You are on page 1of 6

Projekt Udhëzuësi turistik Lënda : Gjuhë Shqipe

Berati

Historia
Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Dy çekanë guri të zbuluar gjatë kërkimeve
arkeologjike dhe që i përkasin fundit të periudhës së bakrit vërtetojnë se qyteti ka qenë i banuar gjatë
shek. XXVI – XVIII para Krishtit.Po ashtu gjetjet arkeologjike të shek. VII para Krishtit të çojnë në
përfundimin se ngulmimi në atë kohë ishte një qendër ekonomike dhe tregtare.Berati u kthye nga një
ngulmim në një qytet të mirëfilltë në gjysmën e parë të shek. IV para Krishtit.Themelimin e qytetit dhe
shëndrrimin e tij në një fortifikim te rëndësishëm mendohet ta ketë bërë gjenerali Antipatros, regjent i
Aleksandrit të madh. Nga Antipatros Berati mendohet të ketë trashëguar edhe emrin e tij të parë,
Antipatrea. Gjatë luftërave të vazhdueshme Iliro – Romake Berati binte shpesh herë në kontrollin e
njërës palë dhe herë të palës tjetër, derisa në vitin 168 para Krishtit ra përfundimisht nën kontrollin e
Perandorisë Romake. Romakët ia ndryshuan emrin qytetit dhe e quajtën Albanorum Oppidium (Qyteti i
Bardhë) pasi kishin parë muret dhe shkëmbinjtë e bardhë si dhe petkat e bardhë që vishnin banorët.Dy
historianët e parë që kanë shkruajtur për Beratin janë Polibi në vitin 216 para Krishtit dhe Tit Livi në vitin
200 para Krishtit. Polibi identifikon Antipatrean me Beratin e sotëm duke e përshkruar si një qytet të
madh e me murre të forta dhe që ndodhej në një grykë të ngushtë ndërsa Tit Livi përshkruan luftën e
egër të vitit 200 para Krishtit, midis Romakëve të udhëhequr nga Legati Apustius dhe banorëve të
qytetit.Pasi mbërriti me ushtrinë e tij në Berat, Apustius u përpooq të bindte banorët që ta dorëzonin
qytetin. Banorët nuk pranuan të binin në ujdi dhe si rrjedhoje Apustius e sulmoi dhe morri me forcë
qytetin. Për tu hakmarrë për humbjet Legati urdhëroi që të vriteshin të gjithë meshkujt mbi 16 vjeç, të
grabitej dhe ti vihej zjarr qytetit.Në vitin 395, Berati ashtu si dhe gjithë Shqipëria kaloi nën kontrollin e
Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit). Në vitin 440-453 qyteti u quajt Pulheriopolis, sipas Pulqerias,
motrës së Perandorit Bizantin Teodosit të II. Ky emër në latinisht do të thotë i pasur, i shkëlqyeshëm dhe
i fortë. Berati duhet të ketë qetë një qytet i begatë dhe i lulëzuar për ta merituar këtë emër.Dëshmi e
vyer dhe e rrallë e kësaj periudhe që ka ardhur deri në kohët tona është Kodiku i Purpurt i Beratit (Codex
Purpureus Beratinus). Ky Kodik i përket shek. V-VI dhe është një nga dy kopjet e vetme që gjenden në të
gjithë botën. Mendohet se është një autograf i “Shën Joan Kristostomit”, patriarkut të
Konstandinopojës, dhe që iu fal Beratit nga arhondi Beratas Skuripeq, në fund të shek. XIII.Në fillim të
mesjetës qytetet e tjera përreth Beratit ishin dobësuar mjaft dhe Berati ishte i vetmi qytet i mirëfilltë që
vazhdoi të ishte i tillë.Berati u pushtua nga Perandoria Bullgare në vitin 860, u rimorë nga Bizantinët në
vitin 927 dhe u pushtua përsëri nga Perandoria Bullgare në vitin 976. Në vitin 1018 Perandoria Bizantine
vendosi përfundimisht pushtetin e saj mbi qytet. Pushtimi Bullgar nuk la gjurmë të ndikimit të saj në
kulturën dhe etninë shqiptare. Bullgarët ia ndryshuan emrin qytetit dhe e quajtën atë Belgrade, fortesë
e bardhë. Pas pushtimit Bullgar qyteti u kthye në një qendër e rëndësishme kulti, ekonmike dhe
kulturore. Pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine Berati u përfshi në territoret e Despotatit të Epirit.
Despoti i Epirit, Mihail Komneni, e rindërtoi Kalanë e Beratit. Sot shumë nga nga fortifikimet e hershme
që ruhen në Kala i përkasin kësaj periudhe.Mihaili u vra në Berat si pasojë e luftës për pushtet në vitin
1214 dhe pasardhësit e tij e udhëhqën qytetin edhe për më shumë se një gjysëm shekulli.Gjatë kësaj
periudhe e rëndësishme ishte fitorja në luftën e vitit 1282 kundër ushtrisë së Karlit të I Anzhu. Kjo fitore
shmangu pushtimin e Beratit nga Perandoria Bizantine si dhe pengoi përparimin e saj drejt
Konstandinopojës.Pas konsolidimit të Perandorisë Bizantine, Berati u bë përsëri pjesë e saj, por kësaj
here konfliktet dhe rebelimet e popullsisë vendaseishin të ashpra. U pushtua nga perandoria serbe në
vitin 1346 dhe vetëm pas disa dekadave më vonë u vendos nën kontrollin e familjeve feudale vendase,
ndër të cilat më e rëndësishmja në Berat ishte ajo e Muzakajve.Familjet feudale e drejtuan qytetin deri
në vitin 1417, kur ai u pushtua nga Perandoria Osmane. Nëpër shekuj qyteti u rrit dhe u zhvillua. Në vitin
1431, Kalaja kishte 227 familje dhe rreth 1500 banorë. Më vonë njerëzit filluan ti ndërtonin shtëpitë e
tyre edhe jashtë mureve të Kalasë nduke themeluar dhe konsoliduar lagje të tëra historike si Gorica dhe
Mangalemi. Në fund të shek. të XVI Berati kishte 1019 shtëpi, me rreth 7000-8000 banorë.Sot në Kalanë
e Beratit dhe në dy lagjet Historike gjenden monumente fetare myslimane dhe Krishtere. Dikur në Kala
kanë ekzistuar 42 kisha ndërsa sot ruhen vetëm 8. Më të hershmet i përkasin kryesisht shekujve të XIII
dhe XIV. Ndërsa banesat në përgjithësi i përksin shekujve të XVIII dhe XIX. Ato banohen nga banorët
edhe në ditët e sotme. Berati u shpall qytet-muze në vitin 1961 dhe të treja këto lagje janë pjesë e Listës
së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Trashëgimia kulturore
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme
monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë
kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët
e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona
muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë
monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.Midis këtyre vlerave, nga më të
spikaturat janë:

 Kështjella

Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi
kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve
1440m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e
rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo
vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një
arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave
të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella
është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe
Shpiragut.
 Ura e Goricës

Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të


arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij.
Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë
druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u
rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë
betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3m e gjatë,
5,3m e gjerë, ngrihet 10m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9
deri 16,7m.
 Ndërtesat e kultit

Disa kapitale dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar


kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më
të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari
Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një
numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike
e artistike, si: teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e
Plumbit, Xhamia e Hysen Pashës, Xhamia e mbretit, Xhamia e
kisha e Shën Mëhillit Telelkave, Xhamia e Kuqe Xhamia e Bardhë etj.

Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë,
janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit,
Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.

Klima
Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura
mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C.
Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C.

Natyra
 Lisi i Çesmës së Prokopisë - Ndodhet në Paftal, rreth 560 m mbi
nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë
(cilindrike) me lartësi 22 m dhe diametër të trungut 1.4 m dhe
moshë mbi 300 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe
ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument
mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat –
Prokopi.
 Shpella e Kapinovës - Ndodhet në afërsi të fshatit Kapinovë, 120 m mbi nivelin e detit. Përbën
një shpellë karstike të formuar në kryqëzimin e thyerjeve tektonike në gëlqerorët mesozoikë.
Është e gjatë 300 metra, e gjerë deri në 25 m. dhe e lartë 15 m.. Shpella ka disa galeri me
konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike
dhe kulturore. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat -
Kapinovë.

 Gështenjat e Mimasit - Ndodhet në fshatin Pashalli, rreth 250


m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të
veçantë me lartësi 22 m dhe diametër të trungut 1.2 m dhe
moshë mbi 200 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe
ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument
mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Mimas.

 Lisi i Pashallisë - Ndodhet në fshatin Mimas, të komunës


Poshnjë, rreth 100 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me
trung dhe kurorë të veçantë (ombrellë) me lartësi 20 m dhe
diametër të trungut 90 cm, perimetër 280 cm dhe moshë mbi
210 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike),
kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të
vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Ura
Vajgurore – Skrevan.

 Rrapi i Lybeshës - Ndodhet në fshatin Lybeshë të


komunës Vërtop, rreth 800 m mbi nivelin e detit.
Përbën një dru me trung të bigëzuar dhe kurorë të
veçantë (ombrelle) me lartësi 25 m, diametër të trungut
250 cm dhe perimetër 800 cm, ndërsa perimetri i
kurorës 100 m. Ai ka moshë mbi 100 vjeçare. Ka vlera
shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore,
didaktike dhe turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike
Berat – Fushë Peshtan – Lybeshë.

 Rrapi i Burimit Paftal - Ndodhet në fshatin Paftal të komunës Sinjë, rreth 380 m mbi nivelin e
detit. Përbën një dru në qendër të fshatit, me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 12 m,
diametër të trungut 215 cm dhe perimetër 645 cm, ndërsa perimetri i kurorës rreth 40 m. Ai ka
moshë mbi 100 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe
turistike. Ky monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën
automobilistike Berat – Paftal.

 Rrapi i Zhitomit - Ndodhet në fshatin Zhitom të komunës Tërpan, rreth 700


m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung të bigëzuar dhe kurorë të
veçantë (ombrelle) me lartësi 20 m, diametër të trungut 200 cm dhe
perimetër 300 cm, ndërsa perimetri i kurorës 70 m. Ai ka moshë mbi 85 vjeçare. Ka vlera
shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky monument mund të
vizitohet, duke ndjekur rrugën automobilistike Berat – Zhitom.

 Ulliri i Drobonikut në Palikesh - Ndodhet në fshatin


Palikesh të komunës Velabisht të rrethit Berat, rreth 150 m
mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung të bigëzuar
dhe kurorë të veçantë (ombrelle) me lartësi 7 m, diametër
të trungut rreth 2 m, ndërsa perimetri i kurorës 22 m. Ai ka
moshë mbi 500 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe
ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ky
monument mund të vizitohet, duke ndjekur rrugën
automobilistike Berat – Palikesht.

Vende pёr tё vizituar e pёr tu argёtuar


 Parku Natyror i Malit të Tomorrit – është zona më e madhe
natyrore e mbrojtur dhe një vend për aktivitete rekreative. Vizitorët
në ambientet e këtij parku natyror do të gjejnë një larmi të
dhuratave të natyrës të gatshme për eksplorim dhe aktivitete të
ndryshme shplodhëse dhe argëtimi.
 Ujëvara e Bogoves : Ujëvara e Bogoves ndodhet në fshatin e
Bogovës në një ngjitje të lehtë që kalon përgjatë bregut të lumit
dhe zgjat për rreth 45 minuta .Ujëvara e Bogovës është burimi
kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm i Rajonit . E fshehur nën hijen
e freskët të pyllit në këmbët e Malit të Tomorrit ,ujëvara ofron një
strehë nga të nxehtët e verës në Rajon. Fshati i Bogovës është
rreth 1 orë udhëtim me makinë nga Berati.
Restorantet dhe ushqimet
Restorantet beratase ofrojne kuzhine tradicionale vendase dhe specialitete te huaja, kryesisht
italiane. Në restorantet beratase serviret ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri
është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase.
Gjellët karakteristike beratase janë edhe mish me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me
pilaf në saç etj.Produktet në restorantet e Beratit janë përgjithësisht BIO. Kjo ndihet në shijen e
veçantë të tyre. Ju mund të shijoni specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me
mish apo me djath, biftekët e mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk,
mish qengji ne zgarë te shoqëruar me garniturë nga perimet lokale, bulmetrat e freskët. Vera e
shtëpisë ,apo e kantinave të qytetit dhe rakia artizanale,janë shoqërueset më të mira.Ëmbëlsirat
tipike të Beratit janë kabuni me rrush të thatë, monblan,trigonat,revani me arra, bakllavaja ,
shëndetlia.
Disa prej tyre janë:
 Sofra Beratase Foto nga restoranti " Taverna Panorama”
 Bar Restorant Ajka
 Taverna Panorama
 Taverna Nova
 Taverna Lazaro
 Home- Made Food "Lili"
 Antigoni

Legjenda
Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër
viganë, Tomorin dhe Shpiragun.Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të
vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy
vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.Tomorri, duke
pasur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i
armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundte më fort.Zoti,
që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të
përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mynxyrë që shkaktuan. Prandaj,
Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të
tmerrshëm.Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e
veta gropa – gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo qënë
këto treva, i sheh brinjët e copëtuara e të thelluara vija-vija.Shkaktarja e kësaj mynxyre, Zana e
bukur hirplotë, nuk duhej t’i shpëtonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë
shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë
e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.Zana e bukur, që i
donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.Ai lumë,
që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu
gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t’u treguar se dhimbja
për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t’i shterë lotët.

You might also like