You are on page 1of 1

Besimi,arti dhe kultura ilire

Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për
hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes.Në disa treva ilire
praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në
punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të
cilët kishin me kultet fetare.
Gjatë periudhës së parahistorisë, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me
figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin.
Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e
vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse
rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin
Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të
kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.
Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka.
Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të
përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo
kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet
e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në
bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të
objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme
enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale.
Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdoreshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit,
të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e
sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë
hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire.

You might also like