You are on page 1of 22

Iliria

Mbretëria Dardane / The Dardan Kingdom


Edi Shukriu

Citer ce document / Cite this document :

Shukriu Edi. Mbretëria Dardane / The Dardan Kingdom. In: Iliria, vol. 29, 1999. pp. 7-28;

http://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1999_num_29_1_1706

Document généré le 05/10/2017


ILIRIA Nr. 1-2, 1999-2000

Edi SHUKRIU

MBRETERIA DARDANE

Mbretëria dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.s. dhe u bë një


ndër faktorët e rëndësishëm politike dhe ushtarake në Evropën juglindore gjatë
shekujve III-I p.e.s. Shteti dardan, për një kohë të gjatë i bëri sfidë sundimit romak.
Nën pushtetin e Perandorisë romake Dardania ra në vitin 44 dhe iu bashkangjit
Provinces së Mezisë së Epërme (Moesia Superior). Mëvetësia e dikurshme, që
krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bën që në vitin 279 të e.sonë
të krijohej njësia e veçantë administrative-politike romake, Provinca e dardanisë.

Territori
Dardania shtrihej në territorin e Kosovës së sotme dhe të Maqedonisë
veriperëndimore, të Serbisë jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Në gjysmën e
dytë të shek. III p.e.s., në kuadër të mbretërisë hyri edhe Peonia si dhe qyteti me
rëndësi gjeo-strategjike Bylazora (Velesi i sotëm). Kosova, duke përfshirë edhe
territorin e Shkupit, përbënte hapësirën qendrore të kësaj mbretërie.
Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, që
mundësoi krijimin e ndërlidhjeve me hapësirat fqinje dhe ato më të largëta. Territori
i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Dri, Morave, Ibër dhe
Sitnicë, përbënte një udhëkryq të rrugëkalimeve të rëndësishme ballkanikë që të
conte drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të Zi.
Shfaqjen në skenë të Mbretërisë së fuqishme dardane në shek. IV p.e.s. e
mundësoi lulëzimi i jetës në këto hapësira që nga kohërat parahistorike, falë përbërjes
së lloj lloj shme gjeomorfologjike dhe pasurive natyrore të Dardanisë (arit, argjendit,
hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe të klimës së përshtatshme të saj
(kontinentale dhe mesdhetare).

Popullsia dhe kultura


Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e shkruara mbeten të
njohur vetëm fisi i dardanëve, galabrëve, daunëve dhe thunatëve1 . Pa dyshim, fisi
i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë fisnore, në shekujt VI-

1 Herod., Historiae IV 49.


8 Mbretëria Dardane

IV p.e.s., në fazën paraurbane, mori rolin udhëheqës mbi bashkësitë fisnore duke i
dhënë emrin mbretërisë. Në shek.V p.e.s. këto fise banonin në hapësirën midis
lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Dri), Margus (Morave) dhe Timakus (Timok).
Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë, lidhet me glosën
indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave. Edhe
qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes, si Naissus-Nish,
Scupi-Shkup, ose emrat e maleve e të lumenjve në Dardani, si Scardus mons (Mali
Sharr), Drinus (Drini) etj.
Dardanët, i përkasin etnosit ilir, të krijuar ngä gërshetimi i substratit neolitik
autokton dhe adstratit eneolitik indoevropian. Formësimi i tyre u arrit gjatë proceseve
integruese që ndodhën gjatë epokës së bronzit dhe fillimeve të epokës së hekurit.
Në epokën e hekurit, dardanët kanë një kulturë të formuar, me veçori të
hapësirës dardane dhe me tipare të përbashkëta me kulturën ilire. Vendbanimet
janë ngritur në kodra gjeostrategjike, gjithnjë në bashkëpunim me njera-tjetrën,
dhe me një jetëgjatësi banimi që mbështetej në burime të qëndrueshme ekonomike
dhe me një siguri shoqërore. Ato rrethohen me ledhe prej dheu, përforcohen me
gjerdhe, ose me ledhe prej gurësh, të ngritura me teknikë të thatë. Këto vendbanime
njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha (ind.ev.: gard, shqip: gardh), kurse
ato të banuara edhe në antikitetin e vonë e mesjetë, njihen me toponimetg/yte^ dhe
kala2. Fakti që këto vendbanime kanë vazhdimësi banimi nga shek. VIII p.e.s. deri
në shek. IV p.e.s. dhe se në asnjerën prej tyre nuk ka gjurmë të djegies dhe të
shkatërrimeve tregon se në këto vendbanime nuk kishte kurrfarë ndërhyrje as dhe
as pushtim të trojeve dardane.
Deri në shekullin IV e.sonë varrimi është bërë në nekropole tumulare, sipas
traditës së hershme ilire, ndërsa vetëm në fazat e hershme të epokës duket varrimi
me urna, sic është rasti në kujtura Bërnicë (shek. XI-IX). Në tuma paraqiten dy
rite të varrimit, me trupvënie dhe trupdjegieje.3
Lidhjet dardane me jugun e zhvilluar janë shumë të hershme (psh. importet
mikenase në Gllarevë-Kosovë), ndërsa gjatë epokës së hekurit këto thellohen
dukshëm. Që nga shekulli VII p.e.s. ekzistojnë lidhje tregtare edhe përmes
Halkidikut, sic dëshmohet nga prania e amforave të Hiosit, nga enët me mbishkrime
arkaikë greke dhe prej monedhave të Tasosit.4
Gjatë turbullirave prehistorike, në kapërcyell të epokës së bronzit, dardanët
u ballafaquan dhe me procesin e migrimeve. Kështu, së bashku me fise të tjera ilire
në Apuli (të Italisë) u vendosën fisi darda dhe ai i daunëve, ndërsa në Kalabri u
vendosën galabrët, nga të cilët e mori emrin edhe vendi5.

2 Në Kosove janë hulumtuar vendbanimet kodrinore në Gadime të Epër , Hisar dhe Kosterc të
Suharekës, Veletin , Bardh të Badh (Bellaçec), Cernicë , Duboc , Pidiq, Kulina tek
Teneshdolli , Novobërdë etj. dhe janë nxjerrë në pah mbi 130 të tjera.
3 Janë hulumtuar tumat në Shirokë, Dibiçak , Romajë , Rogovë , Porodime ,Perçevë , Llashticë
etj.
4 E.Shukriu, Dardania paraurbane , Dukagjini , Pejë 1996, f.99.
5 F.Papazoglu, Srednjebalkanska plemena u predrimsko doba, Centar za Balkanoloska
Ispitivanja, Sarajevo, 1969, f. 1 03 .
Edi Shukriu 9

Sipas legjendave mendohet se ka lidhje midis dardanëve evropianë dhe


atyre të Trojës. Këto lidhje gjejnë shprehje edhe në legjendën për Dardanin,
themeluesin e Trojës, sipas së cilës, Dardani quhej bir i Ilirit, djalit të qiklopit
Polifem dhe Gallatës, ashtu sic ishin Enkeleu, Autari, Medi, Taulanti e Penebi, së
bashku me vajzat Partha, Daortha, Dasara dhe të tjerë6 emra të pranishëm të një
varg fisesh ilire.

Dardania paraurbane
Bazat për lindjen e shtetit dardan vërehen në protohistorinë dardane gjatë
shekujve VI-IV, në fazën paraurbane. Këtë fazë e karakterizon fuqizimi i
aristokracisë fisnore dhe akumulimi i pushtetit nga ana e saj, duke krijuar kështu
bazë për një shtresë të ardhshme skllavopronare. Në këtë periudhë, pos shtresës
fshatare, që merrej me bujqësi e blegtori, u formua dhe u forcua edhe shtresa e
tregtarëve dhe zejtarëve, gjë që kushtëzoi dallimet e mëtejmë shoqërore. Gjurmët e
këtyre dallimeve ndeshen në varret qendrore të tumave, me praninë e objekteve
luksoze në varre, dhe në realizimin e banimeve të shumëllojshme.
Falë lidhjeve me jugun e zhvilluar, gjatë shekujve VI-V p.e.s. tregtarët
sollen në trojet dardane sende të shumta luksoze për të plotësuar nevojat e
aristokracisë dardane gjithnjë në rritje. Në mesin e tyre veçohen Vrapuesja e Prizrenit
(Muzeu Britanik), vazot me figura të zeza nga Baja e Pejës, figura e cjapit e punuar
në bronz nga Prizreni (Muzeu i Vranjës), dorza e pasqyrës me trajtë djaloshi, vathi
i artë në trajtë lundre dhe varësja e artë në trajtë vazoje (Muzeu i Kosovës)7.
Prodhimtaria e mjeshtërve dardane u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.s.,
dhe u kushtëzua nga nevojat e brendshme si dhe nga zvogëlimi i importeve, për
shkak të dobësimit tëlidhjeve me jugun e zhvilluar. Mjeshtrinë e lartë të zejtarëve
dardan, në këtë periudhë, e dëshmojnë byzylykët prej argjendi me simbolikën ilire
të kultit të gjarpërit, të zbuluara në Bajë të Pejës. Prodhimet dardane u bënë të
njohura dhe jashtë trojeve dardane, prandaj, shekuj më vonë, Plini shkruan: Madje
edhe burrat mbajnë në llërën e sipërme të dores (rrathë ari), të cilat vinin nga
Dardania dhe për këtë quheshin dardane8. Në këtë periudhë, midis armëve të
punuara nga armëpunuesit dardane më e njohura u bë shpata mahaira - shpatë
harkore, prejardhja e së cilës gjendet në hapësirën iliro - dardane9. Gjatë shek. VI-
IV duken edhe zejtarët poçarë, që i modelonin enët me çark sipas modeleve helenë,
prandaj në prodhimet e qeramikës gjenden edhe skifosa, kilikë, kantarë, hidria,
lekite, amfora etj.
Vendbanimet e kësaj faze gjenden ende në kodra, si në fazën paraprake,
por tani përmbajnë elemente më të përparuara arkitektonike, sic janë themelet prej
guri po pa material lidhës, tjegulla në trajtë elipsoide, bazamente të shtyllave të

6 App., Historiae Romana 4, lllyrike 2.


7 E. Shukriu, vep.cit., T.LIII.
8 Plin., Naturalis Historiae XXXIII 3,12.
9 M.Paroviq-Pesikan, Grcka mahaira i problem krivih maceva , Godisnjak Centra za
Balkanoloska Ispitivanja 18, Sarajevo 1982, 42.
10 Mbretëria Dardane

drurit etj. Këtë fazë e karakterizon dhe zgj erimi i vendbanimeve në shpate kodrash,
si dhe prirja e vendosjes së tyre rrëzë kodrave ose në rrafsh, gjë që bëhet në fazën
vijuese, me krijimin e qendrave urbane.
Nekropolet e shekujve VI-IV p.e.s. vazhdojnë të jenë të tipit tumular dhe
ato, duke qenë pjesë e traditës së hershme ilire dhe shprehje e organizimit fisnor,
reflektojnë edhe lidhshmërinë e ngushtë me kultin e diellit, si një prej kulteve dardane
më të pëlqyera (Shirokë, Dibiçak, Romajë, Rogovë, Porodime, Përçevë, Llashticë
etj.). Objektet me simbole gjarpëri dhe dielli, e bënë Dardaninë një pikëtakimi
midis kultit të diellit, një karakteristike e ilirëve të veriut, dhe të kultit të gjarpërit,
që mbizotëronte tek ilirët e jugut.

SHTETI DARDAN

Zhvillimi protourban i Dardanisë gjatë shekujve VI-IV p.e.s. pati si rrjedhojë


shthurjen e organizimit fisnor, dallimet më të thella shoqërore, krijimin e qendrave
urbane dhe formimin e shtetit , i cili e kishte populisme me të përcaktuar, territorin
kompakt dhe në krye të ushtrisë dhe sistemit politik, qëndronte mbretin.
Ekzistencën e shtetit dardan e dëshmon që heret studiuesi J.G.Droysen, i
cili, duke u bazuar tek autorët antikë, është i pari që u jep dardanëve vendin e
merituar dhe e vendos Mbretërinë e dardanisë në mesin e tri bashkësive të ndryshmè
politike ilire, së bashku me atë të taulantëve dhe të ilirëve10. Para tij, duke trajtuar
historinë e ilirëve, D.Zippel, Mbretërinë dardane e quan si shtet fisnor ilir, së bashku
me atë të enkelejdëve, taulantëve dhe ardianëve". Teorinë e shtetit fisnor të
dardanëve e përkrahën pastaj C. Schutt, M.Holo, C. Patsch, M.Fluss, D.Mustilli,
A.Gitti, F.Papazoglu etj12.
Si argument kryesor për mosnjohjen e Dardanisë si shtet i mirëfilltë, është
përdorur mungesa e qendrave urbane dardane, si një prej parakushteve të krijimit
të formacionit shtetëror. Ndonëse burimet e shkruara antike nuk janë të shumta dhe
ende nuk janë zbuluar vendbanime që i takojnë kohës së ekzistencës të Mbretërisë

10 J.G.Droysen, Das dardanische Fürstentum , Kleine Schriften zur alten Geschichte I, 1983, 87
e vazhd. Ngjashëm e shohin edhe studiuesit bashkëkohor: S. Islami, S. Anamali, M.Korkuti ,
F.Prendi, Les Illyriens, Academic des Sciences de la RPS d'Albanie, Tirane 1985, 173-192;
E.Shukriu, Aspekte të historisë politike të Mretërisë së Dardanisë , Buletin i Fakultetit Filozofik
XXIV, Prishtinë 1996, 19-24.
11 D.Zippel, Die romische Herschaft in Illyrien bis auf Augustus , Leipzig, 1877.
12 C.Schutt, Untersuschungen zur Geschichte der alten Illyreir , Breslau , 1920; M.Holleaux,
Rome, la Greece et les monarchies hellénistiques, Paris 1921; les Romains en Illyrie , Etudes
d'epigraphie et d'histoire Greques, Tom. IV, Paris 1952, 81; Les Romains en Illyrie Cambridge
Ancient History VII 1928, ch.XXVI, 822-857; C.Patsch, Die Herzegowina einst und jetszt, Wine
1928; M.Fluss, Reat Eneyelopedy Suppl.V 1931 vep.cit. Illyiroi; D.Mustilli, La conquista romana
della sponda orientale adriatica, Napoli 1941; A.Gitti, Ricerche della storia illirica , sulle origini
e i caratteri della monarchia de Agrone , Historia 2, 1935; La politica dei re Illiri e la Grecia ,
Milano 1936, 7-14; E.Papazoglu, Iliriska i Dardanska kraljevina , Iliri i Albanci , Srpska
Akademija Nauka i Umetnosti , XXXIX, Beograd, 1988, 162.
Edi Shukriu 11

dardane (mesi i shek..IV-I p.e.s.), të dhënat e drejtpërdrejta ose të tërthorta, flasin


në të mirë të ekzistencës së qendrave urbane dardane, përkatësisht shtetit.

Historia politike.
Historia politike e shtetit dardan nuk është e njohur qysh në nismën e saj,
prandaj për të mund të flitet aty nga viti 344/3 p.e.sonë kur Dardania hyri në sferën
e interesave të Maqedonisë dhe të interesimit të shkrimtarëve antikë për të. Shkak
u bë pushtimi dardan i Peonisë. Duke e ndjerë rrezikun e shtetit dardan, Filipi II
ndërmori fushatë luftarake dhe mundi të pushtojë pjesën jugore të mbretërisë (344/
43). Kjo humbje nuk e dobësoi Dardaninë, përkundrazi, pas vdekjes së Filipit II
(336 p.e.sonë) shteti dardan u konsolidua dhe u fuqizua, duke u bërë rrezik i
vazhdueshëm për Maqedoninë.
Luftimet e shpeshta dardano - maqedone gjatë periudhës helenistike, bënë
që burimet antike t'i paraqesin dardanët vetëm si gens semper infestissima
Macedoniae, 1S duke ndikuar kështu edhe te studiuesit e mëvonshëm që t'i shihnin
dardanët po në atë dritë. Studimi i të dhënave të burimeve antike dhe të atyre
arkeologjike, lidhur me dardanët, sjellin në përfundim se dardanët kishin një
organizim shtetëror, ku në krye ishte mbreti, me shtëpinë mbretërore, përkatësisht
miqtë e mbretit, fron të trashëguar, ushtri, veprimtari diplomatike dhe aleanca me
shtete, etj14.
Në shekujt III-I p.e.sonë shteti dardan kishte një organizim më të
qëndrueshëm politik dhe ishte forca më e madhe politike e kohës në Ballkanin
qendror15. Daljes në skenën politike dhe historike i parapriu një konsolidim i
brendshëm i mbretërisë, që u zhvillua mbi gjysmë shekulli, respektivisht nga koha
e lajmit të fundit për dardanët në vitin 337 p.e.s. e deri tek interesimi sërish i
autorëve antikë nga viti 279 p.e.sonë.
Vitet 337-279 p.e.sonë. karakterizohen nga thellimi i dallimeve shoqërore,
nga zhvillimi urban, forcimi i brendshëm i mbretërisë dhe zgjerimit të territorit
dardan, në veçanti nga verilindja, në territorin tribal, gjë që dëshmohet edhe nga
mosinteresimi i autorëve antikë për ta. Vetëm në vitin 284 p.e.sonë. Dardania
përmendet si vend që i ofroi strehim Arsitonit, djalit të mbretit peon Audoleontit,
pas mashtrimit që i bëri Lizimahu gjatë ceremonisë tradicionale të kurorëzimit si
mbret mbi lumin Astibo. Kjo e dhënë, dëshmon nga njëra anë se, në këtë kohë ende
nuk ishin përfshirë territoret veriore të Peonisë në kufijtë e shtetit dardan dhe nga
ana tjetër flet për interesat dardane në këtë drejtim.
Forca e Dardanisë në nismë të shek.III ishte aq e madhe sa që mbreti dardan
i ofroi mbretit të Maqedonisë, Ptolome Keraunit, një ndihmë prej 20.000 ushtarësh
për luftën kundër invazionit të galëve (viti 279 p.e.s.)16. Mbreti maqedon e refuzoi

13 Liv., Ad urbe condita, XL 57,6,.


14 E. Shukriu, Aspekte të historisë politike të mbretërisë së Dardanisë , Buletin i Fakultetit
Filozofik XXIV, Prishtinë 1996, 19-25.
15 F.Papazoglu, vep.cit., f.3.
16 Oferta e tillë e mbretit dardan (dardanus rex) dëshmon se është fjala për një organizim
politik dhe ushtarak në krye me mbretin.
12 Mbretëria Dardane

këtë ndihmë me mendjemadhësi, ndonëse, sic pohon me ekzagjerim autori antik


Diodori, galet u nisën me një force prej 1 50 mijë këmbësorësh dhe 1 0 mijë kalorës.
Mbreti dardan, pasi dëgjoi për refuzimin e ndihmës dardane, iu drejtua delegacionit
të kthyer nga Maqedonia me fjalët vijuese: Mbretëria efamshme e Maqedonisë do
të shkatërrohet së shpejti për shkak të kërkesës së këtij djaloshi të papjekur.17
Dhe vërtet, gjithçka ndodhi shpejt. Galet, të cilët kaluan edhe nëpër Dardani, arritën
në Delf e tutje, ku edhe shkatërruan gjithçka gjetën para vêtes. Galet, të cilët në
kthim e sipër kaluan nëpër Dardani, sic thonë burimet, u asgjësuan plotësisht, në
shenjë hakmarrjeje për tmerret e përjetuara18.
Nga gjysma e shek. Ill p.e.sonë Dardania dhe shteti ilir i Agronit ishin të
vetmit që përjetonin ngritjen në Ballkan, ndërsa kur në Epir u përmbys monarkia
në; vitin 234 p.e.s. epirotët iu bashkuan koalicionit republikan romak, antimaqedon.
Maqedonia e Demetrit II ishte mbërthyer nga luftëra shoqërore-politike dhe ajo
rrezikohej nga lidhja etole dhe ahease, që ishin bashkuar kundër saj, të cilat ndërhynë
kundër Akarnanisë, e cila ishte nën mbrojtjen e Maqedonisë. Po në këtë kohë dardanët
sulmuan fuqishëm nga veriu Maqedoninë. Ndonëse S. Islami nuk është i sigurtë
nëse është fjala për veprim tëpavarur apo të koordinuar,19 fakti që dardanët lidhen
aleancë me etolët dhe akejët dhe se sulmi ishte i fuqishëm flet në favor të veprimit
të koordinuar të dardanëve me aleatët e saj, respektivisht për veprime të planifikuara
shtetërore.
Në kuadër të veprimeve të organizuara duhen pare edhe presionet e
Dardanisë ndaj shtetit të fuqishëm ilir, që kishte lidhur aleancë me fqinjin armiqësor
jugor të Dardanisë, Maqedoninë. Në këtë kuadër hyn kalimi i fiseve ilire në anën
dardane20, të cilat më pare i përkisnin shtetit ilir, si një përpjekje dardane për të
dobësuar shtetin ilir fqinj dhe duke e rrezikuar atë që të zgjeronte dhe fuqizonte
shtetin dardan në kufijtë perëndimor të Dardanisë. Pikërisht për këtë, mbretëresha
ilire Teuta u detyrua që në vitin 230 p.e.sonë të nënshkruante armëpushim me
epirotët dhe të përqendrohej në ruajtjen e kufirit me dardanët.
Gjatë sundimit të mbretit Longar, pas fushatës së vitit 2 1 9 p.e.s.,21 dardanët
i dëbuan maqedonët nga Peonia, çliruan Bylazorën, qytet me rëndësi strategjike
dhe zotëruan pjesë të mëdha të Peonisë. Për rolin e rëndësishëm dardan dëshmon
më së miri glorifikimi i fitores së Filipit V-të mbi dardanët, kur pushtoi qytetin
dardan Sintia, në juglindje të Dardanisë. Për këtë bën fjalë dhe mbishkrimi i vendosur
në akropolin e Lindosit, në të cilin shkruhet: Mbreti i maqedonëve Filipi (djalë) i
mbretit Demetrit nga fitorja mbi Dardanët (dhe Medët) Atenës së Lindit22.
Në vitin 209 p.e.sonë mbreti i Maqedonisë Filipi V-të e pushtoi sërish
Bylazorën. Dardanët, në aleancë me Aeropin që ishte sovran i regjionit ilir në

l7Inst.Epitoma historiarum Philippicarum XXIV 9, 11..


18 Diodori, Excerpt , Hoeschel , 495-497.
19 S. Islami, Shteti ilir , vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare , "Studime ilire" , Prishtinë
1978, f.64.
20Polyb., Historiae II, 6.5 e 6..
21 Një pjesë e Peonisë u përfshi në Dardani në vitet 239-229.
22 F.Papazoglu, vep.cit. f. 1 1 7 .
Edì Shukriu 13

juglindje, pò atë vit iu vërsulën Maqedonisë, pushtuan Orestidën deri në fushat e


Argeas (terri tori i Kosturit në Greqi) dhe morën me vête 20,000 robër. Kështu,
dardanët e detyruan Filipin, t'i ndërpresë luftimet me romakët dhe të mbronte
mbretërinë e vet.23 Operacionet mbrojtëse dhe sulmet e Mbretërisë dardane kundër
Maqedonisë vazhduan edhe pas vdekjes se Filipit V-të.
Ndërkohë, marrëdhëniet me shtetin ilir u realizuan sipas interesave politike.
Në vitin 23 1 p.e. s., ilirët që gjendeshin në pjesët verilindore të shtetit ilir kaluan në
anën e dardanëve, duke dobësuar kështu shtetin ilir të Teutës dhe të lëshojnë pozitat
në qytetin epirot Foinike. Më pas dardanët bashkëvepruan me shtetin ilir dhe me
aleatë të tjerë kundër Maqedonisë, veçanërisht nga viti 211 p.e.sonë dhe më pas,
duke marrë pjesë në Luftën I dhe II maqedone24.

Aleanca dardano-romake
Mospërputhja e interesave dhe luftimet me maqedonët patën si rrjedhim
lidhjen e aleancës se dardanëve me romakët, përkatësisht krijimin e aleancës
antimaqedone. Përkrahja që Mbretëria dardane kërkonte nga romakët në politikën
e saj kundër rreziqeve që vinin nga shteti i Maqedonisë ishte një largpamësi politike.
Aleanca antimaqedone, që u lidh në pranverë të vitit 200 p.e.sonë, përbëhej
nga romakët, ilirët, dardanët dhe atamanët. Në emër të dardanëve marrëveshjen
për aleancë e bëri Bato, biri i mbretit Longar. Në këtë mënyrë dardanët u përfshinë
në Luftën e Dytë romake-maqedone. Në këtë luftë, sipas marrëveshjes, dardanët
dhe ilirët e sulmuan Maqedoninë nga veriu, romakët nga perëndimi, përmes via
Egnatias, ndërsa etolët e sulmuan nga jugu. Nën presionin dardan, Filipi V-të u
detyrua që të dislokojë forca ushtarake në Maqedoni, të udhëhequra nga i biri,
Perseu. Kështu, dardanëve iu hapën rrugët për të depërtuar drejt jugut.
Në verën e vitit 197 p.e.sonë, pas betejës se madhe të Kinoskefalës, dardanët
sunduan territoret veriore të Maqedonisë, andaj Filipi V-të u detyrua që kundër
dardanëve të dërgojë një force të madhe ushtarake prej 6.000 këmbësorësh e 500
kalorësish. Dardanët u mundën në Stobi. Filipi V planifikoi shkatërrimin e
dardanëve. Për këtë ai dërgoi një delegacion te bastarnët25 për të lidhur marrëveshjen
e shkatërrimit të piote të shtetit dardan. Plani ishte që, pas shfarosjes se dardanëve,
bastarnët të vendoseshin në Dardani. Kështu, Maqedonia mund të arrinte dy qëllime:
të lirohej një herë e përgjithmonë nga rreziku dardan dhe bastarnët t'i dërgonte në
luftë kundër Romës në Itali26. Ky plan dështoi për shkak të hezitimit të bastarnëve

23Polyb., vep.cit., XXVII 33, 1; Inst.vep.cit., XXIX 4,5.


24 Në kuadër të relacioneve të mëtejme ndërshtetërore duhet pare edhe martesa dinastike e
Etudes, vajzës se mbretit dardan Monunit, me mbretin ilir Gencin: Polyb., XXIX 13,5;
Liv.,vep.cit., .XLIV 30, 4.
25 Territoret bastarne gjendeshin në veri të Danubit.
26 Liv., XL 57, 5-9; Leverdi e dyfishtë; nga kjo do të lindte , nga njëra anë , nëse zhduken
dardanët, këtyre armiqve të mllefosur të përhershëm të Maqedonisë..., kurse nga ana tjetër do të
mund të dërgonte bastarnët në Itali që ta shkretonin atë posa të linin në Dardani gratë dhe fëmijët
e tyre.
14 Mbretëria Dardane

dhe vdekjes se Filipit. Megjithatë rreth 30.000 bastarne, me gra e fè'mijë, u nisën
drejt Dardanisë në vitin 179 p.e. s.
Jo vetëm për shkak të rreziqeve nga sulmet bastarne, por po aq edhe të
rreziqeve që buronin nga planet shfarosëse të Maqedonisë, që vazhduan edhe pas
vdekjes se Filipit V-të, një delegaeion i Mbretërisë se dardanisë u shtrëngua të
shkojë në Rome në vitin 177 p.e.s. edhe të akuzonte mbretin e Maqedonisë, Perseun,
para senatit romak. Delegacionin dardan në sénat e përkrahu edhe delegacioni i
Thesalisë27 Komisioni i senatit verifikoi se në Dardani bëhej luftë dhe për këtë e
akuzoi Perseun, por komisioni nuk ndërmori asnjë hap që ta pengonte atë. Të
vetëdijshëm për rrezikun, në vitin 176 p.e.sonë, dardanët i tubuan forçat e veta dhe
i dëbuan bastarnët nga Dardania.
Në vitin 1 68 p.e.sonë Maqedonia ra përfundimisht nën protektoratin romak,
për rënien e se cilës ndihmoi dukshëm edhe Mbretëria e Dardanisë. Gjatë tërë
historisë se ekzistencës se shtetit të Maqedonisë, Mbretëria dardane ushtroi presion,
i paralizoi forçat ushtarake maqedonase, i detyroi të heqnin dore nga operacionet
ushtarake në Greqinë e mesme e në Peleponez dhe ndikoi në dobësimin dhe rënien
e shtetit të fuqishëm të Maqedonisë.

Bellum Dardanica
Aleanca dardano-romake funksionoi deri në kohën kur romakët krijuan
provincën romake të Maqedonisë dhe fituan sigurinë në trojet jugore të Ballkanit.
Romakët, fqinjët e rinj jugorë, nuk u dhanë dardanëve pjesët jugore të mbretërisë,
përkatësisht territoret në Peoni, të cilat dardanët i quanin të vetat dhe për të cilat
luftuan kundër Maqedonisë për një kohë të gjatë. Romakët i dhanë mbretit ilir
Pleuratit Lychnidin (Ohrin) e Parthosin në pronësi, ndërsa mbretit dardan, Batos
dhe dardanëve u dhanë vetëm të drejtën për të tregtuar kripën, (salis commercium).
Kjo e drejtë iu lejua atyre në vitin 168 p.e.sonë. Emil Pauli, që i lejoi dardanëve
tregtinë e kripës, e urdhëroi Meridën III maqedone që ta sjellin kripën në Stobi dhe
caktoi vetë çmimin e saj. Ky ishte një shkak më shumë që dardanët të dalin nga
koalicioni dhe të nisin një politikë të pavarur.
Revolta e dardanëve u shndërrua në konflikt të përhershëm me romakët.
Edhe aleatët e tjerë romakë ishin të pakënaqur nga politika dhe sjellja e romakëve
në Ballkan, andaj në Dardani arriti një delegaeion i etolëve për të kërkuar ndihmë
në luftë kundër romakëve28. Ndërkohë, mbreti dardan, Monuni, lidhi aleancë me
shtetin Ilir. Kjo aleancë u përforcua me lidhjen martesore të vajzës se mbretit dardan,
Etutës, me mbretin ilir Gencin29.
Në rrethanat e reja politikë, mospërputhja e interesave me romakët mori
hov, dardanët nisën të përkrahin maqedonët. Kështu, këta i ofruan strehim
Aleksandrit që paraqitej (djalë i Perseut), pas disfatës se tij në Maqedoni kundër

27 Polyb., XXV 6.
28 App., Illyrica 187.
29 Polyb., XXIX 13, 5; Livius, XLIV 30, 4.
Edi Shukriu 15

romakëve (në vitin 148 p.e.s.), si dhe Androniksit, ngaqë ky u ngrit kundër sundimit
romak në Maqedoni.
Ndërsa dardanët konsolidoheshin kundër armikut të ri dhe vazhdonin të
bënin aleanca me fqinjët, skordiskët, të cilët jetonin përtej Danubit, shfrytëzuan
rastin të plaçkisnin e terrorizojnë një pjesë të banorëve të Dardanisë gjatë viteve
1 10/109. Romakët, me në krye Minuci Rufm, i thyen forçat skordiske për interesa
të tyre.
Në luftimet kundër romakëve dardanët u bashkuan me ilirë të tjerë, ndonëse
bashkëveprimi kryesor i dardanëve në këtë kohë ishte me medët, fqinji i tyre lindor,
dhe me miqtë e vjetër të dardanëve. Aleanca dardane me medët mbështetej në aksione
të përbashkëta kundër provinces romake të Maqedonisë dhe kundër ndalimit të
depërtimit të legjioneve romake nga jugu drejt veriut. Këto aksione kombinuan me
ngjarjet në Pont. Kështu, dardanët, me medët e skordiskët, të nxitur nga Mitridati,30
mbret i Pontit, në vitin 85 p.e.sonë depërtuan në brendi të Greqisë deri në Delf.
Këta i dëboi nga provinca romake e Greqisë konsulli romak, Lucie Kornel Scipioni,
i cili, më pas, bëri marrëveshje me dardanët e medët sepse këta, sic thonë burimet,
e blenë me një sasi ari të grabitur nëfalltoret31.
Forca e Mbretërisë se Dardanisë mbeti e qëndrueshme dhe ajo nuk u mposht
as pas luftimeve që ndërmorën kundër tyre konsujt romake si Vulsoni (97 p.e.sonë),
Sula (gjatë verës 85 p.e.s.)32 e legati i tij Hartenzi (vere e vitit 85 p.e.s., e as Apie
Klaudi (77/6 p.e.s.). Pikërisht për këtë, në pranverë të vitit 75 p.e.s., forca të mëdha
romake u nisën nga Dyrrahu që të thyejnë rezistencën dardane. Luftimet e tmerrshme,
të njohura në historinë antike si Bellum dardanica, i udhëhoqi konsulli romak Gaj
Scribon Kurioni. Ky u nis kundër dardanëve me pesë legjione romake, me po atë
numër prej 30.000 ushtarësh, që dy vjet më pas i drejtoi nga Lindja e Aferme, në
luftë kundër forcave të mëdha të Mitridatit, për ta mposhtur shtetin e fuqishëm të
Pontit33.
Operacioni kundër Mbretërisë dardane përbënte aq rrezik, sa që një legjion
romak refuzoi të nisej nga Dyrrahu për në Dardani dhe pikërisht kjo frikë e ushtarëve
romake që iu vërsulën Dardanisë, dëshmon për forcën ushtarake dardane të asaj
kohe34. Në luftërat e tmerrshme me katër legjionet romake, dardanët pësuan disfate.
Pas fitores mbi dardanët, Kurionit iu hap rruga për pushtime drejt veriut dhe kështu
ai u bë prijësi i pare romak që depërtoi deri në Danub. Suksesi ishte aq i madh sa
në vitin 72 p.e.sonë Kurioni festoi triumfm e fitoreve të tij të sukseshme35.
Edhe pse dardanët pësuan ndëshkimin më të egër pas Bellum dardanica,
Mbretëria e dardanisë nuk u mposht. Katër shekuj më vonë egërsia çnjerëzore e
Kurionit ndaj dardanëve u krahasua me egërsirën e perandorit romak Valentinianit

30Dionis Cassii, fr. 101 2.


31App 11,5 1 11,5.
32Ppianus, Mithridateios, 55.
33 Frontin. Stratagemata, IV, 42.
34 Ushtarët e legjionit kryengritës i detyroi të dilnin të zbërthyer dhe të paarmatosur, i vuri të
prisnin kashtë dhe ua hoqi flamurin dhe emrin, pastaj i shpërndau në legjionet e tjera; Front,
IV, 42.
35 Rufus Festus, Breviarum gestarum populi romani III, VIII.
16 Mbretëria Dardane

ndaj ushtarëve të tij, ndërsa për rezistencën dhe revoltën dardane ndaj pushtuesve
romakë u shkrua si vijon: Egërsia e dardanëve, e ngjashme me hidrën lernease, u
ringjallë shumë herë36.
Prej vitit 75 p.e.sonë dardanët në raport me Perandorinë romake kishin një
pozitë ]unà\kQfoedus inìquum, e cila u garantonte popujve të mundur lirinë formale.
Përkundër kësaj pozite, Mbretëria e Dardanisë iu kundërvu pushtimeve romake
për më se një shekull. Rezistencën dardane e dëshmon më se miri fakti i shkatërrimit
të ushtrisë se prokonsullit Gai Antonie Hibrida, bashkëpunëtor i Ciceronit në
konsullatë, që drejtoi legjionet romake në Ballkan dhe që kishte hyrë në Dardani
për të plaçkitur . Fitorja dardane pati jehonë edhe në senatin romak dhe Hibrida u
dënua sepse e përdhosi nderin e armes romake dhe ia la armihut plaçkën dhe
shenjat luftarake (fasces).
Pos luftërave kundër romakëve, dardanët përdorën edhe metoda të tjera
për arritjen e sukseseve, duke përfshirë këtu edhe korruptimin e armikut me të
holla dhe me plaçka. Kështu, një dëshmi e tillë vjen nga akuza e Ciceronit në
Senatin romak ndaj prokonsullit Kalpurn Pizoni, i cili u akuzua se ua shiti thesaîëve
dhe dardanëve paqen për të holla të shumta, u la Maqedoninë ta shkatërrojnë e
plaçkisin?1
Edhe pse në gjysmën e dytë të shek.I p.e.sonë dardanët vazhduan t'i
rezistojnë romakëve, ata, me qëllim që të nxirnin përfïtime, u inkuadruan edhe në
luftërat qytetare romake. Kështu, në vitin 48 p.e.sonë, kalorësit dardane u angazhuan
si mercenarë, pastaj u mobilizuan me dhunë ose u morën mbi baza miqësie në
ushtrinë e Pompeut, në luftën e tij kundër Cezarit38.
Në vitin 38 p.e.sonë triumviri Mark Antoni, duke e pare rrezikun e
vazhdueshëm të shtetit dardan, dërgoi ushtrinë romake që të luftojë përsëri në
Dardani, gjë që tregon se Dardania nuk ishte mposhtur ende tërësisht. Si pjesë
përbërëse e Ilirikut,fill pas luftës se Mezisë (vitin 28 p.e.sonë), fati i Dardanisë nisi
të lidhet edhe me rajonet më veriore, për t'u bërë pjesë e provinces se re Mezia e
Epërme (Moesia Superior), e krijuar në vitin 44 e.sonë.
Mentiteti shtetëror i formuar dhe ai etnik gjatë kohës të Mbretërisë dardane,
e ngritën shumë rezistencën dardane ndaj pushtimit romak dhe ky identitet rezultoi
me krijimin e provinces se mëvetësishme romake në vitin 279 e.sonë, të Provinces
se Dardanisë.

Organizimi i shtetit dardan


Ngjarjet politike, e veçanërisht ato që nisin që nga shek III p.e.sonë, tregojnë
se shteti dardan përfaqësonte një force serioze politike, që bënte veprime të
paramenduara, gjithnjë në përshtatje me kuadrin politik të kohës dhe me qëllime të
qarta për të dobësuar kundërshtarët dhe për të forcuar pozitat në marrëdhënie me

36 Amm., Res gestae, XXIX 5, 22.


37 Cic, Pro P.Sestio 43, 93.
38 Caes., De bello civili III 4, 6.
Edi Shukriu 17

shtetet e tjera. Politika e saj u mbështet në marrëveshje e aleanca politike e ushtarake,


që u realizuan në kushte të një organizimi shtetëror.
Gjurmët e shthurjes së organizimit fisnor te dardanët ndeshen që në fund të
shek.V p.e.s. Për këtë dëshmon rrafshimi i Tarracës II në Gradinën e Gadimes së
Epërme, si nevojë e zgjerimit dhe e funksionimit të vendbanimit kodrinor. Për të
realizuar sheshimin e një sipërfaqeje të madhe të kodrës, padyshim, është dashur
kohë dhe një numër tepër i madh punëtorësh, të organizuar dhe të udhëhequr nga
një aparat parashtetëror.
Për ndryshimet rrënjësore në shoqërinë dardane nga mesi i shek.IV p.e.sonë,
ndryshe nga faza paraurbane (shek.VI-IV p.e.sonë.), dëshmojnë ruajtja e traditës
së varrimit në tuma dhe vendbanimet e tipit të gradinave, karakteristika këto të
stadit fisnor dhe të federatave fisnore.
Mbretëria dardane doli nga mesi i shekullit IV p.e.sonë si një strukturë
shtetërore me pushtet qendror, që kishte ushtrinë dhe marrëdhënie me shtetet e
tjera, ndërsa niveli i jetës së saj ekonomike ngërthente në vête edhe qarkullimin e
monedhave, si mjet këmbimi. Ishin këto arsyet pse autorët antikë i quajtën këta
banorë të Ballkanit qendror dhe vendin e tyre me termin përcaktues gjeografik dhe
politik, dardanë dhe Dardani39.
Territori i shtetit dardan ishte kompakt. Ai përfshinte rrjedhën e Drinit të
Bardhë, të Ibrit me Sanxhakun, rrjedhën e Moravës jugore, përfshi edhe Nishin,
ndërsa në jug shtrihej deri në Korab e Bilazora (Velesi), që ishte qytet në Mbretërinë
dardane, por më vonë u pushtua nga maqedonët. Sic dëshmojnë burimet antike,
lumenjtë e përmendur që vinin nga Dardania ishin Margu (Morava), Pingu, Timaku,
që rridhte nga Rodopi, Oesku nga Hemi, Uti, Asami, Axi, Driloni etj40.
Në krye të shtetit dardan qëndronte mbreti (basileus, rex). Ndonëse, në
mungesë të burimeve antike, nuk njihen emrat e të gjithë mbretërve dardanë, për
disa syresh ka njohuri. Sipas Justinit, është i njohur dardanus rex (viti 279
p.e.sonë)41, pastaj mbreti Longar (gjysma e dytë e shek. III p.e.sonë) dhe djali i tij
Bato, si dhe mbreti Monun (shek.II - 1 p.e.sonë).
Pozita e mbretit dardan, si bartës i funksioneve më të lartë shtetëror,
pasqyrohet nga dhënia e urdhërave për caktimin e delegacioneve, nga dhënia e
urdhërave ushtrisë dhe në caktimin e komandantëve ushtarakë, të udhëheqjes së
negociatave personalisht, ose përmes përfaqësuesve mbretërorë, të shpalljes së luftës
e të lidhjes së paqes e të tjera. Duke i pasur parasysh funksionet e sipërpërmendura
të mbretit dardan, mund të supozohet se në duart e mbretit ishte i përqendruar edhe
funksioni i pushtetit gjyqësor. Froni mbretëror në Dardani trashëgohej. Këtë e
dëshmojnë edhe burimet e shkruara në rastin e mbretit dardan, Longarit, dhe djalit
të tij, Batos.
Shteti dardan funksiononte nëpërmjet një sistemi ushtarak, në krye të të
cilit gjendej mbreti. Si dëshmi më kuptimplotë për këtë shërbeu oferta e mbretit
dardan dhënë mbretit maqedonas Ptolomeut, për të vënë në dispozicion të tij 20

39 Strab., vep.cit., VII c. 313, c.316.


40 Plin., vep.cit., III, 26 29. AKADEK1A E
4lPo aty, XXIV 4, 11.

Nr. Iüv
18 Mbretëria Dardane

mijë ushtarë dardanë kundër rrezikut kelt në vitin 279 p.e.sonë. Kjo e dhënë
dëshmon, për veprimet e planifikuara politike dhe ushtarake të mbretërve dardanë
dhe jo vetëm për ndërhyrje të karakterit grabitqar, siç janë quajtur fushatat dardane
nga disa historiografë.
Forçat ushtarake ishin të organizuara në fallanga (njësi) dhe çdo fallangë
kishte një numër prej 8.000 ushtarësh42. Çdo ushtar kishte vendin e caktuar në
fallangë dhe ajo vepronte si një tërësi. Në luftë shkohej me flamuj. Dardanët, siç
pohojnë autorët antikë, përdornin mjeshtri ushtarake, siç ishte rasti i ndarjes së
ushtrisë në dy pjesë kur dardanët u tubuan në një qytet për t'u mbrojtur nga sulmet
e bastarnëve43.
Ushtria dardane përbëhej nga kalorësia dhe këmbësoria. Pjesën më të madhe
të ushtrisë e përbënte këmbësoria e armatosur me armë të renda44. Kjo vepronte
me rradhë të dendura e në mënyrë të organizuar, duke luftuar dhe duke u tërhequr
në mënyrë të disiplinuar, pa i lëshuar rradhët luftarake dhe pa i lënë të vdekurit e të
plagosurit në fushëbetejë.
Përshkrimin më ilustrativ për mënyrën e veprimit te ushtrisë dardane e
ofron autori antik Livi, i cili flet për betejën që zhvilloi ushtria dardane me atë të
Filipit të Maqedonisë , nën komandën e Athenagorës: ...dardanët kthyen flamujt
dhe u vendosën me rradhë të rregullta përballë armikut...U vranë pak, të plagosur
pati më shumë, por asnjë nuk u zu, sepse në raste të rralla dalin nga rradhët e tyre
dhe të shtrënguar të gjithë së bashku luftojnë ose tërhiqen45.
Ushtria dardane përbëhej prej ushtarëve profesionistë. Këtë e dëshmon fakti
se etolët i pajtuan dardanët mercenarë në luftë kundër romakëve në vitin 1 90 p.e.sonë
Mercenarët kalorës dardanë morën pjesë edhe në luftërat qytetare romake, siç ishte
pjesëmarrja në luftën e triumvirëve të vitit 48 p.e.s.46, kur ata ishin në anën e
Pompeut kundër Cezarit. Mobilizimi i mercenarëve dardan, në ushtri të huaja,
është një dëshmi që flet më tepër për organizimin e ushtrisë dardane dhe të traditës
së saj. Për forcën e madhe ushtarake të vetë shtetit dardanë gjatë shekujve IV-I
p.e.sonë dëshmon prania e 20 mijë ushtarëve dardanë në shërbim të mbretit
maqedonas në vitin 279 p.e.sonë, si edhe numri prej 20 mijë ushtarësh të zënë
robër, të sjellë në Dardani nga Maqedonia (viti 209 p.e.sonë),po ashtu dhe fakti se
mbreti i Maqedonisë Demetri II mori pjesë në luftë kundër dardanëve, e madje
edhe vdiq në një betejë me dardanët etj. Mbishkrimi i mbretit të Maqedonisë Filipit
V në akropolin e Lindosit, i bërë pas fitores mbi dardanët, dëshmon po ashtu për
fuqinë dardane (viti 212 p.e.sonë). Këtu përfshihet edhe marrëveshja e fshehtë e
mbretit të Maqedonisë Filipit V me bastarnët e vitit 184 p.e.sonë për të zhdukur
populisme dardane nga faqja e dheut si dhe dëbimi i bastarnëve me forca vetiake
në vitin 176 p.e.sonë.

42 Veget, Epit.r.mil. II 1,2.


43 Livius, vep.cit., XXV 25, 3; XL 4, 7-10; XLI 19, 7.
44Livius, XXX43.1.
45 Po aty, XXXI 43, 1.
46 Caes., Belli civilis III 4, 6.
Edi Shukrìu 19

Fuqinë e ushtrisë dardane, mbi të gjitha, e dëshmon fushata e G.S.Kurionit


prej 30 mijë ushtarësh, i cili u nis që ta mposhtë atë ushtri dhe shtetin dardan, si
dhe refuzimi i një legjioni romak, nga pesë të tillë, për t'u nisur kundër Dardanisë
në vitin 75 p.e.sonë.47
Shteti dardan ishte mjaft aktiv në politikën e jashtme dhe luajti rol të
rëndësishëm në zhvillimin e njedhave të botës antike. Fillimisht mbajti marrëdhënie
miqësore me fqinjët, sidomos me peonët dhe medët. Kur maqedonët u orvatën ta
mbysin Aristonin, me djallëzi, djalin e mbretit peon Audoleon (viti 284 p.e.sonë),
gjatë kurorëzimit të tij si mbret në lumin Astibo (Bregalnica), Aristoni gjeti strehim
në Mbretërinë dardane . Në Dardani gjeti më vonë strehim edhe Aleksandri, i cili
udhëhoqi luftën antiromake në Maqedoni, si djal i mbretit Perseu (viti 148 p.e.sonë).
Politika e jashtme u zhvillua përmes formave tejet të ndërlikuara të
marrëdhënieve ndërshtetërore, të dërgimit dhe të shkëmbimit të delegatëve,
bisedimeve të fshehta, shantazheve të kundërshtarit, etj. Delegacioni i pare dardan,
i njohur nga burimet e shkruara, është ai që mbreti dardan dërgoi te mbreti i
Maqedonisë, Ptolome Kerauni, në vitin 279 p.e.sonë.48 Batoja, djali i mbretit
Longar, udhëhoqi delegacionin dardan që bisedoi me Publie Sulpicie Galbën në
vitin 200 p.e.sonë për aelancën më romakët kundër Maqedonisë. Marrëveshja për
aleancë me romakët, ku u përfshinë edhe etolët, është arritur, gjithsesi, pas
shkëmbimit paraprak të delegacioneve me atamanët dhe shtetin ilir, rrjedhimisht
me mbretin Skerdilaidin. Një delegacion dardan shkoi në Rome në vitin 1 77 p.e.sonë,
ku para senatit romak e akuzoi mbretin e Maqedonisë Perseun për planet shfarosëse
të Maqedonisë ndaj Dardanisë, ku ai u përkrah nga delegacioni i Thesalisë49.
Dardania mbajti lidhje të veçanta me shtetin ilir dhe me shtetet fqinje,
varësisht nga interesat shtetërore dhe rrethanat historike. Në këtë kuadër Dardania
mori pjesë në konfliktet ndërshtetërore dhe lidhi alenca të ndryshme. Ajo u bë pjesë
e aleancës antimaqedone nga viti 211 p.e.sonë dhe më pas, asaj antiromake. Më
qëllim të siguronte neutralitet dhe bashkëpunim ajo lidhi edhe martesa dinastike,
sic qe martesa e princeshës dardane Etutës, vajzës se Monunit, me mbretin e shtetit
ilir, Gencin50. Ashtu si shtetet e tjera të Mesdheut, edhe shteti dardan ndoqi një
politikë ekspansioniste. Ai u zgjerua në territoret tribale (shek.IV p.e.s.), zuri Peoninë
në kohën e mbretit Longar (239 p.e.sonë) dhe përfshiu territoret verilindore të
shtetit ilir gjatë sundimit të Teutës (23 1 p.e.sonë). Dardania ndërmori, po ashtu,
fushata që kishin karakter krijimin e zones se sigurisë në jug, duke mos e lënë
asnjëherë të qetë shtetin e Maqedonisë, posaçërisht nga viti 229 p.e.sonë. nën
udhëheqjen e mbretit Longar. Në vitin 209 p.e.s. dardanët vërshuan mbi Maqedoninë
dhe mbajtën për një kohë Orestidën deri në fushat Argeje (territori i Kosturit), duke
sjellë në Dardani rreth 20 mijë robër, ndërsa në fillim të korrikut të vitin 199
p.e.sonë, se bashku me ilirët, depërtuan përsëri thellë në territoret e Maqedonisë.

47 E.Shukriu, vep.cit., 23.


48 Diod., Excerpt. Hoeschel. 495-497.
49 Polyb., Historiae XXV 6.
50 Po aty, XXIX 13,5; Liv. XLIV 30, 4.
20 Mbret'èria Dardane

Ne politikën e tij shteti dardan përdori si ryshfetin ashtu edhe shantazhin


ndaj kundërshtarit. Kështu, ne vitin 84 p.e.sonë dardanët, pasi i dhanë rryshfet
konsullit romak Lucie K.Scipionit, arritën edhe marrëveshje me të , gjë për të cilin
akuzohet edhe prokonsulli romak Kalpurn Pizoni, prej Ciceronit: lu shiti thesalëve
e dardanëve paqen për të holla të shumta dhepastaj, qët'u mundësonte të vinin
deri te të hollat, ua la Maqedoninë që ta shkatërrojnë e plaçkisin (vitet 57-55
p.e. s.)51.

Struktura shoqërore
Nga mesi i shek.IV p.e.sonë Dardania përbëhej nga një shoqëri me tipare
skllavopronare, ndonëse nuk ka ende studime të mjaftueshme për ta quajtur atë si
një shoqëri të zhvilluar skllavopronare, siç quhej shteti ilir i asaj kohe. Kjo flet për
një zhvillim më të ngadaltë të shtetit dardan ne krahasim me atë të shtetit ilir,
gjithnjë duke pasur parasysh rrethanat historike dhe pozitën gjeografike ne raport
me shtetet e Mesdheut. Ne krye të shoqërisë se diferencuar dardane qëndronte
mbreti. Rreth tij ishte shtresa e lartë e miqëve të mbretit. Këta, siç pohojnë burimet
e shkruara, merrnin pjesë edhe ne delegacionet që i dërgonte mbreti jashtë shtetit
Ne spektrin e gjerë të shoqërisë dardane bënin pjesë shtresa e fshatarëve të
lire, xehtarëve, zejtarëve, tregtarëve, dulëve. Më vonë shfaqen dhe ushtarët e paguar.
Ata shfaqen midis etolëve, ndërsa një pjesë e mercenarëve dardanë ju bashkuan
ushtrisë se Pompeut ne betejën e Farsalas (viti 48 p.e.sonë)52.
Shtresën më të madhe e përbënte fshatarësia e lire, e cila merrej me bujqësi
dhe blegtori, ndërsa ne rastet e rreziqeve dhe sulmeve bëhej pjesë e ushtrisë. Shtresa
më e ulët ishin dulët (douloi), të ngjashëm me prospelatët e ardiejve ose helotët e
Spartes53. Ahteneu, ne librin e 38-të të veprës "Evropaikon" të Agathartidit shkruan:
Dardanët kanë kaq shumë skllevër (douloi) sa dikush kishte njëmijë...kurse të
tjerët edhe më shumë. Secili nga këta ne kohë paqe punonte token, kurse ne kohë
lufte merrte pjesë ne ushtri, duke pasur siprijës tëzotin e vet54.
Prania e dulëve, që ndryshe nënkupton fshatarin e vanir ose rob, e dëshmon
pa mëdyshje edhe varesine e tyre nga zotërit e tyre, përkatësisht nga shtresa sunduese
dhe ne të njejtën kohë ekzistencën e fshatarësisë se lire ne Dardani.
Një kategori të veçantë përbënin robërit e luftës, të cilët, si thonë burimet
antike, dardanët i merrnin me vête dhe nuk i vrisnin, po i përdornin si argatë.
Kështu, vetëm gjatë një fushate dardanët morën nga Maqedonia 20.000 robër lufte55.
Ndonëse ky numër konsiderohet i ekzagjeruar, fakti se janë robër lufte dhe nuk
janë vrarë ashtu si ne raste të tjera të ngjashme, flet se ata janë shfrytëzuar nga
shteti dhe shoqëria dardane. Prania e numrit të madh të dulëve që punonin për
despotët e tyre, e robërve të luftës ne Dardani është edhe një dëshmi më shumë që

51 Cic.Pro Sest. 43, 93.


52 Caes., De bello civili III 4,6.
53 Agathard., fr. 17.
54 Athenaios, Deipnosophistai Vi 103, 272d
55 Iust.,vep.cit., XXIX 4,5.
Edì Shukriu 21

flet për ekzistencën e një aparati të mundshëm mbikqyrës, përkatësisht të strukturës


shtetërore dardane.

Zhvillimi ekonomik
Pasuria e trojeve dhe pozita e volitshme gjeorgafike e Mbretërisë dardane
mundësoi lulëzimin ekonomik të saj. Bujqësia e blegtoria zinin vend të posaçëm ne
ekonomine dardane. Prodhimet e tyre u bënë të njohura ne boten antike dhe disa
prej tyre kultivohen dhe sot, si djathi i Sharrit (caesus dardanicus), qeni i Sharrit,
hardhia e rrushit, vera etj. . Përveç të tjerash, shkrimtari romak Varoni përmend ne
Dardani edhe numrin e madh të buajve e të buallicave, që kultivohen dhe sot ne
Dukagjin. Sipas Varonit, një numër të madh qesh...ka...edhe sot ne Dardani...56
Gjatë shekujve IV-I p.e.sonë, pos zhvillimit të bujqësisë e të blegtorisë, u
intensifikua edhe xehtaria, metalurgjia, zejtaria dhe tregtia. Ky është një vazhdim
i veprimtarive të zhvilluara gjatë VI-IV p.e.sonë ne Dardani, të cilat, p.sh. nga një
zejtari e kufizuar vendase u shndërruan ne një zejtari të llojllojshme, me mjeshtër
armëpunues, poçarë, ndërtimtarë, etj.
Prodhimet zejtare, si stolitë dardane prej ari, u bënë të lakmueshme edhe
jashtë trojeve dardane57. Dardania mbeti e njohur, falë qasjes armiqësore të autorëve
antikë edhe ne një sferë të rëndomtë për ekonominë antike, ne atë të plaçkitjes.
Qarkullimi i monedhave ne Dardani nisi që ne shekullin V p.e.sonë
(monedhat e Tasosit) dhe prania e tyre tregon krijimin e mbiprodukteve bujqësore
e blegtorale, ose të ndonjë dege të zhvilluar të zejtarisë ne ekonominë dardane. Ky
qarkullim u intensifikua ne shekullin IV p.e.sonë me qarkullimin e monedhave të
qytetit të Damastionit, qytet që farkëtoi monedha vetiake deri ne vitin 320 p.e.sonë58
Gjatë periudhës urbane ne Dardani gj enden ne qarkullim edhe monedha të Apolonisë,
të Dyrrahut, të Histrisë, të Aleksandrit, të Filipit III-të, të Athinës, të Pellaginisë,
statere të Tebës e tetradrahma të argjendëta të Peonisë.
Monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë ishin ne qarkullim të dendur gjatë
shekujve III-I p.e.sonë, gjë që flet për rëndësinë e këtyre dy qyteteve ne këtë periudhë
si edhe për lidhjet e Dardanisë me trojet e tjçja ilire.
Zhvillimi ekonomik, pasuria e Dardanisë me argjend dhe afërsia me qendrat
greko-maqedone dhe me ato ilire, le të supozohet se dardanët kanë farkëtuar monedha
dhe se e kanë përdorur shkrimin59. Ka mundësi që ne Dardani të jenë farkëtuar
edhe tipe më të hershme të imitimeve të monedhave "barbare".

Zhvillimi urban
Studimet e reja ne territorin e Dardanisë dëshmojnë se nga mesi i shek.IV
p.e.sonë, vendbanimet e fortifikuara të tipit gradinar, karakteristike për stadin fisnor

56 M. T. Varronis, De re rustica II, 1 .


57 Plinius, vep.cit., XXXIII 3,12.
58 J. M. F.May, The coinage of Damastion and the lesser coinages of the Illyro-Paenonian
region, London 1939, 120.
59 F.Papazoglu , Srednje balkanska..., 398.
22 Mbretëria Dardane

dhe të federatave fìsnore, zëvendësohen me qendra urbane. Ndyshimet ne Strukturen


ekonomike dhe shoqërore bëjnë që këto qytete të bëhen bartëse të rendit të ri
skllavopronar, që përçohet edhe ne fshatra.
Qytetet u zhvilluan nga qendrat paraurbane, pranë xeheroreve të hapësirës
Novobërdë - Kopaonik ose ne rrafsh, ne udhëkryqet tregtare. Damastioni ishte një
prej qyteteve të hershme, i cili u ngrit afè'r minierave të argjendit (shek. V p.e.sonë.).
Ne Damastion u vendosën helenë të ardhur nga ujdhesa Egina dhe qyteti halkidik
Menda, të dëbuar nga Athinasit ne 43 1/432 p.e.sonë.60
Qendrat e tjera urbane Straboni i shënon si polis arhaia - qytete të vjetra,61
të formuara shumë më pare kohës se tij. Të tilla duhen quajtur qytetet si Scupi,
Naisi, Ulpiana pararomake, Novobërda etj. Qyteti Sintia, ne veri të Pellagonisë,
ishte po ashtu qendër e rëndësishme, prej ku dardanët kalonin ne Maqedoni62. Këtë
qytet me rëndësi strategjike e pushtoi Filipi V më 212 p.e.sonë dhe ne emër të
fitores se madhe ia përkushtoi Atenës se Lindosit63.
Autori tjetër antik Livi, po ashtu, përmend ekzistencën e qyteteve ne
Dardani, të cilat i shënon si: urbs64. Ne një qytet dardan, sic shkruan, me gjasë ne
Serbine jugore ne Vranja, u tubua ushtria dardane nga ku dëboi bastarnët ne vitin
176 p.e.sonë.65 Një prej qyteteve ishte dhe Bilazora e cila, si pikë e rëndësishme
strategjike u pushtua shpesh nga maqedonët, por edhe u rimor prej dardanëve,
ashtu sic ndodhi edhe ne vitin 219 p.e.sonë. Me pushtimet romake të Maqedonisë,
Bilazora u bë përfundimisht pika kufitare midis Dardanisë dhe provinces romake
të Maqedonisë.
Ptolemeu autori i shek.II, përmend po ashtu katër qytete të vjetra dhe të
rëndësishme të Dardanisë: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.66
Lindja e qyteteve ne Dardani lidhet ngushtësisht me lulëzimin e qendrave
paraurbane dardane të shek. VI-IV p.e. s. dhe është rezultat i zhvillimeve të brendshme
të shoqërisë dardane, që çoi deri ne krijimin e qyteteve. Ky zhvillim duhet pare
edhe ne raport me ndikimet e qyteteve ilire dhe të qyteteve koloni, me të cilat
ekzistonin lidhje dhe marrëdhënie të vazhdueshme.
Për organizimin e qytetit dardan nuk ka të dhëna të mjaftueshme, megjithatë
nuk mohohet ekzistenca e relikteve të organizimit fisnor, të cilat shkaktojnë edhe
sot mohimin e ekzistencës se shtetit dardan, paçka se këto relikte gj enden edhe te
popuj të tjerë. Përqendrimi ne gjetjet e shek.IV-I p.e.sonë ne Skupin antik, si dhe
zbulimi i qyteteve dardane pararomake do të mund të zbardhnin këtë periudhë ende
të pahulumtuar ne aspektin arkeologjik. Ne Kosovë, ne territorin qendror dardan,
ende nuk janë zbuluar qytetet e kësaj periudhë. Disa dëshmi janë gjetur ne lokalitetin
e Veletinit afër Prishtinës dhe ne Novobërdë, qytete xehtare dhe të vendosura ne
kodra të larta. Ngaqë ne vendbanimet e hulumtuara kodrinore të fazës paraurbane

60Po aty, Ilirska i Dardanska kraljevina, Iliri i Albanci, SANU, Beograd 1989, 43.
61 Strabonos, Geographica VII 1,5.
62 Livius, vep.cit., XXXVI 25,3.
63 F.Papazoglu, Srednjebalkanska..., 188.
64 Livius, vep.cit., XXV 25, 3; XL 4,7-10; XLI 19, 7.
65Poaty, XLI 19,7-10.
66 Ptol., Geographia... 11,1 9, 4.
Edi Shukriu 23

nuk ka më vazhdimësi jete nga mesi i shek.IV p.e.sonë, as në Kosovë dhe as ne


rrethinën e gjerë të Shkupit,67 dhe duke pasur gjithnjë parasysh rrethanat e reja
ekonomike dhe forcën e shtetit dardan, duket se qytetet dardane pararomake duhen
kërkuar në rrafshe.

Kultura dhe besimi


Kultura dardane e shekujve IV-I p.e.sonë nuk është e njohur në të gjithë
dimensionet e saj, për shkak të moszbulimit të vendbanimeve dhe të vendvarrimeve
të kësaj periudhe, përveç pak lokaliteteve në rajonin e Shkupit. Një mungesë e tillë
i ka shtrënguar studiues të ndryshëm të krijojnë paragjykime rreth prapambetjes në
Dardani si për sa i përket urbanizimit, ashtu edhe përsa i përket organizimit shtetëror.
Pa hulumtime paraprake u formua mendimi se gradinat parahistorike qenë banuar
deri në kohën e pushtimeve romake, ndërsa poçeria e prodhuar në çark u përcaktua
si e mëvonshme dhe si pasojë e ndikimit kelt. Kështu lashtësia dardane nis në
shekullin I, në vend të shekullit IV p.e.sonë, kur ajo zë fill në të vërtetë.
Zhvillimi historik i shtetit dardan dëshmon për një organizim të
gjithëmbarshëm, përfshi edhe atë urban. Në gradinat parahistorike jeta u shua në
mesin e shek.IV p.e.sonë, prandaj në to nuk gjenden objekte të periudhës helenistike,
nuk janë zbuluar as stolitë e njohura prej ari që i përmend Straboni, e as armët
mahaira të prodhimit iliro-dardan (pos objektit nga Shiroka). Të gjitha këto
dëshmojnë se qendrat urbane gjendeshin në rrafsh, po ende për to nuk janë bërë
zbulime. Po ashtu nuk kemi njohuri për nekropolet. Të dhënat që kemi vijnë nga
zbulime të rastësishme.
Objektet helenistike të gjetura në territoret veriore të Dardanisë (p.sh. Baja
e Kurshumlisë) dhe në Maqedoninë e sotme dëshmojnë për veçimin e shtetit dardan
dhe të kulturës se tij nga rrjedhat e botes helenistike. Ndër vendbanimet e rralla të
hulumtuara të kësaj kohe është oppidum i Kërshevicës afer Vranjës, një qytezë e
fortifikuar dardane me ndikim të fuqishëm helenistik të shek.IV p.e. s.
Në Kosovë deri më sot rastësisht janë zbuluar vetëm disa varre në
Novobërdë, në inventarin e të cilave ka objekte tipike helenistike si qeramikë
helenistike, enë metalike e terrakota (njera prej tyre e Kibellës), aplikacioni me
kokë të Gorgones dhe dorza metalike me ornament të hardhisë se rrushit, ndërsa në
tumën e Romajës janë zbuluar varre të shekujve III-II p.e. s., enë helenistike të
importuara dhe enë të tipit të Megarës. Në njerën prej enëve të tipit të Megarës
qëndron mbishkrimi SOTIONOS, prodhimi i Dyrrahut, që flet për lidhjet e
Dardanisë me bregdetin ilir. Nga lokaliteti i vendosur në rrafsh të ish fshatit Zotaj
afër Ferizajt vjen një lotore qeramikë dhe fragmente skifosash të shek.IV-III p.e.sonë,
ndërsa në fshatin Gjinoc të Prizrenit rastësisht janë zbuluar një paie vathë ari. Nga
një lokalitet i panjohur janë dhe vathi në trajtë lundre dhe varësja në trajtë vazoje,
që të dyja prej ari, gjenden në Muzeun e Kosovës.

67 E. Shukriu, Aspekte të historisë..., 107; I.Mikulcic, Skopje so okolnite tvrdini, Zkopje 1982,
32.
24 Mbretëria Dardane

Megjithëatë, në aspektin e kulturës mund të përmendet tradita muzikore


gjatë sundimit të Mbretërisë. Okarina, instrument frymor nga epoka neolitike, e
zbuluar në lokalitetin Tjerrtorja në Prishtinë, është një prej instrumenteve më të
hershme të zbuluara në Ballkan, pse jo edhe në Evropë. Një tradite e tillë krijimi
dhe përdorimi e instrumenteve frymore vazhdoi në Dardani, duke u pasuruar edhe
me instrumente me kordha. Këtë tradite e dëshmon instrumentistja dardane në Athinë
në shek.V p. e.sonë, si personazh i komediografît grek, Aristofani, në veprën e tij
"Grerëzat". Duke shkruar për traditën muzikore te dardanët shkrimtari antik
Straboni thotë: ...muzikën nukelënë mënjanë, por përkundrazi përdorin gjithmonë
fyej e vegla me kordha.68
Tradita muzikore dardane u dëshmua më vonë në krijimtarinë muzikore të
Shën Niketës, të njohur si Niketa nga Remesiana, ku ishte peshkop prej vitit 366
deri në vitin 414 e.sonë. Shën Niketa dardan, pos të tjerash, krijoi hymnin e njohur
Te Deum Laudamus.
Bota shpirtërore e religjioze dardane në shek.IV-I p. e.sonë pësoi
transformime të dukshme. Përderisa kulti i Diellit dhe ai i Gjarpërit ishin veçori të
fazave paraurbane dardane, në fazën urbane u bë sinkretizimi i kulteve dhe ato
morën trajta antropomorfe. Sipas modelit të mbretërisë, që kishte pushtetin në
tokë, u krijua mbretëria qiellore, përkatësisht u vunë themelet e politeizmit dardan.
Në panteonin dardan, krahas hyjnive të tjera ilire, vend të rëndësishëm zë
Dea e Dardanisë dhe hyu Andin69. Ndonëse emrat e tyre njihen vetëm nga
monumentet epigrafike të kohës se sundimit romak, por për forcën morale, të cilën
dardanët e gjenin në këto hyjni gjatë shekujve, ata ishin të pranishëm dhe shumë të
respektuar. Ata qëndrojnë krahas të mëvonshmit panteon helen, romak, si dhe
përkrah perëndive të Lindjes.
Dea dardane, e lidhur ngushtë me kultin e Diellit, si duket nga simboli
polisemantik i diellit në faqen anësore të monumentit votiv (ara) nga Smira, u bë
personifikim i këtij kulti dardan. Dea e Dardanisë u respektua dhe nga të huajt.
Arën nga Smira e ngriti Artorius Heraclitus, ushtar romak me prejardhje greke
(viti212e.sonë).
Dea dardane, u bë personifikim dhe mbrojtëse e Dardanisë, sic dëshmojnë
dhe dy monumentet e zbuluara në qytetin antik Romula Marva të provinces se
Dakisë (Rresha në Rumani), ku dy dardane me qytetari të piote u bënë dekurionë
(shekulli Ille.sonë). Këtë e dëshmon dhe shtatorja e zbuluar në Mediane (afër Nishit),
e cila identifikohet me Dean70. Shtatorja e periudhës se sundimit romak që ka
elemente të karakterit autokoton71 me simbole kuptimplote, mban në dorën e majtë
viçin, në të djathtën kesen (marsupium), ndërsa te këmbët janë paraqitur në reliev
sopata dytehëshe dhe derri i egër.

68 Strab., vep.cit.,VII 7.
69 E.Shukriu, Dea e dardanisë dhe mozaiku i Orfeut, Seminari Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë
dhe kulturën shqiptare, Prishtinë 1984, nr.14, 15-21; Dea dardane dhe monumentet e tjera nga
Smira; Dea dardane, ikonografia, simbolet dhe funksionet, Prishtinë 2000, për botim.
70 A.Jovanovic, Prilog proucavanju skulptura sa Medijane, Niski Zbornik 1980, f.53.
71 Ch.Picard, Observations archéologique en Yougoslavie, Comptes rendu de l'Académie Des
Inscriptions, Paris 1953, f.93-94.
Edi Shukriu 25

Organizimi dhe forca e Mbretërisë dardane gjatë shekujve IV-I p.e.sonë


dëshmohet nga ruajtja e pavarësisë dardane deri në fillim të sundimit të perandorit
August. Mëvetësia shekullore, zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor dardan
krijuan entitetin dhe vetëdijen etnike që u ruajt edhe gjatë sundimit romak, duke
arritur kështu deri në mesjetë.
ILIRIA Nr. 1-2, 1999-2000

EdiSHUKRIU

THE DARDAN KINGDOM

The Dardan kingdom was established in the 4th century BC and reached
the height of its prosperity during the 3rd to 1st centuries BC. In 44 BC it belonged
to the province of Upper Mezia; in 279 AD it became a discrete political and
Roman administrative unit, namely the province of Dardania.
Dardania had an advantageous geographic and geo-strategic position. Its
territory comprised present-day Kosovo, northwestern Macedonia, southern Serbia
and part of Sandjak. Numerous tribes including the Dardans, Galabers, Dauns and
Thunats inhabited this territory. The Dardans, who were descended from the
Illyrians, were the most powerful of these numerous tribes. During the Iron Age,
the tribe had its own distinctive culture which owed much to the Illyrian traditions
of this same period. Dardan settlements were created on strategically placed hills,
enclosed within earthen defences with timber or stone fortifications. The mortuary
rite included inhumation and cremation in urns.
The foundations, which gave rise to the birth of the Dardan state go as far
back as the proto-urban phase - 6th-4th centuries BC. Thanks to the close links
with the developed south, imports grew and this lead to an intensification of domestic
production for export.
The ancient sources on the political history of the Dardan kingdom extend
back to the 4th century BC, when Dardania entered the sphere of Macedonian
interests after Philip II conquered Peonia. The frequent Macedonian-Dardan wars
during the Hellenistic period compelled the ancient authors to present the Dardans
as gens semper infestissima Macedoniae.
During the 3rd to 1st centuries the Dardan kingdom was politically stable.
The king was a hereditary head of the state. His army, which was organized in
phalanxes and comprised infantry and cavalry, enforced his power.
The Dardan kingdom had an active foreign policy and played a key role in
the development of the Mediterranean world. In dealing with the threat posed by
the Macedonians, the Dardans entered into alliance with the Romans in the 2nd
century BC, an agreement that lasted as long as their interests coincided. In 75-72
BC, however, relations faltered, leading to the helium dardanica and the Roman
conquest of the tribe. New research in the Dardan territory shows that fortified
settlements were replaced by urban centres. These centres became key points in the
new social and economic system that was based upon slavery. As yet, our
28 The Dardan Kindom

archaeological understanding of these Roman-period Dardan towns is limited and


would benefit from new investigations.

You might also like