You are on page 1of 7

Arti shqiptar bizantin

(Periudha mesjetare shek. XIII-XVI)(pjesa e I-rë)


Pak njihen si vepra arti dhe konkretisht si afreske dhe tablo me vlera të mëdha artistike edhe
pse kishat ku ato ndodhen janë të njohura për njerëzit e interesuar pas kulturës dhe
trashëgimisë shqiptare. Në këtë shkrim përveç artit të kohës së periudhës mesjetare, e cila
shënon edhe fillimet e pikturës sonë do të paraqesim edhe nga afresket më të famshme, temat
që ato trajtojnë dhe rrethanat në të cilat janë bërë. Të gjitha këto përbëjnë një krenari për
ndjenjën kombëtare shqiptare
Gjatë mesjetës, arkitektura dhe piktura në Shqipëri bashkëjetuan në një unitet të plotë stilistik.
Muret e trashë e masivë të shumicës së tempujve kristianë e humbasin përshtypjen e peshës
reale nga zbukurimet e sajuara prej kombinimit me fantazi të motiveve të ndryshme prej tulle.
Si një qilim i endur me mozaikë duken p.sh. muret e kishës në Mesopotam të Delvinës,
margaritarit të rivierës shqiptare, afër Sarandës. Një si qilim tjetër, akoma edhe më madhështor
me piktura vesh tejmbanë pjesët e brendshme të tempujve.
Dhe ndonëse kurdoherë e kudo i qendrohet besnik ikonografike bizantine e përcaktuar
rigorozisht, një pasuri e tërë stilesh e nuancash të panumërta takohen brenda pikturave murale,
fragmente të të cilave ruhen që nga shek.X. Në pikturën e hershme mesjetare u përdor në
shkallë të gjerë ansambli i thurur me mozaikë, që aq shpesh ndeshet në godinat antike të vendit
tonë, duke mbuluar tejmbanë dysheme të gjera. Doemos që në fazën kalimtare, piktura
mesjetare, më shumë u mbështet në përvojën e frutshme të së kaluarës, se sa u përpoq t’i bëjë
ndryshime regjistrit të përgjithshëm të trashëguar. Megjithatë tradita e përvetësuar mirë nga
mjeshtri mesjetar, kurdoherë u përdor për të përçuar përmbajtjen simbolike e dogmatike
kristiane.

Shprehjet spirituale larg antikitetit


Për herë të parë stili i ri shfaqet në mozaikun mural të faltores së vogël të adaptuar në
amfiteatrin e qytetit antik të Durrësit. Mozaiku paraqet një skenë perandorake të realizuar me
gurë natyrorë dhe mozaikë qelqi të zmaltuar me ngjyra të gjalla e të freskta. Është punuar me
dorë të lirë e pa kurfarë sforcimi, po në një kompozim të mbyllur pa prespektivë, me figura të
stilizuara në bazë të idealit estetik bizantin, për bukurinë e njeriut që largohet shumë nga ai i
antikitetit. Gjithçka ikën me shpejtësi nga bota e vërtetë. Figurat duken si pa jetë, si hije të
figurave reale por me një shprehje spirituale të theksuar.
Zhvillimin e shpejtë e të lartë të pikturës së hershme monumentale të realizuar me teknikën e
freskës mund ta ndjekim në pikturën e shpellave eremite. Të hapura në vende të ashpra, por
piktoreske, larg qëndrave të banuara, ato kanë mundur t’i shpëtojnë dorës së pushtuesve e
grabitësve apo fuqive shkatërrimtare të natyrës, fat, të cilin nuk e kanë pasur shumë kisha e
manastire të këtyre shekujve. Piktura e shpellave shqiptare të ngjall interes si për origjinalitetin
ikonografik, me paraqitjen e shumë skenave të pazakonshme për Bizantin sikur janë, Krishti me
tri pamje, skena Melizmos etj, ashtu edhe për vlerat e larta estetike që përmban në vetvete. Në
pikturën e shpellës së Bllashtojnës shek. XII vijat lëvizin me një siguri të çuditshme mbi atë copë
shkëmbi paksa të suvatuar.
Duke reflektuar stilin më të lartë të pikturës së formuar bizantine. A nuk mund të dilet së
këtejmi në përfundimin logjik se, kur në një shpellë të largët e të humbur hasim kualitete të tilla
të larta po kaq, në mos më të larta, duhet të kenë qenë pikturat e kishave dhe manastireve të
qyteteve që, siç dihet, kudo e kurdoherë, i kanë paraprirë pikturës së shpellave? Lidhjen në mes
të pikturave të shpellave eremite dhe të artit qe realizuan mjeshtrit e kategorive më të larta
nëpër qytete e pikasim edhe në përsëritjen e asaj tradite që fillon me mozaikun e Durrësit e
vazhdon në shekujt e mëvonshëm, për të paraqitur pranë figurave hyjnore edhe figura reale.
Përfaqësuesit e pushtetit laik e fetar të provincës, sipas shembullit të perandorit e të
oborrtarëve të lartë të kryeqytetit, e përjetësuan vetveten mes figurave hyjnore.
Në pikturën e shpellës së Letmit, në të dy krahët e dhuruesit të kishës, radhiten edhe shtatë
pjestarët e familjes së tij në pozë lutëse me duar të çuara përpjetë nga shën Mëria dhe
pantokratori.

Si janë trajtuar figurat laike


Figurat laike janë trajtuar si një brez dekorativ në miniaturë dhe mezi sa shquhen. Autori i tyre
Stano, i vetmi freskist që njohim deri në periudhën e pushtimit turk, nuk mund të radhitet ndër
piktorët e dorës së parë, por padyshim ai e njeh mirë artin e stilit të formuar bizantin. Përmbas
naivitetit dhe trajtimit skematik të figurave dallojmë një ekspresivitet të madh. Me anë të
vizave lakonike e të qarta. Stano ka ditur të japë modelin dhe elegancën e veshjeve të trupit e
të kokës, e sidomos të mëngoreve, me ato motive popullore që hasen edhe sot në qendisjet e
kësaj krahine. Këto elementë etnografikë që vërejmë në pikturën e shpellave, janë pjesë
organike e asaj linje jetësore dhe realiste.
Mbi një copë shkëmb të fshatit Kallmet pranë Lezhës, vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj
Kastriot Skënderbeut, ruhet një fragment pikture që paraqet martiren Eufcmi, të hasur shumë
rrallë në ikonografinë tonë. Shprehja thellësisht spirituale e fytyrës së heshtur të kujton sakaq
pamjen e përvuajtur të një asketi që Bizanti e kultivoi me endje deri në fund të ekzistencës së
tij.
Piktura e Kallmetit mbart tipare të atilla artistike që e lidhin ngushtësisht si me traditat
paraardhëse të mozaikut ashtu dhe me ato të freskave të mëpastajme. Gama përgjithësisht e
shuar e ngjyrave është jehonë e mozaikut të vonë antik që punohej me gurë natyrorë, ndërsa
në format e përcaktuara qartë të kontureve, ndihet jo vetëm ndikimi i prirjeve monumentale
por edhe i vetë teknikës së mozaikut bizantin.

Arti në kishat e Shqipërisë


Në shekujt XIII-XIV në vendin tonë u krijuan vepra të shumta artistike, ndër të cilat dallohen
veçanërisht freskat e manastirit të Apollonisë e të Rubikut, të kishës së Vaut të Dejës, Maligradit
në liqenin e Prespës, e shumë kishave të kalasë së Beratit, e të tjera.
Me vlera të larta artistike janë përgjithësisht dhe ikonat e kësaj periudhe. Ka midis tyre ikona
me përmasa të mëdha të trajtuara në mënyrë të gjerë që tregojnë për ndikimin e pikturës
monumentale. Por nga fundi i kësaj periudhe vemë re të kundërtën. Ky fenomen u duk në
sistemin e copëzuar dekorativ të pikturave murale që i ngjajnë më shumë një ansambli të
përbërë nga ikona të vendosura pranë e pranë.
Në një kishë tjetër të Shqipërisë së Veriut, në atë të Rubikut 1272 jehonën e kësaj tradite të
lashtë e ndiejmë vetëm përmes disa elementeve ikonografike, ndërsa nga fundi i shek. XIII dhe
fillimi i shek. XIV ajo do të tingëllojë edhe më e zbehtë. Si elementë orientalë mund të cilësohen
objekte fare anësore si janë kapelat izraelite shumëngjyrëshe, të cilat do t’i pikturojnë me endje
edhe piktorët tanë mesjetarë të mëvonshëm.
Ndikimet e artit perëndimor i ndiejmë fortë në arkitekturë. Katedralja e madhe e Sergut dhe
Bakut buzë lumit të Bunës në Shkodër. Kisha e Vaut të Dejës po në Shkodër të dyja të shek. XIII
dhe një numër kishash të shekujve të tjerë janë të stilit të pastër romantik. Ndikime të
pjesshme të arkitekturës romanike vihen re dhe në kisha të stilit bizantin. Është interesante të
theksohet se piktura në të gjitha kishat e stilit romantik ka qenë bizantine. Tradita bizantine
ishte aq e fortë sa nuk i dha asnjë mundësi zhvillimi stilit të pikturës së perëndimit. Nga ajo,
piktura bizantine mori vetëm disa elementë siç janë aksesorët e etërve të kishës, mitrat e
skepterit, format e pergamenave ose edhe vetë mbishkrimet në gjuhën latine.
Lidhjen e pikturës sonë të shek.XIV me atë ballkanike e pikasim në ornamentikë, në përdorimin
e motiveve të rrathëve të vargëzuar e të pleksur me njëri-tjetrin. Në fushën e tematikës këtë
lidhje e dëshmon përfytyrimi i shumë asketeve në brezin e poshtëm të murit të kishës me
shenjtorët në këmbë, cikli i çudive si dhe pikturimi i portreteve në fasadat e tempujve, të cilën e
ndeshim dy herë tek ne, në Apolloni e Maligrad të Prespës.

ARTI BIZANTIN DHE PASBIZANTIN


Arti bizantin
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme,
skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine,
ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të
madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u
mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve
të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë,
prandaj gjithë ajo veprimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen
pak gjurmë nga veprimtaria e më hershme, vetëm disa fragmente.
Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në
regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për
kulturën dhe historinë kombëtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen
ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore
(Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe
minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera
artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.
Arti pasbizantin
Gjatë shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u realizuan
vepra të reja artistike në pikturë, në stilin pasbizantin. Personaliteti më i
shquar i kësaj periudhe është Onufri (shekulli XVI).
Pikturat e tij dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për
realizimin e tipave interesantë me gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa
elementëve etnografikë kombtarë që do t’i shohim më qartë edhe te
pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-të) si dhe te piktorët e shquar
David Selanicasi (shek XVIII-të), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-të), dhe
te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-
të), familja Katro (shek. XVIII-të) etj., që zbukuruan mjaft kisha në Shqipëri
dhe në vendet fqinj.
Në Shqipëri është bërë edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për
veprat e artit pasbizantin pasi ato çmohen si pjesë e rëndësishme e
trashëgimisë më të pasur kombëtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për
zbulimin e autorëve të tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë
shekujve. Deri tani janë hapur disa ekspozita me vepra të këtij arti si
në Paris (1975), Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur interesa
të shumta te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të
ilustruara dhe me komente të shumta nga shtypi i huaj. Veprat më të
çmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, Muzeun
Onufri Berat, Muzeun Historik Kombëtar, Galerinë Kombëtare te Arteve si
dhe në muze të tjerë në Tirane dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korçë është
ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani në Shqipëri, që ruan një
koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.
PROJEK:
LENDA : EDUKIM
VIZATIMOR

TEMA :ARTI NE
SHQIPERI
ARTI BIZANTIN

PUNOI : JOEL MALAJ

FOTO PER ARTIN BIZANTIN

You might also like