You are on page 1of 2

Hekuri është element kimik.

Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet


kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur
lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë,
të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është metali me i përdorshëm
ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri
mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.

Përfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. sonë, në Misir
(Egjipti i sotshëm).Tani ky metal perdoret dhe ne industri dhe per ndihma mjeksore

Komponimet kimike

Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që
hasen në natyrë janë xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit.
Xehet më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2.
Përdoret për shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile.

Vetitë

Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj
oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të
kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te ngurte,ka ngjyre hiri,dhe
dendesia e tij eshte 7.874.

Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e
në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-
karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri...

Përftimi i hekurit

Hekuri ne industri përftohet kryesisht prej xeherorëve te tije e keto janë -xeheror
hekuri(p.sh.hematiti ose magnetit) -koku,si mjet reduktues -guri gëlqeror,si shkrirës -ajri i
nxehtë qe vjen nga kauperët ose pyrgjet(kullat).Në fillim bëhet fërgimi i xeherorit me qëllim të
oksidimit të sulfureve dhe karbonateve nëse ato gjendente pranishme ne xeherore ,si dhe
largimit të lagështirës që gjendet në xeherore pastaj xeherori transportohet me vagoneta të
posatshme deri ne grykën e furrënaltes pastaj transportohet koku(qymyri) dhe pastaj guri
gelqeror dhe permes kaupereve(aparatur e posatshme)hyn ajri dhe ndihmon djegie.

Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e
hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.
Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat,
flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina.

Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në metabolizmin e katekolaminave dhe shërben
si përcjellës i elektroneve në mitokondrie.

Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet
në hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në organizëm gjendet si rezervë në
formë të feritinës dhe hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore.

Feritina ka mjaft role në organizëm: pengon grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin për
sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë më
e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm.

Burimet natyrore të hekurit

Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë. Burimet më
të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë,
kungull, bizelja, fiku, etj.

Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur, ose
5-10%. Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në orgazmën, absorbohet rreth 30% e
hekurit nga ushqimi.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet
kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet
menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe
mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit.

Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet fillojnë gjatë
ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar, rrahje e zemrës,
kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe
mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien.

Po thuajse secili person që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta


përkeqësojë gjendjen anemike.

You might also like