai shtrihej nga lumi Vjosa në Jug, e deri në Dalmacinë e Mesme në Veri, në Lindje
shtrihej deri në liqenin e Ohrit dhe te bashkimi i dy Drinave, në Kukës. Qendër e
Mbretërisë ishte Skodra. Pushteti në shtetin ilir ishte i trashëgueshëm dhe fronin
mbretëror lejohej ta zinin edhe gratë.
Shteti ilir zhvilloi tre luftëra kundër Romës. Shkaqet e këtyre luftërave ishin
synimet hegjemoniste të shteti romak, i cili pretendonte të shtrinte sundimin edhe në
brigjet lindore të Adriatikut, si dhe fuqizimi ekonomik dhe tregtar i Ilirisë, binte ndesh me
interesat tregtare të Romës.


Këtu është fjala për maqedonasit antik, të cilët në periudhën e mëvonshme u zhdukën si popull.

4
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Lufta e parë u zhvillua në vitin 229 p.e.s., kur në krye të shteti ilir ishte Teuta.
Tradhtia e komandantit ushtarak ilir, Demetër Farit dhe qëndrimi separatist i aristokracisë
taulante, u mundësoi romakëve ta fitonin luftën. Sipas paqes së arritur, Iliria detyrohej t’i
lëshonte Romës disa territore dhe Mbretëria Ilire u detyrua ta kufizonte shtrirjen e vet
territoriale në tokat midis lumit Neretva dhe qytetit të Lisit. Sundimtar i ilirëve u caktua
Demetër Fari.
Në vitin 219 p.e.s., romakët sulmuan për herë të dytë Ilirinë, pasi në ndërkohë
Demetër Fari, ishte përpjekur të rimëkëmbte shtetin e tij dhe ta shkëpuste atë nga varësia
romake. Pas dy betejave të zhvilluara, romakët arritën ta thyenin qëndresën e ilirëve dhe
në vitin 218 p.e.s., e vunë përsëri nën varësinë e Romës shtetin ilir. Sundimtar i
Mbretërisë Ilire të ardianëve u bë Skerdilaidi, i cili kishte qenë bashkësundues me
Demetër Farin.
Në vitin 181 p.e.s., në krye të Mbretërisë ilire u vu Genti, i cili filloi ta
rimëkëmbte atë. Ai filloi të ndiqte një politik antiromake, duke u bashkuar me
Maqedoninë. Kjo politikë binte ndesh me interesat e shtetit romak, prandaj në vitin 168
p.e.s., Roma e sulmoi për herë të tretë Ilirinë. Një vit më vonë Roma arriti ta nënshtronte
përfundimisht shtetin ilir.
Pas rënies së Skodrës, në vitin 167 p.e.s., në territorin e Mbretërisë së mundur
ilire, u krijua një njësi e re politike, Federata Dalmate. Dalmatët vazhduan luftën e tyre
kundër shtetit romak deri në shek. I p.e.s.
b) Shteti i Epirit
Shteti i Epirit shtrihej në Jug të territoreve ilire, nga lumi Vjosa e deri në gjirin e
Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet e Pindit. Popullsia e Epirit ishte ilire, prandaj
sipas traditës antike shkrimtarët grekë i quanin epirotët “barbarë”, epitet që grekët ua
vinin të gjithë popujve që nuk ishin grekë. Shteti i Epirit filloi veprimtarinë e vet që në
shek. V. Udhëheqësi më i njohur i shtetit Epirot ishte Pirroja, i cili sundoi në vitet 297-
272 p.e.s. Ai zhvilloi politikë të jashtme të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike
me shtetet e fuqishme të kohës. Gjatë sundimit të Pirros, shteti i Epirit arriti t’i zgjeronte
mjaft territoret e tij. Nën sundimin e Pirros hynë territoret në jug të lumit Shkumbin,
kurse në Lindje shtriu pushtetin deri në lumin Vardar. Ai zgjeroi pushtetin edhe në anën
jugore, duke pushtuar tokat greke deri në Korint.

5
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në vitin 167 p.e.s. romakët pasi pushtuan Epirin, kthyen në robër 150.000 epirotë
dhe shkatërruan 70 qytete të tyre.

c) Mbretëria Dardane
Në territorin e sotëm të Republikës së Kosovës dhe në territoret rreth tij, që në
shek. IV, u formua Mbretëria Dardane. Kufijtë e saj shkonin deri në qytetin e Nishit në
Veri, kurse në Jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë
dardan që njohim ishte Longari, pas tij mbretëruan edhe Bato dhe Monun. Mendohet se
dardanët e morën emrin nga druri dhe fryti i dardhës.
Shoqëria ilire e dardanëve ishte e mbështetur në sistemin skllavopronar. Sipas
shkrimtarëve antikë, skllavëria ishte aq e përhapur në Dardani, sa një njeri mund të kishte
deri në 1.000 skllevër e ndoshta edhe më shumë.
Mbretëria Dardane kishte një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë, e
cila, disa herë, luftoi me sukses kundër keltëve, romakëve dhe maqedonasve.
Edhe pas pushtimit të Mbretërisë Ilire të Ardianëve dhe Mbretërisë Maqedone,
nga romakët, Mbretëria Dardane vazhdoi të ishte ende e lirë. Në vitin 97 p.e.s., romakët
arritën t’i vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe disa fise të tjera fqinje. Por, më
vonë ata u riorganizuan dhe arritën ta largonin sundimin e huaj. Megjithatë, pas luftërave
të ashpra me romakët, në fund të shek. I p.e.s, dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe
hynë nën varësinë e plotë të Romës.

I. 4. Kultura ilire
Ndonëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë indoevropianë, nuk kanë lënë të
shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë në popull. Për këtë dëshmojnë
mbishkrimet e zbuluara në vendbanimet ilire dhe kolonitë greke të Ilirisë, të cilat kanë
dhënë rreth 1.000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë shënojnë
emrat ilirë të njerëzve, të perëndive, të fiseve, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire
ishte gjuhë indoevropiane dhe ka pasur elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e
ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar në Italinë e Jugut.
Forma më e lartë e besimit te ilirët ishte paganizmi.

6
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

I. 5. Iliria nën Perandorinë Romake


Pasi pushtuan Ilirinë, romakët territoret e saj i ndanë në katër provinca:
Prevalitania me qendër Shkodrën, Dardania me qendër Shkupin, Epiri i Ri me qendër
Durrësin dhe Epiri i Vjetër me qendër Nikopojën. Kjo ndarje u bë me qëllim që të
pengohej bashkimi politik dhe ekonomik i Ilirisë. Madje atyre u ndalohej të martoheshin
jashtë krahinës ku jetonin. Shumë banorë u kthyen në skllevër.
Gjendja e rëndë ekonomike, shtypja politike, kufizimi i të drejtave të popullsisë
vendase, bënë që ilirët të ngriheshin herë pas herë në kryengritje kundër sundimit romak.
Kryengritja më e madhe ilire ishte ajo e viteve 6-9 të erës sonë, e cila udhëhiqej nga tre
komandantë: Bato i desidiatëve, Bato dhe Pini të breukëve. Në të morën pjesë panonët,
dalmatët, pirustët, desidiatët, breukët e shumë fise të tjera ilire. Megjithëse fillimisht
kryengritësit arritën disa suksese, për shkak të tradhtisë së dy komandantëve nga fisi i
breukëve, kryengritësit, në fund, pësuan disfatë.
Pas shuarjes së kryengritjes, në Iliri mori përhapje të gjerë lëvizja kaçake.
Sundimi romak në Iliri vazhdoi deri në vitin 395, kur Perandoria Romake ndahet
në dy pjesë, atë të Lindjes dhe të Perëndimit.

7
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

II. PRINCIPATAT SHQIPTARE NË MESJETË


II. 1. Arbërit pasardhës të ilirëve
Me ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë të veçanta, në vitin 395, viset ilire
kaluan nën sundimin e Perandorisë Romake të Lindjes ose, siç u quajt ndryshe, të
Perandorisë Bizantine.
Që në shekujt e parë të erës sonë, në viset ilire filloi të përhapet krishterimi, e cila
fe zyrtare në Perandorinë Romake u bë në shek. IV. Për organizimin kishtar u krijuan
peshkopatat në qytetet kryesore, si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, në Aulonë, në Butrint,
në Finiq, në Onhesëm (Sarandë), në Nikopojë etj. Peshkopatat vareshin nga mitropolitë,
që ndodheshin në qendrat e provincave, si në Shkodër, në Shkup, në Durrës dhe në
Nikopojë. Ndonëse tokat shqiptare ishin nën Perandorinë Bizantine, nga pikëpamja
kishtare vareshin nga kisha e Romës, deri në vitin 732, kur perandori bizantin e shkëputi
kishën e Ilirikut nga Roma dhe e lidhi me Patrikanën e Konstandinopojës. Në vitin 1054,
kisha e krishterë u nda përfundimisht në dy pjesë: në atë katolike dhe ortodokse.
Peshkopatat e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit dhe Drishtit u lidhën me Romën. Në shek.
XII, Peshkopata e Arbërit, me qendër në Krujë, u lidh me kishën e Romës. Katolicizmi u
përhap edhe në Kosovë, deri në Shkup.
Në shek. V-VI në viset ballkanike u dyndën fise të ndryshme “barbare”. Nga të
gjitha fiset, pasoja më të mëdha për Ballkanin patën dyndjet e fiseve sllave. Ndërsa
dyndjet e fiseve të tjera, si gotët, hunët, vandalët, avarët sollën vetëm dëme materiale dhe
vrasje të vendasve, dyndjet sllave u shoqëruan edhe me ndryshime të strukturës etnike të
territoreve ballkanike. Të gjitha fiset tjera pasi plaçkitën popullsinë e Gadishullit
Ballkanik u larguan për në vendet tjera, kurse sllavët për dallim nga ata u vendosën
përfundimisht në Ballkan. Sllavët u vendosën në territoret në Jug të Danubit, në shek. VI


Perandoria Bizantine e mori këtë emër sipas emrit të kryeqytetit të saj Bizantit, i cili fillimisht kishte qenë
koloni greke. Më vonë kryeqyteti u quajt Konstandinipojë (qytet i Konstandinit), për nderë të perandorit
Konstandin, i cili ishte edhe themelues i tij. Pas pushtimit të tij nga osmanët në vitin 1453, ai do të shpallet
kryeqytet i Perandorisë Osmane dhe do të quhet Stamboll.

8
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

dhe VII. Ata u vendosën në masë të madhe në territoret e Ilirisë Veriore, si në territoret e
sotme të Sllovenisë, të Kroacisë, të Serbisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Malit të Zi
dhe pjesërisht në territoret e Maqedonisë së sotme. Në territoret e Ilirisë së Jugut, si në
Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë Veriore dhe Perëndimore dhe në territoret e Çamërisë,
fiset ilire nuk u asimiluan, pasi në ato territore u vendosën grupe të vogla sllavësh, të cilët
u asimiluan nga vendasit, ose u larguan prej andej.
Në mesjetë emrat Ilir dhe Iliri u zëvendësuan me emrat e rinj Arbër dhe Arbëri.
Këta emra të rinj të shqiptarëve të Shqipërisë e kanë origjinën nga fisi ilir i Albanëve, i
cili banonte në viset midis Durrësit dhe Dibrës dhe përmendet nga gjeografi i shek. II
Ptolemeo. Gjatë mesjetës trevat shqiptare fillonin nga gryka e Kotorrit, në veri, e
vazhdonin deri në Gjirin e Artës (Ambrakisë), në jug, kurse në lindje shtriheshin deri në
rrjedhën e lumit Vardar dhe Nish.
Vazhdimësinë iliro-shqiptare e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, gjuhësore,
etnografike, antropologjike etj.

II. 2. Principata e Arbërit (shek. XII-XIII)


Në mesjetën e hershme, në shoqërinë shqiptare ndodhën ndryshime të thella në
fushën ekonomike dhe sociale. Me kohë, u krijua një klasë pronarësh të mëdhenj të
quajtur dinatë dhe në të njëjtën kohë u shtua numri i fshatarëve që, për arsye të ndryshme,
e humbisnin pronën e tyre dhe detyroheshin të punonin në pronat e dinatëve si qiramarrës
ose si punëtorë me mëditje.
Në zonën bregdetare, në Kosovë, në Dibër, në Korçë etj., u zhvilluan
marrëdhëniet feudale. Familjet më të njohura feudale u bënë ato të: Skurrajve, Arianitëve,
Muzakajve, Vranajve etj., të cilat jo vetëm u pasuruan, por edhe morën detyra të larta
ushtarake në shtetin bizantin.
Në fund të shek. XII dhe në fillim të shek. XIII, Perandoria Bizantine vazhdonte
të dobësohej dhe në të njëjtën kohë u forcuan prirjet e popujve të nënshtruar për
shkëputje nga Bizanti.
Në rrethanat e mësipërme, në fund të shek. XII në Arbëri sundonte një dinasti
vendase, e cila krijoi Principatën e Arbërit. Sundimtar i parë ka qenë Progoni (1190-

9
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

1198). Qendër e principatës u bë Kruja. Pas Progonit, sundimin e vazhduan djemtë e tij,
Gjini (1198-1208) dhe Dhimitri (1208-1216).
Kulmin e fuqisë së saj Principata e Arbërit e arriti nën drejtimin e Dhimitrit. Ai
mbante tituj të lartë, si gjykatës e princ i arbërve, arkond i madh etj. Ai u martua me
Komnenën, vajzën e mbretit serb Stefan Nemanja dhe mbesë e perandorit bizantin Aleks
III Engjëlli. Në vitin 1209, Dhimitri nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me
Raguzën. Ai filloi gjithashtu bisedimet me papën e Romës për konvertimin e tij dhe të
popullsisë së tij nga riti ortodoks në atë katolik. Pas vdekjes së Dhimitrit, më 1216, e veja
e tij Komnena e cila gëzonte të drejtën e trashëgimisë, u martua me një tjetër bujar nga
Arbëria, me Grigor Kamonën, i cili zuri vendin e Dhimitrit si sundimtar i Arbërisë.
Megjithëse brenda kufijve të Principatës së Arbërit nuk u përfshinë të gjitha
territoret e banuara nga arbërit, kjo principatë përbën shtetin e parë mesjetar shqiptar.
Grigor Kamona nuk arriti të ruante pavarësinë e shtetit të tij, pasi Principata e Arbërit ra
nën varësinë e Despotatit të Artës.
Pothuajse në të njëjtën kohë me Principatën e Arbërit u krijua edhe Despotati i
Artës, që përfshinte territoret në jug të lumit Shkumbin.
Gjatë shek. XII-XIII tokat shqiptare u pushtuan midis shteteve të ndryshme.

II. 3. Principatat shqiptare të shekullit XIV


Në fillim të shek. XIV tokat shqiptare gjendeshin të ndara nën zotërimin e mbretit
të Serbisë, të mbretit anzhuin të Napolit, të perandorit bizantin dhe të Despotatit të Artës.
Sundimtarët e huaj duke u përpjekur t’i bënin për vete krerët shqiptarë u njohën atyre
privilegje dhe drejta gjithnjë e më të mëdha.
Në gjysmën e parë të shek. XIV, tokat shqiptare ranë nën sundimin e shtetit serb të
Stefan Dushanit, i cili në vitin 1346 u kurorëzua perandor. Pushtuesit serbë ushtruan
shtypje dhe diskriminim të egër ekonomik, shoqëror e fetar ndaj shqiptarëve. Kundër
konvertimit me dhunë të shqiptarëve nga feja katolike në atë ortodokse protestuan papët e
Romës. Pas vdekjes së Stefan Dushanit në vitin 1355, bujarët shqiptarë filluan përpjekjet
për të krijuar principata të pavarura. Si zotërues të pavarur përmenden bujarë të tillë, si:
Andrea Muzaka në krahinën e Beratit, Pal Gropa në krahinën e Ohrit, Vlash Mataranga
në Karavasta të Myzeqesë, Lekë Dukagjini në Lezhë, Nikollë Zaharia në Zadrimë etj. Pas

10
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

këtij copëzimi u bënë përpjekje, nëpërmjet luftërash dhe martesash, për të krijuar
zotërime më të mëdha dhe formacione politike të pavarura, duke nënshtruar zotëruesit më
të vegjël dhe më të dobët.
Njëra nga principatat e krijuara në atë kohë ishte edhe ajo e Topiajve. Në shek.
XIV, Topiajt i zgjeruan pronat dhe i forcuan pozitat e tyre politike. Zotërimet e tyre
shtriheshin në territoret midis lumenjve Shkumbin dhe Mat. Në vitin 1338 papa i Romës
dhe mbreti anzhuin e njohën Tanush Topinë si sundimtar të krahinave që shtriheshin
midis Shkumbinit dhe Matit dhe i dhanë atij titullin kont. Ai ndonëse ishte vasal i mbretit
anzhuin, arriti të forconte pushtetin e vet.
Pas vdekjes së Tanushit, zotërimet e Topiajve i trashëgoi djali i tij Karli, i cili në
vitin 1359 u bë sundimtar më vete. Më vonë ai futi nën sundimin e vet edhe bujarë të
tjerë shqiptarë si Muzakajt, Skurajt etj.
Karl Topia i bashkoi me principatën e tij pothuajse të gjitha territoret e
principatës së mëparshme të Arbërit, prandaj në dokumente është quajtur “zot i gjithë
vendeve të Arbërit”.
Në vitet 60të të shek. XVI u krijua principata e Balshajve. Sundimtarë të saj ishin
Balsha I dhe më vonë tre djemtë e tij Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Territoret e
principatës së Balshajve shtriheshin nga Kotorri në veri e deri në Lezhë në jug. Në vitin
1369, Balsha II u martua me Komnenën, vajzën e despotit Andrea Muzaka. Nga kjo
martesë Balshajt u bënë zotë të Vlorës. Po atë vit Balshajt u kthyen në katolikë.
Në vitin 1371 Balshajt përfshinë nën zotërimet e tyre edhe një pjesë të mirë të
Kosovës. Në atë kohë Principata e Balshajve arriti shtrirjen më të gjerë territoriale nga
Tivari në Novobërdë dhe deri në Kostur e Vlorë. Nën Balshën II, Principata arriti kulmin
e fuqisë së saj. Ai e quante veten princ i Arbërisë.
Në gjysmën e dytë të shek. XIV edhe në Shqipërinë e Jugut u krijuan disa
principata, si ato të: Zenebishëve, Gjin Bua Shpatës dhe Pjetër Loshës.

II. 4. Kultura
Gjatë mesjetës, në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet tjera, pjesa më e madhe e
popullsisë në qytet dhe në fshat nuk dinin shkrim e lexim. Njerëz të shkolluar ishin
kryesisht vetëm klerikët. Vendet ku mësohej shkri-leximi ishin zakonisht kishat dhe

11
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

manastiret. Shkolla të tilla ka pasur pranë kishave në Durrës, Tivar, Berat dhe
manastireve të Rotecit (Tivar), Shën-Kollit (Sarandë) etj.
Deri më sot nuk kemi dokumente të shkruara në gjuhën shqipe para shek. XIV. Në
vitin 1332 kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljem Adami, shkruante: “Shqiptarët edhe pse
kanë një gjuhë më vete dhe krejt të ndryshme nga gjuha latine, në marrëdhëniet e
përditshme e në gjithë librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Por, dëshmia e parë
konkrete e shkrimit shqip mbetet “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga peshkopi i
Durrësit, Pal Engjëlli, në vitin 1462.

12
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

III. EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËDERBEUT


III. 1. Pushtimet osmane në Ballkan
Në vitin 1354, turqit osmanë filluan vërshimin e tyre në Ballkan, kurse në vitin
1371, ushtria e tyre fitoi mbi ushtritë e koalicionit ballkanik, në betejën e zhvilluar në
lumin Marica. Pas kësaj beteje, osmanët arritën të pushtonin disa territore në Gadishullin
Ballkanik dhe arritën deri në Manastir, Shkup, Nish etj.
Pushtimet e shpejta të osmanëve në Ballkan, i nxitën udhëheqësit ballkanikë që t’i
linin përkohësisht mënjanë grindjet midis tyre dhe të bashkoheshin kundër armikut të tyre
të përbashkët, shtetit osman. Në koalicionin ballkanik të udhëhequr nga princi serb Llazar
Hreblanoviç, të përbërë nga rreth 100.000 vetë, merrnin pjesë edhe personalitete të
shquara shqiptare, si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka etj.
Më 15 (28) qershor 1389, në betejën e zhvilluar në Fushë Kosovë, kundër
ushtrive osmane prej rreth 300.000 ushtarëve, të udhëhequr nga sulltan Murati I, luftuan
përkrahë njëri tjetrit: serbë, shqiptarë, boshnjakë, rumunë, bullgarë, të përkrahur edhe nga
aleatët e tyre: hungarezë, çekë, polakë etj. Në betejë mbetën të vrarë të dy udhëheqësit e
betejës, sulltan Murati I dhe Llazari.
Për popujt e Ballkanit kjo betejë përbënte edhe pikën kulmore të qëndresës së
përbashkët kundër pushtimit osman. Në të njëjtën kohë fitorja e forcave osmane në këtë
betejë shënonte një moment vendimtar në depërtimin e tyre në trevat ballkanike. Pas
kësaj beteje osmanët vazhdimisht i zgjeruan pushtimet e tyre në Ballkan.
Pushtimi i tokave shqiptare nga osmanët, u shoqërua me vendosjen e sistemit të
timarit, e cila solli edhe mjaft shkatërrime në vend. U rrënua jeta ekonomike në vend dhe
u shpronësuan zotërinjtë e mëparshëm të tokës. Të gjitha këto shkaktuan pakënaqësi të
madhe dhe një qëndresë të fuqishme. Qëndresa u shpreh në forma të ndryshme, si:
braktisje e vendbanimeve duke kaluar në vendbanime të papushtuara ose në vende tjera,
duke kundërshtuar me armë regjistrimet osmane e deri te organizimi i kryengritjeve të
armatosura

Sulltan Muratin I, e vrau luftëtari shqiptar Millosh Kopiliqi, i cili ishte nga Drenica.

13
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Kryengritjet antiosmane u udhëhoqën nga: Gjon Kastrioti, Gjergj Arianiti, Nikollë


Dukagjini, Andrea Topia, Depë Zenebishi etj.

III. 2. Kthimi i Gjergj Kastriotit në Shqipëri dhe


vënia e tij në krye të luftës çlirimtare
Kastriotët e kanë prejardhjen nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit. Gjatë gjysmës
së dytë të shek. XIV, gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, u vendos në krahinën e Dibrës
dhe filloi t’i zgjeroj zotërimet e tij. Por fuqizimin më të madh Principata e Kastriotëve e
arriti në fillim të shek. XV, nën drejtimin e babait të Skënderbeut, Gjon Kastriotit. Ajo
shtrihej në Shqipërinë e Mesme dhe përfshinte krahinën e Dibrës, Matit, Kurbinit dhe të
Ishmit. Në anën lindore Principata e Kastriotëve shtrihej deri në afërsi të Gostivarit, kurse
brenda saj hynte edhe qyteti i Prizrenit.
Gjon Kastrioti dhe Vojsava kishin nëntë fëmijë, katër djem dhe pesë vajza. Gjergj
Kastrioti ishte djali më i vogël i tyre. Ai lindi rreth vitit 1405 dhe kur ishte rreth 9 vjeç,
babai i tij u detyrua ta jepte atë peng në oborrin e sulltanit. Atje atij ia ndërruan emrin
duke e quajtur Skënder dhe për gati 10 vjet ndoqi shkollën ushtarake të iç-ogllanëve në
Edrene, ku u dallua për aftësi fizike dhe mendore. Pasi mbaroi shkollën me rezultate të
shkëlqyera, Gjergj Kastrioti u bë spahi. Ai u dërgua në fushata të ndryshme në Ballkan
dhe në Azi të Vogël. Për trimërinë e treguar, atij iu dha titulli bej dhe kështu u quajt
Skënderbeu. Në tetor 1443, trupat hungareze, të udhëhequra nga Janosh Huniadi, kaluan
Danubin dhe vazhduan marshimin drejt Jugut, në drejtim të viseve veri-lindore shqiptare.
Në betejën e zhvilluar më 3 nëntor 1443, në afërsi të Nishit, forcat osmane u shpartalluan.
Skënderbeu, i cili luftoi në këtë betejë në anën e osmanëve, mendoi se kishte ardhur
momenti i përshtatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për t’u vënë në krye të luftës për
çlirimin e tokave shqiptare.
Së bashku me disa bashkëluftëtarë shqiptarë, që morën pjesë në betejën e Nishit
dhe me të nipin Hamza Kastriotin (djali i Stanishës ), Skënderbeu u nis drejt Shqipërisë.
Para se të braktiste frontin, ai mori me forcë nga sekretari i vulës i sulltanit, që shoqëronte
bejlerbeun e Rumelisë, një fermanë të rremë, me të cilën urdhërohej qeveritari i Krujës t’i

Stanishi- ishte njëri nga vëllezërit e Skënderbeut.

14
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

dorëzonte Skënderbeut kështjellën. Fillimisht ai u ndal në Dibër, ku gjeti mbështetjen e


plotë të popullsisë dhe më pas vazhdoi drejt Krujës. Para autoriteteve osmane të Krujës,
Skënderbeu paraqiti fermanin me të cilin gjoja ishte riemëruar qeveritar i Krujës . Pasi
mori pa luftë Krujën, më 28 Nëntor 1443, në kalanë e saj, në vend të flamurit turk ngriti
flamurin e kuq të Kastriotëve me shkabën dykrerëshe.
Pas çlirimit të Krujës, luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu, arritën të
çlironin edhe disa kështjella të tjera, ato të Petrelës (afër Tiranës), të Gurit të Bardhë (në
Mat), të Stelushit e të Sfetigradit (në Dibër) etj. Për rrjedhojë u rimëkëmbë Principata e
Kastriotëve.
Nga vjeshta e vitit 1443 deri në pranverën e vitit 1444, pos Principatës së
Kastriotëve, u rimëkëmbën edhe Principatat e Dukagjinit, e Stres-Balshajve, e Zahariajve,
e Arianitëve, e Topiajve, e Muzakajve etj.
Nevoja për të krijuar një front të përbashkët kundërosman, bëri që udhëheqësit
shqiptarë të mbledhin në një Kuvend të përgjithshëm. Kuvendi u hapë më 2 mars 1444,
në katedralen e Shën Kolit në Lezhë. Krahas Skënderbeut, në Kuvend morën pjesë edhe
fisnikë të tjerë shqiptarë, si: Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë e Pal Dukagjini,
Gjergj Stres-Balsha, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, Pjetër Spani etj. Me gjithë
divergjencat që kishin midis tyre, udhëheqësit shqiptarë u shprehën për bashkimin e tyre
në luftën kundër pushtuesve të huaj.
Kuvendi vendosi të formonte një besëlidhje, e cila u bë e njohur me emrin
“Lidhja Shqiptare”, ose “Lidhja e Lezhës”, me kryetar të saj Skënderbeun. Kuvendi
vendosi gjithashtu të formohej një ushtri e përbashkët me komandant Skënderbeun. Për
mbajtjen e ushtrisë dhe përballimin e shpenzimeve të luftës, u vendos të krijohej një arkë
e përbashkët, në të cilën do të kontribuonin të gjithë bujarët shqiptarë.


Në vitet 1437-38, Skënderbeu mbajti detyrën e qeveritari të Krujës dhe pastaj u emërua sanxhakbej, diku
larg Shqipërisë.

15
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

III. 3. Fitoret e para të Skënderbeut dhe mbrojtja


e Krujës
Në pranverën e vitit 1444, i vetëdijshëm se osmanët shpejt do t’i ktheheshin
Shqipërisë, Skënderbeu i vuri vetes si detyrë që të mblidhte sa më tepër ushtarë për t’iu
kundërvënë me sukses sulmit të ushtrisë osmane.
Në qershor 1444, sulltan Murati II, dërgoi një ushtri prej 25.000 vetash për të
luftuar kundër Skënderbeut, dhe për të rikthyer sundimin mbi territoret shqiptare.
Skënderbeu e ndau ushtrinë e tij në tre pjesë. Në përleshjen e parë me forcat osmane,
Skënderbeu e tërhoqi ushtrinë e tij, për të krijuar përshtypjen tek kundërshtari se
shqiptarët ishin thyer. Kur komandanti osman mendoi se i kishte thyer shqiptarët, ai
bashkë me ushtrinë e tij e pa veten të rrethuar nga shqiptarët, të cilët kishin qenë të
fshehur në malet përreth. Ushtria shqiptare i shkaktoi një humbje të rëndë ushtrisë
osmane, çka bëri jehonë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në vjeshtën e vitit 1445 Skënderbeu arriti t’i shpartallonte edhe dy ushtri të tjera
osmane dhe në vitin 1447 shënoi fitore edhe mbi një ushtri tjetër osmane. Në vitin 1448,
në kohën kur shqiptarët luftonin kundër Venedikut, sulltan Murati II dërgoi një ushtri të
madhe kundër Shqipërisë. Skënderbeu, la një pjesë të ushtrisë të vazhdonte luftën kundër
Venedikut, kurse me pjesën tjetër u nis për në Sfetigrad, kështjella e së cilës ishte rrethuar
nga osmanët. Pas luftimesh të ashpra, osmanët pasi e kishin rrethuar kështjellën zbuluan
dhe prishën kanalin e furnizimit me ujë. Kjo i detyroi shqiptarët ta dorëzonin kështjellën.
Qëndresa e shqiptarëve, me në krye Skënderbeun, u bë pengesë për vazhdimin e
mëtejshëm të pushtimeve osmane drejt Evropës Qendrore. Prandaj, sulltan Murati II, në
vitin 1450, mblodhi një ushtri shumë të madhe, me qëllim që ta thyente përfundimisht
qëndresën shqiptare. Qëllimi kryesor i tij ishte pushtimi i Krujës, kryeqytetit të
Skënderbeut. Ushtria osmane e rrethoi Krujën, por nuk arriti ta pushtonte. Sulltan Murati
II u detyrua të largohej nga Shqipëria me disfatë dhe pas pak vdiq.

III. 4. Skënderbeu formon shtetin e pavarur


shqiptar

16
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Me kalimin e kohës, aleanca e krijuar në Lezhë, nuk ishte e mjaftueshme për


vazhdimin me sukses të luftës kundër Perandorisë Osmane. Të drejtat e gjera dhe
pavarësia që gëzonin bujarët shqiptarë përbënin pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të
luftës.
Për interesat e luftës, Skënderbeu filloi të mos i përfillte privilegjet e bujarëve të
veçantë. Ai filloi t’i bashkoj me shtetin e vet edhe zotërimet e feudalëve të tjerë shqiptarë.
Në disa raste atij i është dashur të përdorte edhe forcën kundër disa bujarëve, të cilët
refuzonin t’i bashkonin zotërimet e tyre me ato të shtetit të Skënderbeut. Megjithatë,
brenda shtetit të Skënderbeut, nuk u përfshinë të gjitha krahinat shqiptare. Dy nga bujarët
më të mëdhenj të vendit, Dukagjinët dhe Arianitët, ruajtën të drejtën si sundimtarë më
vete.
Shteti i Skënderbeut kishte karakter ushtarak. Ushtria ndahej në dy pjesë: në
ushtrinë e përhershme dhe në atë ndihmëse, që mobilizohej në kohë lufte. Krahas
ushtrisë, Skënderbeu i kushtoi rëndësi edhe politikës së jashtme. Aleatë të natyrshëm të
Shqipërisë ishin shtetet e Evropës Jug-lindore, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga
osmanët. Sidomos marrëdhënie mjaft të mira, Skënderbeu kishte me Hungarinë e
udhëhequr nga Janosh Huniadi, me Papatin dhe shtetin e Napolit. Por, shteti shqiptar
vendosi marrëdhënie edhe me Republikën e Venedikut, me Raguzën etj.

III. 5. Apogjeu i fitoreve të Skënderbeut


Pas vdekjes së sulltan Muratit II, në fronin osman hipi i biri i tij Mehmeti, i cili u
quajt sulltan Mehmeti II. Ai synonte të zgjeronte sundimin osman, si në Lindje ashtu dhe
në Perëndim. Por, që të realizonte këto synime, atij i duhej ta mposhtte ushtrinë shqiptare
të udhëhequr nga Skënderbeu. Prandaj, në vitin 1452, ai ndërmori, në të njëjtën kohë dy
ekspedita kundër Shqipërisë. Një vit më vonë ndërmori edhe një ekspeditë tjetër, por në
të gjitha dështoi.
Në vitin 1453, sulltan Mehmeti II arriti të pushtonte Kostandinopojën ,
kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, çka rriti mjaft famën e sulltanit.


Pas pushtimit të Kostandinopojës, osmanët ia ndryshuan emrin në Stamboll dhe e shpallën kryeqytet të
Perandorisë Osmane. Sulltan Mehmeti II, u mbiquajt Fatihu (Pushtuesi).

17
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në vitin 1455, Skënderbeu organizoi një sulm për ta çliruar Beratin, të cilin
osmanët ia kishin marrë më herët. Në këtë rast ushtria shqiptare u ndihmua edhe nga
aleatët napolitanë. Pasi rrethuan kështjellën, ushtria shqiptare dhe ajo napolitane të
udhëhequra nga Skënderbeu, e detyruan komandantin osman të kërkonte armëpushim,
prej 15 ditësh. Pas arritjes së armëpushimit, Skënderbeu u largua Berati, për të organizuar
një sulm kundër një kështjelle tjetër. Mirëpo, në ndërkohë një ushtri osmane prej 40.000
vetave, e sulmoi ushtrinë shqiptare që mbante të rrethuar kështjellën dhe i shkaktoi
disfatë asaj. Pas kësaj disfate, dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut,
Moisi Golemi dhe i nipi Hamza Kastrioti e tradhtuan atë dhe kaluan në anën e osmanëve.
Pas këtyre tradhtive, osmanët ndërmorën disa ekspedita kundër Shqipërisë, por, pësuan
disfata. Në njërën nga ato, Skënderbeu zuri rob Hamza Kastriotin.
Gjatë viteve 60të të shek. XV, sulltan Mehmeti II, ndërmori edhe disa fushata të
tjera kundër Shqipërisë, por, përsëri nuk arriti ta nënshtronte atë.
Në vitin 1468, Skënderbeu u sëmur, kurse ushtria shqiptare u detyrua të luftonte
pa komandantin e saj dhe megjithatë arriti të fitonte mbi osmanët. Por, pas pak ditësh, më
17 janar 1468, Skënderbeu vdiq në Lezhë, ku edhe u varros në kishën e Shën-Kollit.

III. 6. Vazhdimi i luftës kundër osmanëve dhe


rëndësia e epokës së Skënderbeut
Vdekja e Skënderbeut ishte humbje e madhe për popullin shqiptar. Djali i tij 13-
vjeçar, ishte tepër i ri për të udhëhequr luftën. Gruaja e Skënderbeut, Donika bashkë me
djalin e saj u largua për në Itali. Disa bujarë shqiptarë, që i humbën shpresat se do të
mund të ruanin pavarësinë, u larguan jashtë vendit, disa të tjerë u bashkuan me osmanët,
por një pjesë vazhduan rezistencën.
Në krye të forcave shqiptare, pas vdekjes së Skënderbeut u vu Lekë Dukagjini, i
cili në vitet e fundit kishte qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Për dhjetë vjet me
radhë, pas vdekjes së Skënderbeut, ushtria shqiptare arriti t’i përballonte sulmet osmane.
Vetëm në vitin 1478, osmanët arritën ta pushtonin kështjellën e Krujës, kurse një vit më
vonë edhe kështjellën e Rozafës në Shkodër. Me këto pushtime, osmanët arritën të

18
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

pushtonin të gjitha territoret, me përjashtim të disa qyteteve bregdetare, të cilat ishin nën
sundimin e Venedikut.
Qëndresa e shqiptarëve kundër ushtrisë osmane vazhdoi edhe pas vitit 1479,
megjithëse me një intensitet më të ulët.
Luftërat e vazhdueshme kundër ushtrive osmane, patën pasoja të rënda njerëzore
dhe materiale. Gjatë luftimeve disavjeçare, u vranë shumë njerëz dhe u shkatërruan e u
grabitën shumë pasuri. Një pasojë tjetër ishte shpërngulja masive e shqiptarëve jashtë
Shqipërisë. Në krahinat e Sicilisë dhe të Kalabrisë u vendosën rreth 100.000 shqiptarë, të
cilët themeluan rreth 100 fshatra me popullsi arbëreshe. Emigracioni masiv përfshiu gati
¼ e popullsisë, rreth 200.000 vetë.
Me gjithë rrjedhojat negative, lufta e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane,
gjatë shek. XV, përbënë ngjarjet m ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit
shqiptar. Ajo mbrojti lirinë për dhjetëvjeçarë të tërë dhe forcoi unitetin kombëtar të
shqiptarëve. Lufta forcoi ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Nën udhëheqjen e
Skënderbeut, shqiptarët për herë të parë arritën bashkimin e tyre politik.
Qëndresa e shqiptarëve kundër ushtrive osmane, pati rëndësi edhe për vendet tjera
të Evropës, pasi ajo pengoi vërshimin osman drejt Italisë dhe pjesës tjetër të Evropës.
Prandaj, kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në Evropë.
Skënderbeu, për 25 vjet arriti t’u bënte ballë sulmeve osmane dhe të ruante
pavarësinë e shtetit të tij.

19
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

IV. SHQIPTARËT NË SHEKUJT XVI-XVII


1. Autoktonia e shqiptarëve të Kosovës dhe
viseve të tjera
Në 100 vitet e fundit, historiografia sllave në përgjithësi dhe ajo serbe në veçanti,
kanë spekuluar në lidhje me të ashtuquajturën shpërngulje të madhe të serbëve nga
Kosova, në fund të shek. XVII dhe në gjysmën e parë të shek. XVIII.
Qarqet politike serbe janë përpjekur të sajojnë një mbështetje gjoja shkencore për
synimet dhe veprimet e tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare. Ata janë përpjekur të
argumentojnë se gjoja Kosova gjatë periudhës së mesjetës ka qenë e banuar nga serbët
dhe se ka qenë qendër e shtetit serb. Sipas tyre, pas luftërave austro-osmane, të viteve
1683-1699 një pjesë e popullsisë serbe, që mbajti anën e Austrisë, qenka tërhequr në Veri
dhe vendin e saj e paskan zënë shqiptarët e ardhur nga viset e brendshme të Shqipërisë së
sotme Veriore. Madje, autorët serbë dhe ato jugosllavë, në literaturën e tyre e kanë quajtur
Kosovën “Stara Srbija”.
E vërteta është se botimet e autorëve të shumtë serbë e jugosllavë, duke përfshirë
edhe Akademinë Serbe të Shkencave, nuk mbështeten mbi dokumente historike të asaj
kohe, por mbi material gojor të mbledhur në mënyrë tendencioze dhe në shumë raste të
sajuar nga vetë autorët. Kurse historiografia shqiptare dhe në mënyrë të veçantë studiuesit
Selami Pulaha, Muhamet Tërnava, Iljaz Rexha etj., si dhe studiues të huaj objektivë si
francezi Alen Dyselje etj., kanë vërtetuar në mënyrë shkencore dhe me dokumente të
shumta vazhdimësinë e jetës së popullit shqiptar në trojet e veta stërgjyshore, në ato troje
ku jeton edhe sot, pavarësisht nga pushtimet e huaja, nga lëvizjet e popullsisë, nga

20
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

copëtimi që u është bërë atyre padrejtësisht dhe nga dhuna e presionet asimiluese që janë
përdorur ndaj shqiptarëve.
Historikisht banorët e lashtë të Kosovës kanë qenë dardanët. Që nga autorët antikë
e deri te studiuesit e sotëm, dardanët janë konsideruar fis ilir. Po kështu është provuar
shkencërisht vazhdimësia iliro-shqiptare si në Kosovë, ashtu dhe në viset tjera shqiptare,
si dhe prania e mbizotërimi i popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë periudhës së pushtimit
serb në shek. XII-XV.
Pushtimi i gjatë serb dhe presioni i fuqishëm i shteti dhe i kishës serbe, që
shoqërohej edhe me kolonizimin e trojeve shqiptare nga sllavët, veçanërisht në Kosovë,
kanë bërë që hapësira shqiptare të vinte vazhdimisht duke u ngushtuar. Historiani i njohur
kroat, M. Shufllaj, pasi përmend përhapjen e gjerë të shqiptarëve në viset e Zetës dhe të
Malit të Zi, poh on se vendosja e sllavëve kishte rënë mbi popullin shqiptar si një sëpatë
që i kishte prerë në veri dhe në jug disa degë të trungut dhe e kishte ngushtuar brenda një
qarku më të vogël. Vetë burimet historike serbe dëshmojnë për praninë e vazhdueshme të
popullsisë shqiptare në Kosovë, gjatë sundimit serb. Kështu Kodi i ligjeve të Stefan
Dushanit i përmend shqiptarët- arbanasit banorë në këto troje. Praninë e shqiptarëve në
Kosovë dhe vise të tjera , gjatë periudhës së Mesjetës e vërteton, gjithashtu edhe
antroponimia thjeshtë shqip e përdorur në dokumentet kishtare serbe, si dhe pjesëmarrja
e gjerë e shqiptarëve në betejën e Kosovës (1389) kundër pushtuesve osmanë.
Dokumentacioni historik i periudhës pas pushtimit osman të Kosovës (në vitin
1455), jep të dhëna të shumta dhe bindëse se trevat e Rrafshit të Dukagjinit dhe të
Kosovës banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbët e ardhur në këto territore si
kolonistë dhe si shtresë sunduese gjatë pushtimit serb, përbënin një pakicë të
parëndësishme. Kështu toponimia e vendbanimeve dhe antroponimia që përmbajnë
regjistrimet e tokës dhe të popullsisë, të bërë nga pushtuesit osmanë gjatë shek. XV-XVI,
zhvleftësojnë përfundimisht mitet e historiografisë serbe dhe jugosllave për karakterin
gjoja të lashtë e të përhershëm serb të popullsisë së Kosovës dhe pikëpamjen e përhapur


Shprehja: Viseve të tjera, përdoret në kuptimin e territoreve të tjera shqiptare, të cilat ishin jashtë shtetit
shqiptar dhe jashtë territorit të sotëm të Republikës së Kosovës. Është fjala për territoret shqiptare në
Maqedoni, në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi.

Antroponimia- emrat e njerëzve.

Toponimia- emrat e vendeve.

21
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

prej saj se shqiptarët paskan ardhur vonë në Kosovë, në periudhën osmane, sidomos pas
shpërnguljeve gjoja masive të serbëve d.m.th. pas kryengritjeve të viteve 1690 dhe 1738.
Nga të dhënat e regjistrimit të Kosovës të bërë më 1455 del se shqiptarët banonin
në mënyrë masive në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Një numër i madh i tyre mbajnë
emra tipikë shqiptarë, si: Gjon, Gjin, Llesh etj., ose edhe emra sllavë, por që kanë pranë
cilësimin shqiptar-arbanas. Këta banorë të Kosovës dhe të viseve të tjera ishin të
besimit të krishterë, një pjesë e ritit katolik, por pjesa më e madhe e ritit ortodoks, e
lidhur administrativisht me Patrikanën e Pejës.
Duke vlerësuar gjendjen e rëndë të popullsisë shqiptare nën sundimin sllav,
kryepeshkopi i Tivarit Guljem Adam ka shkruar se shqiptarët “janë të shtypur nga
zgjedha e padurueshme dhe nga sundimi shumë i ashpër i prijësit të sllavëve, që është i
urryer dhe i neveritshëm për ta, sepse populli i tyre është i ngarkuar me taksa, kleri i tyre
ndiqet dhe përbuzet, peshkopët dhe priftërinjtë e tyre shpeshherë janë të lidhur me
zinxhirë, fisnikët e tyre dëbohen”.
Gjatë sundimit serb, në shek. XII-XV, shqiptarët autoktonë të Kosovës, nën
presionin fetar dhe politik të kishës dhe të shtetit serb, ishin të detyruar të merrnin emra
sllavë dhe, kur u çliruan nga ky presion, u kthyen menjëherë tek emrat shqiptarë të
gjyshërve e të stërgjyshërve të tyre, sepse tek ata nuk ishte shuar aspak ndjenja
kombëtare.
Dokumentacioni osman tregon se jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe
shqiptarët ortodoksë të trevave tjera shqiptare veriore dhe lindore kishin marrë emra
karakteristikë sllavë. Kështu, p.sh. sipas regjistrimit osman të qytetit të Kërçovës (në fund
të shek. XV), shqiptarët ortodoksë, ndonëse cilësohen arbanas, mbanin, në shumicën e
tyre, emra sllavë. Po kështu shqiptarët përdornin një antroponimi të përzierë shqiptaro-
sllave, ose emra shqiptarë me mbaresa karakteristike të serbishtes si -iç, -oviç etj., si p.sh.
Gjonoviç, Bushatoviç, Progonoviç etj. Edhe disa fshatra shqiptare, fqinje me Kosovën,
siç janë ato në trevat e Kurshumlisë e të Nishit, të cilat kishin si toponimi mbiemrat
arbanas ose arbanashka (si p.sh. fshatrat Arbanas, Arbanashka Petrila dhe
Arbanashka Brenica), banorët shqiptarë ortodoksë mbanin, në shumicën e tyre, emra të
sferës ortodokse sllave si Stojan, Andrija, Llazar etj.

22
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Antroponimia dhe toponimia sllave, që ndeshet tek një pjesë e banorëve dhe e
vendbanimeve në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare nuk mund të shërbej si kriter për të
përcaktuar karakterin etnik të popullsisë së atyre vendbanimeve. Emrat sllavë të
popullsisë shqiptare, të atyre territoreve, ishin pasojë e ndikimit të fuqishëm të faktorëve
social-politikë dhe fetar, kurse emrat sllav të vendbanimeve, ishin pasojë e pushtimit sllav
të tyre. Në territoret e pushtuara prej tyre, sllavët menjëherë pas pushtimit ua ndryshonin
emrat vendbanimeve. Kështu ka ndodhur jo vetëm me vendbanimet shqiptare, por edhe
me vendbanime tjera jo-sllave të Ballkanit.
Me interes është të theksohet se te popullsia shqiptare katolike dhe ortodokse u
përhap feja islame, kurse te minoriteti serb nuk ndodhi një gjë e tillë. Kjo shpjegohet me
faktin se ndikimi i Patrikanës së Pejës ishte mjaft i madh tek pakica ortodokse sllave,
kurse nga shqiptarët ajo shihej si institucion që u shërbente sunduesve të huaj serbë,
prandaj autoriteti i saj te shqiptarët ishte i dobët.
Dëshmi tjetër e rëndësishme për autoktoninë dhe mbizotërimin e shqiptarëve në
Kosovë janë burimet historike për popullsinë e qyteteve të Kosovës, në shek. XVI. Të
dhënat e regjistrimeve osmane, të gjysmës së dytë të shek. XVI, tregojnë se popullsia, në
qytete të tilla, si: Peja, Prizreni, Vushtrria dhe Prishtina e marrë së bashku, ishte
islamizuar në masën 65%, kurse popullsia e Novobërdës, e Trepçës dhe Janjevës, e marrë
së bashku ishte islamizuar në masën 25%. Nuk ka dyshim se popullsia e islamizuar ishte
shqiptare.
Përveç popullsisë shqiptare të islamizuar, që përbënte shumicën, në qytetet e
Kosovës kishte edhe mjaft banorë të tjerë shqiptarë të besimit katolik, të cilët dalloheshin
qartë nga emrat thjeshtë shqip si Pal, Gjon, Dedë, Dodë, Kolë etj. Me antroponimi të tillë
në qytetet e Prizrenit, të Janjevës, të Trepçës dhe të Novobërdës ishin të regjistruar 17,5%
e kryefamiljarëve të krishterë.
Meqë qytetet ishin të banuara në shek. XVI thuajse krejtësisht nga shqiptarë, aq
më pak mund të bëhet fjalë për popullsi serbe në vendbanimet fshatare të Kosovës, ku
kolonizimi serb kishte qenë më i dobët.
Historiografia serbe ka propaganduar se pas luftërave austro-osmane të fundit të
shek. XVII, qeveria osmane, pas shpërnguljes së serbëve ka sjellë në Kosovë dhe në viset
tjera shqiptare, popullsi nga Shqipëria e sotme Veriore. Mirëpo, burimet historike të

23
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

kohës nuk bëhet fjalë për ndonjë lëvizje të popullsisë shqiptare për në Kosovë dhe viset
tjera nga territoret e brendshme malore, si Mirdita, Dukagjini e Malësia e Mbishkodrës.
Në të kundërtën burimet historike dëshmojnë se shek. XV-XVI nuk ka pasur mundësi
demografike për lëvizje të tilla. Numri i shtëpive që kishin gjithsej malësitë e Shqipërisë
së Veriut, nga pretendohet se shqiptarët lëvizën për në Kosovë, arrinte në 2014 shtëpi dhe
ato përbënin më pak se 1/7 e numrit të shtëpive që kishte vetëm sanxhaku i Vushtrrisë.
Edhe sikur gjithë popullsia e malësive të kishte lëvizur, gjë që është e pamundur, nuk do
të arrinte të ndryshonte karakterin etnik të popullsisë së Kosovës, në rast se ajo do të
kishte qenë krejtësisht serbe.
Një burim tjetër i rëndësishëm historik që provon falsitetin e tezës serbe, është
dokumentacioni austriak. Në dokumentet e komandës austriake, në memorialin mbi
Shqipërinë të datës 1 prill 1690 të gjeneralit Marsiglit, anëtar i Shtabit të ushtrisë
austriake, në letrat e vikarit katolik të Shkupit, Thoma Raspasarit, që zëvendësoi Pjetër
Bogdanin, dëshmohet se: “Prizreni ishte kryeqytet i Shqipërisë”, se “Peja e Shkupi
përfshiheshin në Shqipëri” se në viset e Kosovës flitej gjuha shqipe. Vetë perandori i
Austrisë, Leopoldi I, kur ushtritë e tij hyjnë në Kosovë, theksonte se ato luftonin në
Shqipëri etj. Pjetër Bogdani cilësohej “arkipeshkv i Shqipërisë” dhe peshkopata e Shkupit
si peshkopatë e përfshirë në Shqipëri. Gjithashtu, dokumentet austriake dëshmojnë për
një numër të madh kryengritësish shqiptarë vendas (mbi 10.000 vetë), që u bashkuan me
ushtrinë austriake në vitin 1689.
Të dhënat e mësipërme dëshmojnë se shqiptarët në Kosovë dhe në viset tjera janë
autoktonë dhe se nuk ka pasur shpërngulje të madhe serbe apo deserbizim të Kosovës.

2. Arsimi, kultura dhe feja në Shqipëri


Me përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë, kryesisht priftërinjve katolikë të arsimuar
në Itali, gjatë shek. XVII u hapën disa shkolla fillore, ku mësimet e para jepeshin në
gjuhën shqipe. Shkolla të tilla u hapën në vitin 1632 në Kurbin të Krujës, në vitin 1638 në
Pdhanë të Lezhës (afër lumit Mat), si dhe Shkodër, në Velë të Mirditës, në Janjevë të
Kosovës etj. Edhe në shkollën e mesme, që u çel në Blinisht të Zadrimës në vitin 1639,
në fillim jepeshin disa mësime në gjuhën shqipe.

24
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Sunduesit osmanë nuk i panë me sy të mirë ato shkolla dhe morën masa për
ndalimin e tyre, duke mbyllur shkollat. Por mësuesit klerikë e zhvilluan fshehurazi
mësimin shqip.
Në shek. XVI-XVII, u zhvillua edhe letërsia e vjetër shqipe. Ndër autorët më të
njohur ishin: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pal Hasi, Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani, Lukë
Bogdani, Pjetër Mazreku etj. Në vitin 1555, dom Gjon Buzuku botoi në gjuhën shqipe
“Mesharin”, pjesë nga liturgjia e kishës katolike, i cili është edhe libri i parë në gjuhën
shqipe, i njohur deri më sot.
Kur u vendos sundimi osman në trojet shqiptare, popullsia u përkiste dy riteve
fetare: katolik dhe ortodoks. Pas pushtimit të Shqipërisë nga ana e Perandorisë Osmane,
në viset shqiptare filloi të përhapej edhe besimi mysliman. Fillimisht fenë e re e pranoi
një pjesë e aristokracisë shqiptare, por më vonë islamizmi u përhap edhe qytetet
shqiptare, që ishin qendra administrative dhe ushtarake. Në zonat fshatare, deri në fund të
shek. XVI, islamizmi u përhap me ritme shumë të ngadalshme. Gjatë shek. XVII, rreth
2/3 e popullsisë shqiptare kaluan në fenë islame.
Në fund të shek. XVII, u përhapën emrat e rinj kombëtarë shqiptar dhe Shqipëri.
Emrat e mëparshëm kombëtar arbër dhe Arbëri vazhduan të përdoreshin vetëm nga
arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë.

25
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

V. LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878-1881)


V. 1. Fillimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe
etapat e zhvillimit të saj
Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte një lëvizje e gjerë politike e kulturore që
synonte çlirimin e të gjitha tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm të
pavarur, si dhe zhvillimin e gjuhës, të arsimit dhe të kulturës kombëtare. Ajo përfshiu një
epokë të tërë historike që filloi në vitet 30të të shek. XIX dhe përfundoi me 28 nëntor
1912, me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rilindja Kombëtare Shqiptare ndahet në katër faza:
1. Faza e parë përfshinë periudhën nga vitet 30 të të shek. XIX dhe vazhdon deri në
vitin 1878. Kjo periudhë karakterizohet nga kryengritjet antiosmane dhe përpjekjet e
rilindësve të parë për përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe. Njëri ndër rilindësit e parë
ishte Naum Veqilharxhi. Ai iu përkushtua punës për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.
Në vitin 1844, N. Veqilharxhi botoi në Rumani “Evetarin”, një abetare e vogël, e cila
përbënte dhe abetaren e parë në gjuhën shqipe. Një vit më vonë ai botoi një abetare të re
të titulluar “Fare i ri evetar shqip”. Naum Veqilharxhi ishte një mendimtar i shquar
iluminist dhe hyri në histori edhe si ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Mendimtarë të tjerë të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishin edhe:
Jeronim de Rada (arbëresh nga Kalabria), një nga figurat më të shquara të letërsisë
arbëreshe dhe të lëvizjes atdhetare shqiptare; Thimi Mitkoja, u përpoq të hapte në Korçë
një shkollë shqipe. Rilindës të tjerë të shquar ishin edhe: Konstandin Kristoforidhi,
Pashko Vasa, Hasan Tahsini etj.

26
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

2. Faza e dytë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare përfshinë periudhën e viteve


1878-1881. Gjatë këtyre viteve veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
3. Faza e tretë përfshinë periudhën nga viti 1881 dhe shkon deri në vitin 1908.
Gjatë kësaj kohe u hapën shkollat e para laike kombëtare. Shkolla e djemve në Korçë
ose Mësonjëtorja shqipe e Korçës, ishte shkolla e parë laike shqipe, e hapur më 7 mars
1887, në qytetin e Korçës. Shkollë tjetër ishte Shkolla e vajzave e hapur gjithashtu në
Korçë. Ajo ishte e para shkollë laike për vajza, në gjuhën shqipe, e themeluar më 23 tetor
të vitit 1891 nga Gjerasim Qirjazi.
Gjatë periudhës së tretë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u themelua dhe veproi
Lidhja e Pejës. Më 23 janar 1899 u mblodh në Pejë një kuvend i madh, ku morën pjesë
rreth 500 veta. Kuvendi i vazhdoi punët 6 ditë dhe aty u formua Lidhja e re shqiptare, e
cila u quajt Lidhja e Pejës ose Besa-Besë. Kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka, i cili drejtoi
edhe punët e Kuvendit. Lidhja e Pejës i shtroi vetes si detyrë kryesore të luftonte kundër
çdo përpjekje të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi për copëtimin e tokave
shqiptare. Gjatë vjeshtës së vitit 1899, Lidhja e Pejës filloi luftën kundër administratës
osmane, për ta zëvendësuar atë me administratë shqiptare. Veprimet e armatosura kundër
autoriteteve osmane vazhduan deri në maj të vitit 1900, kur forcat osmane arritën ta
shtypnin atë.
Në mars të vitit 1899, njëri nga rilindësit tanë më të shquar, Sami Frashëri, botoi
veprën e njohur “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”. Në të Samiu jo vetëm
përshkruante gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin shqiptarët dhe rreziqet që u
kanoseshin nga armiqtë e jashtëm, por tregonte edhe rrugët që duhej të ndiqte populli


Në atë shkollë të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Ajo u shndërrua në një vatër të edukimit dhe
ngritjes së vetëdijes kombëtare. Lëndët mësimore që mësoheshin atje ishin: shkrim, këndim, gjuhë shqipe,
gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë etj. Drejtuesit e saj ishin veprimtarët më të
shquar shqiptarë, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj. Mësonjëtorja
funksionoi 15 vite, derisa e mbyllën autoritetet osmane, më 1902. Ajo do të rihapet, më 1909, pas shpalljes
së Kushtetutës dhe do të mbyllet përsëri në maj 1910. Në përkujtim të saj 7, Marsi është shpallur “Dita e
Mësuesit”.

Hapja e kësaj shkolle ishte bërë e mundur si rezultat i pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj. Që
në vitin e parë të funksionimit të shkollës, ajo numëronte 27 nxënëse të besimeve të ndryshme. Në vitet e
mëvonshme shkolla numëronte, çdo vit 30-50 nxënëse. Në vitin 1910 kur autoritetet osmane goditën rëndë
Lëvizjen Kombëtare dhe mbyllën të gjitha shkollat shqipe, Shkolla e vajzave në Korçë, e cila gëzonte
mbrojtjen amerikane, ishte e vetmja shkollë laike shqiptare që funksiononte në Shqipëri.

27
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

shqiptar dhe Lëvizja e tij Kombëtare. Samiu shtronte nevojën e sigurimit, në fillim të
autonomisë, e pastaj të pavarësisë së plotë të Shqipërisë.
4. Faza e katërt e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, fillon në vitin 1908, me triumfin
e Revolucionit xhonturk dhe përfundon me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në
nëntor 1912. Gjatë kësaj faze u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor
1908), Kongresi i Elbasanit (2-8 shtator 1909); u hap Shkolla Normale Shqipe në
Elbasan, më 1 dhjetor 1909, si dhe u zhvilluan katër kryengritje, në vitet 1909, 1910,
1911 dhe 1912. Më 28 nëntor u Shpall Pavarësia e Shqipërisë.

V. 2. Kriza Lindore e viteve 70të dhe rreziku i


copëtimit të tokave shqiptare
Në vitin 1844, kryeministri grek, Janis Koletis shpalli programin e tij të njohur me
emrin “Megali Ideja” (Ideja e Madhe), i cili synonte të krijonte një shtet të madh grek.
Sipas “Megali Idesë”, brenda kufijve të shtetit grek do të përfshiheshin të gjitha territoret
shqiptare që shtriheshin në Jug të lumit Shkumbin. Ky program gjeti mbështetje edhe te
Patrikana e Stambollit.
Po në vitin 1844, ministri i Jashtëm serb Ilija Garashanin shpalli programin e
njohur me emrin “Naçertania” (Projekti), e cila synonte që principatën e vogël serbe ta
shndërronte në një shtet të madh jugosllav. Brenda këtij shteti parashikohej të
përfshiheshin edhe territoret shqiptare në Veri të lumit Shkumbin.
Në vitin 1875 shpërtheu një kryengritje në Hercegovinë dhe më pas edhe në
Bosnjë. Në vitin 1876 shpërtheu një kryengritje tjetër në Bullgari , por Porta e Lartë
arriti t’i shtypte ato. Menjëherë pas tyre Serbia dhe Mali i Zi të nxitura nga Rusia i
shpallën luftë Perandorisë Osmane. Por as kjo luftë nuk pati sukses. Prandaj, Rusia filloi
përgatitjet për të hyrë vet në luftë kundër Perandorisë Osmane.
Në pranverë të vitit 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftë Perandorisë Osmane.
Ushtria osmane nuk qe në gjendje ta përballonte sulmin e ushtrisë ruse, e cila arriti të
depërtonte thellë në territoret e Perandorisë Osmane. E ndodhur në një situatë të vështirë
Porta e Lartë e nënshkroi, në fillim armëpushimin e Edrenesë më 31 janar 1878 dhe më 3


Territoret e Hercegovinës, të Bosnjës dhe të Bullgarisë, në atë kohë ishin nën sundimin osman.

Porta e Lartë quhej qeveria e Perandorisë Osmane.

28
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

mars 1878 Traktatin e Shën Stefanit. Sipas Traktatit, Perandorisë Osmane i shkëputej
pjesa më e madhe e territoreve ballkanike. Parashikohej krijimi i një Bullgarie autonome
me kufij shumë të gjerë, do të përfshinte brenda vetes edhe disa territore shqiptare .
Serbia do të aneksonte viset veriore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi do
të merrte viset veriore dhe veri-perëndimore shqiptare . Si rrjedhim territoret shqiptare do
të ndaheshin midis katër shteteve të huaja: Perandorisë Osmane, Bullgarisë, Serbisë dhe
Malit të Zi.
Traktati i Shën Stefanit kundërshtohej nga Fuqitë e tjera të Mëdha, të cilat
kërkonin rishikimin e tij në një Kongres Ndërkombëtar, i cili u vendos të mbahej në
Berlin, në qershor 1878.

V. 3. Kuvendi i Prizrenit dhe formimi i Lidhjes


Shqiptare
Pezullimi i Traktatit të Shën Stefanit deri në mbajtjen e Kongresit të Berlinit u
jepte atdhetarëve shqiptarë kohë për të organizuar më mirë qëndresën politike e ushtarake
dhe për t’u përgatitur t’i bënin ballë rrezikut të copëtimit të atdheut.
Në rrethanat e mësipërme, atdhetarët shqiptarë vendosën të formonin një lidhje të
përgjithshme kombëtare, në të cilën do të përfshiheshin shqiptarët pavarësisht nga
krahina, feja dhe gjendja e tyre shoqërore.
Kuvendi për formimin e Lidhjes u vendos të mbahej në Prizren. Prandaj, që më 4
qershor 1878, në atë qytet filluan të vijnë delegatët e parë shqiptarë. Më 10 qershor 1878,
filloi punimet Kuvendi i Përgjithshëm, nën drejtimin e Iljaz pashë Dibrës. Vendimet më të
rëndësishme të Kuvendit ishin: formimi i një Lidhje me karakter politik e ushtarak, duke
u quajtur në fillim thjeshtë Lidhja e Prizrenit; u vendos të njoftohej Kongresi i Berlinit, që
do të mblidhej më 13 qershor, që ai të mos u jepte shteteve fqinje asnjë pjesë nga tokat
shqiptare, pasi shqiptarët ishin të vendosur të kundërshtonin një gjë të tillë edhe me luftë;
Lidhja do të kishte forcat e saj të armatosura vullnetare, të pavarura nga Porta e Lartë;


Bullgaria do të merrte këto qytete shqiptare: Korçën, Pogradecin, Ohrin, Manastirin, Strugën, Dibrën,
Kërçovën, Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Kaçanikun etj.

Mali i Zi do të aneksonte: Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin Vermoshin, Trepshin,
Tuzin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën

29
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

vendim tjetër i rëndësishëm ishte shpallja, sipas zakonit tradicional, i një bese të
përgjithshme.
Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj drejtuese. Organ
ligjvënës do të ishte Këshilli i Përgjithshëm, me në krye Iljaz pashë Dibrën, kurse organ
ekzekutiv do të ishte Komiteti Qendror, ku bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi,
Haxhi Shabani etj.
Më 2 korrik u miratua Kanuni i ri. Në të thuhej se Lidhja e Prizrenit do të
luftonte për të drejtat kombëtare të Shqipërisë dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte
vetëm në trojet shqiptare. Kanuni i ri i jepte Lidhjes të drejtë që të kishte degët e saj në
qendra të ndryshme të Shqipërisë, të shpallte mobilizimin ushtarak, të mblidhte për
nevojat e veta buxhetore një sërë taksash, të kishte gjyqe të veçanta etj.
Tre ditë pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit, më 13 qershor, në Berlin i filloi
punimet Kongresi i Berlinit. Në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha
(Britani e Madhe, Austro-Hungari, Gjermani, Francë, Itali dhe Rusi). Shtetet ballkanike u
ftuan vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre, kurse shqiptarët nuk u ftuan fare.
Kongresi i Berlinit i përfundoi punimet më 13 korrik të vitit 1878. Në të u vendos
që të pakësoheshin përfitimet politike të Rusisë dhe përfitimet territoriale të shteteve
ballkanike. Bullgarisë nuk do t’i jepeshin toka shqiptare, Serbia do të merrte krahinat
Pirotit, të Vranjës dhe të Nishit. Malit të Zi i jepeshin krahinat e Tivarit, Podgoricës,
Plavës, Gucisë, Rugovës dhe Kolashinit. Greqisë, Kongresi parashikonte t’i jepeshin disa
toka shqiptare në Çamëri.

V. 4. Përpjekjet e Lidhjes së Prizrenit për


formimin e shtetit shqiptar
Në kushtet e rrezikut të copëtimit të tokave shqiptare nga shtetet fqinje,
udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i vunë vetes si detyrë të luftonin për
autonominë e Shqipërisë në kuadër të shtetit osman. Fillimisht ata kërkuan krijimin e një
vilajeti të vetëm shqiptar, në vend të katër vilajeteve ekzistuese . Lidhja e Prizrenit

Më 17 qershor 1878, delegatët turkomanë paraqitën një projekt-program të njohur me emrin Kararname
(Libri i vendimeve). Megjithëse ai nuk mori shumicën e votave në Kuvend, përkrahësit e tij e shpallën të
miratuar Kararnamenë. Në të shprehej besnikëria ndaj sulltanit. Prandaj lindi nevoja të miratohej një
program i ri.

Katër vilajetet shqiptare ishin: i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës.

30
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

kundërshtoi vendimet e Kongresit të Berlinit për dhënien e tokave shqiptare shteteve


fqinje. Udhëheqësit e Lidhjes filluan përgatitjet për të kundërshtuar me armë zbatimin e
vendimeve të Kongresit.
Në shtator 1878, forcat shqiptare zhvilluan luftime kundër atyre osmane, të cilat
kërkonin nga shqiptarët të mos kundërshtonin dhënien e Plavës dhe të Gucisë shtetit
malazez. Pasi forcat osmane pësuan disfatë, u vendos që çështja e dorëzimit të Plavës dhe
Gucisë, të shtyhej për më vonë.
Më 1 nëntor 1878, Lidhja e Prizrenit mbajti një Kuvend në Dibër, nën drejtimin e
Iljaz pashë Dibrës. Aty u morën disa vendime të rëndësishme:
a) formimi i një vilajeti të Shqipërisë, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha tokat
shqiptare;
b) njohja e gjuhës shqipe nga nëpunësit e këtij vilajeti;
c) zhvillimi i arsimit dhe futja e gjuhës shqipe nëpër shkolla;
ç) krijimi i një kuvendi të madh që do të zbatonte reforma në Shqipëri;
d) përdorimi i një pjese të buxhetit të këtij vilajeti për arsimin dhe ndërtimet
botore në Shqipëri.
Në pranverë të vitit 1879, Lidhja e Prizrenit u forcua më tej. Në çdo krahinë
shqiptare ajo i ngriti degët e saj. Lidhja kishte formuar edhe forcat e armatosura të saj.
Përveç ushtrisë ajo kishte krijuar në mjaft krahina organe kushtetore të veçanta nga ato të
administratës osmane.
Në vjeshtën e vitit 1879, në një kuvend të përgjithshëm të mbajtur në Prizren, u
shpreh mendimi se Lidhja duhej të kërkonte jo si më parë krijimin e një vilajeti shqiptar,
por të një principate shqiptare ose një republike shqiptare. Kuvendi zgjodhi Këshillin e
Përgjithshëm të Lidhjes, me kryetar Ymer Prizrenin.

V. 5. Lufta e Lidhjes së Prizrenit për ruajtjen e


tërësisë së tokave shqiptare
Në dhjetor 1879, Mali i Zi vendosi të pushtonte me ushtrinë e tij tokat shqiptare,
të cilat i ishin dhënë atij me vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftimet e zhvilluara në
mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, forcat shqiptare të udhëhequra nga Ali pashë Gucia, fituan
mbi ato malazeze. Por, Mali i Zi nuk hoqi dorë nga marrja e Plavës dhe Gucisë, prandaj

31
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

në fillim të janarit 1880, sulmoi për herë të dytë forcat shqiptare të cilat ishin vënë në
mbrojtje të krahinave të mësipërme. As kësaj here malazezët nuk patën sukses, prandaj iu
drejtuan për ndihmë Fuqive të Mëdha.
Fuqitë e Mëdha vendosën të rishikonin vendimin e tyre dhe në vend të Plavës dhe
Gucisë vendosën që Malit të Zi t’i jepeshin Hoti, Gruda dhe një pjesë e Kelmendit, të
banuara gjithashtu nga shqiptarë. Ato menduan se, meqë këto krahina ishin të banuara
nga shqiptarë katolikë dhe jo myslimanë, ata nuk do ta kundërshtonin bashkimin me
Malin e Zi ortodoks. Por, ky vendim u kundërshtua nga shqiptarët njësoj si edhe vendimi
i mëparshëm. Në Shkodër, u mbajt një miting i madh në mbrojtje të Hotit dhe Grudës.
Ditën e mitingut 1.500 vullnetarë u nisën në mbrojtje të krahinave të mësipërme. Forcat
shqiptare të udhëhequra nga Hodo Sokoli, në prill 1880 u shkaktuan disfatë forcave
malazeze dhe Cetina as këtë herë nuk arriti të pushtonte toka shqiptare. Atëherë Fuqitë e
Mëdha vendosën që në vend të Hotit dhe Grudës, Malit të Zi t’i jepej qyteti i Ulqinit me
rrethinë.
Në pranverën e vitit 1880, kur marrëdhëniet midis Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe Portës së Lartë u acaruan edhe më shumë për çështjen e Ulqinit, përfaqësuesit e
Britanisë së Madhe dhe të Austro-Hungarisë u premtuan drejtuesve të Lidhjes se po të
mos kundërshtonin dhënien e Ulqinit, Malit të Zi, do t’u jepeshin shqiptarëve të drejta
autonomiste. Por, drejtuesit e Lidhjes nuk u besuan tyre premtimeve.

V. 6. Formimi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare


Që nga qershori i vitit 1880, Fuqitë e Mëdha kërkuan nga Porta e Lartë t’ia
dorëzonte Ulqinin, Malit të Zi, duke përdorur edhe armët kundër shqiptarëve.
Forcat vullnetare shqiptare rrethuan Ulqinin, e shtinë në dorë dhe deklaruan se do
ta mbronin deri në fund. Por, Fuqitë e Mëdha u kërkuan në formë ultimatumi shqiptarëve
që ta dorëzonin qytetin. Me gjithë kërcënimet forcat shqiptare nuk pranuan të tërhiqeshin.
Atëherë kundër forcave shqiptare luftuan forcat osmane dhe epërsia numerike e këtyre të
fundit, bëri që ushtria osmane të hynte në qytet dhe t’ia dorëzonte atë Malit të Zi.
Në fillim të vitit 1881, udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit organizuan një kuvend
të jashtëzakonshëm në Prizren. Kuvendi, Komitetin Kombëtar të Lidhjes e shpalli Qeveri


Cetina në atë kohë ishte kryeqytet i Malit të Zi.

32
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

të Përkohshme. Në qeveri bënin pjesë Ymer Prizreni (kryetar), Shuaip Spahiu


(nënkryetar), Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi etj., (anëtarë).
Qeveria e Përkohshme e Prizrenit organizoi menjëherë forcat e rregullta ushtarake
dhe ngriti administratën e re shqiptare në viset që po çliroheshin. Repartet e qeverisë
shqiptare, të komanduara nga Sulejman Vokshi çliruan gjatë janarit 1881 gjithë Kosovën,
si dhe Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën etj. Autoriteti i qeverisë së Prizrenit shtrihej
edhe në krahinat tjera të vendit.
Nga fundi i marsit 1881, qeveria osmane filloi një ekspeditë të madhe ushtarake
kundër qeverisë shqiptare. Fillimisht u pushtua Shkupi, kurse pas dy javësh, iu drejtuan
Kosovës. Më 7 prill u zhvillua beteja e parë në Grykën e Kaçanikut. Pas Kaçanikut,
forcat osmane pushtuan edhe Ferizajn etj. Më 23 prill 1881, osmanët pushtuan Prizrenin
dhe me këtë rast mori fund Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Lidhja e Prizrenit ka rëndësi të madhe, pasi ajo pati një shtrirje territoriale
mbarëshqiptare, krijoi një front luftarak për gjithë popullin shqiptar pa dallime fetare e
shoqërore, ajo përpunoi një platformë kombëtare të plotë me kërkesa politike, ekonomike
e kulturore. Lidhja e Prizrenit jo vetëm që kërkoi e luftoi për krijimin e shtetit shqiptar,
por arriti të formonte edhe Qeverinë e Përkohshme.
Me rëndësi të madhe është edhe lufta e armatosur dhe ajo diplomatike që zhvilloi
Lidhja për mbrojtjen e territoreve shqiptare në Veri dhe Jug.

33
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

VI. SHQIPTARËT NË VITET 1908-1912


VI. 1. Shqiptarët dhe turqit e rinj
Interesi i përbashkët në luftën kundër regjimit absolutist të sulltan Abdyl Hamitit
II dhe ndërhyrjes së huaj, bëri që shqiptarët të bashkëpunonin me turqit e rinj
(xhonturqit). Madje, shumë nga atdhetarët shqiptarë, si Ibrahim Temo etj., ishin ndër
nismëtarët e lëvizjes xhonturke. Ismail Qemali, Dervish Hima dhe të tjerë, bashkëpunuan
në periudha të caktuara me xhonturqit.
Turqit e rinj synonin të vendosnin një regjim kushtetues dhe të zbatonin disa
reforma që ta forconin Perandorinë Osmane përballë ndërhyrjeve të shteteve të huaja.
Atdhetarët shqiptarë që bashkëpunuan me ta menduan, se me rivendosjen e Kushtetutës
do t’i hapej rruga edhe plotësimit të të drejtave kombëtare të popullit shqiptar.
Turqit e rinj për të siguruar mbështetjen e popujve të nënshtruar, premtuan se do
t’u njihnin atyre dhe disa të drejta kombëtare.
Nga mesi i qershorit 1908, në Kosovë nisi një revoltë e fuqishme kundër politikës
fiskale të qeverisë osmane. Përfaqësues të viseve të Kosovës filluan të mblidhen në
Ferizaj. Tubimi i Ferizajt u shndërrua në një kuvend masiv. Përfaqësues të komitetit
xhonturk nga Shkupi shpejtuan të ndikonin dhe të mbizotëronin politikisht pjesëtarët e
kuvendit. Mirëpo, programi xhonturk nuk përputhej tërësisht me kërkesat e popullit
shqiptar. Prandaj, atdhetarët shqiptarë, si Nexhip Draga, Bajram Curri etj., u përpoqën t’i
drejtonin masat e revoltuara drejt kërkesës për realizimin e autonomisë së Shqipërisë.

34
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në ditët e para të muajit korrik, filluan të dalin në mal çeta të armatosura, duke
nisur me çetën e Resnjës, të Ohrit, të Kërçovës, të Grebenesë etj., të komanduar nga
oficerë shqiptarë, si kapiten Ahmet Njazi Resnja etj. Ushtarët dhe repartet ushtarake
osmane në Ballkan, kryesisht shqiptarë, filluan të simpatizonin në masë kryengritjen
antiqeveritare. Gjendja u acarua mjaft. Pallati i sulltanit dhe Porta e Lartë ishin të
pafuqishëm t’i bënin ballë gjendjes së krijuar. Më 20 korrik, përfaqësuesit e 20.000
shqiptarëve të armatosur i dërguan një telegram sulltanit, me anë të të cilit n emër të
popullit të Kosovës, kërkohej në mënyrë ultimative shpallja e kushtetutës dhe mbledhja e
parlamentit. Vendosja e regjimit kushtetues u quajt si mjet për përballimin e
arbitrariteteve të administratës së sulltanit dhe të ndërhyrjes së huaj. Bazuar në premtimet
e xhonturqve, një masë e tillë u konsiderua, gjithashtu, dhe si hap drejt plotësimit të
kërkesave kombëtare të shqiptarëve. Sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua të shpallte, më 23
korrik 1908, Kushtetutën. Kjo shënoi fitoren e revolucionit xhonturk. Por, ajo nuk
plotësoi kërkesat autonomiste të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Gjatë manifestimeve masive të organizuara me rastin e rivendosjes së Kushtetutës
rrethet atdhetare shqiptare shpalosën kërkesat e tyre autonomiste. 4.000 shqiptarë, të cilët
kishin kontribuar në fitoren e revolucionit xhonturk, ngulën këmbë që të shkonin në
mitingun e Shkupit që organizohej me këtë rast. Ata do të shkonin atje “për të kërkuar
autonominë e Shqipërisë, me qendër Shkupin dhe administrimin mbi bazën e të drejtës
zakonore”.
Shqiptarët që kërkonin të shkonin në Shkup, u shpërndanë vetëm pasi morën,
fillimisht, premtime se xhonturqit do të përmirësonin rrënjësisht arsimin në Shqipëri me
anë të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe.

VI. 2. Zgjerimi i veprimtarisë arsimore dhe


kulturore brenda vendit
a) Veprimtaria e klubeve- Shqiptarët e pritën me gëzim dhe
shpresë shpalljen e Kushtetutës ose të Hyrijetit (lirisë), siç u quajt atëherë. Ata shpresonin
të siguronin, sipas premtimeve, të paktën lirinë politike dhe barazinë para ligjit.
Megjithatë, rrethet atdhetare, shpejt e kuptuan se ekzistonte një dallim i madh midis asaj
çka ishte premtuar nga xhonturqit dhe kërkesave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

35
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Programi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, jo vetëm që ishte i ndryshëm nga ai xhonturk,


por ishte edhe i kundërt me atë. Xhonturqit synonin ta forconin Perandorinë Osmane,
duke përqendruar edhe më tej pushtetin qendror dhe, duke ruajtur sundimin mbi popujt
jo-turq të Perandorisë. Por, në fillim, për sa kohë ata nuk e kishin forcuar ende pushtetin e
tyre, xhonturqit bënë disa lëshime dhe përkohësisht u njohën disa të drejta popujve të
shtypur.
Atdhetarët shqiptarë i shfrytëzuan liritë e kufizuara dhe mundësitë ligjore që u
krijuan me shpalljen e Kushtetutës. Ata punuan për përhapjen e arsimit, të kulturës
kombëtare dhe të bashkimit të popullit shqiptarë. Për arritjen e këtij qëllimi, atdhetarët
shqiptarë, menjëherë pas revolucionit filluan të krijonin klube kombëtare, të hapnin
shkolla, të botonin gazeta dhe libra shqip edhe brenda atdheut.
Klubet u kthyen në qendra kryesore për riorganizimin dhe drejtimin e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare. Ato kujdeseshin për hapjen dhe mbajtjen e shkollave shqipe, për
botimin dhe shpërndarjen e gazetave dhe librave në gjuhën shqipe. Pranë tyre u
organizuan edhe komitetet e fshehta, që do të organizonin veprimtarinë politike dhe më
pas edhe lëvizjen e armatosur.
b) Kongresi i Manastirit- Zhvillimi i shpejt i Lëvizjes Kulturore,
zgjerimi i shkollave dhe botimeve në gjuhën shqipe shtruan si nevojë të ngutshme
caktimin e një alfabeti të vetëm për shkrimin e shqipes, në vend të disa alfabeteve që
ishin në përdorim. Për të zgjidhur këtë çështje dhe probleme të tjera të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, me nismën e klubit Bashkimi të Manastirit, në atë qytet u mbajt
Kongresi i Alfabetit (14-22 nëntor 1908). Në të morën pjesë rreth 50 delegatë, nga qytete
dhe nga klube e shoqëri të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ndërmjet tyre ishin edhe
atdhetarë të shquar, si: Mit’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Fehim Zavalani,
Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi etj. Vendin kryesor e zuri çështja e alfabetit. Pas shumë
diskutimesh, me gjithë dëshirën dhe synimin, për të cilin ishin mbledhur, nuk u arrit të
caktohej një alfabet i vetëm, por u miratuan dy alfabete: ai i Stambollit dhe një alfabet i
përbërë vetëm nga shkronja latine. Meqenëse, ky i fundit ishte më i lehtë për t’u
përvetësuar dhe më praktik për të botuar libra edhe në vende të huaja, pa kaluar shumë
kohë u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe.

Deri në vitin 1908, të gjitha botimet në gjuhën shqipe, si: libra, tekste shkollore, gazeta, revista etj., ishin
shtypur jashtë vendit, pasi Perandoria Osmane nuk lejonte asnjë botim një gjuhën shqipe.

36
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, sepse krahas çështjes së


alfabetit, atje u shqyrtuan edhe kërkesa me karakter politik dhe ekonomik. Aty u vendos
që për të gjitha klubet shqiptare, klubi i Manastirit të caktohej si klub qendror. Atje u
hodh edhe ideja e ngritjes së një Universiteti.
c) Kongresi i Elbasanit- Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për
hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, hasën në pengesa nga ana e autoriteteve xhonturke.
Megjithatë, udhëheqësit e Lëvizjes Arsimore Shqiptare, arritën të hapnin disa shkolla në
gjuhën shqipe. Përhapja e mësimit dhe shkollave në gjuhën shqipe, shtruan nevojën e
përgatitjes së mësuesve, të botimit të teksteve etj. Për të shqyrtuar, kryesisht problemet
arsimore dhe kulturore shqiptare, u organizua një kongres i ri kombëtar. Kongresi i
zhvilloi punimet në Elbasan, më 2-8 shtator 1909. Në të morën pjesë 35 delegatë të
klubeve dhe shoqërive shqiptare. Kongresi mori këto vendime:
 Hapja e një shkolle të mesme pedagogjike (normale) në
Elbasan,
 Krijimi i shoqërisë qendrore shkollore “Përparimi”, në
Korçë,
 Rizgjedhja e klubit të Manastirit si klub qendror edhe për
dy vite të tjera.
Duke u mbështetur në vendimet e mësipërme, në shtator 1909, u krijua në Korçë
shoqëria shkollore “Përparimi” dhe më 1 dhjetor të atij viti u hap në Elbasan Shkolla
Normale, e para shkollë e mesme kombëtare në Shqipëri. Ajo kishte për mision të
përgatiste mësues për shkollat në gjuhën shqipe. Drejtor i saj u caktua Luigj Gurakuqi.
Në vitin e parë të saj, Shkolla Normale e Elbasanit kishte rreth 150 nxënës nga të gjitha
anët e Shqipërisë. Një pjesë e mirë e tyre kishin ardhur nga Kosova.

VI. 3. Kryengritjet e viteve 1910-1911


a) Përballimi i reaksionit xhonturk- Pa kaluar shumë kohë nga
ardhja e tyre në pushtet, xhonturqit hoqën dorë nga premtimet e lëshimet e para dhe iu
kundërvunë gjithnjë e më shumë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Duke përdorur mjete të


Në vitin e parë të funksionimit të Shkollës Normale të Elbasanit, Hasan Prishtina, me shpenzimet e veta
mbajti 12 nxënës, nga vilajeti i Kosovës.

37
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

ndryshme propagandistike e policore gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, ata


siguruan shumicën në parlament. Megjithatë, në mesin e kandidatëve që siguruan
mandatin e deputetit ishin edhe atdhetarë të njohur, si: Ismail Qemali, Hasan Prishtina,
Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj. Por, shpejt pasi forcuam pozitat politike, xhonturqit
kaluan në veprime të hapura reaksionare, duke penguar e goditur klubet, shkollat
kombëtare e atdhetarët shqiptarë. Pakënaqësia e popullit shqiptarë u shtua edhe më tepër
nga mbledhja e taksave dhe nga shërbimi ushtarak i detyruar, të cilit tani i nënshtroheshin
edhe krahinat malore, që deri atëherë kishin gëzuar disa përjashtime në këtë drejtim.
Pas shtypjes së kundërrevolucionit, të prillit 1909, i organizuar nga forcat
sulltaniste, xhonturqit, duke e ndjerë veten më të sigurt, e thelluan më tej politikën e tyre
reaksionare ndaj shqiptarëve. Për të mposhtur qëndresën shqiptare dhe për çarmatimin e
popullsisë, qeveria xhonturke organizoi një ekspeditë ushtarake ndëshkimore nën
komandën e Xhavit pashës. Terrori nxiti qëndresën e malësorëve shqiptarë.

b) Kryengritja e Kosovës- Mosmbajtja e premtimeve nga


xhonturqit, masat e ashpra të administratës osmane dhe ekspeditat ushtarake të Xhavit
pashës, në pranverë të vitit 1909, i acaruan së tepërmi marrëdhëniet e shqiptarëve me
pushtetarët e rinj të Perandorisë Osmane. Rrethet atdhetare dhe komitetet e fshehta i
shtuan përpjekjet për organizimin e kryengritjes së armatosur kundër regjimit xhonturk.
Në prill të vitit 1910, fshatarët e rretheve të Mitrovicë, të Vushtrrisë dhe të Llapit
sulmuan garnizonin osman të Prishtinës. Kryengritja u përhap menjëherë në krahinat tjera
dhe në anët e Dibrës. Porta e Lartë organizoi një operacion të ri ushtarak kundër
krahinave kryengritëse.
Në një kuvend të mbledhur te Verrat e Llukës (afër Deçanit), u bë pajtimi i
gjaqeve, u shpall mobilizimi i burrave të aftë për luftë dhe u përpilua plani i veprimeve të
armatosura. Një pjesë e kryengritësve shqiptarë, të udhëhequr nga Idriz Seferi, zunë
Grykën e Kaçanikut, nga do të sulmonin ushtritë osmane, kurse pjesa tjetër e udhëhequr
nga Isa Boletini dhe Hasan Budakova u vendos në Grykën e Carralevës.
Dy betejat kryesore u zhvilluan në Grykën e Kaçanikut dhe në Grykën e
Carralevës. Të ndodhur përballë një ushtrie më të madhe në numër dhe më mirë të
armatosur, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin. Gjatë muajve maj dhe fillim të

38
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

qershorit u zhvilluan edhe luftime të tjera kundër ushtrisë osmane, por në fund forcat
osmane arritën të hynin në Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Pas shtypjes së kryengritjes në Kosovë, forcat osmane kaluan në Shqipërinë e
Sipërme dhe të Mesme ku ushtruan terror mbi udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare.
Kryengritja e vitit 1910, megjithëse pati përhapje të gjerë, ajo u shtyp.
Kryengritësit nuk gjetën mbështetje në krahinat tjera të vendit, prandaj, Kryengritja e
Kosovës nuk mundi të shndërrohej në një kryengritja të përgjithshme.
c) Kryengritja e Malësisë e vitit 1911- Masat ushtarake të
qeverisë xhonturke për të shuar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare e thelluan edhe më shumë
hendekun që ndante shqiptarët nga sundimtarët e rinj të Perandorisë.
Në Malësinë e Mbishkodrës u krijua një gjendje e nderë, për shkak të largimit në
masë të malësorëve, pas shtypjes së Kryengritjes së vitit 1910, të cilët qëndronin në male
ose qenë strehuar në Mal të Zi.
Malësorët kishin krijuar në Podgoricë një komitet, i cili siguronte armë për ta. Një
rol të rëndësishëm në gjirin e tij luajtën Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Nikollë Ivanaj etj. Që
në ditët e para të luftimeve, kryengritësit shpallën kërkesat e tyre për sigurimin e
autonomisë së Shqipërisë.
Mali i Zi i nxiste malësorët që të fillonin luftën kundër xhonturqve, pa pritur
bashkërendimin e veprimeve me viset tjera. Për këtë, ai u ndërpreu ndihmat
kryengritësve.
Kryengritja përfshiu menjëherë gjithë Malësinë e Madhe. Numri i kryengritësve,
të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, brenda pak ditësh arriti në 3.000 veta. Ata e shtinë në
dorë Tuzin. Mungesa e armëve dhe municioneve pengoi marshimin e kryengritësve drejt
Shkodrës.
Më 23 qershor 1911 në Greçë, krerët e kryengritjes miratuan një memorandum
prej 12 pikave, të njohur edhe me emrin “Libri i Kuq”. Ky akt ishte formuluar në mënyrë
të plotë nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi etj.
Me këtë dokument bazë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kryengritësit kërkonin:
njohjen e plotë të kombësisë shqiptare, bashkimin e vilajeteve shqiptare mbi bazën e
decentralizimit administrativ, vendosjen në vend të një administrate civile dhe financiare

39
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

shqiptare, krijimin e organeve gjyqësore, të xhandarmërisë dhe të policisë me elementë


vendas. Në administratë, gjyqe dhe kuvende të përdorej gjuha shqipe krahas gjuhës
osmane që mbetej gjuhë zyrtare. Sulltani do të caktonte një përfaqësues në cilësinë e
inspektorit të përgjithshëm, i cili do të kontrollonte për një periudhë të caktuar
veprimtarinë e administratës.
Këto kërkesa çonin në krijimin e një province autonome shqiptare. Në kuadër të
saj, në memorandum kërkohej liri e plotë për të zgjedhur deputetët shqiptarë, në
përpjesëtim me popullsinë, liri e plotë për mësimin e gjuhës shqipe dhe për hapjen e
shkollave shqipe, siguri për mospërsëritjen e veprimeve antikushtetuese nga ana e
qeverisë qendrore dhe e autoriteteve vendore, respektimi i feve dhe i zakoneve të vendit.
Lidhur me shërbimin ushtarak kërkohej t’u njihej gjithë shqiptarëve e drejta për ta kryer
atë në kohë paqeje brenda vendit. Kërkohej që të ardhurat tatimore, me disa përjashtime,
të përdoreshin për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit.
Të mashtruar disa herë nga qeveria osmane, kryengritësit kërkonin siguri nga ana
e Fuqive të Mëdha për zbatimin e kërkesave të tyre.
Qeveria xhonturke edhe pse nuk i pranoi kërkesat e kryengritësve, u detyrua të
hynte në bisedime me ata, të cilat u zhvilluan në Podgoricë, në gusht 1911.
Forcat osmane duke qenë shumë herë më të fuqishme se kryengritësit, arritën t’u
shkaktonin disfatë atyre dhe ta shtypnin Kryengritjen e vitit 1911. Megjithëse Kryengritja
u shtyp, ajo pati rëndësi të madhe pasi parashtroi para autoriteteve osmane dhe
diplomacisë evropiane programin autonomist të mbarë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

VI. 4. KRYENGRITJA E PËRGJITHSHME E VITIT 1912


DHE SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Arsyeja pse shqiptarët kërkonin autonomi dhe jo pavarësi të plotë nga autorë të huaj shpesh është
keqinterpretuar si mungesë e dëshirës së shqiptarëve për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Në të
vërtetë, kjo ishte një politikë e mençur, që ndoqën krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ata kërkonin liri
për t’u zhvilluar dhe për ta përgatitur vendin e tyre për pavarësi të plotë në të ardhmen. Atdhetarët shqiptarë
ishin të vetëdijshëm se Shqipëria e pazhvilluar do ta kishte të pamundur t’u bënte ballë lakmive të shteteve
fqinje dhe në të njëjtën kohë, si Perandoria Osmane ashtu edhe Fuqitë e Mëdha, më lehtë mund të pranonin
autonominë se pavarësinë e Shqipërisë. Autonomia nuk do t’i ndryshonte kufijtë e jashtëm të Perandorisë
Osmane, kurse me pavarësi ato të ndryshonin. Për ndryshim kufijsh nuk ishin të gatshme Fuqitë e Mëdha,
prandaj, një kërkesë e tillë ishte e sigurt se do të dështonte që në fillim. (Shih për këtë edhe: Joseph Swire,
Shqipëria- Ngritja e një mbretërie, Tiranë, 2005, f. 99).

40
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

VI. 4. 1. Fillimi i Kryengritjes dhe programi i saj


Marrëveshjet e gushtit të vitit 1911, nuk e ndryshuan gjendjen e përgjithshme në
Shqipëri, sepse ato jo vetëm nuk plotësonin as kërkesat minimale kombëtare të
shqiptarëve, por qeveria e Stambollit i përdori këto marrëveshje vetëm sa për të ulur
vrullin e luftës së armatosur dhe për më tepër nuk i zbatoi ato. Porta e Lartë vazhdoi si
më parë të mos ua njihte shqiptarëve të drejtat kombëtare. Prandaj, në maj të vitit 1912,
në Malësinë e Gjakovës, filluan përleshjet e armatosura midis popullsisë shqiptare dhe
sundimtarëve osmanë. Në fillim të majit, veprimet luftarake u përhapën edhe në Pejë, në
Lumë, në Mirditë, në Zadrimë etj.
Zgjerimi i kryengritjes e bëri të nevojshme bashkërendimin e forcave dhe krijimin
e një qendre drejtuese. Për këtë qëllim, me nismën e Hasan Prishtinës, më 21 maj 1912, u
mblodh në Junik të Gjakovës një kuvend i posaçëm. Në të morën pjesë kryesisht
përfaqësues të Kosovës, disa përfaqësues të Dibrës e të Shkodrës dhe ndonjë përfaqësues
nga Jugu. Hasan Prishtina dhe bashkëmendimtarët e tij, ishin të një mendje se sigurimi i
autonomisë së Shqipërisë ishte rruga më e mirë jo vetëm për sigurimin e të drejtave
kombëtare. Por edhe për përballimin e rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare. Në Junik
u lidh besa për zhvillimin e një kryengritje të përgjithshme. Në themel të programit të
kryengritjes u vu kërkesa për autonominë e Shqipërisë. Programi i kuvendit të Junikut
përmbante këto kërkesa:
 krijimi i administratës shqiptare,
 njohja e shqipes si gjuhë zyrtare,
 ngritja e flamurit shqiptar në gjithë vendin,
 garancinë e Fuqive të Mëdha për zbatimin e kërkesave etj.
Kuvendi i Junikut ndikoi në zgjerimin e kryengritjes edhe në krahinat tjera
shqiptare. E ndodhur përballë një kryengritje shqiptare më të fuqishme dhe më të
organizuar, qeveria xhonturke mori menjëherë masa, duke dërguar në Kosovë forca të
mëdha ushtarake.
Në fund të majit dhe gjatë qershorit, kryengritësit e udhëhequr nga Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Islam Spahiu etj., zhvilluan veprime
luftarake në gjithë Kosovën e deri në Lumë e Tetovë. Forcat qeveritare dështuan në
përpjekjet e tyre për shuarjen e kryengritjes. Veprime kryengritëse u zhvilluan edhe zonën

41
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Lezhë-Mirditë-Breg i Matës, ku kryengritësit udhëhiqeshin nga Gjeto Coku dhe Zef


Harapi. Gjithashtu kryengritjes iu bashkuan edhe popullsia e zonës Tiranë-Shijak-Krujë,
të udhëhequr nga Abdi Toptani.
Në Shqipërinë e Jugut u formuan çeta të armatosura nën udhëheqjen e
Themistokli Gërmenjit. Në korrik kryengritja ishte shtrirë, pothuajse në gjithë trevat
shqiptare, që nga Mitrovica në Veri, e deri në Çamëri në Jug. Forcat kryengritëse çliruan
qytete e krahina të tëra, sidomos në vilajetin e Kosovës. Repartet ushtarake dhe
autoritetet osmane u paralizuan. Ngjarjet në Shqipëri, e detyruan qeverinë xhonturke të
jepte dorëheqje, më 17 korrik 1912.

VI. 4. 2. Bisedimet shqiptaro-osmane


Pas rënies së qeverisë xhonturke erdhën në fuqi kundërshtarët e tyre politikë,
itifalistët. Qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Muftar pasha, ndërpreu veprimet ushtarake
në Shqipëri. Ajo hyri në bisedime me kryengritësit. Në bisedimet që filluan në Prishtinë
më 2 gusht, u përfaqësua vetëm Kosova. Përfaqësuesit e krahinave të tjera, për arsye
kohe dhe largësie, si dhe mungesë organizimi, nuk mundën të arrinin. Në këto bisedime,
krahas atdhetarëve të kryesuar nga Hasan Prishtina, merrnin pjesë edhe elementë të
moderuar.
Komisioni qeveritar nuk i pranoi kërkesat për autonomi të parashtruara nga Hasan
Prishtina. Atëherë, mijëra kryengritës me në krye Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin, i
ndërprenë bisedimet dhe shkuan në qytetin e Ferizajt. Ndërkohë, komitetet kombëtare të
Shqipërisë së Jugut i dhanë H. Prishtinës të drejtën e përfaqësimit të tyre.
Në këto rrethana, Hasan Prishtina paraqiti në emër të kryengritësve 14 kërkesa, në
të cilat përfshihej:
 emërimi në Shqipëri i nëpunësve vendas
 mësimi i gjuhës së vendit në të gjitha shkollat e Shqipërisë
 zhvillimi i bujqësisë dhe i tregtisë
 falja e përgjithshme për pjesëmarrësit në kryengritje etj.

42
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Ndonëse nuk kërkohej drejtpërdrejt autonomia, po të realizoheshin kërkesat e


parashtruara, hidheshin themelet e një Shqipërie autonome. Qeveria nuk dha përgjigje,
prandaj, kryengritësit marshuan drejt Shkupit, dhe më 12 gusht e çliruan atë. Çlirimi i
Shkupit, qendra e Vilajetit të Kosovës, përbënte një fitore të rëndësishme dhe pati jehonë
në gjithë vendin. Veprime luftarake u zhvilluan edhe në krahina të tjera dhe kryengritësit
çliruan, pos Kosovës, edhe Peshkopinë, Fierin, Përmetin, Leskovikun dhe Ersekën.
E ndodhur përballë rrezikut të zgjerimit të mëtejshëm të kryengritjes shqiptare,
qeveria e Stambollit shpalli, më 18 gusht 1912, se i pranonte kërkesat memorandumit të
Hasan Prishtinës, por me disa ndryshime jo pa rëndësi. Kështu nuk përmendeshin emrat
Shqipëri dhe shqiptar dhe lëshimet do të bëheshin vetëm në tre vilajete: në vilajetin e
Kosovës, të Janinës dhe Manastirit, kurse ai i Shkodrës lihej jashtë tyre. Ndonëse nuk u
plotësuan të gjitha kërkesat shqiptare, Hasan Prishtina, në emër të kryengritjes së
përgjithshme, e pranoi marrëveshjen me qeverinë. Në këtë drejtim ndikoi edhe keqësimi i
gjendjes së jashtme politike. Madje, në fillim të gushtit, kur kryengritja kishte arritur
momentet kulmore të saj, Mali i Zi bëri disa provokacione të armatosura në fshatrat
kufitare në drejtim të Shkodrës e të Pejës.
Kryengritja e përgjithshme përfundoi pa arritur plotësisht objektivat e caktuara.
Megjithatë, ajo përgatitini truallin për shpalljen e pavarësisë.

VI. 4. 3. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë


a) Aleanca Ballkanike dhe shqiptarët
Shtetet ballkanike: Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, shpejtuan të përfitonin
nga gjendja e krijuar brenda Perandorisë Osmane nga kryengritjet shqiptare dhe të luftës
italo-turke. Në qendër të bisedimeve dhe të marrëveshjeve dypalëshe të këtyre shteteve,
ishte ndarja ndërmjet tyre e territoreve osmane. Shqipëria, megjithëse prej kohësh
luftonte për autonomi, nuk shikohej prej tyre si aleate e mundshme, por territoret
shqiptare shiheshin si objekt pazarllëqesh për ndarjen e tyre midis Aleatëve Ballkanikë.
Pasi u morën vesh midis tyre, shtetet ballkanike, në tetor të vitit 1912, i shpallën
luftë Perandorisë Osmane. Kjo u quajt Lufta e Parë Ballkanike dhe ajo drejtohej jo vetëm
kundër sundimit osman në Ballkan, por që në fillim nisi pushtimi i territoreve shqiptare.
Që në fillim ushtritë aleate i shkaktuan disfatë ushtrisë osmane në të gjitha frontet dhe

43
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

marshuan drejt territoreve shqiptare. Forcat serbe pushtuan Kosovën dhe iu drejtuan
Shqipërisë së Mesme dhe Veriore. Forcat malazeze pushtuan krahinat veriore dhe e
rrethuan Shkodrën, kurse ushtritë greke rrethuan Janinën dhe pushtuan Çamërinë,
Sarandën, Himarën dhe disa fshatra përreth. Këto marshime të forcave ushtarake
ballkanike u shoqëruan me veprime terroriste kundër popullsisë shqiptare.
Fuqitë e Mëdha, në fillim ishin kundër këtij konflikti të armatosur, i cili mund të
çonte në prishjen e status quo-së në Ballkan dhe në shpërthimin e një lufte botërore, për
të cilën ato ishin ende të papërgatitura. Mirëpo, kur filloi lufta dhe përparimi i forcave
ballkanike qe i shpejtë, Fuqitë e Mëdha u vunë përpara një akti të kryer dhe filluan të
mendonin për rregullimin e gjendjes së pasluftës.

b) Lufta e Parë Ballkanike dhe Shqipëria


Me fillimin e Luftës Ballkanike, për shqiptarët u krijua një gjendje e re politike
tepër e rëndë dhe e rrezikshme. Duke qenë nën sundimin osman, trojet shqiptare të
njësuara qëllimisht nga Aleatët me trashëgiminë osmane, rrezikoheshin të copëtoheshin
ndërmjet tyre. Në këto rrethana, përpara qarqeve atdhetare dhe mbarë popullit shqiptar
shtroheshin për zgjidhje dy detyra të ngutshme: çfarë qëndrimi duhej mbajtur ndaj
konfliktit ballkanik dhe ç’duhej bërë për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziqet që i
kanoseshin.
Rrethet atdhetare brenda dhe jashtë vendit, në përgjithësi u shprehën kundër
pjesëmarrjes në këtë luftë, sepse interesat e të dyja palëve ndërluftuese binin ndesh me
interesat dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Më 14 tetor 1912, atdhetarët shqiptarë organizuan në Shkup (qendër e vilajetit të
Kosovës), një mbledhje të ngutshme. Pjesëmarrësit e mbledhjes i njoftuan Fuqitë e
Mëdha se populli shqiptar po i rrokte armët për t’i dalë zot Shqipërisë. Mbledhja e
Shkupit caktoi edhe një delegacion që të merrej vesh me viset tjera për organizimin e një
kuvendi kombëtar, i cili do të shqyrtonte gjendjen dhe do të vendoste për fatin e atdheut.
Atdhetarët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut, me nismën e Ismail Qemalit,
Luigj Gurakuqit, ndërmorën veprime për ta shpëtuar Shqipërinë nga pushtimi i huaj.

44
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, nga Stambolli shkuan, fillimisht në Bukuresht, ku më
5 nëntor mbajtën një mbledhje me koloninë shqiptare të atjeshme. Pas Bukureshtit, ata iu
drejtuan Vjenës, ku u takuan me personalitete të larta të Perandorisë Austro-Hungareze.
Ismail Qemali, në Budapest u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të qeverisë austro-
hungareze, nga i cili mori garanci se do ta mbështeste pavarësinë e Shqipërisë.
Pas takimeve të zhvilluara në Vjenë dhe Budapest, delegacioni shqiptar, me në
krye Ismail Qemalin, u nis drejt Shqipërisë, me një vapor austro-hungarez.

c) Kuvendi i Vlorës dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë


Zhvillimi i shpejtë i Luftës Ballkanike e bënte të ngutshme mbajtjen e një kuvendi
kombëtar. Mirëpo, në kushtet e reja, kur sundimi osman në Ballkan po shembej, zgjidhja
më e drejt e çështjes shqiptare nuk ishte më autonomia por pavarësia e plotë.
Duke parë përparimin e shpejtë të forcave serbe drejt Shqipërisë së Mesme,
rrethet atdhetare të Elbasanit (25 nëntor 1912), të Tiranës, të Durrësit (26 nëntor 1912), të
Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor 1912) ngritën flamurin kombëtar pa pritur
mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Në këtë mënyrë, ata i vunë forcat serbe përpara një
fakti të kryer. Por, komanda e tyre nuk e njohu këtë akt dhe vazhdoi marshimin nëpër
tokat shqiptare.
Në këto rrethana, pa pritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, më 28 Nëntor
1912 në orën 1400, u hap Kuvendi Kombëtar i Vlorës. Kryetar u zgjodh Ismail Qemali
dhe sekretar Luigj Gurakuqi. Në fjalën e tij, Ismail Qemali, ndër të tjera vuri në dukje se:
“e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja të Shqipërisë nga Turqia”. Mendimi i tij për
pavarësinë e plotë, përputhej me atë të delegatëve të tjerë dhe u miratua njëzëri prej tyre,
çka shprehte aspiratën e gjithë popullit shqiptar.

ç) Pavarësia, vepër e mbarë kombit shqiptar


Në themel të Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe të aktit të tij historik qëndrojnë
idetë e rilindësve dhe kryengritjet e vazhdueshme të popullit shqiptar e sidomos Lidhja e
Prizrenit dhe kryengritjet e mëdha të viteve 1909-1912.
Shpallja e Pavarësisë Kombëtare nuk ishte thjesht një fryt i kombinacioneve
diplomatike të Fuqive të Mëdha. Pa mohuar rolin e faktorëve ndërkombëtar, e sidomos të

45
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Austro-Hungarisë, në njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë, duhet theksuar, në radhë të


parë, ndihmesa dhe roli i luftëtarëve shqiptarë në përgatitjen e situatave të favorshme, që
e bënë të mundur shtrimin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kjo duhet pasur parasysh jo
vetëm përkundrejt pushtuesve osmanë, por edhe përballë synimeve shoviniste të
monarkive ballkanike dhe politikave të Fuqive të Mëdha që qëndronin pas tyre.
Pavarësisht se lufta e popullit tonë nuk arriti të sinkronizohej me luftën e popujve
të tjerë të robëruar të Perandorisë Osmane në gadishullin Ballkanik, nuk mund të
mohohet kurrsesi ndihmesa e këtyre kryengritjeve në fushat e betejave, për shembjen e
sundimit osman në Ballkan. Me arritjet e tyre, ato dhanë ndihmesë në dobësimin e
Perandorisë Osmane në rrafshin ushtarak, vunë në pah dobësinë e saj në këtë fushë,
paaftësinë e Portës së Lartë për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm të shteteve
ballkanike në një të afërme të afërt.

d) Rëndësia e Shpalljes së Pavarësisë


Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, përbënë një nga ngjarjet më të rëndësishme
në historinë tonë kombëtare. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe luftërave shekullore kundër
zgjedhës së huaj, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut dhe formimin e shtetit
shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të
pamohueshme për të qenë i lirë dhe sovran, krahas popujve të tjerë të Ballkanit dhe të
Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse
shënoi fundin e sundimit pesë shekullor osman dhe krijoi kushte të reja politike për
zhvillimin e popullit shqiptar në mënyrë të pavarur. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e
flamurit kombëtar ishte fitore e përbashkët e gjithë popullit shqiptar, për të gjitha forcat
që kishin marrë pjesë në luftën për çlirim kombëtar, me pushkë dhe me penë, nga Kosova
në Veri e deri në Çamëri në Jug, nga Adriatiku e Joni në Perëndim e deri në Manastir,
Shkup, Kumanovë e Preshevë në Lindje, si dhe për të gjitha kolonitë shqiptare në botë.

46
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

VII. SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR DHE


KONFERENCA E LONDRËS
VII. 1. Organizimi shtetëror
Më 4 dhjetor të vitit 1912, Kuvendi Kombëtar formoi organet e larta të
administratës shtetërore: Qeverinë e Përkohshme dhe Pleqësinë. Pas 500 vjetësh
pushtimi, u formua e para qeveri e Shqipërisë, nën drejtimin e Ismail Qemalit. Ndërsa
Pleqësia me kryetar Vehbi Dibrën, ishte organ këshillues dhe kontrollues i qeverisë.
Qeveria e Vlorës funksionoi 14 muaj, deri më 22 janar 1914, në kushte shumë të
vështira. Vendi ishte pushtuar nga ushtritë ndërluftuese: osmane dhe ballkanike. Pushteti i
qeverisë shqiptare fillimisht shtrihej në një territor shumë të kufizuar, i cili përfshinte
trekëndëshin Vlorë-Berat-Lushnjë, që vinte pak nga pak duke u zgjeruar. E gjithë pjesa
tjetër e Shqipërisë ishte e pushtuar nga ushtritë serbe, greke dhe malazeze ose pjesë të saj
ishin të rrethuara, si Shkodra nga malazezët dhe Janina nga grekët.


Qeveria e Përkohshme e Vlorës, kishte këtë përbërje: Ismail Qemali-kryeministër dhe ministër i
Jashtëm; Dom Nikollë Kaçorri-zëvendës-kryeministër; Myfit Libohova-ministër i Brendshëm; Abdi
Toptani- ministër i Financave; Luigj Gurakuqi- ministër i Arsimit; Petro Poga- ministër i Drejtësisë;
Mehmet Pashë Derralla- ministër i Luftës; Mit’hat Frashëri- ministër i Punëve Botore; Pandeli Cale-
ministër i Bujqësisë; Lef Nosi- ministër i Post-telegrafëve.

47
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Me gjithë vështirësitë, qeveria e Vlorës veproi që në fillim në mënyrë energjike.


Ajo u përpoq të hynte në lidhje me shumë krahina të vendit. Telegrame dhe manifestime
të shumta popullore shprehnin mbështetjen e tyre për këtë qeveri.
Vëmendje të posaçme qeveria i kushtoi organizimit të shtetit shqiptar. Për këtë,
ajo hartoi një sërë ligjesh. Qeveria krijoi një ndarje të re administrative të Shqipërisë.
Vendi u nda në prefektura, nënprefektura dhe komuna. U çrrënjos ndarja e vjetër
administrative osmane, si dhe u nda administrata civile nga gjykatat, duke përmbysur një
traditë tjetër osmane. U krijuan gjykatat e reja shtetërore.
Qeveria e Përkohshme krijoi një forcë të vogël të armatosur me vullnetarë
atdhetarë, atë të xhandarmërisë dhe milicisë, u krijua “Zyra e Shtatmadhorisë” dhe u
miratuan rregulloret përkatëse për organizimin e tyre.
U ndërmorën edhe një sërë masash në fushën arsimore dhe kulturore. Gjuha
shqipe u shpall e detyrueshme në administratën shtetërore. U morën masa për hapjen e
shkollave, për përgatitjen e mësuesve, u dërguan të rinj për studime universitare jashtë
shtetit, u hodh ideja e arsimit fillor të detyrueshëm etj. Në Vlorë filloi të botohej edhe
gazeta zyrtare e qeverisë, “Përlindja e Shqipërisë”.
Edhe në fushën ekonomike qeveria tregoi kujdes për nxjerrjen e vendit nga
prapambetja. Çifligjet shtetërore osmane, kaluan në pronësi të qeverisë shqiptare. Në
tetor 1913, u mor vendimi për krijimin e Bankës Kombëtare me kapital austro-hungarez
dhe italian, por kjo nismë dështoi. U bënë përpjekje për ndërtimin e një hekurudhe,
ngritjen e një shtypshkronje etj. Ismail Qemali u shpreh hapur kundër mbeturinave
feudale në vend. Ai kërkoi që fshatarësisë t’i ktheheshin tokat e grabitura në mënyrë të
paligjshme. Për këtë u krijua edhe një komision qeveritar.
Masat e mësipërme dëshmojnë aftësinë e qeverisë shqiptare për organizimin e
shtetit të ri shqiptar dhe orientimin e saj drejt përvojës së përparuar evropiane.

VII. 2. Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj


trupave të huaja
Që në fillim qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha, Perandoria Osmane
dhe shtetet ballkanike njohjen e shtetit dhe të qeverisë shqiptare. Ajo shpalli qëndrimin e
saj neutral në Luftën e Parë Ballkanike dhe kërkoi largimin e trupave pushtuese nga

48
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

territoret shqiptare. Qeveria shprehu dëshirën për të jetuar në paqe me shtetet fqinje dhe
populli shqiptar të bëhej element ekuilibri në Ballkan. Por, këto Fuqi nuk e njohën
fillimisht shtetin e ri shqiptar. Autoritetet osmane në zonat e papushtuara nga Aleatët
Ballkanikë, nuk ia lëshuan pushtetin qeverisë shqiptare. Ndaj këtij qëndrimi të Portës së
Lartë, qeveria shqiptare u tregua e matur dhe ngriti paralelisht administratën e saj, duke
krijuar kështu një lloj dypushteti.
Ndërkohë ushtritë serbe kishin pushtuar Kosovën, Shqipërinë Veriore, Lindore
dhe të Mesme, duke arritur deri në lumin Shkumbin. Trupat malazeze dhe serbe mbanin
të rrethuar qytetin e Shkodrës. Trupat greke mbanin të rrethuar qytetin e Janinës dhe
zbarkuan në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe në mes të dhjetorit hynë në Korçë. Flota greke
zotëronte gjithë bregdetin e Jugut deri në Vlorë. Qeveria shqiptare nuk hyri në konflikt
me trupat serbe dhe me ato greke. Por, qeveria e Vlorës mbështeti luftën për mbrojtjen e
Shkodrës dhe Janinës, kur në Konferencën e Londrës diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë.
Në mbrojtje të këtyre dy qyteteve luftonin vullnetarë shqiptarë, krahas forcave osmane
dhe qeveria shqiptare kërkoi që mbrojtja e tyre të bëhej nën flamurin e Shqipërisë dhe jo
të Perandorisë Osmane.
Megjithatë, Janina ra në mars 1913. Trupat greke pushtuan Çamërinë dhe krahina
të tjera të Shqipërisë, duke arritur deri në afërsi të Beratit. Shkodra iu dorëzua malazezëve
në prill 1913, nga Esat pashë Toptani, që komandonte forcat e rrethuara osmane. Por, pas
caktimit të kufijve veriorë, trupat serbe dhe malazeze u detyruan, në maj 1913, të
tërhiqeshin nga Shkodra dhe gjithë Shqipëria e Mesme. Në Shkodër nga Fuqitë e Mëdha
u vendos një komision ushtarak ndërkombëtar, që e administroi atë deri në fillim të
Luftës së Parë Botërore.
Qeveria shqiptare mori masa për të përballuar agresionin grek në Jug. Për këtë u
ngritën komisione mbrojtjeje dhe çeta vullnetare, që zhvilluan luftime të përgjakshme me
pushtuesit grekë. Duke mos përfillur vendimet për kufijtë jugorë të Shqipërisë, këta nuk i
larguan menjëherë trupat e tyre nga zonat e pushtuara. Ndërkohë, në qershor, trupat e
mundura osmane u larguan përfundimisht nga Shqipëria. Forcat pushtuese greke, serbe
dhe malazeze ushtruan një terror të egër shovinist në territoret shqiptare, duke masakruar
mijëra banorë dhe shkatërruar qindra fshatra.

49
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

VII. 3. Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për


bashkimin kombëtar
Qeveria shqiptare bëri përpjekje të vazhdueshme për bashkimin e të gjitha
territoreve brenda shtetit të sapokrijuar. Shkallë-shkallë, me largimin e trupave pushtuese,
ajo e shtriu pushtetin e saj në pjesën më të madhe të territoreve që Konferenca e Londrës
i kishte njohur shtetit shqiptar.
Fillimisht qeveria e Vlorës nuk arriti ta shtrinte pushtetin e saj në Shqipërinë e
Mesme, pasi aty u ndesh me prirjet separatiste të Esat pashë Toptanit. Pas një
kompromisi, ai u emërua ministër i Brendshëm dhe kjo i mundësoi qeverisë shqiptare ta
shtrinte pushtetin edhe në Shqipërinë e Mesme. Në shtator 1913, Esat pashë Toptani u
shkëput përsëri nga qeveria e Vlorës dhe kërkoi shpërndarjen e saj, kurse në tetor shpalli
formimin e “Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme”, pushtet vendor nën drejtimin e tij. Ai
shtrihej në rrethet e Tiranës, Durrësit, Shijakut, Peqinit dhe Kavajës. Me Esat pashën u
bashkuan edhe disa elementë tjerë të Qeverisë së Vlorës.
Ndërkohë qeveria nuk arriti t’i bashkonte me shtetin shqiptar, krahinat e
Shqipërisë së Jugut. Bashkimi i Korçës me shtetin shqiptar do të bëhej më vonë, më 1
mars 1914. Në Shqipëri ekzistonin tre pushtete, ku qeveria e Vlorës përfaqësonte
vullnetin e popullit shqiptar. Gjithashtu në tetor 1913, në Vlorë u vendos Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK), i caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

VII. 4. Çështja shqiptare në Konferencën e


Londrës
Konferenca e Londrës u mblodh më 17 dhjetor 1912, në kryesinë e ministrit të
Jashtëm të Britanisë së Madhe, Eduard Grei. Ajo shqyrtoi problemet politike dhe kufijtë
në Ballkan pas Luftës së Parë Ballkanike. Në Konferencë nuk morën pjesë shtetet
ballkanike të cilat ishin të interesuara drejtpërdrejt për vendimet e Konferencës. Por, ato
kishin të drejt t’i paraqisnin Konferencës, kërkesat e tyre, kurse Shqipërisë nuk iu njoh
një e drejt e tillë. Ajo ende nuk ishte njohur si shtet i pavarur.
Çështja shqiptare, e ardhmja politike dhe kufijtë e saj ishin nga fillimi deri në
fund objektivat kryesore të kësaj Konference. Dy ishin Fuqitë më të interesuara për fatin

50
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

e Shqipërisë: Austro-Hungaria dhe Italia. Ato ishin për një Shqipëri autonome ose të
pavarur, me një shtrirje të mjaftueshme territoriale, që do të shërbente si një pengesë ndaj
shtrirjes së pansllavizmit në Ballkan.
në Ballkan, prandaj ajo u angazhua
maksimalisht të zgjeronte sa më tepër të
ishte e mundur shtetet e vogla sllave. Ajo
angazhohej për copëtimin e plotë të
tokave shqiptare ose në rast se kjo do të
ishte e pamundur, atëherë të krijohej një
shtet sa më i vogël shqiptar, i cili të ishte
i paaftë të jetonte gjatë. Shtetet fqinje,
Serbia, Mali i Zi dhe Greqia u shprehën
kundër krijimit të shtetit shqiptar. Por

Rusia e përkrahur edhe nga nëse Fuqitë e Mëdha do të vendosnin të

Franca synonte të shtrinte ndikimin e saj njihnin një shtet shqiptar, atëherë ai të
shtrihej në një territor sa më të vogël.
Konferenca nuk mori për bazë parimin etnik, por u mor në konsideratë parimi i
fituesit të luftës.

VII. 5. Vendimet e Konferencës së Londrës për


kufijtë e Shqipërisë
Diskutimi për kufijtë e Shqipërisë zgjati nga dhjetori i vitit 1912 deri në gusht të
vitit 1913. Atje u paraqitën disa projekte. Fillimisht Konferenca u mor me kufijtë verorë
dhe veri-lindorë. U zhvilluan debate dhe luftë e ashpër diplomatike, sidomos midis
Austro-Hungarisë dhe Rusisë, të cilat debatuan për çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në
mënyrë të veçantë Shkodra u bë strumbullari i gjithë problemit të kufijve veriorë.
Më 22 mars Konferenca mori vendimin përfundimtar të Fuqive të Mëdha për
kufijtë veriorë dhe veri-lindorë të Shqipërisë. Në kundërshtim të hapur me parimin e
kombësisë dhe të vullnetit të popullit shqiptar, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën
Kosova dhe vise të tjera shqiptare si Lugina e Preshevës, Kumanova, Shkupi, Tetova,

51
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Gostivari, Kërçova, Struga, Ohri, Dibra, Manastiri, disa territore në Malësi etj., të cilat
kaluan nën sundimin serb dhe malazez.
Nga fundi i marsit, Konferenca e Londrës filloi të merret me kufijtë jugorë. Edhe
këtu debatet ishin të ashpra, sidomos për Korçën dhe Gjirokastrën. Austro-Hungaria dhe
Italia luftuan që ato t’i mbeteshin Shqipërisë.
Më 11 gusht 1913 Konferenca vendosi që kufiri i Shqipërisë në Jug të përfshinte
brenda Korçën e të dilte në Kepin Stillo në perëndim dhe ishulli i Sazanit t’i mbetej
Shqipërisë. Pjesa më e madhe e Çamërisë dhe vise të tjera shqiptare në Jug mbeteshin
jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, brenda Shqipërisë, u përfshinë
vetëm gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare (28.000 km 2 dhe një popullsi prej
740.000 banorë). Gjysma tjetër e territorit dhe popullsisë u shkëputën padrejtësisht nga
trungu i atdheut.
Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër u kundërshtuan nga populli
shqiptar. Kudo u organizuan mitingje dhe manifestime proteste.
Qeveria e Vlorës dërgoi një delegacion të saj në Londër, të kryesuar nga Rasih
Dino, i cili bëri përpjekje të mëdha të parandalonte këtë katastrofë, por pa sukses. Në
pranverë 1913, vetë Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi ndërmorën një
udhëtim në Vjenë, Romë, Paris dhe në Londër, për të mbrojtur të drejtat e popullit
shqiptar. Por delegacioni shqiptar u prit me mospërfillje. Ismail Qemali u shprehë se
shqiptarët nuk do t’i përkuleshin fatit dhe se do të luftonin për të drejtat e tyre.

VII. 6. Vendimi i 29 korrikut të vitit 1913 për


njohjen e pavarësisë së Shqipërisë
Në Konferencën e Ambasadorëve fillimisht u përkrahë ideja e një Shqipërie
autonome. Por, me fitoren e Aleancës Ballkanike dhe shpartallimin e Perandorisë
Osmane, ky qëndrim ndryshoi dhe u përkrahë pavarësia.
Më 29 korrik Konferenca mori vendimin përfundimtar për Shqipërinë. Ajo
shpallej principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme: përjashtohej çdo lidhje
varësie me Perandorinë Osmane. Shqipëria bëhej shtet asnjanës nën garancinë e Fuqive
të Mëdha dhe shteti shqiptar vihej nën kontrollin e tyre kolektiv. Do të ngrihej Komisioni

52
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Ndërkombëtar i Kontrollit, i cili për 10 vjet do të ushtronte kontrollin e tij mbi


administratën civile dhe mbi financat e Shqipërisë. Ky komision u ngarkua me hartimin e
një projekti të hollësishëm për organizimin e administratës civile dhe financat e
Shqipërisë. Në krye të principatës shqiptare do të vihej një princ i huaj i caktuar nga
Fuqitë e Mëdha, brenda 6 muajve. Rendi publik do të sigurohej nga një xhandarmëri, e
cila do t’u besohej oficerëve të huaj.
Ky vendim ishte shumë i rëndësishëm për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Por,
çështja shqiptare mbeti e pazgjidhur plotësisht. Gjysma e territoreve shqiptare nuk e fitoi
lirinë. Ajo kaloi nga zgjedha osmane nën atë serbe, malazeze dhe greke.

VIII. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË PRINC VIDIT


VIII. 1. Situata politike në Shqipëri në prag të
ardhjes së princ Vidit
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) pati përfaqësues nga të gjitha Fuqitë
e Mëdha dhe një përfaqësues shqiptar. KNK mbërriti në Vlorë, në mes të nëntorit 1913.
Misioni i tij ishte të kontrollonte administratën shqiptare dhe financat. Por, në të vërtetë,
në shtetin e ri shqiptar u krijua një lloj dypushteti. KNK-ja u përpoq të linte në hije
qeverinë shqiptare të Ismail Qemalit, veprimtaria e së cilës erdhi duke u zbehur, derisa
dha dorëheqje në janar 1914.
KNK-ja e trajtoi pushtetin e qeverisë së Vlorës si një “pushtet vendor”. Kjo
pengoi përpjekjet e qeverisë së Vlorës për të dalë si qeveri kombëtare dhe për të shtrirë

53
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

autoritetin e saj në krahinat e tjera të vendit. Ndërkohë, KNK mbajti qëndrim tolerant
ndaj administratës separatiste të Esat pashë Toptanit.
Në nëntorin e vitit 1913, qeveritë e Fuqive të Mëdha e emëruan gjermanin
Vilhelm Vidi si princ të Shqipërisë. Ardhja e tij në fronin shqiptar do të shoqërohej me
krijimin e një qeverie të re. Në rrethanat e ndërlikuara, Ismail Qemali bashkë me qeverinë
e tij, dhanë dorëheqje më 22 janar 1914. Ai ia dorëzoi pushtetin KNK-së, me kusht që ky
Komision të merrte në dorë gjithë qeverisjen e vendit, derisa të vinte princ Vidi në
Shqipëri.
Më 24 janar 1914 e gjithë administrata e shtetit shqiptar dhe pushteti vendor i Esat
Toptanit i kaluan KNK-së. Në vend të qeverisë, u krijua Drejtoria e Përgjithshme me
kompetenca të kufizuara, që do të vepronte deri në krijimin e qeverisë së re, nën drejtimin
e princ Vidit. Pushteti i KNK-së u shtri edhe në krahinën e Korçës, pas largimit të trupave
greke prej atje, më 1 mars 1914.

VIII. 2. Ardhja e princ Vidit në Shqipëri dhe


formimi i qeverisë
Më 7 mars 1914 në Shqipëri erdhi princ Vilhelm Vidi. Ky u njoh nga të gjitha
Fuqitë e Mëdha, shtetet e tjera dhe ato ballkanike.
Zgjedhja e një princi për shtetin e ri shqiptar doli që ishte një çështje tepër e
vështirë. Fuqitë e Mëdha, rivale me njëra-tjetrën, synuan që të vendosnin një person që të
anonte nga politika e tyre. Perandoria Osmane kishte dalë me propozimin për një princ
osman, por në fund fitoi propozimi i anëtareve të Aleancës Trepalëshe, ku Italia dhe
Austro-Hungaria midis shumë kandidatëve të propozuar zgjodhën princ Vidin. Ai ishte
gjerman dhe Gjermania nuk ishte përzier shumë në çështjen shqiptare dhe për më tepër
Vidi ishte protestant, pra nuk i takonte asnjërit besim fetar të përhapur në atë kohë në
Shqipëri. Për këto arsye, u mendua se ai do të ishte më i pranueshëm si për Fuqitë e
Mëdha ashtu edhe për vet shqiptarët.
Më 17 mars 1914, Vidi formoi qeverinë shqiptare. Kryeministër u caktua Turhan
pashë Përmeti, një diplomat i vjetër i cili qenë ambasador i Perandorisë Osmane në Rusi.
Esat pasha, ndonëse nuk arriti të vihej në krye të qeverisë së re shqiptare, ai mori dy poste
të rëndësishme: Ministrinë e Brendshme dha atë të Mbrojtjes. Përveç tij, në qeverinë e re

54
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

shqiptare të formuar nga Vidi bënin pjesë edhe Myfit Libohova-ministër i Drejtësisë, Azis
Vrioni-ministër i Bujqësisë, dr. Adhamidh Frashëri-ministër i Financave, Preng Bibë
Doda-ministër i Punëve Botore, Mihal Turtulli-ministër i Arsimit dhe Hasan Prishtina-
ministër i Post-telegrafeve.
Shumica e anëtarëve të qeverisë së Vidit ishin bejlerë, çifligarë, pronarë të
mëdhenj tokash, ish-funksionarë të lartë në Perandorinë Osmane. Ata ishin përfaqësues të
rrymës konservatore në vend.
Shpejt brenda qeverisë u krijuan dy grupime me synime të ndryshme. Njëra palë
me në krye princin, u orientua nga Vjena. Me këta u bashkuan edhe shumica e
atdhetarëve shqiptarë, pasi ata e shihnin shpëtimin e Shqipërisë në forcimin e autoritetit të
princit. Pala tjetër, me Esat pashën, u mbështet tek Italia.
Kjo përçarje dhe intrigat e shumta e paralizuan veprimtarinë e shtetit shqiptar.
Vidi nuk e njihte mirë realitetin ballkanik dhe atë shqiptarë. Shumë shpejt ai u ndodh në
gjendje të jashtëzakonshme, ku rreziqet e brendshme dhe të jashtme ishin tepër të mëdha
dhe vendi po shkonte drejt greminës.
Gjendja rëndohej nga veprimtaria e KNK-së, që doli jashtë rolit kontrollues, duke
ndërhyrë në sferën e qeverisjes. Komisioni u bë arenë e shprehjes së interesave të
kundërta të Fuqive të Mëdha dhe shpeshherë veprimtaria e tij rezultoi në dëm të
interesave të shtetit shqiptar.
Me gjithë vështirësitë, qeveria e Vidit u përpoq të organizonte shtetin e ri shqiptar.
Hapi më i rëndësishëm ishte hartimi dhe zbatimi i Statutit Organik të Shqipërisë, i cili
përbënte ligjin e parë themelor dhe të plotë të shtetit shqiptar. Ai u hartua dhe u miratua
nga KNK-ja, më 10 prill 1914 dhe mbështetej në vendimet kryesore të Konferencës së
Londrës, të 29 korrikut 1913.
Në bazë të tij Shqipëria shpallej Principatë Kushtetuese Sovrane, e
Trashëgueshme, duke sanksionuar kështu formën monarkike të qeverisjes. Fuqitë e
Mëdha garantonin tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe asnjanësinë e tij. Princ Vidi
ishte autoriteti më i lartë i administratës civile dhe ushtarake dhe kishte të drejt të
emëronte Këshillin e Ministrave (Qeverinë).

55
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Pushteti ligjvënës do të realizohej nga Asambleja Kombëtare, ku përveç anëtarëve


të zgjedhur një pjesë do të caktohej nga princi. Ajo nuk kishte asnjë kompetencë mbi
organet ekzekutive.
Gjuhë zyrtare dhe gjuhë e detyrueshme në shkollë do të ishte gjuha shqipe. Statuti
njihte pronën private dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike,
shoqërore e politike. Por, në Shqipëri ruheshin kapitulacionet, që Perandoria Osmane u
kishte akorduar në të kaluarën Fuqive të Mëdha.
Statuti Organik pati rëndësi të madhe, pasi me të shteti i ri shqiptar pajisej me një
ligj të themelor kushtetues dhe njihej de jure dhe de facto në arenën ndërkombëtare.

VIII. 3. Situata ekonomike e shoqërore në


Shqipëri
Pas pushtimit të gjatë osman, Shqipëria ishte zhytur në prapambetje të thellë.
Shumica e popullsisë jetonte në fshat. Fusha të tëra kishin mbetur toka moçalore dhe
rendimentet e prodhimit bujqësor e blegtoral ishin mjaft të ulëta. Në vend mbizotëronin
mbeturinat feudale.
Në gjithë vendin kishte vetëm disa dhjetëra ndërmarrje industriale me prodhim të
kufizuar. Më e zhvilluar ishte tregtia, ku shquhej qyteti i Shkodrës. Rrjeti rrugor ishte
shumë i paktë dhe në gjendje të keqe. Shqipëria nuk kishte asnjë hekurudhë dhe pjesa
dërrmuese e popullsisë ishte analfabete. Populli ushqehej keq dhe sëmundjet kronike
bënin kërdinë.
Në këtë gjendje qeveria e Vidit hasi vështirësi të shumta. Nga huat e premtuara
Vidit nga Fuqitë e Mëdha, vetëm Austro-Hungaria dhe Italia, dhanë një shumë të vogël.
Nuk u realizua as projekti i Vidit për ngritjen e një banke shqiptare me kapitale të
shteteve të fuqishme. Copëtimi i Shqipërisë e shkatërrimi i tregut shqiptar dëmtuan
ekonominë shqiptare.

VIII. 4. Lëvizja vorio-epirote dhe Kryengritja e


Shqipërisë së Mesme

56
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Megjithëse trupat greke u larguan nga Korça më 1 mars 1914, qarqet shoviniste
greke nuk pushuan së vepruari. Më 2 mars 1914 ato organizuan në Gjirokastër një
Kongres, i cili shpalli “autonominë e Vorio-Epirit”, që sipas tyre do të përfshinte
Gjirokastrën, Himarën, Sarandën, Delvinën dhe Përmetin. U formua një “qeveri e
përkohshme” me kryetar Jorgji Zografin (ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë).
Disa ditë më vonë edhe Spiro Spiro Miloja nga Himara, major i ushtrisë greke, shpalli
“autonominë e Himarës”, në një zonë me 7 fshatra të bregdetit. E ashtuquajtura qeveri e
Zografit kërkoi nga Fuqitë e Mëdha që “Vorio-Epirir” të gëzonte një vetëqeverisje në
administratë, në fe dhe në kulturë. Ndaj gjithë këtyre ngjarjeve qeveria greke zyrtarisht
mbajti qëndrim asnjanës. Por, në të vërtetë ishte qeveria e Athinës ajo që i nxiste dhe i
mbështeste këto lëvizje antishqiptare.
Qeveria shqiptare i kushtoi vëmendje largimit të trupave greke nga Shqipëria e
Jugut dhe vendosjes së pushtetit të saj në gjithë krahinat e vendit. Ajo përgatiti njësi të
armatosura, të mbështetura nga popullsia, për të përballuar agresionin grek. Por, këto
ishin të paorganizuara mirë dhe nuk arritën sukses.
Fillimisht qeveria shqiptare hodhi poshtë kërkesat për autonomi të “Vorio-Epirit”,
por, e ndodhur nën shumë trysni, u detyrua të bëjë kompromise të dëmshme për
pavarësinë e Shqipërisë. Ajo autorizoi Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për
zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Më 10 maj 1914 filluan bisedimet në Korfuz
ndërmjet KNK dhe përfaqësuesve të “qeverisë vorio-epirote”. Më 17 maj të po atij viti u
nënshkrua Protokolli i Korfuzit. Sipas tij, dy prefekturat jugore, Korça dhe Gjirokastra,
do të gëzonin një administratë gjysmë-autonome. Ndërsa krahinës së Himarës me 14
fshatra, do t’i njiheshin venomet e vjetra të kohës së Perandorisë Osmane. Mbas disa
hezitimeve qeveria shqiptare e ratifikoi atë. Ky protokoll shkeli hapur pavarësinë e
Shqipërisë.
Ky lëshim i nxiti më tej forcat shoviniste greke. Më 6 korrik 1914 në Delvinë u
hap Kongresi Pan-epirot. Ai shkeli protokollin e Korfuzit. Grupe të armatosura sulmuan
dhe pushtuan krahinat e Shqipërisë Jugore si Kolonjën, Leskovikun, Korçën dhe
Tepelenën. Grupet e armatosura greke kryen masakra mbi popullsinë shqiptare, dogjën
dhe shkatërruan fshatra të tëra. Me mijëra vetë u larguan dhe u grumbulluan në ullishtat e
Vlorës, ku kaluan një dimër të vështirë. Kjo tragjedi pati jehonë të gjerë ndërkombëtare.

57
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në këto situata të rënda që po kalonte shteti i ri shqiptar, më 17 maj 1914, pranë


Tiranës, shpërtheu lëvizja antikombëtare e quajtur Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së
Mesme. Rebelët shtynë në dorë Tiranën, Shijakun dhe iu drejtuan Durrësit.
Në gjirin e saj vepruan disa rryma politike. Por, të gjitha ishin kundër princ Vidit
dhe qeverisë së tij. Fuqi të huaja e nxitën atë për të sjellë anarki në vend, për llogari të
tyre.
Në krye të kryengritjes shpejt mbizotëruan rryma politike turkomane, që u përpoq
t’i jepte një karakter islamik. U formua një Këshillë i Përgjithshëm dhe një komandë e
përgjithshme. Kryetar u zgjodh Mustafa Ndroqi. Rebelët hartuan një program politik, të
cilin ia paraqitën KNK-së. Ata kërkuan largimin e princ Vidit, kthimin e Shqipërisë nën
Perandorinë Osmane ose ardhjen e një princi mysliman të varur nga sulltani, caktimin e
një përfaqësuesi turk në KNK, përdorimin e alfabetit turko-arab për gjuhën shqipe etj.
U kalua në anarki dhe veprime të dhunshme ndaj pronës çifligare dhe pronës në
përgjithësi. U dogjën shtëpitë e shumë çifligarëve, u bënë arrestime, u eliminuan
kundërshtarët, shumë prej tyre atdhetar të njohur etj.
Kryengritësit arritën të merrnin Kavajën, Krujën, Peqinin, Elbasanin, Lushnjën,
Fierin, Beratin dhe në Veri arritën deri në lumin Mat. Në shtator ata hynë në Vlorë dhe
rrethuan Durrësin. Kudo rebelët në vend të flamurit kombëtar ngritën flamurin turk dhe
rrëzuan administratën qeveritare. Qeveria e Vidit nuk mundi ta përballonte këtë gjendje.
Ajo kërkoi ndihmë nga Fuqitë e huaja, por këto nuk e mbështetën. Durrësi ishte i rrethuar
dhe i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Ndërkohë kishte filluar Lufta e Parë Botërore.
Në këto rrethana, më 3 shtator 1914, princ Vidi u largua nga Shqipëria, duke ia lënë
pushtetin KNK-së.
Me largimin e Vidit përfundoi faza e parë e kryengritjes. Në tetor 1914, Esat
pashë Toptani dhe forcat e tij hyjnë në Durrës. Ai vendosi pushtetin e tij, që u shtri edhe
në Tiranë, Elbasan, Krujë, Kavajë.
Në fund të muajit nëntor 1914 filloi faza e dytë e kryengritjes. Forcat kryengritëse
të udhëhequra nga Haxhi Qamili hynë në Tiranë. Kryengritja u zgjerua dhe u shtri nga
lumi Mat në Veri e deri në Vjosë në Jug. Përsëri kryengritësit ngritën flamurin turk,
kaluan në veprime anarkiste dhe krerët e saj kërkuan ribashkimin e Shqipërisë me
Perandorinë Osmane ose një princ turk për fronin e Shqipërisë.

58
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në qershor 1915 forcat pushtuese serbe hynë deri në afërsi të Durrësit dhe çliruan
Esat pashën nga rrethimi 6-mujor. Së bashku me forcat serbe, Esat pasha shtypi forcat
kryengritës. Haxhi Qamili dhe disa krerë të tjerë të kryengritjes u dënuan me vdekje.

IX. 1. SHQIPTARËT NË VITET 1914-1920


IX. 1. 1. Pushtimi i Shqipërisë nga ushtritë e
huaja

59
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, çka shënoi edhe


fillimin e Luftës së e Parë Botërore. Në të u përfshinë dy blloqet kundërshtare: Gjermania
dhe Austro-Hungaria nga njëra anë dhe Britania e Madhe, Franca dhe Rusia nga ana
tjetër. Fillimisht Italia shpalli asnjanësinë dhe për pak kohë qëndroi jashtë konfliktit. Të
njëjtin qëndrim, në fillim e mbajti edhe Greqia. Përveç Fuqive të Mëdha evropiane në
këtë luftë u përfshinë edhe shumë shtete të tjera nga të gjitha kontinentet. U përfshinë
edhe vendet ballkanike.
Shqipëria mbeti jashtë konfliktit. Qeveria e Vidit në ditët e fundit të saj shpalli
asnjanësinë. Me largimin e princit dhe të qeverisë, Shqipëria mbeti pa pushtet qendror.
Shpejt ajo u kthye në një fushë beteje ndërmjet dy blloqeve kundërshtare.
Greqia, megjithëse e paangazhuar në luftë, që në vjeshtën e vitit 1914 pushtoi
Korçën dhe Gjirokastrën dhe krahina të tjera të Shqipërisë Jugore. Ajo e quajti të
përfunduar misionin e të ashtuquajturës qeveri e Zografos. Italia në ndërkohë zbarkoi një
mision sanitar në Vlorë dhe në dhjetor e pushtoi atë. Pas hyrjes së saj në luftë, pro
Antantës në vitin 1915, ajo pushtoi gradualisht pothuajse gjithë Shqipërinë e Jugut dhe
përzuri prej andej trupat greke.
Në qershor të vitit 1915, trupat serbe dhe malazeze, në kundërshtim me udhëzimet
e Fuqive aleate të Antantës, pushtuan Shqipërinë Veriore dhe të Mesme, deri në lumin
Shkumbin. Malazezët pushtuan qytetin e Shkodrës pa marrë parasysh statusin
ndërkombëtar që gëzonte ky qytet nga viti 1913. Por, të vëna në mes dy frontesh, austro-
hungareze dhe bullgare, forcat serbe dhe malazeze u detyruan të tërhiqeshin. Bashkë me
ta u tërhoq edhe Esat pashë Toptani, i cili kishte ngritur përsëri pushtetin e tij dhe ishte
shpallur pro Antantës. Bashkë me qeverinë e tij u vendos në Selanik.
Në janar 1916 në Shqipëri hynë ushtritë austro-hungareze dhe ato bullgare.
Austro-hungarezët u shtrinë në Shqipërinë Veriore dhe të Mesme, deri në anën e djathtë të
lumit Vjosa. Aleatët austro-hungarez, forcat bullgare u shtrinë në krahinën e Librazhdit
dhe të Pogradecit.
Në të njëjtën kohë reparte të ushtrisë franceze marshuan nga Greqia dhe në tetor
pushtuan Korçën, duke zënë vendin e pushtuesve grekë dhe u shtrinë deri në Gorë dhe
Opar.

60
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Vija e frontit në mes ushtrive ndërluftuese shtrihej në vijën Vlorë-Berat-Pogradec.


Ajo mbeti pothuajse e njëjtë deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore.

IX. 1. 2. Traktati i Fshehtë i Londrës


Me fillimin e Luftës së Parë Botërore pozita e Shqipërisë u ndërlikua. Fuqitë e
Mëdha që kishin njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe që e garantonin atë, tashmë ishin në
luftë me njëra tjetrën. Edhe Austro-Hungaria edhe Italia, dikur mbrojtëse të Shqipërisë,
në rrethana të reja, tanimë ishin në pozita të kundërta. Lufta krijoi një gjendje të
favorshme, sidomos për shtetet fqinje, të cilat kurrë nuk kishin reshtur së aspiruari për ta
copëtuar shtetin e ri shqiptar.
Në këtë kuadër u bënë pazarllëqe të shumta e marrëveshje të fshehta në kurriz të
popullit shqiptar. Kjo u pa qartë në Traktatin e Fshehtë të Londrës, i cili u nënshkrua në
kryeqytetin britanik më 26 prill të vitit 1915, ndërmjet Fuqive të Antantës dhe Italisë.
Traktati u nënshkrua pas dy muaj bisedimesh, ku Italia u përpoq të fitonte sa më shumë
nga pjesëmarrja e saj në luftë, pro Fuqive të Antantës. Sipas Traktatit , Italisë do t’i
aneksoheshin ishulli i Sazanit, Vlora dhe krahina e saj duke përfshirë edhe Tepelenën,
deri në Himarë në Jug. Në Veri dhe Veri-lindje do të kishte Vjosën si kufi. U vendos
krijimi i një shteti të gjymtuar në Shqipërinë e Mesme, që do të ishte nën protektoratin e
Italisë. Ndërsa krahinat veriore dhe jugore të Shqipërisë do të ndaheshin midis Serbisë,
Malit të Zi dhe Greqisë. Me këtë Traktat, Fuqitë nënshkruese merrnin nëpër këmbë të
drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Me këtë shpërblim Italia hyri në luftë kundër
Bllokut Qendror. Edhe vendet ballkanike: Greqia, Serbia dhe Mali i Zi do të
shpërbleheshin me territore shqiptare.

IX. 1. 3. Regjimet e pushtimit dhe veçoritë e tyre


Të gjithë pushtuesit dolën me deklarata demagogjike, sipas të cilëve, ata
paraqiteshin si miq të shqiptarëve dhe se luftonin për të përzënë armiqtë e përbashkët.


Sipas Traktatit të Fshehtë të Londrës, Italisë përpos territoreve shqiptare i njihej e drejta të pushtonte disa
krahina dhe ishuj në Dalmaci.

61
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Pushtuesit ngritën organet e pushtimit dhe administratat e tyre. Autoritetet ushtarake


austro-hungareze e vendosën qendrën e administratës së tyre në Shkodër. Ata nuk lejuan
asnjë përpjekje vendase për krijimin e një administrate shtetërore shqiptare, por
organizuan një administratë civile me nëpunës shqiptarë, nën varësinë dhe kontrollin e
plotë ushtarak të tyre. Ata lejuan ngritjen e flamurit shqiptar, hapën shkolla në gjuhën
shqipe etj.
Qeveria e Vjenës, më 23 janar 1916, bëri një shpallje publike në Shkodër, ku
premtohej autonomia, kur, sipas saj populli shqiptar të aftësohej për vetëqeverisje. Në
shpallje lihej në heshtje problemi i kufijve politikë të shtetit shqiptar.
Më 10 dhjetor 1916, në zonën e pushtimit francez, nga komanda ushtarake
franceze u nënshkrua me përfaqësuesit shqiptarë një protokoll, sipas të cilit qyteti i
Korçës, me rrethet e Bilishtit, Kolonjës, Oparit e Gorës, formonin një krahinë autonome
që do të administrohej nga shqiptarët nën mbrojtjen e autoriteteve franceze.
Ndërkohë, në zonën e pushtimit italian në mars të vitit 1917 u lejua të ngrihej në
krahinën e Gjirokastrës flamuri shqiptar, u organizua një Këshillë Administrativ me 6
anëtarë shqiptarë dhe u lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe. Më 3 qershor 1917 në
Gjirokastër qeveria italiane me anë të një proklamate shpalli “unitetin dhe pavarësinë e
gjithë Shqipërisë”, nën hijen dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë. Nga kjo përjashtohej
Vlora me krahinën e saj.
Këto shpallje shkelnin vendimet e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Londrës për
njohjen e shtetit të pavarur shqiptar. Ato patën karakter demagogjik.

IX. 1. 4. Programi politik i Lëvizjes Kombëtare


Populli shqiptar ndoqi me shqetësim ngjarjet dhe situatat dramatike. Fillimisht në
rrethe të caktuara shqiptare pati iluzione ndaj Austro-Hungarisë dhe Italisë, nisur nga roli
i tyre në krijimin e shtetit shqiptar më 1913. Por këto iluzione ranë përballë realitetit të
krijuar. Disa rrethe politike përcaktuan si aleatë të jashtëm Bllokun Qendror, ose
Antantën, por mbizotëroi mendimi për të mbajtur qëndrim asnjanës ndaj konfliktit
botëror.
Në këto situata, u krijuan komitetet e fshehta në Durrës, Shkodër etj. Komitete të
reja, klube etj., u ngritën edhe në diasporën shqiptare, si në Bukuresht, Sofje, Zvicër,

62
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

ShBA etj. Por, si brenda ashtu edhe jashtë vendit nuk u arrit të krijohej një organizatë
mbarëkombëtare, as të formulohej një platformë unike.
Sidoqoftë Lëvizja Kombëtare, arriti të përcaktoj objektivat e saj. Dy ishin detyrat
kryesore që shtroi ajo, të cilat u përqafuan nga të gjitha klubet kombëtare. Së pari
sigurimi i plotë i pavarësisë së shtetit shqiptar dhe së dyti rishikimi i kufijve të shtetit
shqiptar të vitit 1913, duke përfshirë brenda tij të gjitha krahinat me popullsi shqiptare, që
kishin mbetur jashtë tyre.
Programi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare pati karakter mbrojtës dhe çlirimtar.
Objektivat e tij u pasqyruan dhe u shtjelluan në shumë memorandume të përcjella pranë
Fuqive të Mëdha, si dhe në shtypin shqiptar në emigracion. Atdhetarët shqiptarë kërkuan
mënjanimin e kontrollit të Fuqive të Mëdha mbi Shqipërinë, e vendosur nga Konferenca e
Londrës, më 1913.

IX. 1. 5. Krahina autonome e Korçës


Shpallja e krahinës autonome të Korçës më 10 dhjetor 1916 pati rëndësi të
veçantë kombëtare. Pas nënshkrimit të protokollit, midis përfaqësuesve shqiptarë dhe
autoriteteve franceze, u ngrit një administratë shqiptare, nën mbrojtjen e autoriteteve
ushtarake franceze. Administrimi i krahinës iu besua një këshilli administrativ shqiptar .
U ngrit flamuri shqiptar. Gjuha zyrtare në administratë ishte gjuha shqipe. U mbyllën
shkollat greke dhe u hapën ato shqiptare etj. Këshilli pati nën administrimin e tij edhe një
xhandarmëri, e cila ishte ngarkuar të mbante rendin publik.
Kjo marrëveshje pati rëndësi për faktin se ajo njihte karakterin etnik shqiptar të
popullsisë së trevës së Korçës, me çka u goditën pretendimet greke.
Qeveria franceze e anuloi këtë protokoll më 16 shkurt 1918. Kjo ndodhi pasi
Greqia hyri në luftë në anën e Antantës.


Këshilli administrativ përbëhej prej 14 anëtarëve, 7 myslimanë dhe 7 ortodoks: Shaqir Shabani, Tefik
Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani, Haki Shemshedini, Vasil Singjello,
Kostandin Noçka, Rafail Avrami, Nikolla Evangjeli, Eftim Cale, Vasil Kondi, Llambo Mborja. Sekretar i
Përgjithshëm u zgjodh dhe Petro Harizi; Kryetar i Këshillit Qeveritar u zgjodh Tefik Rushiti, Nënkryetar
Eftim Cale.

63
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

IX. 1. 6. Shqipëria në fund të Luftës së Parë


Botërore
Lufta e Parë Botërore përfundoi në nëntor të vitit 1918. Kapitullimin e
Gjermanisë më 11 nëntor 1918, shënoi edhe fitoren e Antantës. Lufta i shkaktoi
njerëzimit dëme tepër të mëdha. U vranë miliona njerëz, u shkaktuan dëme të mëdha
materiale etj.
Mbarimi i Luftës e gjeti Shqipërinë të copëtuar politikisht dhe të pushtuar
ushtarakisht nga disa shtete fituese të luftës. Trupat italian, duke ndjekur ushtritë austro-
hungareze, në tetor 1918 arritën në Shkodër dhe u shtrinë në pjesën më të madhe të
Shqipërisë. Ushtritë serbe pushtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare deri në lumin
Drin. Në rrethet e Korçës vazhdonin të qëndronin trupat franceze, që u shtrinë pjesërisht
edhe në krahinën e Pogradecit.
Në fund të Luftës, shtetet fituese nuk e llogarisnin Shqipërinë si shtet të pavarur.
Vendi nuk kishte as qeveri, çka e bënte të domosdoshme mbajtjen e një Kongresi, i cili do
të formonte një qeveri të re.
Mirëpo, në fund të Luftës, brenda Lëvizjes Kombëtare u kristalizuan dy rryma
politike: njëra që shprehej për një shtet plotësisht të pavarur, tjetra që ishte për një shtet të
pavarur por, nën “mbrojtjen” e një Fuqie të Madhe. Kjo shihej prej tyre si kusht i
domosdoshëm për ekzistencën dhe konsolidimin e tij. Por, të gjitha grupimet politike u
bashkuan rreth kërkesës për formimin e një qeverie shqiptare.
Më 25 dhjetor 1918, në Durrës i filloi punimet Kongresi Kombëtar, ku morën
pjesë 50 delegatë (nuk morën pjesë përfaqësues nga Vlora, pasi u penguan nga italianët).
Kongresi mbështeti parimin e “vetëvendosjes” dhe vendimet e Konferencës së Londrës, të
vitit 1913 për Shqipërinë. Atje u formua një qeveri e përkohshme me në krye Turhan
pashë Përmetin. U vendos gjithashtu të formohej një pleqësi (senat), si organ këshillues i
qeverisë, që do të thirrej një herë në dy muaj.
Kongresi hartoi një program politik me karakter të përgjithshëm. Ai u shpreh për
ruajtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar dhe për rishikimin e
kufijve të vitit 1913. Kështu, u godit Traktati i Fshehtë i Londrës për copëtimin e
Shqipërisë. Në Kongres u caktua një delegacion që do të shkonte në Konferencën e Paqes

64
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

(që do të mblidhej së shpejti në Paris), për të paraqitur pikëpamjet shqiptare. Ai do të


kryesohej nga vetë kryeministri, Turhan pashë Përmeti.
Konferenca e Paqes në Paris u hap zyrtarisht më 18 janar të vitit 1919. Ajo u
organizua nga pesë Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës (ShBA, Britania e Madhe, Franca,
Italia dhe Japonia), për të përfunduar traktatet e paqes me vendet e mundura.
Në lidhje me çështjen shqiptare, Fuqitë evropiane dhe shtetet fqinje, u shprehën
kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe në mbështetje të Traktatit të Fshehtë të Londrës për
copëtimin e saj. Qeveria italiane kërkonte Vlorën dhe protektoratin mbi “shtetin” e
cunguar në Shqipërinë e Mesme. Greqia kërkonte të aneksonte Korçën dhe Gjirokastrën.
Ndërsa, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), e krijuar pas Luftës së Parë Botërore, u
shpreh për një Shqipëri të pavarur. Por, në rast se ajo do të copëtohej, atëherë edhe
Beogradi do të kërkonte pjesën që i “takonte”.
Delegacioni shqiptar i paraqiti Konferencës dy memorandume. Në to quheshin të
mirëqena vendimet e Konferencës së Londrës për pavarësinë e Shqipërisë. Por, kërkohej
të ndreqeshin padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve me copëtimin e territoreve të tyre
nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londrës (1913).
Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës, u bënë disa herë plane për copëtimin
e Shqipërisë. Por, për shkak të kundërshtimit të shqiptarëve, asnjëri nga këto plane nuk u
zbatua. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajti edhe kundërshtimi i ShBA-ve dhe
presidentit të saj Uodrou Uillson. Në një vendim historik për shqiptarët ai hodhi poshtë
planet për copëtimin e shtetit shqiptar.

IX. 1. 7. Kongresi Kombëtar i Lushnjës


Synimet pushtuese të Italisë, Greqisë por edhe të Jugosllavisë, moszbatimi nga
ana e qeverisë italiane i vendimeve të Kongresit të Durrësit, si dhe qëndrimi pro-italian i
qeverisë së Durrësit, e bënin të ardhmen e Shqipërisë mjaft të pasigurt. Qeveria italiane
dalëngadalë po e vinte qeverinë e Durrësit nën kontrollin e saj. Kudo u vendosën
“këshilltarë” dhe “organizatorë” italianë. Pushteti po përqendrohej në duart e tyre.
Në këto situata, rrethet atdhetare kërkuan thirrjen e Senatit, siç ishte vendosur në
Kongresin e Durrësit dhe zgjedhjen e një qeverie të re, e aftë të merrte në dorë fatet e
vendit. Por qeveria e Durrësit nuk e thirri atë. Prandaj, kudo u shtrua kërkesa për thirrjen

65
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

e një Kongresi të ri kombëtar, që të shmangte ndërhyrjen e pushtuesve italianë dhe


copëtimin e Shqipërisë. Grupimet politike vendosën ngritjen e një komisioni organizativ
me qendër në Lushnjë.
Qeveria e Durrësit dhe pushtuesit italianë bënë përpjekje të shumta për të penguar
thirrjen e Kongresit. Ata organizuan edhe atentate ndaj organizatorëve. Megjithatë, më,
më 21 janar 1920, nën kryesinë e Aqif pashë Elbasani, u hap Kongresi i Lushnjës, por
meqë nuk kishin delegatët e ftuar, punimet u zhvilluan prej 28 deri më 31 janar 1920. Aty
morën pjesë 50 delegatë nga krahina të ndryshme të vendit. Për të mbrojtur Kongresin, u
krijua një forcë e armatosur, me vullnetarë nga krahina të ndryshme të vendit. Në krye të
kësaj force të armatosur u vendos Ahmet Zogu.
Vendimet më të rëndësishme të Kongresit të Lushnjës ishin:
Së pari, Kongresi hodhi poshtë në mënyrë të vendosur planet e Konferencës së
Paqes në Paris për copëtimin e Shqipërisë. Ai u shpreh kundër protektoratit të çdo Fuqie
dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit.
Së dyti, u përcaktua sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar, i udhëhequr nga
institucione të krijuara nga vetë shqiptarët. Për këtë u rrëzua qeveria e Durrësit, e cila u
quajt kundërkombëtare. U krijua një qeveri e re e Sulejman Delvinës dhe institucione të
tjera të larta të shtetit shqiptar, si Këshilli i Lartë dhe Këshilli Kombëtar, në rolin e
parlamentit.
Së treti, u miratua “Statuti i Lushnjës” që vuri bazat ligjore të shtetit shqiptar. Ai e
shpallte Shqipërinë monarki, i cili u konsiderua regjim i përkohshëm në Shqipëri, derisa
të miratohej Kushtetuat në një Asamble të Përgjithshme. Këshilli i Lartë ose Regjenca,
përbëhej prej katër anëtarësh. Ai përfaqësonte mbretin dhe ishte kryetar kolegjial i shtetit.
Atij i përkiste pushteti ekzekutiv, që e ushtronte nëpërmjet qeverisë, të cilën e miratonte
ai.
Këshilli Kombëtar, i quajtur Senat, përfaqësonte parlamentin me një dhomë të
vetme. Ai kishte kompetenca ligjvënëse. Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjëra
dhe ishte i pavarur nga Këshilli i Lartë. Ky i fundit kishte kompetenca të kufizuara. Në
këtë mënyrë monarkia në Shqipëri merrte karakter formal. Organizimi i shtetit u ndërtua
në frymën e parlamentarizmit dhe të republikanizmit.

66
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Qeveria e re, e formuar në Lushnjë, më 11 shkurt 1920, u vendos në Tiranë, e cila


nga ajo kohë u bë kryeqytet i Shqipërisë. Ajo nuk mundi të hynte në Durrës, i cili deri
atëherë qenë kryeqytet i vendit, pasi nuk u lejua nga qeveria e Durrësit. Por, kjo e fundit
mbeti pa përkrahje popullore dhe të administratës, prandaj, u detyrua të tërhiqej dhe t’i
dorëzonte arkivat qeveritare. Shpejt qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina, shtriu
autoritetin e saj në pjesën më të madhe të vendit, që ndodhej nën pushtimin italian.
Qeveria e re nuk pranoi asnjë kontroll të jashtëm. Largoi oficerët italianë që komandonin
xhandarmërinë shqiptare dhe i kërkoi qeverisë italiane të tërhiqte trupat e saj pushtuese
nga Shqipëria.

IX. 2. KOSOVA DHE ÇAMËRIA NË VITET 1913-1918

67
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

IX. 2. 1. Pushtimi i Kosovës dhe territoreve tjera


shqiptare nga Serbia
Kur Konferenca e Londrës vendosi kufijtë veriorë të shtetit të pavarur shqiptar, në
mars 1913, popullsia e Kosovës dhe viseve tjera që përjetonte tmerret e Luftërave
Ballkanike, u ndodh përballë presionit të shtetit serb, që synonte shkombëtarizimin dhe
sllavizmin e popullsisë shqiptare. Në funksion të këtyre qëllimeve, u përdorën dhuna,
terrori, mohimi i çdo të drejte kombëtare dhe njerëzore, djegia e shkatërrimi i
vendbanimeve, shpërngulja në masë për t’u hapur vend kolonëve sllavë. Nën pretekstin e
çarmatimit të popullsisë, u vranë, dhe u burgosën me qindra njerëz. Mbi 12.000 shqiptarë
u detyruan të ndërronin fenë, kurse ekonomia u shkatërrua gati tërësisht. Deri në vitin
1915 një pjesë e konsiderueshme e tokave të punueshme u kthyen në djerrina, blegtoria
pësoi një reduktim drastik, kurse zejtaria, baza e jetës qytetare u përgjysmua.
U institucionalizua një qëndrim brutal ndaj shqiptarëve. Ndëshkimet më të ashpra,
internimet, vrasjet që realizoheshin nga grupet e armatosura çetnike ose të
xhandarmërisë, mbroheshin nga ligji. Gjatë viteve 1913-1915, në Kosovë dhe viset tjera
të pushtuara nga serbët, u vendos gjendja e shtetrrethimit.
Veprimet e ushtrisë dhe shtetit serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe
viseve të tjera, shkaktuan pakënaqësi dhe revoltë në gjirin e kësaj popullsie. Qysh në
verën e vitit 1913, çetat e armatosura shqiptare, që më parë luftonin kundër pushtuesve
osmanë, filluan veprimtarinë e tyre kundër ushtrisë e shtetit serb. Prijësit e kryengritjeve
të mëdha kundërosmane, si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini filluan përgatitjet
për fillimin e një kryengritje të re kundërserbe. Në shtator 1913, malësorët dibranë hynë
fillimisht në Peshkopi e më 22 shtator në Dibër. Ushtria serbe u detyrua të tërhiqej edhe
nga Ohri, Struga dhe Gostivari. Kryengritja përfshiu edhe Kosovën. Ajo filloi në zonën e
Drenicës dhe vazhdoi në viset e Prizrenit, të Gjakovës, e deri në afërsi të Prishtinës.
Numri i forcave kryengritëse arriti në 4.000 vetë.
Në këto rrethana, qeveria serbe shpalli mobilizimin e përgjithshëm. Fillimisht
serbët sulmuan forcat kryengritëse në krahinën e Dibrës e pastaj në Kosovë. Pas


Një prift katolik nga Gjakova, Luigj Pali, u pushkatua së bashku me 50 shqiptarë të tjerë, nga forcat
pushtuese malazeze, në mars 1913. Arsyeja e vrasjes së priftit dhe bashkëkombësve të tij, ishte se ai ishte
ankuar te konsulli austro-hungarez, se pushtuesit malazezë i detyronin shqiptarët katolik të konvertoheshin
në ortodoksë. Ai gjithashtu ishte ankuar se malazezët kishin djegur 15 xhami në Gjakovë.

68
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

luftimeve të zhvilluara me forcat pushtuese serbe, kryengritësit u tërhoqën. Luftimet u


shoqëruan me djegien e dhjetëra fshatrave dhe vrasje të popullsisë së pafajshme. Vetëm
nga rajoni i Dibrës, u shpërngulën rreth 20.000 vetë për në Shqipëri.

IX. 2. 2. Çamëria në vitet 1913-1915


Sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, më 11 gusht 1913, vetëm 7 fshatra të
Çamërisë me qendër Konispolin u përfshinë në shtetin e pavarur shqiptar. Pjesa tjetër e
Çamërisë iu njoh shtetit grek. Qendra të njohura të kësaj pjese si: Filati, Gumenica,
Paramithia, Margëlliçi dhe Parga me rrethinat e tyre i kaluan padrejtësisht shtetit grek. Në
atë kohë në Çamëri jetonin rreth 50.000 myslimanë dhe 14.000 ortodoksë shqiptarë.
Regjimi ushtarako-policor i vendosur nga ushtria dhe shteti grek në Çamëri gjatë
Luftërave Ballkanike dhe Konferencës së Londrës, ishte në thelb i ngjashëm me atë që
ngritën serbët e malazezët në Kosovë dhe viset tjera të pushtuara. Pas nënshkrimit të
protokollit të Firences më 17 dhjetor 1913, u arrestuan dhe u burgosën shumë çamë që
kishin luftuar kundër ushtrisë greke. Paria atdhetare u vu në qendër të goditjes. Në mars
të vitit 1913 në përroin e fshatit Selan u masakruan 72 vetë nga paria e fshatrave të
Çamërisë. Nën pretekstin e mbledhjes së armëve, formacionet ushtarake greke e
vazhduan terrorizimin dhe ekzekutimet e çamëve, dogjën shtëpitë e tyre dhe i
dëbuan ata me forcë nga trojet e veta. Fshatra dhe qytete të tilla, si Koska, Lopësi,
Varfanji, Karbunari, Paramithia, Gardhiqi, Margëlliçi, Arpica, Grikohori etj., iu
nënshtruan një terrori të paparë të ushtruar nga ushtria dhe grupet tjera të armatosura
greke.
Qeveria greke, duke përdorur dhunën i detyroi shumë shqiptarë myslimanë të
ndërronin fenë dhe të bëheshin ortodoksë. Në funksion të kësaj, autoritetet greke prishën
shumë xhami, si dhe u përpoqën të nxisnin përçarje midis çamëve myslimanë dhe
ortodoksë. Duke e trajtuar popullsinë çame ortodokse si greke dhe duke i njohur disa
privilegje asaj, shteti grek u përpoq t’ia kundërvinte atë shqiptarëve myslimanë të
Çamërisë, të cilët i konsideronte si turq.
Ndërkohë, intelektualët atdhetarë çamë organizuan në Vlorë mitingje dhe u
dërguan peticione qeverisë austro-hungareze dhe italiane, në të cilët përshkruhej dhuna që

69
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

shteti grek ushtronte mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë dhe shprehej vullneti i asaj
popullsie për t’u bashkuar me shtetin e pavarur shqiptar.

IX. 2. 3. Kosova dhe viset tjera nën pushtimin


austro-hungarez
Në janar të vitit 1916, trupat austro-hungareze dhe bullgare hynë në Kosovë dhe
viset tjera shqiptare. Sipas marrëveshjes ndërmjet dy komandave ushtarake (austro-
hungareze dhe bullgare), zona e pushtimit austro-hungarez përfshinte: Mitrovicën,
Vushtrrinë, Drenicën e Poshtme, Istogun, Gjakovën, Plavën, Gucinë, Tivarin dhe Ulqinin.
Kurse zona e pushtimit bullgar përfshinte Podujevën, Prishtinën, Drenicën e Epërme,
Ferizajn, Prizrenin, Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën,
Strugën, Dibrën, Prespën, Ohrin, Manastirin.
Komanda e lartë ushtarake austro-hungareze ndërmori disa ekspedita
ndëshkimore ndaj atyre që vrisnin xhandarët dhe që prishnin rendin. Kjo komandë u lejoi
shqiptarëve një vetadministrim të kufizuar vendor në fushën e financave, të drejtësisë dhe
zhvillimin e arsimit dhe të kulturës. Gjuha shqipe u bë gjuhë e administratës. U hapën
shkolla e gjykata. Këto veprime u pritën me kënaqësi nga shumë shqiptarë.
Ndryshe ishte situata në zonën e pushtimit bullgar. Komanda ushtarake bullgare
sillej në mënyrë brutale ndaj shqiptarëve. Ajo nuk përfillte të drejtat e tyre kombëtare dhe
njerëzore. Që në fillim u arrestuan shumë atdhetarë, midis të cilëve edhe Hasan Prishtina.
Gjendja ekonomike e popullsisë shqiptare, në të dy zonat e pushtuara, u keqësua
edhe më tepër. Mobilizimi në ushtri i djemve të rinj i pakësoi forcat për punë të
popullsisë. Rekuizimi i ushqimeve dhe i bagëtive për nevojat ushtarake shkaktoi në disa
krahina zi buke dhe uri të përgjithshme. Për rrjedhojë, në vitet 1916-1918, në Kosovë dhe
viset tjera shqiptare u organizuan dhe vepruan çeta luftëtarësh shqiptarë të udhëhequr nga
Azem Galica, Shote Galica, Idriz Seferi etj.

IX. 2. 4. Çamëria në vitet e Luftës së Parë


Botërore

70
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Edhe në fillimin e vitit 1916 politika e qeverisë greke ndaj popullsisë shqiptare të
Çamërisë, nuk ndryshoi. Autoritetet greke vazhduan të ushtronin dhunë mbi popullsinë
çame. Atyre u ndalohej çdo kontakt me konsullatat e huaja në Janinë, Prevezë e Korfuz,
mbledhjet e tubimet, si dhe qarkullimi jashtë juridiksionit të fshatit ose qytetit të tyre. Kjo
gjendje shtetrrethimi bëhej me qëllim që opinioni qeveritar e publik ndërkombëtar të mos
njihej me dramën çame. Situata ndryshoi kur në qershor të vitit 1917, në Çamëri hynë
trupat italiane, të cilat qëndruan atje për afro 100 ditë.
Trupat greke u tërhoqën pa bërë qëndresë. Së bashku me ta u larguan edhe
funksionarët civilë të administratës greke. Atëherë në Çamëri u kthyen shumë atdhetarë të
larguar më parë. Në Filat, Paramithi, Gumenicë dhe rrethinat e tyre, u lejua të ngrihej
flamuri shqiptar; u liruan nga burgjet dhe u kthyen nga internimet një pjesë e
konsiderueshme e çamëve.
Në çdo krahinë të kontrolluar nga italianët u vendosën komisarë dhe pranë tyre u
ngritën këshillat si organe këshillimore, të përbërë nga klerik dhe civilë vendës. Pranë
Komisionit të Përgjithshëm italian u ngrit një Komision i Përgjithshëm Këshillimor i
përbërë nga 17 çamë. Me qarkore të veçantë, në gusht të vitit 1917 u lejua hapja e
shkollave në gjuhën shqipe në Çamëri.
Një manifestim i madh popullor u organizua ditën e parë të hapjes së shkollës në
gjuhën shqipe. Megjithatë ky manifestim nuk zgjati shumë. Radhitja e Greqisë përkrah
Antantës, bëri që forcat italiane të tërhiqen nga Çamëria, për t’ia lënë vendin përsëri
forcave greke.

71
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

X. LËVIZJA KOMBËTARE NË KOSOVË DHE VISET


TJERA SHQIPTARE JASHTË KUFIJVE SHTETËROR (1918-
1941)
X. 1. KOMITETI MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS
DHE XHEMIJETI (BASHKIMI)
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (KMKK) u formua ilegalisht në
Shkodër, më 1 maj 1918. Në nëntor të vitit 1919, ai u ligjërua nga shteti shqiptar si
organizatë kombëtare. Figurat kryesore të këtij Komiteti ishin: Hoxha Kadriu, Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani, Sotir Peci, Azem Bejta-Galica etj.
KMKK kishte si qëllim kryesor organizimin e qëndresës së armatosur në rajonet e
pushtuara, çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetin kombëtar, Shqipërinë, si dhe
ndihmesën për krijimin e një shteti demokratik shqiptar. Për të realizuar këto synime, ky
Komitet bashkërendoi veprimtarinë diplomatike me lëvizjen e armatosur. KMKK
demaskoi me forcë para opinionit publik brenda dhe jashtë vendit, politikën e terrorit e të
gjenocidit serb ndaj popullsisë shqiptare, përpjekjet e shtetit serb për shkombëtarizimin
dhe shfarosjen e saj. Ai vendosi lidhje të ngushta me lëvizjen kaçake në Kosovë, ndihmoi
në drejtimin dhe organizimin e saj.
KMKK dha ndihmesën e tij në mbledhjen dhe përfundimin me sukses të
Kongresit të Lushnjës, si dhe zbatimin e vendimeve të tij. Përkrahu me vendosmëri luftën
e popullit shqiptar për dëbimin e pushtuesve italianë nga Vlora dhe nga viset tjera të
pushtuara. Pas vitit 1920, mori pjesë aktive në jetën politike të shtetit shqiptar.
Më 18 dhjetor të vitit 1919, nga disa atdhetarë shqiptarë, me në krye Nexhip
Dragën formuan në Shkup, Partinë Politike të Myslimanëve të njohur zyrtarisht me emrin
Xhemijet (Bashkimi). Pavarësisht se ishte deklaruar si një parti me parime fetare,
Xhemijeti, në të vërtetë ishte një organizim politik kombëtar i shqiptarëve të Mbretërisë
Serbo-Kroato-Sllovene (SKS). Xhemijeti bashkëpunoi me Komitetin Mbrojtja


Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, u themelua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, më 1
dhjetor 1918, nën udhëheqjen e dinastisë serbe të Karagjorgjeviqve. Nga viti 1929, ky shtet do të njihet me
emrin Mbretëria e Jugosllavisë.

72
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Kombëtare e Kosovës, madje, kryetari i Xhemijetit, Nexhip Draga, ishte njëkohësisht


edhe nënkryetar i KMKK.
Xhemijeti dhe KMKK, duke i vendosur selitë e tyre njëra brenda dhe tjetra jashtë
territoreve të Mbretërisë së SKS-së, bashkërenduan veprimtarinë e tyre për të demaskuar
e bërë publike politikën shkombëtarizuese, të shpërnguljes e të kolonizimit, që ndiqte
shteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur
edhe gazeta “Hak”, organ i Xhemijetit, si dhe gazeta “Populli”, organ i KMKK.
Xhemijeti mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920-1924 dhe siguroi
disa vende në parlamentin e Mbretërisë së SKS-së. Deputetët shqiptarë si Aqif Bluta,
Cenan Zijahi, Halil Derralla etj., kundërshtuan me forcë procesin e shpronësimit të
shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave të tyre nga elementi sllav. Ata kërkuan që shteti të
hapte dhe të financonte shkollat fetare dhe laike në gjuhën shqipe etj.
Në vitin 1925 Xhemijeti e ndërpreu veprimtarinë e tij, për shkak të dhunës që
qeveria e Beogradit ushtronte ndaj deputetëve shqiptarë dhe Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare në Kosovë dhe territoret tjera shqiptare.

X. 2. Qëndresa e shqiptarëve të Kosovës dhe


viseve të tjera kundër politikës së shpërnguljes dhe
kolonizimit
Rritja e shtypjes kombëtare pas ripushtimit sllav të territoreve të Kosovës dhe
viseve të tjera, në vitin 1919, i dha hov Lëvizjes Kaçake. Në këtë lëvizje merrnin pjesë
luftëtarë shqiptarë, të organizuar në çeta të vogla, që kundërshtonin vendosjen e Kosovës
nën juridiksionin serb dhe përgjithësisht politikën e shtetit serb në Kosovë. Fillimisht
këto çeta kishin luftuar kundër Perandorisë Osmane dhe pas vendimeve të Konferencës së
Londrës, në vitet 1912-1913, vazhduan luftën kundër politikës shkombëtarizuese,
asimiluese e shfarosëse të shtetit serb. Karakteri kombëtar i luftës së çetave ndihmoi që
lëvizja e tyre të gjente mbështetje të fuqishme nga popullsia e të gjitha viseve shqiptare.
Në krye të kësaj Lëvizje qëndronin intelektualët, si: Hasan Prishtina, Hoxha Kadriu,
Hysni Curri, Bedri Pejani etj., si dhe prijësit luftëtarë popullor, si: Bajram Curri, Azem

73
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Bejta, Sadik Rama, Mulla Agan Kaja etj. KMKK u angazhua për të bashkërenduar
veprimtarinë e çetave.
Lëvizja Kaçake ka pasur baticat dhe zbaticat e saj. Çasti kulmor i kësaj lëvizje
është kryengritja e prillit të vitit 1919, e cila njihet me emrin kryengritja e Rrafshit të
Dukagjinit. Ajo shpërtheu në Drenicë, e cila u bë edhe qendra e kryengritjes, por me
kalimin e kohës kryengritja përfshiu tërë territorin e Kosovës dhe zgjati gjashtë javë. Në
të morën pjesë rreth 10.000 kryengritës të drejtuar nga Azem Galica, Sadik Rama i
Gjergjevikut, Zef Gjidoda etj., që vepronin sipas udhëzimeve të KMKK. Kryengritësit
arritën në disa zona të vendosin kontroll të plotë dhe të formojnë pushtetin lokal. Në
qershor të vitit 1919 kryengritja u shtyp nga xhandarmëria dhe çetnikët serbë.
Pas shtypjes së kryengritjes, qeveria e Beogradit e vazhdoi terrorin mbi Lëvizjen
Kaçake dhe përgjithësisht mbi popullsinë e Kosovës. U masakruan e u vranë mbi 2.000
burra, u dogjën fshatra, u internuan familje. Këtij represioni të shtetit serb iu nënshtrua
popullsia shqiptare e krahinave të Llapit e Dollakut, ajo e trevës së Anamoravës, të
krahinës së Karadakut etj.
Nga nëntori i vitit 1921 deri në verë të vitit 1922, Lëvizja Kaçake u përqendrua në
zonën neutrale të Junikut e cila nuk ishte as nën juridiksionin e shtetit serb e as nën
juridiksionin e shtetit shqiptar, por kishte një vetëqeverisje vendore (lokale). Shumë
luftëtarë shkuan në këtë zonë dhe prej andej vazhduan veprimtarinë e tyre kundër shtetit
serb. Dy vjet më vonë, në verë të vitit 1923, u krijua edhe zona e lirë e Dumnicë-
Zagorthit.
Në vitin 1925, pushoi së ekzistuari Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,
kurse Lëvizja Kaçake, si krahu i armatosur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, vazhdoi deri
në vitin 1928.

Zona Neutrale e Junikut, u krijua në nëntor të vitit 1921 me vendim të Konferencës së Paqes në Paris.
Brenda saj përfshiheshin 18 fshatra dhe shtrihej në kufirin veri-lindor shqiptaro-jugosllav, ku parashikohej
të bëheshin ndryshime të vijës kufitare të vitit 1913. Zona Neutrale e Junikut shërbeu për të shmangur
konfliktin e armatosur midis shtetit shqiptar dhe Mbretërisë së SKS-së. Administrimi i kësaj Zone iu la në
dorë autoriteteve vendore.
Zona Neutrale e Junikut mbeti jashtë kontrollit të forcave të armatosura të Beogradit dhe të Tiranës. Ajo,
për 15 muaj u bë baza kryesore e çetave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe të forcave kryengritëse
antizogiste të Malësisë së Veriut.
Në shkurt të vitit 1922 trupat e ushtrisë dhe të xhandarmërisë jugosllave, të përforcuara me banda çetnike,
ndërmorën një operacion spastrimi dhe bënë reprezalje ndaj popullsisë civile. Luftëtarët u shpërndanë në
viset përreth, kurse rreth 2.000 vetë nga popullsia u strehuan në Malësinë e Gjakovës, brenda territorit që i
ishte njohur shtetit shqiptar. Pas këtyre ngjarjeve Zona Neutrale e Junikut, pushoi së ekzistuari. Sipas
arbitrazhit ndërkombëtar, territori ku ishte shtrirë ajo iu njoh Mbretërisë së SKS-së.

74
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Megjithëse qëndresa e armatosur nuk ia arriti qëllimit kryesor për shkëputjen e


Kosovës nga Serbia dhe bashkimin me shtetin shqiptar, ajo pati efektin e vet historik,
sepse i preu hovin shkombëtarizimit të popullsisë shqiptare.

X. 3. Qëndresa e popullsisë çame ndaj dhunës,


shpronësimit dhe shpërnguljes
Përcaktimi nga shteti grek i çamëve myslimanë si popullsi “turke” dhe
shpërngulja e detyruar e tyre për në Turqi, shkaktoi zemërim dhe protesta të popullsisë
shqiptare në të dy anët e kufirit shtetëror shqiptaro-grek. Më 1919 Muharrem Rashiti,
Alush Taha, drejtues të çetave të armatosura të çamëve në Greqi, i dërguan Konferencës
së Paqes në Paris dhe ministrave të Punëve të Jashtme të Fuqive fituese të luftës, protesta
kundër dhunës që shteti grek ushtronte mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.
Çamët e shpërngulur nga tokat e tyre dhe të vendosur në Shqipëri, shpresonin se
do të vinte dita kur ata do të ktheheshin në vendlindjen e tyre. Në Shqipëri ata i kushtuan
kujdes shkollimit të fëmijëve të tyre.
Në vitin 1921, çamët i kërkuan qeverisë greke t’u njihte atyre të drejtën e pakicës
kombëtare në Greqi. Mirëpo, qeveria e Athinës nuk i përfilli këto kërkesa të çamëve dhe
për më tepër ndërmori arrestime dhe vrasje të krerëve dhe të parisë së fshatrave, që
nxisnin dhe organizonin qëndresën.

X. 4. Politika jugosllave e shpronësimit, kolonizimit dhe e shpërnguljeve në


Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi
Drejtimet kryesore të politikës së organizuar shtetërore të Mbretërisë së SKS-së,
ishin: shpronësimi me dhunë, kolonizimi dhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta.
Me anë të kësaj politike synohej boshatisja e Kosovës dhe e viseve të tjera nga popullsia
shqiptare dhe krijimi i rrethanave të favorshme për vendosjen në to të qindra mijëra
kolonëve sllavë. Në përgjithësi kolonizatorët u vendosën në brezin kufitar me shtetin
shqiptar, që nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia, Rrafshi i Dukagjinit, Fusha e Pollogut, e deri
në Strugë e në Manastir. Ata u vendosën në tokat më të mira, të cilat iu morën
shqiptarëve, si edhe përgjatë rrjetit rrugor dhe hekurudhor. Kjo u bë me qëllim që të

75
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

shkëputej vazhdimësia etnike e trungut shqiptar dhe të krijohej shteti i pastër nacional
serb, sipas “Naçertanies” së Ilija Garashaninit.
Në mënyrë që shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike të ishte sa më
intensive dhe masive, qeveria jugosllave krijoi një Komision Special Ndërministror, i cili
do të merrej me këtë çështje. Në mesin e viteve 1930, qeveria e Beogradit inkurajoi një
garë për hartimin e platformave për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Në vitin
1937, në zbatim të këtyre platformave, e sidomos të platformës së Vasa Çubrilloviqit, e
njohur e emrin “Shpërngulja e arnautëve”, qeveria jugosllave e shfrytëzoi si një mundësi
të favorshme për shpërnguljen e shqiptarëve ekzistencën e pakicës turke në Jugosllavi,
me të cilën shqiptarët kishin një fe të përbashkët. Në vitin 1938 u nënshkrua në Stamboll
“Konventa jugosllavo-turke”, e cila do të ratifikohej pas një viti, d.m.th. më 1939. Sipas
saj, do të shpërnguleshin nga Jugosllavia rreth 400.000 myslimanë, por qëllimi i vërtetë
ishte shpërngulja e popullsisë shqiptare. Për Turqinë kjo marrëveshje kishte interes për
popullimin e territoreve të pabanuara të Anadollit, si dhe për formimin e një brezi që do
t’ua ngushtonte hapësirën kurdëve.
Megjithëse Marrëveshja nuk u ratifikua për shkak të ndryshimeve politike në
hartën e Ballkanit në vitin 1939, qeveria jugosllave veproi në përputhje me të. Ndërmjet
tyre bëhej një propagandë që nxiste shpërnguljet, duke zbukuruar situatën në Turqi ose
duke rritur tensionet ndëretnike në Jugosllavi. Për të lehtësuar procedurat e shpërnguljes
u krijuan 150 stacione xhandarmërie; vizat dhe pasaportat për shqiptarët jepeshin brenda
24 orëve.
Si rezultat i kësaj politike, gjatë viteve 1919-1941 vetëm nga Kosova u
shpërngulën për në Turqi 240.000 shqiptarë. Ky pakësim i ndjeshëm numerik i popullsisë
shqiptare në Jugosllavi u shoqërua me shkatërrime dhe braktisjen e qindra ekonomive
bujqësore dhe të dhjetëra fshatrave. U goditën rëndë degët e ekonomisë së qyteteve të
Kosovës. Fshatarët shqiptarë që nuk arrinin të merrnin tokë nga reforma agrare, punonin
si çifçinj në tokat e kolonëve serbë. Këto masa, rritën varfërinë e popullsisë shqiptare.
Përdorimi i dhunës dhe arbitraritetit që karakterizuan këto procese, i acaroi së
tepërmi marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbo-malazezëve.

76
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

X. 5. Qëndresa e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera kundër politikës


së kolonizimit dhe të shpërnguljes
Qëndresa që shqiptarët në Jugosllavi i bënin procesit të kolonizimit serbo-malazez
dhe shpërnguljes ishte e shumëllojshme, në varësi të politikës së ndjekur nga Beogradi.
Pas dështimit të Lëvizjes së armatosur më 1928, forma më e zakonshme e
qëndresës ishte kundërshtimi për t’u shpërngulur. Ky ishte edhe rezultat i propagandës
legale dhe ilegale, që bënin në popull intelektualët dhe atdhetarët shqiptarë. Bisedat në
odat e miqve nga të rinjtë shqiptarë, që ndiqnin shkollat në Shqipëri ose në Beograd, në
gjysmën e dytë të viteve 30të të shek. XX, shpërndarja e trakteve dhe e thirrjeve në gjuhën
shqipe, luajtën një rol të rëndësishëm për t’u mësuar njerëzve të rëndomtë të vërtetën, për
t’i bindur ata të qëndronin të bashkuar kundër çdo presioni e të mos i braktisnin trojet e
veta.
Vend të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve zinin protestat, memorandumet
dhe ankesat e shumta kundër politikës së Beogradit. Ato u drejtoheshin zyrtarëve të ulët
dhe të lartë të shtetit jugosllav, kryeministrave të qeverive të Fuqive të Mëdha, Kryesisë
dhe funksionarëve më të lartë të Lidhjes së Kombeve. Në janar të vitit 1931, Hasan
Prishtina i dërgoi një protestë Kryesisë së Lidhjes së Kombeve, në të cilën denonconte
politikën shtetërore jugosllave të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta për në
Turqi dhe kërkonte formimin e një komisioni ndërkombëtar, i cili të vinte në vend dhe të
shihte ushtrimin e dhunës serbe ndaj popullsisë shqiptare.
Qëndresa kolektive e shqiptarëve në Jugosllavi bëri që planet e qeverisë së
Beogradit për të thyer kompaktësinë e trungut etnik shqiptar të dështonin.

X. 6. Qëndresa e popullsisë çame ndaj dhunës, shpronësimit dhe shpërnguljes


Në vitin 1926, pas marrëveshjes shqiptaro-greke për çështjen e kufijve, çamët në
Greqi i parashtruan qeverisë greke kërkesën për dëmshpërblimin e pronave të tjetërsuara
(shpronësuara). Kërkesa të ngjashme paraqitën në institucionet ndërkombëtare edhe
çamët në diasporë.
Kërkesat e çamëve u përkrahën nga qeveria shqiptare. Më 11 gusht 1924, qeveria
shqiptare e Fan Nolit i kërkoi Këshillit të Lidhjes së Kombeve, që të përmbushte
detyrimet e Konventës së Lozanës dhe të mos i trajtonte shqiptarët si turq. Ndërkohë

77
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

telegrame e protesta të vazhdueshme u dërguan në Këshillin e Lidhjes së Kombeve nga


krerët çamë dhe nga qeveria shqiptare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve, në dhjetor të vitit
1925 organizoi një ballafaqim të hapur midis përfaqësuesit shqiptar dhe atij grek, në
lidhje me të drejtat e popullsisë çame në Greqi. Në mars të vitit 1926 ky Këshill e ndaloi
shpërnguljen e mëtejshme të popullsisë çame nga trojet e veta për në Azinë e Vogël.
Gjithashtu, u vendos që çamët të quheshin nënshtetas grek me të drejta të plota.
Megjithatë, qeveria greke në praktikë nuk iu bind plotësisht vendimit të Lidhjes së
Kombeve dhe vazhdoi politikën e diskriminimit dhe të asimilimit ndaj shqiptarëve të
Çamërisë.
Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, të nxitur nga protesta e çamëve, disa herë
parashtruan në Lidhjen e Kombeve një varg kërkesash ekonomike, politike dhe kulturore
në të mirë të shqiptarëve të Çamërisë.
Një ndihmesë të çmuar për të rritur ndjeshmërinë e diplomacisë së Fuqive të
Mëdha për çështjen çame kanë dhënë shqiptarët e emigruar të Çamërisë, veçanërisht ata
në ShBA. Nëpërmjet artikujve në faqet e shtypit, sidomos të gazetës “Albania”, ata jepnin
fakte të dramës çame.

78
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

XI. SHQIPËRIA NË VITET 1920-1924


XI. 1. Përpjekjet e Qeverisë së Tiranës për
çlirimin e krahinave të pushtuara
Në mars të vitit 1920, Këshilli Kombëtar porositi qeverinë e Tiranës të merrte të
gjitha masat e duhura për të forcuar pushtetin e saj, për të siguruar shtetin e pavarur
shqiptar dhe për të bashkuar me të krahinat që ende ishin të pushtuara. Ndërkohë, në
Konferenca e Paqes në Paris nuk kishte marrë zyrtarisht asnjë vendim për statusin e
Shqipërisë dhe kufijtë e saj. Filloi të kristalizohej mendimi, që krahas rrugës diplomatike,
të zhvillohej edhe lëvizje e armatosur për çlirimin e krahinave të pushtuara nga italianët
dhe serbët.
Në pranverë trupat italiane u detyruan të tërhiqeshin nga brendësia e territoreve
shqiptare drejt bregdetit. Në fillim ato u tërhoqën nga krahinat veriore të Shqipërisë,
pastaj nga Shqipëria e Mesme, si dhe nga qyteti i Gjirokastrës. Në viset e lëshuara u
vendos pushteti i qeverisë shqiptare. Më 13 mars edhe Shkodra u bashkua me qeverinë
kombëtare të Tiranës, pasi prej andej u largua garnizoni ushtarak ndëraleat.
Megjithëse trupat italiane u larguan nga Shqipëria e brendshme, ato vazhduan të
qëndronin në viset bregdetare të Shkodrës, Shëngjinit, Durrësit dhe Sarandës. Pjesa
kryesore e trupave italiane ishin përqendruar në Vlorë dhe krahinat e saj, duke përfshirë
Himarën dhe Tepelenën, me synimin që të mos i lëshonin ato.
Në vijim të kërkesave të mëparshme, qeveria e Tiranës zhvilloi bisedime me
përfaqësuesit italianë, në prill-maj të vitit 1920. Ajo kërkoi, që të largoheshin trupat
pushtuese italiane dhe prefektura e Vlorës të kalonte në varësinë e qeverisë shqiptare. Por
kjo kërkesë u hodh poshtë nga qeveria e Romës. Edhe qeveria e Beogradit hodhi poshtë

79
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

kërkesën e qeverisë shqiptare për të larguar trupat e saja jashtë kufijve të shtetit shqiptar,
të njohur më 1913, në Konferencën e Ambasadorëve.
Ndërkohë qeveria shqiptare mënjanoi konfliktin shqiptaro-grek në Jug. Me
largimin e trupave franceze nga Korça, në maj të vitit 1920, trupa të ushtrisë greke në
marrëveshje me francezët, filluan të marshonin drejt kufirit për të pushtuar territoret e
Shqipërisë Jug-lindore. Për të parandaluar një gjë të tillë, u mobilizuan qarqet atdhetare,
të cilët shpallën bashkimin e krahinës me qeverinë shqiptare dhe vendosën ta mbronin atë
edhe me armë. Duke parë vendosmërinë e shqiptarëve, qeveria e Athinës hyri në
bisedime me qeverinë shqiptare dhe më 28 maj 1920, në fshatin kufitar Kapshticë, u
nënshkrua protokolli i Kapshticës, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij, ushtria
greke do të ndërpriste marshimin drejt kufijve të vitit 1913. Protokolli do të mbetej në
fuqi deri në vendimet përfundimtare për Shqipërinë, që do të merrte Konferenca e Paqes
në Paris. Por, megjithëse u arrit marrëveshje, Greqia vazhdoi të mbante të pushtuara 26
fshatra shqiptare në krahinat jug-lindore. Protokolli i Kapshticës, i mundësoi qeverisë
shqiptare të shtrinte pushtetin e saj në krahinën e Korçës dhe të Pogradecit dhe kështu
siguroi qetësinë në kufirin me Greqinë.
Në prill të vitit 1920, qeveria shqiptare u përballë me lëvizjen separatiste të Esat
pashë Toptanit. Ai pretendonte të rikthehej në Shqipëri dhe të merrte në dorë qeverisjen e
vendit. Lëvizja e tij u shtri në rrethet e Tiranës, Durrësit, Rrogozhinës, Dibrës. Forcat
esadiste arritën deri afër Tiranës, duke krijuar anarki dhe pështjellim. Qeveria shqiptare
veproi me maturi. Ajo hyri në kompromis me forcat esadiste, duke premtuar të dërgonte
një delegacion në Paris, për të biseduar me Esat pashën. Kjo bëri që forcat esadiste të
shpërndaheshin. Shpërndarja e këtyre forcave antikombëtare forcoi pozitat e qeverisë
shqiptare, e cila ndërkohë, në fillim të qershorit përfundoi me sukses operacionin për
shtypjen e tyre. Vrasja e Esat pashë Toptanit nga Avni Rustemi, më 13 qershor 1920, në
Paris, i dha fund edhe lëvizjes separatiste esadiste.
Një problem tjetër me të cilin u përballë qeveria e Tiranës, përbënte edhe
vazhdimi i qëndrimit të ushtrisë italiane në Vlorë dhe krahinat përreth. Përgatitjet për
kryengritjen kundër ushtrisë italiane kishin nisur që në mars të vitit 1920. Sipas
bisedimeve të zhvilluara në Kongresin e Lushnjës, ishin krijuar në Jug disa komitete të

80
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

“Mbrojtjes Kombëtare”. Rolin kryesor e luante komiteti i Vlorës me në krye Osman


Haxhiun.
Qeveria shqiptare e pranoi programin e tij për fillimin e kryengritjes. Ishte forcuar
bindja se qeveria e Romës vetëm në këtë rrugë mund t’i pranonte kërkesat e palës
shqiptare. Ky konflikt do të kishte karakterin e një lufte popullore dhe jo karakterin e një
lufte ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij italian. Por, qeveria shqiptare e përkrahu dhe e
ndihmoi me materiale, armë dhe ushtarakë të kualifikuar.
Më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallasë në jug të Vlorës, miratoi vendimin për
fillimin e kryengritjes dhe zgjodhi një komitet drejtues, me në krye Osman Haxhiun. U
formua një ushtri kryengritëse me rreth 4.000 vullnetarë, me çeta në bazë fshati, ku u
shquan edhe gratë.
Kryengritja u zhvillua në disa faza. Më 3 qershor 1920, Komiteti i dërgoi një
ultimatum gjeneralit S. Piaçentini, për dorëzimin e krahinave të Vlorës, Tepelenës,
Himarës deri në mbrëmjen e 4 qershorit. Nëse ultimatumi nuk do të zbatohej, do të
fillonte kryengritja. Sulmi filloi më 5 qershor dhe më 10 qershor pjesa më e madhe e
krahinës së Vlorës ishte çliruar. Faza e dytë filloi me sulmin për çlirimin e qytetit të
Vlorës. Më 11 qershor kryengritësit e sulmuan atë natën dhe në mëngjes hynë në qytet.
Megjithatë, forcat shqiptare u detyruan të tërhiqeshin.
Gjatë fazës së tretë u çlirua Tepelena, më 21 qershor dhe më 23 korrik u ndërmor
një sulm i përgjithshëm për çlirimin e qytetit të Vlorës. Pas disa orë luftimesh forcat
shqiptare hynë në qytet.
Qeveria italiane u detyrua të pranonte dështimin dhe të fillonte bisedimet me
qeverinë shqiptare. Më 2 gusht 1920, në Tiranë u nënshkrua protokolli midis dy qeverive.
Sipas tij, qeveria italiane njihte pavarësinë e Shqipërisë, sovranitetin e shtetit shqiptar mbi
Vlorën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trupat e saj do të tërhiqeshin nga Shqipëria,
me përjashtim të Sazanit.
Lufta e Vlorës dhe fitoret e saj i forcuan më tej pozitat e shtetit dhe të qeverisë
shqiptare. Ato frymëzuan popullsinë e zonave të pushtuara, për të përballur me sukses
konfliktet e reja me Mbretërinë e SKS-së. Ajo vazhdonte të mbante të pushtuara toka
shqiptare brenda kufijve të 1913-ës, deri në vijën e quajtur “strategjike”. “Argumenti” i
saj për këtë ishte mbrojtja nga ndonjë sulm i mundshëm italian.

81
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Qeveria shqiptare kërkoi disa herë largimin e trupave jugosllave, nga territoret e
shtetit shqiptar, por qeveria e Beogradit nuk i përfilli këto kërkesa. Në këto kushte filloi
kryengritja e Dibrës, aty nga mesi i gushtit i vitit 1920. Kryengritësit shqiptarë i detyruan
forcat jugosllave të largoheshin jashtë kufijve të 1913-ës. Luftime midis forcave shqiptare
dhe jugosllave do të zhvillohen edhe më vonë. Qeveria shqiptare u detyrua të protestonte
edhe pranë Fuqive të Mëdha, duke kërkuar që Beogradi të tërhiqte trupat pushtuese nga
territori i shtetit shqiptar.

XI. 2. Shqipëria në arenën ndërkombëtare


Problemi parësor, me të cilin do të përballet qeveria shqiptare, në vitin 1920, ishte
rinjohja e pavarësisë së Shqipërisë dhe e tërësisë tokësore të saj, si dhe konsolidimi i
pozitës ndërkombëtare të shtetit të ri shqiptar. Pas disa kërkesave të parashtruara nga
qeveria shqiptare, më 17 dhjetor 1920, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së
Kombeve. Kërkesa e qeverisë shqiptare për t’u pranuar në atë organizatë ndërkombëtare,
pati edhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, e cila ishte Fuqia e Madhe kryesore e asaj
kohe. Më pas qeverinë shqiptare e njohën qeveria britanike, franceze, italiane, qeveritë e
shteteve fqinje etj.
Edhe pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, qeveria serbo-kroate-
sllovene vazhdoi të organizonte turbullira në shtetin shqiptar. Ajo nxiti lëvizjen e
Mirditës, të cilën e udhëhoqi Marka Gjoni. Ai, më 17 korrik 1921, me mbështetjen e
qeverisë së Beogradit, shpalli në Prizren “Republikën e Mirditës” dhe kërkoi nga Lidhja
e Kombeve dhe shtetet tjera, njohjen e saj. Mirëpo, kjo lëvizje nuk gjeti mbështetje në
shtresat e gjera të popullsisë dhe te kleri katolik, të cilët i dërguan memorandum Lidhjes
së Kombeve, me të cilin shprehnin mosmiratimin e tyre ndaj këtij veprimi.
Qeveria shqiptare dërgoi forcat e saj, të udhëhequra nga Ahmet Zogu dhe Bajram
Curri, për të shtypur rebelimin. Në fillim të dhjetorit të vitit 1921, lëvizja separatiste e
Marka Gjonit u shtyp.


Britania e Madhe mori premtimin nga qeveria e Tiranës, se do të fitonte të drejtën ekskluzive të
shfrytëzimit të vajgurit në Shqipëri.

82
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

XI. 3. Përpjekjet për organizimin dhe


demokratizimin e shtetit shqiptar
Në vitet 1920-1924 shteti shqiptar hodhi hapat e parë drejt organizimit mbi baza
parlamentare dhe demokratike. Në dhjetor 1920, qeveria e Iljaz Vrionit, shpalli ligjin për
mbajtjen e zgjedhjeve të para parlamentare në Shqipëri. Sipas ligjit, votimi nuk do të
ishte i drejtpërdrejtë, por me dy palë zgjedhës dhe përjashtonte nga votimi gratë dhe
ushtrinë. Zgjedhjet u zhvilluan në shkurt-mars 1921 dhe përfunduan në maj të atij viti.
Gjatë fushatës zgjedhore u paraqitën disa grupime politike me programet e tyre, ku
filluan të dallohen dy grupime kryesore: Partia Popullore, me në krye Fan Nolin dhe
Partia Parlamentare, me në krye Hoxhë Kadriun.
Programet e të dyja grupimeve përshkoheshin nga fryma perëndimore. Ato u
shprehën për ndërtimin e një shteti ligjor në Shqipëri, për ndarjen e pushteteve, për
gjykata të pavarura, për kryerjen e reformave etj.
Më 21 prill 1921, nisi punimet Këshilli Kombëtar (kështu u quajt parlamenti i
parë i zgjedhur në Shqipëri). Krahas dy grupimeve të para, pas konstituimit të
parlamentit, filloi të vepronte edhe një grupim i tretë, i quajtur indipendent. Në këtë
mënyrë u gjallërua jeta parlamentare në Shqipëri, e cila mori tipare pluraliste.
Në dhjetor 1922, Këshilli Kombëtar miratoi “Statutin e Zgjeruar të Lushnjës”, i
cili u shpall ligj themelor i shtetit shqiptar, derisa Asambleja Kushtetuese të miratonte një
kushtetutë përfundimtare. Ai sanksiononte formën monarkike të qeverisjes që do të
realizohej nga Këshilli i Lartë (Regjenca) e përbërë nga katër veta. Aty ripohohej ndarja e
shtetit nga feja dhe shprehej parimi i njohur i pushteteve, në pushtet ligjvënës, zbatues
dhe gjyqësor. “Statuti i Zgjeruar i Lushnjës” sanksiononte për herë të parë dhe të plotë,
në Shqipëri, liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve. Shpallej barazia e qytetarëve para
ligjit, e drejta e fjalës, e shtypit të lirë, e mbledhjes, e drejta e pronësisë etj.
Proceset e ndërtimit dhe të organizimit të shtetit në Shqipëri u kryen në klimën e
një lufte të ashpër politike, ndërmjet grupimeve të ndryshme. Kjo çoi në krizë politike
dhe në ndërrimin e shumë kabineteve qeveritare. Nga 30 janari i vitit 1920 deri në
qershor 1924 kanë vepruar gjithsej 12 qeveri. Vetëm në dhjetor të vitit 1921 u formuan
katër kabinete qeveritare.

83
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Grupimet politike filluan dalëngadalë ta humbin fizionominë e tyre. Grupime të


caktuara radikale kaluan nga lufta parlamentare, në atë përdorimit të forcës. Në mars të
vitit 1922 shpërtheu një revoltë e udhëhequr nga Elez Isufi, e cila dështoi.
Nga fundi i vitit 1922 filluan të shfaqen prirjet autoritare të Ahmet Zogut. Në
dhjetor të vitit 1921, në qeverinë e Xhafer Ypit, ai mori postin e ministrit të Brendshëm,
kurse në dhjetor të vitit 1922, Zogu u bë kryeministër. Në këto rrethana u shpërbënë
Partia Përparimtare dhe Partia popullore. Në parlament u vunë përballë pozita me në krye
Zogun dhe opozita me në krye Nolin.
Më 30 shtator 1923 qeveria shpalli ligjin për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese.
Në fushatën zgjedhore, opozita u paraqit me disa grupime politike, si: “Xhoka” në Tiranë,
“Partia Liberale” në Korçë, dhe Përmet, grupi “Demokrat” në Gjirokastër, grupi
“Nacional” në Vlorë, “As i Pashës as i Beut” në Elbasan etj. Asnjëri prej tyre nuk pati
karakterin e mirëfilltë të një partie politike. Forcat qeveritare krijuan gjithashtu grupimet
e tyre politike, nga të cilët u shqua ai i udhëhequr nga Zogu.
Zgjedhjet u karakterizuan nga lufta e ashpër për pushtet. Ato përfunduan më 27
dhjetor 1923. Nga 102 vende në Asamblenë Kushtetuese, opozita siguroi 1/3 e vendeve,
duke mos arritur fitoren që kërkonte.
Asambleja Kushtetuese hapi punimet më 21 janar 1924. Detyra kryesore e saj
ishte hartimi dhe miratimi i Kushtetutës dhe përcaktimi përfundimtar i formës së regjimit.

XI. 4. Kryengritja e Qershorit e vitit 1924


Asambleja Kushtetuese përbëhej nga tre grupime politike: ai qeveritar i
udhëhequr nga Ahmet Zogu, grupi opozitar i udhëhequr nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi,
Stavri Vinjau etj., dhe një grupim i tretë i quajtur i pavarur. Që në fillim, Asambleja u
shndërrua në një arenë debatesh të ashpra midis qeverisë dhe opozitës. Opozita e quante
të paligjshme qeverinë e Zogut, e cila sipas ligjeve përkatëse duhej të jepte dorëheqje,
prandaj ia nisi punës për rrëzimin e saj. Gjendja politike u acarua. Vendi po shkonte drejt
një anarkie të vërtetë dhe administrata qeveritare po përjetonte një shthurje. Ndërkohë
ekonomia përjetonte një krizë të thellë.
Në kushtet e mësipërme, elementët radikalë antizogistë kryen një atentat ndaj
kryeministrit Ahmet Zogu, më 23 shkurt 1924. Ai u plagos nga Beqir Valteri, në

84
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

momentin kur ishte duke hyrë në godinën e Asamblesë. Zogu dha dorëheqje dhe
formohet një qeveri e re e kryesuar nga Shefqet bej Vërlaci, pronar i madh tokash. Por, ky
ndryshim në qeveri nuk e qetësoi situatën. Madje, gjendja do të tensionohet tej mase, kur
më 20 prill 1924, pas një atentati të kryer në mes të Tiranës, plagoset Avni Rustemi, i cili
pas dy ditësh vdiq. Në kohën kur iu bë atentati, ai ishte deputet i Asamblesë Kushtetuese,
kryetar i shoqërisë “Bashkimi” dhe aktivist i njohur në gjirin e opozitës. Kjo vrasje
shërbeu si një shkëndijë për fillimin e kryengritjes antiqeveritare.
Atentati, i cili kishte tronditur mbarë opinionin publik, u konsiderua nga opozita si
vrasje me karakter politik. Për këtë vrasje, opozita e fajësoi qeverinë dhe nuk pranoi të
merrte pjesë në mbledhjet e Asamblesë Kushtetuese. Shumë krahina dhe autoritete lokale
dolën kundër qeverisë. Deputetë të opozitës, të pavarur etj., u larguan për në Vlorë dhe
kështu, praktikisht Asambleja pushoi së vepruari. Varrimi i Avni Rustemit, më 30 prill
1924, u shndërrua në një manifestim të madh.
Më 2 maj 1924, opozita organizoi në Vlorë një Kuvend të përgjithshëm. Ai i
dërgoi dy ultimatume qeverisë. Në të parin kërkohej të kapeshin dhe të dënoheshin
vrasësit e Avni Rustemit, kurse në të dytin kërkohej largimi jashtë shtetit i Ceno bej
Kryeziut, i cili me forcat e tij gjendej në Krumë.
Meqenëse qeveria nuk i plotësoi kërkesat e opozitës, më 24 maj 1924 filloi
kryengritja e armatosur me sulmin e Bajram Currit mbi Krumë. Me të bashkuan edhe
garnizonet ushtarake të Shkodrës, Përmetit etj. Atëherë qeveria nisi përpjekjet për të
arritur një kompromis. Dha dorëheqje qeveria e Vërlacit dhe u formua qeveria e re e
udhëhequr nga Iljaz Vrioni, por këto lëvizje nuk e ndryshuan gjendjen. Më 10 qershor
kryengritësit hynë në Tiranë. Zogu dhe qeveritarë të tjerë u larguan për në Jugosllavi.
Përkrahës të tjerë të Zogut u larguan për në Greqi, Itali etj. Kështu, opozita e udhëhequr
nga Noli arriti të merrte pushtetin, nëpërmjet forcës së armëve.
Më 16 qershor u formua qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli . Ajo
shpalli programin e saj, ku për herë të parë përcaktohej si detyrë çrrënjosja e
feudalizmit dhe vendosja përfundimtare e demokracisë. Pas kryerjes së reformave,

Ceno bej Kryeziu, kishte lidhje miqësore me Ahmet Zogun dhe mbante marrëdhënie të afërta me
qeverinë e Beogradit.

Në qeveri bënin pjesë edhe: Sulejman Delvina, Rexhep Shala, Kasëm Qafëzezi, Luigj Gurakuqi, Stavro
Vinjau dhe Qazim Koculi.

85
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

qeveria premtonte zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Populli e mirëpriti


këtë program, duke shpresuar se qeveria e re do ta nxirrte vendin nga prapambetja e thellë
ekonomike.
Megjithëse qeveria ndërmori disa masa, ajo nuk arriti të zbatonte reformën agrare.
Me shpalljen e reformës agrare, qeveria e Nolit u armiqësua me shtresën e pronarëve të
tokave, kurse me moszbatimin e saj ajo humbi edhe mbështetjen e fshatarësisë. Kështu,
qeveria e re, realisht mbeti pa mbështetje.
Qeveria e Nolit dështoi edhe në politikën e jashtme. Ajo nuk u njoh nga asnjë
qeveri e huaj, pasi nuk arriti të zhvillonte zgjedhje parlamentare dhe të merrte
votëbesimin ligjor të popullit. Noli kërkoi nga Lidhja e Kombeve një hua prej 100 milion
frangash, por kjo kërkesë nuk u miratua. Në këto kushte, për të dalë nga izolimi
ndërkombëtar, qeveria pranoi të vendoste marrëdhënie diplomatike me Bashkimin
Sovjetik. Por, për këtë akuzua si bolshevike, prandaj ajo u detyrua ta anulonte
marrëveshjen.
Forcat kundërshtare të Nolit, që bënin pjesë në qeveri, më 16 tetor 1924, kërkuan
nga ai të jepte dorëheqje, por Noli nuk pranoi. Ai shpalli zgjedhjet parlamentare në nëntor
1924. Në ndërkohë u organizuan forcat e armatosura antiqeveritare. I ndihmuar nga
jugosllavët, Ahmet Zogu më 10-13 dhjetor sulmoi nga disa drejtime forcat qeveritare. Më
24 dhjetor ata hynë në Tiranë. Qeveria e Nolit u përmbys, kurse anëtarët e saj dhe
veprimtarë të tjerë u larguan jashtë vendit.


Bolshevikët ishin komunistë rusë. Këtë emër e morën, pas ndarjes së komunistëve rusë në dy fraksione.
Përkrahësit e Leninit, që siguruan shumicën e anëtarëve u quajtën bolshevikë, kurse kundërshtarët e tij, që
morën pakicën u quajtën menshevikë. Fjala bolshevik, në rusisht do të thotë shumicë, kurse fjala
menshevik do të thotë pakicë.

86
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

XII. REPUBLIKA SHQIPTARE (1925-1928)


XII. 1. Shpallja e Republikës
Kthimi i Zogut dhe përkrahësve të tij, u quajt si “Triumf i Legalitetit”. Në pushtet
erdhi përsëri kabineti qeveritar i Iljaz Vrionit, i përmbysur nga Kryengritja e Qershorit.
Por, në të vërtetë pushteti u përqendrua në duart e Ahmet Zogut, i cili mori postin e
komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.
Përkrahësit e Zogut, ndërmorën disa masa për të shtypur forcat kundërshtare dhe
për të forcuar pushtetin. Në dhjetor 1924, u shpall gjendja e jashtëzakonshme në vend, u
shpërndanë klubet kulturore dhe organizatat me karakter politik, u vendos censura mbi
shtypin dhe u ngrit një komision parlamentar për hetimin dhe dënimin e pjesëmarrësve në
Kryengritje. Shumë nga përkrahësit e Nolit u përndoqën, u arrestuan dhe disa u vranë.
Më 2 mars 1925, në Bari të Italisë, u vra Luigj Gurakuqi dhe më 29 mars, në Grykën e
Dragobisë, u vra Bajram Curri.
Pas rikthimit në pushtet, Zogu iu përvesh punës për të zgjidhur sa më shpejt
formën e regjimit. Ky proces u realizua me pjesëtarë të Asamblesë, të zgjedhur në dhjetor
1923, besnikë të tij, dhe të plotësuar edhe me anëtarë të tjerë. Më 21 janar 1925,
Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë dhe Ahmet Zogun President të
saj, me mandat 7-vjeçar. Më 1 shkurt, ai mori edhe postin e kryeministrit dhe të ministrit
të Punëve të Brendshme dhe kështu e përqendroi gjithë pushtetin në duart e tij. Në mars
1925, u miratua përfundimisht Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë.
Shpallja e Republikës përbënte një ngjarje të rëndësishme. Ajo i siguroi Zogut një
mbështetje të gjerë shoqërore dhe çoi në forcimin e shtetit shqiptar.

87
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

Në Statutin e ri, Shqipëria shpallej Republikë Parlamentare, megjithatë presidenti


kishte kompetenca të gjera. Pushteti ligjvënës i takonte parlamentit, i cili përbëhej nga dy
dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati. Në fakt, parlamenti kishte kompetenca të
kufizuara, sepse presidenti kishte të drejtën e vetos. Ai mund të hidhte poshtë ligjet e
miratuara nga parlamenti dhe ta shpërndante atë. Presidenti njëkohësisht ishte edhe
kryekomandant i forcave të armatosura dhe kryeministër i vendit.
Më 11 maj përfunduan zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat i fitoi blloku
qeveritar. Vendi u nda në prefektura, nënprefektura dhe komuna. Vëmendje e
rëndësishme iu kushtua riorganizimit të xhandarmërisë, për çka u angazhuan oficerë
anglezë dhe të ushtrisë, për riorganizimin e të cilës u angazhuan oficerë italianë.
Zogu u përpoq të afrohej me kundërshtarët politikë. Në tetor 1925 u shpall një
amnisti e përgjithshme për të arratisurit politikë, por, ajo nuk i përfshiu të gjitha
personalitetet politike, si Fan Nolin etj.
Gjatë periudhës 1925-1928 u vu re një stabilizim i mëtejshëm i ekonomisë në
vend. U gjallërua veprimtaria industriale dhe tregtare e kapitalit vendas. U rrit numri i
ndërmarrjeve industriale dhe e shoqërive aksionare. U bënë përpjekje për futjen e
formave të reja kapitaliste në bujqësi.

XII. 2. Marrëdhëniet ndërkombëtare të


Republikës Shqiptare
Në vitin 1925, pas bisedimesh të zhvilluara midis qeverisë së Beogradit dhe asaj
të Tiranës, u arrit një kompromis në lidhje me caktimin përfundimtar të kufijve, midis
këtyre dy vendeve. Sipas marrëveshjes, qeveria shqiptare pranoi t’i dorëzojë Jugosllavisë,
Shën Naumin dhe pyllin e Velipojës në Vermosh dhe në këmbim mori fshatin e
Peshkëpisë, në jug të Shën-Naumit, fushën e Çërravës, kurrizin e Velipojës dhe disa
sipërfaqe të vogla toke. Kjo u miratua nga parlamenti shqiptar dhe nga Lidhja e
Kombeve.
Shqipëria e viteve 20të, ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike. Ajo kishte
nevojë për ndihma dhe hua nga jashtë. Që para vitit 1925, Zogu dhe Noli kishin kërkuar
nga Lidhja e Kombeve ndihma për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Mirëpo, këto
kërkesa u hodhën poshtë. Qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë Britanisë së Madhe

88
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

por, në atë kohë qeveria britanike nuk ishte e interesuar për t’i akorduar ndihmë qeverisë
së Tiranës. Pastaj Zogu kërkoi ndihmë nga Mbretëria e SKS-së dhe nga Greqia, por të dy
këto shtete nuk ishin të interesuara që Shqipëria të stabilizohej në aspektin ekonomik,
prandaj nuk i dhanë ndihmën e kërkuar. Në këto rrethana, qeveria e Zogut u detyrua të
zgjidhte si partner kryesor në politikën e jashtme Italinë.
Më 27 nëntor 1926 u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës, i njohur edhe si Pakti italo-
shqiptar i “Miqësisë dhe Sigurimit”, me një afat 5-vjeçar. Sipas tij, Italia fitonte të drejtën
të ndërhynte në Shqipëri, në rast se cenohej “status quo-ja juridike dhe tokësore” e
Shqipërisë. Sipas tij ajo mund të ndërhynte edhe në rast agresioni dhe konfliktesh të
brendshme, që mund të rrezikonin pushtetin e atëhershëm. Ky pakt e vinte Shqipërinë
nën mbrojtjen e Italisë. Pakti ngjalli reagime në Beograd, kurse qeveria e Nikolla Pashiqit
dha dorëheqje. Qeveria jugosllave ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tiranën, por u
rivendosën shpejt me ndërmjetësimin e Fuqive evropiane.
Më 22 nëntor 1927 u nënshkrua Pakti i Dytë i Tiranës, i njohur me emrin
“Aleancë Mbrojtëse e Pandryshueshme”, me një afat 20 vjeçar. Sipas tij, Italisë i njihej e
drejta të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri, në rast lufte dhe agresioni të jashtëm. Me
këtë Pakt vendosej kontrolli ushtarak i Italisë mbi Shqipërinë.

XII. 3. Lëvizjet politiko-sociale në vitet 1925-1928


Pas marrjes së pushteti nga A. Zogu, në Shqipëri u ndalua ekzistenca e partive dhe
e organizatave politike. Në kushtet e ndalimit të veprimtarisë së opozitës legale politike,
në Shqipërinë e viteve 1924-1926, klima politike u tensionua dhe për rrjedhojë vepronin
çeta të armatosura antizogiste. Në to bënin pjesë të arratisur politik, të cilët ndiqeshin nga
regjimi zogist.
Edhe pas rikthimit në pushtet të Zogut, gjendja ekonomike vazhdonte të ishte
mjaft e vështirë. Në Veri, ishte përhapur edhe zija e bukës dhe për më tepër gjendja u
keqësua si pasojë e rritjes së taksave. Kjo shkaktoi pakënaqësi në krahinën e Dukagjinit, e
cila ishte ndër më të varfrat në Shqipërinë e asaj kohe. Për pasojë, në 20 nëntor 1926
shpërtheu Kryengritja e Dukagjinit, me të cilën u bashkuan edhe popullsia e Pukës, e
Malësisë së Madhe, ku ndjenjat antizogiste ishin të fuqishme. Kryengritja mori karakter
separatist dhe kryengritësit, fillimisht iu afruan në 8 km Shkodrës. Por, shpejt, forcat

89
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

qeveritare, të ndihmuara edhe nga vullnetarë arritën ta shtypnin kryengritjen, brenda një
kohe të shkurtër. Në shpërthimin e kryengritjes, kishte pasur dorë edhe qeveria e
Beogradit, e cila dëshironte ta zëvendësonte Zogun me një pasues besnik të Beogradit.
Kryengritja u shfrytëzua edhe nga qeveria e Romës për t’i bërë presion Tiranës ta
nënshkruante Paktin e Parë të Tiranës.

XII. 4. Organizatat e emigracionit politik


Të mërguarit politikë, që u larguan nga Shqipëria në dhjetor të vitit 1924, u
vendosën në Itali, Austri, Francë, Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, në bashkimin
Sovjetik etj.
Më 25 mars 1925, Fan Noli dhe bashkëmendimtarë të tij formuan në Vjenë
organizatën politike antizogiste “Komiteti Nacional Revolucionar” (KONARE), i cili
parashikonte: përmbysjen e regjimit zogist, vendosjen e republikës demokratike, kryerjen
e reformës agrare dhe kufij etnik të Shqipërisë. Kjo organizatë bashkëpunoi ngushtë me
“Komitetin e Kosovës”. Në vitin 1927, KONARE e ndryshoi emrin dhe u quajt “Komiteti
i Çlirimit Nacional” (KÇN). Ajo pati orientim të majtë dhe bashkëpunoi me Federatën
Komuniste Ballkanike dhe mori ndihma financiare prej saj.
Krahu i djathtë i lëvizjes antizogiste në emigracion, në vitin 1925, themeloi
organizatën “Bashkimi Kombëtar”, në Vjenë. Figurat kryesore të saj ishin: Sotir Peci,
Sulejman Delvina, Sejfi Vllamasi, Bahri Omari, Rexhep Mitrovica, Ali Këlcyra etj. Ajo
doli si organizatë më vete si rezultat i mospajtimeve me prirjet majtiste të KONARE-së.
Kjo organizatë ishte kundër bolshevizmit dhe revolucionit. Në programin e saj
parashikohej rrëzimi i regjimit zogsit dhe largimi i ndikimit italian. Kjo organizatë u lidh
me bllokun franko-jugosllav dhe mori ndihma nga Beogradi.

90
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

XIII. MBRETËRIA SHQIPTARE (1928-1939)


XIII. 1. Shpallja e Monarkisë dhe veprimtaria e saj
Republika Shqiptare shërbeu si një periudhë kalimtare drejt Monarkisë. Zogu nuk
ishte shumë i sigurt me formën republikane të qeverisjes, kurse pushteti mbretëror ishte i
përjetshëm. Revoltat në vend, si kryengritja e Dukagjinit, rritja e veprimtarisë së
emigracionit antizogist, e bindën Zogun që të shpejtonte në ndryshimin e formës së
regjimit nga republikan në monarki. Propaganda monarkiste theksonte se forma
republikane nuk garantonte sigurinë e domosdoshme për një shtet të ri, kurse forma
mbretërore do të qëndronte mbi konfliktet politike dhe interesat personale.
Kalimin në monarki, Zogu e siguroi me mbështetjen e Italisë, e cila ishte e
interesuar për ruajtjen e pushtetit të Zogut në Shqipëri. Fuqitë tjera nuk e kundërshtuan
këtë. Por, për të ndryshuar formën e regjimit, ishte e nevojshme të ndryshohej Statusi
Themeltar, i cili e ndalonte kategorikisht ndryshimin e formës së regjimit. Për këtë arsye


Ahmet Xhemal Zogu, u lind më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit. Më 1903 shkoi në Stamboll për t’u
shkolluar, ku mbaroi shkollën ushtarake. Në gusht të vitit 1912 u kthye në vendlindje dhe u aktivizua në
jetën politike të vendit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës të mbajtur më 28 Nëntor 1912 dhe
përkrahu ardhjen e princ Vidit në Shqipëri. Në vitet 1912-1914, ai qëndroi me forcat e tij në Mat.
Në mars të vitit 1916 ndërmori nismën për thirrjen e një Kuvendi në Elbasan, në të cilin do të trajtoheshin
problemet me të cilat përballej Shqipëria. Por, autoritetet ushtarake austro-hungareze e internuan në Vjenë.
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kthehet në Shqipëri dhe inkuadrohet në jetën politike të vendit.
Mori pjesë në Kuvendin e Lushnjës dhe në Qeverinë e Sulejman Delvinës, mbajti postin e ministrit të
Brendshëm. Në vitet 1920-1924, ai ishte njëra ndër figurat kryesore të jetës politike të Shqipërisë së asaj
kohe.
Nga dhjetori 1922 deri në shkurt të vitit 1924 mbajti postin e kryeministrit të vendit. Më 30 janar 1925
zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e kryeministrit. Më 1
shtator 1928 u shpall mbret i shqiptarëve me emrin Zogu I. Pas agresionit fashist më 7 prill 1939 emigroi
jashtë vendit dhe gjatë pjesës më të madhe të periudhës së Luftës së Dytë Botërore qëndroi në Londër. Pas
përfundimit të Luftës, vendoset në Egjipt dhe pastaj në Francë, ku edhe vdes në vitin 1961.

91
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

u shpërnda parlamenti dhe më 17 gusht 1928 u mbajtën zgjedhjet për Asamblenë


Kushtetuese.
Asambleja Kushtetuese i hapi punimet, më 25 gusht 1928, e cila kishte për detyrë
të rishikonte Statusi Themeltar, me çka do të mundësohej ndryshimi i formës së regjimit,
nga Republikë në Monarki. Më 1 shtator 1928, Asambleja e shpalli Shqipërinë- Monarki
dhe Ahmet Zogun- mbret të shqiptarëve, me emrin Zogu I. Më 5 shtator u krijua
qeveria e parë monarkiste me kryeministër Koço Kotën.
Mbretëria Shqiptare u njoh pothuajse nga të gjitha shtetet. Vetëm dy shtete
Jugosllavia dhe Turqia kundërshtuan. Jugosllavia kundërshtoi për shkak se Zogu mori
titullin “mbret i shqiptarëve”. Ajo e shihte këtë si përkrahje për Lëvizjen Shqiptare në
Jugosllavi, për të fituar të drejtat kombëtare. Kurse, Republika e re Turke me Mustafa
Qemalin në krye, që kishte përmbysur sulltanin në Turqi, preu marrëdhëniet diplomatike
me Shqipërinë, të cilat u ripërtërinë në vitin 1931. Edhe princ Vidi u shpreh se kurrë nuk
kishte hequr dorë nga froni i Shqipërisë, por nuk kundërshtoi zyrtarisht pranë Fuqive të
Mëdha.
Në dhjetor 1928, u miratua Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare dhe
Asambleja u shndërrua në Parlament. Sipas Statutit, Shqipëria u shpall “Mbretëri
demokratike parlamentare dhe e trashëgueshme”. Sipas tij suprimohej Senati dhe
parlamenti mbetej vetëm me Dhomën e Deputetëve. Statuti parashikonte për herë të parë
Këshillin e Shtetit si organ i pavarur, me 10 anëtarë, i cili do të kishte detyra këshillimore,
në fushën e ligjshmërisë dhe atë ekonomike. Sanksionohej ndarja e pushtetit në tre hallka;
njihej liria e fjalës, e shtypit, e mbledhjeve, e arsimit, e pronës, e krijimit të shoqatave etj.
Këto i dhanë karakter bashkëkohor Statutit të ri. Por, nuk lejohej ekzistenca e partive
politike, çka pengonte formimin e një opozite zyrtare dhe një jetë politike, sipas
standardeve Perëndimore.
Pushteti politik përqendrohej në duart e mbretit. Ai ishte kreu më i lartë i shtetit që
ushtronte kolegjialisht pushtetin ligjvënës, së bashku me parlamentin, megjithëse mbreti
kishte kompetenca të gjera mbi parlamentin. Zogu kishte kompetenca të gjera ekzekutive,
pasi ai kishte të drejtën e emërimit dhe të shkarkimit të kryeministrit, ministrave dhe
funksionarëve të lartë shtetëror, si dhe kontrollonte pushtetin gjyqësor. Gjithashtu, mbreti
ishte kryekomandant i forcave të armatosura, vendoste për traktatet politike, ekonomike

92
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

dhe ushtarake me shtetet e huaja. Mbreti përfaqësonte shtetin shqiptar brenda dhe jashtë
vendit.
Në vitin 1928 hyri në fuqi Kodi Penal, në prill 1929 Kodi Civil, i cili zëvendësoi
Kodin Civil Osman dhe në prill të vitit 1932 u miratua Kodi Tregtar. Iu njohën disa të
drejta të barabarta gruas dhe burrit; njihej zyrtarisht vetëm martesa civile, martesa midis
shtetasve me besime të ndryshme fetare.
Shpallja e monarkisë, u kundërshtua nga emigrantët antizogist, të cilët protestuan
pranë Lidhjes së Kombeve dhe kërkuan nga Fuqitë e Mëdha të ndërhynin për të penguar
ndryshimin e formës së regjimit.
Gjatë periudhës së monarkisë, u ndërruan 9 kabinete qeveritare.

XIII. 2. Ekonomia shqiptare në vitet 1929-1939


Kriza ekonomike botërore e viteve 1929-1932, përfshiu edhe Shqipërinë. Kriza në
Shqipëri zgjati deri në vitin 1935, por kulminacionin e arriti në vitin 1934. Në atë kohë u
paralizua industria dhe shumë ndërmarrje falimentuan. Në vitin 1934, pothuajse në gjithë
vendin ishte ndaluar prodhimi, veprat publike në ndërtim u braktisën, tregtarët e vegjël
falimentuan dhe kredia pothuajse u zhduk. Me mijëra artizanë u detyruan t’i mbyllnin
veprimtaritë e tyre.
Për të kapërcyer gjendjen e rëndë ekonomike dhe nxitjen e procesit të qytetërimit
evropian në vend, Zogu ndërmori një sërë reformash ekonomike-shoqërore dhe ligjore. U
ulën taksat doganore, u përkrah borgjezia, u shpall ligji për reformën agrare.
Nga mesi i vitit 1935 ekonomia e Shqipërisë nisi të dilte nga kriza në të cilën ishte
zhytur. Nisi të gjallërohej industria. U rihapën një sërë fabrikash dhe punishtesh dhe nisën
veprimtari ekonomike. Bujqësia u stabilizua. U përmirësua infrastruktura
automobilistike, u ndërtuan një varg urash dhe limani i Durrësit, i cili u bë porti kryesor i
Shqipërisë.

XIII. 3. Politika e jashtme e shtetit shqiptar


(1928-1939)
Marrëdhëniet me Italinë. Depërtimi i kapitalit ekonomik italian në Shqipëri, në
vitet 1930-1935 u pa nga qeveria e Romës si kusht vendimtar për depërtimin e mëtejshëm

93
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

politik dhe ushtarak. Zogu dhe rrethet qeveritare, filluan të shqetësoheshin se rritja e
ndikimit italian mund të rrezikonte pavarësinë kombëtare.
Në nëntor 1931, Zogu nuk e përtëriu Paktin e Parë të Tiranës, të vitit 1926. Me
këtë filloi ajo që njihet me emrin “kriza shqiptaro-italiane”, që zgjati deri në vitin 1935.
Kjo krizë përkoi me krizën ekonomike, çka e detyroi qeverinë shqiptare të kërkonte
ndihmë financiare nga Italia. Por, qeveria italiane vuri si kusht bashkimin doganor midis
Shqipërisë dhe Italisë. Ky kusht u hodh poshtë nga qeveria shqiptare dhe kjo çoi në
ndërprerjen e ndihmave financiare italiane. Për rrjedhojë, më 1933, qeveria shqiptare
mbylli shkollat e huaja që vepronin në Shqipëri, duke përfshirë këtu edhe shkollat
italiane. Nga Shqipëria u larguan edhe: misioni ushtarak italian, këshilltarët teknikë
italianë, që vepronin pranë Ministrive shqiptare. Më 1934, Musolini  parashtroi kërkesa
ultimative ndaj qeverisë shqiptare dhe 22 luftanije italiane, më 22 qershor 1934 u shfaqën
në Portin e Durrësit, pa lejen e autoriteteve shqiptare dhe pa paralajmërim. Tensioni arriti
kulmin. Qeveria e Zogut mori masa me karakter ushtarak dhe kërkoi ndihmën e Fuqive të
Mëdha. Atëherë Musolini u tërhoq. Në vitin 1935 marrëdhëniet shqiptaro-italiane u
përmirësuan dhe në vitin 1936 u normalizuan.
Marrëdhëniet me vendet tjera. Në këtë periudhë, qeveria shqiptare u përpoq të
afrohej me shtetet tjera evropiane dhe me ato fqinje. Ajo u përpoq të siguronte një hua
nga Lidhja e Kombeve, por përsëri nuk pati sukses. Në kulmin e krizës italo-shqiptare,
kërkoi të afrohej me Francën, e cila ishte rivale e Italisë, por qeveria franceze për dhënien
e ndihmës financiare vuri kushte më të rënda se Italia.
Më të suksesshme ishin marrëdhëniet ekonomike me Jugosllavinë. Në dhjetor
1933 u nënshkrua një traktat tregtie me qeverinë jugosllave, çka u prit me shqetësim në
Romë. Në qershor 1933, ishte nënshkruar një marrëveshje tregtare me Greqinë.
Qeveria shqiptare u përpoq të afrohej me shtetet ballkanike për krijimin e një
Aleance Ballkanike. Ajo mori pjesë në katër Konferencat ballkanike: në vitin 1930 në
Athinë, më 1931 në Stamboll, më 1932 në Bukuresht dhe më 1933 në Selanik. Mirëpo,
Shqipëria nuk u pranua në Paktin Ballkanik, të krijuar në vitin 1933 në Selanik. Shtetet


Shkollat italiane kishin nisur të hapeshin në Shqipëri, që nga fundi i viteve 80 të të shek. XIX. Nëpërmjet
tyre qeveria e Romës synonte të rriste ndikimin e saj mbi Shqipërinë.

Benito Musolini ishte kryeministër i Italisë fashiste, që nga viti 1922.

94
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

ballkanike nuk dëshironin të sfidonin politikën italiane në Shqipëri. Kështu Shqipëria


mbeti përsëri e vetmuar përballë trysnisë italiane.

XIII. 4. Lëvizjet politiko-shoqërore


Nga fundi i viteve 20të dhe fillimi i viteve 30të, kur mungonte opozita
parlamentare, në Shqipëri u krijuan grupime dhe organizata të fshehta politike,
kundërshtare të regjimit. Nën ndikimin e Lëvizjes Komuniste botërore edhe në Shqipëri
filluan të përhapeshin idetë komuniste. Në vitin 1929, u krijua grupi komunist i Korçës,
kurse në vitet 30të u ngritën grupe të tjera si në Tiranë, Shkodër etj.
Në fund të viteve 20të dhe fillim të viteve 30të u formua “Organizata e Fshehtë e
Vlorës”. Kjo organizatë synonte rrëzimin e regjimit zogist, shpalljen e Republikës dhe
denoncimin e aleancës me Italinë.
Në fund të janarit 1931, mbreti shkoi në Vjenë për një vizitë mjekësore. Më 20
shkurt, elementë të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, organizuan një atentat të
pasuksesshëm kundër mbretit. Pas dështimit të atentatit, lëvizja e fshehtë e Vlorës e rriti
veprimtarinë e saj. Ajo vendosi lidhje me organizatën “Bashkimi Kombëtar” dhe me
autoritetet jugosllave. Në gusht të vitit 1932 Lëvizja e Fshehtë e Vlorës u zbulua dhe
anëtarët e saj dolën përpara Gjyqit Politik në Tiranë.
Në pranverë të vitit 1934 u formua “Organizata e Fshehtë” me qendër në Tiranë
dhe degë në qytetet tjera të vendit. Anëtarët e saj ishin me bindje të ndryshme politike
dhe nga shtresa të ndryshme shoqërore. Drejtues i Organizatës ishte Shefqet Ali Shkupi,
oficer i lartë në pension, me bindje republikane. Kjo organizatë synonte përmbysjen e
Zogut dhe vendosjen e regjimit republikan dhe të pengonte ndërhyrjen italiane në
Shqipëri. Në gusht të vitit 1934, në Fier filloi kryengritja e cila u shtri edhe në
Mallakastër dhe në Skrapar. Kjo revoltë, që u quajt Kryengritja e Fierit, u shtyp nga
forcat qeveritare.
Qeveria liberale e Mehdi Frashërit. Pas Kryengritjes së Fierit, për të zbutur
situatën politike në vend, në tetor të vitit 1935 erdhi në fuqi kabineti liberal i Mehdi
Frashërit, me ministra të rinj dhe me ide përparimtare. Qeveria e re mori masa për
aktivizimin në pushtet të njerëzve të aftë, mbrojtjen e biznesit vendas, u krijua një frymë

95
Ligjërata të përgatitura
Historia e përgjithshme e popullit shqiptar

tolerante në veprimtarinë e organizatave punëtore, u njoh e drejta e zhvillimit të grevave,


u lejuan kritikat në shtyp për punën e organeve shtetërore.
Liberalizimi i jetës së vendit ngjalli pakënaqësinë e qarqeve konservatore.
Prandaj, qeveria liberale u rrëzua në nëntor 1936. Qeveria e re udhëhiqej nga Koço Kota
dhe përbëhej nga ministra konservatorë.

XIII. 5. Emigracioni politik në vitet 1928-1939


Pas atentatit ndaj Zogut, në Vjenë, organizata Komiteti për Çlirimin Nacional
(KÇN) dhe “Bashkimi Kombëtar”, u shpallën të padëshirueshme nga autoritetet austriake.
Prandaj këto dy organizata i transferuan qendrat e tyre në Paris.
KÇN krijoi degët e saj në qendra të ndryshme, ku vepronin koloni shqiptare dhe
kaloi në pozita të radikalizmit të majtë. Në të u rrit roli i komunistëve shqiptarë, të cilët
vazhduan të ishin përfaqësues të Federatës Komuniste Ballkanike. Deri në vitin 1930,
Noli veproi aktivisht në radhët e KÇN-së. Më pas qëndroi në Gjermani dhe më vonë u
kthye në ShBA, ku deklaroi se tërhiqej nga jeta politike dhe se do të vazhdonte të merrej
me veprimtari fetare dhe kulturore. Në vitin 1937, KÇN-ja, pothuajse pushoi
veprimtarinë e vet.
“Bashkimi Kombëtar” kishte organizuar atentatin ndaj Zogut dhe kishte
bashkëpunuar me Lëvizjen e Vlorës. Kjo organizatë, e shihte Italinë si rrezikun kryesor
ndaj Shqipërisë dhe financohej e përkrahej nga Jugosllavia. “Bashkimi Kombëtar”
vazhdoi veprimtarinë e saj deri në vitin 1939, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë
nga Italia.
Krahas këtyre dy organizatave, vepronin edhe organizata të tjera antizogiste.
Më 7 prill të vitit 1939, Italia fashiste e sulmoi Shqipërinë dhe më 10 prill të atij
viti e pushtoi atë. Ahmet Zogu dhe qeveria e tij u larguan jashtë vendit. Ata kërkuan
ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të Fuqive të Mëdha kundër agresionit fashist
italian, por, as Lidhja e Kombeve dhe as Fuqitë e Mëdha nuk ndërmorën masa kundër
qeverisë së Romës.

96
Ligjërata të përgatitura

You might also like