You are on page 1of 2

Informacion prej webfaqes se bashkise se Gjirokatres

E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta


të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të
pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky
është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi- kullë të tipit
otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta,
herë- herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë
madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet
magjik me një të shkuar të trazuar. 
Gjatë gjithë historisë së saj, Gjirokastra ka qënë një qendër e rëndësishme
administrative, ekonomike e kulturore dhe pikë referente e përpjekje për
emancipim kulturor dhe pavarësi për krejt botën shqiptare. Në rrjedhën e
shekujve, qyteti përjetoi transfomime të imponuara, nga bastion i
feudalizmit, në xhevahir otoman, nga qendër e rezistencës për indipendencë
dhe në pikë e rëndësishme për pushtuesit fashistë italianë. Në kronikën e
këtij qyteti janë regjistruar shumë sundimtarë e invadorë (pushtues);
njëkohësisht ai ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë
Burimet historike dhe etimologjia e emrit

Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti
bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e
Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi.
Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të
XIV-të, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u
bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup
burrash nën komandën e Sulltan Bajazitit I (1389-1402), kur ky u mund nga
Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra
nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave
më 1431- 32, ai kishte 163 shtëpi.
Sipas historianit dhe studiuesit gjirokastrit Lefter Dilo, burimet historike
kanë një sërë tezash. Në librin e tij “Gjirokastra nëpër shekuj”, historiani
Dilo, thekson ndër të tjera: “Në libra, gazeta e revista të ndryshme, janë
botuar shumë gjëra për themelimin e Gjirokastrës. Është Likofronti, poet
grek, i cili në vargun 1117 shkruan se qyteti është homerik; janë të tjerë që
tregojnë se është ngritur nga fisi i Argjirinëve; është Panajot Aravantinoi,
historian grek, që tregon se u quajt kështu, për arsye se kalaja nga ngjyra e
gurit ndriste si argjendi; ka studime enciklopedike të huaja, që tregojnë se
ka marrë emërin Argjirokastër nga minierat e argjendit, që ishin përreth, një
tezë kjo pa ndonjë bazë. Janë të tjerë që kanë shkruar se u ndërtua nga Gjin
Bua Shpata dhe andaj mbronin tezën se duhet quajtur Gjinokastër. “Ca
njerëz- shkruan eruditi Jorgji Meksi- imagjinuan Gjinon si themelonjës të
qytetit, kur është e ditur se Gjin Shpata ishte të paktën 300 vjet pas
themelimit të Gjirokastrës dhe ishte qeveritar jo në Gjirokastër, po në
Nartë”. Është, nga ana tjetër, legjenda e Argjiro Menevizes (princesha me
një gji të vetëm), e cila për të mos rënë në duart e turqve u vërvit nga maja e
kalasë së qytetit dhe u bë copë -copë përmbi një shkëmb nga ana e lagjes
“Cfakë”, por kjo gojëdhënë paraqitet pa baza, sepse një këngë greqisht për
Argjiron tregohet në fshatrat e Dropullit duke bërë aluzion për Kastron e
Sofratikës.

You might also like