You are on page 1of 5

Nënçeshtjet qe trajtohen ne projekt:

 Evidentimi I ndryshimeve klimatike.


 Percaktimi I pasojave te ktyre ndryshimeve klimatike.

Cfare jane ndryshimet klimatike?

Ndryshimet klimatike tregojne ndryshimet e


pesuara te klimes ne toke ne shkalle boterore
gjate hapsirave te ndryshme kohore.Ndryshimi i
klimes mund te shkaktohet nga proceset e
brendshme tokesore,faktoret e jashtem,ose
veprimtaria njerzore.
Sipas dëshmive gjeologjike klima e tokës po
pëson ndryshim të vazhdueshëm, temperaturat
duke zbritur dhe ngritur përgjatë dekadave.
Sidoqoftë, toka tani po përballet me ndryshime më shpejt sesa në çdo periudhë tjetër.

Evidentimi I ndryshimeve klimatike.

Ajo që po ndikon më se shumti në ndryshimin e klimës tani është aktiviteti njerëzor, dhe
ndikimi i tij po rritet jashtëzakonisht shumë nga veprime të pakontrolluara siç janë djegia e
karburanteve fosile, prerja e pyjeve, kultivimi i bagëtive e kështu me radhë. Gazerat si
avulli i ujit, dioksidi i karbonit, metani, oksidi i azotit dhe ozoni bllokojnë nxehtësinë e
diellit në atmosferën e Tokës dhe e ndalojnë atë të rrjedhë përsëri në hapësirë, gjë që njihet
si efekti serë. Në një sasi të caktuar këto gazra ndodhin natyrshëm, por ajo që po rrit
masivisht përqëndrimin natyror të këtyre gazerave është aktiviteti njerëzore siç u
përmend më lart.
Disa nga shkaqet janë:

Djegia e qymyrit, naftës dhe gazit që prodhon dioksid karboni dhe oksid azoti.

Prerja e drunjëve (shpyllëzimi). Drunjët thithin CO2


nga atmosfera, në këtë mënyrë ato kontribuojnë në
përmirësimin e klimës. Nëse drunjët priten, efekti i
dobishëm humbet dhe karboni i ruajtur atje lëshohet
në atmosferë, duke rritur gazrat e serrës.

Rritja e aktivitetit të blegtorisë. Lopët dhe delet


prodhojnë sasi të mëdha metani kur tretin ushqimin e
tyre.

Plehrat e dheut që përmbajnë azot prodhojnë emetime të oksidit te azotit.

Gazrat e fluorizuar prodhojnë një efekt ngrohjeje shumë të fortë, deri në 23 000 herë më të
madhe se CO2. Fatmirësisht këto janë lëshuar në sasi më të vogla dhe po zvogëlohen me
rregulloren e BE-së.

Percaktimi I pasojave te ketyre ndryshimeve klimatike.

Ndryshimet klimatike tashmë kanë pasur efekte të dukshëm në mjedis. Akullnajat janë
zvogëluar, akulli në lumenj dhe liqene po shkrihet më herët, vargjet e bimëve dhe kafshëve
janë zhvendosur dhe pemët po lulëzojnë më shpejt.

Efektet që shkencëtarët kishin parashikuar në të kaluarën se do të rezultonin nga


ndryshimi i klimës globale, tani po ndodhin: shkrirja e akullit të detit, rritja e përshpejtuar
e nivelit të detit, valë më të mëdha të nxehtësisë. Këto pasoja janë të vështira për t’u
parashikuar, por efekte të caktuara duken të mundshme: Mesatarisht, Toka do të bëhet më
e ngrohtë. Disa rajone mund të mirëpresin temperaturat më të ngrohta, por të tjera jo.
Kushtet më të ngrohta me siguri do të çojnë në më shumë avullim dhe reshje në përgjithësi,
por rajonet individuale do të ndryshojnë, disa të bëhen më të lagura dhe të tjera më të
thata. Një efekt më i fortë i ndryshimit klimatik do të ngrohë oqeanet dhe do të shkrijë
pjesërisht akullnajat, duke rritur nivelin e detit. Uji i oqeanit gjithashtu do të zgjerohet,
duke kontribuar më tej në rritjen e nivelit të detit. Ndërkohë, disa kultura dhe bimë të tjera
mund të përgjigjen pozitivisht ndaj rritjes së CO2 ne atmosfere, duke u rritur më fuqishëm
dhe duke përdorur ujë në mënyrë më efikase. Në të njëjtën kohë, temperaturat më të larta
mund të ndryshojnë zonat ku të mbjellat rriten më mirë ne ato kushte dhe kështu ndikojnë
në përbërjen e komuniteteve natyrore të bimëve.

Ndryshimet klimatike shkaktohen nga ngrohja globale, e cila është një rritje mesatare e
temperaturave të përgjithshme në planetin tonë. 

Kur në Tokë është më ngrohtë, kemi ndryshime në reshjet e shiut dhe nivelin e detit, me
ndikime të mëdha për jetën e egër dhe qëniet njerëzore. Kur shkencëtarët flasin për
ndryshimet klimatike, ata kryesisht nënkuptojnë ngrohjen globale të shkaktuar nga efekti
“serë”. Dritaret e xhamit të një serre lejojnë
dritën e diellit të futet, por mbajnë nxehtësinë
brenda. Si rrjedhojë brenda bëhet shumë
ngrohtë dhe bimët mund të rriten në rajone
ku normalisht do të ishte shumë ftohtë për to.

Toka është e rrethuar nga atmosfera e saj. Kjo


atmosferë, një pjesë e së cilës është e përbërë
nga ajri që ne thithim, është e mbushur me
gaze të ndryshëm. Disa nga këto gaze, si dioksidi i karbonit, sillen tamam si dritaret me
panele xhami të një serre, duke parandaluar nxehtësinë për të kaluar sërish në hapësirë;
prandaj i quajmë gaze serrë. Drita e diellit depërton në atmosferë, duke kaluar shtresën e
gazeve “serë”. Më pas, energjia e dritës së diellit përthithet nga ujërat e tokës, toka dhe
krijesat e gjalla. Më pas, kjo energji gradualisht shkon sërish në atmosferë dhe sa më e
madhe të jetë sasia e gazeve serrë atje aq më shumë nxehtësi pengohet për të kaluar. Ky
është quajtur efekti “serë”.  

Gazet “serë” formohen në mënyrë natyrale dhe në përqëndrimet e duhura ato janë shumë
të dobishme për tokën. Këto gaze rrisin temperaturën e planetit tonë dhe pa ato do të ishte
shumë ftohtë për gjallesat që të mbijetonin këtu. Kur efekti “serë” bëhet shumë i fortë,
sidoqoftë, temperatura në tokë rritet shumë shpejt dhe arrin vlera shumë të larta.

Edhe ndryshimet shumë të vogla të temperaturës mund të dëmtojnë seriozisht jetët e


njerëzve, kafshëve dhe bimëve; për shkak të këtyre rritjeve të papritura të temperaturës do
të ketë më shumë fenomene ekstreme të motit si; uragane, përmbytje, valët e të nxehtit,
thatësira dhe stuhi, si dhe niveli i detit do të rritet pasi kupolat e akullit polar do të shkrijnë.
Fillimet dhe mbarimet e stinëve do të ndryshojnë dhe kjo do të dëmtojë rëndë jetën në
tokë.

Një nga mënyrat e studimit të ndryshimeve klimatike që po përdoret është duke vëzhguar
datat e mbërritjes së shpendëve migratorë: kjo është pikërisht idea, që qëndron mbrapa
projektit Spring Alive! Për shkak të ndryshimeve klimatike, shpendët rikthehen më herët
nga zonat dimëruese dhe shtrojnë vezët e tyre më shpejt. Kjo do të thotë se disa nga ata
mund të kenë probleme me gjetjen e ushqimit, për shembull, insekte ose fruta, pasi ato
mund të mos jenë shfaqur akoma. Gjithashtu shpendët mund të mos i gjejnë më të
përshtatshëm habitatet e tyre, pasi ato janë bërë shumë të lagësht, shumë të thatë ose
shumë të ngrohtë, kështu që ata mund të detyrohen të zhvendosen në zona të reja.   
Tema: Ndryshimet klimatike, pasojat dhe politikat e
menaxhimit te tyre.

Lenda: Gjeografi

Klasa: X

Punoi: Orgito Leka

You might also like