You are on page 1of 239

LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Ahmet Qeriqi

Luftëtarë të NDSH - së
(1944-1950)

Prishtinë, 2005

1
AHMET QERIQI

Ahmet Qeriqi

Luftëtarë të NDSH-së
( 1944-1950)

Konsulent
Dr. Muhamet Pirraku

Ballina
Daut Mëziu

Faqosja dhe disenji


Hekuran Kadolli

2
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Parathënie

Kjo vepër publicistike e mbarështruar me të


dhëna dhe dëshmi relevante, është vetëm një përp-
jekje më shumë për të ndriçuar disa segmente të
jetës dhe veprimtarisë atdhetare të disa luftëtarëve
të përkushtuar të lirisë, të radhëve të LNDSH-së,
për të cilët opinioni ynë lexues nuk di sa duhet.
Në pjesën e parë të këtij libri kam bërë për-
pjekje për të pasqyruar veprimtarinë atdhetare të
Kadri Bebës, Salih Rexhës dhe të disa bashkëluftë-
tarëve të tyre, të cilët u angazhuan dhe luftuan me
qëllim për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës nga
okupatorët sllavë.
Në pjesën e dytë janë prezentuar 11 biografi
për disa nga veprimtarët e njohur të LNDSH-së. si:
Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Azem Bellaqevci, Osman
Bunjaku, Hilmi Zariqi e të tjerë, të cilët bënë përp-
jekje dhe në disa segmente organizuan rezistencë të
armatosur kundër forcave pushtuese jugosllave
deri në vitin 1950.
Falënderoj me këtë rast të gjithë ata që më
ndihmuan në ofrimin e të dhënave, duke veçuar
sidomos ndihmën, sugjerimet dhe vërejtjet e profe-
sor doktor Muhamet Pirrakut.

Autori

3
AHMET QERIQI

Në historinë tonë të qëndresës kombëtare, kanë


bërë emër për çlirimin e trojeve të atdheut, duke
treguar trimëri të pashoqe kundër forcave pushtuese
edhe disa luftëtarë të shquar, veprat e të cilëve kanë
rënë në heshtje për shkaqe të ndryshme politike dhe
ideologjike.Të tillë kanë qenë Salih Rexhë Ribari
(1883-1949), Kadri Beba (1876-1948) e luftëtarë të
tjerë të përkushtuar. Lufta dhe heroizmi i tyre dhe
veçmas i çetës heroike të Salih Rexhës, është një
histori e veçantë, sa e dhembshme e tragjike aq
edhe heroike, krenare e lavdiplote.

4
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Kadri Beba dhe Salih Rexha

Kadri Beba ishte i biri i Bebë Qaushit, i njo-


hur qysh në kohën e Turqisë. Lindi në vitin 1876 në
fshatin Ribar i Madh.
Salihu ishte i biri i Rexhës nga Ribari i Madh.
U lind në vitin 1883, pas kryengritjeve antiturke të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Familja e Bebë
Qaushit ishte familje e njohur tradicionale
shqiptare. Kadri Beba dhe Salih Rexha ishin
kushërinj të parë, djem të dy vëllezërve.
Në vitin 1913, me rastin e depërtimit të
focave serbe në Kosovë, Salih Rexha, Kadri Beba
dhe luftëtarë të tjerë të kësaj ane kishin organizuar
rezistencë kundër depërtimit të forcave të ushtrisë
okupatore serbe.
Në periudhën prej viti 1918 deri më 1924,
Salih Rexha së bashku me Kadri Bebën, Bilall
Hajdinin e Hajdin Hajdarin nga Krojmiri, kanë
mbajtur kontakte me çetat çlirimtare të Azem
Galicës dhe të Ilaz Reçakut Imer Devetakut e të
tjerë.
Në vitin 1938, xhandarmëria serbe, pas një
aksioni kundër veprimtarëve të rezistencës,
arreston Kadri Bebën, dhe disa veprimtarë të tjerë
nga Ribari, Shala, Kleçka. Të gjithë dënohen prej
një deri në 10 vjet burg. Më pas internohen në
kampin famëkeq të Uzhiçka Pozhegës, në Serbi.
Salih Rexha i kishte shpëtuar rrethimit dhe
ishte futur në pyjet e dendura të Blinajës. Ishte
5
AHMET QERIQI

betuar se i gjallë nuk do të binte në duar të serbit,


dhe betimin e tij dhënë në emër të çlirimit të trojeve
të robëruara të Shqipërisë, duke u mbështetur në
aspiratat çlirimtare liridashëse, atë besë- betim e
mbajti deri në ditën e fundit të jetës.

Kadri Beba Salih Rexha


(1876-1948) (1883-1949)

Zhvillimet politike në Kosovë pas


kapitullimit të Monarkisë despotike serbe

Më 6 prill 1941, Gjermania dhe Italia sul-


muan Jugosllavinë e cila kapitulloi më 17 prill të po
atij viti. Forcat e bashkërenditura italo-gjermane, të
pasuara edhe nga disa forca profashiste shqiptare
6
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

zbarkuan në Kosovë. Më 21 prill në qytetin e


Mitrovicës organizohet e ashtuquajtura
“Marrëveshje e Mitrovicës,” mes përfaqësuesve gjer-
manë dhe atyre shqiptarë nën udhëheqjen e Xhafer
Devës. Në mbledhje kishin marrë pjesë përfaqësues
nga shumë lokalitete të Kosovës.( Dr. Hakif Bajrami,
Marrëveshja e 21 prillit…botuar në VJETAR Prishtinë
1981,f. 167).
Me rastin e krijimit të një klime të re për
masat e robëruara shqiptare, edhe paria e vendit,
pushtimin italo-gjerman e pranoi pa ndonjë rezis-
tencë, meqë okupatorët u dëbuan nga Kosova
regjimin serb, regjimin më shqiptarvrasës të kohës.
Forcat që kishin kundërshtuar regjimin serb,
dashur pa dashur, gjeten mbështetje te forcat italo-
gjermane.
Me vendimin e Ilaz Agushit dhe të parisë
shqiptare të kohës, Kadri Bebë Ribari, në vitin
1941 emërohet kryetar i komunës në Lypjan. Po
kështu në të gjitha komunat e Kosovës, kryetarë
komunash u emëruan kryesisht personalitetet
shqiptare, që kishin luftuar regjimin serb ose që
kishin qenë pjsëtarë të familjeve viktima të atij
regjimi.
Kosova e ripushtuar ishte ndarë në tri zona.
Zona gjermane mbante nën kontroll zonën indus-
triale, Mitrovicën, Trepçën, Sjenicën, Tregun e
Vjetër, Prishtinën dhe Ferizajn. Zona italiane ishte
përqendruar në Dukagjin, në një pjesë të Drenicës
dhe në një pjesë të Rrafshit të Kosovës. Zona bull-
gare shtrinte sundimin në Gjilan, Anamoravë,
Kaçanik, Kumanovë, Shkup etj.“Në fund të majit të
vitit 1941, në Prishtinë u bë këmbimi i pushtetit.

7
AHMET QERIQI

Okupatori gjerman ia dorëzonte pushtetin atij ital-


ian… Në këtë ceremoni, u dëgjua kërkesa që jo
vetëm Mitrovica me Llapin, por edhe Shkupi t`i
bashkohet Shqipërisë.... ( Dr. Hakif Bajrami, po aty, f.
166.). Pasiqë administrata italo-shqiptare iu ofroi
shqiptarëve disa të drejta kombëtare e politike, që
nuk i kishin gëzuar asnjëherë më parë, shumica
shqiptare, edhe pse me rezervë e pranoi adminis-
tratën e re të pushtuesit, e cila hapi shkolla në
gjuhën shqipe, lejoi përdorimin e flamurit kombë-
tar, edhe pse me sëpatën fashiste të liktorit,
mundësoi tregëtinë dhe qarkullimin e lirë të shqip-
tarëve në të gjitha trojet etnike të tyre.
Kërkesa për formimin e së ashtuquajturës
Shqipëri e Madhe, ishte aspiratë jetike e të gjithë
shqiptarëve liridashës, edhe pse sajesa e tillë artifi-
ciale nën flamurin dhe ukupimin nazi-fashist,
degradoi këtë kërkesë të natyrshme dhe historik-
isht të përfillshme të shqiptarëve liridashës.
Komiteti italo-shqiptar kishte shtrirë
ndikimin në tërë Kosovën. Mirëpo forcat kuislinge
serbe të Nediqit dhe të Drazha Mihajloviqit nuk paj-
toheshin me humbjen e Kosovës. Ata organizuan
grupe të armatosura të çetnikëve të cilët depërtonin
tinëz në Kosovë dhe kryenin krime të mizor-
ishme.“Me rastin e bashkimit të Kosovës me
Shqipërinë e Madhe në vitin 1941 filluan të përforco-
hen sulmet çetnike në brendi të territorit të Kosovës.
Sipas shënimeve të qeverisë kuislinge, nga sulmet e
tilla çetnike ishin vrarë 4626 shqiptarë ndërsa ishin
grabitur 400 gra e nuse.” ( Radomir Bogdanoviq, LNÇ
në Kosovë, botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981, f. 243.)

8
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Strukturat vendore italo-shqiptare krijuan


formacionet vullnetare të cilat kishin detyrë të sig-
uronin dhe të mbronin kufijtë e adminstratës së re.
Këto formacione kishin detyrë të mbronin edhe
pakicën kombëtare serbe, e cila iu kishte nënshtru-
ar presionit hakmarrës. Popullata pakicë serbe në
Kosovë pësonte sidomos pas sulmeve që kryenin
kundër forcave italoshqiptare grupet ilegale çetnike
apo partizane. Në raste të tilla vullnetarët shqiptarë
kishin për detyrë të ruanin fshatrat serbe nga
zemërimi i pjesëtarëve të familjeve të viktimizuara
të shqiptarëve. Përveç ruajtjes së familjeve serbe në
dukje, ata kishin për detyrë të dekonspironin edhe
lëvizjet ilegale të grupeve partizane, të cilat
vepronin në Kosovë në ilegalitet të thellë. Kështu
ishte dekonspiruar një çetë partizane në Grackë, e
cila likuidohet në rrethim nga vullnetarët. Po kësh-
tu serbët e fshatit Suhadoll kishin dekonspiruar
edhe vendqëndrimin e komunistit shqiptar, Emin
Duraku, i cili rrethohet nga forcat e Kuesturës ital-
iane po në Grackë, me ç rast plagoset për vdekje.

Salih Rexha caktohet komandant


i vullnetarëve

Me vendim të Ilaz Agushit, ministër i Kosovës


në kohën e okupimit italo-gjerman, Salih Rexha
ishte caktuar në krye të vullnetarëve të rrethinës së
Lypjanit, qysh në fillim të vitit 1942.
Duke qenë luftëtar i shquar i rezistencës,
trim dhe burrë tejet i vendosur, Salihu tubon rreth
vetes disa bashkëluftëtarë të shquar, në mesin e
9
AHMET QERIQI

tyre edhe kushërinj e të afërm. Mbështetjen më të


fortë e kishte te djali i tij, Rexhepi, i cili asokohe
ishte rreth 40 vjeçar, te vëllezërit Rifati, Syla e
Sherifi, te kusheriri, Veli Halili e të tjerë. Në mesin
e luftëtarëve të mirënjohur të asaj periudhe kohore
ishin edhe: Selman Buja dhe Nezir Buja nga Bujani
i Lypjanit, Zekë Luma nga Kraishta, Islam
Domaneku dhe Xhemajl Domaneku nga Gracka e
Lypjanit, Ismail Dragusha nga fshati Rufc i Vjetër,
Qerim Selimi nga fshati Banullë e shumë të tjerë.

Salih Rexha, djathtas me djalin, Rexhepin


10
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Bashkëkohësit e tij, bijtë dhe të afërmit që e


kanë njohur Salih Rexhën e përshkruajnë shtat
hedhur dhe të zhvilluar fizikisht. Një burrë i tërhe-
qur, që fliste rrallë. Shprehej thjesht e qartë. Nuk
lavdërohej as i pranonte afër vetes lavdraçët. Kishte
sens të lindur të luftëtarit popullor, i kalitur për
shumë kohë ndër prita e beteja. Karakerit të tij
kryengritës i kishin dhënë impulse kundërshtuese
sidomos krimet dhe masakrat që kishte kryer ush-
tria vrastare serbe, e cila në vitin 1912, kishte
shortuar në zi fshatrat: Ribar, Hallaq, Bujan e
shumë fshatra të tjera të Kosovës. Hakmarrës për
nga natyra, Salihu ishte kurdoherë vigjilent për të
marrë sa më shumë informacione lidhur me të
gjitha lëvizjet e dyshimta të njerëzve.
Në pranverë të vitit 1943, Salih Rexha merr
në mbrojtje territorin pyjor të kompleksit të
Blinajës, ish Lipovica. Shkas për praninë e tij në
këtë territor të madh pyjor ishin disa vrasje enig-
matike që ndërkohë kishin kryer bandat serbe, apo
ata që ishin vënë në shërbim të tyre, për përfitime
të caktuara materiale, apo politike.
Asokohe në humbëtirat pyjore të Blinajës qe
vrarë një burrë nga Zborci së bashku me bijën e vet
nëntëvjeçare. Rasti nuk ishte zbuluar. Në dimër të
vitit 1943 qe vrarë edhe Mulla Hazir Meta i Krojmirit,
ndërsa për të humbur gjurmët e krimit, vrasësit
likuiduan edhe një bari 16 vjeçar nga fshati
Pjetërshticë, i cili në momentin kritik kishte parë
vrasësit. Blinaja ishte bërë çerdhe keqbërësish, por
edhe pre e personave të papërgjegjshëm, të cilët për
përfitime personale prenin pamëshirshëm pyjet e den-
dura qindvjeçare të saj.
11
AHMET QERIQI

Tragjedia në Blinajë

Më 14 prill të vitit 1943, në vendin e quajtur


Lugu i Qelive, pronë pyjore e Krojmirit, në kufi me
fshatin Shalë, ish - Sedllar, ishte barrikaduar një
grup ilegal, komunist në përbërje 4 serbë, 5 shqip-
tarë, një malazias dhe dy qytetarë të Prishtinës që
konsideroheshin me përkatësi kombëtare turke. Në
mesin e tyre kishte vetëm tre të armatosur.
Duke qenë se bënin përpjekje për të kaluar
nëpër malet e Drenicës në drejtim të Dukagjinit, ile-
galët mbanin kontakte me Fadil Hoxhën, i cili një
ditë më parë kishte qëndruar në fshatin Vrellë, i
banuar me malazez. Për çdo ditë sogjetonin dhe
vëzhgonin me vëmendje terrenin nga frika se mos
po binin në prita të shqiptarëve. Një ditë, derisa po
vëzhgonin terrenin, partizanët vërejnë një shqiptar
të armatosur i cili po prente dru. Njëri nga ata, i
quajtur Sllavko Qipoviq nga fshati Grackë e vjete,
merr në shenj dhe e vret Arif Danin nga fshati
Shalë. Pasi kishte dëgjuar krismat, shkon për të
marrë vesh se ç’ kishte ndodhur, Hysen Bajrami i
fshatit Krojmir, i cili ishte në mesin e vullnetarëve
që kontrollonin Blinajën. Në kohën kur ishte afru-
ar te viktima e parë edhe ai sulmohet në befasi dhe
vritet. Edhe viktimës së dytë partizanët ia marrin
pushkën dhe presin të barrikaduar. Tanimë ata
kishin pesë armë.
12
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Pa vonuar, disa banorë të fshtarave Krojmir,


Shalë, Leletiq Vërshec, Qylagë, Ribar i Madh, të
cilët kishin dëgjuar krismat në drejtim të Lugut të
Qelive, lajmërojnë Rifat Rexhën, vëllanë e Salih
Rexhës. Ai niset në vendin e ngjarjes, meqë krismat
ishin dëgjuar pikërisht në rajonin, të cilin ishte i
caktuar ta siguronte. Rifati ishte nisur me hamend-
je drejt Lugut, duke mos iu kushtuar rëndësi kris-
mave. Popullata askohe ishte e armatosur dhe
kishte të tillë, që pa asnjë shkas shkrepnin
fishekët. Në momentin kur afrohet te vendi, heton
klithmat e njërit prej të goditurve, që ende ishte
gjallë. Në përpjekje për t`i dhënë ndihmë, goditet
nga prita dhe bie në vend i vdekur edhe Rifat
Rexha i Ribarit.
Krismat e kohëpaskohshme në Blinajë tërhe-
qin vëmendjen e banorëve. Disa anas të Ribarit, të
cilët atë ditë prenin dru në Blinajë përhapin lajmin
se një grup banditash kanë vrarë tre shqiptarë, në
mesin e tyre edhe Rifat Rexhën, vëllanë e Salihut.
Kushtrimi ishte lëshuar në fshatrat Krojmir, Shalë,
Pjetërshticë, Zborc, Leletiq, Ribar, Zllakuçan dhe
Vërshec. Forcat vullnetare kishin vënë nën rrethim
të gjitha vend daljet. Grupit të ilegalëve partizanë
po i ngushtohej rrethi. Salih Rexha merr përsipër
rrethimin dhe kapjen gjallë të grupit, i cili atë ditë
kishte vrarë tre shqiptarë të pafajshëm.
Në kohën kur ishte identifikur vendndodhja e
grupit, serbi Sllavko Qipoviq kishte bërë përpjekje
për të çarë rrethimin, por vritet që në përpjekjen e
parë. Duke qenë se kishte filluar zjarri njëri nga
partizanët iu drejtohet:
-Mos shtini! -jemi shqiptarë!
13
AHMET QERIQI

-Dorëzohuni! -thërret një zë.


-Dorëzohuni se jeni të rrethuar!- bërtasin të
tjerët.
Pas pak çastesh, 11 partizanët ishin
dorëzuar. Kishte mbetur i vrarë Sllavko Çipoviq, i
cili kishte rezistuar. Të dorëzuarit me urdhër të
Salih Rexhës nisen në drejtim të Krojmirit, te
shtëpia e Osman Jetullahut, ku forcat vullnetare
shqiptare, duhej të prisnin urdhrin e Banush
Hoxhës, nga Shala, për të marrë hetimet e nevo-
jshme për rastin, meqë ngjarja kishte ndodhur në
metehun malor në mes të Krojmirit dhe Sedllarit.
Salihu, me disa bashkëluftëtarë merr trupin e
vdekur të vëllait, Rifatit dhe niset për në Ribar.
Urdhëron që trupat e vrarë të Arif Danit nga Shala
ish-Sedllari dhe të Hysen Bajramit nga Krojmiri t`iu
dërgoheshin familjeve të tyre.
Forcat e shumta vullnetare të fshatrave për-
reth nisen në drejtim të Krojmirit, ku mbaheshin të
pranguar 11 partizanët, shumica e tyre shqiptarë,
të moshës së re. Nga Blinaja, ku kishte qëndruar në
kontrollim të terrenit, pasi merr lajmin për vrasjen
e mikut të tij Rifat Rexha, kthehet në shtëpi
Rrahman Jetullahu, në odën e të cilit mbaheshin të
pranguar partizanët. Nga dhembja dhe mllefi, dhe
nga humbja momentale e arsyes, Rrahmani godet
për vdekje partizanin e ri nga Gjakova, Remzi Pula.
Nga frika e ndonjë hakmarrjeje kolektive, Banush
Sedllari urdhëron të mbrohen me çdo kusht 10 të
dorëzuarit e arrestuar, derisa në vendin e ngjarjes
të vinte edhe Kadri Beba, kryetar i komunës së
Lypjanit.

14
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në orët e vona të pasdites, Kadri Beba dhe


Banush Hoxha i Sedllarit marrin vendim që fillim-
isht të arrestuarit të dorëzoheshin në komandën e
Lypjanit, dhe prej andej t`iu dorëzoheshin organeve
të kuesturës në Prishtinë. Roja përcjellëse, e cila
duhej të përkujdesej për të dorëzuar të pranguarit
në Lypjan, niset për në Blinajë. Sapo arrijnë në
vendin e krimit, dy serbë, edhe pse duarlidhur
bëjnë përpjekje për të ikur, duke u frikësuar se aty
do t`i pushkatonin. Në çast krijohet rrëmujë dhe
përcjellësit e armatosur fillojnë të godasin me armë
zjarri mbi trupat e tyre. Pas pak çastesh, po në
vendin ku ishin vrarë tre shqiptarët e pafajshëm,
vriten edhe 10 pjesëtarët e grupit partizan. Në
vendin e krimit u likuiduan: Zenel Salihu, Fadil
Hamdiu, Nexhmi Mustafa, Mark Isaku, Xhemail
Ibishi, Boshko Miletiq, Mirko Odalloviq,
Lubomir Milentijeviq Svetisllav Stefanoviq dhe
një punëtor nga Mitrovica. ( Qenë vrarë më parë
Remzi Pula dhe Slavko Çipoviq)
Në momentin e vrasjes së partizanëve, sipas
disa të dhënave, Salih Rexha ndodhej duke varro-
sur vëllanë Rifatin, i cili lë pas katër bija, një djalë
të sapolindur dhe bashkëshorten. Atë ditë në
Blinajë, më 14 prill 1943 u vranë 15 njerëz. Në
mesin e tyre 9 shqiptarë, katër serbë, një malazias
dhe një turk. Kufomat e të vrarëve i dërgojnë në
kuesturën e Prishtinës. Nuk ishin zhvilluar hetime,
meqë ligjet e luftës në fuqi, mbylleshin me një
raport ditor ushtarak.
Vrasjen e grupit partizan ia kishin ngarkuar
Salih Rexhës, meqë ai i kishte zënë ilegalët dhe
vrasjet kishin ndodhur në rajonin që ishte nën
15
AHMET QERIQI

mbikëqyrjen e forcave të tij. Salihu e kishte dënuar


aktin, por nuk kishte marrë masa kundër aktorëve
të krimit, pasiqë shumica prej vrasësve kishin
mbështetur fuqishëm versionin e përpjekjes së
komunistëve për të ikur. Disa nga ata, që kishin
marrë pjesë në vrasjen e komunistëve të pranguar,
më vonë iu bashkohen radhëve partizane, disa të
tjerë ikin nga Kosova…
Në vështrimin kritik të dr. Ali Hadrit, “Mbi
njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovë-Metohisë”,
ai jep disa të dhëna tjetërfare lidhur me vrasjen e
grupit partizan. Thuhet se të 12 të likuiduarit kishin
qenë simpatizantë, ndërsa 9 prej tyre të armatosur.
Ata që kishin armë u vranë në rrethim dhe vetëm tre
të tjerë të paarmatosur u dorëzuan, dhe më pas u
pushkatuan nga forcat italo-shqiptare. (Përparimi
1963,f.520). Si duket formuluesit e Kronologjisë së
LNÇ-së, të cilin e kishte kritikuar me të drejtë Ali
Hadri, ishin prirë nga euforia revolucionare e
luftës, dhe nuk kishin pranuar të vërtetën se vetëm
tre partizanë kishin qenë të armatosur dhe përveç
njërit, të gjithë ishin dorëzuar.

Salih Rexha me bashkëluftëtarë


roje e kufirit në Prapashticë, tetor 1944

Në fillim të vitit 1944, Salih Rexha së bashku


me djalin e vet, Rexhepin e pandashëm, dhe me
shumë bashkëluftëtarë të fshatarve të Drenicës
jugore dhe të rrethinës së Lypjanit dhe të Shtimes,
pozicionohet në frontin e Prapashticës, afër vijës
kufitare me Serbinë. Atje bandat çetnike e parti-
16
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

zane po ndërmerrnin aksione për të depërtuar në


Kosovë. Salih Rexha së bashku me Kadri Bebën,
Ramë Govorin, Ramiz Prokopucën, Hamit
Bujanin, Imer Karadakun, kushëririn Veli Halili,
pastaj vëllanë Sherifin, Fetah Bërbatin nga
Ribari Madh, Sherif Gashin dhe Bajrush Beqën
nga Shtimja, Rizah Salihun nga Reçaku, Zeqë
Islamin nga Davidovci, Hajdar Muratin nga
Godanci e shumë të tjerë, treguan shembuj heroiz-
mi në mbrojtje të pikave kufitare. Në frontin e
Prapashticës kanë marrë pjesë edhe: Rexhep
Kelmendi, Fazli Jashanica, Rexhep Hajdari,
Ismajl Kelmendi, Nuredin Jashanica nga fshati
Ribar i Vogël, si dhe qindra luftëtarë të tjerë.
Salihu me trimat e tij thyente pikat më
delikate të frontit. Ishte i furishëm në sulm dhe
shumë i shpejtë në tërheqje, veti këto të
kryengritësit popullor shqiptar. Për trimërinë dhe
afinitetet e tij strategjike luftarake kanë rrëfyer
edhe bashkëluftëtarët e tij të shumtë.
Në frontin e Prapashticës kishte mijëra vull-
netarë shqiptarë. Të përmendim me këtë rast se
vetëm nga Shtimja në pikat kufitare të Kosovës
Lindore kanë marrë pjesë rreth 210 vullnetarë, në
mesin e tyre edhe Sherif Raif Gashi, Bajrush Beqa.
( Banush Imeri, Shtimja me rrethinë, Prishtinë,
2003.f.76).
Fronti i luftimeve në Prapashticë ishte pika
më strategjike e luftës, e cila pamundësonte depër-
timin e forcave partizane e çetnike, të cilat kishin
marrë hov sidomos me thyerjen e forcave gjermane
në Frontin e lindjes, në Bashkimin Sovjetik. Fati i
luftëtarëve nacionalistë shqiptarë po vulosej së

17
AHMET QERIQI

bashku me fatin e Gjermanisë fashiste, edhe pse


shqiptarët nuk kishin nënshkruar asnjë traktat
aleance apo bashkëpunimi me hitlerianët.
Shqiptarët liridashës kishin pranuar ndihmën gjer-
mane, por edhe e kishin luftuar atë si forcë okupa-
tore, sidomos në Shqipëri.
Në logun e luftimeve në malet e Prapashticës
heroike, në gjysmën e dytë të tetorit të vitit 1944
nga çeta e Salih Rexhës kanë rënë: Islam Kozhani
nga Ribari, Imer Karadaku, Ferat Dauti, Hamit
Bujani, Hajdar Murat Mikullovci, Zeqë Islami,
Rizah Saliu e shumë të tjerë. Salih Rexha kishte
qëndruar në Prapashticë derisa kishte marrë
urdhërin për tërheqje nga komanda ushtarake e
rrethit të Prishtinës.

18
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Nga Lidhja e Dytë e Prizrenit deri te


Kongresi i Lipovicës

Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shta-


tor 1943, forcat atdhetare shqiptare dynden drejt
Prizrenit, qytet historik i shqiptarëve, me qëllim për
të arritur një marrëveshje të re në një periudhë
shumë kaotike për kombin. “Më 16,17 dhe 18 shta-
tor të vitit 1943 u krijua Lidhja e Dytë e Prizrenit në
krye me Xhafer Devën, Ibrahim Lutfiun, Iljaz
Agushin, Sefedin Begollin, Vehbi Frashërin, Tahir
Kolgjinin e nacionalistë të tjerë (Dr. Ali Hadri Studime,
Prishtinë 1988.)
Lidhjes së Dytë të Prizrenit i parapriu theme-
limi i Komitetit të Përkohshëm, në Kongresin që
ishte mbajtur në Prizren më 15 shtator të atij viti,
të cilin e kishin kryesuar Rexhep Krasniqi, kryetar
dhe Xhelal Mitrovica, sekretar. Në Kongresin e për-
mendur kishte përfaqësues nga Shqipëria, Kosova
dhe Sanxhaku, të cilët duhej të përgatiteshin për të
vepruar deri në kohën e formimit të qeverisë së re
të Shqipërisë. Komiteti duhej të caktonte delegatët
nga Kosova dhe Sanxhaku, që do të merrnin pjesë
në zgjedhjet e Asamblesë që pritej të konstituohej
në Tiranë më 16 tetor 1943. përfaqësuesit në
Kongres me vota unanime kishin zgjedhur delegat
nga Kosova, Xhafer Devën, përfaqësues nga
Prizreni Ibrahim Lutfiun dhe Açif Blutën, përfaqë-
19
AHMET QERIQI

sues i Sanxhakut. Në këtë kongres morën pjesë


edhe përfaqësues nga të gjitha viset e Kosovës,
ndërsa nga Lypjani ishin Kadri Beba dhe Islam
Domaneku.
Programi kombëtar i Lidhjes së Dytë të
Prizrenit nuk mund të realizohej me ato forca
nacionaliste shqiptare, të cilat përkrahnin
Gjermaninë fashiste. Pavarësisht nga aspirata,
pavarësisht nga krijimi i një uniteti të krerëve
nacionalistë për bashkëveprim në kushte dhe
rrethana të tilla, ishte i pamundshëm realizimi i
programit historik, edhe për faktin se në Shqipëri
luftën kundër fashizmit e udhëhiqnin komunistët
shqiptarë dhe forcat e frontit të përgjithshëm të
LNÇ-së.

Kadri Beba kryetar komune në Lypjan

Qysh në vjeshtë të vitit 1941, Ilaz Agushi,


(1885-1943) prefekt i Prishtinës prej prillit të vitit
1941 e deri më 14 shtator të vitit 1943, kur vritet
pabesisht në Tiranë nga ilegalët komunistë, kishte
evidentuar disa nga atdhetarët e njohur, pjesëtarë
të familjeve të përndjekura nga regjimi. Ai kishte
caktuar kryetarët në shumicën e komunave të
Kosovës, që ndodheshin nën administrimin Italian.
Kadri Beba qe caktuar të ushtronte këtë detyrë në
Lypjan. Edhe pse nuk kishte shkollim të duhur, ai
në kushtet dhe rrethanat ekzistuese e kishte pran-
uar detyrën e kryetarit dhe kishte tubuar rreth
vetes disa miq e shokë, të cilët i ndihmonin në kry-
erjen me sukses të punëve të ndryshme adminis-
20
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

trative. Administratori i Lypjanit ishte italian. Kadri


Beba komunikonte me të vetëm zyrtarisht, meqë
nuk e dinte gjuhën dhe nuk e duronte dot
prezencën e tij. Ai mbante kontakte të shumta me
Ilaz Agushin dhe ishte krejtësisht nën ndikimin e
tij. Asokohe në komunë kishte angazhuar: Qerim
Selimin nga Banulla, Selman dhe Nezir Bujën,
Ramiz Bujanin, Zekë Lumën e shumë të tjerë.
Kishte edhe një sekretar nga Shqipëria.

Kadri Beba Ilaz Agushi

Sipas porosisë së Ilaz Agushit, Kadriu kishte


ndërmarrë masa sigurie edhe për pakicën serbe e
cila ishte në shënjestër të grupeve të ndryshme, për
shkak se serbët gjatë kohës së sundimit të
Jugosllavisë kishin ushtruar dhunë, presion dhe
shfarosje kolektive kundër shqiptarëve. Në anën
tjetër, serbët iu bashkoheshin grupeve të fshehta
komuniste, të cilat kishin krijuar disa baza sido-
21
AHMET QERIQI

mos në fshatrat e komunës së Lypjanit si në


Grackë, Suhadoll, Vrellë, Lepi, etj.
Krahun dhe mbështetjen kryesore në luftë
dhe në pushtetin vendor, Kadriu, e kishte te
Salihu, që ishte kushëriri i parë dhe bashkëluftë-
tari i ngushtë i idealeve çlirimtare. Ndihmesë dhe
mbështetje të fortë për familjen e gjerë Bebaj dhe
Rexhaj ishte edhe kushëriri i tyre Veli Halili, i cili
përkujdesej për ekonominë familjare dhe ishte
kudo ku e kërkonin detyrat që i ngarkoheshin.
Kadriu kishte ofruar afër vetes edhe Qerim Selim
Banullën. Ai nuk iu nda Kadriut për shumë kohë.
Në vitin 1944, shqiptarët ishin ndarë në dy
taborre kundërshtare: forcat propushtuese ne krye
me Ballin Kombëtar dhe forcat çlirimtare
antifashiste të cilat udhëhiqeshin nga komunistët.
Në kushte dhe rrethana të tilla, pozicionet jo vetëm
që nuk ishin të përafërta, por ato në esencë ishin
kundërshtare. Në një situatë të tillë forcat nacional-
iste shqiptare në Kosovë po bënin përpjekje të
ruanin aq sa mund të ruhej në rrethana të tilla, kur
ishte kuptuar se koalicioni italogjerman po fun-
dosej.
Shqiptarët luftonin në të gjitha frontet, në
luftë kundër forcave bullgare në lindje të Kosovës,
kundër forcave çetnike e partizane edhe brenda
kufirit të Kosovës. Forca vendimtare e luftës në
Shqipëri udhëhiqej nga kreu komunist, në krye me
Enver Hoxhën. Asokohe, nën atë refleksion të
Luftës Antifashiste të Shqipërisë, filloi të diferenco-
het një segment i Luftës Antifashiste dhe në
Kosovë. Mirëpo kjo luftë udhëhiqej dhe zhvillohej
nga kreu komunist i Jugosllavisë, i cili vepronte në
22
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

drejtim të ruajtjes së tërësisë tokësore të ish-


mbretërisë jugosllave, e cila qe konfirmuar me
Kongresin e Versajës të vitit 1918.
Epilogu i Luftës Antifashiste ishte katastrofal
sidomos për shumicën e shqiptarëve të Kosovës, të
Kosovës Lindore dhe të Shqipërisë perëndimore, që
përfshinin gjysmën e territoreve të sotme të ish-RJ
të Maqedonisë. Në kushte dhe rrethana të tilla for-
cat e vërteta patriotike liridashëse, që nuk ishin as
balliste as komuniste, u gjenden në situatë fatale.
Pikërisht në këto rrethana filloi një lëvizje e re e
forcave të shëndosha kombëtare në krye me ideolo-
gun e NDSH-së profesor Ymer Berishën, të
përkrahur pastaj nga Gjon Serreçi, Ibrahim Lutfiu,
Ajet Gërguri, Arif Shala, Ahmet Selaci, Osman
Bunjaku, Kadri Beba, Salih Rexha, Islam
Domaneku e shumë të tjerë.

Rirreshtimi i forcave atdhetare në Kosovë

Drenica e udhëhequr nga Shaban Palluzha i


dha grushtin vendimtar perspektivës së terrorit çet-
nik deri në shfarosje të plotë të popullsisë shqiptare
e myslimane në Bihor. Tutin, Roxhajë. në Sanxhak e
gjetkë. (Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i
Kosovës 1945, Prishtinë 1992. fq, 39).
Pas shpartallimit të forcave të qendresës at-
dhetare të Shaban Polluzhës, në mars të vitit 1945
në Kosovë u rikthye robëria serbe.

23
AHMET QERIQI

Përfaqësuesit komunistë të Kosovës më 10


korrik të vitit 1945 nënshkruan mbetjen e Kosovës
nën Serbi dhe në Jugosllavinë e re të AVNOJ-it.
Ndër ata që nënshkruan këtë akt të turpshëm të
trathtisë kombëtare ishin edhe shumë shqiptarë si:
Fadil Hoxha, Alush Gashi, Kadri Reufi, Ali Shukrija,
Mehmet Hoxha, Halil Fejzullahu, Xhavit Nimani,
Xhevat Sojeva, Shaban Kajtazi, Qazim Bajgora,
Ismet Shaqiri e të tjerë. (Faton Mehmetaj, Natë yjen-
dezur, Prishtinë, 2001, f 236). Duke parë epilogun e
trishtueshëm të humbjes, njëra pjesë e kreut atdhetar
shqiptar të Kosovës, në krye me Adem Gllavicën,
Hysen Terpezën, Hasan Kabashin, Qazim Llugaxhinë,
Bahtir Dumnicën, Smajl Goranin dhe rreth 300 veta
nën komandën e Hasan Kabashit fillojnë depërtimin
për në Greqi.
( Ilaz Metaj- Ali Llunji Hysen Tërpeza histori e gjallë,
Prishtinë, 1992, f. 164).
Forcat e tjera kombëtare nuk kishin ikur, por
kishin bërë përpjekje për të konsodiluar radhët dhe
për të rezistuar me qëllim të çlirimit të Kosovës nga
regjimi titist – rankoviqist. Shumica prej intelektu-
alëve nacionalistë dhe luftëtarëve popullorë për-
piqeshin të gjenin rrugëdalje nga kaosi dhe rreziku
permanent që kishte përfshirë asokohe sidomos
Kosovën.
Një aktivitet të jashtëzakonshëm në
informimin e qarqeve botërore, lidhur me dhunën
gjenocidiale që ushtronin bandat vrastare të briga-
dave jugosllave sidomos në Drenicë, zhvillonte pro-
fesor Ymer Berisha. Ai mbante lidhje të rregullta
me përfaqësuesin e Anglisë në Tiranë, gjeneralin
Hadson, të cilin më 22 tetor të vitit 1945 e

24
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

lajmëronte se “gjatë 28 ditëve të luftës në Drenicë u


vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga
Drenica, asnjë nuk u zu rob, u dogjën dhe u plaçk-
itën 450 shtëpi, u konfiskua tërë ushqimi dhe gjërat
e lëvizshme të 60 mijë banorëve të Vushtrrisë e të
Mitrovicës me rrethinë...” ( Dr. Muhamet Pirraku Për
kauzën shqiptare, 1997-1999, Prishtinë 2000, f.110).

Tubimi i atdhetarëve në Domanek të


Drenicës

Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa


takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë,
pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të
tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra,
më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të
Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm i kreut
atdhetar shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen kë
të tubim ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit
Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i
LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Hilmi Zariqi
kryetar i komitetit për Drenicë. (Vepra e cituar, faqe,
327.)
Në Kongresin e Katërt të LNDSH-së të mbajtur
me 1 maj të vitit 1945, në bjeshkët e Kozmaqit të
Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës kanë marrë
pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i
Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan
Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga
Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci,
Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan
25
AHMET QERIQI

Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir


Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref
Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit
Bucolli e disa luftëtarë të tjerë nacionalistë nga fsha-
trat e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres kanë
marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci,
Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku,
Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina,
Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem Bellaqevci,
Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi, Bali
Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta
e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997. f. 327-328.).
Në Kongresin e Katërt, para dhjetëra LNDSH-
istëve kishin parashtruar observimet e tyre lidhur
me zhvillimet politike e ushtarake: Ajet Gërguri dhe
Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvil-
limit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komu-
nist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe
shqyrtimi i situatës së përgjithshme, konsiderohej
e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e
vërteta nacionaliste dhe të konsolidoheshin me qël-
lim për të vepruar bashkërisht në drejtim të
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

26
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Kongresi i Lipovicës

Kongresi i Pestë i Lëvizjes Nacional


Demokratike Shqiptare

Forcat e vërteta kombëtare, të cilat nuk ishin


komprometuar as në formacionet profashiste, as në
ato të partizanëve të Titos, vendosin të veprojnë në
një platformë të re të riorganizmit. Ato forca tanimë
kishin krijuar Lëvizjen Nacional Demokratike
Shqiptare, si dhe shtabet e disa zonave, duke bërë
përpjekje për ta rikthyer në skenën e diplomacisë
botërore çështjen e Kosovës.
Për këtë qëllim më 25 korrik të vitit 1946, u
mbajt Kongresi i Pestë i kësaj Lëvizjeje, i njohur si
Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku
do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri i
Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc,
Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar
OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të
mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet
Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951,
Prishtinë 1995. f.346).
Forcat partizane të Fadil Hoxhës e të Ali
Shukriut, të cilat zellin e tyre antikombëtar e
treguan në luftë kundër forcave të Shaban
Polluzhës, së bashku me sivëllezërit e tyre serbë e

27
AHMET QERIQI

malazez, filluan t’i gjurmojnë forcat e mbetura


nacionaliste, të cilat u treguan të papërgatitura për
t`u ballafaquar me sfidat dhe realitetin e ri, të kri-
juar pas fitores së forcave antifashiste në Evropë
dhe në botë.
Kudo në Kosovë po hetohej ndarja e rrezik-
shme. Disa nga forcat e vërteta kombëtare ishin
rekrutuar në aradhat partizane, dhe në dukje sikur
i shërbenin pushtetit komunist, por ato mbanin
lidhje të ngushta veprimi me shokët e tyre të ide-
alit. Në mesin e tyre shquhet Arif Shala nga
Sankoci (1909-1946) i njohur si Hoxhë Avdija. Ai
mbante lidhje direkte me kryesuesin e kreut
nacionaldemokratik, Imer Berisha, përmes Hilmi
Zariqit.
Në përpjekje për të
konsoliduar radhët, gru-
pet e shkapërderdhura
kombëtare parashtrojnë
nevojën e një takimi të
përgjithshëm, i cili
parashihej të mbahej në
malet e Kozmaqit, në
Qyqavicë apo në
Lipovicë, tani Blinajë.
Takime të rëndësishme
ishin mbajtur në këto
dy vende (Qyqavi dhe
Kozmaq). Për të krijuar
kaos në mesin e pushte-
tarëve të rinj kom-
Arif Shala
internistë, Arif Shala, i
(1909 - 1946)
cili ishte në njohuri me
28
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

të gjitha lëvizjet, njëherësh ishte edhe koordinatori


pothuajse i të gjitha veprimeve atdhetare të asaj
kohe, përmes besnikëve të tij, kishte përhapur
lajme se gjoja forcat nacionaliste do të tuboheshin
në Qyqavi, ku pa vonuar kishte filluar dislokimi i
forcave partizane jugosllave. Duke bashkërenditur
veprimet me shumë kujdes dhe fshehtësi, përmes
shokëve të tij besnikë, ai kishte caktuar vendin ku
do të mbahej Kongresi i Lipovicës. Edhe forcat
komuniste kishin aktivizuar rrjetin e fortë të spiu-
nazhit, për të hetuar me saktësi pozicionimin e for-
cave nacionaliste. Vendimin për ta mbajtur
Kongresin e Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes
kryesuesit të LNDSH-së në Shkup Kemajl
Skënderi. Sigurimin e vendit dhe të terrenit ku do
të mbahej Kongresi e marrin përsipër Azem
Bellaqevci, dhe zëvendësit e tij Sokol Haxholli dhe
Izet Murati. Disa pika mbrojtjeje i kishin siguruar
paraprakisht edhe Salih Rexha, Islam Domaneku
e luftëtarë të tjerë të sprovuar. Lidhjet kryesore mes
grupve i mbante Arif Shala. Ai ishte Ora që i caktonte
detyrat për anëtarët dhe ithtarët e LpLTSH-së të
Drenicës jugore në shërbim të kongresit III (V). (Vepra
e cituar, f.347.).
Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra
grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala,
Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyn-
dur drejt Lipovicës.
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri
Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të
gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, rreth
150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku
mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që
29
AHMET QERIQI

kishin marrë përsipër sigurinë e terrenit. Salih


Rexha, duke qenë se e njihte më mirë terrenin bën
përforcime të caktuara dhe merr masa shtesë për të
siguruar pikat nga ku dyshohej se mund të depër-
tonin forcat armike.
Sipas përshkrimit që i ka bërë organizimit
dhe punimeve të Kongresit profesor doktor
Muhamet Pirraku, në librin e tij studimor Mulla
Idris Gjilani dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës
Lindore 1941-1951, del se Kongresi filloi punimet
me një vonesë për shumë shkaqe. Qenë hetuar
forca të shtuara të OZN-ës në vende të caktuara
rreth Blinajës, nuk kishin arritur delegatët e
Dukagjinit, nuk kishte arritur përfaqësuesi i
NDSH-së nga Shkupi, Kemajl Skënderi, nuk kishte
arritur porfesor Ymer Berisha, e të tjera.
Në kohën kur kishin arritur edhe delegatët e
fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga
Samadrexha e Vushtrrisë, sjellin një të dyshuar,
spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu, i cili ishte
rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e
nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me
Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje
Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun nacional-
ist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte
pse të pritej ardhja e tij. Rexhep Alushi u kap në
shtëpinë e Fejzë Arllatit në Domanek, meqë përmes
lidhjesh ishte futur me qëllim denoncimi mu në
mesin e krerëve të LNDSH-së. E vërteta ishte se
vetë Rexhep Lushi me disa besnikë të OZN-ës, më
11 korrik 1946, kishte marrë pjesë në vrasjen e
profesor Ymer Berishës, i cili vritet derisa po
30
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

kalonte ilegalisht së bashku me Ndue Përleshin dhe


disa nacionalistë të tjerë afër fshatit Hereq të
Gjakovës.
Lidhur me zbulimin e këtij spiuni të OZN-ës,
Ajet Gërguri, pasi ishte kapur gjallë nga OZN-a, në
deponimet e tij para Drejtorisë së Sigurimit
Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka deklaru-
ar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor
Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit….
E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por
nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur
korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren
për ta marrë rrogën në ari nga OZNA…
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-
XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep
Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah
Rezallës dhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të
Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini.
“Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një
letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante:
“Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë dhe
pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”. Letra
ishte e vulosur nga kreu i OZN-ës ( Dokumenti i cituar,
po aty… f. 252). Pasi ishte kapur në flagrancë, Rexhep
Alushi pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se ka
vepruar në zënien e nacionalistëve dhe për veprat e
tij denoncuese nuk pendohet.
Me urdhër të Gjon Serreçit, konform ligjeve të
luftës, ai dënohet me vdekje dhe ekzekutohet.
Ekzekutimin e ka kryer Istref Sheqa-Hoti, koman-
dant i Batalionit të Katërt të Drenicës ( Dr. Islam
Dobra, Lufta e Drenicës, 1941-1945 dhe NDSH-ja deri më
31
AHMET QERIQI

1947, Prishtinë, 1997. f. 332.). Pas kësaj skene e cila


sikur bënte me dije se në atë mes kishte edhe
denoncues të tjerë, fillon punimet Kongresi i
Lipovicës. Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon
Serreçi dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri ishin
parashtuar dy teza:
Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës përmes
veprimit të komiteteve vendore, që ishin formuar
nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme
nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu
sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një
vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e
tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar:
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim
ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet
Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman
Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të
Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku,
Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë
mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman-
dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha.
Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab
për komandant të zonave. (Hysen Azemi Dokumente
arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në
Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001,
f.236).
Kongresi merr disa vendime: Lëvizja balliste të
quhej Lëvizje Nacional Demokratike Shqiptare.
Ushtria e formacioneve luftarake të quhej Ushtria
Nacional Demokratike Shqiptare në malet e Lira të
Kosovës. Profesor Ymer Berisha emërohet koman-
dant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe i LNDSH-së.

32
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi


iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që të gjitha forcat nacionaliste të fillonin
tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi
në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumi-
ca e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim.
Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të përkrahur nga
Islam Domaneku dhe Kadri Beba ishin për dalje në
Greqi, kurse kundër tyre në mënyrë të pakontrolluar
do të ngrihet Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah
Rezalla, Imer Fazli Radisheva, Zeqir Lutani i
Turiqecit, Shyt Mareci e të tjerë (Dr. Muhamet Pirraku,
Mulla Idris Gjilani… Prishtinë 1995, f. 349).
Kundër këtij propozimi ishte ngritur me
pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë:
Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu
kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për
lirinë e popullit shqiptar.
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-
XXVL, Prishtinë, 2001, f.236).
Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme
të historisë sonë rrëfejnë, se, mospajtimet kishin
shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri
tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet
Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa
të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Pas
ndërhyrjes të Osman Bunjakut, të përkrahur nga
militantët UNDSH-istë, Kongresi vendosi që luftë-
tarët të qëndrojnë në Kosovë derisa të merrej lidhja
me Muharrem Bajraktarin, për shkak se asokohe
pritej të mbahej një Kongres tjetër i nacionalistëve
në Veri të Shqipërisë.

33
AHMET QERIQI

Disa nga pjesëmarrësit e Kongresit të


Lipovicës

Në saje të shkrimeve dokumentare dhe në


saje të disa dëshmitarëve të gjallë, (pjesëmarrës të
këtij Kongresi,) bëhet e ditur se në këtë Kuvend të
krerëve të Nacionaldemokratikes Shqiptare kanë
marrë pjesë:
Ajet Fazli Gërguri, një tregtar i njohur, i
arsimuar, me prejardhje nga Duboci i Drenicës. Ka
jetuar në Vushtri dhe në Kavajë.
Gjon Gjergj Serreçi Fillimisht një i ri
antifashist, por nacionalist me bindje, me origjinë
nga Ferizaj. Intelektual vizionar dhe përfaqësues i
Nacionaldemokratikes Shqiptare në Kosovë.
Azem Jashanica (Bellaqevci), personalitet i
njohur atdhetar.
Jetullah Zabeli, i njohur edhe si Jetullah
Rezalla. Luftëtar i shquar nacionalist, ka marrë
pjesë në Kongres me disa bashkëluftëtarë.
Hamid Emini, mjek nga Skënderaj.
Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë,
luftëtar militant nacionalit. Mori pjesë me disa
luftëtarë.
Shaban Bujaku, nga Samadrexha e
Vushtrrisë.
Hysen Sadik Ramë Lutani nga fshati
Turiqec i Drenicës.
34
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Imer Ahmeti - Radisheva nga fshati


Radishevë i Drenicës.
Mulla Ramë Govori nga fshati Herticë, në
rajonin e Llapit.
Ixhaid Nazmi Gafurri, djali i martirit
demokrat, Nazmi Gafurri.
Hasan Bilalli, njëri ndër ideatorët e NDSH-
së.
Kadri Bebë Ribari Mori pjesë me disa
bashkëluftëtarë dhe me djalin Mustafën.
Salih Rexhë Ribari, njëri ndër luftëtarët më
militantë të NDSH-së, së bashku me djalin
Rexhepin dhe me disa bashkëluftëtarë.
Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit. Luftëtar
nacionalist.
Shaqir Zariqi, po ashtu nga Baica e
Elshanit.
Istref Sheqa, Hoti, nga fshati Likoc i
Drenicës, së bashku me disa luftëtarë. Rifat
Kotorri, Sylë Hajrizi.
Shyt Mareci, (Bislim Zeqiri) nga fshati
Marec i Karadakut me disa bashkëluftëtarë.
Islam Domaneku nga fshati Grackë Lypjan, së
bashku me djalin e vëllait, Mustafë Domaneku.
Zekë Luma nga fshati Kraishtë.
Nezir Buja nga fshati Bujan, i njohur si
treshi në çetën heroike të Salih Rexhë Ribarit.
Ismail Dragusha nga fshati Rufc i Vjetër
Komesar i formacionit nacionalist që kishte bërë
përpjekje për të depërtuar në Greqi.
Në grupin e Shemsi Hazir Gashit ishin:
Rrahman Qaushi, Abdullah Demiri, Shefqet
Dulahu, Shaban Maliqi, Tahir Beba, Shyqë
35
AHMET QERIQI

Zeneli, Rrahman Smajli, Ibush Hamdiu, i biri i


Hamdi Hazir Gashit i cili kishte rënë në luftën e
Ferizajt më 2 dhjetor të vitit 1944. Ibushi ishte
djali i vëllait të Shemsiut. Në grupin e Shemsi
Mramorit kanë qenë edhe: Asllan Rysha, Rexhep
Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukë
Salihu, Emin Shushica, Sadik dhe Sylë Tusha,
Sylë Zejna, Selim Limani, Osman Abaz Gagica,
Feriz Abazi, e të tjerë
Fejzullah Saraçi me të birin Eminin nga
fshati Bivolak i Vushtrrisë, morën pjesë në
Kongresin e Lipovicës me disa bashkëluftëtarë.
Arif Shala, udhëheqës dhe koordinatori i të
gjitha veprimeve për mbajtjen e sukseshme të këtij
Kongresi.
Xhemajl Esati nga Komarani i Drenicës
ishte mbikëqyrës dhe njëri ndër luftëtarët që atë
ditë e kishte nën kontroll terrenin e Blinajës.
Shaban Shillova (Sallova) nga fshati Mazgit
i Prishtinës.
Ibrahim Hoxha nga Cërnilla e Gjilanit
Nazif Shaba dhe Xhelë Maliqi nga fshati
Gllogoc i Lypjanit.
Qerim Selimi nga fshati Banullë i Lypjanit.
Gjatë kohës së luftës ishte nëpunës i sigurimit në
komunën e Lypjanit.
Isuf Muharreni dhe Hajdar Muharremi nga
fshati Petrovë afër Shtimes.
Rrahman Muharrem Qeriqi nga fshati
Krojmir.
Rrahim Rexha nga Krojmiri.
Qazim Zogaj dhe Fetah Bogiqi nga
Komarani i Drenicës.
36
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Sokol Brahimi dhe Izet Murati nga fshati


Sankoc.
Jahir Sejdiu dhe Tafil Sejdiu nga fshati
Shalë, ish-Sedllar.
Hazir Bajrami, Mehmet Arifi, Ismail
Dugolli, Shaqir Dugolli dhe Beqir Bajrami nga
fshati Pjetërshticë.
Zekë Luma nga Kraishta dhe Izet Jetishi
nga fshati Zborc afër Shtimes.
Selim Salihu dhe Ali Besheniku nga fshati
Carralevë.
Sadri Duhla, nga fshati Duhle dhe Qerim Ali
Gashi nga fshati Luzhnicë.
Ilaz Sadiku nga fshati Hallaq-Lypjan
Hajredin Mëziu nga fshati Vërshec afër
Magurës dhe disa luftëtarë të tij po nga ky fshat.
Bajram Çukovci nga Cernilla dhe
Qazim Leskovci nga fshati Mirash.
Hajredin Avdyli nga Sazlia.
Nebih Sahiti nga fshati Kabash-Prizren.
Nebih Jonuzi nga Rubovci
Tahir Prokupja prej fshatit Fushë e Madhe
ish-Velikopole
Hamdi Tmava, Jetë Hasani, Rexhep
Hyseni nga fshati Godanc afër Shtimes.
Rifat Megjani nga fshati Siboc i Kastriotit
ish-Obiliq.
Miftar Gashi nga fshati Dobrajë-Lypjan.
Hasan Salihu nga fshati Korishë - Prizren.
Bajrush Zuka dhe Mehdi Zuka nga fshati
Lloshkobare-Ferizaj.
Zenel Morina nga fshati Hade.
Rizah Strellci nga fshati Dobrevë-Lypjan.
37
AHMET QERIQI

Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc-Lypjan.


Ismail Sllamniku( Ismail Muharrem Ismajli).
Dan Berisha nga Bellaqevci. Fushë Kosovë.
Fejzullah Mehmeti nga Domaneku i
Drenicës.
Brahim Luta,
Imer Radisheva,
Imer Bajraktari,
Hysen Lutani e të tjerë.

38
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Përpjekja e pasukesshme për


ta kaluar kufirin
Lufta në Bilushë, 8 gusht 1946

Njësia e Ajet Gërgurit prej 97 vetash në


mbrëmjen e 25 korrikut të vitit 1946, arriti në Qylagë
të Lypjanit. Pasi u pajisen me ushqim kaluan në
Gadime, ku Gjon Serreçi dhe Ajet Gërguri, të ndih-
muar prej Ibrahim Cërnillës formuan një komitet të
LpLTSH-së…. Mandej kaluan në vise të
Neredimes…Më 5 gusht 1946 në Kabash të Prizrenit
me këto njësi do të kontaktojë, patrioti Ibrahim
Lutfiu, i cili të nesërmen u bashkua me Ajet Gërgurin
e Gjon Serreçin në Hoqë të Qytetit mbi Prizren. (Dr.
Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani… Prishtinë, 1995, f.
352).
Më 26 korrik Kadri Beba dhe disa nga pjesë-
marrësit e Kongresit marrin vendim për ta lëshuar
Kosovën. Pa humbur kohë ata bisedojnë për depër-
timin drejt kufirit të Shqipërisë. Kadriu kishte
propozuar Sadri Duhlën, Qerim Gashin dhe disa
luftëtarë të tjerë të pararojës, meqë Sadriu e dinte
mirë terrenin, pasiqë gjatë luftës kishte tregëtuar me
armë dhe duhan. Sadri Duhla kishte marrë pjesë në
ballë të pararojës edhe me rastin e depërtimit të for-
macionit të Adem Gllavicës dhe të Qazim Llugaxhiut,
i cili në tetor të vitit 1945 kishte hyrë në Greqi.
39
AHMET QERIQI

Po në atë kohë, disa krerë të NDSH-së,


përmes Hilmi Zariqit, mbanin kontakte me
Muharrem Bajraktarin e Lumës, i cili me trupat e
tij ende ndodhej në Shqipëri. Disa nga luftëtarët,
mendonin që formacioni të futej fillimisht në
Shqipëri, dhe pasi të bashkoheshin me forcat e
Muharrem Bajraktarit, të vendosnin të rezistonin,
apo të iknin në Greqi.
Të dy rrugët ishin me rreziqe. Forcat
jugosllave kishin zbarkuar njësi të shumta
ushtarake në pikat kufitare me Shqipërinë. Duke
qenë se në vitin 1946 marrëdhëniet e Tiranës dhe
të Beogradit ende ishin të mira, konsiderohej me të
drejtë se qëndrimi në Shqipëri ishte i pamund-
shëm. Situata edhe më e keqe ishte në Greqi, por
aktualisht ishte e vetmja mundësi, i vetmi vend ku
mund të kërkohej azili i përkohshëm.
Të ndodhur përballë rrezikut ekzistencial,
shumica e pjesëmarrësve të Kongresit të Lipovicës,
fillojnë depërtimin drejt maleve të Budakovës,
Graiçevcit dhe të Jezercit. Disa nga pjesëmarrësit e
Kongresit tërhiqen nga plani për ikje nga Kosova
dhe kthehen në vendstrehimet e tyre, si dhe në
baza, të cilat i konsideronin si të mundshme për të
qëndruar, aq sa mund të qëndrohej në rrethana të
tilla.
Përmes korrierëve dhe të besuarve, Gjon
Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci e të tjerë,
hartojnë strategjinë e depërtimit drejt kufirit me
Shqipërinë, në kushte dhe rrethana tejet konspira-
tive, meqë pushtetarët komunistë kishin futur hafi-
jet në çdo fshat të Kosovës, e sidomos në fshatrat
afër kufirit me Shqipërinë.
40
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Salih Rexha nuk e kishte përkrahur largimin


nga Kosova, por kishte ndërruar bindjen nën
ndikim e Kadri Bebës dhe të udhëheqësve të tjerë të
NDSH-së. Ai, së bashku me Osman Bujakun,
Jetullah Zabelin nga Rezalla, Hysen Lutanin dhe
me disa atdhetarë të tjerë, mendonin se lufta për
çlirim e vendit nga regjimi jugosllav duhej të vazh-
donte. Pavarësisht nga rrethanat, ata mendonin se
më mirë ishte të binin në altarin e atdheut duke
luftuar, sesa duke ikur nga atdheu i robëruar.
Kreu Nacionaldemokrat në përbërje: Gjon
Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci, Kadri Beba,
Shemsi Hazir Gashi-Mramori, e të tjerë, kishin
marrë vendim për të lëshuar Kosovën, meqë men-
dohej se aktualisht nuk mund të zhvillohej rezis-
tencë e suksesshme, sidomos me faktin se luftën
dhe rezistencën shqiptare në Jugosllavi nuk do ta
përkrahte askush, madje as regjimi komunist i
Tiranës.
Në ditën e nisjes në drejtim të malësisë së
Budakovës, Salih Rexha, së bashku me të birin e tij
të pandashëm, Rexhepin vendos për t iu bashkuar
formacionit. Kishte ndërmend t`i ndihmonte
bashkëluftëtarët për të depërtuar në Shqipëri, apo
në Greqi, për të mos krijuar përçarje. Po qe se
aksioni kryhej me sukses, ai mendonte të kthehej
sërish në Kosovë, për të rezistuar deri në fund. Si
luftëtar i sporvuar me vjet të tëra në frontet e luftës,
Salih Rexha për veten e tij nuk kërkonte tjetër fat,
veç luftës.
Në fillim të gushtit të vitit 1946, Salihu me të
birin Rexhepin dhe Nezir Bujën e Zekë Lumën i
bashkohen formacionit NDSH-ist në malet e
41
AHMET QERIQI

Graiçevcit. Bajrush Zuka nga Lloshkobarja, duke


folur për periudhën e rrugëtimit drejt kufirit, ka
rrëfyer: Fillimisht u vendosëm në malet e
Neredimes. Përmes korierëve akordohej lëvizja
kryesisht gjatë natës, ndërsa ditën e kalonim në
vendstehime malore, larg rrezikut. Duke qenë se
kreu kishte marrë vendim për depërtim masiv, ishte
aplikuar taktika e lëvizjes në grupe, deri sa të kalo-
hej në Malësinë e vërrinit. Atje, mendohej se do të
takonin korrierët e Muharrem Bajraktarit. Unë isha
me grupin e Ferizajt, së bashku me kushëririn,
Mehdiun, dhe me disa anas nga rrethina. Nuk di
saktësisht se sa veta kemi qenë në formacion, por
më vonë kam mësuar se për në Shqipëri jemi nisur
rreth 110 apo 120 veta, meqë grupe luftëtarësh na
janë bashkuar gjatë rrugëtimit.. Përveç burrave ka
pasur edhe gra e nuse të luftëtarëve, të cilët men-
donin të gjenin shpëtim në rrugën pakthim dhe
pakurrëfarë sigurie.
Duke evokuar kujtimet e tij në
rrugën drejt paparashikuesh-
mërisë, luftëtari i sporvuar, Sadri
Duhla, në një bisedë me autorin e
kësaj monografie, në dhjetor të
vitit 1976, ndër të tjera ka
deklaruar:
Kisha detyrë të vështirë dhe
përgjegjësi për bashkëluftëtarët.
Për fat e njihja mirë terrenin,
meqë gjatë luftës kam depërtuar
disa herë nëpër Maqedoni, në
Greqi dhe në Shqipëri. Kam bërë
Bajrush Zuka
tregti me armë dhe duhan.
(1922-1998)
42
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Mirëpo nuk ishte e mundur të kaloje dy herë në të


njëjtën rrugë, meqë rrethanat kishin ndërruar. Në
anën tjetër kreu i NDSH-së kishte vendosur kalim-
in e luftëtarëve pjesë pjesë dhe krejt kjo e
vështirësonte lëvizjen tonë. Shpeshherë duke
lëvizur gjatë natës, përreth fshatrave, lëvizjet
tona i denonconin qentë, por edhe njerëzit besnikë
të regjimit të ri, në mesin e tyre kishte edhe të atil-
lë që kishin dezertuar nga radhët tona dhe që na
njihin ne dhe miqtë tanë.. Ata i dinin qëllimet e
lëvizjet tona.Unë personalisht kisha dyshim se
edhe në radhët e formacionit kishim njerëz të
OZN-s dhe kjo u vërtetua më vonë gjatë hetuesisë
kur më dënuam fillimisht me vdekje, më vonë me
amnisti dënimin e kthyen në 20 vjet burg të rëndë.
Disa herë kemi rënë në pritë të forcave partizane.
Kemi luftuar vetëm kur luftimet kanë qenë të
pashmangshme. Kisha fat që në pararojë ishte
Salih Rexhë Ribari, me të cilin jemi njohur edhe
më parë. Edhe pse 65 vjeçar ai kishte kondicion
fizik të një të riu.
Më kishin ngarkuar edhe
me një detyrë tjetër. Duhej që
përmes Januz Kepës ta takoja
Ibrahim Lutfiun që ndodhej i
strehur në malet e Bukoshit ,
meqë edhe ai kishte vendosur
të largohej nga Kosova.
Lëvizjet ishin vështirësuar.
Banorët e fshatrave rezervo-
heshin për të na ndihmuar me
Sadri Duhla ushqime, meqë kudo kishte
(1910-1987) hafije dhe po qe se zbulohej
43
AHMET QERIQI

jataku, jatakxhinë e pushkatonin pa gjyq, para


familjes. Kalonin ditë të tëra pa ngrënë. Hulumtonim
vendet ku fshatarët kishin mbjellë patate dhe ato i
merrnim tinëz gjatë natës. Kishte rrezik të ndizej
edhe zjarri për t`i pjekur shtalbat e misrit, apo për
t`i zier patatet. Por ishte edhe një fat për të mos
vdekur urie. Atë verë ka pasur pemë të shumta,
molla vere, dardha, kumbulla, dhe ia dilnim…
Formacioni i armatosur NDSH-ist kishte
depërtuar nga fshatrat e Drenicës Jugore, Krojmir,
Pjetërshticë, Dukë Karaçicë, Javor Luzhnicë, në
drejtim të fshatarve Carralevë, Rancë, Graiçevc,
Budakovë, Gjinoc, Grejkoc Korishë, Kabash. Pas
dhjetë ditë rrugëtimi të ngadalshëm dhe përplot
peripeti të rrezikshme, duke pritur grupi-grupin
dhe duke hulumtuar mirë terrenin, më 7 gusht
1946 luftëtarët depërtojnë në malet e Hoqës së
Qytetit, mbi Prizren.
Atë natë, të gjithë tok pushojnë në malet e
fshatit Bilushë. Ishin rreth 100 veta. Shumica të
lodhur nga rrugëtimi dhe të uritur. Disa edhe të
plagosur. Kishte edhe gra e nuse të luftëtarëve. Në
mesin e luftëtarëve ishte edhe mjeku Hamit Ahmeti
- Boshnjaku, me një ekip teknikësh të mjekësisë.
Municioni, dhe ato pak ushqime rezervë, ishin bar-
tur me kuaj. Formacioni kishte tre pushkami-
tralezë italianë të tipit, Breda. Shumica e luftë-
tarëve ishin të armatosur me pushkë italiane apo
gjermane të kalibrave të ndryshëm. Ata, përveç
municionit për pushkët dhe automatikët kishin
edhe bomba dore, raketa sinjalizuese dhe një sasi
të konsiderueshme të fishekëve.

44
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Pararoja e përbërë prej Sadri Duhlës, Salih


Rexhës, Rexhep Salihut, Islam Domanekut, Hysen
Lutanit, Qerim Gashit, Ismail Dragushës, Fetije
Kelmendit, Nezir Bujës, printe në ballë duke sigu-
ruar paraprakisht terrenin nga ku duhej të kalohej.
Në mëngjesin e 8 gushtit të vitit 1946, sapo
kishte zbardhur drita, Sadri Duhla heton se shtegu
ku duhej të kalonin ishte zënë nga forcat e ushtrisë
jugosllave. Përderisa Ismail Dragusha bën gati
mitralozin për sulm, disa predha të një pas
njëshme të forcave armike bien në mes të forma-
cionit që po dyndjej drejt jugut. Në moment u krijo-
het huti dhe kaos në mesin e luftëtarëve të sulmuar
befasisht. Salih Rexha, Sadri Duhla, Rexhep Salihu
zënë pozicionet dhe fillojnë të godasin në drejtim të
forcave jugosllave. Breshëria e parë e luftimeve
kishte zgjatur dy orë pandërprerë. Duke qenë se
forcat armike ishin në dijeni për rrugën dhe
shtegtimin e formacionit, ata kishin zënë të vetmen
pikë strategjike të depërtimit, afër një honi shkëm-
bor. Formacioni papritmas fillon të sulmohet edhe
nga dy anët. Tre mitralozët e luftëtarëve të NDSH-
së godasin forcat armike. Ismail Dragusha zbrazte
rafalet e njëpasnjëshme të mitralozit. Pranë tij i
mbante rrethatoret me fishekë, luftëtarja, Fetije
Kelmendi, e fejuara e Ismailit. Shumica e luftë-
tarëve, të cilët ishin të sprovuar dhe kishin marrë
pjesë në sa e sa beteja, zënë pozicione mbrojtje
duke rezistuar fuqishëm, për të mos lejuar depër-
timin e forcave armike. Njësia elite që përkujdesej
për Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun,
në krye me Azem Bellaqevcin merr masa për të sig-
uruar tërheqjen e mundshme, meqë forca armike
45
AHMET QERIQI

mund të mbyllte shtegun dhe luftëtarët do të ngel-


nin në rrethim. Sipas dëshmitarëve të kësaj beteje:
(Bajrush Zuka, Mustafë Kadriu, Sadri Duhla e të
tjerë), bëhet e ditur se luftimet kishin zgjatur deri
në orët e mesditës. Në ballë të luftimeve kishte
rënë: Emin Fejzullah Saraçi nga fshati Bivolak i
Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga Petrova. Predha
armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqir
Gjurkocit. (Pas tri jave vritet në një spital të të
Prizrenit dhe e varrosin në varrezat e qytetit. Nuk i
dihet varri). Ishin Plagosur lehtë e rëndë disa luftë-
tarë.
Duke përshkruar këtë ndeshje të papritur
dhe të befasishme, dr. Muhamet Pirraku në librin e
tij studimor për Mulla Idris Gjilanin shkruan: Më 8
gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u rrethua dhe u
sulmua befasishëm, duke shkaktuar panik në rad-
hët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit. Në një
ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë mitralozx-
hiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet Shipoli,
Beqir Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë, strategjisë
dhe trimërisë së Azem Jashanicës, -Bellaqevci dhe
Izet Murat Gjoshit, njësiti doli nga rrethimi duke i
lënë katër të vrarë dhe disa të plagosur. Tërheqja e
luftëtarëve e bë pa komandë dhe në drejtime të
ndryshme të grupeve dhe të individëve.( Vepra e citu-
ar f.352).
Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në
rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Gjon Serreçi
jep urdhër për tërheqje. Pikërisht në atë moment,
çeta e Salih Rexhës kishte depërtuar deri afër for-
cave armike, të cilat në pamundësi për të qëndruar
më gjatë, kishin filluar të tërhiqnin të plagosurit
46
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

duke u përgatitur për të zënë pozicionin mbrojtës,


disa qinda metra më larg vendluftimeve. Salih
Rexha, Islam Domaneku, Rexhep Salihu, Sadri
Duhla, Ismajl Dragusha, Qerim Banulla e të tjerë
nuk e kishin përfillur urdhërin për tërheqje dhe
ndërkohë mësyejnë drejt forcave jugosllave, që po
lëshonin pozicionet. Për ta detyruar Salihun të
tërhiqej, kishte shkuar Kadri Beba, i cili e kishte
bindur se tërheqja e forcave armike mund të bëhej
për qëllime taktike, për ta futur në kurthë tërë for-
macionin. Mendimin e Salih Rexhës për të çarë për-
para e kishin mbështetur islam Domaneku, Sadri
Duhla, Rexhep Salihu, Ismail Dragusha, Qerim
Gashi e disa të tjerë. Ndërkohë nga rrethimi del
edhe grupi i Gjon Serreçit, Salih Rexha i Ribarit,
Osman Gagica nga Laçiqi i Kamenicës dhe katër të
tjerë, dy kabashas dhe dy drenicarë. (M. Pirraku, po
aty… f 352).

Nezir Buja Islam Domaneku


(1906-1950) (1906-1947)
47
AHMET QERIQI

Drejt paparashikueshmërisë

Natën e 8 Gushtit të vitit 1946, formacioni


luftarak i NDSH-së merr fund. Ai shformësohet nga
aspekti i organizimit ushtarak. Shumica e luftë-
tarëve kishin filluar rrugën e kthimit në grupe, pa
u konsultuar me kreun komandues. Disa nga ata
ishin ndarë dhe nuk kishin pranuar të bisedonin
për fatin e mëtejmë. Forcat armike iu kishin rënë
në gjurmë dhe nga çasti në çast mund të binin
nëpër prita.
Më 10 gusht Kadri Beba, Ajet Gërguri, Azem
Bellaqefci dhe disa luftëtarë të tjerë kalojnë natën
në Ribar të Madh, pasi paraprakisht kishin
vëzhguar terrenin. Azem Bellaqevci me Ajet
Gërgurin, Izet Muratin depërtojnë në fshatin Sankoc
te Mulla Arif Shala. Ndërkohë atje arrin edhe
Ibrahim Lutfiu, të cilin e solli një mik i Arif Shalës
nga Carraleva. ( M. Pirraku, vepra e ciltuar f. 353).
Ibrahim Lutfiu do t’i bashkohet çetës së Osman
Bunjakut dhe të Ahmet Selacit në Shalë dhe në
Llap…
Grupi i Gjon Serreçit, prej Kabashit të
Prizrenit arriti në Ribar të Madh. Në këtë grup
ishin: Gjoni, Osman Gagica, Salih Rexha dhe dy
drenicarë të cilët do të ndahen dhe do të shkojnë në
njisitin e Hilmi Zariqit. Në Ribar nga grupi do të

48
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

ndahet edhe Salih Rexha ( me çetën e tij. A.Q.) Nga


mesi i gushtit Gjon Serreçi, i shoqëruar prej Osman
Gagicës do të gjendet në vise të Gadimes dhe të
Mirashit, prej nga do të kalojnë në vise të Kosovës
Lindore. (Vepra e cituar… po aty, f.353). Shemsi
Mramori me dhjetëra luftëtarë kishte depërtuar me
sukses në drejtim të Gollakut. Të gjithë ishin
shpërndarë në çeta të vogla prej tre deri në tetë
veta, me qëllim që të gjenin strehim më të sigurt.
Derisa formacioni i UNDSH-së ishte
shkapërderdhur pasi nuk arrin të depërtojnë në
Shqipëri apo në Greqi grupi militant në përbërje:
Osman Bujaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla,
Ukshin Kovaçica, Sherif Tërstena, Imer Radisheva,
Hysen Lutani e të tjerë, më 11 gusht të vitit 1946
kishin krijuar Divizionin shqiptar të Ibrit.
Komandant i divizionit Ahmet Ahmeti, ndihmës,
Jusuf Boletini. Për krijimin e këtij Divizioni përfaqë-
suesit e kishin lajmëruar komandantin dhe them-
neluesin e Besës Kombëtare, Ymer Berisha. Në
letrën dërguar profesor Berishës shkruan: Në shto-
jcën e këtij akti iu dorëzojmë vendimet e para të
mbledhjes ushtarake që prezentojnë kështu:
Ky divizion iu informon se për nevoja të qar-
qeve dhe rretheve ka bërë lidhje sipas vendimit,
prandaj kërkojmë që organizata Juaj të mbajë lidhje
të drejtpërdrejta me ta si politikisht, ushtarakisht
dhe materialisht, me rregull dhe sa më shpesh. Nëse
organizata e sheh të arsyeshme dhe të drejtë që të
takohemi, na lajmëroni me shkrim. Malet e Lira 11.8.
1946.(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë
Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë,botuar në
VJETAR XXV-XXVI, Prishtinë 2001.f. 256).

49
AHMET QERIQI

Jatakët dhe bukëdhënësit


e atdhetarëve të fshatrave rreth Blinajës

Salih Rexha nuk kishte marrë pjesë në struk-


turat që hartonin koniuktura të veprimeve politike.
Ai i takonte botës autentike shqiptare të rezis-
tencës. Ishte sporvuar, e kishin sprovuar dhe i
kishte sprovuar shumicën e shokëve dhe të
bashkëluftëtarëve. Nuk i bënte zemra as këmba të
largohej nga Kosova dhe të linte familjen dhe
Kosovën nën dhunën sadiste të kriminelëve. Salihu
i besonte vetvetes, forcës dhe përkushtimit. E dinte
se forcat okupatore ia kishin djegur shtëpinë, ia
kishin konfiskuar pasurinë, i kishin rrahur disa
nga mashkujt. Mirëpo, e dinte po ashtu, se derisa
ai me çetën e tij qëndronte ilegalisht, tradhtarët
dhe UDB-ashët kishin frikë, sepse jo vetëm njëherë
ishin sulmuar dhe asgjësuar aty ku nuk e pritnin.
Mllefi i luftëtarëve të lirisë ishte derdhur në kokat e
tyre.
Dimrin me dëborë dhe acar të vitit 1947 e
kalon në malet e Blinajës, së bashku me Kadri
Bebën, pastaj djalin dhe bashkëluftëtarin më të
paepur, Rexhepin, Zekë Lumën, Nezir Bujën, Islam
Domanekun, Mustafë Domanekun, Ismail
Dragushën e të tjerë. Për të qenë sa më ekspeditivë
dhe sa më të lirë në veprime, Salihu kishte
propozuar që luftëtarët të ndaheshin në çeta të
50
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

vogla. Në rast nevoje të komunikonin, mes veti, por


askund të mos qëndronin së bashku më shumë se
tre, apo katër veta.
Një pjesë të dimrit të vitit 1946-1947, Kadri
Beba me djalin Mustafën e kishin kaluar në
Krojmir, Në Rancë te Zeqir Ranca, në Graiçevc dhe
në Korishë. Një strehimore tejet të sigurt për Kadri
Bebën dhe djalin e tij, Mustafën, asokohe 18 vjeçar
e kishte sajuar, dhëndrri i Kadriut, Ali Emin Miftari
nga fshati Krojmir. Duke folur për ato kohë, Aliu
rrëfen:
Kisha sajuar një strehi-
more nën oxhakun e
shtëpisë. Në oxhak Kisha
vendosur dy rrasa të mëd-
haja dhe tejet të rënda, të
cilat lëvizeshin vetëm duke i
shyrë prapa në mur në një
segment të caktuar. Brendia
e strehimores ishte e rreg-
ulluar me drunj dhe kishte
kushte të mjaftueshme hig-
jenike për jetë. Rreziku ishte
vetëm me rastin e hyrjes
apo të daljes, por në raste të
Ali Emin Miftari tilla e siguronim terrenin
duke e vëzhguar së bashku
me babanë, vëllanë, nënën, gruan time, Xhevahiren,
e bija e Kadri Bebës.
Një natë vonë, një denoncues i fshatit, kishte
parë se Kadriu kishte hyrë në oborr. Ne nuk e
kishim hetuar. Gjatë natës, hetova se shtëpia ishte
rrethuar, por nuk kisha pikë dyshimi se mund të
51
AHMET QERIQI

zbulohej vendqëndrimi ilegal. Me të zbardhur dita,


milicët dhe të besuarit e tyre, thyen derën e oborrit,
derën e shtëpisë dhe u futën brenda. Mua, dhe
babanë tim, Mulla Eminin, na mbanin lidhur derisa
kontrolluan tërë shtëpinë. Me orë të tëra gërmuan në
vende të caktuara, por askujt nuk i shkonte në
mendje të luante rrasat e mëdha të oxhakut, ku
ishte hyrja për të strehimore.
Po në Krojmir, në shtëpinë e Adem Tahirit
dhe Muharrem Tahirit ishte strehuar disaherë edhe
Salih Rexha me çetën e tij. Ai kthente te nipat, të
cilët bënin roje të dyfishtë përforcuese, gjatë kohës
kur daja u tyre Salihu ndodhej në odë, apo në
ndonjë plevicë. Hafijet e fshatit përcillnin lëvizjet e
Salih Rexhës dhe të Kadri Bebës. Ata ishin tejet të
sigurt për vendstrehimin e tyre në Krojmir, meqë
kishin vëzhguar lëvizjet e tyre gjatë natës. Mirëpo,
pasi nuk kishin arritur t`i kapnin në vepër, edhe
pse i kishin rrethuar këto dhe familje të tjera,
inspektorët e OZN-ës prangojnë Adem Tahirin dhe
Muharrem Tahirin. Ata i nisin për në postko-
mandën policore të Magurës, ku edhe i torturojnë
mizorisht.
Duke folur për një moment të rastësishëm,
dëshmitari i kësaj ngjarjeje Vehbi Shamolli nga
fshati Shalë, i cili kishte ndodhur në stacionin
policor të Magurës në dhjetor të vitit 1946, për një
kontest pronësor ka rrëfyer. Nga dritarja e korridorit
ku më kishin thënë të pritja, shihja në oborr milicët
duke rrahur Ademin dhe Muharremin. Nga torturat
shtazarake disaherë ishin alivanosur. Milicët i
tërhiqnin zvarrë, i ngritnin në këmbë dhe sërish i tor-
turonin. Asnjëri nuk nxirrte zë nga goja, përveç
52
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

gjëmimeve dhe ofshamave nga goditjet mizore. Një


milic, të cilin e njihja dhe më njihte, m`u afrua e më
tha: I sheh, e kemi prue në derexhe të dekës, ua
kemi thyer duar e brinjë, por nuk tregojnë. Jemi më
se të sigurt se jo vetëm e dinë ku ndodhen banditat,
por për natë ua çojnë bukën në male. Gjatë tërë
natës i kishin lënë në dëborë. Nga torturat të dy
kishin mbetur invalidë të përjetshëm.

Muharrem Tahiri Adem Tahiri


(1888-1986) (1890-1991)

Pavarësisht se milicët iu kishin thyer brinjët,


pavarësisht nga kërcënimet se do t`i pushkatonin
me gra e fëmijë, po të diktonin se po iu jepnin bukë,
Ademi, Muharremi, si dhe Rrahman Qeriqi, i biri i
Muharremit, nuk u thyen. Ata dinin për lëvizjet,
dhe vazhdimisht, në orët e vona të natës, në dëborë
e stuhi, iu dërgonin dajallarëve bukën e kuqe të
53
AHMET QERIQI

misrit meqë ishin tejet të varfër dhe nuk kishin


asgjë tjetër, as për veten, as për fëmijët e tyre.
Ismail Dragusha, me bashkëshorten, Fetije,
gjatë dimrit të vitit 1947 ishte strehuar në shtëpinë
e Xhemë Islamit në Krojmir. UDB-ja nuk dyshonte
në këtë familje, meqë disa burra ishin inkuadruar
në radhët e pushtetit, por mbanin lidhje edhe me
grupet militante NDSH-iste, të cilat kërcënoheshin
me vdekje nga regjimi. Halim Hysen Bajrami, babai
i të cilit qe vrarë në Blinajë më 14 prill 1943 nga
banditët, duke sjellë në kujtesë kohën e strehimit
të Ismail Dragushës në shtëpinë e Xhemë Islamit,
rrëfen: Isha i ri dhe kohë pas kohe mbaja kontaktin
e Ismajlit me vëllanë e tij Xhemajlin. Ismajli, së
bashu me bashëshOrten e tij luftëtare ishte strehuar
në shtëpinë tonë. Hyja dhe dilja tinëz, për të përcjel-
lë porositë e Ismajlit në familjen e Dragushëve në
Rufc të Vjetër. Ata frikësoheshin tejmase nga repre-
sioni që OZNA ushtronte kundër tyre. Sa herë shko-
ja atje takoja nënën e Ismajlit, të cilës i jepja
porositë.” Islam Domaneku me të vëllanë ishte stre-
huar në Pjetërshticë te Hysri Dugolli dhe te Qazim
Arifi. Një kohë kishin qëndruar edhe te Ajet Godeni
i Karaçicës. Në shtëpinë e këtij mikëpritësi, disa
muaj pas luftës kishte qendruar dhe nuk ishte zbu-
luar Shefqet Bylykbashi i Baicës. Krojmiri,
Pjetërshtica, Karaçica, Shala e Zborci ishin vend-
strehime besnike të çetave të Salih Rexhës, Kadri
Bebës, Islam Domanekut, Ismajl Dragushës, etj.
Përkushtimi që treguan familjet atdhetare të kësaj
ane për të mbrojtur grupet nacionaliste qe
jashtëzakonisht i zellshëm edhe pse më vonë me
pasoja të rënda, meqë regjentët e OZN-ës përmes
54
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

denoncuesve kishin zbuluar pothuajse të gjithë


“jatakët”. Shumë bukëdhënës atdhetarë u shtruan
në dajak, u lanë zbathur mbi dëborë, u dënuan me
burg dhe u maltretuan mizorisht nga OZN-a, me
qëllim për të zbuluar jatakët, ata të cilët rrezikonin
edhe familjet e tyre, por nuk pranuan të tradhtonin
apo ta prenin në besë mikun. Disa prej tyre mbeten
invalidë të përjetshëm, disa vdiqen nga pasojat e
torturave fizike.

Mulla Emin Miftari Ajet Godeni


(1888-1980) (1886-1974)
Pushteti titist, në aksion për të zbuluar luftë-
tarët e lirisë që ndodheshin nëpër male, në disa
raste kishte ndëshkuar edhe hafijet denoncues,
sepse kishin filluar të dyshonin në besnikërinë e
tyre. Ata, në shumë raste tregonin shenjat deri te
shtëpia e strehuesit, por nuk gjendeshin dot luftë-
tarët NDSH-istë, që i kërkonte regjimi. Një denon-
cues nga Krojmiri, një natë të errët kishte rënë në
55
AHMET QERIQI

pritë të partizanëve afër shtëpisë së Haxhë Halilit.


Ai shkonte për t`iu treguar milicëve se Kadri Beba,
nuk ndodhej te Haxhë Halili. Pa arritur të tregonte
se ku ndodhej Salih Rexha e Kadri Beba, e godet
për vdekje rafali i automatikut të një pritëzënësi, i
cili e dinte cili ishte dhe përse ngutej ta takonte
komndantin e OZN-ës. Më vonë qe mësuar se ishte
vrarë njëri ndër denoncuesit më të zellshëm të
fshatit. Rasti ishte mbyllur, meqë milicët kishin
përhapur versionin se i vrari kishte rënë në pritë të
ballistëve. Duke parë se rrethi po bëhej gjithnjë e
më i ngushtë dhe me qëllim që të mos iu shkak-
tonin pasoja fatale miqve dhe të afërmëve, Salih
Rexha merr vendim për të ndërtuar strehimore në
kompleksin pyjor të Blinajes. Ai ishte së bashku me
të birin, Rexhepin, me Zekë Lumën e Kraishtës dhe
Nezir Bujën e Bujanit. Kadri Beba me të birin
Mustafën, askohore 18 vjeçar, përkohësisht kishte
depërtuar në Rancë dhe në Graiçec. Islam
Domaneku në Pjetërshticë, ndërsa Ismajl
Dragusha, Fetije Kelmendi Dragusha, në një strehi-
more të sigurt në famijlen e Xhemë Islamit në
Krojmir, e cila nuk ishte nën dyshim të njerëzve të
pushtetit.
Familjarët, apo jatakët ku më së shpeshti
janë strehuar, kanë marrë bukë e rroba, dhe ku
kanë qëndruar kohë pas kohe luftëtarët e NDSH-së:
Salih Rexha, Kadri Beba, Islam Domaneku,
Mustafë Kadri Beba, Rexhep Salih Rexha, Nezir
Buja, Zekë Luma, Beqë Zeqiri e të tjerë në fsha-
trat e rrethit të Blinajës dhe në disa fshatra të
Rrafshit kanë qenë: Emin Miftar Shema, Adem
dhe Muharrem Tahiri, Mahmut Imeri, Haxhë
56
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Halili dhe Xhemë Islami në Krojmiri. Ali Rexhë


Bajrami nga Crraleva, Liman Ahmeti, Sylë
Zborci, Xhemë Jetullahu nga Caraleva, Izet
Jetishi nga Zborci, Ajet Godeni nga Karaçica,
Qazim Arifi, Hysri Dugolli, Hazir Bajrami nga
Pjetërshtica, Sadri Ilazi nga Torina, Ramadan
Banushi, Shaban Bejta nga fshati Poturvoc, Izet
Haxhiu, Minush Haxhiu dhe Rexhep Bilalli nga
fshati Rashincë. Haradin Mëziu nga fshati
Vërshec, Aziz Jetë Hasani, Ramë Aliu, Qazim
Sopjani, Mulla Azizi, nga fshati Godanc Zeqir
Ranca, nga fshati Rancë, Halit Sahiti nga fshati
Graiçec, Shyqeri Ejupi nga Gadimja, Imer
Burrnuiku nga Vojnovci, Haxhi Nurë Mujota nga
Mallapolci, Shaqir Kurtaj i Vojnovcit, Sylë Sylaj
i Vojnovcit e dhjetëra e të tjerë.
Në mesin e atyre që ishin
ndëshkuar mizorisht nga
OZN-a kanë qenë: Adem dhe
Muharrem Tahiri, Xhemajl
Hallaqi, Ramiz Bujani, Haqif
Bujani, Shefki Llugiqi, Tahir
Varigovci, Haradin Mëziu.
Këta të fundit janë torturuar
nga oficerët e OZN-ës dhe
nga disa shpirtshitur shqip-
tarë, në odë të Man Kleçkës,
të cilën partizanët e kishin
kthyer në një lloj burgu të
improvizuar në vitet 1947-
1948..
Nga e djathta: Beqir
dhe Hazir Bajrami
57
AHMET QERIQI

58
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Dimri i përgjakshëm i vitit 1947


Takimi i parafundit i Salih Rexhës me
Islam Domanekun

Në acarin e janarit të vitit 1947, Islam


Domaneku takohet me Salih Rexhën në bunkerin e
Zhablakut në Blinajë. Ai i rrëfen Salihut se nuk
ishte mirë me shëndet nga qendrimi në male.
Kishte vendosur të shkonte te ndonjë mik në fsha-
trat e Rrafshit, në mënyrë që të kontaktonte ndon-
jë mjek dhe të merrte barna për shërim. Astma po
e ngulfaste dhe nuk besonte se mund ta kalonte
dimrin nëpër male dhe strehimore të ftohta.
Asokohe ndodhej së bashku me djalin e vëllait,
Mustafën.
-Ki kujdes, i thotë Salihu. E di se ke pasur
shoqëri me Brahim Hoxhollin, por ai tashmë e ka
shitur shpirtin.
-Edhe në e pastë shitur, më lehtë ia marr unë
atij, sesa ai mua, thotë dhe ndahen. Islam dhe
Mustafë Domaneku shkojnë në Ribar, pikërisht në
familjen e Brahim Hoxhollit. Brahimi gjatë luftës
kishte mbështetur fuqishëm forcat nacionaliste.
Vëllëzërit e tij kishin marrë pjesë në likuidimin e
një bande komunistësh serbë në fshatin Grackë,
më 1 shkurt të vitit 1943.
Duke qenë se ngarkohej edhe për shumë faje
të tjera, dhe me qëllim për të shpëtuar veteveten e

59
AHMET QERIQI

familjen, Brahim Hoxha ishte thyer dhe kishte


pranuar bashkëpunimin me forcat komuniste par-
tizane. Ishte edhe një arsye tjetër që ndërmori atë
veprim. Familja Haxholli i Ribarit ishte në armiqësi
shekullore me familjen e Kadri Bebës dhe të Salih
Rexhës. Ai mendonte se regjimi titist do të shprehte
miratim për armiqësinë që kishte me Bebajt e
Ribarit. Regjentët e UDB-së kishin pranuar ofertën
e Brahimit, edhe pse nuk i besonin. Ata donin ta
sprovonin në vepër, në mënyrë që të shfrytëzonin
dhe pastaj t`ia përgatitnin ndonjë kurth.
Islam Domaneku, Ismajl Dragusha e atd-
hetarë të tjerë kishin informacione lidhur me
veprimet plot dyshime të Brahim Hoxhollit. E dinin
po ashtu edhe armiqësinë që kishte zgjatur një
shekull në mes të të parëve të tij dhe Bebajve të
Ribarit. Dezertimin e Brahim Hoxhollit e kishin
interpretuar më tepër si shprehje të vazhdimësisë
së armiqësisë me Bebajt, edhe pse në të vërtetë nuk
ishte ashtu. Brahimi, sipas të gjitha gjasave,
armiqësinë me Bebajt donte ta shfrytëzonte për të
rehabilituar disa nga veprimet e tij gjatë luftës, në
kohën kur Kadri Beba kishte qenë kryetar komune,
ndërsa Salih Rexha komandant i vullnetarëve të
rrethit të Lypjanit, të cilët mbronin vijen kufitare
me Serbinë, në Prapashticë dhe në Merdare.
Versionit të Brahim Hoxhollit se gjatë luftës kishte
qenë i detyruar të vepronte sipas udhëzimeve të
Kadri Bebës, për të mos iu hakmarrë atij dhe famil-
jes, realisht mund t’i kishin besuar edhe regjentët e
OZN-ës. Edhe pse e vërteta ishte ndryshe. Salihu
dhe Kadriu asnjëherë nuk kishin menduar që ta
shfrytëzonin pozitën e tyre gjatë asaj kohe, me
60
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

qellim t’i hakmerreshin Brahimit dhe familjes


Hoxhaj, me të cilën kishin një armiqësi rivale,
shekullore. Përkundrazi ata e kishin pranuar
Brahimin në radhët e luftës dhe ai kishte treguar
me vepër se i urrente koministët. Së bashku me
vëllezërit e tij i kishte likuiduar në fshatin Grackë ,
më 1 shkurt të vitit 1943. Rrethimin dhe likuidimin
e komunistëve serbë e kishte bërë së bashku me
Islam Domanekun, Nezir Bujën e të tjerë. OZN-a
kishte rezerva dhe dyshime të mëdha në qëndrim-
in e Brahimit. Edhe atë e urrenin po aq sa Kadri
Bebën dhe Salih Rexhën. Mirëpo përçarjen në mes
tyre, ata, do ta shfrytëzonin me shumë djallëzi dhe
dinakëri.
Dy-tri ditë pas futjes së Islam dhe Mustafë
Domanekut te hoxhajt, në Ribar, u kapen gjallë.
Rrethanat e zënies asnjëherë deri tani nuk janë
sqaruar në tërësi, sepse edhe hoxhajt kishin kri-
juar armiqësi me disa familje në Ribar, andaj mund
të kenë qenë pre e përfoljeve të ndryshme. Nuk do
përjashtuar rasti që Islam dhe Mustafë Domankeu
të kenë qenë të denoncuar nga ndokush tjetër.
Megjithatë, vëllai i Islam Domanekut, Ilaz
Domaneku, në rrëfimet e tij ka saktësuar disa të
dhëna, të cilat flasin për kapjen në pabesi të Islamit
dhe Mustafës…

61
AHMET QERIQI

Qëndresa heroike e çetës së Salih Rexhës


në Blinajë, janar 1947

Forcat policore të ndihmuara edhe nga ato


ushtarake kishin rrethuar një rreze të gjerë vepri-
mi, afër vendit ku ndodhej bunkeri i Salih Rexhë
Ribarit dhe i çetës së tij.
Ishte mëngjesi me acar të ashpër i 12 janarit
të vitit 1947. Një zë i panjohur, në afërsi prej rreth
300 metra larg bunkerit, përmes megafonit, kërkon
nga Salih Rexha dhe nga të pranishmit që të dorë-
zojnë armët, duke iu bërë me dije se ishin të
rrethuar nga të katër anët. Forcat e OZN-ës kishin
të dhëna se gjoja brenda bunkerit të fortifikuar
ndodheshin dhjetëra luftëtarë atdhetarë.
Oficerët e OZN-ës, duke i mbajtur duarlid-
hur, kishin urdhëruar Islamin dhe Mustafën të
niseshin drejt bunkerit, duke menduar se Salihu,
do të kursente të dy shokët e luftës dhe të idealit,
ndërkohë që forcat policore iu shkonin prara duke
përdorur si pegje. Në momentin kur ishin afruar
rreth 100 metra afër bunkerit, duke kuptuar
kundërveprimin e Salihut dhe kodin e veprimit të
stilit të moçëm të komitëve, Islami dhe Mustafa në
çastin e caktuar bien për tokë. Në moment kishte
shkrepur rafali i mitralozit të Rexhep Salihut dhe
pushka habertare e Salih Rexhës. Derisa Islami
dhe Mustafa po mundoheshin të depërtonin
barkaz, durlidhur, nga prapa shpine i godasin për

62
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

vdekja rafalët e mitralozit të milicisë së OZN-ës.


Gjatë shkëmbimit gjysmë orësh të zjarrit, në radhët
e forcave policore ishin vrarë dhe plagosur dhjetëra
milicë dhe hafije. Luftimet kishin ndaluar për një
çast.
Kishte dështuar edhe për-
pjekja e dytë që kishin ndër-
marrë forcat policore për ta
asgjësuar bunkerin.
Ndërkohë arrin njësiti
ushtarak nga Prishtina dhe
urdhëron forcat policore të
tërhiqen. Ata vendosin tre
minahedhës të kalibrit 122
mm, dhe pa vonuar fillojnë sul-
min në një rreze përreth
bunkerit, duke goditur nga të
Islam Domaneku tri anët. Forcat e shumta
policore kishin vënë pika të
shumta rrethimi në të gjitha pikëkalimet nëpër
Blinajë.
Pas granatimit të bunkerit me dhjetëra pred-
ha të minahedhësve, komandanti sllavomaqdon
nga Shkupi, urdhëron njësitë sulmuese të këmbë-
sorisë t`i ofrohen bunkerit. Kur ata afrohen në një
rreze veprimi rreth 100 metra, sërish fillon
breshërinë mitralozi i Salih Rexhës, pushkët dhe
automatikët e Zekë Lumës, të Rexhep Salihut dhe
të Nezir Bujës.
Sërish komanda kishte urdhëruar tërheqjen
dhe sërish kishte filluar zjarri nga minahedhësi.
Nga ana e sipërme e bunkerit plumbi i pushkës së
Salih Rexhës godet shenjëtarin e minahedhësit.
63
AHMET QERIQI

Në kohën e sulmit frontal mbi bunker, në


orët e mbrëmjes, Salih Rexha me çetën e tij heroike
kishte arritur të tërheqej. Plagë të rënda në shtat
kishte marrë Zekë Luma, të cilin gjatë tërheqjes e
ngarkojnë mbi supe Rexhep Salihu dhe Nezir Buja.
Në dorën e majtë kishte një plagë nga ciflat e pred-
hës edhe Salih Rexha.
Atë natë, për habinë e të gjithëve zhduken
në terr katër luftëtarët militantë të lirisë. Askush
nuk mund t` iu binte në gjurmë. Sikur t`i kishte
lëshuar toka. Si duket Salihu me çetën e tij
kishte sajuar një strehimore të sigurt në malet
e Pjetështicës, për të cilin nuk dinte askush
përveç tyre. (Pas mbarimit të luftës së UÇK-së, në
vitin 2000, në Pjetërshticë të Drenicës, është zbu-
luar një shpellë e përmasave të jashtëzakonshme,
ku mendohet se ka dimëruar tri vjet rresht Salih
Rexha me çetën e tij.).
Tri ditë më vonë, kur forcat ushtarake dhe
policore ishin tërhequr në tërësi. Rexhep Salihu
dhe Nezir Buja, Zekë Lumën e plagosur rëndë e
çojnë në Zborc. Zekë Luma me ndihmën e
bashkëluftëtarëve vendoset në shtëpinë e Aziz
Hasanit në fshatin Godanc. Azizi i ndihmon në
shërimin e plagëve, ndërkohë që Zeka kontakton
me të vëllanë dhe sërish kthehet në çetën e Salih
Rexhë Ribarit. Zeka kishte mbijetuar falë moshës
së re dhe ndihmës mjekësore që i kishin ofruar të
afërmit.

64
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Ilaz Domaneku nga Ferizaj, duke folur për


fatin tragjik të Islam Domanekut dhe të djalit të vël-
lait, Mustafë Domaneku rrëfen:
Pas vrasjes së
Islamit dhe të Mustafës
në dimër të vitit 1947 në
Lipovicë, para bunkerit ku
kishte rezistuar çeta e
Salih Rexhës, kam kon-
taktuar me Feriz Lumën
nga Kraishta, vëllanë e
Zekë Lumës. Ferizi asoko-
he kishte kontaktuar me
Zekën, i cili ia ka rrëfyer
tërë ndodhinë e ditës së
rënies të Islamit dhe të
Mustafës në Lipovicë.
Ilaz Domaneku Sipas fjalëve të Zekës ( të
interpretuara nga vëllai tij
Ferizi) atë ditë më 12 janar UDB-a kishte sjellë para
bunkeerit Islamin e lidhur -tre katërqind hapa para
bunkerit. Nga ajo distancë Islami iu kishte drejtuar
Zekës, duke i shpjeguar se kush ishte dhe kush e
kishte zënë. Në momentin kur kishte përmendur
emrin e Brahim Hoxhës nga Ribari Madh, si zbulues
e denoncues, forcat e milicisë e kishin goditur nga
prapa. Me t’u dëgjuar të shtënat, kishte filluar
breshëria e rafalëve nga të dy anët.
Duke folur për mënyrën dhe rrethanat miste-
rioze të kapjes së vëllezërve të tij në Ribar të Madh,
Ilaz Domaneku vazhdon rrëfimin: Islami dhe
Brahim Hoxholli gjatë luftës kanë pasur kontakte
dhe shpeshherë kanë bashkëvepruar. Pas mbarimit
65
AHMET QERIQI

të luftës Brahim Hoxholli nga Ribari Madh inkuadro-


het në radhët e komunistëve. Duket sikur edhe më
parë ai kishte pasur kontakte me ta. Islami ka
besuar se te Brahimi mund të qëndronte pa u hetu-
ar nga UDB-a. Ai ka kontaktuar me Brahimin
përmes Azem Feratit dhe Ismail Tërpezës, të cilët
kanë ditur për strehimin e Islamit te Brahim
Hoxholli. Natën e tretë apo të katërt të qëndrimit ka
intervenuar UDB-a. Islamin kanë arritur ta lidhin,
ndërsa Mustafa e ka sulmuar fizikisht të zotin e kon-
akut, i cili vdes pas dy ditëve. Familjarët e tij kishin
përhapur lajmin se i zoti i konakut, ku janë zënë
Islami dhe Mustafa, kishte vdekur papritmas nga
puçra e keqe. E di unë, e dinë të gjithë se Islami e
Mustafa janë kapur gjallë te Hoxhollët e Ribarit. Kjo
ka ndodhur para 50 vitesh. Djemtë dhe trashëgim-
tarët e tyre nuk mund të shpallen fajtorë për
veprimet e baballarëve të tyre… Deklarata e Ilaz
Domanekut është botuar në gazetën “ Bujku” në
gusht të vitit 1996, me rastin e pesëdhjetëvjetorit të
shënimit me një manifestim përkujtimor të
Kongresit të Lipovicës, në shkollën e fshatit
Vërshec. Deklaratën e ka publikuar autori i kësaj
monografie.

***

Kronistët e kohës, familjarët e tyre që i për-


cillnin lëvizjet, besnikët e sprovuar të regjimit titist,
nuk arrinin të kuptonin se ku fshihej Salih Rexha
me çetën e tij, Barinjtë e fshatit Pjetërshticë trego-
nin se në male ishin do vrima të papashme ku
humbisnin gjurmët sidomos dhitë, qentë, delet.
66
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Askush nuk dinte se ç ndodhte dhe të gjitha hum-


bjet e bagëtisë ua përshkruanin hajnave, apo edhe
luftëtarëve, që edhe disa vjet pas luftës, kohë pas
kohe hetoheshin nëpër male.
Salih Rexha dhe tre luftëtarët e tij besnikë
sogjetonin, vëzhgonin, kalonin nga një vend në
tjetrin. Lëvizjet i kryenin gjatë natës, ndërsa
ruheshin që kur hynin te ndonjë i njohur, të mos
lenin gjurmë, që mund të diktoheshin. Në rast kur
ndodhte që terreni ishte i mbuluar me dëborë, me
rastin e hyrjes te miqtë, mbi opingat e llastikut
mbathnin mbrapshtë opingat rezervë. Fërkema e
hyrjes tregonte daljen nga shtëpia.
Jeta në ilegalitet të thellë i kishte bërë shumë
të ndjeshëm. Kishin ndërmarrë masa të shumta
sigurie për të ruajtur miqtë e të njohurit më shumë
se vetveten. Te cilido mik që ndodheshin përveç
ndonjë burri besnik të zotit të shtëpisë, rregullisht
ushtronte roje, djali, Rexhepi, dyzetvjeçar apo
ndonjëri nga dy bashkëluftëtarët e Salihut, Zekë
Luma dhe Nezir Buja.

***

Në shkurt dhe në mars të vitit 1947, OZNA


kishte arritur të prangoste Ajet Gërgurin, Gjon
Sereçin, Ukë Sadikun, Osman Bunjakun dhe
shumë UNDSH-istë të tjerë të cilët u pushkatuan
më 31 gusht të vitit 1947. (Faton Mehmetaj
Veprimtaria kriminale e dorës së zezë serbe në trojet
shqiptare, Prishtinë 2004.fq.348,). Disa nacionalistë të
moshës së re ishin dorëzuar, meqë shpresonin se
nuk do të pushkatoheshin pasiqë sikur thuhej,

67
AHMET QERIQI

nuk i kishin të lyera duart me gjak.


Në mesin e të dorëzuarve nga radhët e bashkëluftë-
tarëve të Kadri Bebës e Salih Rexhës ishin edhe
Selman Buja, Qerim Selim Banulla e të tjerë.
Represioni shtetëror jugosllav po ashpërso-
hej edhe më tej, për shkak se kishin filluar kundër-
shtimet dhe armiqësitë edhe në mes të Tiranës dhe
Beogradit. Mirëpo kjo armiqësi nuk nënkuptonte
amnistinë e NDSH-stëve nga regjimi komunist i
Tiranës, por përforconte urrejtjen e pushtuesit për
të gjithë shqiptarët, madje edhe për një pjesë të
tyre, që kishin luftuar së bashku kundër fashizmit.
Regjimi i satanait iu besonte vetëm asaj pjese të
shqiptarëve shpirtshitur, që denonconin vëllezërit
dhe familjen e vet. Mjerisht, kishte shumë të tillë,
vegla të verbëra të mimikërisë së neveritshme
njerëzore. OZN-a kishte depërtuar me kohë edhe në
radhët e vetë Lëvizjes NDSH-iste. Ibrahim Hoxholli
nga Ribari i Madh, i cili së bashku me disa
bashkëluftëtarë të tij kishte likuiduar grupin prej 9
komunistëve në fshatin Grackë e Serbëve dhe
kishte marrë pjesë në shumë luftime kundër for-
cave serbe, ishte amnistuar nga OZNA, me kusht
që të sajonte kurthe dhe të kapte gjallë luftëtarët që
ndodheshin nëpër male. Ai kishte krijuar një rreth
shpirtshiturish në Ribar, në Rufc, në Shalë, në
Krojmir dhe në Petrovë, pikërisht në vendet ku
mendohej se strehoheshin grupet e Kadri Bebës,
Salih Rexhës, Ismajl Dragushës e të tjerëve.
Brahim Hoxholli, me disa kushërinj, pastaj një
besnik i tij nga Ribari i Vogël, një udbash truthar
nga Shala, një bashkëfshatar i tij nga lagja e
Terpezëve, një nip i tij nga lagjja e Graiçecëve, për-
68
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

bënin vetëm njërin grup të denoncuesve, që gjur-


monte luftëtarët e mbetur maleve. Në kurthin e tyre
kishte rënë: Islam Domaneku Mustafë Domaneku,
Arif Shala, Ismajl Dragusha, Fetije Kelmendi
Dragusha e të tjerë.
Popullata shqiptare e Kosovës ndodhej buzë
katastofës ekzistenciale. Ushtrohej presion fashist
edhe me të ashtuquajturin aksion të mbledhje së
tepricave. Familjeve skamnore iu merrej edhe oka e
fundit e miellit në magje. Vendi ishte katandisur në
mjerim e skamje.

Torturat dhe mizoritë e OZN-ës kundër


familjeve Bebaj-Rexhaj të Ribarit të Madh

Në dhjetor të vitit 1944, forcat partizane


jugosllave kishin filluar represionin djallëzor
fashist kundër familjeve të cilat trajtoheshin
armike të pushtetit popullor. Bandat OZN-iste e
partizane në krye me komandant Zekë Ademin, for-
cat bandite të Spasoje Gjakoviqit e Zhivko
Mitroviqit, dhe të tjerëve, rrethojnë familjen Bebaj-
Rexhaj në Ribar të Madh.
Fillmisht ata rrethojnë lagjen Graiçevci dhe
familjen Hoti të Ribarit të Madh, të cilët ishin miq
të Kadri Bebës. Ndërkohë forcat partizane në krye
me inspektorët e OZN-së futen dhunshëm në
shtëpinë e Kadri Bebës.
Në vjeshtë të vitit 1947, forcat e shumta të
OZN-ës ndërhyjnë dhunshëm në familjet Bebaj-
Rexhaj të Ribarit të Madh. Ata fillimisht e sulmojnë
69
AHMET QERIQI

Veli Halilin, i cili kundërshton ndërhyrjen në


shtëpinë ku ndodheshin fëmijët e gratë. Pasi
kacafytet me ta, milicët e Titos e rrahin mizorisht
Veli Halilin e lidhin te gardhi dhe fillojnë ta ndëshko-
jnë barbarisht, në prani të pjesëtarëve të familjes.
Ndërkohë prangojnë edhe Selim Halilin, Sejdi Bebën,
vëllanë e Kadriut, dy djemtë e Sejdiut, Hamdiun dhe
Hamitin, Rizah Veliun, Sylë Rexhën, Nazif Sylë
Rexhën, Selim Halilin, Ahmet Salih Rexhën, Islam
Salihun, Mustafë Kadri Bebën e të tjerë. Të gjithë
mashkujt i mbanin lidhur dhe i torturonin në prani të
anëtarëve të familjes. Banditët shqipfolës dhe
padronët e tyre serbë, kishin demoluar të gjitha
orenditë shtëpiake duke kontrolluar shtëpitë, që
qenë bërë pre e plaçkitjes. Konfiskojnë po thuajse të
gjithë pasurinë e tundshme. Marrin arkat e grave e
nuseve dhe të gjitha sendet me vlerë. Konfiskojnë
edhe gjënë e gjallë, lopë, qe, buallica dhen e dhi.

Veli Halili Sylë Rexha


(1898-1992) (1894-1970)

70
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në odën e Kadri Bebës vendoset shtabi


ushtarak civil, ku edhe qëndron për tre muaj
rresht. Shumica e familjeve të lagjes Graiçevci ishin
larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur te
miqtë e të njohurit.
Për të shpëtuar nga kthetrat dhe maltretimet
të gjitha familjet lënë shtëpitë dhe kërkojnë stre-
him të miqtë e tyre në fshatrat fqinje si në Rancë,
Krojmir, Shalë, Graiçec, Kabash e gjetkë.

Ahmet Salih Rexha Islam Salih Rexha


(1928-2004)

71
AHMET QERIQI

Takimi i fundit i Salih Rexhës


me Kadri Bebën

Në mars të vitit 1947, në pyjet e Blinajës


Kadri Beba takon kushëririn dhe bashkëluftëtarin,
Salih Rexha. Bisedojnë, vetëm për vetëm, plot katër
orë. Kadriu qe munduar ta bindte Salihun që të
dorëzoheshin të gjithë, sepse nuk kishte asnjë fije
shprese se mund të shpëtonin. I kishte treguar për
arrestimet që kishte bërë OZNA. Në burg ndodhej
kreu i UNDSH-së dhe nga dita në ditë mund të
kapeshin edhe të tjerët.
-Spiunat mor vëlla na i kanë futur edhe në
mesin e familjeve, në mesin e më të afërmëve, në
mesin e miqve, i thotë Kadriu zemërthyer.
-Do t`i vrasim, si vritet qeni i çartur!
-Do të qeshin pastaj me ne, dhe do të thonë
se “banditat” po e hanë njëri-tjetrin.
-Nuk më bëhet vonë çka thonë shkijet dhe
ata që ua kanë shitur shpirtin atyre! Ata e merito-
jnë plumbin në lule të ballit!
-Po i rrezikojmë familjet, miqtë, të afërmit,
gratë, fëmijët, insiston Kadri Beba!
-Jemi në rrugë të drejtë, do të na ndihmojë
Zoti, nëse nuk dorëzohemi!
-Zoti thotë, nuk ban me kundërshtue
pushtetin, sepse pushtetit, ujit dhe zjarrit nuk i
dilet përpara.
-Ky është pushtet i dreqit, or vëlla, dhe Zoti i

72
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

ndihmon ata që e luftojnë qyfarin dhe pushtetin e


dreqit!- thotë Salihu.
-Është më mirë të bëhemi kurbanë të famil-
jeve sesa të vritemi kot nëpër prita!- cyt më tutje
bisedën Kadri Beba.
-Nuk vritet kot ai që lufton për atdhe dhe ai
që lufton kundër shkaut…
-Po si nuk të dhembsen djemtë, nipat mbe-
sat, o vëlla?
-Më shumë më dhembset Kosova, gjaku i
derdhun dhe krenaria ime. Nuk jam burrë që i
dorzëhet shkaut, o Kadri vëllai!
-Çka thua, nëse unë dorëzohem?
-Do të të thyejnë, do të poshtërojnë dhe më
në fund do të pushkatojnë!
-Por fëmijët dhe gratë do të shpëtojnë!-ia
kthen Kadriu.
-Nuk shpëtojnë dot, nëse mbesin nën
robërinë e shkive. Ata, ose do t`ua ndërrojnë kom-
bin e fenë, ose do t`i përzënë në Turqi e në Shqipëri,
ose do t`i likuidojnë.
Kishte rënë një heshtje e rëndë si tunxhi.
Ishin mbaruar fjalët. apo kishte rënë ndonjë ogur i
keq. Një shpenkeqe, disa metra lartë në një dru
bungu, kishte filluar kukamën kobndjellëse. Salihu
nxjerr revolverin e tipit beretë, merr në shenj dhe
godet shpenkeqen.
-Nuk bërë mirë që shkrepe. Mund të alarmo-
hen shokët, e qorton Kadriu.
-Janë afër. E dinë ata për kë e zbraz plumbin
e beretës.
-E sheh se ke filluar të frikësohesh, madje
edhe prej bestytnive!
73
AHMET QERIQI

-Nuk është shenj frike, Kadri!- Më ka mbetë


ves i keq nga kobi që ndjell kukuvajka. Ditën, kur
hoxholli vrau babën, një kukuvajkë kishte kukatur
tërë natën nën strehë, më thoshte nëna!
-Ditën kur është vrarë mixha Rexhë, thonë
ka folur Sherifi, vëllai yt. Nuk kishte folur derisa i
kishte mbushur gjashtë vjet. Atë ditë kishte nxjer-
rë vetëm tri fjalë. Ishte drejtuar kah Rexha dhe
kishte këlthitur: bam, bam, bam…
-E di, o Kadri, e di! Po nuk e di me çka e kemi
hidhëruar kaq shumë Zotin që po i lejon qyfarët të
na vrasin e të na djegin, në shtëpitë tona, në trojet
tona, në varfërinë tonë!
-Edhe ne kemi vra Salih, hak e pa hak! E
mban mend si i vranë ata këlyshët e komunistëve
pesë vjet më parë, këtu në Blinajë.
-Ata këlyshët ma vranë vëllanë dhe dy
fshatarë të tjerë të varfër, që prenin dru. Ata kanë
vrarë edhe burra të tjerë në pusi. Ata e nisën të
parët!
-Por ama na i vranë në besë, njerëzit tanë,
miqtë tanë, dhe tash hyqymeti na vë në barrë edhe
ato vrasje.
-Nuk e njoh këtë hyqymet, nuk e pranoj dhe
nuk i dorëzohem për së gjalli!
Sërish kishte rënë qetësi varri. Salihu thithte tymin
e duhanit nga cigarllëku i sermit. Kadriu nuk
tymoste. Ai e kishte humbur vështrimin duke
shikuar Salihun, i cili nuk pranonte në asnjë kusht
që të dorëzohej.
-Do të përshëndetemi për herë të fundit, si
vëllai me vëllanë, - thotë Kadriu i cili mezi i frenonte
lotët.
74
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

-Don Zoti e shihemi në botën tjetër, Kadri! -


ia kthen.
Të dy ishin përqafuar fort me njëri tjetrin.
Asnjëri nuk kishte nxjerrë lot. Duke u larguar nga
vendi ku kishin biseduar, kthejnë sytë edhe
njëherë për ta parë njëri tjetrin. Të dy ishin kthyer
instinktivisht në të njëjtin çast. Kadriu shkonte t`iu
binte në dorë xhelatëve të Titos e të Ali Shukriut, së
bashku me djalin e tij, Mustafën, 17-vjeçar, i
bindur se do të bëhej kurban për fëmijët, gratë e
tërë familjen, ndërsa Salihu me djalin e tij,
Rexhepin, dhe dy bashkëluftëtarët niset në drejtim
të maleve të Drenicës. Të dy i priste vdekja, vetëm
se në rrethana të ndryshme.

Salih Rexha Kadri Beba


(1883-1949) (1876-1948)

75
AHMET QERIQI

Dorëzimi dhe pushkatimi i Kadri Bebës

Kadri Beba ishte dorëzuar. Atë e prangojnë


dhe e fusin në burgun famëkeq të Prishtinës. Djalin
e tij Mustafën e lirojnë, por ia kufizojnë lëvizjet.
Disa muaj më parë ishin dorëzuar edhe, Qerim
Selim Banulla dhe Selman Buja, vëllai i Nezir
Bujës. Një kohë të gjatë pas dorëzimit të Kadriut,
OZNA burgos edhe disa burra të familjes së Kadri
Bebës dhe Salih Rexhës, si Sylë Rexhën, Sherif
Rexhën Ahmet Salih Rexhën, Veli Halilin,
Mustafë Kadriun, Islam Salih Rexhën, Selim
Halilin, Hamdi Sejdiun, Rizah Veliun, Hamdi
Sejdi Bebën, Nazif Sytë Rexhën e të tjerë, të cilët
qenë mbajtur me muaj, e disa prej tyre me vjet të
tëra në izolim të dhunshëm. Arrestohen edhe disa
miq të Kadriut, të familjes Gogiqi, Malë dhe Jakup
Hoti, Metush Hoti, Selman dhe Ismajl Hoti
Gogaj po nga fshati Ribar i Madh.
Kadri Beba mbahej i pranguar në Burgun e
Prishtinës. Së bashku me të në kthinën e burgut
ndodheshin edhe Selman Buja, Qerim Selimi e të
tjerë. Fillimisht qe dënuar 13 vjet burg, për shkak
të veprimtarisë së tij kundër pushtetit komunist.
Më vonë, i vënë si barrë fajësie edhe përgjegjësinë si
kryetar komune, gjatë kohës kur ishin likuiduar 12
partizanët, më 14 prill të vitit 1943 në Blinajë. Po
ashtu akuzohej për përgjegjësi edhe për likuidimin
9 ilegalëve serbë më 1 shkurt të vitit 1943 në
Grackë të Vjetër, edhe pse Kadriu nuk kishte marrë
76
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

pjesë në vrasjen e tyre. Pas 13 muaj qëndrimi në


pranga, duke qenë në vazhdimësi i torturuar mizor-
isht në Burgun e Prishtinës, në fund të prillit të
vitit 1948, Kadri Beba pushkatohet. E kishin
pushkatuar në vendin e quajtur Strelishte, në Tok
Bahqe të Prishtinës, në prill të vitit 1948. Po atë
ditë pushkatohet edhe Selman Buja. Pikërisht aty
ku kishin pushkatuar edhe Ajet Gërgurin, Ukë
Sadikun, Osman Bunjakun Gjon Serreçin e shumë
të tjerë.

Nga e majta: Xhevahire dhe Ajshe Kadri Beba

Mustafë Kadri Beba Abdullah Kadri Beba


77
AHMET QERIQI

Salih Rexha me çetën e tij vazhdon luftën


kundër forcave okupatore

Në verë dhe vjeshtë të vitit 1947, Salih Rexha


disaherë kthehet në shtëpi. Ndodhte që pa vonuar
dy tri orë forcat policore turreshin drejt fshatit.
Salihu, meqë vazhdimisht organizonte roje në raste
të tilla largohej me kohë. Milicët e ndiqnin vetëm
derisa hynte në pyll, më tutje nuk guxonin të
depërtonin. Një grua e ligë dhe shpirtshitur e lag-
jes, bijë e hoxhollëve, kishte denoncuar djalin 15
vjeçar të Sherif Rexhës, vëllait të Salihut, se gjoja
po ia vidhte pulat dhe po ia çonte në mal Salih
Rexhës. Policët e kapin, e rrahin mizorisht dhe dy
javë pas rrahjes dhe torturave barbare, ai ndërron
jetë. Salihu nga ana e tij kishte të dhëna për denon-
cuesit, për spiunat e OZN-s dhe hafijet e shumtë.
Djali i Salihut, Ahmeti, pas lirimit nga burgu
kontakton me t`atin, të cilit i çon duhan, rroba dhe
ushqim. Vetëm dy ditë pas kontaktit dikush denon-
con dhe Ahmet Salihun, e dërgojnë në stacionin
famëkeq policor të Magurës, e torturojnë mizorisht,
duke i bërë me dije se nga një burim i sigurt e dinin
që kishte takuar babanë, vëllanë dhe bashkëluftë-
tarë e tyre. Ahmeti nuk pranonte në asnjë mënyrë.
Nga rrahjet dhe torturat barbare kishte lënguar në
shtrat për një kohë të gjatë.
Në verë dhe në vjeshtë të vitit 1947 në Kosovë
vepronin disa çeta kryengritëse. Ishin këta luftë-
78
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

tarët më militantë të asaj kohe të cilët nuk kishin


pranuar të iknin nga Kosova, por kishin qëndruar
në male, me qëllim të riorganizimit të rezistencës.
Duke qenë se regjimi komunist titist ishte konsolid-
uar shumë shpejt dhe duke qenë se operativistët e
OZN-ës kishin krijuar me shpjetësi rrjetin e spiu-
nazhit në mesin e disa shqiptarëve, madje edhe në
mesin e familjeve të ngushta dhe të gjera të luftë-
tarëve nacionalistë, veprimtaria e këtyre grupeve
ishte vështirësuar tejmase.
Një grup militant i këtyre luftëtarëve kishte
vendosur të luftonte deri në rëktimën e fundit të
shpirtit. Ata, mbanin kontakte me njëri tjetrin
përmes korierëve dhe të besuarve të tyre. Nëpër
malet e Kosovës asokohe kishte mbetur edhe çeta e
luftëtarit të mirënjohur të Ferizajt, çeta e Rizah
Gogës, një nacionalist militant i cili kishte bërë
emër për qëndresë kundër forcave okupatore serbe
dhe bullgare. Rizah Goga, kishte marrë pjesë në
Luftën e Ferizajt kundër forcave partizane e çet-
nike. Kishte luftuar edhe në Kaçanik dhe në
Anamoravë. Nuk kishte pranuar të ikte në Greqi me
grupin e Adem Gllavicës dhe Ismail Goranit, por
ishte betuar se do të luftonte dhe do të rezistonte.
Rizah Goga dhe Salih Rexha kishin arritur mar-
rëveshje për bashkërendimin e forcave.
Në verë të vitit 1947 Salih Rexha me djalin e
tij, Rexhepin, me Nezë Bujën e Zekë Lumën
bashkohet me trimat e Rizah Gogës, i cili vepronte
së bashku me Sadik Tushën, Din Hoxhën Hilmi
Gogën, Ilaz Brodin, Hasan Remnikun e disa mili-
tantë të tjerë. Asokohe çeta e bashkuar kishte kryer
disa aksione të suksesshme kundër hafijeve dhe
79
AHMET QERIQI

denoncuesve shpirtshitur. Çeta e Rizah Gogës


kishte likuiduar disa ndër operativistët më në zë të
OZN-ës. Ndërkohë luftëtarët militantë të UNDSH-së
bien në pritë të forcave të armatës jugosllave, në
afërsi të fshatit Gërlicë. Luftimet ishin tejet të
pabarabarta. Forcat armike, të shumta në numër,
ishin dislokuar në një rreze të gjerë veprimi.
Luftimet kishin filluar ende pa zbardhur mirë drita.
Të mësuar me prita, të kalitur ndër beteja, me syrin
pishë e turrin duhi, trimat e Salih Rexhës dhe të
Rizah Gogës, fillojnë luftën e pabarabartë kundër
ushtrisë jugosllave. Duke qenë se vendi ku ndod-
heshin forcat e UNDSH-së ishte rrethuar, luftimet
zhvilloheshin në anën jugore, ku vlerësohej se
kishte më pak forca. Luftëtarët shqiptarë iu kishin
kundërpërgjigjur forcave armike me mitralozë,
pushkë automatike dhe bomba dore. Salih Rexha
me intuitën e tij e luftëtarit dhe strategut të
sporvuar popullor, kishte identifikuar shtegun nga
ku mund të kalohej. Së bashku me treshin e tij
besnik, dhe shumë të sprovuar në prita e befasi,
çan rrethimin dhe iu del forcave armike nga prapa.
Ndërkohë nga arma armike bien në fushë të nderit
luftëtari dhe komandanti militant, Rizah Goga. Bie
edhe Hamdi Brodi të tjerë. Çeta e Rizah Gogës ishte
shpartalluar, ndërsa Salih Rexha me luftëtarët e tij
shpëtojnë vetëm me disa plagë të lehta.
Pas rënies heroike të Rizah Gogës, të Avdyl
Durës dhe Sadik Tushës, çeta e tyre shpartallohet.
Disa nga luftëtarët dorëzohen, disa të tjerë qëndro-
jnë edhe një kohë nëpër male.

80
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Çeta e fundit çlirimtare e cila veproi


deri në vitin 1950

Kishte mbetur e tërë dhe e paprekur vetëm


çeta e Salih Rexhë Ribarit. Ai qe betuar se për së
gjalli nuk do të dorëzohej dhe besë-betimin në emër
të idealit të çlirimit, e mbajti deri në fund të jetës.
Nuk ishte iluzionist dhe nuk besonte se mund të
ndodhnin çudira. Mirëpo kishte hetuar se në mesin
e shqiptarëve liridashës kishte idealistë që nuk
shmangeshin nga rruga e luftës për liri. Ajo iu jepte
zemër për të qëndruar edhe pse jeta nëpër male e
hone për moshën e tij 66-vjeçare ishte tejet e rëndë.
Mirëpo kishte afër vetes tre ndër më trimat dhe më
të përkushtuarit e idealit dhe të luftës së për-
bashkët kundër okupatorit. Ata i ndihmonin në çdo
çast, ushtronin roje, merrnin informacione, pajise-
shin me ushqime nëpër shtpitë, të cilat i kishin
identifikuar si familje të besës. Ata kujdeseshin për
strehimin dhe për të gjitha nevojat e tjera të çetës.
Rexhepi, Neziri dhe Zeka ishin mocanikë, ende nuk
kishin kalur në të dyzetat. Ishin tërë forcë dhe
guxim. Mjaftonte një urdhër i komandantit dhe ata
me mundësitë e tyre e zbatonin atë me përpikëri.
Në tetor të vitit 1947 Salihu merr lajmin se
regjimi gjakatar titist kishte pushkatuar: Ajet
Gërgurin, Gjon Serreçin, Ukë Sadikun, Osman
Bunjakun, e shumë të tjerë. Nuk qe befasuar
aspak. Nuk qe ligështuar sepse e dinte fundin

81
AHMET QERIQI

tragjik të atyre që dorëzoheshin. Ata, vuajtjet e


mizoritë që kishin përjetuar në burg i kishin barrë
më tepër, ndërsa fundi ishte i njëjtë, më mirë duke
luftuar ballë për ballë kundër armikut, sesa duar-
lidhur, i poshtëruar, i fyer dhe më në fund i vrarë.
Nezir Buja dhe Zekë Luma ishin ofruar për ta
ngushëlluar, për bashkëluftëtarët. sipas zakonit.
Salihu në fillim nuk deshi të fliste sepse edhe për
nga natyra ishte fjalëpak, por në atë rast e sheh të
arsyeshme t`i thotë disa fjalë.
-Rrethi po na ngushtohet edhe neve. Ne kemi
vetëm një fat më tepër se nuk dimë kur do të biem
dhe nuk kemi pranuar të na poshtërojnë e të na
rrahin si i rrahin kafshët. Në këtë drejtim kemi për-
parësi. Mandej kemi edhe një përparësi tjetër. Sa më
gjatë që të qëndrojmë nëpër male, aq më shumë fiton
ideali i çlirimit. Ata që mendojnë si ne, dhe që nuk
janë pakicë, po të paraqitet nevoja përnjëherë na
bashkohen. Tekefundit, aq sa ka thënë Zoti, për aq
kohë do ta thithim ajrin e këtyre maleve dhe do
hamë bukën që po na jep ky popull fatkeq.
Asnjëri prej tre trimave nuk e kishte parë të
arsyeshme të ngiste më tej bisedën. Secili në botën
e tij bluante mendimet për familjen. Nezir Buja
kishte në shtëpi vëllezërit, motrën nënën dhe gruan
shtatëzënë Gjendja ekziztenciale e familjes ishte
tejet e rëndë. OZN-a ia kishte torturuar madje edhe
bashkëshorten dhe nënën plakë. Neza kohë pas
kohe depërtonte në familje por gjithnjë vëzhgonte
me kujdes nga frike se mos po e hetonin hafijet.
Familja jetonte në izolim total, në skamje e mjerim.
Zekë Luma ishte më i riu në çetë.

82
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në vitin 1938 ishte torturuar rëndë nga një


xhandar serb i fshatit. Xhandari serb me disa ban-
ditë të vet të armatosur e kishte rrahur në mes të
fshatit, duke e kërcënuar se do ta pushkatonte.
Zeka, edhe pse i torturuar mizorisht, ia kishte kthy-
er shkaut. Nëse më vjen dita, kokën kam për ta
shkurtuar. Dhe sapo në Kosovë kishin zbarkuar for-
cat italoshqiptare, në pranverë të vitit 1941, Zekë
Luma kishte kapur gjallë xhandarin dhe e kishte
vrarë mu në mes të fshatit. Asokohe ishte inkuadru-
ar në radhët e forcave të sigurisë vendore në Lypjan.
Ndërkohë ishte martuar me një vajzë të Zborcit.
Rexhep Salihu kishte lënë në shtëpi
bashkëshorten dhe djalin dhjetëvjeçar, Idrizin. I
rikujtohej njëherë pasi ishin futur tinëz në odë së
bashku me të atin, Idrizi i vogël i afrohet për ta
përqafuar, por ai e largon, duke e shikuar me
mospërfillje. Ishte një zakon i keq, i pashkruar, që
burrat para më të moshuarve të mos i merrnin në
preher, as të mos i përqafonin fëmijët. I dukej se
kishte bërë një padrejtësi, meqë djali sapo kishte
dalur nga dera, kishte filluar të qante. Sa e sa herë
iu kishte kujtuar vaji i tij i përmallshëm.
Vetëm Salihu nuk kishte preokupime të tilla
sentimentale. Ai e dinte se familja do të mbijetonte
edhe pse në vuajtje, përbuzje dhe izolim. Brengosej
se OZNA po i thyente njerëzit, madje edhe më të
afërmit. Këtë nuk mund t`ia falte askujt. Informatat
i merrte nga djali, Ahmeti, asokohe 20-vjeçar. Ai
ishte i vetmi që mbante lidhje me çetën, i vetmi të
cilit Salihu i tregonte kur ndodhte të ndërronte
vendqendrimin. Informata i jepnin edhe nipat e tij,
Adem Tahiri dhe Muharremi Tahiri.
83
AHMET QERIQI

Denoncimet e bastardëve
dhe lufta kundër tyre

Partia dhe OZNA përkrahin në të gjitha


mënyrat sidomos materialisht, një klasë të deg-
jeneruar të shqipfolësve, të cilëve iu mungonte baza
e ndërtuar morale njerëzore e kombëtare. Brahim
Riza i Sedllarit, deputet dhe sekretar i rrethit të
Lypjanit merr pjesë në likuidimin e Azem Qylagës,
në tetor të 1948. ( F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale
e “Dorës së zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë
2004.fq.353.) Azemi qe vrarë vetëm sepse ai kishte
fshehur misrin e grurin nga frika se po mbetej
familja pa ushqim, meqë regjentët e OZN-së në
emër të Aksionit për Grumbullimin e Tepricave ua
rrëmbenin fshatarëve edhe kokrrat e fundit të mis-
rit e të grurit. Në vrasjen e tij kishin marrë pjesë
edhe dy pjesëtarë të OZN-ës.
Komunisti tjetër, Fazli Mirena, kishte denon-
cuar UNDSH-istët dhe kishte luftuar në radhët e
para kundër tyre. Ai së bashku me disa serbë i zë
disaherë pritë Arif Shalës, njërit prej atdhetarëve
dhe nacionalistëve më të përbetuar të Drenicës.
Duke qenë se veprat e liga të Fazli Mirenës dhe
bashkëpunimi me OZN-ën parqet rrezik për
likuidimin e luftëtarëve të NDSH-së, për të cilët
kishte shumë të dhëna, Arif Shala, i njohur si
Hoxhë Avdia nga Komarani, iu zë pritë Fazli
Mirenës dhe Nebih Hamitit, të cilët i vret.

84
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Arif Shala, me preferencën e NDSH-së ishte


futur në radhët e LNÇ-së për të mësuar nga bren-
da se ç`po ndodhte. Pasi ishte detyruar ta vriste
Fazli Mirenën, atij i ngushtohet rrethi, meqë OZN-a
ishte vënë në ndjekje të tij. Më 30 dhjetor të vitit
1946, forcat e OZN-së të pasuara edhe nga disa
shqipfolës shpirtshitur, në pyjet e Blinajës vrasin
Arif Shalën dhe dy luftëtarët e tij besnikë, Sokol
Brahimin dhe Izet Muratin.
Në mesin e trimave
të Shalës, ish- Sedllar në
radhët e NDSH-së ishin
futur dhe vëllezërit Tafil
Sejdiu, Jahir Sejdiu.
Asokohe në forcën vull-
netare të fshtarave rreth
Lypovicës bënin pjesë
edhe shumë atdhetarë
si: Arif Dani dhe Hysen
Bajrami të vrarë në
Blinajë në prill të vitit
1943 nga një bandë ile-
galësh partizanë, dhe
Jahir Sejdiu vullnetarë të tjerë si:
(1910-1988) Behë Dan Karpuzi,
Ramadan Azizi, Nezir
Kadri Imeri, Ahmet Mursel Mejzinolli kushëri i
afërm i Jahir dhe Tafil Sejdiut, Hazir dhe Beqir
Bajrami nga Pjetërshtica, Shaip Halil Miftari,
Mahmut Imeri dhe Xhemshir Syla nga Krojmiri, e
shumë të tjerë.
Në dimrin e vitit 1945, në muajt shkurt
mars, zona e Drenicës jugore ishte rrethuar në të
85
AHMET QERIQI

katër anët nga forcat partizane. Tafil Sejdiu, Jahir


Sejdiu, Ahmet Murseli, nga fshati Shalë e shumë
të tjerë dolën në mal për të organizuar rezistencën.
Ata kërkuan nga Shefqet Kapetani, i cili paraprak-
isht ishte tërhequr nga Kosova Lindore, që të iu
printe. Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Shefqeti me disa
luftëtarë të tij iu kishte dorëzuar komunistëve të
Titos. Disa grupe militantësh nuk kishin pranuar
të dorëzoheshin dhe në mënyrë të organizuar në
verë të vitit 1945 kishin ikur nga Kosovë, në Greqi
në mesin e tyre, Adem Gllavica, Qazim Llugaxhiu e
qindra të tjerë.
Në kushte dhe rrethana të tilla, Tafil Sejdiu,
Jahir Sejdiu, Ahmet Murseli e të tjerë, kishin mbe-
tur në male. Pas një qëndrese te Guri i Qireqit dhe
te Guri i Keq në bjeshkët e Shalës, në pamundësi
për t`iu rezistuar forcave shumëfish më të mëdha të
partizanëve të Titos, shumica e luftëtarëve dorëzo-
hen. Forcat partizane disa prej tyre i lirojnë me
kusht për të punuar dhunshëm në të ashtuquaj-
tunin Batalion sulmues, i cili kishte filluar të
prente malin shekullor të Trojes së dikurshme, në
fshatin Kleçkë, për shtylla bazike të hekurudhave.
Në punë të tillë të detyrueshme punuan Ahmet
Murseli, pastaj miku i Jahir Sejdiut, Jetullah
Sahitaj nga Seniku e dhjetëra të tjerë. Forcat
policore komuniste, përveç të tjerëve arrestuan
edhe Jahir Sejdiun dhe Tafil Sejdiun të cilët fillim-
isht i dërgojnë në Skënderaj.
Gjykatat e ashtuquajtura popullore kishin
publikuar në opinion emrat e Tafil Sejdiut, Jahir
Sejdiut, Banush Hoxhës, Ibrahim Hoxhës e shumë
të tjerëve. Pas një kohe, në mungesë të fakteve
86
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

ishin liruar nga arresti Tafili me të vëllanë Jahirin,


ndërsa në burg veç të tjerëve mbaheshin: Banush
Hoxha, Ibrahim Banush Hoxha, Osman Jetullahu
dhe Rrahman Jetullahu nga Krojmiri e të tjerë.
Në saje të përfoljeve, akuzave dhe shpifjeve
që kishin bërë disa komunistë të verbër të Shalës,
katër prej tyre të cilët njiheshin si bashkëpunëtorë
të Zhivko Mitroviqit, të Savë Shubatit, të Fazli
Mirenës e të tjerëve, në dimër të vitit 1946 akuzo-
jnë sërish: Tafil dhe Jahir Sejdiun të cilët i arreson
OZN-a. Tafili kishte lënë në shtëpi gruan dhe djalin
dyvjeçar, Rexhepin, dhe një vajzë të vogël. Ndërsa
Jahiri kishte lënë vetëm gruan, Razën, me të cilën
nuk kishte fëmijë. Përveç dëshmitarëve denoncues
kishte edhe dëshmitarë mbrojtës, të cilët ofruan të
dhëna në favor të vëllezërve Sejdiu, por gjykata nuk
i mori parasysh.
Në verë të vitit 1947, Tafil Sjediu, Jahir
Sejdiu, Banush Hoxha, Ibrahim Banush Hoxha,
Osman Jetullahu e shumë të tjerë dënohen me
vdekje. Prokurori i atëhershëm krahinor, Ali
Shukriu kishte kërkuar për të gjithë dënim me
vdekje, pushkatim. Mirëpo një instancë tjetër
gjyqësore kishte modifikuar shkallën e dënimit dhe
Tafil Sejdiun e kishte dënuar me 15 vjet burg ndër-
sa, Jahirin, 20 vjet burg të rëndë.
Prej asaj kohe fillon kalvari i vuajtjeve njerë-
zore të kësaj familjeje atdhetare. Tafili (1908-1947),
në rrethana të pasqaruara vritet në burgun
famëkeq të Nishit, një vit e gjysmë pas arrestimit.
Nga mizoria e ushtruar kundër tij ishte bërë kockë
e lëkurë. Jahiri nuk dinte gjë për fatin e vëllait.

87
AHMET QERIQI

Ibrahim Banushi pushka-


tohet. Banush Hoxha vdes
në burgun e Nishit. Në
familjen Sejdiu kishte mbe-
tur bashkëshortja e Jahirit,
Raza, e cila përkujdeset për
djalin dhe vajzën e kunatit,
Tafilit, eshtrat e të cilit
kishin mbetur në burgun
famëkeq të Nishit. Pushteti
komunist kishte izoluar
familjet që konsideroheshin
armike. Familja e Jahir dhe
Tafil Sejdiut kishin pësuar
edhe ekonomokisht. Askush
Ibrahim Banush Hoxha nuk i vizitonte përveç të afër-
mëve të tyre dhe ndonjë
miku atdhetar. Ata nuk gëzonin asnjë të drejtë apo
favor. Për më tepër përgjoheshin, përçmoheshin,
dhe keqtrajtoheshin edhe nga disa bashkëf-
shatarë.
Të panumërta ishin rastet e denoncimeve
dhe pjesëmarrjes së shqipfolësve në zbulimin, vras-
jen apo kapjen e kundërshtarëve të regjimit titist-
rankoviqist. Pre e denoncimeve të tilla, të liga dhe
antinjerëzore kishte rënë edhe Ismail Dragusha,
komesari i Batalionit të UNDSH-së për Sitnicë, i cili
në krye të 120 luftëtarëve kishte bërë përpjekje për
të depërtuar në Greqi me 8 gusht të vitit 1946. Ai
së bashku me bashkëshorten e tij luftëtaren, Fetije,
sipas të gjitha gjasave edhe me fëmijën tremuajsh,
qe kapur në gjumë, në një plevicë të lagjes Tërpeza,
të Ribarit të Madh. Pasi i therrin mizorisht me thika
88
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

e bajoneta, i varrosin nëpër terr në një vend afër


fshatit, në vendin e quajtur “Te lisat” në dalje të
fshatit Ribar i Madh, duke iu humbur gjurmët.
Mizoria dhe çmenduria sllave kishte arritur
kulmin. Bastardët po shtoheshin si farërat e këqi-
ja. Lufta kundër tyre ishte pamundësuar, meqë ata
përcilleshin e siguroheshin me njësite speciale të
milicisë. Megjithatë, asokohe ishte vrarë Fazli
Mirena, ndërsa shpëton nga atentati Brahim Riza.
Në Krojmir vritet një denoncues besnik i regjimit,
ndërsa i shpëton atentatit një bastard tjetër. Dy
atentate të pasukseshme ndërmerren kundër
Brahim Hoxhollit nga Ribari Madh, i cili edhe pse
kishte denoncuar shokët e tyre, OZN-a donte ta
likuidonte përmes vetë pjesëtarëve të familjeve të
viktimizuara. Shquheshin: operativistët Zhivko
Mitroviq, Sava Shurbatoviq, Shaban Kajtazi,
Bogolub Nedelkoviq, Vlada Shilegoviq, një komu-
nist fanatik i cili kishte vrarë motrën e vet për
shkak se ajo kishte bashkëpunuar me gjermanët.
OZN-istët bënë përpjekje për të mashtruar disa
mashkuj të Bebajve me qëllim për të bërë atentat
kundër Brahim Hoxhës. Ata dëshironin që të vazh-
donin vrasjet sipas traditës së hakmarrjes, në
mënyrë që faji t’ iu lihej vetë shqiptarëve, të cilët
gjoja likuidonin njëri tjetrin, sipas traditës
kanunore.
Edhe pse në Nish ishte likuiduar atdhetari
nacionalist Brahim Banushi dhe po priste vdekjen
e sigurt edhe Banush Hoxha, babai i Brahimit, dhe
pse qe mbytur në burg edhe Tafil Sejdiu, ndërsa qe
dënuar 20 vjet vëllai i Tafilit, Jahiri, në anën tjetër
Sava Shubatoviqi, Zhivko Mitroviqi, Spasoje
89
AHMET QERIQI

Gjakoviqi e të tjerë, përmes denoncuesve dhe


shpirtshiturve ishin futur edhe te kjo familje në
Shalë. Pushteti antishqiptar kishte inkuadruar në
poste të rëndësishme klasën e bastardëve, e cila
kishte për detyrë të thyente sidomos familjet që
kishin treguar rezistencë shekullore kundër
pushtuesit, sikur kishte qenë familja Hoxhaj në
Shalë, familja Bebaj dhe familja Hoxholli në Ribar,
Familja e Ahmet Mulla Sylës në Shtime, familja e
Imer Devetakut, familja e Hasan Hysen Budakovës
dhe shumë familje të tjera. Të gjitha këto familje
ndodheshin në rrezen ku luftonte dhe vepronte
çeta heroike e Salih Rexhës.

90
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Vitet e izolimit të thellë


Vajtja në Shqipëri dhe kthimi

Dy vitet e fundit të veprimtarisë luftarake të


Çetës së Salih Rexhës, 1948-1949, kanë qenë vitet
më enigmatike për OZN-ën dhe për klasën e bas-
tardëve, të cilën e kishte joshur pushteti komunist
edhe me shuma të mëdha parash nëse arrinte të
zbulonte vendqedrimin e Çetës së Salih Rexhës.
Në vjeshtë të vitit 1948, Salih Rexha, për mes
djalit të tij Ahmetit vë kontakt me një mik shtëpie,
lumjanin Shemë Vehapi nga fshati Suhadoll.
Shemë Vehapi, i njohur si Shemë Hashani ka qenë
një trim i pathyeshëm. Kishte një biografi të pasur
dhe shumë të bujshme të rezistencës. Qysh i ri bie
në konflikt me xhandarmërinë e Zogut në Lumë, ku
edhe jetonte me familjen. Pasi e vret postkoman-
dantin e xhandarmërisë, së bashku me krejt famil-
jen, duke marrë me vete qindra krenë dele, kuaj e
qe vjen në Kosovë dhe vendoset në fshatin
Suhadoll, fshat i banuar me serbë. Në përpjekje për
të mbijetuar, ai bie në konflikt me xhandarmërinë
serbe. Për shkak se ia kishin sulmuar familjen, pret
me sopatë dy serbë. Vepra ishte kryer në vetëmbro-
jtje, dhe drejtësia e kohës sadoqë gjakatare dhe
antishqiptare, nuk e dënon me burg të rëndë.
Salihu e dinte se vetëm Shemë Hashani ishte
njeri i besës dhe njeriu i cili i dinte më së miri shtig-
jet për të kaluar kufirin Jugosllavi-Shqipëri.
91
AHMET QERIQI

Asokohe. ishin prishur përfundimisht marrëdhëni-


et në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Salihu
mendonte se regjimi komunist i Enver Hoxhës do
t`i pranonte dhe nuk do t`i kthente në Jugosllavi,
ashtu sikurse kishte pranuar Sherif Tërstenën,
Aziz Zhilivodën e disa të tjerë. Salih Rexha ishte i
zoti i pushkës por jo i penës. Gjatë takimit që kishte
pasur me Shemë Hashanin në pyjet e Blinajes,
Shema pranon të vihet në ballë të çetës për të
mundësuar depërtimin e sukseshëm në Shqipëri.
Shema njihte disa miq dhe pasi të hynin në
Shqipëri, do të kërkonte mendimin e tyre, para se
të dorëzoheshin.
Në nëntor të vitit 1948 Salih Rexha, Rexhep
Salih Rexha, Nezir Buja, Zekë Luma në krye me
Shemë Vehapin- Hashanin, fillojnë depërtimin ile-
gal për në Shqipëri. Shema e njihte mirë terrenin,
Ai jo vetëm vëzhgonte, por herë herë depërtonte te
miqtë e të njohurit në fshatrat e brezit kufitar, për
të hulumtuar terrenin dhe për të mësuar se ku
ndodheshin rojet e kamufluara të kufirit. Pas disa
ditë rrugëtimi, Çeta e Salih Rexhës, të cilës i printe
nëpër rrugët e rrezikshme, trimi dhe njohësi i mirë
i terrenit, Shemë Hashani, kalon kufirin dhe futet
në Shqipëri. Shema, për të qenë më i sigurt kishte
angazhuar edhe dy miq të tij, në mënyrë që të vëzh-
gonin terrenin. Në mëngjes heret, Shemë Vehapi
dhe Salih Rexha, afrohen në porstkomandën
shqiptare të kufirit. Meqë Shemë Vehapi njihte
njërin prej oficerëve, i tregon se cili ishte qëllimi i
kontaktit të papritur. Të dy oficerët shqiptarë ishin
shikuar mes veti dhe ishin treguar skeptikë, sado-
që tregohen të mirëkuptueshëm, nuk garantojnë se
92
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

çka do të mund të ndodhte me ta.


Nga shikimi plot vëmendje që iu kishte bërë
oficerëve shqiptarë, Salih Rexha, sikur ishte
mëdyshur. Para oficerëve kishte pranuar se do të
dorëzohej, por kishte kërkuar të kthehej në pyll, me
qëllim për t`i marrë edhe të tjerët.
Salih Rexha dhe Shemë Vehapi dyshojnë në
pritjen pak të ftohtë dhe të dyshimitë të oficerëve të
kufirit. Nga frika e arsyeshme, se pas një kohe do
të mund të dorëzoheshin duar-lidhur në organet e
OZN-ës jugosllave, Salih Rexha merr vendim defin-
itiv, kthimin në malet e Kosovës. Nuk ishte
dorëzuar asnjëherë në jetë dhe këtë nuk do ta bënte
kurrë.
Në anën tjetër miqtë e dashamirët kishin
përhapur lajme se Salihu me çetën e tij ndodhej në
Shqipëri apo në Greqi. Të vetmit që dinin ecajaket
e Çetës së Salih Rexhës ishin: djali, Ahmet Salih
Rexha, dhe djali i motrës së Salihut, Adem Tahir
Qeriqi nga Krojmiri. As këta dy nuk dinin për
vendqëndrimin e sigurt. Ahmeti kishte hetuar me
kohë se babai i tij me vëllanë dhe dy luftëtarët
kishin sajuar diku një strehimore, në të cilën nuk e
kishin qasur brendë. Salihu i kishte bërë me dije
Ahmetit se ata kishin gjetur një strehë të sigurt, për
të cilën nuk dinte askush, por nuk bënte të dinte
as ai, në mënyrë që në rast të torturave të
padureshme do të mund të tregonte. Ahmeti, djali
besnik i babait, këtë të fshehtë e kishte ngujuar
thellë në shpirt dhe nuk e nxori kurrë. Ai ishte i
vetmi që dinte se babai me tre luftëtarët ishte gjallë.
E dinte po ashtu se çkado që të ndodhte, ai nuk do
të dorëzohej.
93
AHMET QERIQI

Me rastin e marrjes në pyteje në postko-


mandën policore të Magurës, orpativisti Mitroviq e
kishte shantazhuar Ahmet Salihun, të cilin e dety-
ronin që çdo të dytën apo të tretën ditë të vetë-
paraqitej në komandën e milicisë.

Ahmet Sali Rexha Idriz Rexhep Salihu


(1928-2004)

Pasi më pushuan paksa dhembjet nga torturat,


UDB-ashi Mitroviq më tha:
- Ne e dimë vendin ku ri Salihu. Një ditë në
befasi do të marrin ty me gra e fëmijë dhe të ven-
dosim para tyre, ashtu sikur Islam e Mustafë
Domanekun. Unë heshta por ai vazhdoi. A ta merr
mendja se në një rast të tillë, para fëmijëve do të
dorëzohet Salihu?
- Kurrë, i thashë. Ne mund të na vrani në mes
të plumbave por baba, nuk dorëzohet’. ‘Përse nuk
94
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

dorëzohet?- Kadriu u dërzue, janë dorëzuar edhe


shumë të tjerë!’- ‘Nuk dorëzohet sepse edhe atë do
ta pushkatoni ashtu si mixhën Kadri! - i thashë.’
‘Secili do të dënohet për vepra që i ka ba, ma ktheu
shkau, duke më kërcënuar se së shpejti do të priste
sprova më e rëndë. E dija se baba nuk dorëzohet, as
në një rast të tillë. Frikësoshesha se mos shkiet e
pashpirtë po na qesin para provave të tilla të
tmerrshme.”
Ndrëkohë mbaheshin në burgun famëkeq të
Lypjanit: Sylë Rexha, Sherif Rexha Ahmet Salih
Rexha, Veli Halili, Mustafë Kadri Beba, Islam
Salih Rexha, Selim Halili, Hamdi Sejdiu, Nazif
Sylë Rexha e të tjerë, të cilët qenë mbajtur me
muaj, e disa prej tyre me vjet të tëra në izolim të
dhunshëm. Në arrest mbaheshin edhe edhe disa
miq të Kadriut, të familjes Gogiqi, po nga fshati
Ribar i Madh.

***

Salihu me Çetën e tij, vëzhgonte, sogjetonte,


vepronte. Ai e kishte mbizotëruar mënyrën e jetës
nëpër male e prita. Në çetën e tij kishte krijuar
rregull, rend, disiplinë. Ata jetonin si njerëzit e
motit. Kryesisht ushqeheshin me bukë misri por
edhe me mishin e ndonjë berreje, që detyroheshin
ta therrnin, në kohën kur nuk kishte bukë. Ishin
mësuar me atë stil të jetës. Në kohën kur për herë
të fundit ishte ndarë nga mjeku Hamit Emini nga
Skënderaj, ai, i kishte dhënë Salihut një sasi të
morfiumit dhe i kishte shpjeguar se si përdorej dhe
në ç` sasi. Barna të tjera nuk kishin. Jetonin në
95
AHMET QERIQI

gjirin e pastër të natyrës. Nuk sëmureshin.


Armatimin e kishin të mirë. Salihu kishte pushkë
të re gjermane. Rexhepi kishte një automatik gjer-
man të tipit Sharc. Automatikë të markës së tillë
kishin edhe Zekë Luma dhe Nezir Buja. Të katërtit
kishin nga disa bomba dore dhe qindra fishekë.
Kishin edhe mitralezin e rëndë italian të tipit
BREDA. Duke qenë nikoqir i mirë dhe duke
parandjerë rrezikun, Salihu me kohë i kishte kush-
tuar kujdes aramatimit. Në disa vende të fshehta,
të siguruara mirë nga kushtet atmosferike, në
zgavra të thella të lisave e ruante edhe municionin
rezervë.

***

Në vitin 1949 çeta e Salih Rexhës nuk qe


dukur për një kohë të gjatë. Vendndodhjen nuk e
gjente dot as Ahmet Salihu, i cili ishte merakosur
tejmase. Mirëpo e dinte se ata ndodheshin diku në
një strehimore të sigurt.
Në dhjetor të vitit 1949, Salih Rexha me tre
bashkëluftëtarët ndalon në Petrovë, meqë kishte
rënë dëborë e madhe dhe nuk arrinte të depërtonte
dot në strehimoren e Blinajës. Ishte sëmurë. Kishte
marrë plivit në mushkëri ndërsa në këmbën e
djathtë i kishte filluar gangrena. Ecte me ndihmën
e një paterice të drurit, të cilën e kishte rregulluar
vetë. Ndiheshin të lodhur e të mekur edhe Rexhep
Salihu, Nezir Buja dhe Zekë Luma, edhe pse ishin
më të rinj dhe të kalitur për të përballuar
mundimet dhe të papriturat.

96
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Prita në Petrovë të Shtimes

Akti i fundit i rezistencës së Salih Rexhës,


Rexhep Salih Rexhës dhe Nezir Bujës,
dhjetor 1949

Petrova nacionaliste e trimave çlirimtarë,


Petrova e Isuf Muharremit, Hajdar Muharremit,
Heset Hamzës, Rizah Metushit e të tjerëve, nuk
ishte më. Isufi kishte rënë trimërisht në Bilushë të
Prizrenit më 8 gusht të vitit 1946, në ballë të forma-
cionit nacionalist të Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit,
Salih Rexhës e të tjerëve. Heset Hamza zihet nga
forcat e OZN-es dhe dënohet 7 vjet burg. Agush
Hyseni dhe Rizah Metushi qenë dorëzuar. ( Banush
Imeri, Shtimja me Rrethinë Prishtinë 2003,f.82).
Duke qenë se Petrova ishte një fshat i izolur,
rrëzë pyjeve të dendura, kishte pozitë natyrore për
strehim të luftëtarëve të lirisë, të rekrutuarit e
OZN-ës, qysh në dimër të vitit 1945, ashtu sikurse
në shumë fshatra e qytete të Kosovës ishin futur në
Petrovë. Ata, të udhëhequr sipas devizës përçaj e
sundo, duke shfrytëzuar armiqësitë e moçme dhe
të reja të kryefamiljarëve të fshatit, rekrutuan në
shërbimin e tyre sekret njerëz të besueshëm, të
cilët edhe më heret kishin dhënë prova besnikërie

97
AHMET QERIQI

proserbe. Pushtetarët titistë, kishin vendosur lidhje


të sigurta në Petrovë. Disa denoncues të njohur të
fshatit, kishin raportuar në stacionin e policisë në
Shtime, se ballistët kishin jataqe të sigurta në
Petrovë, duke identifikuar vendet lehtë të identi-
fikueshme, meqë diheshin botërisht tri shtëpi të tre
familjarëve, që ishin edhe miq të trimave të çetës së
Salih Rexhës. Nezir Buja kishte miqtë në familjen e
Tërshanëve, ndërsa Zekë Luma ndhodej te miku i
vëllait.
Pikërisht sepse të gjithë kishin miq dhe të njo-
hur në Petrovë, OZNA e Shtimes, në krye me Cveta
Çanoviqin, Ivo Çanoviqin, Rexhë Misinin, Gjoko
Ivkoviqin, Damjan Shurbatoviqin, Slavko Bojkoviqin
e shumë të tjerë, kishte ushtruar ndikim dhe kishin
kthyer në denoncues disa nga burrat e këtij fshati.
Duke iu dhënë favore, dhe duke iu premtuar revole
e armë të tjera, bëjnë për vete: Nuhi Selmanin,
Xhupin e Abdullahut, Hetem Rrustën, Agush
Sadikun dhe disa të tjerë. Këta së bashku me disa
denoncues të Shtimes e të fshatrave përreth, gjur-
monin hap pas hapi çetën heroike të Salih Rexhës.

Salih Rexha Rexhep Salihu Nezir Buja


(1883-1949) (1906-1949) (1906-1950)
98
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Më 24 dhjetor të vitit 1949, Salihu, i cili mezi


qëndronte në këmbë nga sëmundja, rikthehet në
strehimoren e vëllezërve Pajaziti, të cilët jetonin në
një bashkësi familjare në fshatin Petrovë. Ishte ajo
një bazë e sigurt, në të cilën qenë strehuar shumë
ilegalë të kohës. Përveç kësaj shtëpia ishte afër
malit dhe ndodhej një strehimore e kamufluar e
cila gjatë tërë atyre viteve nuk ishte zbuluar.

Rrëfimi i Ahmet Salih Rexhës

Sipas gjurmimeve që i kam bërë këtij rasti,


thotë Ahmet Salih Rexha (1928- 2004), (deklaratë
dhënë autorit të monografisë në dhjetor të vitit
1995,) del se Nuhi Selmani, Xhupi i Avdullahut,
Hetem Rrusta, Sherif Qeli, ishin lidhur ngushtë me
UDB-en e Shtimes, me Sveta Çanoviqin e Savë
Shurbatin. Kohë më parë më parë, Zekë Luma ishte
ndarë nga çeta dhe ishte futur në shtëpinë e mikut
të vëllait, Avdush Sadiku. Nezir Buja ndodhej te
miku i tij po në Petrovë, në lagjen Tërshani.
Më 24 dhjetor, baba, (Salih Rexha) dhe vëllai
im, (Rexhep Salihu) trokasin në odën e përbashkët të
vëllezërve Pajaziti.
Sapo ishte futur në strehimore, baba i sëmurë
ishte strukur te stufa. Afër vetes kishte bombat dhe
revolverin. Rexhepi, ndihej disi i shqetësuar meqë
kishte parandjenja të këqija. Nga oda kishte dëgjuar
një rrëmujë në konakun përballë. Të dy ishin të urit-
ur, meqë kishin dy tri ditë pa ngrënë. Bukën në stre-
himore e kishte çuar një grua, për të mos rënë në sy
99
AHMET QERIQI

të njerëzve, për të cilët mendohej me të drejtë se


mund të përgjonin jashtë oborrit, apo edhe mund të
shikonin. Në kohën kur baba dhe Rexhepi po hanin
bukë, dëgjohet krisma e thyerjes së derës së oborrit,
tollovia e befasishme, një britmë e thekshme dhe
shkrehja e armëve. Këto ishin alarme të
mjaftueshme për të bërë me dije se pjesëtarët e OZN-
ës kishin rrethuar strehimoren. Me bukën në gojë,
Rexhepi ngrihet, lëshon fishekun në automatik dhe
hap derën. Breshëria e armës armike e godet, por ai
nuk bie. E zbraz shanzherin në drejtim të shkallëve.
Një dritë e fortë e reflektorit ia merr pamjen e syve.
Arrin të zbraz një bombë dore dhe hudhet drejt
gardhit. Baba nga strehimorja fillimisht hedh disa
bomba dore. Duke menduar se djali, Rexhepi, kishte
rënë në pritë, del te dera e odës dhe shkrep rafalin.
Salihu goditet nga breshëria e dhjetëra
automatikëve.
Kisha dëgjuar për vrasjen dhe të nesërmen pa
vonuar shkova në Lypjan, vazhdon Ahmet Salih
Rexha. duke evokuar kujtimet e tij: Sapo u afrova te
ura e Sitnicës më ndaluan dy policë, m’ i lidhën
duart dhe më dërguan para gjenazeve, të babës
dhe të vëllait.
-A po i njeh, mu drejtua një milic shka.
-Jo!- ia ktheva.
-Ky është baba yt e ky vëllai, shiko mirë edhe
njëherë.
Isha mpirë nga dhembja por për hir të babës
dhe vëllait nuk u dhashë, Po zieja përbrenda por
kisha vendosur të qëndroja.
-Nuk janë këta, ua ktheva, e keni gabim, ju
nuk mund të zini ata, as gjallë as vdekur. Milici më
100
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

goditi me dipçik të pushkës dhe më dërguan në


burg, Më dënuan me procedurë të shpejtë dhe më
mbajtën dy muaj në burg..

***

Një informatë tjetër bën të ditur se përveç


Salihut dhe Rexhepit, atë natë paraprakisht ishte
kapur në befasi, Nezir Buja. Ai, derisa po kthehej
nga shtëpia e mikut në drejtim të strehimores ku
ishte Salihu dhe Rexhepi, sapo afrohet te dera, ia
drejtojnë armët në gjoks katër milicë, që kishin
qëndruar strukur, afër derës.
Nezir Buja kishte bërë përpjekje të jepte
alarmin, duke bërtitur me zë, por pritëzënësit
gjakatarë me shpejtësi ia kishin mbyllur gojën.

***

Në ditët e para të janarit të vitit 1950, trupin


e Nezir Bujës të molisur, të mbetur vetëm me një
qelizë të jetës, banditët titistë e dërgojnë te Zabeli i
Bujanit, në brendi të fshatit. Aty ia zbrazin në gjoks
një rafal plumbash dhe e lënë mbi dhe. Te nesër-
men, një epror ushtarak kërkon nga fshatarët që
trupin e Nezirit ta varrosin, po në atë vend ku
kishte rënë. Familja dhe fëmijët e mitur të Nezir
Bujës nuk u lejuan ta shihin trupin e tij.
Kështu kishte ndodhur edhe me trupat e Salih
Rexhës dhe të Rexhep Salihut. Një person i panjohur
i kishte varrosur diku në hyrje të fshatit Konjuh, në
kohën kur Ahmet Salihu ndodhej në burg, së
bashku me dhjetëra burra të famijles së gjerë.
101
AHMET QERIQI

Zekë Luma kishte mbetur në Petrovë.


Asnjëherë deri tani nuk është zbardhur fati i tij.
Nuk i dihet konkretisht varri, por supozohet se esh-
trat e tij prehen diku në kodrat e Poredimes së
Shtimes.

***
Edhe pse kanë kaluar pesdhjetë e katër vjet
nga krimi mizor, asnjë instancë e caktuar juridike
apo ndonjë Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave të
Njeriut, asnjë institucion i Kosovës së pas luftës
çlirimtare dhe fitimtare kundër Serbisë okupatore,
nuk ka marrë përsipër hulumtimin e këtyre
rasteve, për të zbuluar të pakten eshtrat e këtyre
luftëtarëve të lirisë. Po thuajse në të gjitha shkrimet
e deritanishme, janë kursyer të përmenden emrat e
shqiptarëve, bashkëpunëtorë të ish regjimeve
jugosllave, që kanë marrë pjesë në zënien dhe
likuidimin e këtyre martirëve dhe dëshmorëve të
kombit. Për veprat e liga të baballarëve, xhaxhal-
larëve, dajallarëve, askush nuk ka të drejtë t`i
satanizojë dhe të iu drejtojë gishtin bijëve,
bijave, nipave dhe mbesave të tyre, përveç në
raste të veçanta kur tradhtia është vazhduar
nga brezi në brez. Pavarësisht nga të gjitha, e
vërteta duhet të dalë në shesh, edhe pse dikush
nuk do të ndihet mirë, edhe pse dikush ende kër-
cënon, duke bërë përpjekje që me çdo kusht të mos
lejojë zbulimin e së vërtetës. Janë gjallë dhjetëra
dëshmitarë të kësaj historie të dhembshme dhe
krenare, të cilët duhet ta grisin vellon e heshtjes,
sepse duke heshtur veprat e liga, ato konzervohen,
degjenerohen më tej dhe përsëriten.
102
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në vend të epilogut

Në kohën kur po bëja përpjekje për ta mbaru-


ar këtë rrëfim të gjatë, të dhembshëm por edhe
shumë krenar për Salih Rexhë Ribarin, Kadri Bebën
dhe bashkëluftëtarët e tyre, Ahmet Salih Rexha
ishte sëmurë rëndë. Ai vdiq. Nuk arrita të shoh për
herë të fundit për t` ia dhënë lajmin se librin e kisha
gati për ta përfunduar…
I qoftë i lehtë dheu i tokës martire të Kosovës!

Në përkujtim të idealistit të pathyeshëm


Ahmet Salih Rexha (1928-2004)

Nuk janë sa duhet të njohur idealistët dhe


liridashësit shqiptarë, të cilët kanë bërë emër me
veprat dhe guximin e tyre, kanë bërë emër me
pathyeshmërinë e tyre, me qëndresën dhe bur-
rërinë e tyre. I tillë ishte edhe Ahmet Salih Rexha
nga Ribari Madh i komunës së Lypjanit, i cili u nda
nga të afërmit dhe më të dashurit, më 22 qershor të
vitit 2004.
Ahmeti u lind në vitin 1928. Ishte djal i Salih
Rexhë Ribarit, dhe vëlla i Rexhep Salih Ribarit, dy
ndër luftëtarët më të paepur të lirisë, të cilët luftu-
an dhe ranë trimërisht pesë vjet pas luftës së Dytë
botërore. Salih Rexha me çetën e tij heroike me
103
AHMET QERIQI

djalin Rexhepin dhe bashkëluftëtarët besnikë:


Nezir Buja nga Bujani dhe Zekë Luma nga Kraishta
Salihu, ishte atdhetari më i pakompromis i luftës
për çlirimin e Kosovës. Deri në pesë vjet pas
mbarimit të luftës çeta e Salih Rexhë Ribarit sfi-
donte pushtetin komunist të kohës dhe mbante
gjallë flakadanin e luftës çlirimtare.
Ahmeti qysh në rininë e tij të hershme
ndeshet me dhunën dhe barbarinë okupatore. Në
dimër të vitit 1945, në kohën kush ishte 16-17
vjeçar torturohet mizorisht nga banditët e Zhivko
Mitroviqit, të Savë Shurbatit e të Ali Shukriut,
vetëm sepse ishte i biri i Salih Rexhës. Për torturat
dhe trupin e tij tërë fraktura, nuk i kishte treguar
askujt, madje as nënës, as vëllezërve.
Duke qenë se babai Salihu dhe bashkëluftë-
tarët e tij kishin lidhur besë-betimin, për të mos iu
dorëzuar pushtetit okupator titist rankoviqist,
Ahmeti vihet në shërbim të çetës së babait. Ai
mban kontakte të vazhdueshme nëpër male dhe
pika ku jetonte e luftonte nacionalisti, luftëtari më
i përkushtuar i kohës, Salih Rexha.
Për shkak se Salihu me Rexhepin, pastaj
Kadri Beba me djalin Mustafën dhe luftëtarë të
tjerë ndodheshin nëpër male, OZN-a famëkeqe
kishte burgosur të gjithë burrat e familjes së gjerë
Bebaj-Rexhaj të Ribarit. Në mesin e të arrestuarve
ishte Ahmet Salihu, Veli Halili, Selim Halili, Sylë
Rexha, Hamdi Sejdiu, Hamit Sejdiu, Rizah Veliu,
Islam Saliu dhe disa miqë të familjeve të tyre. Ata
po mbaheshin në burgun e Lypjanit ku ishin
matretuar mizorisht nga: Dragolub Miriqi, Haxhi
Vokshi, Bogolub Nedelkoviqi, Shaban Kajtazi e të
104
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

tjerë. Më së tepërmi ishte maltretuar Ahmet Salihu,


në radhë të parë sepse ishte djali i Salih Rexhës,
por edhe pse tregohej i panënshtrueshëm.
Sapo e kishin liruar nga burgu, Ahmeti pa
vonuar kontakton në babanë Salihun, dhe vëllanë
Rexhepin. Ai iu tregon për torturat e mizoritë, duke
i dhënë babait të kuptonte se do të mbetej besnik i
pakompromis i rrugës së tij. Vetëm disa ditë pas
takimit me babanë, banditët e OZN-ës marrin vesh
përmes hafijeve që i kishin inkuadruar me detyrë të
spiunimit madje edhe në lagjen e tij. Ahmetin e
arrestojnë sërish. E torurojnë mizorisht në sta-
cionin e policisë në Magurë, ku po ashtu kishin
ndëshkuar çnjerëzisht edhe nipat e Salih Rexhës
nga Krojmiri, Adem Tahirin dhe Muharrem Tahirin
të lagjes Qeriqi.
Nga torturat mizore kishte lënguar gjatë tërë
dimrit, por meqë ishte i ri dhe kishte moral të fortë
të idealistit, sapo e merr veten, sërish kontakton
me babanë Salihun, vëllanë Rexhepin dhe
bashkëluftëtarët e tyre. Ahmet Salihu ishte ndër dy
tre të vetmit besnikë të përjetshëm me të cilët
Salihu mbante kontakte. Ai i dërgonte babait rroba,
bukë, duhan, barna dhe informata të caktuara.
Salihu vazhdimisht i caktonte kohën dhe vendin e
takimit. Ai, i tregonte Ahmetit se në rast se nuk e
gjente në vendin e caktuar, duhet të shkonte në
vendin tjetër, apo të priste në rast të rrethanave të
papritura.
Lëvizjet edhe pse tejet të kamufluara të
Ahmet Salihut, ishin përcjellë qenërisht nga disa
hafije të afërm, të cilët kishin për detyrë që ta për-
cillnin çdo mungesë të tij në shtëpi, duke shënuar
105
AHMET QERIQI

dhe duke precizuar kohën sa kishte munguar.


Ahmeti ishte në dijeni se përcillej, mirëpo asnjëherë
nuk e ndaloi shtegëtimin, asnjëherë nuk u dha, as
pas torturave mizore, as pas ndëshkimeve dhe
arrestimeve të shumta, as nga kërcënimet e Zhivko
Mitroviqit e të Sava Shurbatoviqit, se do ta pushka-
tonin, nëse kontaktonte me babanë.

Ahmet dhe Islam Salih Rexha

Më 24 dhjetor të vitit 1949, çeta e Salih


Rexhës rrethohet në një shtëpi në fshatin Petrovë.
Salihu dhe Rexhepi luftojnë dhe bien trimërisht,
ndërsa Nezir Buja kapet gjallë dhe maltretohet deri
në vdekje. Në Petrovë kishte humbur pa gjurmë
edhe luftëtari, Zekë Luma.
Të nesërmen në mëngjes, Ahmet Salihu niset
për në Lypjan, me qëllim për të marrë ndonjë infor-
matë. Në hyrje të qytezës, milicët e ndalojnë dhe ia
lidhin duart. Pa vonuar e çojnë te ndërtesa e
komunës ku ishin ekspozuar trupat e bërë shoshë
106
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

nga plumbat të babait të tij, Salih Rexha dhe të vël-


lait Rexhepit, i cili kishte lënë vetëm një djalë,
Idrizin, asokohe 13-vjeçar.
Ahmeti nga rrobat dhe nga disa shenja të
tjera kupton se babai dhe vëllai kishin rënë në
altarin e atdheut.
-A po i njeh? – i drejtohet Ahmetit milici i cili
e kishte pranguar.
-Jo! - thotë nga mëria dhe urrejtja e papërm-
bajtur që kishte për pushtetin gjakatar.
-Shiko mirë është babai yt dhe vëllai yt?-
vazhdon milici para turmës e cila ishte tubuar për
të parë kufomat dhe për të bërë orgji të zeza para
trupave të tyre.
-Nuk janë këta!- thotë ai prerë, pa dhënë
asnjë shenjë ligësie apo shqetësimi të jashtëm që
mund t`i vërehej në fytyrë.
-Ata kurrë nuk mund t`i kapni as gjallë as
vdekur, ia kthen milicit, i cili e ndëshkon mu para
kufomave të t` atit dhe vëllait.
Vetëm për shkak se ishte treguar i
pathyeshëm, e prangojnë sërish dhe e dënojnë dy
muaj burg. Ahmeti ishte dënuar me qëllim që të
mos zbulonte vendin ku do të varroseshin fshehtas
trupat e Salih Rexhës dhe të Rexhep Salihut.
Vendvarrojsa e tyre ende nuk dihet me saktësi.
Pasi del nga burgu, fillon të gjurmojë vendin
ku OZN-a gjakatare kishte varrosur tinëz dy dinji-
tarët e paepur të lirisë: Salih Rexhën dhe Rexhep
Salihun. I përballur me dhunën gjakatare të
pushtuesit, me qëllim për ta ngritur ekonmikisht
familjen, Ahmet Salihu, ashtu sikurse edhe shumë
të persekutuar e të përndjekur të tjerë, merr rugën
107
AHMET QERIQI

e kurbetit. Fillimisht punon punëtor krahu në


Dubrovnik të Kroacisë, së bashku me disa
kushërinj dhe të afërm. Më vonë përmes një ndër-
marrjeje të ndërtimtarisë shkon në Bagdad të
Irakut, ku punon një kohë. Edhe atje bënte punë të
rënda fizike.
Me mund, djersë dhe jetë të rëndë të
kurbetit, kishte ngritur familjen. Me qendrimin e
tij të patundur ai kishte dhënë shembull sesi duhej
mbijetuar edhe në kushte të robërisë dhe repre-
sionit shtetëror. Ahmet Salihu asnjëherë nuk u
dha, asnjëherë nuk dredhoi nga rruga e babait të
tij, edhe pse pati shumë lakej e çorodë që u mund-
uan ta thyejnë dhe ta bëjnë vegël të politikës nën-
shtruese.
Ai qëndroi i pathyeshëm, pavarësisht se tor-
turat dhe ndëshkimet mizore ia kishin dëmtuar
tejet rëndë shëndetin.
Në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Ahmet Salihu me familjen e tij streho-
het në pyjet e Blinajës. Asokohe shkon te nipi i
tij në Krojmir dhe bën kërkesë për ta pranuar në
radhët e ushtrisë, edhe pse ishte në moshë afër
shtatëdhjetëvjeçare. Shfaq dëshirë të shkojë për
të marrë armë në Shqipëri, por meqë ishte i
moshuar nuk lejohet. Mbante kontakte me
luftëtarët e lirisë dhe i besonte fitores.
Pas luftës çlirimtare dhe fitimtare të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Salihu fillon të bie
nga shëndeti. Jeta e rëndë në robëri, torturat që
kishte përjetuar në kohën e rinisë dhe tortura të
tjera të cilat kurrë nuk ia ndanë, fillojnë t`ia gërmo-
jnë shëndetin.
108
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Të vetmen dëshirë që kishte pas çlirimit të


Kosovës, ishte hulumtimi dhe gjetja e eshtrave të
babait, Salihut, dhe të vëllait, Rexhepit. Nuk gjeti
asnjë mirëkuptim te strukturat komunale të
Lypjanit, dhe asnjë ndihmesë në drejtim të gjetjes
së eshtrave të më të dashurve të tij.
Velloja njëshekullore e robërisë dhe rojtarët
e neveritshëm të territ dhe të katranosjes së idesë
çlirimtare, kishin ushtruar ndikim të neveritshëm
te një pjesë e rrethit të tij të gjerë. Ata që duhej ta
kuptonin dëshirën e tij të zjarrtë, aspiratën e tij
sublime, ose nuk e kuptuan, ose u bënë sikur nuk
e kuptonin. Ahmeti po rrënohej nga shëndeti. Më
22 qershor të vitit 2004 ndërroi jetë duke mbetur i
paharrueshëm në kujtesë të familjes, të bijëve,
bijave, vëllezërve dhe të gjithë atyre që e kanë
mirëkuptuar dhe e kanë dashur.
Karakteri i tij shpërthyes, fjala diskrete dhe e
thënë me vend, qëndrimi burrëror dhe autoritar,
buzëqeshja kuptimplote për mikun dhe urrejtja e
idhët kundër armikut, përherë do të mbesin në
kujtesë.
Kontributi i familjeve Rexha dhe Beba të Ribarit të Madh për
çështjen e lirisë dhe të bashkimit kombëtar ka qenë meritor. Brezat e
sotshëm liridashës të Kosovës kanë obligim ta ndriçojnë luftën dhe për-
pjekjet që kanë bërë dinjitarët e këtyre familjeve. Identifikimi i vendit,
gjetja e eshtrave të Salih Rexhës e Rexhep Salihu dhe bashkëluftëtarëve
të tjerë, vendosja e tyre në vendin e nderit mbeten detyrë e liridashësve,
për ta çuar në vend amanetin e të rënëve dhe të gjithë atyre që derdhën
gjak për çlirim nga robëria e zezë dhe nga djallëzorët, që ende po
mundohen ta mjegullojnë këtë histori të pastër kombëtare.

109
AHMET QERIQI

110
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Pjesa e dytë

Luftëtarë
dhe idealistë
të shquar
të çlirimit
të trojeve të robëruara të Shqipërisë

111
AHMET QERIQI

AJET FAZLI GËRGURI


(1905- 1947)

Njëri prej person-


aliteteve më të njohura të
Lëvizjes Nacional
Demokratike Shqiptare,
Ajet Gërguri lindi në vitin
1905 në fshatin Duboc të
Drenicës, në komunën e
Prekazit. Ishte djalë i Fazli
Gërgurit. Nëna e tij
Mihanja ka qenë bijë e
familjes Selimi nga
Mikushnica.
Duke qenë se fshati
i tij ishte afër fshatit
Galicë, ndërsa familja njihej me Azem Bejtë
Galicën, Ajeti qysh në moshën 17 vjeçare pranohet
në radhët e luftëtarëve të lirisë. Asokohe në njësitë
luftarake të kryetrimit të forcave çlirimtare Azem
Galica ishin inkuadruar edhe xhaxhallarët e Ajet
Gërgurit.
Në vitin 1922, Ajet Gërguri së bashku me
disa trima të Drenicës shkon në Shkodër. Ndërkohë
xhaxhallarët: Xhema, Sherifi, Latifi hyjnë ilegal-
isht në Drenicë dhe marrin me vete familjet e tyre.
Ata fillimisht vendosen në Shqipëri e pastaj, ashtu
112
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

sikurse edhe shumë familje të tjera nga Kosova,


shkojnë në Turqi. Në pamundësi për të përballuar
kushtet jetësore në një vend jo mikëpritës dhe në
vendin ku ku flitej gjuha e pushtuesit të derid-
jeshëm, familja e gjerë Gërguri kthehet në Shqipëri
dhe vendoset në fshatin Dërmanec, rrethina e
Fierit.
Regjimi i asaj kohe iu kishte dhënë tokë pune
dhe nuk iu kishte bërë kurrëfarë pengesash famil-
jeve të shumta nga Kosova, të cilat i ndiqte me qël-
lim shfarosjeje regjimi kriminal i Mbretërisë Serbe,
Kroate e Sllovene. Për më tepër, ata që kishin
shfaqur interesim për dije e arsimin, iu kishte
mundësuar edhe shkollimi papagesë. Ajet Gërguri,
kishte arritur të kryente shkollën e bujqësisë, dhe
përnjëherë kishte zënë punë në një sekretari të
grupit të pestë agrar me seli në Tiranë. Në vitin
1936 martohet por pas një viti i vdes gruaja, e cila
i lë djalin Nuredinin. Më pas martohet me Ajshe
Shabanin nga Fieri me të cilën pati dy bija:
Remzijen dhe Shazijen.
Pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste,
në prill të vitit 1941, shumë prej familjeve me
origjinë nga Kosova nga Shqipëria kthehen në
vendet nga ku ishin detyruar të shpërnguleshin.
Një veprim të tillë e ndërmerr edhe familja Gërguri.
Fillimisht ishte kthyer xhaxhai i Ajetit, Xhemajl
Gërguri ndërsa në fillim të vitit 1942, kthehet edhe
Ajeti. Të dy fillojnë të merren me tregti dhe hetelieri.
Ajeti hap një kafene në qendër të Lypjanit, e cila ka
punuar deri në vitin 1945.
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar
XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f. 226).
113
AHMET QERIQI

Gjatë luftës së Dytë Botërore Ajet Gërguri


përveç përcaktimit të tij atdhetar, nuk kishte ndon-
jë lidhje të veçantë me forcat partizane të kohës.
Kishte simpati për luftën partizane në Shqipëri,
meqë atje luftohej armiku dhe shkelësi i Shqipërisë,
fashizmi italin, ndërsa në Kosovë, forcat italo
shqiptare kishin dëbuar nga vendi kriminelët çet-
nikë e drazhistë serbë.
Bazuar në të dhënat që i ka prezentuar para
hetuesisë, në shkurt të vitit 1947, bëhet e ditur se
Ajet Gërguri ka mbajtur lidhje me krahun atdhetar
të Rifat Berishës, i cili në fillim të vitit 1945 e kishte
caktuar drejtor të organizatës së Kopshtarisë në
Besianë-ish Podujevë. Mirëpo në anën tjetër i
kishte thelluar lidhjet edhe me kreun Nacional
Demokratik të asaj kohe. Ishte anëtarësuar në
komitetin e NDSH-së në Prishtinë qysh në maj të
vitit 1945. Asokohe, Ajet Gërguri njihet me kreun
e komitetit të Prishtinës: drejtorin e gjimnazit të
Prishtinës Sulejman Drinin, pastaj me Hafiz
Mehmet Hoxhën. Beqir Bajgorën, Jusuf Fetahun e
të tjerë.
Meqë nuk ishte përcaktuar statusi i
ardhshëm i Kosovës, nacional demokratët shqip-
tarë kishin indikacione se në Kosovë do të restau-
rohej robëria jugosllave. Pikërisht për këtë, ata
qenë organizuar në komitete të NDSH-së, me qëllim
të propagandimit të idesë së bashkimit të Kosovës
me Shqipërinë, meqë kishte filluar të devalvohej
Rezoluta e Bujanit e vitit 1944, e cila pas luftës
parashihte që popullata e Kosovës të vetëpërcakto-
hej dhe të vetëvendoste për të ardhmen e vendit.

114
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Akti i këtij nënshkrimi fatal për të ardhmen e


Kosovës, bëri që të gjitha forcat e vërteta nacional-
iste të hulumtojnë forma dhe metoda të reja orga-
nizimi dhe veprimi, me qëllim për të mos lejuar rim-
betjen e Kosovës nën robëri, brenda kufinjve të
Jugosllavisë së AVNOJ-it. Ajet Gërguri përmes
Hasan dhe Azem Bellaçevcit lidhet me komitetin e
Shkupit. Ai këtij komiteti i dërgon një letër, me të
cilën e informon se kryetari i Komitetit të Dytë të
Prishtinës, profesor Sylejman Mehmet hafuzi është
arrestuar nga organet e sigurimit dhe gjendet në
burg të Prishtinës. Këtë letër për kryetarin e nën-
shkruan Ajet Gërguri. Prej tani Ajet Gërguri mbetet
kryetar i këtij komiteti, kurse nënkryetar Azem
Bellaqevci. Ajet Gërguri, Beqir Bajgora dhe Isuf
Fetahu mbanin korrespondencë me komitetin e
Shkupit dhe letrat i dërgonin me shifrën e koduar
“Kulshedra”. (Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-
1945, Prishtinë 1997, f. 404).
Në mbështetje të idesë çlirimtare, ideatorët
dhe luftëtarët e LNDSH-së, si: Ymer Berisha,
Kemajl Skënderi, Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Azem
Bellaçevci, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori,
Kadri Beba, Salih Rexha, Ibrahim Lutfiu, Hilmi
Zariqi, Arif Shala, Mulla Idriz Gjilani, Ukë Sadiku,
Rizah Goga, Avdyl Dura, Marie Shllaku, Gjergj
Martini e qindra të tjerë u riorganizuan me qëllim
të vazhdimit të kryengritjen së armatosur, e cila
synonte bashkimin e natyrshëm të Kosovës dhe të
viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë.
Në tetor të vitit 1945, edhe pse kishte kaluar
në ilegalitet, Ajet Gërguri nuk do të bashkohet me
grupin e Adem Gllavicës, Hysen Tërpezës e të
115
AHMET QERIQI

Qazim Llugaxhiut, të cilët depërtuan në Greqi e


prej andej në Turqi dhe në disa shtete të Evropës.
Ajeti i takonte militantëve të lirisë, të cilët zhvillonin
rezistencë të armatosur, duke bërë përpjekje për
zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve.
Gjatë kohë së ilegalitetit, Ajet Gërguri ka qën-
druar në vende të ndryshme të Drenicës dhe të
Llapit. Një kohë të gjatë ka qëndruar në Komaran,
nën sigurim dhe mbrojtje të Arif Shalës, pastaj në
fshatin Zabel i Ulët, në Sankovc, në fshatin
Domanek, në shtëpinë e Fejzullah Domanekut, në
fshatin Bellaqevc, nën përkujdesje të Azem
Jashanicës, në Akrashticë e në vende të tjera.
Asokohe Ajet Gërguri kishte intensifikuar
veprimtarinë organizative sidomos me Gjon
Serreçin, Hilmi Zariqin, Shemsi Hazir Gashin,
Kadri Bebën, Jetullah Rezallën e luftëtarë të tjerë
të përkushtuar të çlirimit të Kosovës.
Forcat nacionalite shpresonin në lidhjet që
kryetari i NDSH-së Ymer Berisha kishte me oficerin
anglez Hadson, i cili po kështu shpresonte se në
Kosovë dhe në Shqipëri do të mbaheshin zgjedhje të
lira dhe do të fitonin forcat demokratike.

Ajet Gërguri në tubimin e mbajtur te


arllatët e Domanekut në maj të vitit 1946

Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa


takime të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë,
pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të
tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra,
më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të
116
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm I kreut


nacionalist shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen
tubimin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit
Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i
LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Ilmi Zariqi
kryetar i komitetit për Drenicë. (Vepra e cituar ,
faqe, 327.) Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të
mbajtur me një maj të vitit 1945, në bjeshkët e
Kozmaqit të Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës
kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla,
Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi, Sylë
Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep
Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen
Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani,
Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami,
Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim
Luta, Murat nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci,
Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të
tjerë të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në
këtë Kongres sipas shënimeve të prezentuar në lib-
rin e tij, Lufta e Drenicës, kanë marrë pjesë edhe:
Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet
Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku,
Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin
Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë
Sadiku, Ndue Përlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të
tjerë.( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945,
Prishtinë, 1997. f. 327-328).
Në Kongresin e Katërt para dhjetëra LNDSH-
istëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon Serreçi.
Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të ngjar-
jeve pas vendosjes së pushtetit komunist në Kosovë
dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situ-
117
AHMET QERIQI

atës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme që


të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta kom-
bëtare dhe të konsolidoheshin me qëllim për të
vepruar bashkërisht në drejtim të bashkimit të
Kosovës me Shqipërinë.
Me propozim të Imer Berishës, Kemajl
Skënderit, pas disa kongreseve apo mbledhjeve
paraprake, në disa vende të caktuara të Kosovës,
merret vendim që forcat atdhetare të tuboheshin
në kompleksin pyjor të Blinajes, ish- Lipovicë, me
qëllim të marrjes së qendrimit definitiv lidhur me
strategjinë e veprimit të mëtejmë, meqë represioni i
forcave pushtuese po merrte përmasa të shfarosjes
dhe gjenocidit, sidomos pas rezistencës heroike të
Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës në Drenicë,
në dimër të vitit 1945.
Vendimin për ta mbajtur Kongresin e
Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes kryesuesit të
LNDSH-së në Shkup, Kemajl Skënderi. Sigurimin e
vendit dhe të terrenit ku do të mbahej Kongresi e
marrin përsipër Azem Bellaqevci, Salih Rexha,
Islam Domaneku e luftëtarë të tjerë të sprovuar.
Lidhjet kryesore mes grupeve i mbante Arif Shala.
Ai përmes bashkëpunëtorëve të tij: Izet Murati,
Sokol Brahimi, Qazim Zogaj, Halil Bogiqi e të tjerë
njofton Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin, Kadri Bebën,
Shemsi Hazir Gashin nga Mramori, Osman
Bunjakun nga Samadraxha e Vushtrrisë, e të tjerë.

118
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Ajet Gërguri në Kongresin e Pestë të


LNDSH-së, Kongresi i Lipovicës

Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra


grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala,
Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyn-
dur drejt Lipovicës.
Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej
Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në
Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe
Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan-
sua propaganda se kongresi do të mbahej në
Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi
dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995.
f.346).
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri
Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar të gjithë delegatët
dhe pjesëmarrësit e Kongresit rreth 120-140 veta.
Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku mbahej
Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që kishin
marrë përsipër sigurinë e trrenit.
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e
fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga
Samadraxha e Vushtrrisë, kapin një të dyshuar,
spiunin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i
cili ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në
mesin e nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direk-
te me Shefin të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi),
Spasoje Gjakoviq. Ai kishte dezinformuar kreun
nacionalist se Ymer Berisha kishte vdekur dhe nuk
119
AHMET QERIQI

kishte pse të pritej ardhja e tij.


Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij
spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij
para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë
më 9 shkurt 1947 ka deklaruar:
Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor
Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit….
E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por
nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur
korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e, në Prizren
për ta marrë rrogën në ari nga OZNA…
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-
XXVL, Prishtinë, 2001, f.251). Shaqir Zariqi dyshonte
në veprimet e Rexhep Alushit, ndërsa dyshimin e tij
ia shfaq Jetullah Rezallës edhe Hilmi Zariqit.
Veprën denoncuese të Rexhep Alushit e vërteton
edhe Xhemajl Boletini. “Kur dëgjoi Rexhepi për këtë
u përpoq të gëlltis një letër, por atë ia nxorën nga
goja. Në letër shkruante: “Rexhep Lushi mund të
lëviz çdo kund në Kosovë dhe pushteti e ushtria nuk
mund t`i bëjë pengesë”. Letra ishte e vulosur nga
OZNA.
( Dokumenti i cituar, por aty… f. 252). Kur zihet në fla-
grancë Rexhep Alushi pranon se është spiun i OZN-
ës, pranon se ka vepruar në zënien e nacional-
istëve, dhe për veprat e tij denoncuese nuk pendo-
het.
Sipas deklaratave të Ajet Gërgurit dhënë
para hetuesisë, kuptojmë se ai kishte zhvilluar një
aktivitet të pandërprerë organizativ në tërë terri-
torin e Kosovës, me qëllim të zgjerimit të radhëve të
LNDSH-së dhe përgatitjes për vazhdimin e

120
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

kryengritjes së armatosur kundër pushtetit titist-


rankoviqist.
Riorganizimi i lëvizjes bëhej përmes veprimit
të komiteteve vendore që ishin formuar nga
LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme nga
Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu sikurse
kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një vit më
parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e tij
para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar:
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin
prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet
Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman
Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të
Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku,
Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë
mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman-
dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha.
Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab
për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi
iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fil-
lonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë
qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si
duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte
këtë propozim. Kundër këtij propozimi ishte ngritur
me pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte
thënë: Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në
Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të
luftojmë për lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit.
f.236.). Propozimin e tij e kishin mbështetur: Azem
Bellaqevci, Salih Rexha, Ahmet Selaci, Jetullah
Rezalla dhe disa të tjerë. Dëshmitarët e kësaj ngjar-
121
AHMET QERIQI

jeje të rëndësishme të historisë sonë rrëfejnë se


mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i
pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e
Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi
Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar
ishte tejkaluar. Pas ndërhyrjes së tillë të Osman
Bunjakut, të përkrahur nga militantët NDSH-istë,
Kongresi vendosi që luftëtarët të qëndrojnë në
Kosovë derisa të merrej lidhja me Muharrem
Bajraktarin, për shkak se asokohe pritej të mbahej
një Kongres tjetër i nacionalistëve në Veri të
Shqipërisë.
Kreu Nacionaldemokrat në përbërje: Gjon
Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Bellaqevci, Kadri Beba,
Shemsi Gashi e të tjerë kishin marrë vendim për të
lëshuar Kosovën, meqë mendohej se aktualisht
nuk mund të zhvillohej rezistencë e suksesshme,
sidomos me faktin se luftën dhe rezistencën
shqiptare në Jugosllavi nuk do ta përkrahte
askush, madje as regjimi komunist i Tiranës.
Formacioni i armatosur NDSH-ist kishte
depërtuar nga fshatrat e Drenicës Jugore, Krojmir,
Pjetërshticë, Dukë Karaçicë, Javor Luzhnicë, në
drejtim të fshatarve Carralevë, Rancë, Graiçevc,
Budakovë, Gjinoc, Grejkoc Korishë, Kabash. Pas
dhjetë ditë rrugëtimi të ngadalshëm dhe përplot
peripeti të rrezikshme, duke pritur grupi-grupin
dhe duke hulumtuar mirë terrenin, luftëtarët
depërtojnë në malet e Hoqës së Qytetit, mbi Prizren.
Asokohe në shtëpinë e atdhetarit Nebih Sahiti, Ajet
Gërguri takohet me Ibrahim Lutfiun, me të cilin
bisedojnë lidhur me depërtimin e formacionit për
në Greqi.
122
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në natën e 7 gushtit të gjithë luftëtarët e


ndarë nëpër grupe pushojnë në malet e fshatit
Bilushë. Ishin rreth 100 veta. Shumica të lodhur
nga rrugëtimi dhe të uritur. Disa edhe të plagosur.
Kishte edhe gra e nuse të luftëtarëve. Në mesin e
luftëtarëve ishte edhe mjeku Hamit Ahmeti-
Boshnjaku, me një ekip teknikësh të mjekësisë.
Municioni dhe ato pak ushqime rezervë, ishin bar-
tur me kuaj. Formacioni kishte tre pushkami-
tralezë italianë të tipit Breda. Shumica e luftëtarëve
ishin të armatosur me pushkë italiane apo gjer-
mane të kalibrave të ndryshëm. Ata, përveç muni-
cionit për pushkët dhe automatikët kishin edhe
bomba dore, raketa sinjalizuese dhe një sasi të
konsiderueshme të fishekëve.
Pararoja e përbërë prej Sadri Duhlës, Salih
Rexhës, Rexhep Salihut, Islam Domanekut, Hysen
Lutanit, Qerim Gashit, Ismail Dragushës, Fetije
Kelmendit, Nezir Bujanit, printe në ballë duke sig-
uruar paraprakisht terrenin nga ku duhej të kalo-
hej.
Në mëngjesin e 8 gushtit të vitit 1946, sapo
kishte zbardhur drita, Sadri Duhla, heton se
shtegu ku duhej të kalonin ishte zënë nga forcat e
ushtrisë jugosllave. Përderisa Ismail Dragusha bën
gati mitralozin për sulm, disa predha të një pas
njëshme të forcave armike bien në mes të forma-
cionit që po dyndjej drejt jugut. Në moment u kri-
jua huti dhe kaos në mesin e luftëtarëve të sulmuar
befasisht. Salih Rexha, Sadri Duhla, Rexhep Salihu
zënë pozicionet dhe fillojnë të godasin në drejtim të
forcave jugosllave. Breshëria e parë e luftimeve
kishte zgjatur dy orë pandërprerë. Duke qenë se
123
AHMET QERIQI

forcat armike ishin në dijeni të shtegtimit të forma-


cionit kishin zënë të vetmen pikë strategjike të
depërtimit, afër një honi shkëmbor. Formacioni
papritmas fillon të sulmohet edhe nga dy anët. Tre
mitralozët e luftëtarëve të NDSH-së godasin forcat
armike. Ismail Dragusha zbrazte rafalet e njëpas-
njëshme të mitralozit. Pranë tij i mbante rrethatoret
me fishekë luftëtarja Fetije Kelmendi, e fejuara e
Ismailit. Shumica e luftëtarëve, të cilët ishin të
sprovuar dhe kishin marrë pjesë në sa e sa beteja,
zënë pozicione mbrojtje duke rezistuar fuqishëm
për të mos lejuar depërtimin e forcave armike.
Njësia elite që përkujdesej për Gjon Serreçin, Ajet
Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, merr masa për të sigu-
ruar tërheqjen e mundshme, meqë forca armike
mund të mbyllte shtegun dhe luftëtarët do të ngel-
nin në rrethim. Në ballë të luftimeve kishte rënë:
Emin Fejzullah Saraçi nga fshati Bivolak i
Vushtrrisë, Isuf Muharremi nga Petrova. Predha
armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqir
Gjurkocit. Ishin Plagosur lehtë e rëndë disa
dhjetëra luftëtarë. Gratë dhe nuset e luftëtarëve iu
lidhnin plagët të plagosurve. Mjeku Hamit Emini
përkujdesej për luftëtarët me plagë të rënda.
Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në
rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Ajet Gërguri
dhe Gjon Serreçi japin urdhër për tërheqje.
Pikërisht në atë moment çeta e Salih Rexhës kishte
depërtuar deri afër forcave armike, të cilat në
pamundësi për të qëndruar më gjatë, kishin filluar
të tërhiqnin të plagosurit duke u përgatitur për të
zënë pozicionin mbrojtës, disa qinda metra më larg
vendluftimeve.
124
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Më 10 gusht Kadri Beba, Ajet Gërguri, Azem


Bellaqefci dhe disa luftëtarë të tjerë kalojnë natën
në Ribar të Madh, pasi paraprakisht kishin
vëzhguar terrenin. Azem Bellaqevci me Ajet
Gërgurin, Izet Muratin depërtojnë në fshatin Sankoc
te Mulla Arif Shala. Ndërkohë atje arrin edhe
Ibrahim Lutfiu, të cilin e solli një mik i Arif Shalës
nga Carraleva. ( M. Pirraku, vepra e cituar f. 353).
Ajet Gërguri, ashtu sikurse edhe shumë atd-
hetarë të tjerë kishte kaluar në ilegalitet të thellë,
ndër miq të besueshëm, duke pritur derisa të
kalonte dimri, në mënyrë që në pranverën e her-
shme të riorganizoheshin. Mirëpo oficerët dhe
besnikët shpirtshitur të OZN-ës as gjumin nuk e
bënin gjumë duke gjurmuar nacinalistët hap pas
hap dhe duke vënë në veprim një rrjet jashtëzakon-
isht të madh të spiunimit. Në periudhën prej
janarit deri në mars të vitit 1947, OZN-a kap të
gjallë apo likuidon kreun e NDSH-së. Sipas një
dokumenti sekret të Prokurorit Publik për Kosmet, të
4 prillit të vitit 1947, thuhet se Ajet Gërguri është
kapur në luftë në fshatin Prapashticë ( sipas dr.
Muhamet Pirrakut, është fjala për fshatin
Akrashticë). Ai është dorëzuar vetëm pasi është
kallur shtëpia duke mos pasur tjetër rrugëdalje. Me
atë rast ka vrarë një fshatar, i cili ka ndihmuar
ushtrinë në rrotullimin e sanës. Po ashtu me atë rast
ka plagosur komandantin e batalionit, togerin nga
Mitrovica. Ajet Gërguri është kapur me 3 shkurt të
vitit 1947. ( Dr. M. Pirraku, vepra e cituar…f. 451).
Më 31 gusht të vitit 1947, në orën tre pas
mesnatës, Ajet Gërgurin së bashku me Osman
Bunjakun, Ukë Sadikun, Gjon Serreçin, kohorta e
125
AHMET QERIQI

vrastarëve jugosllavë i pushkatuan në vendin e


quajtur Strelishte, te Varret e Jahudive në Touk-
Bahqe të Prishitnës. Të katërtit i varrosin në një
varr të përbashkët. Varri i përbashkët ende nuk
është zbuluar. Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje
nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vendimin për
pushkatim e kanë vërtetuar: udhëheqësit e
Shërbimit të Seksionit të Punëve të Brendshme:
Hashim Mustafa, Gligoriej Sharanoviq, Sadri
Doçi dhe Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit
Mazllum Nimani, kapiten dhe prokurori publik
për Kosovë e Metohi, Ali Shukriu. (Hysen Azemi,
Dokumente arkivore të Partisë Necional Demokratike
Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR, XXV-XXVI,
Prishtinë, 2001, f. 225-226).
Ajet Gërguri ka lënë
djalin Nuredinin (1936-
2001) bashkëshorten
Ajshe Shabani, dy bijat:
Remzijen dhe Shazijen.
Nuredin Ajet Gërguri ka
qenë i përndjekur dhe i
përsekutuar nga regjimi
titist. Ka qenë i dënuar
për veprimtari antiju-
gosllave. Burgun e ka
mbajtur në Nish.
Nuredini ka lënë djalin
Ajshe Shabani - Gërguri Albanin dhe bashkëshort-
en, të cilët jetojnë në
Prishtinë.

126
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

GJON SERREÇI
(1920-1947)

Gjon Serreçi ka qenë


njëri ndër intelektualët
dhe peronalitetet më të
shquara dhe më me
ndikim të Lëvizjes
Nacional Demokratike
Shqiptare të Kosovës.
Gjoni ishte i biri e
Gjergj Serreçit. Lindi në
Ferizaj më 11 shkurt të
vitit 1920. Nëna e Gjergjit
quhej Anisa, e gjinisë
Kurti, po ashtu nga
Ferizaj. Mësimet e para i
mori në vendlindje. Duke qenë se shquhet për zell
dhe talent të veçantë, babai, Gjergji, e regjistron në
Seminarin peshkopal në Prizren, të cilin edhe e
kryen me sukses.
Në vitin shkollor 1940/1941 u regjistrua në
Fakltetin Filozofik të Zagrebit, ku studioi deri në vitin
1943. Ndërkohë vazhdon studimet në Firencë të
Italisë. ( M. Pirraku, Mulla Idris Gjilani…, Prishtinë 1995,
f. 340). Vetëm pak kohë pasi kthehet në Kosovë në
vitin 1944, duke qenë në postin e kryetarit të
komunës në Babush të Ferizajt, arrestohet nga

127
AHMET QERIQI

Gestapoja dhe në qershor të po atij viti internohet në


Vjenë në mesin e shumë antifashistëve. ( Po aty
f.341).
Pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, Gjoni
kthehet në Kosovë dhe në vjeshtë të vitit 1945 pra-
nohet profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” të
Prishtinës. Ka qenë në kontakt me lëvizjet për-
parimtare të kohës dhe nën ndikim të literaturës
atdhetare sidomos të Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës,
Naim Frashërit e të tjerëve.
Duke qenë se ishte i ndikuar nga qarqet e
lëvizjeve demokratike evropiane të kohës, Gjon
Serreçi, së bashku me profesor Ymer Berishën,
Luan Gashin e të tjerë pretendon krijimin e një
lëvizjeje të re nacionaldemokratike, e cila nuk ishte
as komuniste, por as balliste. Gjon Serreçi, Ymer
Berisha e disa intelektualë të tjerë si: Kemajl
Skënderi, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, Hilmi
Zariqi, Arif Shala, Osman Bunjaku, Azem
Jashanica, Ajet Gërguri, përfaqësonin rrugën e
tretë, rrugën e cila nuk ishte as komuniste por as
balliste në kuptimin e keq dhe kompromitues të
fjalës. Duke folur për këtë zhvillim pozitiv afirmativ
të lëvizjes çlirimtare, njëri ndër ideologët e kësaj
lëvizjeje, Hysen Tërpeza në Kuvendin e Tunushës,
në dimër të vitit 1945, kishte propozuar që organi-
zatat luftarake nacionaliste të asaj kohe të
quheshin Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar.
Të pranishmit në atë tubim kanë pranuar propoz-
imin e Hysen Tërpezës.
“Qemajl Skënderi konkluzionet e Tanushuvcit
i përcjellë në Shkup. Edhe shokët e Shkupit ishin
pajtuar me këtë propozim. Ata thoshin se Balli
128
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Kombëtar më nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare


dhe nuk favorizohej fare nga Aleanca e bllokut
Antihitlerian.” (Ilaz Metaj, Ali Llunji, Hysen Tërpeza
Histori e Gjallë, Prishtinë, 1992,f.121).
Gjon Serreçi, një intelektual i ri me orientime
demokratike kombëtare, kishte dijeni për rirresh-
timin e forcave kundërvënëse atdhetare. Pas thyer-
jes së rezistencës të Shaban Polluzhës dhe të
Mehmet Gradicës në Drenicë në mars të vitit 1945
dhe ikjes për në Greqi të grupit të Adem Gllavicës
dhe të Qazim Llugaxhiut, në vjeshtë të po atij vitit,
forcat atdhetare nacionaliste të kohës pretendonin
që sërish të rirreshtoheshin. Gjon Serreçi asokohe
punonte profesor në gjimazin real, “Sami Frashëri”
të Prishtinës. Ai, përmes disa miqve të besuar
kishte vendosur kontakte me Azem Jashanicën,
Ajet Gërgurin, ndërsa mbante kontakte korrespon-
dence edhe me Imer Berishën, Marie Shllakun e të
tjerë. Mbante lidhje edhe me kreun nacionalist të
Shkupit, si me Kemajl Skënderin e Mahmut
Dumanin.
Në prill të vitit 1946, Gjon Serreçi ishte në
mesin e veprimtarëve militanë që mendonin se
duhej likuiduar fizikisht disa elementë tejet të
dëmshmëm projugosllavë. Merr pjesë në përgatitjen
e një atentati të pasuksesshëm kundër Alush
Zariqit, kryetar i Rrethit të Prishtinës, komunist i për-
betuar jugosllav. Pasi qe dekonspiruar plani i për-
gatitjes së atentatit Gjon Serreçi me ndihmën e një
nxënësi të tij, bashkohet me Ajet Gërgurin, i cili
jetonte ilegalisht në fshatin Terstenik të Drenicës.
( Dr. M. Pirraku, po aty f 341).

129
AHMET QERIQI

Po kështu Gjon Serreçi, i cili përcillte me


shumë interesim rirreshtimin e forcave nacional-
iste, vë kontakt edhe me prijësit e çetave në malet
e Llapit e të Gollakut, të cilat vepronin të izoluara,
në tërheqje e sipër, në mungesë të komunikimit
dhe konsolidimit të radhëve.
Gjoni ishte tepër i mirëpritur edhe nga kreu
nacionalist i kohës. Në radhë të parë sepse ishte
nacionalist, personalitet i arsimuar që fliste disa
gjuhë botërore, dhe ishte kuadër i cili nuk qe kom-
promituar në organizimet politike ideologjike të
asaj kohe. Për më tepër Gjon Serreçi mbante kon-
takte edhe me kreun nacionalist të Prizrenit dhe të
Dukagjinit, si me Marie Shllakun, Ndue Përleshin,
Gjergj Martinin, Ukë Sadikun e shumë të tjerë.

***

Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa


takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë,
pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të
tjera. Sipas shkrimeve të Islam Dobrës, më 1 maj
të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u
mbajt një takim i rëndësishëm kreut atdhetar
shqiptar Personlitetet që e udhëhoqen takimin
ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional
Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së
Kongresit të Katërt dhe Ilmi Zariqi kryetar i
komitetit për Drenicë. Vepra e cituar , faqe, 327.)
Në takimin e Katërt të mbajtur në maj në maj
të vitit 1945, në Domanek kanë marrë pjesë:
130
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i


Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan
Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga
Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga
Turiqeci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani,
Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep
Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta,
Murat nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci,
Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftëtarë të
tjerë nacionalistë të tjerë nga fshatrat e Drenicës
qendrore. Në këtë Kongres sipas shënimeve të
prezentuar në librin e tij, Lufta e Drenicës, histiriani
Islam Dobra kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda,
Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini,
Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman
Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica,
Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku,
Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të tjerë. (
Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë
1997. f. 327-328.).
Në këtë takim kishin folur: Ajet Gërguri dhe
Gjon Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvil-
limit të ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komu-
nist në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe
shqyrtimi i situatës së përgjithshme, konsiderohej
e nevojshme që të bashkoheshin të gjitha forcat e
vërteta nacionaliste dhe të konsolidoheshin me qël-
lim për të vepruar bashkërisht në drejtim të
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Më 15 maj të vitit 1946, Gjon Serreçi dhe
Ajet Gërguri nga Malet e Drenicës i dërgojnë një
letër Komitetit “Besa kombëtare” të cilin e
udhëhiqte profesor Ymer Berisha, njëri ndër

131
AHMET QERIQI

ideatorët dhe kreatorët e LNDSH-së. Në këtë letër të


nënshkruar nga Gjon Serreçi, kryetar i Organizatës
dhe Ajet Gërguri sekretar, Komiteti njoftohet për
punën dhe aktivitetin e shtrirjes së veprimtarisë së
degëve të organizatës në terren. Në letër krahas
shtrirjes së aktivitetit jepen të dhëna për numrin e
ushtarëve, stërvitjet dhe aktivitetin edukativ arsi-
mor, armatimin, municionin, logjistikën e të tjera.
(Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR,
XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 216-217).
Gjatë kohës sa kishte qëndruar nën përku-
jdesjen e Shemsi Hazir Gashit nga Mramori, Gjon
Serreçi punon intensivisht në drejtim të vendosjes
së komunikimit me grupet nacionaliste të kohës.
Ai, ashtu sikurse edhe disa krerë të tjerë nacional-
istë mendonte të kryesuesit e grupeve të armato-
sura do të duhej të tuboheshin në një vend të cak-
tuar për të mbajtur një tubim, apo kongres, ku do
të shqyrtohej situata politike dhe e sigurisë dhe ku
do të merreshin qëndrime definitive për fatin e
mijëra nacionalistëve, të cilët kundështonin
riokupimin e Kosovës nga Jugosllavia komuniste
titiste dhe ishin të gatshëm për kundërvënie të
aramatosur.
Përmes korrierëve të tij besnikë, Gjon
Serreçi, në pranverë të vitit 1946, për një kohë të
shkurtë vë kontakte me të gjithë udhëheqësit e gru-
peve nacionaliste të asaj kohe si: Ajet Gërgurin,
Azem Jashanicën, Hilmi Zariqin, Arif Shalën, Halim
Oranën, Kemajl Skënderin, Mustafë Spahiun,
Osman Bunjakun, Ukë Sadikun e shumë të tjerë.
Ishte ndër më meritorët për aktivizimin dhe mbajt-

132
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

jen e Kongresit të Pestë të Nacional Demokratikës


Shqiptare, që më vonë u quajt Kongresi i
Lipovicës.
Kontributi që ka dhënë Gjon Serreçi në orga-
nizimin dhe mbajtjen e suksesshme të Kongresit të
Lipovicës, më 25 korrik të vitit 1946 është kon-
tribut i jashtëzakonshëm dhe tejet i çmuar në të
gjitha aspektet, e sidomos në pasqyrimin dhe për-
shkrimin realist të situatës, e cila asokohe
mbretëronte në Kosovë dhe në rajon.
Atë ditë vere të 25 korrikut, në Blinajë-ish
Lipovicë, qenë tubuar qindra krerë nacionalistë nga
mbarë Kosova. Gjon Serreçi ishte më i arsmuari
ndër të gjithë, por kishte përparësi edhe me faktin
se ishte jurist dhe i njihte mjaft mirë punët organi-
zative dhe ato administrative. Mbi të gjitha ishte një
ideolog i një nisme të re të lëvizjes çlirimtare. Ai,
kishte kuptuar me kohë se forcat e Ballit në rastin
konkret, në Shqipëri, ishin kompromituar me vetë
faktin se kishin qenë aleate të forcave okupatore
fashiste italo-gjermane. Gjoni e kishte kuptuar me
kohë se në luftë dhe në aleancë me forcat jugosllave
e ruse ishin komprometuar edhe shumë nga forcat
partizane, edhe pse ato ishin në koalicion me forcat
antifashiste botërore. Gjon Serreçi, me kualitetet e
tij arsimore ideologjike e kombëtare, kishte arritur
të trasonte rrugën më të përshtatshme, të cilën e
kushtëzonin rrethanat e reja të luftës dhe të ropozi-
cionimit ideologjik e strategjik të luftës për çlirimin
dhe bashkimin e trojeve të Shqipërisë. Ai e kishte
perceptuar drejt çështjen e ripozicionimit të
Lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të
Shqipërisë.
133
AHMET QERIQI

Në Kongresin e Lipovicës, Gjon Serreçi pati


fjalën kryesore. Ai para delegatëve të pranishëm
kishte shkoqitur një raorti të hollësishëm lidhur me
gjendjen aktuale, dhe duke parë disponimin
divergjent të kreut nacionalist, lidhur me riorganiz-
imin luftarak apo ikjen për në Greqi, kishte
kërkuar mendimin e shumicës, duke mbështetur
me këtë rast parimin demokratik të vendosjes mbi
vullnetin e shprehur të shumicës. Me vendim
unanim gjatë punimeve, Kongresi, në të cilin bënte
pjesë shumica dërrmuese e kreut nacionalist të
Kosovës, kishte vendosur që profesor Ymer
Berisha të catohej Komandant i Përgjithshëm i
Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare të
Kosovës, ndërsa Gjon Serreçi emërohet kryetar
i Komitetit Nacional Demkratik të Kosovës.
Gjon Serreçi kishte arritur në përfundim se
kreu i arsimuar i NDSH-së nuk pajtohej me kreun
militant luftarak, të cilin në Kon gesin e Lipovicës e
kishin shprehur haptas dhe prerë: Osman
Bunjkau, Jetullah Zabeli, Hilmi Zariqi, Avdyl Dura
e disa të tjerë.
Gjoni e kishte kuptuar shqetësimin e krahut
militant, por kishte mbështetur mendimin e shu-
micës dhe kishte vepruar në atë drejtim. Gjithnjë
nën përkujdesje meritore dhe të fortë të Shemsi
Hazir Mramorit dhe të truprojeve të tij, ai së
bashku me disa grupe të armatosura fillon depër-
timin në drejtim të kufirit, me qëllim për t’ u vendo-
sur në Greqi, ku një vit më parë kishin shkuar:
Adem Gllavica, Hysen Tërpeza, Qazim Llugaxhiu
etj.

134
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Më 8 gusht të vitit 1946, pararoja e forma-


cionit nacionalist, bie në pritë të forcave ushtarake
jugosllave në malet e fshatit Bilushë mbi Hoqë të
Qytetit të Prizrenit. Edhe kësaj radhe Gjon Serreçit
dhe Ajet Gërgurit iu bie barra e rëndë për të vendo-
sur lidhur me depërtimin me çdo kusht, apo tërhe-
qjen taktike të formacionit.
Duke përcjellë zhvillimet e luftimeve
disaorëshe, nën breshërinë e granatave armike,
Gjon Serreçi, pas konsultimit me Ajet Gërgurin,
Azem Jashanicën, Kadri Bebën e të tjerë vendos dhe
jep urdhër për prapakthimin e formacionit, edhe
pse luftëtarët e pararojës kishin asgjësuar pararojen
e ushtrisë armike. Gjoni e kishte marrë këtë vendim
të vështirë, duke qenë se e dinte raportin e forcave,
dhe nuk dëshironte të humbiste bashkëluftëtarët, si
dhe nga frika se forcat okupatore jugosllave,
ndërkohë mund ta rrethonin formacionin nga të
gjitha anët. Në rast të tillë nuk do të kishte kohë për
tërheqje. Gjatë luftimeve të ashpra disaorëshe ranë
në altarin e atdheut: Ahmet Shipoli, Emin
Fejzullah Saraçi nga Bivolaku i Vushtrrisë, Isuf
Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes, Beqë
Zeqiri nga fshati Gjurkoc, ndërsa ishte plagosur
rëndë kryetrimi i pararojës Sadri Sahit Duhla,
Nezir Buja dhe disa luftëtarë të tjerë.
Tërheqja e forcave nacionaliste qe bërë në
grupe të ndara. Deri në Ribar të Madh, Gjon Serreçi
ishte përcjellë nga grupet luftarake të Shemsi Hazir
Mramorit, të Kadri Bebës dhe të Salih Rexhë
Ribarit. Në mbrëmjen e 10 gushtit, Gjon Serreçi me
grupin e Shemsi Mramorit depërtuanë me sukses
në malet e Gollakut.
135
AHMET QERIQI

Më 13/14 gusht të vitit 1946, Gjon Serreçi,


Osman Abazi, Ahmet Hajdini Sadik Tusha e të tjerë
shkuan në viset e Kopilakës, ku u takuan me grupin
e Sylë Hotllës e të Hajriz Kajollit… Ndërkohë tako-
hen në Lybeten edhe me grupet nacionaliste të
Abdyl Durës, Din Hoxhës e të Rizah Gogës. ( Dr. M.
Pirraku, vepra e cituar, f. 362). Në fillim të tetorit të po
atij viti Gjon Serreçi së bashku me Osman Gagicën
do të vendosen ilegalisht në fshatin Shipashnicë të
Kamenicës. Një kohë qëndroi edhe në fshain Tërnovc
ku grupit të tij i bashkohet edhe Lam Breznica. Më
pas, kah fundi i tetorit, në malet e Karaçevës, grupit
ilegal të Gjon Serreçit i bashkohen edhe Xhepë
Shipashnica, Mehmet Toponica, Taip Dajkoci e të
tjerë. ( Po aty f.377).
Asokohe OZN-a burgos disa nacionalistë e në
mesin e tyre edhe Rexhep Shemë Dajkovcin si dhe
disa kryetarë komitetesh të NDSH-së si: Mulla
Rizah Poliçka, Arif Sylë Rogana, Ramadan Agushi,
Maliq Malisheva e shumë të tjerë. Gjoni druante me
të drejtë se veprimtaria dhe lëvizja e tij do të mund
të dekonspirohej andaj edhe mori masa për izolim
të thellë. Në majen e malit të Shipashnicës së
Epërme, Gjon Serreçi me Osman Abaz Gagicën
vendosen në një bunker të izolur, në një vend që
vështirë hetohej. Meqë Gjoni nuk pranonte të dorë-
zohej, ai planifikon kalimin e dimrit në atë bunker,
duke ndërprerë lidhjet me shumicën e të njohurve
dhe duke u mbështetur vetëm në dy tre shokë të
besës, të cilët edhe do të përkujdeseshin për
ushqimin e tyre.
Në dhjetor 1946 dhe janar shukurt të vitit
1947, OZN-a kishte shpartalluar pothuajse të
136
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

gjitha grupet nacionaliste të NDSH-së. Gjon Serreçi


ndodhej në izolim të thellë te bunkeri i rregulluar
me kujdes në Shipashnicë, ende i pazbuluar nga
njerëzit e OZN-ës. Komiteti i Shipashnicës kishte
ndërprerë veprimtarinë por edhe lidhjet me Gjon
Seççeqin i cili, mbetet vetëm me përcjellësin e tij
besnik, Osman Abaz Gagica. Ai nuk iu kishte ndarë
Gjonit qysh prej kthimit nga Hoqa e Prizrenit, më
10 gusht të vitit 1947. Meqë OZN-a nuk kishte të
dhëna të sigurta për vendndodhjen e Gjon Serreçit,
burgosi disa nga ish nxënësit e tij me qëllim që
përmes dhunës të nxirrej ndonjë informatë.
Asokohe arrestohen Ismet R. Dërmaku, Hamdi
Mustafa, Rrahman Latifi, Jusuf Venhari, Shukrie
Zymi Igballe Çuni dhe Nazif Zymberi. Ata i mbajtën
në hetuesi deri më 21 janar 1947. (M. Pirraku, vepra
e cituar, f. 381.)
Oficerët e OZN-ës përmes një bariu kishin
identifikuar Bunkerin në malet e Shipashnicës, ku
ndodhej Gjon Serreçi me Osman Gagicën. Mirëpo
ndërkohë, përmes lidhjesh që Gjoni kishte me disa
besnikë të tij, që punonin edhe në polici, informo-
het se vendi qe identifikuar. Më 10 shkurt 1947,
forcat e OZN-s rrethojnë bunkerin nga ku Gjoni
dhe Osmani ishin larguar një natë më parë. Të
zhgënjyer dhe të çartur për shkak të dështimit të
aksionit, oznistët arrestojnë shumë të dyshuar në
Shpashnicë dhe të afërm të Osman Abazit. Asokohe
Gjon Serreçi dhe Osman Abazi shkojnë në fshatin
Desivojc, te vëllezërit Shkodriqi. Gjatë takimit që
Rizah Shkodriqi pati me Gjonin dhe Osmanin,
kërkoi nga ata që sa më parë të largoheshin, meqë
prania e tyre do t’ia rrezikonte krejt familjen. Rizah
137
AHMET QERIQI

dhe Bejtë Shkodriqi iu propozojnë dy ilegalëve të


depërtonin në male e prej andej në Malësinë e
Medvegjës. Në pamundësi për të gjetur strehim të
sigurt, një natë me acar të shkurtit, Osman Abazi
troket në konakun e kushëririrt të dajës, Aziz
Shkodriqi, meqë familja jetonte në periferi të
fshatit.
Më 23 shkurt 1947, në një kasollë verore të
shkodriqëve të Desivojcës, Shefki Abazi, Bejtë
Shkodriqi dhe Rizah Shkodriqi takohen me Gjon
Serreçin dhe Osman Gagicën…. Xhaxhai i
Osmanit, Shefki Abazi kërkon që Osmani të dorë-
zohet, me kusht që të betohej se nuk do të tregonte
asgjë për Gjon Serreçin as për jatakët, ndërsa Gjoni
të përcillej deri atje ku ai kërkonte. Edhe pse
Osmani fillimisht nuk pranoi, të afërmit e tij e
bindën dhe në natën e 24 shkurtit, Osmani për-
shëndetet përfundimisht me Gjon Serreçin.
Ditën e 24 shkurtit Gjon Serreçi mbetet kre-
jtësisht i vetmuar në bjeshkët e Desivojcës.
Ndodhej në kasollen e ftohtë të malit duke pritur
zënien fatale apo vdekjen tragjike. Nga frika se do
të mund të kapej në befasi ai dogji dokumenta-
cionin.
Rreth orën 21, të 24 shkurtit 1947, në
kasollen e tij, hyn Rizah Bajram Shkodriqi, i cili
ia çoi bukën. Pak kohë më vonë, meqë Gjoni i
besonte mikut që i solli bukën në atë natë të acartë,
befasisht dhe fare papritur në kasolle futen me rrëm-
bim, dhe me armët drejtuar kundër Gjonit dy oficerë
të OZN-s, të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të
aktivizonte bombat e dorës. ( Po aty, f. 440).

138
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Më 3 maj të vitit 1947 në lëndën akuzuese


kundër Gjon Serreçit, Ukë Sadikut, Ajet Gërgurit,
Ilmi Zariqit dhe Osman Bunjakut, në pjesën e
lëndës ku shpallet fajtor Gjon Serreçi, atij i për-
shkruhen këto vepra: Si mësimdhënës në gjimnazin
e Prishtinës ka shfrytëzuar detyrën dhe ka
bashkëpunuar me nxënësit për të zhvilluar veprim-
tarinë e tyre të dhunshme nëpër komitete, duke
dhënë betimin për besnikëri ndaj Organizatës…. Në
fund të prillit të vitit 1946 ka krijuar lidhje me anë-
tarët e Komitetit Qendror të Organizatës Nacional
Demokratike Shqiptare, Azem Moranën dhe Hasan
Bilallin… Në radhët e kësaj organizate të cilën e
kryesonte Ajet Gërguri, pranoi detyrën e sekretarit…
Ka hartuar programin dhe ka udhëhequr punimet në
Kongresin e Lipovicës më 25 korrik 1946…Ka bërë
përpjekje për të ikur në Greqi… Pas shpartallimit të
grupit në Hoqë të Qytetit më 8 gusht 1946 ka
shkuar në rrethin e Neredimës, Kamenicës e
Preshevës për të vazhduar punën në formimin e
komiteteve ilegale nacionaliste. ( Vepra e cituar, po
aty… f. 459-460.).
Për këto vepra, të cilësuara si armiqësore,
Gjon Serreçi shpallet fajtor dhe dënohet me vdjekje
pushkatim.
Organet e RSFJ-së, Gjon Serreçin e pushkat-
uan, në orën tre pas mesnatës në vendin e quajtur
Strelishte, në Tauk-Bahqe të Prishtinës, më 31
gusht të vitit 1947. Po atë ditë në të njëjtin vend
pushkatohen edhe Osman Bunjaku, Ukë Sadiku,
Ajet Gërguri. Të katërtit i varrosin në një varr të
përbashkët. Varri i përbashkët ende nuk është zbu-
luar.

139
AHMET QERIQI

Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi


i Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e
kanë vërtetuar: udhëheqësit e Shërbimit të
Seksionit të Punëve të Brendshme: Hashim
Mustafa, Gligorij Sharanoviq, Sadri Doçi dhe
Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit Mazllum
Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë
e Metohi, Ali Shukriu.
(Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR,
XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 225-226).

140
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

OSMAN MUSTAFË BUNJAKU


(1909- 1947)

Familja Bunjaku e
Samadrexhës në gjysmën
e parë të shekullit XX ishte
njëra ndër familjet më të
njohura atdhetare dhe të
përkushtura në luftë
kundër robërisë sllave.
Invadimi serb në
Kosovë që filloi qysh në
vitin 1912, bëri që liri-
dashësit e Kosovës të
rrëmbejnë armët dhe rua-
jnë aq sa mund të ruhej
në rrethana të tilla, në
kohën kur barbaria serbe
bënte çmos për ta zhdukur elementin shqiptar
sipas devizës: Vrit, likuido, prej 7 deri në 70
vjet!
I ndodhur përballë rrezikut, Mustafë
Bunjaku dhe katër familje të kushërinjve, në vitin
1924 shpërngulen nga Samadrexha e Vushtrrisë në
drejtim të Stambollit. Autoritetet turke i vendosin
në një fshat të Anadollit në Turqi. Mustafë
Bunjaku, qysh në vitin e parë të ngulimit në dhe të
huaj, vret dy turq. Tragjedia kishte ndodhur në
çastin kur Mustafa po ujiste atë pak tokë që ia
141
AHMET QERIQI

kishte dhënë pushteti, me qëllim për të siguruar


bukën për familjen e madhe. Ndërkohë dy turq ia
ndalojnë ujin dhe fillon përleshja. Në vetëmbrojtje,
në pronën e tij, Mustafa i vret të dy turqit. Regjimi
i asaj kohe e prangon. Edhe pse vepra ishte kryer
në vetëmbrojtje, Mustafën e dënojnë dy vjet burg.
Mirëpo për shkak të vrasjes së dy turqve
vendës, ishte shtuar presioni i tyre kundër kësaj
familje arnautësh nga Kosova, sikur trajtoheshin të
shpërngulurit shqiptarë. Pas një vit qëndrimi, katër
familjet e kushërinjve, largohen nga Turqia dhe
vendosen në Fier të Shqipërisë. Familja e tij kishte
mbetur me qëllim të priste derisa të lirohej Mustafa
nga burgu. Vetëm një muaj pas lirimit nga burgu
Mustafa vdes. E varrosin në Anadoll, ndërsa bijtë
e tij së bashku me të ëmën, Gjylijen, dhe motrën
largohen nga Anadolli. Edhe këta vendosen në Fier,
te kushërinjtë. Vëllezërit Xhema, Osmani dhe
Rexhepi, bijtë e Mustafë Bunjakut jetojnë në Fier
të Shqipërisë, prej vitit 1925 deri në vitin 1941.
Osman Mustafë Bunjaku martohet me
Feriden nga Gjilani Ai pati dy bij, Mustafën, Abitin,
dhe bijen Fatime.
Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia
fashite, Osmani dhe Shabani gjenden në radhët e
luftëtarëve që kishin kundërshtuar robërinë e atd-
heut.
Me rastin e kapitullimit të Mbretërisë
jugosllave në prill të vitit 1941, Osman Bunjaku së
bashku me bijtë dhe bijen si dhe familja e Shaban
Bunjakut kthehen në Kosovë. Shabani ishte kthyer
më herët, dhe kishte vënë kontakte me shqiptarët
liridashës. Ata vendosen në pronat e të parëve, në
142
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

fshatin Samadrexhë, nga ku ishin shpërngulur


detyrimisht nga okupatori serb, 17 vjet më parë.
Osman Bunjaku gjatë qëndrimit shumëvjeçar në
Shqipëri kishte kryer shkollën fillore dhe ishte aftë-
suar në çështje të sigurimit.
Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944,
Osman Bunjaku ka qenë komandant i xhandar-
mërisë në Vushtrri dhe në Besianë, ish Podujevë.
Shquhet për disiplinë, korrektësi dhe guxim.
Shumë shpejt vendos lidhje me kreun nacionalist
të Kosovës dhe vepron në drejtim të forcimit të
pikave kufitare me Serbinë dhe Bullgarinë.
Në periudhën kohore prej vitit 1941 deri në
vitin 1944, Osman Bunjaku së bashku me
kushërinin Shaban Bunjaku ka marrë pjesë në
luftimet që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve
shqiptare. Asokohe ka bashkëvepruar me Ahmet
Selacin, Ukshin Kovaçicën, Sherif Terstenën,
Rrahman Selacin, Hashim Bashollin, Hajriz
Klinakun etj. Kishte lidhje miqësore edhe me
Mehmet Gradicën e Drenicës, të cilin e kishte
dhëndërr, Shaban Kastratin e Polluzhës, Ajet Gjelin
e Qirezit e të tjerë.
Në dimër të vitit 1945, Osman Bujaku, ishte
oficer i xhandarmërisë. Po ashtu njihej edhe si
nacionalist i përbetuar. Bisedon me Shaban
Palluzhën në Podujevë, duke kërkuar nga ai që të
dezertojë nga radhët partizane të Fadil Hoxhës.
Shaban Palluzha, i cili kishte informacione se disa
njësi çetnike kishin depërtuar Kollashinin dhe
kishin filluar të pushkatonin gra e fëmijë shqip-
tarë, së bashku me 700 ushtarë të zgjedhur, shu-
mica e tyre oficerë dhe luftëtarë të dalluar, nuk pra-
143
AHMET QERIQI

nojnë të shkojnë në Serbi dhe në Srem por kthehen


për të organizuar rezistencën në Drenicë. Prej ditës
së kthimit e deri në rënien heroike të Shaban
Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës, Osman
Bunjaku dhe Shaban Bunjaku ndodhen në forma-
cionet e rezistencës në luftë kundër depërtimit të
forcave pushtuese jugosllave.
Me rastin e rënies në altarin e atdheut të
Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, më
21.2.1945, Osman dhe Shaban Bunjaku me disa
luftëtarë largohen nga Drenica dhe vendosen në
Malet e Shalës, ku asokohe kishin konsoliduar rad-
hët Ahmet Selaci, Sherif Terstena, Rrahman Selaci
e të tjerë.
Gjatë vitit 1945, Osman Bunjaku, Shaban
Bunjku dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë zhvilluar
dhjetëra aksione të fuqishme kundër forcave parti-
zane jugosllave. Ata me shumë sukses kanë çarë
rrethimet e shumta, duke qenë se ishin luftëtarë të
përkushtuar për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin
e saj me Shqipërinë. Kreu i luftës Osman Bunjakun
e kishte caktuar komandant të rrethit të
Vushtrrisë. Në pranverë të vitit 1945, Osman
Bunjaku ndodhej në kullën e tij në Samadrexhë,
kur rrethohet paprtimas nga bandat partizane.
Ndodhej i rrethuar së bashku me Shahin
Gërdovcin, Dush Akrashticën, Ukë Majancin dhe
dy luftëtarë të Shahin Gërdovcit. Derisa motra e
Osmanit, e cila iu kishte dërguar bukën bëhej gati
të dilte nga shtëpia, partizanët serbë vrasin motrën
e Osmanit dhe fillojnë luftimet ballë për ballë. Edhe
pse Osmani ndodhej vetëm me pesë bashkëluftë-
tarë, arrin të shpërthejë rrethimin, duke i shkaktu-
144
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

ar humbje në njerëz forcave armike. Një aksion i


ngjajshëm ishte zhvilluar edhe më 7 maj 1945,
derisa Osmani në njësitin e tij kishte edhe oficerin
gjerman të quajtur Fred.
Më 18 maj ishte zhvilluar një betejë tjetër në
mes të forcave partizane jugosllave dhe çetës së
Shaban Bunjakut. Beteja qe zhvilluar në një luginë
në mes të Samadrexhës dhe Zagorit. Luftëtarët e
Shaban Bunjakut: Rexhep Gjeli, Shahin Gërdovci e
të tjerë kishin çarë rrethimin duke iu shkaktuar
humbje forcave armike jugosllave. Atë ditë Osman
Bunjaku ndodhej në Popovë së bashku me Hajriz
Klinakun dhe Bislim Popovën.
Më 20 korrik të vitit 1945, Osman Bunjku
me togën e tij ndodhet i rrethuar në afërsi të fshatit
Lupç. Një javë më vonë, më 27 korrik 1945, një për-
leshje e ashpër qe zhvilluar në mes të Sllakocit dhe
Kunevikut.
Më 4 gusht të vitit 1945 forcat ushtarake
jugosllave rrethuan togën e Osman Bunjakut, në
mes të Cecelisë dhe Zagorit. Atë ditë rrethimin e
kanë çarë Dush Akrashtica dhe Nebih Zasella.
Më 7 nëntor të po atij viti toga e pamposhtur
e luftëtarëve të Osman dhe Shaban Bunjakut
ndodhet në vendin e quajtur Gradinë. Atë ditë
luftojnë trimërisht Shaban Bunjaku dhe Lahi
Cecelija.
Dimrin e vitit 1945/1946, Osman Bunjaku
me bashkëluftëtarët e ka kaluar në vendin e quaj-
tur Kroi Hajdukut, ku ishin sajuar paraprakisht
dy bunkerë të fortifikuar mirë. Asokohe së bashku
me Osman Bunjakun ndodhej kushëriri i tij i pan-
dashëm dhe njëri ndër luftëtarët më të pakomromis
145
AHMET QERIQI

kundër forcave pushtuese jugosllave, Shaban


Bunjaku, pastaj trimat e mirënjohur si Lah
Cecelija, Hajriz Klinaku, Nebih Zasella, Rrahim Isa,
Bahtri Kamberi, Avdyl Imeri e të tjerë. Një forti-
fikatë tjetër ishte sajuar edhe afër një mulliri në
malet e fshatit Lupç.*** Kjo pjesë e të dhënave është
interpretuar nga procesverbali i Gjykatës së Qarkut
në Prishtinë, në mars të vitit 1947. Materiali është
publikuar në gjuhën serbe në librin e dr. Islam
Dobrës Lufta e Drenicës 1941-1945, prej faqes 396
deri në faqen 401.
Dimrin e vitit 1945/1946, Osman Bunjaku
me trimat e tij e kalon në malet e Llapit e të Shalës.
Ai mbante lidhje komunikimi edhe me Jetullah
Zabelin nga Rezalla, Hilmi Zariqin nga Baica, Azem
Jashanicën nga Bellaqevci, Ajet Gërgurin, Gjon
Serreçin, Kadri Bebë Ribarin e shumë nacionalistë
të tjerë.
Më 24 korrik të vitit 1946 së bashku me dhjetëra
luftëtarë të dalluar e të sprovuar nëpër beteja
depërton në malet e Blinajes.
Për këtë qëllim me 25 korrik të vitit 1946 u
thirr Kongresi i pestë i kësaj Lëvizjeje i njohur si
Kongresi i Lipovicës.
Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej
Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në
Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe
Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan-
sua propaganda se kongresi do të mbahej në
Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla idrisi
dhe Mbrojtja Kombëtare... 1941-1951, Prishtinë, 1995.
f.346).

146
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e


fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga
Samadrexha e Vushtrrisë, ekspozojnë para kreut të
Kongresit një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi
nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me
detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve,
duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës
për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte
dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha
kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e
tij.
Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij
spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij
para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë
më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i
kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës
përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar
postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka
takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se
Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë
rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi Dokumente
arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në
Kosovës, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001,
f.251). Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit,
për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme,
kreu atdhetarë në përbërje Gjon Serreçi, Ajet
Gërguri, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë
që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largo-
hej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më
pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërsh-
tuar Osman Bunjaku, Jetullah Rezalla, Salih
Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. I mllefosur në

147
AHMET QERIQI

mëdyshjen e kreut nacionalist, Osman Bunjaku


kishte deklaruar: Të gjithë juve që po kërkoni të
shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar, sepse këtu
duhet të luftojmë për lirinë e popullit shqiptar.
(Vep. e cit. f.236).

Sërish në malet e Shalës e të Llapit

Në nëntor të vitit 1946, Osman Bunjaku,


Shaban Bunjaku dhe dhjetëra luftëtarë të lirisë
marrin masa për të rregulluar bukerët me qëllim që
dimrin ta kalojnë në male, pasiqë forcat ushtarake
jugosllave i ndiçnin dhe kryenin krime kundër
jatakëve dhe të gjithë atyre shqiptarëve të cilët
dyshoheshin se i mbanin me bukë. Dy fortifikatat e
luftëtarëve të lirisë qenë rregulluar një mbi fshatin
Popovë e tjetra mbi fshatin Lupç. Lidhjet në me të
këtyre bunkerëve Osman Bunjkau dhe lajh Cecelija
I mbainin përmes sinjalit të dritave të baterive, që
ishin koduar si raste qetësie, rreziku, apo rrethimi.
Më 1shkurt të vitit 1947 Osman Bunjaku,
Shaban Bujaku, Rrahman Selaci, Hashim Basholli,
Brahim Luta, Ajet Gjeli, Hajdin Pokleku, Nebih
Zasella, Rrahin Isa, Hajriz Klinaku, Lahi Igrishta,
Sejdi Gllobari Çazim Pakashtica, Qamil Pakashtica
dhe Hazir Shala, rrethohen në vendpozicionimin
luftarak në mes të Lupçit të Epërm dhe Popovës, në
vendin e quajtur, Te valavicat. Të barrikaduar
ishin 15 luftëtarë të lirisë. Pas 48 orë luftimesh të
pandërprera, çeta e Shaban Bunjakut çan
rrethimin. Pak më vonë në luftime te shtëpia e
148
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Abdullah Bunjakut në Samadrexhë bien në altarin


e atdheut: Shaban Bunjaku, Hashim Basholli,
Qamil Pakashtica, Qazim Pakashtica, Rrahim
Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin
Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala i Zagorit, dhe
Milazim Gllanasella, i zoti i konakut ku ishin
zhvilluar luftimet.
Osman Bunjaku së bashku me dy
bashkëluftëtarë të ngushtë besnikë Rrahman
Selacin dhe Hajriz Klinakun, Lahi Grishta dhe
Sejdi Gllobari, pas rënis së Shaban Bunjakut me
çetën e tij, një kohë është strehuar në shtëpinë e
Mulla Januzit të Krasmirovcit. Afër shtëpisë së këtij
hoxhe atdhetar, në malet e Qyqavisë Osmani me
bashkëluftëtarë kishte rregulluar një bunker, ndër-
sa hoxha, tinëz, në orët e natës ua dërgonte bukën.
Derisa Osmani ndodhej i strehuar në Qyqavicë, në
fillim të marsit të vitit 1947, Mulla Januzi iu bën
me dije se një hafije kishte identifikuar bunkerin.
Osmani me bashkëluftëtarë përshëndetet me
hoxën dhe niset në drejtim të Vushtrrisë. Pasi kalo-
jnë me mund Sitnicën, gjatë natës strehohen në një
pleme të një fshatari të fshatit Kçiç, afër
Smrekovnicës. Në mëngjes gruaja e shtëpijarit i
heton tre luftëtarët të strehuar në kashtë. Ajo
shqetësohet dhe pas kërcënimit të burrit të saj tre-
gon se në pleme kishte parë duke fjetur tre vetë. I
zoti i Shtëpisë shkon për të denoncuar ndërsa gru-
aja shkon në pleme dhe iu bën thirrje të stre-
huarve, që sa më parë të laroheshin nga shtëpia,
meqë burri kishte denoncuar.
Osman Bunjaku, Rrahman Selaci dhe Hajriz
Klinaku bëjnë përpjekje për të depërtuar te malet e
149
AHMET QERIQI

Cërnushës, por nuk arrijnë meqë forcat e OZN-ës


kishin zënë prita, në të gjitha vendkalimet.
Barrikadohen në një shtëpi në dalje të fshatit dhe
fillojnë rezistencën. OZN-a kishte filluar të tubonte
fshatarët, me qëllim që t`i përdorte mish për top
dhe i kishte nisur drejt shtëpisë barrikadë. Qindra
gra fëmijë e burra i kishin vënë përballë shtëpisë.
Osman Bujaku e dinte se rezistenca e mëtutjshme
ishte e kotë, sepse më parë duhej të vriste krejt
njerëzit e pafajshëm. Në një moment bisedon me
shokët dhe të tre pranojnë që për hir të gjithë atyre
njerëzve të pafajshëm të dorëzoheshin.
Ndërkohë, serbët e Samadrexhës kishin
rrëmbyer edhe vëllanë e Osmanit, Rexhepin 20
vjeçar, të cilin, forcat e rrethimit e mbanin peng,
për ta detyruar Osmanin të dorëzohej. Duke parë
vëllanë më të vogël të lidhur në duart e kriminelëve
partizanë, dhe duke i premtuar faljen e jetës vëllait
nga ana e oficerëve titistë, Osman Bunjaku, nga
brenga e madhe për ta shpëtuar vëllanë, dhe duke
shmangur gjakderdhjen e madhe, meqë një pjesë e
popullatës mbahej peng si mish për top, ai pranon
të dorëzohet.
Vetëm disa orë pasi ishte kapur gjallë, ofi-
cerët e OZN-së vrasin Rrahman Selacin dhe Hajriz
Klinakun, ndërsa Osman Bujakun e dorëzojnë në
gjyqin e rrethit. Oficerët titistë nuk e kishin mbaj-
tur fjalën. Ata, së bashku me serbët e
Samadrexhës, vetëm dy orë pas kapjes së Osman
Bunjakut e vrasin mizorisht, Rexhepin, vëllanë e tij
20 vjeçar.
Në lëndën e prokurorit publik për Kosovë më
4 prill të vitit 1947, shkruan: Osman Bunjaku është
150
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

kapur më 10 mars 1947, në luftën që u zhvillua në


fshatin Kçiq. Osmani me dy bashkëluftëtarë, para-
prakisht kanë kapur dhe e kanë çarmatosur
komandirin e policisë. Ndërkohë pas luftimeve ai së
bashku me dy veta është dorëzuar (Dr. Muhamet
Pirraku, Mulla Idriz Gjilani, Prishtinë 1995, f.451).
Është dënuar me vdekje nga Gjykata e
Qarkut në Prishtinë, me aktgjykimin penal, P
66/47 të datës 30 prill 1947, ndërsa është
pushkatuar më 31 gusht të vitit 1947 në vendin e
qujtur Strelishte në Tauk Bashqe të Prishtinës. Po
në atë vend janë pushkatuar, Gjon Serreçi, Ajet
Gërguri dhe Ukë Sadiku.
Në aktgjykimin nr.66/47 të Gjyqit të Qarkut
në Prishtinë të datës 30 prill 1947, Osman
Bunjaku akuzohet për rezistencë të shkallës së
lartë, për pjesëmarrje në aktivitetet kryesore poli-
tike e luftarake të LNDSH-së në Kosovë kundër
okupatorëve titisë komunistë, akuzohet për vrasjen
e ushtarëve dhe kuardove serbe, akuzohet se ka
bërë rezistencë të fuqishme kundër depërtimit të
Ushtrisë çlirimtare bullgare në Kosovë si dhe
kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave,
akuzohet se ka vrarë kundërshtarët gjatë luftimeve,
akuzohet se i ka kërcënuar fshatarët me vdekje
nëse nuk iu japin bukë forcave nacionaliste NDSH-
iste. I vihen në barrë edhe shumë akuza të tjera.
Pas gjykimit dhe dënimit me vdekje nga Gjyqi i
Qarkut në Prishtinë, vendimin për pushkatim e
kanë vërtetuar: udhëheqësit e e Shërbimit të
Seksionit të Punëve të Brendshme: Hashim
Mustafa, Gligorij Sharanoviq, Sadri Doçi dhe
Vaso Jovanoviq. Udhëheqës i Seksionit Mazllum

151
AHMET QERIQI

Nimani, kapiten dhe prokurori publik për Kosovë


e Metohi, Ali Shukriu.
(Hysen Azemi, Dokumente arkivore të Partisë Necional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në VJETAR,
XXV-XXVI, Prishtinë, 2001, f. 225-226).

Rexhep M. Bunjaku (1919-1947)

152
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

AZEM BAJRAM JASHANICA- BELLAÇEVCI


(1914-1947)

Familja e Jashanicëve të
fshatit Bardh i Madh, ish
Bellaçevc është familje
muhaxhirësh, e shpërngulur
në gjysmën e dytë të shek
19-të, nga vendi i quajtur
Jashanicë, tani në brendinë
e Serbisë. Të parët e Azemit,
gjyshi i tij, u vendos në
Bardh të Madh ish-
Bellaqevc. Me rastin e push-
timit të Kosovës nga forcat
serbe, Azem Jashanica, (plaku) vritet në nga ban-
dat serbe në fshatin Nakaradë. Azemi kishte lënë
dy bijtë: Bajramin dhe Hasanin.
Azemi, i biri i Bajram Azem Jashanicës lindi
në vitin 1914 në fshatin Bellaçevc. Meqë ishte i
zgjuar në mësime kreu shkollën fillore, në gjuhën
serbe. Më vonë më 1932 për shkak se tregoi talent
dhe zgjuarësi, organet drejtuese të Ferrovisë e pra-
nojnë në punë, ku kreu detyrën e teknikut,
mekanik i ferrovisë. ( Dr. Muhamet Pirraku, Dituria
Islame 1991-2 f.20.) Duke qenë se krijoi përvojë në
punën të cilën e ushtronte me zell, Azemi nuk i
ndahet aktiviteti në zotërimin sa më të thellë të pro-
fesionit.
153
AHMET QERIQI

Në moshë të re kishte dëgjuar rrëfimet për


dëbimin e të parëve nga Sanxhaku i Nishit dhe nga
Toplica. Babai Bajrami rrëfente për vuajtjet,
masakrat dhe barbaritë, që kishin ushtruar hordat
serbe mbi popullatën shqiptare autoktone, të cilët
për të mos u shfarosur ishin dyndur në drejtim të
Kosovës, ku edhe ishin ngulitur.
Në kohën kur punonte në hekurudhë ai nji-
het për së afërmi me dhunën dhe presionin që
ushtronte regjimi i Jugosllavisë monarkiste kundër
shqiptarëve. Sa e sa trena ishin mbushur përplot
shqiptarë dhe ishin dërguar dhunshëm në Anadoll,
Konje e gjithandej nëpër Turqi. Azemi ishte dëshmi-
tar i atij ekzodi të heshtur.
Më 7 janar të vitit 1941, forcat gjermane
kishin sulmuar jugosllavinë monarkiste dhe e
kishin nënshtruar pas 11 dite. Në Kosovë pa
vonuar futen forcat italo-shqiptare, të cilat në fillin
u dukën si çlirimtare, për shkak se kishin ndih-
muar në dëbim nga Kosova të ushtrisë dhe policisë
vrastare serbe.
Duke qenë se punonte në hekurudhë ai pati
rast të udhëtonte dhe të kontaktonte nëpër shumë
vende si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, më herët
edhe nëpër Jugosllavi. Azemi kupton me kohë se for-
cat italogjermane ishin okupatore. Ka të dhëna që
flasin se ai fillimisht kishte shprehur simpati për
lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, por nuk het-
ohet se ka dhënë ndonjë kontribut të shënueshëm në
atë drejtim. Ai kishte kontakte me bashkëfshatarin e
tij, Ajet Gërguri, i cili një kohë kishte jetuar në
Shqipëri ndërsa gjatë luftës së dytë Botërore ishte
kthyer në Kosovë, ku merrej me veprimtari tregtie.
154
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në vjeshtë të vitit 1944, Azem Bellaqevci


mban kontakte me krerët atdhetarë të kohës. Ai,
ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë liri-
dashës, kishte nuhatur rrezikun e rikthimi të
regjimit srb në Kosovë, tani jo më me kokradat
drazhiste e çetnike, por me shajkaqat partizane dhe
me yllin pesërrembsh. Vë kontakt me Ajet
Gërgurin, Mulla Sadri Pestreshin, Hilmi Zariqin e
veprimtarë të tjerë të dalluar të cilët ndodheshin
para sfidave të mëdha të kohës.
Në kohën e kryengritjes popullore të Shaban
Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, në rajonin e
Drenicës qendrore, në shkurt të vitit 1945, Azem
Bellaqecvi mban lidhje me kreun komandues
luftarak të Shaban Polluzhës, duke i furnizuar me
mjete logjistike dhe me informacione. Me rastin e
formimit të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar,
për rrethin e Prishtinës, më 12 mars të vitit 1945,
Azem Bellaqevci ishte njëri ndër veprimtarët më të
shquar të këtij komiteti. ( Dr. Mihamet Pirraku po aty…_)
Duke qenë se askohe kishte nën kontroll të
gjitha vijat hekurudhore në Kosovë, Azem
Bellaqevci ndihmon luftëtarët e lirisë dhe kreun
NDSH-ist për të depërtuar me sigurim të plotë nga
një vend në tjetrin.
Për shkak se veprimtaria e tij iu kishte rënë
në sy forcave partizane të Fadil Hoxhës dhe të Sava
Dërleviqit, Azem Bellaqevci kalon në ilegaliet dhe iu
bashkohet radhëve të NDSH-së, Shtabit të
Organizatës numër 2 të Drenicës të cilën e drej-
tonte Ajet Gërguri. Më 23 korrik të vitit 1945 i
ngarkuar nga Adem Gllavica, merr masat për konso-
lidimin e radhëve të forcave atdhetare të cilat ndod-
155
AHMET QERIQI

heshin nën rrezik të përhershëm likuidimit nga for-


cat partizave jugosllave. Në mars prill të vitit 1945,
emërohet nënkryetar i Organizatës së Dytë të NDSH-
së dhe përgjegjës për strategji e lidhje. Ka marrë
pjesë në themelimin e komiteteve vendore të NDSH-
së për rrethin e Fushë Kosovës e më gjerë.
( Dr.Muhamet Pirraku, po aty…)
Në qershor të po atij viti, Azem Bellaqevci
merr pjesë në një mbledhje të mbajtur në fshatin
Dobrajë e Madhe afër Magurës. Në mesin e pjesë-
marrësve ishin edhe Azem Bellaqevci, Ajet Gërguri,
Hilmi Zariqi, Islam Domaneku, Mulla Sadri
Pestreshi dhe dhjetë nacionalistë të tjerë, në mesin
e tyre edhe dy regjentë besnikë të OZN-ës: Brahim
Hoxholli nga Ribari i Madh dhe Sejdi Llugiqi nga
Dobraja. Mbledhja ishte mbajtur në një mulli dhe
pas pak kohësh ishte denocuar nga Brahim Hoxha
dhe Sejdi Llugiqi. Ajet Gërguri përmes Hasan dhe
Azem Bellaçevcit lidhet me komitetin e Shkupit. Ai
këtij komiteti i dërgon një letër, me të cilën e infor-
mon se kryetari i Komitetit të Dytë të Prishtinës, pro-
fesor Sylejman Mehmet Hafuzi është arrestuar nga
organet e sigurimit dhe gjendet në burg të Prishtinës.
Këtë letër për kryetarin e nënshkruan Ajet Gërguri.
Prej tani Ajet Gërguri mbetet kryetar i këtij komiteti,
kurse nënkryetar Azem Bellaqevci. Ajet Gërguri,
Beqir Bajgora dhe Isuf Fetahu mbanin korrespon-
dencë me komitetin e Shkupit dhe letrat i dërgonin
me shifrën e koduar “Kulshedra”. (Dr. Islam Dobra,
Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1997, f. 404).
Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa
takime të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë,
pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të
156
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

tjera. Sipas shkrimeve të historianit, Islam Dobra,


më 1 maj të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të
Drenicës u mbajt një takim i rëndësishëm i kreut
atdhetar shqiptar. Personlitetet që e udhëhoqen
Kongresin ishin: Ajet Gërguri, kryetar i Komitetit
Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekretar i
LNDSH-së dhe Hilmi Zariqi kryetar i komitetit për
Drenicë…
Në tubimin e Domanekut kanë marrë pjesë:
Jetullah Muharrem Rezalla, me dhjetrëra luftëtarë,
pastaj Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena,
Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku,
Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin
Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë
Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të
tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945,
Prishtinë 1997. f. 327-328.).

Azem Bellaçevci në Kongresin e Lipovicës

Gjatë natës së 24 korrik të vitit 1946 dhjetëra


grupe të armatosura nga Drenica, Mitrovica, Shala,
Llapi e Gollaku, nga Anadrini e Llapusha ishin dyn-
dur drejt Lipovicës.
Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej
Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në
Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe
Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lan-
sua propaganda se Kongresi do të mbahej në

157
AHMET QERIQI

Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi


dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995.
f.346).
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri
Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të
gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit rreth
150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku
mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që
kishin marrë përsipër sigurinë e trrenit.
Azem Bellaçevci së bashku me Ajet Gërgurin,
Gjon Serreçin, Osman Bujakun, Kadri Bebën,
Islam Domanekun, Hilmi Zariqin dhe qindra
nacionalistë të tjerë, merr pjesë në punimet e
Kongresit në Lipovicë, në vendin e quajtur “Te
Vorri i Hoxhës”. Në kongres kishin arritur edhe
grupe të tjera të armatosura nga Drenica, Shala,
Llapi e Podguri.
Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit,
për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme,
kreu nacionalist në përbërje Gjon Serreçi, Ajet
Gërguri, Azem Bellaçevci, Kadri Beba, Islam
Domaneku propozojnë që formacioni që ishte
tubuar në Lipovicë të largohej nga Kosova dhe të
depërtonte në Shqipëri e më pastaj në Greqi. Këtë
propozim e kishin kundërshtuar Osman Bunjaku,
Jetullah Rezalla, Salih Rexha, Hilmi Zariqi e disa të
tjerë.
Azem Bellaqevci me disa të afërm të tij së
bashku me Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Kadri
Bebën Islam Domanekun e të tjerë nisen në drej-
tim të maleve të Budakovës, me qëllim për të depër-
tuar në Malësinë e Vërrinit dhe prej andej në Greqi.
Pas disa ditë rrugëtimi, gjatë natës dhe në vëzhgim

158
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

të terrenit e pushim gjatë ditës nëpër mallet e


Kabashit, Maçitevës, Gjinocit etj, Azem Bellaqevci
me Ajet Gërgurin e të tjerë, depërtojnë në Hoqë të
Qytetit mbi Prizren. Më 8 gusht të vitit 1946, for-
macioni i armatosur, në ballin e të cilëve printe
Azem Bellaqevci, Ismajl Dragusha, Salih Rexha,
Islam Donameku, Fejzullah Emin Saraqi, Isuf
Muharremi e të tjerë, bie në pritë të forcave serbe.
Pas një luftimi disa orësh, Gjon Serreqi dhe Ajet
Gërguri urdhërojnë tërheqjen e forcave dhe të gjithë
kthehen, në grupe të vogla në drejtime të
ndryshme. Në altarin e atdheut bien dëshmorë: Isuf
Muharremi i Petrovës dhe Emin Fejzullah Saraqi i
Bivolakut të Vushtrrisë. Kishte marrë plagë vdekje-
je edhe Beqë Zeqiri nga fshati Gjurkoc, të cilit pred-
ha ia kishte këputur të dyja këmbët.
Më 8 gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u
rrethua dhe u sulmua befasishëm, duke shkaktuar
panik në radhët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit.
Në një ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë
mitralozxhiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet
Shipoli, Beqir Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë,
strategjisë dhe trimërisë së Azem Jashanicës, -
Bellaqevci dhe Izet Murat Gjoshit, njësiti doli nga
rrethimi duke i lënë katër të vrarë dhe disa të plago-
sur. Tërheqja e luftëtarëve e bë pa komandë dhe në
drejtime të ndryshme të grupeve dhe të individëve.
(Dr. Muhamet, vepra e cituar, f. 352).
OZN-a me qëllim për ta detyruar të dorëzohet
i burgos të gjithë anëtarët e familjes Jashanica. Në
mesin e tyre ishte edhe djali i vetëm i Azemit, Ahmeti
asokohe shtatëvjeç. Në burg mbahej edhe
bashkëshortja e Azemit dhe krejt anëtarët e familjes.
159
AHMET QERIQI

Në shkurt të vitit 1947 Azem Jashanica ndod-


hej në fshatin Prapashticë. Së bashku me të ishte
edhe Musli Sadri Dumoshi, i cili gjatë Luftës së Dytë
Botërore ishte komandir i xhandarmërisë dhe
bashkëpunoi me Xhafer Devën. Në prill të vitit 1945
u zu ( nga forcat partizane jugosllave) dhe u dënua
me pushkatim. Iku nga burgu dhe iu bashkua Azem
Jashanicës - Bellaqevci. Më 21 shkurt 1947, Azem
Jashanica së bashku me Musli Dumoshin u prenë në
pabesi në odë të Maliq Kallpakut të Prapashticës.
Azemin e vrau Ramadan Bogiqi, milic e më vonë
komandir milicie... (Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi
jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992, fq. 178).

160
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

HILMI ILJAZ ZARIQI


(1914 -1952)

Një personalitet i rëndë-


sishëm i Lëvizjes së rezis-
tencës kombëtare në Drenicë
dhe përgjithësisht në
Kosovë, ka qenë edhe Hilimi
Zariqi. U lind në fshatin
Baicë e Elshanit në vitin
1915.
Në moshën 18-vjeçare
regjimi i ish-Jugosllavisë
monarkiste e rekruton dhun-
shëm në ushtri. Hilmiu i ri,
asokohe vetëm 19-vjeçar,
tregon zell dhe talent në kryerjen e obligimeve dhe
detyrave që i ngarkonin në shërbimin ushtarak.
Duke parë interesimin dhe zgjuarsinë e tij, eprorët
ushtarakë e inkuadrojnë në formacionet e gardës.
Më 21 maj të vitit 1941 me rastin e kapit-
ulimit të Jugosllavisë monarkiste ishte në fshatin e
tij. Duke qenë i orientuar drejt kombëtarisht, Hilmi
Zariqi bënte përpjekje të ruante marrëdhëniet si
me forcat antifashiste shqiptare, po ashtu edhe me
forcat e vërteta nacionaliste.
Në vitet 1941-1944, shumica e atdhetarëve
dhe liridashësve të vërtetë ndodheshin në dilemë
161
AHMET QERIQI

lidhur me të ardhmen. Tanimë e kishin kuptuar se


lufta në Aleancën Antifashiste ishte e drejtë dhe me
këtë rreshtim shqiptarët radhiteshin në aleancën
botërore kundër fashizmit, mirëpo pozicioni i
ardhshëm i Kosovës ishte i rrezikuar, meqë komu-
nistët kominternistë jugosllavë nuk lejonin
ndryshimin e kufijve të mbretërisë jugosllave, e cila
mbante nën okupim dy të tretat e territorit etnik të
Shqipërisë. Parulla marksiste-leniniste për vetëven-
dosje, të cilën e propagandonin komunistët
jugosllavë, ishte vetëm një parullë demagogjike, për
të joshur shqiptarët në luftë kundër fashizmit. Këtë
e vërtetoi më së miri Rezoluta e Bujanit e janarit të
vitit 1944, e cila u shfuqizua më 10 korrik të vitit
1945 në Prizren.
I ndodhur përballë dilemave të vështira ham-
letiane, Hilmi Zariqi ashtu sikurse edhe shumë
intelektualë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, do të
jetë në kontakt të zhvillimeve, duke pranuar me
shumë rezervë realitetin e një gjendjeje të rëndë
dhe krejtësisht të pasigurt.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore kudo në Kosovë po
hetohej ndarja e rrezikshme. Disa nga forcat e
vërteta nacionaliste ishin rekrutuar në aradhat
partizane, dhe në dukje sikur i shërbenin pushtetit
komunist, por ato mbanin lidhje të ngushta vepri-
mi me shokët e tyre të idealit. Në mesin e tyre
shquhen: Hilmi Zariqi, Shaqir Zariqi, Arif Shala nga
Sankoci. Ai mbante lidhje direkte me kryesuesin e
kreut Nacionaldemokratik, Imer Berisha, përmes
Hilmi Zariqit. “ Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte
përkrahës i Lëvizjes Antifashiste. Pas Luftës së
Dytë, fillimisht forcat komuniste e emërojnë kryetar
162
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

komune në Drenas, ish Gllogoc. Asokohe vë kontakt


me forcat balliste. Për shkak se ishte dekonspiruar
aktiviteti i tij me forcat nacionaliste, Hilmi Zariqin e
burgosin në vjeshtë të vitit 1945. Më 24 prill të viti
1946, ikë nga burgu me disa shokë të burgosur dhe
kalon në ilegalitet (Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës
1941-1945, Prishtinë, 1997, f. 314).
Ndërkohë Ilmi Zariqi pasi kishte arritur të
ikte nga burgu me Muhamet Hoxhën, Bardhec
Tahirin e të tjerë, më 10 prill të vitit 1946, fillimisht
shkon te Sahit Bucolli i Paklekut e më vonë në
vendlindjen e tij në Baicë. Takohet edhe me
bashkëluftëtarë të tjerë si Hajdin Hamitin e
Paklekut, Fazli Dobrashevcin dhe pas dy tri ditësh
takohet edhe me kreun e NDSH-së Ajet Gërgurin
dhe Gjon Serreçin
Në përpjekje për të konsoliduar radhët, gru-
pet e shkapërderdhura nacionaliste, por edhe
shumë veprimtarë që mbanin lidhje me komu-
nistët, ose që ishin inkuadruar në radhët e tyre për
të përcjellë zhvillimet nga brenda, si Hilmi Zariqi,
Arif Shala e shumë të tjerë, parashtrojnë nevojën e
një takimi të përgjithshëm të forcave atdhetare, i
cili parashihej të mbahej në malet e Kozmaqit, në
Qyqavicë apo në Lipovicë, tani Blinajë. Hilmi Zariqi
ishte në kontakt me Arif Shalën, i njohur në popull
si Hoxhë Avdia. Ai po ashtu kishte kontakte me
Ymer Berishën, Jetullah Rezallën, Osman
Bunjakun, Ajet Gërgurin e shumë atdhetarë të tjerë
besnikë dhe të përkushtuar. Aktiviteti organizativ i
Ilmi Zariqit në shtrirjen e radhëve të Lëvizjes
Nacional Demokratike Shqiptare ka qenë i
jashtëzakonshëm.
163
AHMET QERIQI

Falë aktivitetit të tij dhe të bashkëveprim-


tarëve, Komiteti LNDSH-isht në Drenicë kishte të
regjistruar 842 persona, anëtarve të regjistruar. (Po
aty f.316)

Hilmi Zariqi pjesëmarrës në tubimin e


Domanekut dhe në Kongesin e Pestë të
Lipovicës

Kongresit të Lipovicës i paraprijnë disa


takime të krerëve atdhetarë në malet e Qyqavisë,
pastaj në Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të
tjera. Në lagjen Arllati të Domanekut u mbajt një
tubim ku morën pjesë: Ajet Gërguri, kryetar i
Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreçi sekre-
tar i LNDSH-së së Kongresit të Katërt dhe Hilmi
Zariqi kryetar i Komitetit për Drenicë. (Vepra e citu-
ar , faqe, 327.) Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të
mbajtur në Kozmaq në maj të vitit 1945 sipas Islam
Dobrës kanë marrë pjesë: Jetullah Muharrem
Rezalla, Bajram Haziri i Radishevës, Rifat Halimi,
Sylë Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep
Hajrizi të gjithë nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe Hysen
Lutani nga Turiqeci, Hilmi Zariqi, Haxhi Selmani,
Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami,
Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim
Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci,
Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e të tjerë nga fshatrat
e Drenicës qendrore. Në këtë Kongres sipas shën-
imeve të prezentuara në librin e tij histiriani Islam

164
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Dobra, kanë marrë pjesë edhe: Aziz Zhilivoda,


Ahmet Selaci, Sherif Tërstena, Ismet Boletini, Osman
Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli
Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin Kovaçica, Azem
Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë Sadiku, Ndue
Perlleshi, Bali Meti Sokol Volljaka e të tjerë. ( Dr.
Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997.
f. 327-328.).
Në tubimin e Domanekut para dhjetëra
LNDSH-istëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon
Serreçi. Ata i bënë një paraqitje realiste zhvillimit të
ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në
Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dilte se forcat
e vërteta nacionaliste duhet të konsolidoheshin me
qëllim për të vepruar bashkërisht në drejtim të
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Për të krijuar kaos dhe huti në mesin e
pushtetarëve të rinj kominternistë, Arif Shala,
përmes besnikëve të tij, kishte përhapur lajme se
gjoja forcat nacionaliste do të tuboheshin në
Qyqavicë, ku pa vonuar kishte filluar dislokimi i
forcave partizane jugosllave. Duke bashkërenditur
veprimet me shumë kujdes dhe fshehtësi, përmes
shokëve të tij besnikë, duke qenë vazhdimisht në
kontakt me Hilmi Zariqin, ai kishte caktuar vendin
ku do të mbahej Kongresi i Lipovicës. Edhe forcat
komuniste kishin aktivizuar rrjetin e fortë të spiu-
nazhit, për të hetuar me saktësi pozicionimin e for-
cave nacionaliste.
Vendimin për ta mbajtur Kongresin e
Lipovicës e merr Ajet Gërguri përmes kryesuesit të
LNDSH-së në Shkup Kemajl Skënderi. Sigurimin e
vendit dhe të terrenit ku do të mbahej Kongresi e

165
AHMET QERIQI

marrin përsipër Azem Bellaqevci, dhe zëvendësit e


tij Sokol Haxholli dhe Izet Murati. Lidhjet kryesore
mes grupeve i mbante Arif Shala. Ai ishte Ora që i
caktonte detyrat për anëtarët dhe ithtarët e LpLTSH-
së të Drenicës jugore në shërbim të kongresit III (V).
Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995
f.347.).
Gjatë natës së 24 korrikut të vitit 1946
dhjetëra grupe të armatosura nga Drenica,
Mitrovica, Shala, Llapi e Gollaku, nga Anadrini e
Llapusha ishin dyndur drejt Lipovicës.
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri
Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar pothuajse të
gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, rreth
150-180 veta. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku
mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që
kishin marrë përsipër sigurinë e trenit..
Sipas përshkrimit që i ka bërë organizimit
dhe punimeve të Kongresit profesor doktor
Muhamet Pirraku, në librin e tij studimor Mulla
Idris Gjilani dhe Mbrojtjen Kombëtare e Kosovës
Lindore 1941-1951, del se Kongresi filloi punimet
me një vonesë për shumë shkaqe. Qenë hetuar
forca të shtuara të OZN-ës në vende të caktuara
rreth Blinajës, nuk kishin arritur delegatët e
Dukagjinit, nuk kishte arritur përfaqësuesi i
NDSH-së nga Shkupi, Kemajl Skënderi, nuk kishte
arritur porfesor Ymer Berisha, e të tjera.
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e
fundit: Hilmi Zariqi nga Drenica, Jetullah Zabeli
nga Rezalla dhe Osman Bunjaku nga Samadrexha
e Vushtrrisë, sjellin të dyshuarin e kapur ditë më

166
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

parë në Domanek, spiunin Rexhep Alushi nga


Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me
detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve,
duke mbajtur lidhje direkte me shefin të OZN-ës
për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq. Ai kishte
dezinformuar kreun nacionalist se Ymer Berisha
kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej ardhja e
tij. Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spi-
uni të OZN-ës, Ajet Gërguri, pasi ishte kapur gjallë
nga OZN-a, në deponimet e tij para Drejtorisë së
Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9 shkurt 1947 ka
deklaruar: Para Kongresit i kemi dërguar një letër
profesor Ymer Berishës përmes kuririt tonë, Shaqir
Zariqi…. E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep
Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është
përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e
në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga OZNA…
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-
XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep
Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah
Rezallës dhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të
Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini.
“Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një
letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante:
“Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë
dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”.
Letra ishte e vulosur nga OZNA. ( Dokumenti i cituar,
po aty… f. 252). Kur zihet në flagrancë Rexhep Alushi
pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se ka
vepruar në zënien e nacionalistëve, dhe për veprat
e tij denoncuese nuk pendohet.

167
AHMET QERIQI

Me urdhër të Gjon Serreçit, konform ligjeve të


luftës, ky spiun dënohet me vdekje dhe ekzekuto-
het. Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon Serreçi,
dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri, në prani të
pjesëmarrësve të Kongresit të Pestë të NDSH-së në
Lipovicë, ishin parashtuar dy teza:
Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës përmes
veprimit të komiteteve vendore, që ishin formuar
nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e përkohshme
nga Kosova për në Shqipëri apo në Greqi, ashtu
sikurse kishte vepruar grupi i Adem Gllavicës, një
vit më parë. Ldhur me këtë çështje, në deponimet e
tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka deklaruar:
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin
prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet
Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman
Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të
Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku,
Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë
mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman-
dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha.
Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab
për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi
iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fil-
lonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë
qendrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si
duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte
këtë propozim. Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të
përkrahur nga Islam Domaneku dhe Kadri Beba
ishin për dalje në Greqi, kurse kundër tyre në
mënyrë të pakontrolluar do të ngrihen: Osman
168
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Imer Fazli


Radisheva, Zeqir Lutani i Turiqecit, Shyt Mareci e të
tjerë (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla idris Gjilani… Prishtinë
1995, f. 349).
Kundër këtij propozimi ishte ngritur me
pushkë në dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë:
Të gjithë juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu
kisha pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për
lirinë e popullit shqiptar. Qëndrimin e Osman
Bunjakut, përveç të tjerëve e kishte mbështetur
fuqishëm edhe Hilmi Zariqi. (Hysen Azemi Dokumente
arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në
Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL, Prishtinë, 2001,
f.236). Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme
të historisë sonë rrëfejnë, se, mospajtimet kishin
shkuar deri te drejtimi i pushkëve kundër njëri
tjetrit, por me ndërhyrjen e Gjon Serreçit, Ajet
Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi Hazir Gashit e disa
të tjerëve, situata e acaruar ishte tejkaluar. Pas
ndërhyrjes së tillë të Osman Bunjakut, të
përkrahur nga militantët UNDSH-istë, si Hilmi
Zariqi, Jetullah Rezalla e të tjerë Kongresi vendosi
që luftëtarët të qëndrojnë në Kosovë derisa të mer-
rej lidhja me Muharrem Bajraktarin, për shkak se
asokohe pritej të mbahej një kongres tjetër i
nacionalistëve në Veri të Shqipërisë.
Derisa formacioni i UNDSH-së ishte
shkapërderdhur pasi nuk arrin të depërtojn në
Shqipëri apo në Greqi, meqë kishte rënë në pritë të
forcave ushtarake jugosllave, në Hoqë të Qytetit
mbi Prizren më 8 gusht të po atij viti, grupi militant
në përbërje: Osman Bujaku,Hilmi Zariqi, Jetullah
Rezalla, Ukshin Kovaçica, Sherif Tërstena, Imer

169
AHMET QERIQI

Radisheva, Hysen Lutani e të tjerë, më 11 gusht të


vitit 1946 kishin krijuar Divizionin shqiptar të Ibrit.
Komandant i Divizionit Ahmet Ahmeti, ndihmës,
Jusuf Boletini. Për krijimin e këtij Divizioni përfaqë-
suesit e kishin lajmëruar komandantin dhe
themeluesin e Besës Kombëtare, Ymer Berisha.
Në letrën dërguar profesor Berishës shkruan: Në
shtojcën e këtij akti iu dorëzojmë vendimet e para të
mbledhjes ushtarake që prezentojnë kështu:
Ky divizion iu informon se për nevoja të qar-
qeve dhe rretheve, ka bërë lidhje sipas vendimit,
prandaj kërkojmë që organizata Juaj të mbajë lidhje
të drejtpërdrejta me ta si politikisht, ushtarakisht
dhe materialisht, me rregull dhe sa më shpesh. Nëse
organizata e sheh të arsyeshme dhe të drejtë që të
takohemi, na lajmëroni me shkrim. Malet e Lira 11.8.
1946. (Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë
Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë, botuar në
VJETAR XXV-XXVI, Prishtinë, 2001.F. 256). Hilmi
Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman Bunjaku e luftëtarë
të tjerë të përkushtuar nuk kishin pranuar të iknin
për në Greqi. Ata u kthyen në Drenicë dhe në
Malësinë e Shalës, ku luftuan dhe qëndruan një
kohë, gjithnjë të rrezikuar nëpër prita e befasishme
që kurdisnin forcat okupatore.
Në shtator të vitit 1947, Hilmi Zariqi nga fshati
Ceceli kalon lumin Sitnicë dhe vendoset në fshatin
Krasmirovc. Aty takohet me Fazli Dobrashevcin,
Muhamet Meqën dhe Shaqir Zariqin… Prej këtu
shkojnë në Gllanasellë te Isuf Nika. ( Dr. Islam Dobra,
Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997, f 361).
Më pastaj Hilmi Zariqi me bashkëluftëtarët:
Hajdin Hamitin e Poklekut, Ajet Gjelin e

170
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Likoshanit, Sahit Bucollin e Poklekut dhe Fazli


Osmanin e Gllobarit organizohen në një grup, i cili
bënte përpjekje të shtrinte ndikimin te masat
shqiptare, në mënyrë që të kundërshtohej vendosja
e pushtetit titist-komunist me të gjitha format e
metodat. Ky grup prej pesë luftëtarësh gjatë muajit
tetor strehohet në fshatrat: Gradicë, Dobrashec,
Baicë, Gllogar e gjetkë. Forcat e OZN-ës iu bien në
gjurmë dhe i ndjekin hap pas hapi. Më 1 nëntor të
vitit 1947, Hilmi Zariqi me bashkëluftëtarë ndodhet
në lagjen Gjokaj të Tërstenikut në Drenicë.
Në mbrëmjen e 2 nëntorit të atij viti Hilmi
Zariqi me dy bashkëluftëtarë, ndodhet i rrethuar
nga forcat e OZN-ës, në lagjen Gjokaj të
Tërstenikut. Tërë natën kanë luftuar ndërsa në
mëngjes kapen në përpjekje për të çarë rrethimin.
Hilimi Zariqi është kapur më 3 nëntor të vitit 1946. (
Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës Lindore, 1941-1951. Prishtinë,
1995, f.451). Gjykimi kundër Hilmi Zariqit, Gjon
Serreçit, Ajet Gërgurit, Osman Bunjakut dhe Ukë
Sadikut në Gjyqin e Qarkut të Prishtinës ka zgjatur
prej 22 deri më 30 prill të vitit 1947. Këta pesë atd-
hetarë të njohur akuzohen si kreu më aktiv i
Nacional Demokratikes Shqiptare. Më 30 prill të
vitit 1947 u shapll aktgjykimi, sipas të cilit të pesë
krerët nacionalistë, Hilmi Zariqi, Ajet Gërguri, Gjon
Serreçi, Ukë Sadiku dhe Osman Bunjaku u dënu-
an me vdekje-pushkatim. Nga dënimi me vdekje,
ndërkohë, lirohet Hilmi Zariqi, të cilit instanca më
e lartë gjyqësore dënimin me vdekje ia zëvendëson
me 20 vjet burg, pas ndërhyrjes që kishte bërë Rifat
Berisha. Ilmi Zariqi, gjatë vuajtjes së dënimit me

171
AHMET QERIQI

burg në vjeshtë të vitit 1952, bën përpjekje për të


ikur nga burgu, Stara Gradishta, mirëpo roja e vrau
në ikje e sipër. Tre shokë të tij të burgosur arrijnë të
ikin dhe pas disa javësh kthehen në Kosovë. Isa
Zymeri i Prekazit shpëton dhe pas disa ditësh arrin
në Kosovë e prej këtu shkon në Shqipëri. ( Dr. Islam
Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945… Prishtinë, f. 315.).

172
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

SHABAN HALIL BUNJAKU


(1920 1947)

Shabani ishte i biri i Halilil


Bunjakut nga Samadrexha e
Vushtrrisë. Lindi në vitin
1920. Familja e Shabanit në
vitin 1924 shpërngulen nga
Samardexha dhe vendosen
në humbëtirat e Anadollit.
Në vitin 1925, pasi
Mustafë Bunjaku kishte
vrarë në mbrojtje dy turq,
famlja e gjerë Bunjaku,
largohen nga Anadolli dhe
vendosen në Fier të
Shqipërisë.
Në vitin 1939, Shaban Bunjaku ilegalisht
kalon kufirin dhe hyn në Kosovë. Mban kontakte
me forcat liridashëse të Drenicës si me Rexhep
Gjelin, Mehmet Gradicën e të tjerë.
Në vitin 1941, familja Bunjaku kthehet në
pronat e të parëve në Samadrexhë. Shabanit dhe
bashkëshortes së tij, bijë e Nazif Zasellës, një burrë
i njohur për trimëri dhe luftë të pandërprerë
kundër okupatorit serb, i lindin tre bij: Halili më
1939, Aliu më 1944 dhe Ganiu më 1945.Së bashku
me kushëririn Osman Bunjakun, Shabani ka
173
AHMET QERIQI

marrë pjesë në njësitë vullnetare për mbrojtjen e


kufirit me Serbinë dhe Bullgarinë. Në Novi Pazar
dhe në Sanxhak.
Shabani ka bashkëvepruar me luftëtarët e
mirënjohur: Sherif Tërstena, Rrahman Selaci, Ajet
Gjeli, Hashim Basholli, Qazim Krasniqi nga
Pakashtica, Rrahim Krasniqi po kështu nga
Pakashtica, Bajram Tërbuja, Lahi Grishta i Selacit,
Nebih Zasella e shumë të tjerë.
Me rastin e kapitullimit të Mbretërisë
jugosllave në prill të vitit 1941, Osman Bunjaku së
bashku me bijtë dhe bijen si dhe familja e Shaban
Bunjakut kthehen në Kosovë. Shabani ishte kthyer
më herët, dhe kishte vënë kontakte me shqiptarët
liridashës. Ata vendosen në pronat e të parëve, në
fshatin Samadrexhë, nga ku ishin shpërngulur
detyrimisht nga okupatori serb, 17 vjet më parë.
Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944, Osman
Bunjaku ka qenë komandant i xhandarmërisë në
Vushtrri dhe në Besianë, ish Podujevë. Shquhet
për disiplinë, korrektësi dhe guxim. Shumë shpejt
vendos lidhje me kreun nacionalist të Kosovës dhe
vepron në drejtim të forcimit të pikave kufitare me
Serbinë dhe Bullgarinë. Kushëriri Shaban Bunjaku
ishte jo vetëm krahu por edhe mbështetja e tij krye-
sore.
Në periudhën kohore prej vitit 1941 deri në
vitin 1944, Osman Bunjaku së bashku me
kushërinin Shaban Bunjaku ka marrë pjesë në
luftimet që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve
shqiptare. Asokohe ka bashkëvepruar me Ahmet
Selacin, Ukshin Kovaçicën, Sherif Terstenën,
Rrahman Selacin, Hashim Bashollin, Hajriz
174
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Klinakun etj. Kishte lidhje miqësore edhe me


Mehmet Gradicën e Drenicës, të cilin e kishte
dhëndërr, Shaban Kastratin e Polluzhës, Ajet Gjelin
e Qirezit e të tjerë.
Në dimër të vitit 1945, Shaban Bunjaku ndod-
het se bashku me Osman Bujakun, që ishte oficer i
xhandarmërisë. Ata Bisedojnë me Shaban Palluzhën
në Podujevë, duke kërkuar nga ai që të dezertojë nga
radhët partizane të Fadil Hoxhës. Shaban Palluzha,
i cili kishte informacione se disa njësi çetnike kishin
depërtuar Kollashinin dhe kishin filluar të pushka-
tonin gra e fëmijë shqiptarë, së bashku me 700
ushtarë të zgjedhur, shumica e tyre oficerë dhe luftë-
tarë të dalluar, nuk pranojnë të shkojnë në Serbi dhe
në Srem por kthehen për të organizuar rezistencën
në Drenicë. Prej ditës së kthimit e deri në rënien
heroike të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet
Gradicës, Osman Bunjaku dhe Shaban Bunjaku
ndodhen në formacionet e rezistencës në luftë
kundër depërtimit të forcave pushtuese jugosllave.
Me rastin e rënies në altarin e atdheut të
Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, Osman
dhe Shaban Bunjaku me disa luftëtarë largohen
nga Drenica dhe vendosen në Malet e Shalës, ku
asokohe kishin konsoliduar radhët Ahmet Selaci,
Sherif Terstena, Rrahman Selaci e të tjerë.
Gjatë vitit 1945, Shaban Bunjku, Osman
Bunjaku dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë zhvilluar
dhjetëra aksione të fuqishme kundër forcave parti-
zane jugosllave. Ata me shumë sukses kanë çarë
rrethimet e shumta, duke qenë se ishin luftëtarë të
përkushtuar për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin
e saj me Shqipërinë.
175
AHMET QERIQI

Në pranverë të vitit 1945, Osman Bunjaku


ndodhej në kullën e tij në Samadrexhë, kur rretho-
het paprtimas nga bandat partizane. Ndodhej i
rrethuar së bashku me Shahin Gërdovcin, Dush
Akrashticën, Ukë Majancin dhe dy luftëtarë të
Shahin Gërdovcit. Derisa motra e Osmanit, e cila iu
kishte dërguar bukën bëhej gati të dilte nga
shtëpia, partizanët serbë vrasin motrën e Osmanit
dhe fillojnë luftimet ballë për ballë. Edhe pse
Osmani ndodhej vetëm me pesë bashkëluftëtarë,
arrin të shpërthejë rrethimin, duke i shkaktuar
humbje në njerëz forcave armike. Një aksion i ngja-
jshëm ishte zhvilluar edhe më 7 maj 1945, derisa
Osmani në njësitin e tij kishte edhe oficerin gjer-
man të quajtur Fred.
Më 18 maj ishte zhvilluar një betejë tjetër në
mes të forcave partizane jugosllave dhe çetës së
Shaban Bunjakut. Beteja qe zhvilluar në një luginë
në mes të Samadrexhës dhe Zagorit. Luftëtarët e
Shaban Bunjakut: Rexhep Gjeli, Shahin Gërdovci e
të tjerë kishin çarë rrethimin duke iu shkaktuar
humbje forcave armike jugosllave. Atë ditë Osman
Bunjaku ndodhej në Popovë së bashku me Hajriz
Klinakun dhe Bislim Popovën.
Më 7 nëntor 1945, toga e pamposhtur e
luftëtarëve të Osman dhe Shaban Bunjakut ndod-
het në vendin e quajtur Gradinë. Atë ditë luftojnë
trimërisht Shaban Bunjaku dhe Lahi Cecelija e
luftëtarët e tjerë atdhetarë.
Dimrin e vitit 1945/1946, Shaban Bunjaku
me Osman Bunjaku me bashkëluftëtarët e kanë
kaluar në vendin e quajtur Kroi Hajdukut, ku
ishin sajuar paraprakisht dy bunkerë të fortifikuar
176
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

mirë. Asokohe së bashku me Osman Bunjakun


ndodhej kushëriri i tij i pandashëm dhe njëri ndër
luftëtarët më të pakomromis kundër forcave
pushtuese jugosllave, Shaban Bunjaku, pastaj tri-
mat e mirënjohur si Lah Cecelija, Hajriz Klinaku,
Nebih Zasella, Rrahim Isa, Bahri Kamberi, Avdyl
Imeri e të tjerë. Një fortifikatë tjetër ishte sajuar
edhe afër një mulliri në malet e fshatit Lupç.*** Kjo
pjesë e të dhënave është interpretuar nga procesver-
bali i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në mars të
vitit 1947. Materiali është publikuar në gjuhën serbe
në librin e dr. Islam Dobrës Lufta e Drenicës 1941-
1945, prej faqes 396 deri nnë faqen 401.
Dimrin e atij viti Shaban Bunjaku, Osman
Bunjaku me trimat e tyre e kalojnë në malet e
Llapit e të Shalës. Osman Bunjaku, së bashku me
kushëririn e tij të pandashëm mbante lidhje komu-
nikimi edhe me Jetullah Zabelin nga Rezalla, Hilmi
Zariqin nga Baica, Azem Jashanicën nga
Bellaqevci, Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Kadri
Bebë Ribarin e shumë atdhetarë të tjerë.
Më 24 korrik të vitit 1946, Shaban Bunjku së
bashku me Osman Bunjkaun e dhjetëra luftëtarë të
dalluar e të sprovuar nëpër beteja depërton në
malet e Blinajes.
Për këtë qëllim me 25 korrik të vitit 1946 u
thirr Kongresi i pestë i kësaj Lëvizjeje i njohur si
Kongresi i Lipovicës. Shtabi i Zonës II për vend, ku
do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I
Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave Risinovc,
Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezinformuar
OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi do të
mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku,
177
AHMET QERIQI

Mulla idrisi dhe mbrojtja kombëtare 1941-1951, Prishtinë


1995. f.346).
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e
fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga
Samadrexha e Vushtrrisë, ekspozojnë para kreut të
Kongresit një të dyshuar, spiunin Rexhep Alushi
nga Carrabregu i Deçanit, i cili ishte rekrutuar me
detyrë të denoncimit në mesin e nacionalistëve,
duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të OZN-ës
për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq.
Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij
spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij
para Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë
më 9 shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i
kemi dërguar një letër profesor Ymer Berishës
përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar
postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por nuk e ka
takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur korierit, se
Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren për ta marrë
rrogën në ari nga OZNA…
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar
XXV-XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
Me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit,
për shkak të rrethana gjithnjë e më të rrezikshme,
kreu nacionalist në përbërje Gjon Serreçi, Ajet
Gërguri, Kadri Beba, Islam Domaneku propozojnë
që formacioni që ishte tubuar në Lipovicë të largo-
hej nga Kosova dhe të depërtonte në Shqipëri e më
pastaj në Greqi. Këtë propozim e kishin kundërsh-
tuar Osman Bunjaku, Shaban Bunjkau, Jetullah
Rezalla, Salih Rexha, Hilmi Zariqi e disa të tjerë. I
mllefosur në mëdyshjen e kreut nacionalist, Osman
178
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Bunjaku kishte deklaruar: Të gjithë juve që po


kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha pushkatuar,
sepse këtu duhet të luftojmë për lirinë e popul-
lit shqiptar. (Vep. e cit. f.236).

Sërish në malet e Shalës e të Llapit

Në nëntor të vitit 1946, Shaban Bunjaku,


Osman Bunjaku dhe dhjetëra luftëtarë të lirisë
marrin masa për të rregulluar bukerët, me qëllim
që dimrin ta kalojnë në male, pasiqë forcat
ushtarake jugosllave ndiçnin dhe kryenin krime
kundër jatakëve dhe të gjithë atyre shqiptarëve të
cilët dyshoheshin se i mbanin me bukë. Dy forti-
fikatat e luftëtarëve të lirisë qenë rregulluar asoko-
he, një mbi fshatin Popovë e tjetra mbi fshatin
Lupç. Lidhjet në me të këtyre bunkerëve Osman
Bunjaku dhe Lah Cecelija i mbainin përmes sinjalit
të dritave të baterive, që ishin koduar si raste
qetësie, rreziku, apo rrethimi. Më 1shkurt të vitit
1947 Osman Bunjaku, Shaban Bujaku, Rrahman
Selaci, Hashim Basholli, Brahim Luta, Ajet Gjeli,
Hajdin Pokleku, Nebih Zasella, Rrahim Isa, Hajriz
Klinaku, Lahi Igrishta, Sejdi Gllobari Çazim
pakashtica, Qamil Pakashtica dhe Hazir Shala,
rrethohen në vendpozicionimin luftarak në mes të
Lupçit të Epërm dhe Popovës, në vendin e quajtur
Te valavicat. Të barrikaduar ishin 15 luftëtarë të
lirisë. Pas 48 orë luftimesh të pandërprera, çeta e
Shaban Bunjakut çan rrethimin.
179
AHMET QERIQI

Pas largimit nga bunkeri, Shaban Bunjaku


me luftëtarët e tjerë depërton në vendlindjen e tij në
Samadrexhë të Vushtrrisë. Ndërkohë, forcat e
ushtrisë jugosllave të cilat kishin përcjellë lëvizjet e
luftëtarëve të lirisë rrethojnë fshatin duke përfor-
cuar pikat te shtëpia e Abdullah Bunjakut në
Samadrexhë, ku ndodheshin luftëtarët e Shaban
Bunjakut. Pas disa orë luftimesh dhe përballjesh të
pabarabarta meqë forcat okupatore jugosllave
kishin futur në veprim armatimin e rëndë, duke
luftuar ballë për ballë bien në altarin e atdheut,
bien për të mos vdekur kurrë: Shaban Bunjaku,
Hashim Bashalli, Qamil Pakashtica, Qazim
Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella,
Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir
Shala i Zagorit, dhe Milazim Gllanasella, i zoti i
konakut ku ishin zhvilluar luftimet.
Pas rënies heroike të luftëtarëve nacionalistë,
forcat e OZN-ës kufomat e këtyre dëshmorëve të
kombit shqiptar i vendosin para kuvendit komunal
për t’i parë njerëzit në përpjekje që t’i frikësojnë për
të mos marrë guxim për luftë kundër pushtetit
titist komunist.
Të gjithë i kanë varrosur në një varrezë
masive në Vushtrri…

180
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

SHEMSI HAZIR MRAMORI


(1910-1947)

Një komandos dhe luftëtar


tjetër i mirënjohur i Lëvizjes
Nacional Demokratike
Shqiptare ka qenë edhe
Shemsi Hazir Gashi, nga
fshati Mramor i rrethit të
Prishtinës, i njohur ndër
qarqet e NDSH-së si Shemsi
Mramori.
Shemsiu lindi më 1910, në
fshatin Mramor. Fëmijërinë e
kaloi në vendlindje, i
edukuar në frymë atdhetare
dhe kundërshtuese ndaj regjimit okupator të
Jugosllavisë.
Në vitin 1941, me rastin e kapitullimit të
Jugosllavisë së Versajës, në Kosovë depërtuan for-
cat italoshqiptare. Shemsiu ashtu sikurse edhe
shumë nacionalistë të tjerë, u inkuadrua në radhët
të forcave mbrojtëse të Kosovës. Ai, kryen një kurs
të shkurtër trajnimi për polic në Janjevë. Prej viti
1942 deri në vitin 1944 ka qenë përgjegjës i sta-
cionit policor të Janjevës. Gjatë asaj kohe kishte
inkuadruar në radhët e policisë edhe Malë Hajdinin
nga Medvegja.

181
AHMET QERIQI

Me rastin e riokupimit të Kosovës, në dimër


të vitit 1945, kësaj radhe nga forcat partizane
jugosllave, Shemsi Hazir Gashi me dhjetëra luftë-
tarë nga Mramori, Besia dhe fshtra të tjera të Llapit
e të Karadakut, i kundërvihen forcave okupatore,
duke mos pranuar pushtetin komunist të
Jugosllavisë titiste, e cila shqiptarëve iu kishte cak-
tuar status të pakicës kombëtare.
Edhe vëllai i Shemsiut, Hamdi Hazir Gashi
nga Mramori ka qenë i inkuadruar në radhët e for-
cave nacionaliste, Ai ka rënë më 2 dhjetor të vitit
1944, në luftën e Ferizajt duke luftuar kundër for-
cave partizane.
Në mars prill të vitit 1946, çeta luftarake e
Shemsi Mramorit përbëhej prej rreth 40 luftëtarësh
të dalluar dhe të sporovuar nëpër luftëra dhe bete-
ja kundër armikut. Në mesin e tyre shquheshin:
Musli Rrahman Gashi, Shefki Hamdi Gashi, Sheqir
Dulahu, Ibush Hamdi Haziri, nipi i shemsiut, Feti
Adem Gashi, Rifat Biçmeti, Ramë Gajtani, Rexhep
Gajtani, Tahir Neziri me të birin Rrahmanin, Sylë
Sefa, Abaz Matiçani, e shumë të tjerë.
Shemsiu me çetën e tij operonte në fshatrat e
Llapit dhe të Gollakut, me qëllim të konsolidimit të
radhëve dhe të identifikimit dhe bashkërenditjes së
veprimeve me grupet kryengritëse.
Në këtë kohë kishte kontakte të vazh-
dueshme me Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën,
Ahmet Selacin e të tjerë. Përmes Azem Jashanicës
kontakton edhe me Gjon Serreçin, një itelektual i
dalluar nacionalist, i cili punonte profesor në gjim-
nazin “Sami Frashëri” të Prishtinës.

182
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Më 27 prill të vitit 1946, përmes lidhjeve të


drejtpërdrejta dhe të sigurta të Shemsi Mramorit,
Gjon Serreçi i bashkohet çetës së Shemsiut, i cili së
bashku me luftëtarët e tij kishte konsideratë të
veçantë për Gjon Serreçin, meqë ishte intelektual i
njohur dhe kishte lidhje edhe me grupet e tjera të
Nacional Demokratikës Shqiptare të Shkupit, të
Dukagjinit dhe të Anadrinit.
Shemsi Hazir Gashi, në krye të grupit të tij
militant, atdhetar, ka vepruar në drejtim të kontak-
timit me grupet e tjera, me qëllim të unifikimit të
qëndrimeve dhe veprimeve me kreun Nacional
Demokratik, për të marrë vendime lidhur me fatin
e luftëtarëve, pasiqë forcat komuniste partizane
kishin vendosur pushtetin e tyre ushtarak, në
Kosovën e administruar drejtpërdrejt nga Beogradi.
Në këtë aspekt, Shemsiu, pas kontakteve dhe lid-
hjeve që mbanin korrierët e tij besnikë me disa nga
kreu i NDSH-së, vendos për të marrë pjesë në
Kongresin e Lipovicës.
Më 24 korrik të vitit 1946, Shemsi Hazir
Gashi së bashku me dhjetëra luftëtarë të tij
besnikë, depërton në pyjet e kompleksit të Blinajës,
ish-Lipovicë të Drenicës jugore. Shtabi i Zonës II për
vend, ku do të mbahej Kongresi, e caktoi lëndinën
“Te Vorri I Hoxhës” në Lypovicë, midis fshatrave
Risinovc, Krojmir dhe Fushticë, kurse për ta dezin-
formuar OZN-ën, u lansua propaganda se kongresi
do të mbahej në Bjeshkët e Kozmaqit. (Dr. Muhamet
Pirraku, Mulla idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951,
Prishtinë, 1995. f.346).
Më 25 korrik në vendin e quajtur “Te Vorri
Hoxhës”, në Blinajë, ishin tubuar të gjithë dele-

183
AHMET QERIQI

gatët dhe pjesëmarrësit e Kongresit, në atë mes


ishte edhe Shemsi Gashi, Mramori me luftëtarët e
grupit të vet. Të gjitha vendkalimet rreth vendit ku
mbahej Kongresi ishin nën vëzhgim të forcave që
kishin marrë përsipër sigurinë e terrenit. Një
përkujdesje meritore për sigurimin e terrenit kanë
dhënë edhe luftëtarët e Shemsi Hazir Gashit, i cili
në Kongres përfaqësonte luftëtarët e një pjese të
Llapit e të Gollakut.
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e
fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica e Elshanit dhe Osman Bunjaku nga
Samadrexha e Vushtrrisë, paraqesin para kreut
nacionalist në Kongres një të dyshuar, spiunin
Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, të cilin e
kishin kapur në Domanek, dhe i cili ishte rekrutu-
ar me detyrë të denoncimit në mesin e nacional-
istëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin të
OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq.
Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij spiuni
të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para
Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9
shkurt 1947 ka deklaruar:
Para Kongresit i kemi dërguar një letër profesor
Ymer Berishës përmes kuririt tonë Shaqir Zariqit….
E ka dërguar postën te shtëpia e Rexhep Alushit, por
nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i është përgjegjur
kuririt, se Rexhepi ka shkuar në OZN-e në Prizren
për ta marrë rrogën në ari nga OZNA… (Hysen Azemi
Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike
Shqiptare në Kosovë, botuar në Vjetar XXV-XXVL,
Prishtinë, 2001, f.251).

184
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Shaqir Zariqi dyshonte në veprimet e Rexhep


Alushit, ndërsa dyshimin e tij ia shfaq Jetullah
Rezallës edhe Hilmi Zariqit. Veprën denoncuese të
Rexhep Alushit e vërteton edhe Xhemajl Boletini.
“Kur dëgjoi Rexhepi për këtë u përpoq të gëlltis një
letër, por atë ia nxorën nga goja. Në letër shkruante:
“Rexhep Lushi mund të lëviz çdo kund në Kosovë
dhe pushteti e ushtria nuk mund t`i bëjë pengesë”.
Letra ishte e vulosur nga OZNA. ( Dokumenti i cituar,
por aty… f. 252). Kur zihet në flagrancë Rexhep
Alushi pranon se është spiun i OZN-ës, pranon se
ka vepruar në zënien e nacionalistëve, dhe për
veprat e tij denoncuese nuk pendohet.
Në ekspozeun e paraqitur nga Gjon Serreçi,
dhe të mbështetur nga Ajet Gërguri ishte parashtu-
ar dy teza: Riorganizimi i Lëvizjes së Rezistencës
përmes veprimit të komiteteve vendore, të cilat
ishin formuar nga LNDSH-ja në Kosovë, ose ikja e
përkohshme nga Kosova për në Shqipëri apo në
Greqi, ashtu sikurse kishte vepruar grupi i Adem
Gllavicës, një vit më parë. Ldhur me këtë çështje,
në deponimet e tij para hetuesisë Ajet Gërguri ka
deklaruar: “Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fil-
lim ishin prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë-
Ajet Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman
Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të
Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku,
Shemsi Mramori Shyt Mareci, e të tjerë… Në këtë
mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman-
dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha.
Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab
për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).

185
AHMET QERIQI

Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi


iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që të gjitha forcat nacionaliste të fillonin
tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi
në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumi-
ca e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim.
Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në
dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë
juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha
pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për
lirinë e popullit shqiptar. (Vep. e cit. f.236.).
Propozimin e tij e kishin mbështetur: Azem
Bellaqevci, Salih Rexha, Ahmet Selaci, Jetullah
Rezalla dhe disa të tjerë. Dëshmitarët e kësaj ngjar-
jeje të rëndësishme të historisë sonë rrëfejnë se
mospajtimet kishin shkuar deri te drejtimi i
pushkëve kundër njëri tjetrit, por me ndërhyrjen e
Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebës, Shemsi
Hazir Gashit e disa të tjerëve, situata e acaruar
ishte tejkaluar.
Në periudhën kohore prej 26 korrikut deri më
7 gusht të vitit 1946, Shemsi Hazir Mramori me
luftëtarët e tij sogjeton nëpër malet e Blinajes, të
Drenicës jugore, të Jezercit e Budakovës. Sipas mar-
rëveshjes paraprake të kreut nacionalit, për shkaqe
strategjike dhe taktike, depërtimi për në vijën
kufitare në mes të Shqipërisë e Jugosllavisë, për në
Greqi. duhej të bëhej në grupe të ndara, derisa të
kalonin Prizrenin.
Në grupin e Shemsi Hazir Gashit ishin:
bashkëluftëtari i tij besnik Rrahman Qaushi, pastaj
Abdullah Demiri, Shefqet Dulahu, Shaban Maliqi,
Tahir Beba, Shyqë Zeneli, Rrahman Smajli, Ibush
186
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Hamdiu, i biri i Hamdi Hazir Gashit, i cili kishte rënë


në luftën e Ferizajt një vit më parë. Në grupin e
Shemsiut kanë qenë edhe: Asllan Rysha, Rexhep
Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukë
Salihu, Emin Shushica, Rexhep Shefkiu, Sadik dhe
Sylë Tusha, Sylë Zejna, Selim Limani e të tjerë. Të
gjithë këta kishin marrë pjesë edhe në Kongresin e
Lipovicës më 25 korrik të vitit 1946.
Grupi i luftëtarëve të Shemsi Mramorit si dhe grupet
e tjera nacionaliste të Drenicës, Shalës, Lypjanit e
Ferizajt do të bashkoheshin, në mënyrë që forma-
cioni prej 120 luftëtarëve të depërtonte i sigurt nëpër
ecejaket, të cilat i kishte kaluar sa e sa herë pararoja
e formacionit NDSH-ist, që përbëhej nga Sadri Duhla,
Qerim Ali Gashi, Islam Domaneku e të tjerë.
Shemsi Hazir Mramori me luftëtarët e tij ka
marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në malet e
fshatit Bilushë, mbi Hoqë të Qyteti në Prizren, më 8
gusht të vitit 1946. Trimat e tij përveç se në ballin e
formacionit kishin nën përkujdesje edhe Gjon
Serreçin, Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën,
Bellaçevcin e të tjerë. Pas luftimeve të ashpra që
kishin zgjatur disa orë, kreu nacionalist merr vendim
për tërheqje. Rrahman Gashi, Qaushi mori plagë të
rënda gjatë luftimeve.
Duke konsideruar se shpërthimi i pritës në
rrethana të tilla ishte i pamundshëm, Gjon Serreçi
jep urdhër për tërheqje. Ndërkohë Gjon Serreçi kishte
dërguar edhe një korrier, përmes së cilit i bënte me
dije pararojes së mosbindja ndaj urdhërit do të
pasonte me ndëshkim, sipas ligjeve të luftës.
Njësia elite luftarake e Shemsi Hazir Mramorit
përkujdesej për Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin,
187
AHMET QERIQI

Ibrahim Lutfiun, duke marrë masa për të siguruar


tërheqjen e suksesshme, meqë forca armike mund të
mbyllte shtegun e tërheqjes, dhe luftëtarët do të ngel-
nin në rrethim. Ndërkohë bëhet e ditur se në ballë të
luftimeve kishte rënë: Emin Fejzullah Saraçi nga
fshati Bivolak i Vushtrrisë, Ahmet Shipoli, Isuf
Muharremi nga fshati Petrovë afër Shtimes. Predha
armike ia kishte shkurtuar dy këmbët Beqë Zeqirit
nga Gjurkoci i Lypjanit. Ishin Plagosur lehtë e rëndë
disa dhjetëra luftëtarë.
Pas luftës në Hoqë të Qytetit. Mbi Prizren, më 8 gusht
1946 kur u thye njësiti i Ajet Gërgurit, u hetua një fto-
hje në radhët e njësitit të Shemsi Mramorit. Vetëm
Shemsiu qëndroi i pathyeshëm në betimin e tij për luftë
deri në fitore. Në vjeshtë të vitit 1946, Shemsiu u zbu-
lua nga bashkëpunëtorët e OZN-ës. E rrethuan në
familjen e motrës së tij në fshatin Gadime e Epërme
dhe e kapën duke bërë përpjekje për ta çarë
rrethimin… (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani….
Prishtinë 1995, f. 304-305.).
Lidhur me shkapërderdhjen e çetës së Shemsi
Hazir Gashit, si dhe fundin e jetës së tij, Shefki Gashi
nga Prishtina familjar i Shemsiut dhe Rrahim
Rexhep Gajtani i kanë dhënë këto shënime, autorit të
këtij libri:
Me lejen e Shemsi Hazir Gashit dhjetëra
bashkëluftëtarë iu dorëzuan oficerëve të OZN-ës,
Shaban Kajtazit, Selim Obrangjës dhe Çedo
Topalloviqit. Dorëzimi u bë në odën e Ali
Ramushit, në Mramor. Pas pranimit të dorëzimit të
disa luftëtarëve, në odën e Ali Ramushit lidhur me
amnistinë Shemsi Mramori ka kontaktuar me Shaban
Kajtazin, i cili ishte edhe nip i familjes së Shemsiut.
188
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

-Mos me më ardhë keq prej kushërires, të kisha


vrarë i thotë Shemsiu Shabanit, sepse je futur në
rrugën e tradhtisë. Shemsiu nuk bëhet pengesë për
dorëzimin e asnjërit prej luftëtarëve, por për veten e vet
nuk pranon të dorëzohet. Megjithatë, Shaban Kajtazi
dhe Çedo Topalloviqi i japen 48 afat për të qëndruar
në familje dhe për të vendosur definitivisht. Shabani
dhe Çeda i kishin bërë me dije Shemsiut se fillimisht
mund të dënohej me 2o vjet burg, por ata do të bënin
çmos për t`ia përgjysmuar dënimin. Shemsiu nuk i për-
fillë premtimet e tyre dhe largohet nga Mramori.
Gjashtë javë ka qëndruar në Kllobukar të Novobërdës,
te Rexhë Emini, mik i tij.
Ndërkohë Shemsiu tërhiqet në Gadime, ku qën-
droi një kohë te motra Feridja, e martuar për Hamdi
Pajazitin nga Gadimja.
Për qëndrimin e tij në Gadime kanë ditur edhe
fqinjtë e Hamdi Pajazitit. Bashkëpunëtorët e dikur-
shëm të Shemsiut, Fanët e Brusit, ia japin dy thasë
municion, Hamdi Pajazitit, meqë Shemsiu nuk kishte
sa duhet municion.
Në vjeshtën e vonë të vitit 1946, Shemsiu
rrethohet.
Me rastin e rrethimit, motra, Feridja, ia ofron
municionin dhe e lutë vëllanë të mos marrë para sysh
fatin e familjes, por të rezistojë. Në momentin e fundit
pasi e përgatit për zjarrë pushkamitrolezin dëgjon
fëmijët dhe robët e shtëpisë duke bërtitur. Shemsiu
vendos të dorëzohet. Motra qan.
-Unë e jetova një kohë jetën time. Po e shoh zbu-
luesin, por nuk dua të derdhet gjak te miku im, thotë
Shemsiu. Pasi dorëzohet, e dërgojnë në burgun e
Qarkut në Prishtinë. Pas një kohe e transefrojnë në
189
AHMET QERIQI

burgun e Mitrovicës ku e torturojnë mizorisht edhe e


mbajnë në pranga të rënda 30 kilogramëshe. Në verë
të vitit 1947 e dënojnë me vdekje, pushkatim.
Miqtë e Shemsiut, nga fshati Zllash, Zejnë Cubi dhe
Rrahman Latifi nga Prapashtica, shkojnë në Beograd
për të kërkuar falje për mikun e tyre. Thuhet se falja
ishte refuzuar, për shkak se Shemsiu gjatë kohës së
ilegalitetit, në vendin e quajtur Lugu i Lajthisë, në
malet e Mramorit, kishte vrarë një major serb. i cili
kishte qenë shok i ngushtë i burgut dhe i luftës me
Josip Broz Titon.
Ndërkohë, Zejnë Cubi, miku i Shemsiut shkon
në Mramor e ngushëllon motrën e vet dhe e njofton se
Shemsiun e kanë pushkatuar dhe trupi i tij është var-
rosur në vendin e quajtur Strelishte të Prishtinës.
Të nesërmen, Jakupi djali i Hamdiut, nip i
Shemsiut, me një bashkëfshatar shkojnë për ta gjetur
kufomën në Tauk Bahqe. Pasi fillojnë të gjurmojnë, një
rojtar i varrezave i njeh dhe iu tregon vendin ku ishte
varrosur Shemsiu, ndërsa kërkon nga ata që të largo-
hen sa më parë, sepse mund të kapen nga policia.
52 vjet më vonë, në vjeshtë të vitit 1999, famil-
jarët e Shemsiut, eshtrat e tij i nxjerrin nga varri i iden-
tifikuar në Tauk Bahqe dhe i rivarrosin në Mramor, së
bashku me eshtrat e vëllait Hamdiut, i cili kishte rënë
në dhetor të vitit 1944 në Talinoc të Ferizajt. Po në atë
vend rivarrosen edhe eshtrat e Rrahman Qaushit dhe
Ibush Hamdi Gashit, të cilët pushojnë në përjetësi.

190
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

NEZIR HASAN BUJA


(1906-1950)

Banorët e fshatit Bujan të


Lypjanit kanë përjetuar
njërën ndër tragjeditë më të
rënda dhe më të mizorishme,
me rastin e okupimit të
Kosovës nga ushtria
gjakatare serbe, në vitin
1912. Në vjeshtë të atij viti
hordat e uniformuara serbe
rrethojnë disa fshatra të
rrethinës së Lypjanit, ndërsa
përqendrohen në fshatrat:
Ribar, Hallaq e veçmas në Bujan. Me rastin e
depërtimit në fshat, rrethojnë të gjitha familjet, dhe
nxjerrin nga mesi i meshkujve 12 burra, të cilët
pasi i largojnë në dalje të fshatit, i torturojnë
mizorisht duke i sakatosur me thika e bajoneta, e
më pas i pushkatojnë. Të gjithë mashkujt e tjerë
prej 15 deri në 70 vjet, 34 prej tyre i lidhin dhe
duke i torturuar mizorisht i nisin në drejtim të
Ferizajt. Bujanasit e lidhur, së bashku me disa
banorë shqiptarë të fshatrave të tjera, i ndalojnë në
fyrje të fshatit Prelez, afër Ferizajt, ku fillojnë t`i tor-
turojnë mizorisht duke i therrur me thika, bajonta
e biçake, e pastaj i pushkatojnë. Në atë mënyrë
barbare, u masakruan 34 bujanas, dhjetëra të tjerë
191
AHMET QERIQI

nga fshati Hallaq e fshatra të tjera të brezit të lumit


Sitnica.
Fshati kishte ngelur në gra dhe fëmijë.
Shumë bija të fiseve qenë kthyer nëpër gjinitë e
tyre, për të rritur fëmijët dhe për t` u rikthyer më
vonë në trojet e shkretuara të këtij fshati të vogël,
që kishte përjetuar tragjedinë më të rëndë, nga të
gjitha fshatrat e Kosovës, të përgjakur nga bandat
e Sava Batarit, e të vrastarëve serbë.
Në familjen Buja të këtij fshati, në vitin 1906
u lind Nezir Buja. Ka qenë vetëm gjashtë-vjeçar kur
hordat barbare serbe në tetor të vitit 1912 iu sulen
mizorisht Bujanit, Në ditën e tragjedisë së madhe,
ai kishte parë dhe kishte përjetuar thellë në
shpirtin e tij të njomë plojen e barbarisë.
Nezir Bujës, barbarët ia vranë babanë,
Hasanin, pastaj gjyshin Zejnullahun dhe xhaxhal-
larët: Ajetin, i cili u vra në Bujan, ndërsa Xhemën,
Tahirin dhe Hashimin i masakruan dhe i vranë në
Prelez.
Nga ploja e mizorisë çnjerëzore kishte shpë-
tuar vetëm Rizah Buja, rreth 16-vjeçar, nip i Xhemë
Islamit nga Krojmiri, i cili për një kohë të gjatë
kishte jetuar nëpër miq e të njohur. Më vonë ishte
kthyer në Bujan. Kishin arritur të shpëtonin edhe
disa fshatarë të Hallaqit, pasi njëri prej tyre kishte
shfrytëzuar rastin dhe kishte njerrë nga xhepi një
brisk, pastaj tinëz kishte liruar disa shokë të tij. Të
sapoliruarit i vërsulen rojes, ia nxjerrin pushkën
nga dora, e vrasin atë dhe disa kriminelë. Disa prej
tyre shpëtojnë.
Në plojen e përgjakshme të bujanasve në
Prelez janë masakruar barbarisht: Ajet Buja,
192
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Abedin Buja, Smajl Buja, Behxhet Buja, Hasan


Buja, Rrahman Buja, Sylejman Buja, Osman
Liman Buja e shumë të tjerë.
Varreza masive e bujanasve edhe sot ndod-
het në fshatin Prelez, te vendi i quajtur, Vorret e
Bujanit.
Neziri dhe vëllai i tij më i moshuar, Selmani,
rriten tok me mocanikët e tyre, duke u munduar të
vazhdimësojnë jetën në fshatin e prekur idhshëm
nga barbaria. Ata, po rriteshin tok me mllefin dhe
urrejtjen kundër lubisë serbe, që kishte shortuar
në zi rreth pesëdhjetë familje të fshatit.
Në prill të vitit 1941, me rastin e kapitullim-
it të Jugosllavisë monarkiste, Nezir Buja po vonuar
iu bashkohet forcave shqiptare italiane. Në fillim
ishte polic në komunën e Lypjanit ndërsa më vonë
iu bashkohet njësive vullnetare të Salih Rexhë
Ribarit. Neziri kishte edhe vëllanë më të moshuar,
të cilin e quanin Selman. Në fund të janarit të vitit
1943, Selman Buja kishte marrë hetime se një
bandë e armatosur keqëbërësish sllavë ishin futur
në një shtëpi të fshatit Grackë e Vjetër, e banuar
me serbë. Ai lajmëron kuesturën në Lypjan, dhe pa
vonuar forcat e karabinierisë italiane si dhe forcat
e policisë lokale, në mesin e tyre Islam Domaneku,
Nezir Buja, Ismajl Dragusha, Zekë Luma e të tjerë
e rrethojnë shtëpinë e dyshuar në Grackë.
Luftëtarët serbë kishin rezistuar. Një grup prej tyre
kishte çarë rrethimin me synim për të depërtuar në
malet e Blinajës. Ndërkohë ishte lajmëruar Brahim
Hoxholli i Ribarit të Madh, i cili me disa luftëtarë të
grupit të tij iu zë pritë partizanëve serbë, të cilët
edhe i asgjëson. Kishte shpëtuar vetëm një parti-
193
AHMET QERIQI

zane, e cila më pas lirohet. Në kronologjinë e


Jugosllavisë për LNÇ në Kosovë kjo ngjarje është
interpretuar kështu:
Më 1 shkurt të vitit 1943, në fshatin Grackë e
Vjetër, ushtarët italianë dhe milicija, rrethuan në një
shtëpi grupin e 9 luftëtarëve të APNÇ-së të Karadakut
të Shkupit. Në atë luftë u vranë: anëtari i komitetit
Krahinor për KM, komisari i APNÇ-së të Karadakut,
Vojisllav Laçkoviq –Baro dhe komandanti i kësaj
aradhe, Aleksander Urdarevski- Stanko, heronj të
popullit si dhe të gjithë luftëtarët e këtij grupi, me për-
jashtim të një shoqeje e cila u zu rob. ( Dr Ali Hadri,
Vështrim mbi njësitë kronologjike për LNÇ të Kosovës e
Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963, f.517).
Me urdhër të kreut nacionalist të kohës,
Nezir Buja dhe disa luftëtarë të tjerë kanë marrë
pjesë edhe në ruajtjen dhe sigurimin e popullatës
së fshatrave serbe, të cilat ishin në shënjestër të
disa shqiptarëve të papërgjegjshëm, apo edhe të
diversionistëve serbë, të cilët depërtonin tinëz në
Kosovë dhe vranin si shqiptarë ashtu edhe serbë të
pafajshëm, vetëm për të bërë diversione e shan-
tazhe të rrezikshme. Ja si e përshkruan atë kohë të
anarkisë, ku bandat serbe bënin plojë mbi shqip-
tarët, historiani serb, Radomir Bogdanoviq: “Me
rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e
Madhe në vitin 1941 filluan të përforcohen sulmet
çetnike në brendi të territorit të Kosovës. Sipas shën-
ime të qeverisë kuislinge, nga sulmet e tilla çetnike
ishin vrarë 4626 shqiptarë ndërsa ishin grabitur 400
gra e nuse.” ( Radomir Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë,
botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981, f. 243.)

194
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në fund të vitit 1944, Nezir Buja i bashkohet


përfundimisht çetës së Salih Rexhë Ribarit. Ai së
bashku me të birin e Salihut, Rexhepin dhe Zekë
Lumën nga Kraishta, përbënin katërshin më
luftarak dhe më të pamposhtur të luftëtarëve të
fundit të Nacional Demokratikes Shqiptare.
Nezir Buja ka marrë pjesë në Kongresin e
Lipovicës, i cili u mbajtë më 25 korrik të vitit 1946.
Ishte kurdoherë pranë Salih Rexhës dhe Kadri
Bebës. Përveç mauzerit gjerman, revolverit dhe
bombave, Nezir Buja ishte ndër luftëtarët e vetëm
të asaj kohe, i cili kishte edhe një fotoaparat, që e
mbante me vete dhe e përdorte në raste dhe
rrethana të caktuara.
Në kohën e depërtimit të të pasuksesshëm
për në Shqipëri të formacionit nacionalist të Ajet
Gërgurit e të Gjon Serreçit, Nezir Buja ishte në
katërshin e pandashëm me Salih Rexhën. Duke
qenë se kishte respekt të madh për Salih Rexhë
Ribarin, ai përkujdesej për të, po aq sa edhe djali i
tij, Rexhepi.
Më 8 gusht të vitit 1946, Nezir Buja ndodhej
në ballë të formacionit që shtegtonte drejt Hoqës së
Prizrenit. Me rastin e rënies në pritë të forcave
ushtarake jugosllave, ai së bashku me Salih
Rexhën, Sadri Duhlën, Islam Domanekun e të tjerë
luftojnë trimërisht përballë forcave serbe. Gjatë
luftimeve Nezir Buja ishte plagosur. Atë e ndihmo-
jnë bashkëluftëtarët e tij, Zekë Luma, Rexhep
Saliju e të tjerë, dërsa më 10 gusht së bashku me
Salih Rexhën, Kadri Bebën, Rexhep Salihun, Zekë
Lumën, Nezir Buja kthehet në pyjet e Blinajës-ish
Lypovicë.
195
AHMET QERIQI

Edhe pse kishte miq dhe njerëz të tjerë të


besuar ai nuk ndahej nga çeta e Salih Rexhës. Nuk
kishte pranuar të dorëzohej ashtu sikurse bënë
disa bashkëluftëtarë të tjerë. Në dimrin e vitit 1947,
ndodhet malet e Blinajes, në Bunkerin e Zhablakut
në Meteh të Pjetërshticës, së bashku me Salih
Rexhën, Rexhep Salihun dhe Zekë Lumën.
Pas kapjes në pabesi të Islam Domanekut
dhe të Mustafë Domanekut në familjen Hoxhaj të
Ribarit të Madh, në javën e dytë të janarit të vitit
1947, forcat e OZN-ës të ndihmuara edhe nga ato
ushtarake, kishin rrethuar një rreze të gjerë vepri-
mi, afër vendit ku ndodhej bunkeri i Salih Rexhë
Ribarit dhe i çetës së tij.
Ishte mëngjesi me acar i 12 janarit të vitit
1947. Një zë i panjohur, në afërsi prej rreth 300
metra larg bunkerit, përmes megafonit, kërkon nga
Salih Rexha, Nezir Buja dhe nga të pranishmit që
supozohej se ishin dhjetëra luftëtarë të dorëzojnë
armët, duke iu bërë me dije se ishin të rrethuar nga
të katër anët. Forcat e OZN-ës kishin të dhëna se
gjoja brenda bunkerit të fortifikuar ndodheshin
rreth 40 luftëtarë atdhetarë.
Oficerët e OZN-ës, duke i mbajtur lidhur për
duarsh, kishin urdhëruar Islam dhe Mustafë
Domanekun të niseshin drejt bunkerit, duke men-
duar se Salihu, do të kursente të dy shokët e luftës
dhe të idealit, ndërkohë që forcat policore iu
shkonin prapa, duke i mbajtur peng. Në momentin
kur ishin afruar rreth 200 metra afër bunkerit,
duke kuptuar kundërveprimin e Salihut dhe kodin
e veprimit të stilit të moçëm të komitëve, Islami dhe
Mustafa në çastin e caktuar bien për tokë. Në
196
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

moment kishte shkrepur rafali i mitralozit të


Rexhep Salihut dhe sharci gjerman i Nezir Bujës.
Derisa Islami dhe Mustafa po mundoheshin të
depërtonin barkaz e durlidhur, nga prapa shpine i
godasin për vdekja rafalët e mitralozit të milicisë së
OZN-ës. Gjatë shkëmbimit gjysmë orësh të zjarrit,
në radhët e forcave policore ishin vrarë dhe plago-
sur dhjetëra milicë dhe hafije. Luftimet kishin
ndaluar për një çast.
Kishte dështuar edhe përpjekja e dytë që
kishin ndërmarrë forcat policore për ta asgjësuar
bunkerin.
Ndërkohë arrin njësiti ushtarak nga
Prishtina dhe urdhëron forcat policore të tërhiqen.
Ata vendosin tre minahedhës të kalibrit 122 mm,
dhe pa vonuar fillojnë sulmin në një rreze përreth
bunkerit, duke goditur nga të tri anët. Forcat e
shumta policore kishin vënë pika të shumta rrethi-
mi në të gjitha pikëkalimet nëpër Blinajë.
Pas granatimit të bunkerit me dhjetëra pred-
ha të minahedhësve, komandanti sllavomaqdon
nga Shkupi, urdhëron njësitë sulmuese të këmbë-
sorisë t`i ofrohen bunkerit. Kur ata afrohen në një
rreze veprimi rreth 100 metra, sërish fillojnë
breshërinë e plumbave kundër Salih Rexhës, Nezir
Bujës Zekë Lumës e Rexhep Salihut.
Sërish komanda kishte urdhëruar tërheqjen,
dhe sërish kishte filluar zjarri nga minahedhësi.
Nga ana e sipërme e bunkerit plumbi i pushkës së
Salih Rexhës godet shenjëtarin e minahedhësit. Në
kohën e sulmit frontal mbi bunker, në orët e
mbrëmjes, Nezir Buja dhe Salih Rexha me çetën e
tij heroike kishte arritur të tërheqej. Plagë të rënda
197
AHMET QERIQI

në shtat kishte marrë Zekë Luma, të cilin gjatë


tërheqjes e mbartin Rexhep Salihu dhe Nezir Buja.
Atë natë, për habinë e të gjithëve zhduken në terr
katër luftëtarët militantë të lirisë. Askush nuk
mund t` iu binte në gjurmë. Kishin humbur sikur
t`i kishte lëshuar toka.
Tri ditë më vonë, kur forcat ushtarake dhe
policore ishin tërhequr në tërësi. Rexhep Salihu
dhe Nezir Buja. Zekë Lumën e plagosur rëndë e
çojnë në Zborc. Ai kishte mbijetuar falë moshës së
re.
Në verë dhe në vjeshtë të vitit 1947 në Kosovë
vepronin disa çeta kryengritëse. Ishin këta luftë-
tarët më militantë të asaj kohe të cilët nuk kishin
pranuar të iknin nga Kosova, por kishin qëndruar
në male, me qëllim të riorganizimit të rezistencës.
Duke qenë se regjimi komunist titoist ishte kon-
soliduar shumë shpejt, dhe duke qenë se opera-
tivistët e OZN-ës kishin krijuar me shpjetësi rrjetin
e spiunazhit në mesin e shqiptarëve, madje edhe në
mesin e familjeve të ngushta dhe të gjera të luftë-
tarëve nacionalistë, veprimtaria e këtyre grupeve
ishte vështirësuar tejmase.
Në verë të vitit 1947 Salih Rexha me djalin e
tij, Rexhepin, me Nezë Bujën e Zekë Lumën
bashkohet me trimat e Rizah Gogës, i cili vepronte
së bashku me Sadik Tushën, Din Hoxhën Hilmi
Gogën, Ilaz Brodin, Hasan Remnikun e disa mili-
tantë të tjerë. Asokohe radhët e luftëtarëve të lirisë
kishin kryer disa aksione të suksesshme kundër
hafijeve dhe denoncuesve shpirtshitur. Çeta e
Rizah Gogës kishte likuiduar disa ndër opera-
tivistët më në zë të OZN-ës. Ndërkohë luftëtarët
198
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

militantë të UNDSH-së bien në pritë të forcave të


armatës jugosllave, në afërsi të fshatit Gërlicë.
Luftimet ishin tejet të pabarabarta. Forcat armike,
të shumta në numër, ishin dislokuar në një rreze të
gjerë veprimi. Luftimet kishin filluar ende pa zbard-
hur mirë drita. Të mësuar me prita, të kalitur ndër
beteja, me syrin pishtë e turrin duhi, trimat e Salih
Rexhës dhe të Rizah Gogës, fillojnë luftën e
pabarabartë me ushtrinë jugosllave. Duke qenë se
vendi ku ndodheshin forcat e UNDSH-së ishte
rrethuar, luftimet zhvilloheshin në anën jugore, ku
vlerësohej se kishte më pak forca. Luftëtarët shqip-
tarë iu kishin kundërpërgjigjur forcave armike me
mitralozë, pushkë automatike dhe bomba dore.
Ndërkohë nga arma armike bien në fushë të nderit
luftëtari dhe komandanti militant, Rizah Goga. Bie
edhe Hamdi Brodi të tjerë. Çeta e Rizah Gogës ishte
shpartalluar, ndërsa Nezir Buja e Salih Rexha me
luftëtarët e tij shpëtojnë vetëm me disa plagë të
lehta.
Nezir Buja asokohe kishte në shtëpi nënën,
Hankën, bashkëshorten Azize, djalin trevjeçar
Avdullahun dhe gruan shtatëzënë. Vëllai, Selmani
ishte dorëzuar në kohën kur ishte dorëzuar edhe
Kadri Beba me djalin e tij 18-vjeçar Mustafën.
Gjendja ekziztenciale e familjes ishte tejet e rëndë.
OZN-a, ia kishte torturuar bashkëshorten e tij, e
cila asokohe kishte lindur djalin, Rajramin. Nezir
Buja, kohë pas kohe vizitonte familjen, por gjithnjë
sogjetonte me kujdes nga frike se mos po e hetonin
hafijet. Familja jetonte në izolim total, në skamje e
mjerim.

199
AHMET QERIQI

Vëllai i Nezës Selmani ishte pushkatuar në


Tok Bahqe në vitin 1948 së bashku me Kadri
Bebën.

Nezir Buja kapet tinëzisht në Petrovë

Duke qenë se Petrova e Shtimes ishte një


fshat i izolur, rrëzë pyjeve të dendura, kishte pozitë
natyrore për strehim të luftëtarëve të lirisë, të
rekrutuarit e OZN-ës, qysh në dimër të vitit 1945,
ashtu sikurse në shumë fshatra e qytete të Kosovës
ishin futur në Petrovë. Ata, duke shfrytëzuar
armiqësitë e moçme dhe të reja të kryefamiljarëve
të fshatit, kishin rekrutuar në shërbimin e tyre
sekret njerëz të besueshëm, të cilët edhe më heret
kishin dhënë prova besnikërie. Pushtetarët titistë,
kishin vendosur lidhje të sigurta në Petrovë. Disa
denoncues të njohur të fshatit, kishin raportuar në
stacionin e policisë në Shtime, se ballistët kishin
jataqe të sigurta në Petrovë, duke identifikuar
vendet lehtë të identifikueshëm, meqë diheshin
botërisht tri shtëpi të tre familjarëve, që ishin edhe
miq të trimave të çetës së Salih Rexhës. Nezir Buja
kishte miqtë, ndërsa Zekë Luma kishte mikun e
vëllait Agush Sadikun, kurse një mbesë e Salih
Rexhës, nga Bujani ishte e martuar në familjen
Pajaziti.
Pikërisht sepse të gjithë kishin miq dhe të
njohur në Petrovë, OZNA e Shtimes, në krye me
Cveta Çanoviqin, Ivo Çanoviqin, Rexhë Misinin,
Gjoko Ivkoviqin, Damjan Shurbatoviqin, policin
famëkeq Sllavko Bojkoviq e shumë të tjerë, kishte
200
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

ushtruar ndikim dhe kishin kthyer në denoncues


disa nga burrat e këtij fshati. Duke iu dhënë favore,
dhe duke iu premtuar revole e armë të tjera, bëjnë
për vete: Nuhi Selmanin, Xhupin e Abdullahut,
Hetem Rrustën, Avdush Agushin dhe disa të tjerë.
Këta së bashku me disa bashkëpunëtorë të
Shtimes e të fshatrave përreth, gjurmonin hap pas
hapi çetën heroike të Salih Rexhës ku bënte pjesë
edhe Nezir Buja.
Më 24 dhjetor, derisa në natën e errët Nezir
Buja po kthehej nga familja e mikut të tij, Murat
Murat Hysenaj, në strehimoren e vëllezërve, Pajaziti
në Petrovë, ku ishin strehuar Salih Rexha dhe i
biri i tij Rexhepi, Neziri bie në pritë të forcave të
rrethimit. Neziri në pamundësi për të vepruar meqë
iu kishin sulur sipri disa veta, bërtet me të madhe
për t`i dhënë alarmin Salih Rexhës dhe Rexhep
Salihut. Pas rënies së Salihut dhe të Rexhepit,
Nezirin e toturojnë mizorisht dhe e lënë lidhur së
bashku me kufomat e Salihut dhe të Rexhepit.
Të nesërmen më 25 dhjetor 1949, milicët dhe të
besnikët e tyre kishin ngarkuar mbi një qerre druri
trupat e bërë shoshë nga plumbat, të Salihut dhe
djalit të tij, Rexhepit. Prapa qerres që qeve, gojëlidhur
e duarlidhur, shtyhej për të ecur herë këmbë, herë
zvarrë dhe duke i rënë kondak pushke, Nezir Buja, i
rrahur dhe i sakatosur mizorisht. Dy trupat e pajetë të
luftëtarëve të rënë dhe Nezir Bujën gjysmë të gjallë i
defilojnë nëpër Shtime, ku inspektorët e OZN-s kishin
mobilizuar popullatën, për të dalur dhe për t`i parë tru-
pat e të vrarëve. Pastaj i dërgojnë në Grackën e Vjetër,
ku turma orgjizezë përdhoste të vdekurit dhe linçonte
sidomos Nezir Bujën, i cili nuk po jepte shpirt.
201
AHMET QERIQI

Mllefi dhe urrejtja morbide e milicëve dhe


shpirtshiturve ishte dedhur sidomos mbi trupin e
Nezir Bujës. Atë e mbanin lidhur dhe e shëtisnin
nëpër fshatrat serbe. Në orgjinë e shfrimit të mllefit
shtazarak kanë marrë pjesë edhe disa shpirtshitur
shqiptarë. Milicët dhe bastardët pinin, deheshin,
këndonin, bënin orgji të zeza, duke vallëzuar dhe
duke sakatosur trupin e tij. Mënyra sesi ka vepruar
OZN-a me Nezir Bujën është e paprecedent. Terori
dhe mizoria që është ushtruar në trupin e tij nuk
është ushtruar mbi asnjë luftëtarë tjetër i NDSH-së.
Është vështirë të zbulohet motivi përse mbi trupin e
Nezir Bujës u derdh tërë ajo mizori e paparë në raste
të tjera, mbase përshkak se Nezir Buja nuk kishte
zbuluar anjë prej miqve ku kishte marrë bukë.
Më 5 janar të vitit 1950, trupin e Nezir Bujës të
molisur, të mbetur vetëm me një qelizë të jetës, ban-
ditët titistë e dërgojnë te Zabeli i Bujanit, në brendi të
fshatit. Aty, heret në mëngjes ia zbrazin në gjoks një
rafal plumbash dhe e lënë mbi dhe.
Ndërkohë tubojnë fshatin dhe urdhërojnë që
trupi i tij të varroset po në atë vend, ku edhe aktual-
isht prehen eshtrat e tij. Nezir Buja kishte lënë pas,
bashkëshorten, Azizen, me të cilën pati katër djem dhe
një vajzë. Djali i madh, Abazi ka vdekur në moshë 16
vjeçare. Kanë mbijetuar: Abdullahu, ishte vetëm
gjashtëvjeçar në vitin 1950 kur ishte vrarë babai i tij, i
të njëjtës moshë sa kishte qenë Nezir Buja, kur iu
kishte vrarë babai, Hasani në vitin 1912. Më 1948 lind
Bajrami, ndërsa pas vrasjes së Nezirit, në vitin 1950,
lind djali, të cilin bashkëshortja e pagëzon me emrin e
burrit, Nezir. Nezir Hasan Buja ka lënë edhe një bijë, të
quajtur Emine e cila ka vdekur në moshë të re.
202
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

JETULLAH MUHARREM ZABELI,


(REZALLA) (1903 - 1974)

Jetullah Zabeli i Rezallës


ka qenë njëri prej luftëtarëve
të shquar të rezistencës
kundër pushtimit të trojeve
shqiptare nga sllavët. Ishte i
njohur jo vetëm në Drenicë.
Emri i tij del i shënuar po
thuajse në të gjitha kronikat
dhe shënimet e kohës sido-
mos prej viti 1941 deri në
vitin 1947. Ai ishte pjesëmar-
rës në ngjarjet më të rëndë-
sishme të luftërave për çlirimin e Kosovës, sidomos
në Drenicë e përreth saj.
Jetullahu ishte i biri i Muharrem Zabelit.
Lindi në Rezallë në janar të vitit 1903. Fëmijërinë e
kaloi në vendlindje. Në kohën e pushtimit të
Drenicës dhe të Kosovës nga okupatorët serbë,
Jetullahu ishte vetëm 9 vjeç. Në moshën e tij të
pjekurisë kalitet me idealet çlirimtare duke dëgjuar
rrëfime për trimëritë dhe heroizmin e çetës
kryengritëse çlitimtare të Azem Galicës.
Në moshën 20 vjeçare inkuadrohet dhun-
shëm në kryerjen e shërbimit ushtarak, të cilin e
kryen në Lubjanë të sllovenisë. Asokohe caktohet
në gjininë ushtarake të artilerisë, meqë ishte i
203
AHMET QERIQI

zhvilluar fizikisht. Gjatë shërbimit ushtarak


Jetullahu arsimohet dhe autoritetet ushtarake e
anavsojnë në rangun e ulët . Jetullahu asokohe
meson edhe shkronjat latine, të cilat i shërbejnë
për të lexuar dhe për të mësuar më vonë edhe
gjuhën shqipe. Meqë ishte shumë i zgjuar, mëson
shkrim leximin dhe iu shkruan letra shokëve
shqiptarë të cilët nga ushtria i dërgonin letrat në
shtëpitë e tyre.
Lexonte pa vështirësi gazetat. Për moshën
dhe kohën e tij llogaritej si njeri i arsimuar në nivel
mesatar.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak kthehet
në Rezallë, shkon te Smajl Rrustemi i Llaushës dhe
ndërkohë Jetullahu bëhet përcjellës-shoqërues i tij.
Angazhohet në punë administrative në komunë. Në
kohën e depërtimit të forcave italo-gjermane, siste-
mohet në radhët e forcave vullnetare. Asokohe, më
1941 emërohet kryetar në Skënderaj, Rexhep
Vojvoda i Llaushës nënkryetar Jetullah Zabeli. Në
tetor të vitit 1941, u dha kushtrimi për të ndaluar
forcat serbe, të cilat kishin ndërhyrë brutalisht në
fshatin Kotor. Jetullahu me shumë luftëtarë i
rrethojnë forcat çetnike dhe i vrasin shumë prej
tyre. Më pas vullnetarët shqiptarë i ndoqën forcat
çetnike deri në Kollashin dhe përtej Ibrit. Në fillim
të vitit 1942, sërish mobilizon forcat shqiptare në
drejtim të Novi Pazarit, për të shpëtuar myslimanët
nga shfarosja prej forcave çetnike e drazhiste.
Jetullahu ishte në mesin e forcave vullnetare. Atje,
në mbrojtje të popullsisë boshnjake u vranë Hajzer
Kamber Tushilla dhe Hysen Lakiqi prej Polaci.

204
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Në përpjekje për të ruajtur vendin, dhe me


qëllim të konsolidimit të forcave nacionaliste, në
vjeshtë të vitit 1944, në rajonin e Drenicës qendrore
u formuan tri grupe të mëdha vullnetarësh:
Grupi i parë, komandant Halil Bajraktari,
vëllai i Miftar Bajraktarit, nga Llausha, zëvendës të
tij ishin: Jetullah Rezalla dhe Sinan Xani.
Grupi i dytë i Zeqir Lutanit. Luftëtarët e tij
kanë mbrojtur kufirin prej Mitrovicës deri në Novi
Pazar.
Grupi i tretë komuna e Drenasit, komandant
ishte Bajram Bajraktari, ndërsa zëvendës: Istref
Tema i Dobrashevcit dhe Alush Ceni i Siqevës.
Në fund të vitit 1944, kur po afrohej çlirimi i
popujve nga barbaria fashiste, në Kosovë filluan të
depërtojnë forcat çetnike partizane. Në Drenicë erd-
hën edhe dy brigada nga Shqipëria. Shumë shqip-
tarë inkuadrohen në radhët e atyre brigadave, por
ata u larguan pas disa ditësh. Ndërkohë depërtojnë
brigadat serbe- malazeze. tëcilat kanë plaçkitur
banorët e Drenicës.
Pikërisht për shkak se çetnikët dhe parti-
zanët serbë filluan të vrasin shqiptarë të pafa-
jshëm, Shaban Polluzha thirri të gjithë vullnetarët
për të formuar një brigade, me qëllim për ta mbro-
jtur Drenicën. Kreu partizan serb-shqiptar,
ndërhyri me këtë rast duke i thënë Shaban
Polluzhës se në Drenicën e çliruar nuk na duhet
brigadë as vullnetarë, por ai në ballë të tyre duhej
të shkonte për të luftuar forcat e mbeturinat gjer-
mane, në Serbi dhe në Srem. Bigada e VII e
Kosmetit më 18 dhjetor 1944 kishte rreth 15.000
luftëtarë të mobilizuar prej Shaban Haxhisë dhe
205
AHMET QERIQI

Shaban Palluzhës. ( Dr. M Pirraku Ripushtimi Jugosllav


i Kosovës 1945. Prishtinë 1992, fq.65).
Ndërkohë Rexhep Vojvoda dhe Halil
Bajraktari i vëllai i Miftar Bajraktarit të Llaushës
thërrasin Azem Aruqin në odë të Jakup Kryshevcit
dhe bisedojnë lidhur me mobilizimin e vullnetarëve.

Shaban Palluzha - (1873-1945)

Jetullahu ishte në mesin e luftëtarëve të


Shaban Polluzhës së bashku me Azem Aruçin. Në
mesin e të mobilizuarve ishte edhe Mehmet
Jetullahu, djali i Jetullah Rezallës.
206
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit,


Fadil Hoxha, vegël e Shtabit Suprem të Serbisë.
njësitë e Divizionit të 46-të të Serbisë dhe të Kosmetit
do t ‘i drejtojë për në Drenicë... Njësitë jugosllave
sipas Fadil Hoxhës, duhej ta ndiqnin armikun dhe ta
vrisnin pamëshirshëm. duke urdhëruar: Meqë
armuiku po reziston nga shtëpitë, ato duhet të rrëno-
hen, të minohen apo të kallen... ndërsa fshtrat e for-
tifikuara që bëjnë rezistencë të shkatërrohen. ( Dr. M.
Pirraku, vepra e cituar, f. 74-75).
Lufta e forcave partizane kundër forcave të
Shaban Palluzhës, pasi ishte kthyer nga Podujeva,
zhvllohet në Marinë, Rezallë, Rezallë e Re, Tushillë,
Ticë, Plluzhinë, Orbi, Murgë, Tërdec, Baicë,
Domanek, në fshatrat e Qyqavicë dhe në fshatrat
përreth Drenicës. Në Tushillë u luftua me ditë të
tëra. Forcat vullnetare luftonin për ta mbrojtur
popullatën. Të gjithë mashkujt e Drenicës ishin të
mobilizuar dhe luftonin në të gjitha frontet.
Jetullahu me vullnetarë ishte pozicionuar në
Radishevë, së bashku me luftëtarin Hajriz Demaku
nga Abria. Forcat e Jetullah Rezallës dhe të Hajriz
Demakut i shpartallojnë forcat drazhiste. parti-
zane. Në Tërnavc është luftuar ballë për ballë
kundër forcave partizane çetnike. Forcat partizane
ku kishte edhe disa partizanë shqiptarë morën në
mbrojtje dhe në besë 30 luftëtarë dhe banorë të
Mikushnicës dhe më pas i vranë dhe i masakruan
duarlidhur.
Më shkurt të vitit 1945, në Kullat e
Dervishollëve të Gradicës takohen Shaban
Palluzha, Mehmet Gradica, Rexhep Gjeli, Mulla Ilaz
Broja Jetullah Rezalla, Azem Aruçi dhe shumë
207
AHMET QERIQI

luftëtarë tëtjerë. Atje ishte edhe Miftar Bajraktari i


Llaushës, i lodhur tejmase nga luftimet. Në
Krasmiroc forcave nacionaliste iu printe Miftar
Bajraktari dhe Sefer Haxhia. Ndërkohë në ndihmë
iu shkon edhe Ilaz Gjinoci. Jetullahu zë pozita në
maje të Qyqavisë, ku janë bërë luftime të ashpra ku
edhe u vranë qindra partizanë. Vullnetarët depër-
tuan edhe në Gradicë te Dervishollët. Sulmet ishin
të pandërprera meqë forcat nacionaliste ishin në
rrethim të hekurt. Kreu i luftës Shaban Polluzha
dhe Mehmet Gradica vendosin pozicionet për
kundërsulm. Një pjesë e luftëtarëve shpërthejnë
rrethimin dhe depërtojnë në Shalë. Gjatë luftimeve
të ashpra pati të vrarë e të plagosur nga të dyja
anët.
Jetullah Rezalla dhe Mehmet Gradica çajnë
rrethimin dhe depërtojnë në drejtim të Qyqavisë.
Me ta ishte edhe djali i Sejdi Zeqirit prej
Terstenikut, djali i motrës së Shaban Polluzhës. Atë
ditë dimri të vitit 1945, u vra Sokol Rakinica, Daut
Krysheci, Halim Klina e shumë të tjerë.
Në shkurt të vitit 1945, gjatë qëndrimit në
malet e Qyqavisë, Mehmet Gradica kishte kërkuar
të ndërrohej taktika e veprimeve. Ai propozon ndar-
jen e luftëtarëve në çeta më të vogla. Kishte urd-
hëruar që të plagosurit dhe të sëmuret të në largo-
heshin nga rrethimi në drejtim të fshatrave që nuk
ishin përfshirë në luftë. Disa prej tyre, e sidomos të
rinjtë t`iu dorëzoheshin partizanëve Mirëpo parti-
zanët sapo i zinin i pushkatonin pa gjyq edhe ata që
dorëzoheshin.
Nga lufta e Gradicës, fillon faza e fundit e rezis-
tencës për jetë ose vdekje. Numri i luftëtarëve të
208
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Shaban Palluzhës kishte rënë në mënyrë drastike...


( Vepra e cituar, po aty f.88).
Forcat atdhetare besnike të Shaban
Palluzhës dhe të Mehmet Gradicës të rrethuara nga
të gjitha anët nga forcat jugosllave u barrikaduan
në vendin e quajtur Kullat e Dvoranit në fshatin
Terstenik më 21-22 shkurt të vitit 1945. Rrethimin
e kësaj kulle e udhëhoqi komandanti i Divizionit të
52-të të ushtrisë jugosllave, Petar Brajoviq, i cili u
plagos dhe mbeti inmvalid i përjetshëm... Pas
plagëve vdekjeprurëse Shaban Palluzha vdes në
malet e Qikatovës. kurse Mehmet Gradica përtej
Gllogovcit. Bashkëluftëtarët i varrosin në vende të
fshehta. (Vepra e cituar, po aty, fq.106-107).
Në Rezallë, sipas përshkrimit besnik që iu bën
atyre ngjarjeve kritike Mehmet Zabeli, djali i
Jetullahut, asokohe luftëtar i lirisë, ishin pozi-
cionuar dy grupe:
Grupi i parë ishte i Azem Aruqit, po nga
Rezalla ku bënin pjesë: Azemi, Salihu, Neziri,
Bilalli, Aruçi, Beqiri, Qerimi dhe Adem Goxhulli.
Në grupin e Jetullah Zabelit kishte katër veta:
Jetullah Zabeli, Haxhi Zabeli dhe Muhamet
Jetullah Zabeli.
Grupi tjetër, përbëhej nga Sadik dhe Hysen Lutani
me shumë luftëtarë të tjerë.
Jetullahu fillimisht u mobilizuan në
Brigadën e Tetë shqiptare, por pas pak dite ndahet
Istref Sheqa dhe Haxhi Zabeli po ashtu u larguan
në drejtim të panjohur. Më vonë të gjithë këta u
ripozicionuan nëpër malet e Drenicës.

209
AHMET QERIQI

Jetullah Rezalla me luftëtarët e tij në


takimin e Domanekut dhe në Kongresin e
Lypovicës

Kongresit të Lypovicës i paraprijnë disa takime


të krerëve nacionalistë në malet e Qyqavisë, pastaj në
Radishevë, Kotorr, Runikë e vende të tjera. Më 1 maj
të vitit 1946 në malet e Kozmaqit të Drenicës u mbajt
një takim i rëndësishëm i kreut atdhetar shqiptar.
Personlitetet që e udhëhoqen tubimin ishin: Ajet
Gërguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik,
Gjon Serreçi sekretar i LNDSH-së së Kongresit të
Katërt dhe Ilmi Zariqi kryetar i komitetit për Drenicë.
Në kongresin e Katërt të LNDSH-së të mbajtur
me një maj të vitit 1945, në bjeshkët e Kozmaqit të
Drenicës Qendrore, sipas Islam Dobrës kanë marrë
pjesë: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i
Radishevës, Rifat Halimi, Sylë Ferizi, Ramadan Nura,
Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi të gjithë nga Kotorri,
Zeqir Lutani dhe Hysen Lutani nga Turiqeci, Hilmi
Zariqi, Haxhi Selmani, Zukë Xani, Sinan Vinarci, Ali
Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat
Avdyli, Ibrahim Luta, Murat Nika, Istref Sheqa, Fazli
Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa
luftëtarë të tjerë nga fshatrat e Drenicës qendrore. Në
këtë Kongres sipas shënimeve të prezentuar në librin
Lufta e Drenicës, të Islam Dobrës kanë marrë pjesë
edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tërstena,
Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku,
Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojçi, Ukshin
210
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Kovaçica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukë


Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e të
tjerë. ( Dr. Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945,
Prishtinë 1997. f. 327-328.).
Në tubim,in e Damanekut para dhjetëra
LNDSH-istëve kishin folur: Ajet Gërguri dhe Gjon
Serreçi. Ata i bëjnë një paraqitje realiste zhvillimit të
ngjarjeve pas vendosjes së pushtetit komunist në
Kosovë dhe në Shqipëri. Nga analiza dhe shqyrtimi i
situatës së përgjithshme, konsiderohej e nevojshme
që të bashkoheshin të gjitha forcat e vërteta nacional-
iste dhe të konsolidoheshin me qëllim për të vepruar
bashkërisht në drejtim të bashkimit të Kosovës me
Shqipërinë.
Jetullahu mbante kontakte të vazhdueshme
me Hilmi Zariqin. Për mes tij ai ishte në dijeni se for-
cat nacionaliste po konsolidoheshin dhe pritej rior-
ganizimi i shpejtë i tyre. Për këtë qëllim më 25 kor-
rik të vitit 1946 u thirr Kongresi i pestë i kësaj
Lëvizjeje, i njohur si Kongresi i Lipovicës.
Shtabi i Zonës II për vend, ku do të mbahej
Kongresi, e caktoi lëndinën “Te Vorri I Hoxhës” në
Lypovicë, midis fshatrave Risinovc, Krojmir dhe
Fushticë, kurse për ta dezinformuar OZN-ën, u lansua
propaganda se kongresi do të mbahej në Bjeshkët e
Kozmaqit. (Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe Mbrojtja
Kombëtare 1941-1951, Prishtinë, 1995. f.346).
Në kohën kur kishin arritur edhe delgatët e
fundit, Jetullah Zabeli nga Rezalla, Hilmi Zariqi nga
Baica Qendrore dhe Osman Bunjaku nga
Samadrexha e Vushtrrisë, sjellin nga Domaneku ku
e kishin kapur një natë më parë një të dyshuar, spi-
unin Rexhep Alushi nga Carrabregu i Deçanit, i cili

211
AHMET QERIQI

ishte rekrutuar me detyrë të denoncimit në mesin e


nacionalistëve, duke mbajtur lidhje direkte me Shefin
të OZN-ës për Kosovë ( e Metohi), Spasoje Gjakoviq.
Ai kishte dezinformuar kreun nacionalist se Ymer
Berisha kishte vdekur dhe nuk kishte pse të pritej
ardhja e tij.
Lidhur me zbulimin dhe denoncimin e këtij
spiuni të OZN-ës, Ajet Gërguri në deponimet e tij para
Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror në Kosovë më 9
shkurt 1947 ka deklaruar: Para Kongresit i kemi dër-
guar një letër profesor Ymer Berishës përmes kuririt
tonë Shaqir Zariqit…. E ka dërguar postën te shtëpia e
Rexhep Alushit, por nuk e ka takuar. Vëllai i Shaqirit i
është përgjegjur korierit, se Rexhepi ka shkuar në
OZN-e në Prizren për ta marrë rrogën në ari nga
OZNA…
(Hysen Azemi Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare në Kosovës, botuar në Vjetar XXV-
XXVL, Prishtinë, 2001, f.251).
“Kongresi ka filluar në orën 12,00. Në fillim ishin
prezent vetëm udhëheqësit e grupeve: unë- Ajet
Gërguri, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Osman
Bunjaku, i cili ishte njëkohësisht delegat i grupit të
Ahmet Selacit, pastaj Kadri Beba, Islam Domaneku,
Shyt Mareci, Shemsi Mramori e të tjerë… Në këtë
mbledhje është diskutuar se kush do të jetë koman-
dant. Për komandant është zgjedhur Ymer Berisha.
Përveç tij kemi zgjedhur edhe katër eprorë në Shtab
për komandant të zonave. ( Vepra e cituar, f. 236.).
Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi iu
bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fillonin
tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë qëndrimi
në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si duket shumica
212
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

e krerëve në heshtje e aprovonte këtë propozim.


Kundër këtij propozimi ishte ngritur me pushkë në
dorë Osman Bunjaku, i cili kishte thënë: Të gjithë
juve që po kërkoni të shkoni në Greqi iu kisha
pushkatuar, sepse këtu duhet të luftojmë për lir-
inë e popullit shqiptar. (Vep. e cit. f.236.).
Propozimin e Osman Bunjakut e kishin mbështetur:
Jetullah Rezalla, Hilmi Zariqi, dhe disa të tjerë.
Jetullahu, së bashku me Hilmi Zariqin, Osman
Bunjakun e të tjerë, pasi nuk kanë pranuar të shko-
jnë për në Greqi, është kthyer dhe ka qëndruar në
malet e Rrezallës me Azem Aruqin dhe çetën e tij.
Në muajt e fundit të vitit 1946, Jetullah Zabeli
me bashkëluftëtarë kanë jetuar ilegalisht nëpër malet
dhe fshatrat e Drenicës. Disa herë kanë rënë në prita
të partizanëve, me ç’rast kanë luftuar.
Në deklaratën e Hilmi Zariqit, dhënë gjatë het-
imeve, në zyret e OZN-ës së Prishtinës, në nëntor të
vitit 1946, duke folur për Jetullah Rezallën dhe
ndikimin e tij që kishte ushtruar jo vetëm te luftëtarët
e Drenicës por edhe te paria e luftës, Hilmi Zariqi ka
saktësuar. Jetullah Rezalla është një trim i shkëlqy-
er. Ai është luftëtari më i fortë dhe më i përkushtuar
i Drenicës. Ai e ka besimin dhe respektin e popullatës
së Drenicës. Dosja 35 faqesh e Hilmi Zariqit e prezentuar
në librin e Islam Dobrës, Lufta e Drenicës, 1941-q1945.
Prishtinë 1997. f 383.).
Jetullahu e ka pasë djalë të xhaxhait,
Haxhiun, një luftëtar të mirënjohur dhe besnik , me
të cilin prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 kanë luftu-
ar dhe kanë vepruar së bashku. Me ta kanë qenë
edhe shumë luftëtarë të tjerë nga Rezalla si: Feriz
Jashari, Haxhi Selmani, Ferat Fazliu, Hasan Hyseni,

213
AHMET QERIQI

Muharrem Islami, Tahir Hamza, Halil Rexha, Hajdin


Billalli, Halil Hoxha e të tjerë. Me mbarimin e rezis-
tencës së Shaban Polluzhës, në fshatin Qirez u
dorëzuan shumica e të rinjve, meqë ishte përhapur
fjala për amnisti. Brahim Tërnavci një partizan
besnik i Titos dhe Ali Shukriut iu jep siguri të
dorëzuarve në Mikushnicë, por pak më vonë banditët
titistë i vrasin 31 shqiptarë të dorëzuar. Ndërkohë e
kapin gjallë edhe Haxhi Zabelin. E morën edhe
Bajram Hajdinin, i cili iku dhe mbeti në mal, më vonë
dorëzohet. Në fund mbetet vetëm Jetullahu. Për
xhaxhanë e tij Jetullahun, veç tjerësh, përkujdesej
edhe nipi Nuredin Zabeli nga Rezalla. Ai edhe pse i ri
luftëtarëve të xhaxhait i dërgonte ushqime, veshë-
mathje, duhan e artikuj të tjerë të nevojshëm.
Përkujdesje tregonte edhe djali Rama, e sidomos djali
dhe bashkëluftëtari i tij, Mehmet Jetullah Rezalla.
Më 3 shkurt 1947, duke ndodhur nën rrethim
të egër nga forcat e OZN-ës, dhe duke rrezikuar tej-
mase jo vetëm familjen por edhe tërë banorët e
fshatit, me qëllim për të shpëtuar të tjerë, Jetullah
Zabeli, i njohur gjatë luftës si Jetullah Rezalla, u
dorëzua. Asokohe ishte vrarë Ahmet Selaci. Ndërkohë
zbulohet edhe veprimtaria antiokupatore e
Jetullahut. E çojnë në burg dhe e dënojnë 11 vjet e
gjysmë burg të rëndë. E dërgojnë për ta mbajtur dën-
imin e ndëshkimin në burgun e Nishit. Pas lirimit nga
burgu i Nishit, Jetullahu jetoi në izolim te shtëpia pa
të drejta qytetare, por gjithnjë dinjitar dhe i pamposh-
tur.

214
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

SADRI SAHIT DUHLA


(1910- 1987)

Lindi në fshatin Duhël në


fund të vitit 1910. Ishte pjesë-
tar i një familjeje të varfër por
të ndershme dhe mikëpritëse.
Nën ndikimin e ideve të Ramë
Bllacës dhe të liridashësve të
asaj kohe, Sadri Duhla orien-
tohet drejt kombëtarisht. Qysh
i ri brumoset me ndjenja liri-
dashëse dhe urrejtje kundër
okupatorit serb.
Në pranverë të vitit 1941, në kohën e kapit-
ulimit të monarkisë jugosllave, Sadri Duhla, së
bashku me Qerim Ali Gashin e fshatit Luzhnicë
rekrutohet në mesin e forcave vullnetare shqiptare
italiane.
Gjatë kohës së qeverisjes së përkohshme
shqiptare italiane, Sadri Duhla ashtu sikurse edhe
shumë bashkëkohas të tjerë merret edhe me trans-
portimin e mallrave nga Greqia e Shqipëria për në
Kosovë. Duke qenë se ishte shquar për guxim dhe
trimëri ai do të jetë prezent në mesin e komandan-
tëve të luftës, kurdoherë i gatshëm për të kryer
detyrat të cilat i ngarkoheshin.
Në vjeshtë të vitit 1945 prin në ballë të for-
macionit të Adem Gllavicës e Qazim Llugaxhiut,
215
AHMET QERIQI

Hasan Goranit e nacionalistëve të tjerë, të cilët


kishin ikur nga Kosova dhe kishin depërtuar në
Greqi. Pasi ata i vendos në Greqi, Sadri Sahiti së
bashku me Qerim Ali Gashin e Luzhnicës kthehet
sërish në Kosovë. Më 25 korrik 1946 ka marrë
pjesë në Kongresin e Lipovicës. Ishte në mesin e tri-
mave të Salih Rexhë Ribarit. Më 8 gusht të po atij
viti me bashkëluftëtarin Qerim Ali Gashin ishte në
pararoje të formacionit të Ajet Gërgurit, Gjon
Serreçit, Azem Bellaqevcit e të tjerëve të cilët bënin
përpjekje për të depërtuar në Greqi.
Kisha detyrë të vështirë dhe përgjegjësi për
bashkëluftëtarët. Për fat e njihja mirë terrenin, meqë
gjatë luftës kam depërtuar disa herë nëpër
Maqedoni, në Greqi dhe në Shqipëri Kam bërë tregti
me armë dhe me duhan. Mirëpo nuk ishte e mundur
të kalohej dy herë në të njëjtën rrugë, meqë
rrethanat kishin ndërruar. Në anën tjetër kreu i
NDSH-së kishte vendosur kalimin e luftëtarëve
pjesë pjesë dhe krejt kjo e vështirësonte lëvizjen
tonë. Shpeshherë duke lëvizur gjatë natës, përreth
fshatrave, lëvizjet tona i denonconin qentë, por edhe
njerëzit besnikë të regjimit të ri, në mesin e tyre
kishte edhe të atillë që kishin dezertuar nga radhët
tona dhe që na njihin ne dhe miqtë tanë.. Ata i dinin
qëllimet e lëvizjet tona.Unë personalisht kisha
dyshim se edhe në radhët e formacionit kishim
njerëz të OZN-s dhe kjo u vërtetua më vonë gjatë het-
uesisë kur më dënuam fillimisht me vdekje, më vonë
me amnisti dënimin e kthyen në 20 vjet burg të
rëndë. Disa herë kemi rënë në pritë të forcave parti-
zane. Kemi luftuar vetëm kur luftimet kanë qenë të
pashmangshme. Kisha fat që në pararojë ishte Salih
216
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Rexhë Ribari, me të cilin jemi njohur edhe më parë.


Edhe pse 65 vjeçar ai kishte kondicion fizik të një të
riu.
Më kishin ngarkuar edhe me një detyrë tjetër.
Duhej që përmes Januz Kepës ta takoja Ibrahim
Lutfiun që ndodhej i strehur në malet e Bukoshit ,
meqë edhe ai kishte vendosur të largohej nga
Kosova…
Lëvizjet ishin vështirësuar. Banorët e fsha-
trave rezervoheshin për të na ndihmuar me ushqime,
meqë kudo kishte hafije dhe po qe se zbulohej
jataku, jatakxhinë e pushkatonin pa gjyq, para
familjes. Kalonin ditë të tëra pa ngrënë. Hulumtonim
vendet ku fshatarët kishin mbjellë patate dhe ato i
merrnim tinëz gjatë natës. Kishte rrezik të ndizej
edhe zjarri për t`i pjekur shtalbat e misrit, apo për
t`i zier patatet. Por ishte edhe një fat në fatkeqësinë
tonë, për të mos vdekur urie. Atë verë ka pasur pemë
të shumta, molla vere, dardha, kumbulla, dhe ia dil-
nim…
Në afërsi të fshatit Bilushë, mbi Hoqë të
Qyteti, në kohën kur kishte filluar përleshja kundër
forcave ushtarake jugosllave, të cilat kishin orga-
nizur pritë, duke qenë në dijeni të parakalimit të
tyre, Sadri Duhla, Salih Rexha, Rexhep Salih
Rexha, Islam Domaneku, Ismajl Dragusha, e të
tjerë luftojnë trimërisht. Në përleshje e sipër Sadriu
ishte plagosur rëndë. Atë e kishte tërhequr nga vija
e frontit bashkëluftëtari i tij, Qerim Gashi, pastaj
e kishte bartur në shpinë Mustafë Kadri Beba dhe
disa bashkëluftëtarë të tjerë. Pas disa ditë qëndrimi
në malet e Kabashit e të Budakovës, Sadri Duhla e
merr veten dhe ndërkohë vendoset në shtëpinë e
217
AHMET QERIQI

Qerim Ali Gashit në Luzhnicë.


Mbante kontakte me disa nga trimat e NDSH-së që
nuk u dorëzuan por hapëronin nëpër malet e dhe
pyjet e Kosovës, duke pritur ditë më të mira.
Në fund të nëntorit të vitit 1946, Sadri Duhla
ndodhet në shtëpinë e Qerim Gashit në Luzhnicë,
kur milicia e OZN-ës e ndihmuar edhe nga një
njësit ushtarak i rrethit të Prizrenit, rrethon fshatin
Luzhnicë me përqëndrim forcash, duke marrë në
shënjestër kullën e gurit të Ali Gashit. Aksionin për
kapjen e dy luftëtarëve të lirisë e organizojnë Ban
Sinani dhe Lubo Korkotiqi. Fillimisht Ban Sinani
kishte marrë hetime dhe kishte identifikuar vendin
ku ndodhej Sadriu, i cili ende nuk ishte shëruar
mirë nga plagët.
Ende pa zbardhur dita, forcat e milicisë
kishin goditur kullën me minahedhës. Brenda në
kullë ndodheshin Sadri Sahit Duhla, Qerim Ali
Gashi, vëllai i tij, Rasimi, si dhe nëna e Qerimit.
Gjatë ditës, në intervale të shpeshta, kishin zgjatur
luftimet nga distanca. Në përpjekje për të çarë
rrethimin, pas disa orë luftimesh bie heroikisht,
Qerim Ali Gashi. Nëna e Qerimit kishte arritur t’iu
kthente policëve dhe ushtarëve jugosllavë disa
bomba dore të paeksploduara. Në fillim të muzgut,
derisa forcat e rrethimit po bënin përpjekje për të
depërtuar në oborr, pasi ishin bindur se në kullë
nuk kishte njeri të gjallë, Sadri Sahiti me një furi
batareje nga automatiku, çan rrethimin dhe arrin
të largohet në drejtim të maleve.
Ndërkohë forcat e milicisë dhe të ushtrisë
futen në shtëpi, ku kishte rënë Qerim Gashi. Ata
lidhin në pranga Rasimin dhe nënën e tij të cilët
218
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

edhe i torturojnë mizorisht.


Sadri Duhla kishte shpëtuar nga rrethimi por edhe
kësaj rradhe ishte plagosur. Me muaj të tërë kishte
qëndruar nëpër miqë e shokë të besës, duke u
shëruar. Me muaj të tërë forcat okupatore komu-
niste përmes shpirtshiturve kishin gjurmuar hap
pas hapi vendet ku dyshohej se ndodhej Sadri
Duhla.
Pasiqë kishte marrë disa plagë bie nga shën-
deti nuk arrin t’i bashkohet çetës së Salih Rexhës
edhe pse përmes korrierëve besnikë komunikonte
më të dhe dinte se ku ndodhej.
Sadri Duhla është ndër të vetmit qëndrestarë
të asaj kohe, i cili arrin të mbijetojë falë gjeturisë,
trimërisë, guximit dhe vendosshmërisë së tij.I
plagosur, i rënë nga shëndeti dhe i dërrmuar nga
jeta e rëndë nëpër male, dorëzohet në fillim të vitit
1948. Fillimisht dënohet me vdekje, pastaj dënimi
me vdekje zëvendësohet me 20 vjet burg. Ka vuaj-
tur dënimin 16 vjet burg të rëndë nëpër zandanet
dhe kazamatet e Jugosllavisë. Në vitin 1964 lirohet
nga burgu, por i merren të gjitha të drejtat qytetare
si votimi, punësimi apo e drejta e invaliditetit.
Ndërkohë familja e tij është shpërngulur nga Duhla
dhe është vendosur në fshatin Krojishtë të Lypjanit.
Vdes në vitin 1987 në Krojishtë.

219
AHMET QERIQI

QERIM SELIM BANULLA


(1901-1985)

Një luftëtar tjetër i mirën-


johur i Lëvizjes Nacional
Demokratike Shqiptare, ka
qenë edhe Qerim Selimi nga
fshati Banullë e Lypjanit.
Qerimi lindi më 2 shkurt të
vitit 1901. Ishte i biri i Selim
Banullës, një fshatar i njo-
hur, bujk i vyer, i cili
punonte tokën dhe çmohej
për urtësi e mikëpritje.
Në kohën e sundimit të
Mbretërisë Serbe në Kosovë, të gjitha familjet e njo-
hura atdhetare, e veçmas ato që konsideroheshin të
pasura, ngarkoheshin me detyrime të shumta nga
pushteti shfrytëzues kolonizator serb, detyrime e
taksa ndëshkuese, të cilat mezi i përballonin.
Pushteti kolonialist serb ushtronte represion të
pandërprerë sidomos kundër familjeve, të cilat
jetonin me punën e tyre dhe nuk pranonin të
bëheshin vegla të xhandarëve dhe besnikëve të
kralit.
Më 21 prill të vitit 1941, me rastin e kapitul-
limit të Jugosllavisë monarkiste, në Kosovë filloi
depërtimi i forcave italo-shqiptare. Atdhetarët
220
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

shqiptarë dhe të gjitha ata që kishin qenë të


ndjekur e të persekutuar nga regjimi okupator
serb, radhiten në mesin e këtyre forcave, të cilat
garantuan disa të drejta dhe liri kombëtare, të drej-
ta qytetare e kombëtare që shqiptarët kurrë nuk i
kishin gëzuar. Pikërisht lejimi i përdorimit të
gjuhës shqipe në administratë, hapja e shkollave
shqipe, tregtia e lirë, lejimi i përdorimit të flamurit
shqiptar, edhe pse i stisur me sëpatën e Liktorit,
ishin të drejta të cilat e joshën shumicën e shqip-
tarëve liridashës të trojeve të okupuara të
Shqipërisë.
Me rastin e emërimit të Kadri Bebës kryetar
komune në Lypjan, radhëve të administratës së tij
i bashkohen edhe shumë atdhetarë nga fshatrat e
rrethit të Lypjanit. Në mesin e tyre ishte edhe
Qerim Selim Banulla, i cili fillimisht emërohet në
njësinë mbrojtëse të kreut të komunës, pastaj Nezir
Buja, Zekë Luma, Xhemajl Domaneku, Islam
Dragusha, Selman Buja e shumë të tjerë.
Me urdhër të Ilaz Agushit, të gjithë kryetarët
e komunave marrin përsipër mbrojtjen dhe sigur-
inë e pakicës serbe, e cila ndodhej në shënjestër
revanshiste të disa grupeve të pakontrolluara.
Përveç këtyre, popullata sllave në Kosovë, por edhe
ajo shqiptare ndodhej në shënjestër të bandave çet-
nike serbe, të cilat depërtonin fshehtas në Kosovë
dhe vranin shqiptarë e serbë, rrëmbenin gra e nuse
dhe iu jepnin zjarrin fshatrave. Duke folur për këtë
periudhë kaotike, historiani serb, Radomir
Bogdanoviq ka shkruar: “Me rastin e bashkimit të
Kosovës me Shqipërinë e Madhe, në vitin 1941 fillu-
an të përforcohen sulmet çetnike në brendi të terri-
221
AHMET QERIQI

torit të Kosovës. Sipas shënime të qeverisë kuislinge,


nga sulmet e tilla çetnike ishin vrarë 4626 shqiptarë
ndërsa ishin grabitur 400 gra e nuse.” ( Radomir
Bogdanoviq, LNÇ në Kosovë, botuar në VJETAR,
Prishtinë, 1981, f. 243.)
Pikërisht për shkak se mbretëronin rrethanat
e tilla, krerët nacionalistë të Kosovës, kishin marrë
detyra e përgjegjësi për të gjurmuar dhe për të zbu-
luar këto grupe vrasësish.
Në fund të janarit të vitit 1943, një bandë
vrasësish ilegalë ishin hetuar të kishin depërtuar
nga Karadaku i Shkupit në fshatin Grackë e Vjetër.
Më 1 shkurt të atij viti policët shqiptarë rrethojnë
shtëpinë e ilegalëve serbë në Grackë. Në luftë për të
detyruar ilegalët që të dorëzoheshin qenë
angazhuar: Ismajl Dragusha, Selman Buja, Hazir
Banulla, Qerim Banulla, Nezir Buja, Islam
Domaneku e të tjerë. Meqë grupi nuk ishte
dorëzuar ishin zhvilluar luftime të ashpra. Disa nga
ilegalët serbë çajnë rrethim dhe duke depërtuar për
në Blinajë hasin në pritën e organizuar të luftë-
tarëve të Brahim Hoxhollit nga Ribari Madh. Grupi
prej 9 ilegalësh ishte shpartalluar.
Në kronologjinë e Jugosllavisë për LNÇ në
Kosovë kjo ngjarje është interpretuar kështu:
Më 1 shkurt të vitit 1943, në fshatin Grackë e
Vjetër, ushtarët italianë dhe milicija, rrethuan në një
shtëpi grupin e 9 luftëtarëve të APNÇ-së të
Karadakut të Shkupit. Në atë luftë u vranë: anëtari i
komitetit Krahinor për KM, komisari i APNÇ-së të
Karadakut, Vojisllav Laçkoviq –Baro dhe koman-
danti i kësaj aradhe, Aleksander Urdarevski-
Stanko, heronj të popullit si dhe të gjithë luftëtarët e

222
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

këtij grupi, me përjashtim të një shoqeje e cila u zu


rob. ( Dr Ali Hadri, Vështrim mbi njësitë kronologjike për
LNÇ të Kosovës e Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963,
f.517).
Qerim Selim Banulla ka marrë pjesë në
aksionet e organizuara nga njësitë policore
shqiptare italiane edhe me rastin e kapjes së Emin
Durakut, në Grackë të Vjetër të Lypjanit, në prill të
vitit 1943 ?, Ismajl Dragusha dhe Qerim Banulla
marrin një informatë nga një denoncues serb i
fshatit Suhadoll, se Emin Duraku ndodhet në
shtëpinë e një serbi, në fshatin Grackë. Në kohën
kur Ismajl Dragusha dhe Qerim Banulla arrijnë në
Grackë, forcat e kuesturës italiane plagosin për
vdekje Emin Durakun, ndërsa vrasin të zotin e
shtëpisë, serbin, i cili e kishte strehuar Emin
Durakun. Ismajli dhe Qerimi, pasi marrin leje nga
kryetari i komunës, Kadri Beba, dhe nga
përgjegjësi i kuesturës italiane, marrin përsipër që
Emin Durakun ta dërgojnë sa më parë në Spitalin
e Prishtinës, meqë Ismajl Dragusha, e kishte njo-
hur Emin Durakun, qysh gjatë kohës kur e kishin
kryer së bashku shërbimin ushtarak. Emini kishte
kërkuar nga Ismajli që ta dërgonin në spitalin e
Prizrenit, meqë atje kishte disa mjekë të njohur.
Edhe pse lufta i kishte radhitur në dy fronte
kundërshtare, Ismajli dhe Qerimi bëjnë çmos për ta
shpëtuar Emin Durakun, por nuk arrijnë, meqë në
rrugë për në Spitalin e Prizrenit, ai vdes nga plagët
e rënda.
Me rastin e riokupimit të Kosovës nga forcat
partizane në dimër të vitit 1945, Qerim Banulla iu
bashkohet forcave nacionaliste. Fillimisht sistemo-

223
AHMET QERIQI

het në radhët e forcave të nacionalistëve, Adem


Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tërpeza e të
tjerë. Ka marrë pjesë në luftimet frontale në luftën
e zhvilluar në Gadime të Epërme, më 16 mars të po
atij viti në mes të forcave nacionaliste shqiptare
dhe forcave partizane jugosllave.
Në vështrimin kritik të historianit të mirënjo-
hur shqiptar Dr. Ali Hadri lidhur me pasaktësitë e
Kronologjisë për LNÇ në Kosovë e Metohi, duke
folur për përleshjet në fshatin Gadime ka saktë-
suar: Në faqen 1090 të kronologjisë thuhet se më 16
mars 1945, në katundin Gadimle afër Lypjanit,
Batalioni i Katërt i Mbrojtejs Popullore të Kosovë
Metohisë, sprapsi sulmin e një grupi për 200 bal-
listësh, por me atë rast forcat jugosllave patën hum-
bje: 15 të vrarë e 12 të plagosur. Nuk janë evidentu-
ar humbjet nga radhët e forcave nacionaliste.
( Dr Ali Hadri, Vështrim mbi njësitë kronologjike për LNÇ
të Kosovës e Metohisë, Përparimi, Prishtinë 1963, f.534).
Gjatë luftimeve në fshatin Gadime Qerim
Selimi ishte plagosur por ndërkohë shërohet.
Me rastin e depërtimit të forcave okupuese parti-
zane në Banullë, kapet gjallë Hazir Selimi, vëllai i
Qerimit dhe pas 15 ditësh pushkatohet pa gjyq, në
vendin e quajtur, Strelishte, në Tauk Bahqe të
Prishtinës.
Më vjeshtë të vitit 1945, Qerim Banulla i
bashkohet grupit nacionalist të Kadri Bebës dhe të
Salih Rexhës.
Më 25 korrik të vitit 1946, së bashku me afër
140 luftëtarë nacionalistë merr pjesë në Kongresin
e Lypovicës, Kongresi i Pestë i LNDSH-së.

224
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Disa nga pjesëmarrësit e këtij kongresi, pasi


iu bënë analiza rrethanave tejet të pavolitshme,
propozuan që, të gjitha forcat nacionaliste të fil-
lonin tërheqjen nga Kosova drejt Greqisë, meqë
qëndrimi në Shqipëri nuk ishte fare i sigurt. Si
duket shumica e krerëve në heshtje e aprovonte
këtë propozim.
Gjon Serreçi me Ajet Gërgurin, të përkrahur
nga Islam Domaneku dhe Kadri Beba ishin për dalje
në Greqi, kurse kundër tyre në mënyrë të pakontrol-
luar do të ngrihet Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi,
Jetullah Rezalla, Imer Fazli Radisheva, Zeqir Lutani
i Turiqecit, Shyt Mareci e të tjerë. (Dr. Muhamet
Pirraku, Mulla Idris Gjilani… Prishtinë 1995, f. 349).
Në fillim të Gushtit të po atij viti, Qerim Selim
Banulla së bashku me luftëtarët e tjerë të Kadri
Bebës dhe Salih Rexhës nisen në drejtim të
Prizrenit, me qëllim për të depërtuar në Greqi.
Mirëpo më 8 gusht në vendin e quajtur, Hoqë e
Qytetit, forcat nacionaliste bien në pritë të forma-
cioneve ushtarake jugosllave. Qerim Banulla ndod-
hej së bashku me Nezir Bujën, Beqir Gjurkocin,
Sadri Duhlen e të tjerë.
Duke përshkruar këtë ndeshje të papritur
dhe të befasishme, dr. Muhamet Pirraku në librin e
tij studimor për Mulla Idris Gjilanin shkruan: Më 8
gusht 1946, njësia e Ajet Gërgurit u rrethua dhe u
sulmua befasishëm, duke shkaktuar panik në rad-
hët e bashkëluftëtarëve të Ajetit-Gjonit. Në një
ndeshje, të thuash, ballë për ballë u vranë mitralozx-
hiu trim Emin Fejzullah Saraçi, Ahmet Shipoli, Beqir
Gjurkovci e të tjerë. Falë gjeturisë, strategjisë dhe
trimërisë së Azem Jashanicës, -Bellaqevci dhe Izet
225
AHMET QERIQI

Murat Gjoshit, njësiti doli nga rrethimi duke i lënë


katër të vrarë dhe disa të plagosur. Tërheqja e luftë-
tarëve e bë pa komandë dhe në drejtime të
ndryshme të grupeve dhe të individëve.
( Vepra e cituar f.352).
Më 10 gusht Qerim Selimi, së bashku me
Kadri Bebën, Salih Rexhën, Rexhep Salihun, Nezir
Bujën, Mustafë Kadri Bebën e të tjerë kthehen në
malet e Blinajës.
Qerim Selimi arrestohet nga oficerët e OZN-
së në shtator të vitit 1946. E dërgojnë në burgun
famëkeq të Prishtinës, ku asokohe mbaheshin edhe
qindra nacionalistë të tjerë nga tërë Kosova.
Prokuroria Krahinore i ngrit aktakuzë për pjesë-
marrje dhe vrasje të dhjetëra partizanëve në
Grackë, Blinajë, në Lypjan, duke e akuzuar edhe
për likuidimin e vëllezërve Aksiq, të Lypjanit,
vëllezërit e OZN-istit famëkeq, Stanoje Aksiq. Djali i
Qerimit, Rrahimi, angazhon një mbrojtës serb,
duke i dhënë një shumë parash, për të kundërsh-
tuar disa pjesë të aktakuzës kundër Qerimit.
Avokati serb Qorbiq, me rastin e gjykimit të Qerim
Selimit, në prill të vitit 1947, kishte kundërshtuar
akuzën lidhur me vrasjen e vëllezërve Aksiq, nga
Qerim Selimi, duke kundërshtuar deponimet e
pabazuara të Stanoje Aksiqit, dhe duke iu drejtuar
trimërisht para trupit gjykues me pyetjen, -Edhe sa
njerëz të tjerë kërkon t`i pushkatosh, për të
marrë hak për vëllezërit? Avokati Qorbiq, ishte në
dijeni të fakteve për të cilat Stanoje Aksiqi po
mundohej ta fajësonte Qerim Banullën ashtu
sikurse kishte fajësuar edhe dhjetëra të tjerë para
tij. Mirëpo, këaj radhe, para trupit gjykues, OZN-
226
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

isti, Stanoje Aksiqi, i kërcënohet avokatit Qorbiq,


për ndërhyrjen e tillë duke e kërcënuar se do të
hakmerret.
Për veprat që i viheshin në barrë, Gjykata e
Qarkut në Prishtinë, dënon Qerim Banullën 20 vjet
burg të rëndë. Përnjëherë dërgohet në burgun
famëkeq të Nishit ku asokohe vuanin kalvarin e
vuajtjeve të tmerrshme njerëzore: Qerim Selimi,
Banush Hoxha nga Sedllari, Ibrahimi, djali i
Banushit, i cili priste pushkatimin, Tafil Sejdiu dhe
Jahir Sejdiu nga Shala, Osman Jetullahu nga
Krojmiri, Sadri Sahit Duhla e qindra të tjerë. Një
ditë Qerimi takon në burg edhe avokatin Qorbiq, i
cili për shkak të kundërshtimit që i kishte bërë
OZN-istit Stanoje Aksiq gjatë gjykimit në mbrojtje
të Qerim Banullës, ishte dënuar 4 vjet burg.
Qerim Selimi vuan 15 vjet burg të rëndë në
Burgun më famëkeq të asaj kohe në Nish dhe në
Valevë të Serbisë. I biri Rrahimi e kishte vizituar
shpesh në burg, duke i dërguar bukë e rroba.
Lirohet në vitin 1961. Edhe pasi kishte kryer dën-
imin, nuk i gëzon të drejtat qytetare, meqë ai dhe
tërë familja konsideroheshin familje anmike e
Jugosllavisë.
Qerim Selimi ka vdekur në vitin 1985, pasi
familja e tij ishte ringritur ekonomikisht dhe kishte
përballuar me sukses sfidat e rrezikshme të
pushtetit titist- rankoviqist.

227
AHMET QERIQI

228
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

*Pjesa intervistuese dokumentare e kësaj


monografie është sajuar mbështetur edhe
në informatat, rrëfimet e intervistat e
këtyre dëshmitarëve:

Emin Miftar Shema ( 1888- 1980) Shënime të


ndryshme dhe rrëfime gojore të regjistruara kohë
pas kohe nga autori, në fshatin Krojmir.
Ahmet Salih Rexha, ( 1928- 2004) i biri i Salihut
dhe vëlla i Rexhepit. Ka jetuar në fshatin Ribar i
Madh.Të dhëna dhe shënime dhjetor 1995, prill-
maj 1996, nëntor 2000.
Islam Salih Rexha, jeton me familjen e tij në Ribar
të Madh. Informata të regjistruara në diktafon nga
autori më 25 qershor dhe 22 nëntor të vitit 2004.
Idriz Rexhep Salihu, jeton me familjen e tij në
Ribar të Madh. Informata gojore të regjistruara nga
autori më 25 mars 1995.
Xhevahire Kadri Beba, bija e Kadriut,
bashkëshorte e Ali Emin Qeriqit jeton në Shtime.
Informata të regjistruara kohë pas kohe nga autori
Ajshe Kadri Beba, jeton me familje në Shtime.
Informata të regjistruara kohë pas kohe nga autori.
Mustafë Kadri Beba Jeton me famil;jen në fshatin
Ribar i Madh. Informata të regjistruara nga autori
më 10-11 qershor 1995. Informata të tjera të
regjistruara në maj të vitit 1996.

229
AHMET QERIQI

Avdullah Kadri Beba jetojnë në fshatin Ribar i


Madh të komunës së Lypjanit. Informata të
regjistruara nga autori më 11 qershor 1995.
Ahmet Azemi i biri i Azem Bellaqevcit, Jeton në
Prishtinë. Informata të regjistruara nga autori më
25 korrik 1996 në fshatin Vërshec të Lypjanit, në
tubimin përkujtimor me rastin e 50-vjetorit të
Kongresit të Lipovicës
Ilaz Domaneku vëllai i katër martirëve të familjes
Domaneku. Jeton me familje në Ferizaj. Informata
të regjistruara nga autori në Ferizaj në maj të vitit
1995 dhe më 25 korrik 1996 në shkollën fillore të
fshatit Vërshec, në 50-vjetorin e Kongresit të
Lipovicës.
Ismajl Dragusha, djali i vëllait të Ismajl
Dragushës, jeton në fshatin Rufc i Vjetër, afër
Lypjanit. Informatë dhënë autorit në gusht të vitit
1995
Nezir Buja, djali i Nezir Bujës, arsimtar jeton në
Bujan të Lypjanit. Informata dhënë autorit të këtij
libri në gusht të vitit 1995 në fshatin Bujan.
Informata të tjera po në Bujan më 6.1.2005.
Bajrush Zuka, (1920-1997) nga fshati Lloshkobare
- Ferizaj. Informata dhënë autorit më 22 shtator
1995.
Ali Emin Qeriqi, nga Krojmiri, jeton në Shtime
miku i Kadri Bebës. Informata të regjistruara kohë
pas kohe
Adem Tahir Qeriqi, nipi i Salih Rexhë Ribarit
1892-1991. Informata dhënë autorit në tetor 1980.
Fetah Adem Qeriqi, (1930-1997). Informata dhënë
autorit në maj të vitit 1996.

230
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Muharrem Tahir Qeriqi, 1888- 1985. Rrëfime gojore.


Bajram Çukovci nga fshati Cernillë. Jeton në
Shkup. Informata dhënë autorit më 25 korrik 1996
në Vërshec.
Halim Hysen Meta nga Krojmiri, jeton në Magurë.
Informatë dhënë autorit më 25 korrik 1996.
Avdi Daut Kelmendi, nga fshati Rufc.
(1951-1996) Profesor, i burgosur politik dhe
veprimtar i dalluar. Informata dhënë autorit në maj
të vitit 1994.
Daut Rexhep Kelmendi, nga fshati Ribar i Vogël.
Informatë, dhjetor 2004
Adem Luma, babai i dëshmorit, Ismail Luma nga
fshati Kraishtë, informatë dhënë autorit të këtij
libri më 15 dhjetor 2004.
Vehbi Metë Shamolli nga fshati Shalë, ish Sedllar,
1922- 1998. Informata të kohë pas kohshme dhënë
autorit. Janar 1992. Gusht 1995. Korrik 1997.
Hysri Dugolli nga fshati Pjetërshticë. !910-1998.
Informatë dhënë autorit në tetot 1995.
Hazir Bajrami nga fshati Pjetërshticë, 1910-1999.
Informatë dhënë autorit më 20 nëntor 1995 në
Pjetërshticë.
Ajshe Shabani, Gërguri, Lindur në Fier të
Shqipërisë jeton në Prishtinë. Informatë dhënë
autorit më 15 nëntor 2004.
Fitim Rrahim Selimi nga fshati Banullë Me pro-
fesion mjek, kirurg. Shënime dhënë autorit të këtij
libri në nëntor të vitit 2004.
Mehmet Jetullah Zabeli, nga Skënderaj. Rrëfime
dhe informata dhënë autorit, më 20 shtator 2004.
Haradin Zabeli, nga fshati Rezallë. Informatë, më
20 shtator 2004.
231
AHMET QERIQI

Ramë Zabeli, nga Skënderaj. Informatë 20 shtator


2004.
Gani Bunjaku nga Klina. Shënime dhe informata
dhënë autorit të librit, më 13 shtator 2004.
Ismet Bunjaku nga Prishtina. Informatë 13 shtator
2004.
Shefki Gashi nga Prishtina. Informatë dhënë
autorit dhjetor 2004.
Rrahim Rexhep Gajtani nga Prishtina. Rrëfime
dhe informata dhënë autorit, dhjetor 2004.
Rasim Ali Gashi nga Luzhnica. Rrëfime gojore
dhënë autorit në shtator të vitit 1995.
Abdullah Nezir Buja, nga fshati Bujan. Informatë
dhënë autorit më 6 janar 2005.
Bajram Nezir Buja, nga fshati Bujan. Informatë
gojore dhënë autorit të këtij libri më 20 dhjetor
2004.
Avdyl Rrahman Durmishi nga fshati Krojmir
Informatë dhënë autorit, nëntor 2004 dhe 1 janar
2005.

__________
*) Incizimet, shkrimet , fotot ruhen në arkivin personal të
autorit

232
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Literatura:
Dr. Muhamet Pirraku
Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
Lindore, 1941-1951, Prishtinë, 1995.
Dr. Muhamet Pirraku
Për kauzën shqiptare, 1997-1999, Prishtinë 2000
Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i
Kosovës 1945, Prishtinë 1992
Dr. Hakif Bajrami,
Marrëveshja e 21 prillit…botuar në VJETAR
Prishtinë, 1981
Dr. Ali Hadri,
Përparimi, Prishtinë, 1963
Dr. Ali Hadri,
Studime, Prishtinë 1988
Ilaz Metaj- Ali Llunji,
Hysen Tërpeza hitori e gjallë, Prishtinë, 1992
Dr. Islam Dobra,
Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë 1997.
Hysen Azemi
Dokumente arkivore të Partisë Nacional
Demokratike Shqiptare të Kosovës, botuar në Vjetar
XXV-XXVL, Prishtinë, 2001.
Faton Mehmetaj
Veprimtaria kriminale e dorës së zezë serbe në trojet
shqiptare, Prishtinë, 2004.
Banush Imeri,
Shtimja me rrethinë, Prishtinë, 2003.
233
AHMET QERIQI

Faton Mehmetaj,
Natë yjendezur, Prishtinë 2001,
Radomir Bogdanoviq,
LNÇ në Kosovë, botuar në Vjetar, Prishtinë, 1981.

Gazeta, revista

Dr. Ali Hadri


Përparimi, Prishtinë 1963
Dr. Muhamet Pirraku
Dituria Islame 1991- numri 2.
Ahmet Qeriqi
Bujku, Prishtinë, korrik 1996
Bujku, Prishtinë, gusht 1996

234
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Të dhëna për autorin

Ahmet Ali Qeriqi lindi më


24.12.1947 në fshatin
Krojmir të Drenicës.
Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, tetëvjeçaren dhe
të mesmen, medresenë
Alaudin, i mbaroi në
Prishtinë.
Ka kryer studimet univer-
sitare në Prishtinë.
Për veprimtari antiju-
gosllave ka qenë i dënuar në
nëntor të vitit 1965, maj
1975, shtator 1980 dhe në shkurt të vitit 1983.
Prej shtatorit të vitit 1973 deri më 2 prill të
vitit 1981 ka punuar mësimdhënës i gjuhës shqipe
në Ferizajt dhe në Prishtinë.
Pas lirimit nga burgu prej vitit 1988 e deri në
pranverë të vitit 1998, ka punuar në zdrukthtari
dhe ndërtimtari.
Prej vitit 1973 merret me publicistikë dhe
studime të fushave të ndryshme.
Ka bashkëpunuar me të përditshmen Bujku,
dhe revistat Bota e Re, Zëri i Kosovës, Kosova e
Lirë, 24 orë, Fokus etj.

235
AHMET QERIQI

Deri tani ka botuar:


Meditime në arrati, Prishtinë, 2002,
Në gjurmim të lashtësisë, Prishtinë, 2002,
Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? Prishtinë,
2003,
Burgu, Prishtinë, 2004,
Luftëtarët e NDSH-së, Prishtinë, 2005.

Vepra në dorëshkrim:

Kronikë lufte I ( 30. 5. 1998- 3.1.1999),


Kronikë lufte II ( 4.1. 1999- 24.6.1999),
Vegimtari, roman,
Rrëfime që nuk harrohen, tregime,
Vehabiu, novelë,
Dy kahe.... publicistikë.

Prej 4 janar 1999 Ahmet Qeriqi drejton Radion


Kosova e Lirë.

236
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Përmbajtja

Parathënie ........................................................................ 3
Kadri Beba dhe Salih Rexha ............................................... 5
Zhvillimet politike në Kosovë pas kapitullimit të Monarkisë
despotike serbe ............................................................ 6
Salih Rexha caktohet komandant i vullnetarëve ..................... 9
Tragjedia në Blinajë ............................................................ 12
Salih Rexha me bashkëluftëtarë roje e kufirit në Prapashticë, tetor
1944 .................................................................................... 16
Nga Lidhja e Dytë e Prizrenit deri te Kongresi i Lipovicës ..... 19
Kadri Beba kryetar komune në Lypjan ................................. 20
Rirreshtimi i forcave atdhetare në Kosovë .................... 23
Tubimi i atdhetarëve në Domanek të Drenicës .................... 25
Kongresi i Lipovicës ........................................................... 27
Disa nga pjesëmarrësit e Kongresit të Lipovicës ......... 34
Përpjekja e pasukesshme për ta kaluar kufirin ......... 39
Lufta në Bilushë, 8 gusht 1946 ............................................... 39
Drejt paparashikueshmërisë ............................................... 48
Jatakët dhe bukëdhënësit e atdhetarëve të fshatrave
rreth Blinajës ........................................................................ 50
Dimri i përgjakshëm i vitit 1947 ................................. 59
Takimi i parafundit i Salih Rexhës me Islam Domanekun ....... 59
Qëndresa heroike e çetës së Salih Rexhës në Blinajë,
janar 1947 ........................................................................ 62
Torturat dhe mizoritë e OZN-ës kundër familjeve Bebaj-Rexhaj të
Ribarit të Madh ........................................................................ 69
Takimi i fundit i Salih Rexhës me Kadri Bebën .................... 72
Dorëzimi dhe pushkatimi i Kadri Bebës ................................. 76
Salih Rexha me çetën e tij vazhdon luftën kundër
forcave okupatore ........................................................... 78
Çeta e fundit çlirimtare e cila veproi deri në vitin 1950 ....... 81
Denoncimet e bastardëve dhe lufta kundër tyre .................... 84
237
AHMET QERIQI

Vitet e izolimit të thellë Vajtja në Shqipëri dhe kthimi ... 91


Prita në Petrovë të Shtimes .................................... 97
Rrëfimi i Ahmet Salih Rexhës ................................... 99
Në vend të epilogut ................................................ 103
Në përkujtim të idealistit të pathyeshëm
Ahmet Salih Rexha (1928-2004) ...................... 103
Pjesa e dytë ............................................................. 111
AJET FAZLI GËRGURI (1905- 1947) ...................... 112
GJON SERREÇI (1920-1947) ................................. 127
OSMAN MUSTAFË BUNJAKU (1909- 1947) ....... 141
AZEM BAJRAM JASHANICA-
BELLAÇEVCI (1914-1947) ................................. 153
HILMI ILJAZ ZARIQI (1914 -1952) .................... 161
SHABAN HALIL BUNJAKU (1920 1947) ..... 173
SHEMSI HAZIR MRAMORI (1910-1947) ..... 181
NEZIR HASAN BUJA (1906-1950) .................. 191
JETULLAH MUHARREM ZABELI, (1903 - 1974)..... 203
SADRI SAHIT DUHLA (1910- 1987) .................. 215
QERIM SELIM BANULLA (1901-1985) .................. 220
Pjesa intervistuese dokumentare .................. 229
Literatura ......................................................... 233
Të dhëna për autorin ............................................ 235
Përmbajtja ......................................................... 237

238
LUFTËTARË TË NDSH - SË (1944 - 1950)

Botimin e librit
Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950),
e ndihmuan financiarisht:

Islam Salih Rexha,


Mustafë Kadri Beba,
Idriz Rexhep Salihu,
Rizah Veli Halili,
Halil Veli Halili,
Avdullah Kadri Beba,
Halim Veli Halili,
dhe
Hafir Veli Halili.

Autori i falënderon përzemërsisht.

239

You might also like