You are on page 1of 9

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare,

është kryeqendra e rrethit te Pogradecit dhe bënë pjesë


të qarkut te Korces. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km²
dhe ndodhet në bregun të liqenit te Ohrit. Pogradeci
shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila
rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta
në jug dhe në lindje.
Në Pogradec mbizotëron një klime mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të
ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C. Muaji
më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me
reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730
milimetra.
Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne
vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km². Pogradeci ka
gjithashtu një minoritet turk, gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë me i
madh por mbas pavarsisë së Shqqipërisë shumica prej tyre e braktisen Pogradecin për
t'u vendosur në Turqinë e sotme.
Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit,
në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden
vetëm rrënojat. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V
para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e
fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.
Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet
para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24
monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet
më interesante janë: Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë
gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të
qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të
banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me
mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala
iliro-shqiptare e hershme.
Pushtimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria
bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo
"polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke
formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej
"Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej
nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores "1 Maji". Është një
plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa
plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë
plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit.
Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e
vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të
Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur
Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra
në lagjen e quajtur Goricë.
Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit
Në Pogradec ndodhet klubi futbollistik KS Pogradeci, i cili luan në kategorinë e parë, pas një
sezoni 2011-2012 në atë superioren.
Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça,
5 km larg nga Tushëmishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit(qytetit përballe
Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë-
Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e Superstradës SH 3, që shkon
nga Tirana deri te pikën kufitare të Kapshticës në Devoll dhe vazhdon në Greqi.
Transporti më i ri është promovuar kohët e fundit për Pogradecin bëhet fjalë për transportin
ndër liqenor i cili u bë i mundur në datë 15 Qershor 2014 dhe është planifikuar vendosja e një
linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të Ohrit në Maqedoni .

You might also like