You are on page 1of 13

Shqipëria 

(gegërisht: Shqipnia gjithashtu Shqypnia, historikisht: Arbri ose Arbëria,
ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur
në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe
kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje
me Maqedoninë e Veriut dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me
detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës (kanalit)
së Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion
banorë[5].
Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm
ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në
regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka
përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së
tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për
anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në
ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen
e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e
zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.[6]
Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në
vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.[7][8][9]

Gjeografia

Pamje satelitore e Shqipërisë (qershor 2000)

 Artikulli kryesor: Gjeografia e Shqipërisë.


Vendndodhja gjeografike
Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia e Veriut
në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në
Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së
Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë
bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi
tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e
Veriut, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim
Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më
të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe
kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të
lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të
Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut
shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të
jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të
Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së
cilës gjendet ishulli i Sazanit.
Relievi
Relievi i Shqipërisë është kryesisht kodrinor-malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga
mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë
e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit
është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha
gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit,
përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë
të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin
e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum,
Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të
mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.
Riviera shqiptare

Malet në Shqipërinë e mesme, afër Krujës

Fushë në Alpet shqiptare

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)

1. Alpet shqiptare
2. Krahina malore qendrore
3. Krahina malore jugore
4. Ultësira bregdetare
Lagunat kryesore janë

 Laguna e Lunrës (Vilunit)
 Laguna e Patokut
 Laguna e Bishtrakës
 Laguna e Karavastasë
 Laguna e Nartës
 Laguna e Pashalimanit
Plazhet kryesore janë

 Plazhi i Velipojës
 Plazhi i Shëngjinit
 Plazhi i Talës
 Plazhi i Durrësit
 Plazhi i Divjakës
 Plazhi i Semanit
 Plazhi i Vlorës
 Plazhi i Dhërmiut
 Plazhi i Himarës
 Plazhi i Sarandës
Kepat kryesore janë

 Kepi i Rodonit
 Kepi i Bishtit të Pallës
 Kepi i Gjuhezës
Ishujt kryesore janë

 Ishulli i Sazanit
 Ishulli i Kunës
 Ishulli i Zvërnecit
Gadishulli i vetëm

 Karaburuni
Klima
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare,
me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë
ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë,
reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës[10], 2,722 orë në vit në Vlorë,
2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
Njësitë territoriale
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Shqipërisë.
Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar
nga niveli më i madh qarku, pastaj bashkia dhe njësia administrative.
Bashkia e Tiranës gëzon status të veçantë nga bashkitë e tjera dhe ndahet në 11 njësi
bashkiake të vogla.
Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe:
1. Qarku i Beratit 5. Qarku i Fierit 9. Qarku i Lezhës
2. Qarku i Dibrës 6. Qarku i Gjirokastrës 10. Qarku i Shkodrës
3. Qarku i Durrësit 7. Qarku i Korçës 11. Qarku i Tiranës
4. Qarku i Elbasanit 8. Qarku i Kukësit 12. Qarku i Vlorës
të cilat ndahen më tej në 36 rrethe:
1. Rrethi i Beratit 13. Rrethi i Kolonjës 25. Rrethi i Mirditës
2. Rrethi i Bulqizës 14. Rrethi i Korçës 26. Rrethi i Peqinit
3. Rrethi i Delvinës 15. Rrethi i Krujës 27. Rrethi i Përmetit
4. Rrethi i Devollit 16. Rrethi i Kuçovës 28. Rrethi i Pogradecit
5. Rrethi i Dibrës 17. Rrethi i Kukësit 29. Rrethi i Pukës
6. Rrethi i Durrësit 18. Rrethi i Kurbinit 30. Rrethi i Sarandës
7. Rrethi i Elbasanit 19. Rrethi i Lezhës 31. Rrethi i Shkodrës
8. Rrethi i Fierit 20. Rrethi i Librazhdit 32. Rrethi i Skraparit
9. Rrethi i Gjirokastrës 21. Rrethi i Lushnjës 33. Rrethi i Tepelenës
10. Rrethi i Gramshit 22. Rrethi i Malësisë së 34. Rrethi i Tiranës
11. Rrethi i Hasit Madhe 35. Rrethi i Tropojës
12. Rrethi i Kavajës 23. Rrethi i Mallakastrës 36. Rrethi i Vlorës
24. Rrethi i Matit

Historia
Apolonia

 Artikulli kryesor: Historia e Shqipërisë.


Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës
gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara
me shqiptarë e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në të kaluarën
kanë qenë një tërësi.
Lashtësia
 Artikulli kryesor: Lashtësia.
Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-
evropian të cilët historiani Hellen Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë
njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin
"Albani", ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë
se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para
Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në ndërtimin politik në shekullin e 6 p.
e. s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda
vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre.
Vetëm gjatë shekullit të 6 p. e. s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga
fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe
nga mbretëria e Pionisë.
Pellazgët
Via Egnatia

 Artikulli kryesor: Pellazgët.
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna
nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin
perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në
afërsi të këtyre viseve.
Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga
stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët
vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi
mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj,
pellazgët ishin paraardhësit e ilirëve.
Ilirët

Skënderbeu

 Artikulli kryesor: Ilirët.
Ilirët, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të
grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga
studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e
botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e
Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e
arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si
dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Hellenët të
lashtë.
Shqipëria nën sundimin osman
 Artikulli kryesor: Shqipëria nën sundimin osman.
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të
shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385
ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të
Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek.
XIV–XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-
Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
Rilindja Kombëtare

Pamja e sotme e kompleksit, ku u mbajt Lidhja e Prizrenit

 Artikulli kryesor: Rilindja Kombëtare.


Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që
ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre
kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u
mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë
politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet
shqiptare – atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës,
e Manastirit, e Janinës – në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë
Osmane. Së dyti, mprehu një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe
kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në
qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni e Veriut) dhe përshtatën një alfabet
kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera,
duke përfshirë alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim. Në 28 Nentor
1912 Shqipëria nen drejtimin e Ismail Qemalit shpalli pavaresine nga Perandoria Osmane.
Ismail Qemali dhe njerezit e tij krijuan një qeveri katërmbëdhjetë mujore që veproi në kushte
shumë të veshtira. Në 1913 në Konferencen e ambasadoreve në Londer u njoh shteti
shqiptar dhe kufijte e sotme të tij.

Popullsia
Popullsia e Shqipërisë ndër vite

 Artikulli kryesor: Demografia e Shqipërisë.


Shqipëria ka 2,893,005 banorë.[5] 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së
diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm
ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti
shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë
emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin
1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo
është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër
vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë
fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis
tyre janë pakica ortodoksët greqishtfolëse, vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë,
goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 ortodoksët greqishtfolëse kanë banimet
në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me
Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si
dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.
Qytete të veçanta të Shqipërisë
Qytete arkeologjike

Albanopoli (Tirana e Vjeter)

Apolonia

Butrinti

Bylisi

Durrësi
Lezha

Qytete të mbrojtura nga UNESCO

Berati

Butrinti

Gjirokastra

Popullsia etnike
 Artikulli kryesor: Minoritetet në Shqipëri.
Shqiptarët
 Artikulli kryesor: Shqiptarët.
Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, me 82.58%.[11]
Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa
ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug
të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë,
kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe
pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me
rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.
Romët
 Artikulli kryesor: Romët në Shqipëri.
Zyrtarisht Shqipëria ka rreth 8301 romë[11] por burime të tjera thonë që jetonjë përafërsisht
120,000 romë në Shqipëri[12]. Romët janë të përhapur në pjesën më të madhe të qendrave
të banuara në Ulësirëm Perëndimore të Shqipërisë. Mungesa e shifrave te sakta për
regjistrimin e romeve ne Shqipëri ndodh sepse romet nuk kane aftësitë e duhura për te
regjistruar fëmijët e porsalindur.
Vllehët
 Artikulli kryesor: Vllehët në Shqipëri.
Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë
qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me
popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e
shoqërisë shqiptare.
Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si pakicë gjuhësore. Popullsia me
origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e
Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë
themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e
grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë
tjetër.
Malazezët
 Artikulli kryesor: Sllavët në Shqipëri.
Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës.[13] Serbët kanë marrë gjendjen e
minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit
2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe
një përfaqësues të komunitetit malazez.
Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht
qytetarë të minoritetit ortodoksët greqishtfolës. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin
e Shqipërisë dhe një ministër në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i
Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në
Shkodër.
Maqedonasit
 Artikulli kryesor: Maqedonasit në Shqipëri.
Jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në
rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri është 5512.[11] Minoriteti maqedonas ndodhet i
përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij.
Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Maqedoninë e
Veriut dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213,9 km². Popullsia aktualisht
përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km.
Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi
(Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe
Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një
komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi.
Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë
shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në
origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të
gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.
Ortodoksët greqishtfolës
 Artikulli kryesor: Greqishtfolësit në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e
Republikës së Shqipërisë është pakica greqishtfolëse. Popullsia e saj, sipas të dhënave
nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 2011 është 24 242 banorë.
[11]
 Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35
fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 2 fshatra të Përmetit. Pakica greqishtfolëse
është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave
kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën greqishtfolëse.

Feja
 Artikuj kryesore: Feja në trevat shqiptare, Feja Islame, dhe Krishterimi.
Shqipëria është e njohur për tolerancë fetare. 56,70% e banorëve në Shqipëri
janë myslimanë, 10,03% katolikë dhe 6.75% ortodoksë.[11]

Politika

Kuvendi i Shqipërisë

 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Shqipëri.


Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve
të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12
nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarësisë së Republikës nga Perandoria Osmane
është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës
së Shqipërisë.
Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit
mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar
e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të
barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga
një dhomë – Kuvendi – dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e
Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.
Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas
Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është
Presidenti. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e
zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet
për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të
Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson
unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare
me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në
Shqipëri.

Ekonomia
Qendra e Tiranës ose Sheshi Skënderbej

 Artikulli kryesor: Ekonomia e Shqipërisë.


Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me
anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti,
bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet
private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të
Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të
lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu
qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i
tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon
borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të
bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së
lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të
fundit është i dukshëm, tregu përmban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe
bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet
gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim
me vendet e tjera të Evropës Juglindore.
Nafta
Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është
nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i
është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".
Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5
dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një
potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave
nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja,
që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ish ministri
Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë
të Shqipërisë.
Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të
cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një
grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i
kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit
për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

You might also like