You are on page 1of 1

Hartuar nga Komuniteti Hasturkas dhe Ndërnënas

Lenda: Kërkesë për mbështetje

Drejtuar : Bashkia Fier

I nderuar Kryetar i Bashkise Fier Z. Armando Subashi

Bazuar në vështirësitë e mëdha socio-ekonomike me të cilat përballet familja Kote në


fshatin Ndërnënas të Bashkisë Fier, ju drejtohemi me këtë kërkesë të hapur.

Familja Kote përbëhet nga dy anëtare, kryefamiljara Znj. Dafina Kote dhe djali i saj
Amarildo Kote.

Kushtet e vështira ekonomike si dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore kanë


ndikuar shumë në mënyrën tyre të jetesës. Ata kanë vështirësi në plotësimin e nevojave të
tyre fizike.

Familja nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe është ekspozuar ndaj problemeve dhe
rreziqeve që shkaktohen nga kushtet klimaterike dhe rreziqet e tjera. Familja jeton në një
cadër të dhuruar nga komuniteti.

Ju bëjmë thirrje Bashkisë Fier për të konsideruar këtë kërkesë për :

Përfshirjen e familjes në skemat e mbështetjes nga Bashkia Fier

Ndërtimin e një banese të përshtatshme për jetesën e familjes.

Faleminderit për kohën e marrë.

Në pritje të përgjigjes tuaj.

Pranuar dhe firmosur :

You might also like