You are on page 1of 12

Tema: Hekuri nje element kimik I tabeles periodike, hekuri

element me vlera historike ,hekuri si element kimik me vlera


industrial, teknologjike, hekuri me ndikim shendetesor biologjik.

Nentema: Hekuri si element kimik.


 Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta
ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri
mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.
 Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt
korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të
legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të
kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te
ngurte,ka ngjyre hiri,dhe dendesia e tij eshte 7.874.
 Hekuri kimikisht i pastër është metal i butë dhe ka ngjyrë
argjendi.Në ajër të thatë është i qëndrueshëm,kurse në prani të
lagështirës dhe gazeve të ndryshme hekuri ndryshket. Hekuri ka
veti të përpunohet të farkohet,por hekuri i fortë që përdoret në
industrinë e zezë ka një përbërje tjetër .
 Ngarkesa e joneve te hekurit eshte e
ndryshueshme
Fe 2+ , Fe 3+
 Hekuri formon me shume se nje perberje me
nje element tjeter.
P.sh:
 Oksid hekuri (II),FeO
 Oksid hekuri (III) Fe2O3
 Epoka e hekurit i takon fundit të mijëvjecarit
të dytë dhe fillimit të mijëvjecarit të parë
p.e.s. Trualli historik i ilirëve përfshinte tërë
pjesën perëndimore të
Ballkanit.
Epoka e hekurit në vendin tonë lidhet me
tre faza zhvillimi:
faza e parë, fillimi i shek. XI p.e.r. - fundi i
shek. IX p.e.r.
faza e dytë, shek. VIII-VII p.e.r.
faza e tretë, shek. VI-V p.e.r.
 Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne
furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te
ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i
përmirëson vetitë e tij. Rol të rëndësishëm zë hekuri në
industri ,sepse me hekur dhe çelik ndërtohen: makineritë,
godina, kullat, urat etj.
Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta
dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim
përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe
kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe
çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në
industri...
 Kulla Eiffel (frëngjisht : Tour Eiffel, [tuʁ ɛfɛl])
është një kullë prej çeliku, ndodhet në Champ
de Mars në Paris, është bërë ikonë
ndërkombëtare franceze dhe një nga
strukturat më të njohura mbarëkombëtare.
Kulla Eiffel, që është ndërtesa më e lartë
në Paris është monumenti me pagesë më i
vizituar në botë. E emëruar sipas inxhinierit
dhe projektuesit Gustav Eiffel, kulla u ndërtua
si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës.
 Një bashkëpunim ndërmjet hekurit dhe çelikut, hekurudhave dhe qymyrit u
zhvillua në fillim të Revolucionit të dytë industrial. Hekurudhat mundësuan
transportin e lirë të materialeve dhe produkteve, të cilat nga ana tjetër bën
që materialet për ndërtimin e hekurudhave të kushtonin më lirë, dhe u
ndërtuan më shumë rrugë. Hekurudhat gjithashtu përfituan nga qymyri i lirë
për lokomotivat e tyre me avull. Ky bashkëpunim çoi në shtrimin e 75.000
milje(120701 km) rrugë në SHBA në vitin 1880, sasia më e madhe kudo në
historinë botërore.
 Hekuri
 Çeliku
 Hekurudha
 Elektrifikimi
 Makineria
 Përpunimi i letrës
 Karburantet
 Materialet kimike
 Teknologjia detare
 Goma
 Biçikleta
 Automobili
 Shkenca e aplikuar
 Motorët dhe turbinat
 Telekomunikimi
 Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë
rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të
cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të
trupit.
Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore
për rritjen e qelizave.
Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë
të mëlçisë.
Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.
 Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të
çojë në:
 Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë
oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të
fëmijëve.
 Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim
të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
 Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke
sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.
 Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të
hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg
anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.
 Perimet jeshile si Spianqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:
 Fasulet jeshile
 Rrënjë rrepash e panxhari Bizelet
 Patatja
 Majdanozi
 Asparagu
 Lakërishtet
 Shalqini
 Misri
 Lakra e kuqe
 Lista e Bishtajoreve të pasura më
 hekur:Të gjitha llojet e fasuleve,
 Barbunjat / bishtajat,Farat e Sojës
 Farërat: Fara Luledielli,Fara Kungulli
 Drithërat:Orizi kaf,Gruri,Cereali
 Spageti/Makaronat në përgjithësi
 Prodhimet shtazore:Mishi I pulës
 dhe gjeli I detit, Mëlçia, Sardelet,
 Mishi, Mëlçi pule
 Kosi natyral
 Frutat e thata: Bajamet (dhe Vaji I tyre),kumbullat dhe kajsitë e thata.

You might also like