You are on page 1of 7

Londra është kryeqyteti i Britanisë së madhe

Londra është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe gjithashtu vizitohet nga shumë turistë sepse
aty ndodhen shumë ndërtesa dhe vënde interesante si:

Shtëpia e Parlamentit

Kulla e Londrës

Pallati Mbretëror (eng. Buckingham Palace) etj.

Lumi Thames rrjedh përmes qytetit nga jug-perëndimi në Lindje.

Përmbajtja

1 Historia

1.1 Romakët (43 p. e. s – 410)

1.2 Saksonët dhe Vikingët (450–1066)

1.3 Tudorët E Londrës (1485–1603)

1.4 Stuart London (1603–1649, 1660–1714)

1.5 Sëmundje dhe zjarre

1.6 Londra e Gjeorgjve (1714–1837)

1.7 Londra e Viktoriës (1837–1901)

1.8 Shekulli I 20-të

1.9 Londra E Milleniumit

2 Ekonomia

3 Demografia

4 Panoramë

5 Kultura
6 Politika

7 Shiko edhe këtë

8 Referime

9 Lidhje të jashtme

Historia

Romakët (43 p. e. s – 410)

Anglia ke qenë e pushtuar nga Romakët. Në fillim ato u vendosën në Kent dhe pastaj levizën afër lumit
Thames. Ato krijuan ngulimet e para afër lumit dhe e quajtën vendin Londinium (Londër). Romakët
ndërtuan rrugët, portin dhe një urë mbi lumin Thames.

Në vitin 61 e. s vendasit bënë kryengritje kundër Romakve. Ato dogjën Londinium dhe vranë të gjithë
popullsine. Megjithatë, Romakët e ri-pushtuan dhe e ri-ndëtuan prapë qytetin këtë radhë duke I shtuar
dhe një mur për mbrojtje. Romakët e sunduan Anglinë deri vitin 410 e. s.

Në kohën e Romakve Londra kishte nje popullsi prej 12,000-20,000

Lumi Thames ishte 300 m i gjerë (sot është 100 m)

Saksonët dhe Vikingët (450–1066)

Në shekullin e 5-të Anglo-Saksonët u vendosën në perëndim të Londiniumit dhe formuan qytezën e


Lundewic. Shtëpitë e tyre ishin kryesisht prej druri. Në vitin 842 Vikingët e Danimarkës e sulmuan
Londrën dhe vodhën shume sende.

Ato u kthyen në 851 dhe këtë radhë dogjën një pjesë të madhe të qytetit. Mbreti Alfred i mundi Vikingët
në 878 dhe të dy palët e ndanë shtetin midis tyre.

Vikinget morrën Lindjen e Anglise (përfshi këtu dhe Londrën) kurse Alfredi morri Jugun dhe perëndimin.

Pavarësisht, traktatit të paqes Alfredi sulmoi Vikingët dhe pushtoi Londrën në 886. Ai riparoi muret e
vjetra që I kishin lënë Romaket. Në vitin 1016 Vikinget sulmuan Londrën por Saksonet u rezistuan atyre
Vikingët dhe Saksonët sunduan Anglinë së bashku deri në 1042, kur Edward The Confessor u bë mbret i
të dyja palëve.

Tudorët E Londrës (1485–1603)

Henri VII u bë mbret ne 1485. Pas tij mbret u bë Henri i VIII. Ato ishin mbretrit e parë Tudor (Tudor kishin
mbiemrin). Nën sundimin e Tudorve Londra u fuqizua. Ajo u bë qendër për tregti dhe qeverisje.

Gjithashtu, teatri u bë shumë popullor me ndihmën e William Shakspeare. Veprat e Shekspirit u shfaqën
në teatrin e famshëm The Globe (Globi).

Në fund të sundimi të Tudorve Londra kishte 200,000 banorë. Lumi Thames u bë shume I rëndësishëm
në kohën e Tudorve sepse flota u zhvillua dhe anije u nisën për të zbuluar vënde te reja.

Stuart London (1603–1649, 1660–1714)

Mbreti i parë I Stuartve Xhames I (James) erdhi ne fuqi ne 1603. Ai e bashkoi Anglinë me Skocinë meqë
ai ishte edhe mbret I Skocisë në të njëjtën kohë. Në 1605 një grup njërezish tentuan ta hedhin në erë
mbretin me gjithë Shtëpinë e Parlamentit (House of Parliament) por pa sukses.

Pas James I ne 1625 Charless II erdhi ne fuqi. Fatkeqsisht, lufta civila plasi ne 1642 midis mbeshtetesve
te mbretit dhe forcat e Parlamentit te udhehequr nga Oliver Cromwell. Mbreti humbi dhe ju hoq koka në
1649. Monarkia u rivendos në 1660.

Sëmundje dhe zjarre

Londra ka vuajtur nga zjarret dhe sëmundjet epidemike.

Në 1665 The Great Plague vrau rreth 70,000 njerëz. Epidemia u perhap nga minjtë që u sollen nga anijet
që merreshin me tregti. Sëmundja u perhpap shume shpejtë se njerzit jetonin afër njeri tjetrit dhe
standartet e higjenës ishin shumë të uleta.
Në 1666 Zjarri I Madh I Londrës (Great Fire Of London) shkatërroi gjysmen e qytetit. 13,200 shtëpi, 430
rrugë, dhe 89 kisha u dogjën. Zjarri, në fillim qe I vogël por u zmadhua dhe vazhdoi për 4 ditë.

King Charless II komandoi që të gjitha shtëpitë më pas të ndërtoheshin me gure dhe jo me dru që kjo
fatkeqësi mos të ndodhte më.

Londra e Gjeorgjve (1714–1837)

Londra në 1751

Në vitin 1714 George I u be mbret. Ai krijoi një rrjesht Mbretërish dhe Mbretëreshas të cilët sunduan
Aglinë deri ne 1837. Në këtë periudhë Britania u bë një shtet I fortë dhe me ndikim te madh me Londrën
si vënd kryesor tregtie.

Londra u rrit shpejt në mase dhe popullsi në këtë periudhë. Në vitin 1801 Londra arriti në 1,000,000
banorë. Tregtarët u pasuruan dhe shumica jetonin në West End. Pjesa tjetër e popullsisë ishte në mjerim
të madh. Me mijëra jetonin në vënde të pista ku sëmundjet, krimi dhe pijanecet ishin pjesë e jetës se
përditshme.

Në këtë periudhë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Këto shtëpi ishin të larta dhe kishin nga tre dritare.
Gjithashtu u ndërtuan shume spitale që egzistojnë edhe sot.

Londra e Viktoriës (1837–1901)

The Houses of Parliament në 1890

Në vitin 1837, Viktoria u bë mbretëreshë e Anglisë në moshën 18 vjeç. Periudha që ajo mbreterori quhet
era Viktoriane. Në atë kohë Londra u zhvillua shumë shpejt nga ana e tregtisë the industrisë. Transporti
dhe ndriçimi u përmirsuan gjithashtu. Kur Viktoria vdiq në 1901 Londra ishte një qytet shumë I
ndryshuar.
Në kohen e Viktories Londra u zgjërua shumë sepse industria u zhvillua dhe trenat e lidhnin qytetin me
të gjitha anët e Britanisë. Shumica e ndërtesave që egzistojnë sot u ndërtuan në kohen e Viktories. Më e
famshja eshte Shtëpia e Parlamentit që u ndërtua në 1834 sepse e para qe djegur nga zjarri.

Në 1840 drita me gaz përdoreshin për të ndriçuar rrugët e Londrës. Rryma elektrike u përdor për herë të
parë në Holborn në 1883.

Metroja e parë në botë (The Tube) u hap në 1862. Në fillim trenat punonin me avull por sistemi u
elektrizua ne 1890–1905.

Shekulli I 20-të

Në këtë shekull Londra u bë edhe më e madhe. Shume njerëz u spostuan në qytet dhe udhëtonin me
makina ose trena. Qyteti ndryshoi gjithashtu, ndërtesat e reja u zunë vendin atyre që u shkatërruan nga
lufta.

Lufta I Botërore

Gjate kësaj lufte 1835 njerëz u vranë nga sulmet ajrore.

Lufta II boterore

800,000 fëmije u nxorren jashtë Londre. Ne fund te luftes 30,000 njerëz u vranë dhe shumica e
ndërtesave u prishën nga sulmet ajrore.

Londra E Milleniumit

Në fillim të Milleniumit Londra vazhdon të zhvillohet. Në Londër jetojnë më shumë se 7,000,000 njerëz
duke e bërë atë qytetin më të madh në Britani. Londra është nje qytet I madhe Europian dhe një
destinacion I njohur turistik sepse e vjetra më te renë janë të bashkuara se bashku.
Ekonomia

Londra është një qendër e madhe për biznes dhe tregti. Pas Nju Jorkit Londra është qendra financiare
më e madhe ne botë.

Londra prodhon 20% PBB të Britanisë se Madhe.

Demografia

Popullsia e Londrës u rrit ndjeshëm në fillimin e shekullit 20.

Në vitin 1939 popullsia e Londrës ishte 8,615,245. Në vitin 2006 zyrtarisht në Londer banonin 7,512,400
njerëz. Densiteti i popullsisë është 4,761 njerëz për km².

Londra renditet në vendin e 25-të në botë për popullsi. Gjithashtu, Londra njihet për jetën më të
shtrenjtë në botë dhe numrin e madh të billionerëve, që jetojnë në të.

Londra përman gjithsej 33 komuna (boroughs):

Komunat e Londrës

01. City of London

02. City of Westminster

03. Kensington and Chelsea

04. Hammersmith and Fulham

05. Wandsworth

06. Lambeth

07. Southwark

08. Tower Hamlets

09. Hackney
10. Islington

11. Camden

12. Brent

13. Ealing

14. Hounslow

15. Richmond

16. Kingston

LondonNumbered.png

17. Merton

18. Sutton

19. Croydon

20. Bromley

21. Lewisham

22. Greenwich

23. Bexley

24. Havering

25. Barking and Dagenham

26. Redbridge

27. Newham

28. Waltham Forest

29. Haringey

30. Enfield

31. Barnet

32. Harrow

33. Hillingdon

You might also like