You are on page 1of 20

STATUTET E DRISHTIT

DHE E DREJTA URBANE NË PERIUDHËN ARBËRORE

Shaban SINANI
PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore
Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 27-57
Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë

I.

Historiografia shqiptare, tradicionale dhe e sotme, ka argumentuar dhe argumenton


se, deri në periudhën paraprirëse të epokës së Rilindjes Europiane, bashkësitë urbane
shqiptare kishin arritur dhe ruanin një nivel përparimi të njëshkallshëm me vendet e anës
së përtejme të Adriatikut. Kjo sinkroni e zhvillimit mendor dhe lëndor të hapësirës
shqiptare të periudhës arbërore me Europën, dhe, në një kuptim më të ngushtë të fjalës, me
pellgun e Adriatikut, është një privilegj i traditës kombëtare të vendit në tërësi. “Me gjithë
vështirësitë që paraqesin burimet, me karakterin e tyre fragmentar, mund të na lejohet
konkluzioni se vendi ynë, deri në prag të shekullit të 15-të, ecte në zhvillimin e vet
ekonomik-shoqëror e kulturor me ritme të barabarta me vendet e tjera të zonës ballkanike-
adriatike”1.
Një prej fakteve më të rëndësishme që provojnë përfshirjen e hapësirës shqiptare
brenda arealit të ndikimit të kësaj epoke të madhe, të karakterizuar si “epoka e
humanizmit europian“, që ishte paraprirë plot dy shekuj prej rilindjes klasike perse, është
ekzistenca e traditës së statuteve të qyteteve dhe të kishave, si akte themelore të së drejtës
publike, të rregullimit të jetës qytetëse dhe të jetesës në bashkësi për një shumicë qytetesh
shqiptare të mesjetës paraosmane2. Përmendore të heshtura të traditës etnozakonore
shqiptare, statutet dëshmojnë një stad të përparuar zhvillimi të jetës qytetare dhe shprehin
rritjen e rolit të faktorëve përbashkues, laikë e fetarë, në ndorimin (ad-ministrimin) e
krahinave të fisnikëve arbër, sidomos të atyre më të ekspozuara ndaj ndikimit të lidhjeve
përgjatë vijës bredgetare të Shqipërisë. Ndonëse të përveçuara herët, gati një shekull më
parë, prej albanologëve të huaj, në botimet historiografike dhe ato etnografike shqiptare,
ku nuk ka munguar vëmendja për studimin e së drejtës kanunore post-mesjetare, statutet
1
. A. Buda, “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe epoka e tij”, në “Studime
për epokën e Skënderbeut”, vëll. II, Tiranë 1989, f. 17.
2
. Kanë meritën të përmenden për faktin se kanë tërhequr vëmendjen
në traditën e statuteve urbane shqiptare albanologët M. pl. Šufflay
(“Srbi i arbanasi”, 1926) dhe A. Ducellier (“La façade maritime
d’Albanie au Moyen-Age: Durazzo e Valona”, 1981), si dhe studiuesit
vendës I. Zamputi (“Studime për epokën e Skënderbeut” I, Tiranë
1989, f. 91-111), L. Malltezi (po aty, f. 78-91 e 112-130) dhe P. Xhuf
(“Statutet e Shkodrës”, 2002). Për trajtimin e traditës së statuteve si
pjesë e së drejtës etnozakonore vendëse shih edhe: Sh. Sinani,
“Statutet e qyteteve mesjetare shqiptare”, në revistën “Ekskluzive”, nr.
28, gusht 2002, f. 88-89; si dhe: “Statutet e qyteteve mesjetare
shqiptare dhe tradita vendore e së drejtës urbane”, në “Arkiva të
hapur në shoqëri të hapur”, idem, Tiranë 2002, f. 128-131.

1
ose nuk janë përmendur fare, ose janë thënë për to dy-tri fjali të përgjithshme kalimthi,
edhe këto thuajse gjithnjë kundërthënëse nga një botim në tjetrin 3. Rasti më shprehës është
ai që është mbajtur ndaj statuteve të qytetit të Durrësit, për të cilët në botimin e parë të
“Historisë së Shqipërisë” (1959) thuhet se “në vitin 1392 u regjistruan në zyrat e
Venedikut, i cili e pushtoi atë vit qytetin, kurse më 1389 nja 35 nene të tij … durrësakët i
fshehën në një manastir”4; kurse në botimin e fundmë të të njëjtit tekst (2002) thuhet
se“statutet e Durrësit u nxorën jashtë përdorimit dhe humbën gjatë sundimit të Topiajve
në qytet (1368-1392)“5. Eshtë për t’u habitur arritja në këtë përfundim, që statutet e
Durrësit u zhdukën (duke përfshirë edhe fragmentin prej “nja 35 nenesh”), kur, sikurse
dihet, për këtë dokument ka pasur të dhëna të besueshme prej burimologësh të mirënjohur.

3
. Në botimin e parë të tekstit zyrtar të historisë së Shqipërisë bëhet e
ditur ndarja e shoqërisë së arbërve mesjetarë në tri shtresa: popullorët
(lat.: “popolares”), qytetarët (it.: “cittadini”) e fsnikët (it.: “nobiles”);
krijimi i komunave qytetare autonome (“civitas Scutarensis”, “civitas
Drivastensis”, “civitas Dulciniensis”; ekzistenca e qeveritarëve, e
zgjedhësve të tyre, e “republikave aristokratike”, e këshillave apo
senateve të tyre (“këshilli i madh” dhe “këshilli i vogël”); funksionimi i
“shenjtorive” të bashkësive të zanatçinjve (artizanëve). Këto janë
terma themelorë të së drejtës statutore. Por vetë e drejta statutore
vetëm sa përmendet si rastësisht dhe nuk është objekt shqyrtimi më
vete. Kjo tregon se studiuesit traditën e statuteve e kanë njohur deri-
diku, pavarësisht nga qendrimi që kanë mbajtur ndaj saj në tekste.
Shih për më hollësisht: “Historia e Shqipërisë”, bot. i USHT, vëll. I,
Tiranë 1967, f. 214-221. Në botimin akademik të këtij teksti (“Historia
e popullit shqiptar”, I, Tiranë 2002, f. 266-267) ka gjithësej një
paragraf, ku përmendet se “me statute ishin pajisur Durrësi, Shkodra,
Drishti, Tivari e Ulqini” dhe përshkruhen vetëm me tri fjali statutet e
Shkodrës dhe të Drishtit. Mirëpo në kreun për të drejtën në Shqipëri
gjatë mesjetës, në të njëjtin tekst, brenda të njëjtit tekst statutet sërish
“harrohen”. Në të kundërtën, në botimin e parë të “Historisë së
Shqipërisë“ (1959), pasi analizohet gjerësisht fuqia vepruese e “ligjit
agrar“ - “nomos georgikos“ të Bizantit (f. 156), autorët e tekstit, duke
iu rikthyer së njëjtës çështje për një periudhë të mëvonshme, i
kushtojnë një nënkrye veprimit të “Zakonikut të car Dushanit në
Arbëri“ (po aty, f. 209-210, 221-222). Në botimin e vitit 2002 autorët
pohojnë se çështjet juridike zgjidheshin duke vepruar “në bazë të
ligjeve të mishëruara në përmbledhjet zyrtare ligjore, siç qenë kodet
bizantine ose “kodi i Stefan Dushanit” (f. 331). Në fakt, M. pl. Šufflay
dhe dy bashkëhartuesit e kolanës “Acta et diplomata res Albaniae
mediae aetatis illustrantia“, Thallóczy e Jireček, në një dokument të
datës 21 maj 1349, duke iu referuar “Codex Dušani imperatoris“, nenet
77 dhe 82, njoftojnë për të kundërtën, për “mosndërhyrjen e ligjit të
mbretit Dushan në punët e malësorëve shqiptarë“ (vep. cit., vëll. II,
ribotim, Tiranë-Prishtinë 2002, f. 17). Sa për statutin e Danjës, më i
ploti ndër gjithë statutet e qyteteve arbërore, ai nuk përmendet fare.
4
. “Historia e Shqipërisë“, vëll. I, Tiranë 1959, f. 223.
5
. “Historia e popullit shqiptar“, vëll. I, f. 266, Tiranë 2002.

2
Për më tepër që, pikërisht në vitin e botimit të tekstit të fundmë të historisë së Shqipërisë,
në shtypin shkencor u paraqitën për herë të parë edhe riprodhime të origjinalit6.
Fondet dokumentare që janë ruajtur në Shqipëri, dhe më tepër ato të arkivave të
republikave e shteteve mesjetare në rajon (Raguzë, Venetik, Napoli), si dhe burimet
kishtare, dëshmojnë se, përgjatë dy-tre shekujve, statute patën arritur të krijojnë: qyteti i
Tivarit, qyteti i Ulqinit, qyteti i Shkodrës, qyteti i Durrësit, qyteti i Danjës dhe qyteti i
Drishtit. Dihet se në periudhën 1205-1212 Durrësi ishte i organizuar si dukat, sipas
modelit të republikës aristokratike veneciane, që kushtetutën (“statutes”) dhe rregulloret
(“ordinations”) i kishte në themel të organizimit të ligjshmërisë. Në vitin 1290 Durrësi
kishte monedhën e vet, e cila ishte aq e njohur në tregtimet në Adriatik, saqë republika e
Raguzës e falsifikoi menjëherë (1294). Një shekull më vonë (1392) në Durrës restaurohet
republika e tipit venecian, që logjikisht nënkupton edhe rihyrjen në fuqi, konfirmimin ose
redaktimin e statuteve të mëparshme 7. Burimet ku përmendet kodifikimi i së drejtës në
formën e statuteve në Durrës kronologjikisht janë në sinkroni me kohën e vendosjes së
kontrollit venetikas mbi këtë qytet. Por ka dëshmi për kodifikimin e parë të tyre qysh në
vitin 1150. Statutet e Durrësit janë themeluar nga fillimi i shekullit të 12-të dhe janë
reformuar e redaktuar të paktën edhe dy herë, deri në shekullin e 14-të, gjegjësisht në vitin
1297 dhe 1392. Një fragment i statutit të Ulqinit është në muzeun “Gjergj Kastrioti -
Skënderbej” në Krujë. Dihet se për herë të fundit ky statut u konfirmua në vitin 1405.
Statuti i Tivarit bën pjesë në ato statute që u kodikifikuan dhe u konfirmuan gjatë
periudhës së qendresës arbërore: më 1405 dhe më 1445. Nga disa burime të tërthorta
pohohet se statute ka pasur edhe qyteti i Krujës, nga të cilët mund të jenë ruajtur vetëm
disa fragmente (dëshmitë njoftojnë për një redaktim të këtyre statuteve më 1288). Statuti i
Danjës, zotërim i venetikasve deri në epokën e Gjergj Kastriotit, përmban 597 nene dhe
është një prej statuteve më të plotë të traditës juridike urbane paraosmane jo vetëm në
hapësirën shqiptare, por në shkallë ballkanike dhe është konfirmuar në vitin 1319 8. Ai
është hartuar latinisht, me një kaligrafi shumë të afërt me atë të shtypshkrimit, në fletë të
një formati më të madh se kuarti (“in quarto”), me një faqosje në dyshkolonë, ku nuk
mungojnë nistoret dekorative maiuscule dhe të tjera mjete zbukuruese të mjeshtërisë së të
shkruarit, si miniaturat. Ky statut ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, një kopje analogjike

6
. Në regestin e fondit të M. pl. Šufflay-t në arkivin kroat ekzistojnë
referenca për identifkimin e këtyre statuteve në gjendje fragmentare.
Riprodhime të dokumentit u botuan nga autori i këtij studimi në art.
cit., revista “Ekskluzive“, nr. 28, gusht 2002, f. 89.
7
. Shih për më gjerë: A. Hoti, “Durrësi“, Tiranë 2003, f. 111-113. Është
për t’u vënë re se nga autori përmendet edhe kushtetuta helenike e
Durrah-ut (480-355 p. e. s.), “me institucione politike e juridike mjaft
të ngjashme për nga natyra me ato të Athinës“ (po aty, f. 21); si dhe
periudha e autonomisë nën ish-Perandorinë romake, gjatë së cilës
zbatohej “e drejta italike“ - ius italicum - por për statutet e periudhës
së familjeve patronimike arbërore (si Topiajt), qofshin këto edhe nën
ndikimin venecian, nuk jepet ndonjë e dhënë, madje as tërthorazi.
8
. Dihet se statutet e Danjës janë kodifkuar në vitin 1316. Ka të ngjarë
që këto statute të kenë njohur edhe plotësime, reformime ose
konfrmime të mëvonshme. Shih për këto statute edhe: Sh. Sinani,
“Kastriotët pas Kastriotit”, hyrje në monografnë e Carlo Padiglione-s
“Skënderbeu dhe pasardhësit e tij”, botuar shqip, Tiranë 2003, f. 1-11.

3
e certifikuar në Arkivin Shtetëror të Kroacisë dhe disa fragmente në Arkivin Qendror
Shtetëror (në formën e riprodhimeve)9.
Për herë të parë interesim shkencor i posaçëm ndaj dorëshkrimeve origjinale të
statuteve të qyteteve shqiptare ose për riprodhime të tyre, ashtu si kishin mundur të
mbijetonin, herë plotësisht e herë pjesërisht, shprehet nga dijetari kroat Milan pl. Šufflay,
fondi i të cilit gjendet në arkivat e Zagrebit dhe të Dubrovnikut. Duke u marrë me studime
për qytetet, kështjella dhe kishat shqiptare në mesjetë Šufflay i duhej, dhe pjesërisht ia
arriti, të koleksiononte tekstin e këtyre statuteve. Drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, si
referencë juridike për ndërtimin e marrëdhënieve me principatat vendëse ose me
republikat më të mëdha të kohës, si ajo e Venecias ose e Raguzës, “statuta civitas” të
qendrave urbane të vijës bregdetare të Arbërisë përmenden prej bashkëhartuesve të “Acta
et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” 10 së pak 7 herë: 1. “Habitator
Ulcinii Ragusinis debitum solvere promittit” (1 shtator 1376); 2. “Ragusi et Dyrrachi
civitates pacto coaequantur” (8 korrik 1379); 3. “Iunius Pervosii de Sevasto per duo
instrumenta publica debita solvere promittit” (8 shkurt 1386); 4. “Ulciniensis Ragusino
debitum solvere promittit” (19 mars 1390); 5. “Cum civitas Durachii, quae sub communis
Veneti vexillo … etc” (8 mars 1392); 6. “Pacta inter commune Dulcigni et ser Marinum
caravello generalem” (24 qershor 1405); 7. “Venetis, in ducali palatio” (rreth datës 20
maj 1406)11. Në periudhën që pasoi historiografia shqiptare mbajti qëndrim indiferent ndaj
kësaj pasurie. Në të tri botimet akademike të historisë së Shqipërisë, duke përfshirë dhe të
fundmin, statutet mund të thuhet se thjesht meritojnë vend.
Jo vetëm hapësira shqiptare, sidomos ajo pjesë e saj që njihet si “Shqipëria
veneciane“ (“L’Albania veneta“), por në tërësi faqja perëndimore e Gadishullit të
Ballkanit, kishte arritur pjekurinë e rregullimit të jetës së bashkësive urbane me statute.
Sikurse dihet, statute kishin edhe Tivari e Kotorri (ku në mesjetë e më vonë kishte prani të
popullsisë shqiptare), Budva e Raguza (Dubrovnik), Zara, Kapodistria (Kopar, Slloveni),
Pirani (Slloveni), Trieste dhe shumë qytete të tjerë. Ndryshe nga sjellja e shkencës
historike dhe etnologjike shqiptare, ajo e të njëjtave shkenca të popujve fqinjë ka qenë
shumë e vëmendshme dhe nderuese ndaj kësaj tradite të shkëlqyer të lartësimit të së
drejtës urbane. Statutet e Zarës (ku gjithashtu ka popullsi të qëndrueshme shqiptare të
paktën prej tre shekujsh), me titullin e plotë në origjinal “Statuta Iadertina cum omnibus
reformationibus usque ad annum MDLXIII factis” / “Statutet e Zarës, me të gjitha
përshtatjet që i janë bërë deri në vitin 1563”, në botimin kritik dygjuhësh latinisht-
kroatisht“Zadarskij statut” të vitit 1997, përmban 766 faqe dhe konsiderohet si monument
i progresit të qytetërimit vendës12. Libri i parë i këtyre statuteve u kodifikua në vitin 1305

9
. Ilustrime të dorëshkrimit janë paraqitur në ekspozitën .”Milan pl.
Šufflay dhe shqiptarët”, që u çel më 26 nëntor 2002. Po ashtu dy fletë
të dorëshkrimit janë bërë të njohura edhe në revistën “Ekskluzive“, nr.
32-33, dhjetor 2002 - janar 2003, f. 95.
10
. Më tej do të përmendet me titull të shkurtuar “Acta Albaniae”.
11
. L. Thallóczy, K. Jireček, M. Šufflay, “Acta et diplomata res Albaniae
mediae aetatis illustrantia“, II, ribotim, Tiranë-Prishtinë, 2002, f. 78,
83, 94, 108, 119, 238, 246.
12
. U botua me titullin e shkurtër “Zadarski statut - Statuta Iadertina”
në Zarë më 1997 nga Josip Kolanović dhe Mate Križman. Mban
nëntitullin “sa svim reformacijama odnosno novim uredbama
donesenima do godine 1563” - me të gjitha ndryshimet dhe redaktimet

4
dhe nyjet e fundme u formuluan vetëm pas 260 vjetësh. “Statutet e Triestes” u miratuan
për herë të parë në vitin 1315 dhe u redaktuan, plotësuan e reformuan edhe tri herë: më
1350, më 1421 dhe më 1550. Për rëndësinë që i kushtohet sot në Ballkan e në Europë
traditës së statuteve mesjetare një provë e rëndësishme është botimi kritik i “Statuteve të
Capodistria-s”, që njihen me titullin analitik të botimit të fundmë “Lo statuto del
commune di Capodistria del 1423 con le aggiunte fino al 1668” / “Statut Koprskega
komuna iz leta 1423 z dodatki do leta 1668”, i realizuar në vitin 1993 në Slloveni13.
“Statutet e Shkodrës“, që u ruajtën në dorëshkrim në “Museo Correr” (Firenze),
janë të vetmet statute të hapësirës shqiptare të botuara plotësisht dhe me tekst të
krahasuar14. “Statutet e Shkodrës” janë shkruar në latinisht dhe ruhen të plota. Redaktimi i
parafundit i tyre i takon vitit 1392. Ato përmbajnë rreth 70 fletë tekst, ku gjenden të
sistemuar 279 kapituj. Botimi shqip i tyre para disa vitesh mund të vlerësohet si e vetmja
përpjekje deri më sot për të promovuar traditën e së drejtës qytetare europiane të
pranishme në botën shqiptare në kohën kur Renesanca kishte trokitur dhe kishte hapur
portat e “kultit të Njeriut“, të drejtat e të cilit u ringritën në shkallën e qytetarit të
republikës romake (sikurse ishin, për shembull, republika e fisnikëve të Venetikut ose
“Sinjoria” - republika e Shën Markut - ose republika e Raguzës), ku jo rastësisht heroi
kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti mbante legatët e vet (vëllezërit ambasadorë
Gazulli)15. Vetë statutet shprehën evokimin e përgjithshëm të antikitetit prej Rilindjes, nën
sloganin e “kthimit tek burimi”. Nëse për kishën “burimi” ishte krishtërimi i hershëm dhe
tradita e ungjillizimit apostolik, për botën laike “burimi” ishte demokracia dhe qeverisja

që i janë bërë deri në vitin 1563. Përgatitësit dhe përkujdesësit e


botimit, sipas shënimit në frontespic, “përgatitën botimin e plotë, me
aparatin kritik, me treguesit tematikë, të emrave të njerëzve dhe të
vendeve, që e pasuruan botimin kroatisht”. Në tekst përmendet emri i
Shqipërisë, në formën sllave me metatezë, “Rab”, “Rabania”.
13
. Titulli i dorëshkrimit: “Statuta communis Iustinopolis”. E botoi me
titullin e mësipërm Lujo Margetić, në Koper, më 1993. Ka vështrime
krahasuese dhe referenciale ndaj të gjitha statuteve të qyteteve të
tjera bregdetare të rajonit, me përjashtim të atyre të hapësirës
arbërore, për shkak se këto nuk njihen ende.
14
. “Statutet e Shkodrës” e njohën reformimin e fundmë në vitin 1469,
vetëm një vit pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Botimi i tyre shqip u bë
në vitin 2002 sipas përkthimit të Pëllumb Xhuft. Përkujdesja
shkencore e botimit i takon studiueses italiane Lucia Nadin dhe një
grupi studiuesish të tjerë të huaj që punuan nën drejtimin e saj. Më
pas, një shoqatë joqeveritare bëri një ribotim të pjesshëm të këtyre
statuteve (vetëm përkthimin shqip, pa pjesën krahasuese-
tekstologjike), me një parathënie të përgjithshme të Ismet Elezit. Pas
botimit shqip, “Statutet e Shkodrës” tërhoqën një farë vëmendjeje
kryesisht në aspekte dytësore, si, bie fjala, evokimi i emrit të
Aleksandrit të Madh në preambolën e tyre.
15
. “Fundi i shekullit të 14-të shënonte pikën më të lartë të zhvillimit
politiko-shoqëror e kulturor që mundi të arrijë Shqipëria mesjetare …
në pragun e asaj periudhe … në fund të së cilës qendronin shtetet e
përqendruara kombëtare, ndërsa Rilindja dhe idetë e humanizmit po
farkëtonin armët e reja ideologjike”; A. Buda, art. cit., f. 7.

5
republikane antike greke dhe romake.
“Fryma e bregdetit“, fryma e ndikimit të fuqive detare ndaj atyre tokësore, u shpreh
edhe në Illyricum-in e periudhës arbërore. Familjet patronimike të asaj kohe, që kishin
arritur një shkallë të lartë konvergjence në nivelin e provincave të vetëqeverisura, mundën
ta përveçonin vetveten si bashkësi jo vetëm përmes shenjave heraldike (nga lat. “herald“,
“lajmës“), emblemave; por dhe përmes statuteve, si rregulla të jetës politike, ekonomike,
fetare, tregtare e kulturore brenda njësisë që kishin në zotërim. Ishte pikërisht epoka në të
cilën “fuqia e detit” ose e “tallasokracisë”, sikurse njihet në terminologji, i çoi zbuluesit e
mëdhenj europianë në kërkim të kontinentit të panjohur, Amerikës, që ishte paralajmëruar
me kohë në hartë nga dijetari i Orientit Al Idrizi16.
Përkundër një teze të mirënjohur në studimet albanologjike, sidomos të disa
qendrave europiane të saj (Weigand), tradita e statuteve qytetëse dhe fetare dëshmon se te
shqiptarët në mesjetë deti jo vetëm që ishte i pranishëm si një faktor parësor zhvillimi,
mendësie dhe kulture, por “fryma e bregdetit” ishte aq e fuqishme sa të ndikonte edhe
prapatokën (“hinterland-in”), deri në arritjen e konventës përbashkuese të të gjithë
arbërve në Lezhë më 1444, si hapi më i rëndësishëm i konvergjencës etnike deri atëherë.
Tradita e statuteve të qyteteve të vijës bregdetare dalmatine, rikthekson vijimësinë
historike të një kulture urbane me prirje të përbashkëta në drejtimin vertikal, nga veriu
drejt jugut e anasjelltas. Eshtë në nderin e këtyre qyteteve që fundi i mesjetës i gjeti me
rregulla të shkruara të jetesës në bashkësi urbane. Statutet e këtyre bashkësive janë dëshmi
të rëndësishme të përparimit kulturor në këtë anë të Adriatikut në pragun e Rilindjes
Europiane, të këtij tërmeti mendor e shpirtëror që i hapi botës erën e re të humanizmit.
Statutet janë shprehje e kulturës qytetare të atyre bashkësive urbane, që e kishin ndjerë
tashmë të nevojshme të krijonin rregulla bashkëjetese 17. Mbetet thuajse e pashpjeguar pse
akteve të tilla të së drejtës te popuj të tjerë, duke përfshirë “Zakonik-un” e car Dushanit, i
së njëjtës periudhë me statutet e së drejtës qytetëse arbërore, në historiografinë shqiptare
dhe në kërkimet albanologjike, ndonëse kalimthi, megjithatë, u përmendet rëndësia e deri-
diku edhe përmbajtja, roli dhe klima në të cilën u formuan18.

16
. Në vijë zbritëse, duke flluar nga veriu drejt jugut, statute patën
qytetet e fasadës bregdetare të Adriatikut: Trieste, Korcula, Spliti,
Dubrovnik, Piran, Milja, Braci, Zara, Trogiri, Hvari, Labin, Shibenik,
Krku, Senji, Kotorri dhe Budva.
17
. “Z powódow zarówno historycznych, politycznych, jak i
ekonomicznych nie rozwinęła się tam wspraniała cywilizacja miejska,
jaką strworzyły położone bardziej na północy Wybrzeża
Dalmatyńskiego: Dubrownik (Ragusa), Šibenik (Sebenico), Split
(Spalato), Trogir (Traù) I Zadar (Zara). Jednak pewna liczba
Albańczykóvw mieszkają we Włoszech odcisnęła swój znak na
łacińskiej kulturze wielkiego Renesansu. Wiele z tych postaci to
zasymilowani ucieknierzy z północnej, katolickiej Albanii, którzy
opuścili kraj w czasie tureckiego najazdu i osiedlili się, początkowo, na
terenach Serenissimy, głównie w samej Wenecji i wokół niej. W historii
literatury albańskiej twórcy ci nazywani są albańskimi humanistami”;
Robert Elsie, “Zarys literatury albańskiej”, Zeszyt 2, Wydawnictwo
Uniwersytetu Mikołaja Kopernika”, Toryń 2004, str. 11-12.
18
. Edwin Jacques, në librin e tij “Shqiptarët - historia e popullit
shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Tiranë 1995, f. 191,e

6
Nënçmimi i traditës së statuteve shqiptare në studimet etnologjike dhe historike me
sa duket në heshtje është përligjur me faktin se një pjesë e qyteteve që kishin arritur deri te
kjo shkallë e kodifikimit të së drejtës janë gjendur nën kontrollin e Venetikut ose të ndonjë
fuqie tjetër shtetërore të Perëndimit. Prej këtij paragjykimi me sa duket ka lindur pastaj
konsiderata se statutet kanë ardhur bashkë me kontrollin e këtyre fuqive, që do të thotë se
nuk janë produkte të traditës, klimës dhe mendësisë vendëse 19. Në thelbin e vet ky është
një gjykim jo vetëm i gjymtë, por dhe me gjurmë të dukshme të ndikimit të ideologjisë
dhe psikologjisë së vetëveçimit20. Zhvillimet kulturore dhe mendore, edhe në periudhat më
të rrepta, i tejkalojnë kufijtë gjeografikë, krahinorë, shtetërorë. Vetë Rilindja Europiane
nuk mund të kuptohet drejt brenda kornizës së gjeografisë kulturore. Në Rilindjen
Europiane asnjë popull nuk e arriti gjithçka vetë. Atë që la mangut njëri, e plotësoi tjetri 21.

kalkon emrin e këtij akti dhe e quan “Kanuni i Ligjeve” (1349).


19
. “Republika e Venetikut u kishte premtuar bashkësive vendëse se do
të respektonte ligjet dhe doket e vjetra të vendit, por administrata
veneciane nuk vonoi të krijojë pakënaqësi e të bjerë në konflikt me
popullsinë vendëse. Në Durrës, Shkodër, Drisht, Ulqin e Tivar
qeveritarët venecianë shpërfillën statutet e vendit dhe udhëhiqeshin
nga praktika koloniale“ (“Historia e popullit shqiptar“, vëll. I, f. 325,
Tiranë 2002). Nga një pohim i tillë del se e drejta urbane vendëse ishte
në konflikt me “burimin e influencës“, Venetikun, prandaj paragjykimi
për statutet si “produkt i huaj“ ngjajnë më shumë me ide të fksuara,
se me një përbërëse reale. Këtë e patën vërejtur më parë L. Thallóczy,
K. Jireček dhe M. Šufflay, të cilët, në dy dokumentet e cituara më lart,
gjegjësisht në “Pacta inter commune Dulcigni et ser Marinum
caravello generalem” (24 qershor 1405) dhe “Venetis, in ducali
palatio” (rreth datës 20 maj 1406), përmendin si faktor me mjaft
ndikim në statutet e qyteteve arbërore referencat “segondo antiqua
uxanza“ (vep. cit., f. 238). Në dokumentin e dytë shprehimisht veprimi
i rregullave të vjetra citohet si shkak juridik: “Perche l’e stado de
antiga uxanza da tegnire notaro per nostro bexogno parte per insignar
letere a nostri fioli...“ (vep. cit., f. 246).
20
. “Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të
vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri
vonë nën emrin e “Kanunit të vjetër” - kështu pohohet në “Historia e
Shqipërisë”, bot. i USHT, vëllimi I, f. 249, Tiranë 1967. Shumë e
çuditshme që, edhe në këtë rast, ku evokohet rregullimi tradicional i
çështjeve të së drejtës, duke përfshirë edhe atë të familjes së
Kastriotëve, termi “statut” shmanget! Këtu me “kanunin e vjetër”
nënkuptohet e drejta etnozakonore para “Kanunit të Skënderbeut” ose
“Kanunit të Lekë Dukagjinit”, të cilët, në krahasim me të, ishin
“kanune të reja”. Tërheq vëmendjen gjithashtu fakti që Shtjefën
Gjeçovi, në botimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, ka vënë mjaft
referenca krahasimtare në të drejtën biblike, në të drejtën romake, në
“Kodin e Justinianit”, madje edhe në “Zakonikun e car Dushanit”, por
jo në të drejtën statutore mesjetare shqiptare.
21
. Për më gjerë shih: Sh. Sinani, “Statutet e qyteteve mesjetare
shqiptare dhe tradita vendëse e së drejtës urbane”, në “Arkiva të

7
Dhe kështu ndikimi u bë cilësia themelore e kësaj epoke. Kjo do të thotë se diku
ekzistonte kultura e krijimit dhe diku tjetër kultura e pranimit. Edhe sikur të pranohej si i
vërtetë mendimi i heshtur i studiuesve shqiptarë, që statutet kanë qenë “ndikime të një
bote tjetër”, është e padiskutueshme si vlerë historike vendëse “kultura e pranimit”, e cila
nuk mund të vinte si ndikim nga jashtë.
Duke qenë dokumente para-kanunore, statutet shqiptare, në gjendjen që janë ruajtur,
të plotë ose pjesërisht, shprehin faktin se Rilindja Europiane kishte trokitur fort edhe në
botën tonë. Në këto dokumente, që përmbajnë vullnetin e autoriteteve fetare dhe laike të
kohës, të klerikëve iluministë dhe të prijësve të ditur të familjeve patronimike; të
kodifikuara nga dijetarë të elitës në latinisht, herë-herë, sido që rrallë, por jo rastësisht
ndërhyjnë edhe nocione të gjuhëve vendëse. Në “Statutet e Shkodrës“, sikurse dihet,
hartuesi e ka ndierë të nevojshme të ftojë në tekstin latinisht dy terma të botës anase, e cila
jo vetëm nuk ishte e huaj, por madje ofronte mundësi kodifikimi nga vetvetja: fjalën
shqipe “besa“ (që del në këtë dokument për herë të parë me shkrim) dhe fjalën e
sllavishtes mesjetare “odmazda“ (“hakmarrje“), të dyja të përftuara prej së drejtës etno-
zakonore popullore22. Eshtë me rëndësi që etnologët të shohin kontekstin e përdorimit të
këtyre dy nocioneve dhe t’u përgjigjen pyetjeve se përse për to latinishtja ndihej e
pamjaftueshme dhe përse për këtë nocion të së drejtës u ftua fjala shqipe “besa“, ndërsa
për hakmarrjen një fjalë e sllavishtes mesjetare.
Studimet shqiptare për të drejtën etno-zakonore vendore prej gati një shekulli janë
mbërthyer kryesisht në kanunet gojore, para së gjithash në “Kanunin e Lekë Dukagjinit“,
pastaj në “Kanunin e Skënderbeut”, në “Kanunet e Pukës” ose të Mirditës dhe në forma
të tjera të shfaqjes së traditës etnozakonore gojore. Pa dyshim, kanunet përfaqësojnë vlera
kulturore të paçmueshme23. Por, siç dihet, e vërteta gjendet duke i relativizuar gjërat, që do
të thotë duke i krahasuar. E drejta e relativizimit na lejon të pohojmë dy epërsi të
padyshimta të statuteve të qyteteve mesjetare shqiptare, krahasimisht me kanunet: 1.
Kronologjikisht statutet janë dy-tre shekuj më të hershëm se kanunet; 2. Kanunet, sikurse
dihet, janë shprehje të së drejtës agrare në veprim (shpesh ato mbiquhen edhe “kanuni i
maleve“). Kanunet janë formuar në hapësira të tërhequra (“prapatokë”, hinterland),
kryesisht në Shqipërinë fshatare, që krijoi mekanizma vetëmbrojtjeje ndaj së drejtës
perandorake osmane. Kjo e rrit rëndësinë e tyre. Por, ndërkaq, statutet janë shprehje të
pjekurisë së të drejtës në bashkësi qytetare. Qoftë dhe për këto dy arsye të vetme statutet e
qyteteve shqiptare, të plota ose të pjesshme qofshin, këto akte themelore të traditës së
shkrimeve laike në Shqipëri, meritojnë një vëmendje ndërdisiplinore të dijeve shqiptare24.
hapur në shoqëri të hapur”, bot. i DPA dhe i Arkivave Federale të
Zvicrës, Tiranë 2002, f. 128-131. Shih po ashtu: Sh. Sinani, “Giorgio
Castriota - protagonista di Rinascimento Europea”, në aktet e
Konferencës Ndërkombëtare “Giorgio Castriota - Scanderbeg nella
storia e letteratura”, Napoli, 1-2 dhjetor 2005.
22
. “Historia e popullit shqiptar”, vëll. I, f. 267, Tiranë 2002.
23
. Për vlerën që kanë kanunet, ose tradita gojore e së drejtës agrare,
mund të shihet edhe: Sh. Sinani, “Canon et convente”, në “Sipërore”,
Tiranë 1998, f. 41-50. Ndër të tjera, në vlerësimin e kanuneve duhet
respektuar ligji i përgjithshëm që vepron në vlerat etnologjike: kur ato
tejshkruhen, barten prej ligjërimit gojor në ligjërimin e shkruar,
mbeten thjesht vepra arti, fuqia vepruese e të cilave është përmbyllur.
24
. Sikurse ka vërejtur I. Zamputi në studimin “Autonomia e qyteteve
shqiptare të principatës së Balshajve dhe pasojat negative të pushtimit

8
II.

Titulli i plotë i dorëshkrimit të “Statuteve të Drishtit” në vendndodhjen arkivistike


në Bibliotekën Mbretërore të Danimarkës (departamenti i dorëshkrimeve dhe i librave të
rrallë) është: “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis”, që, në
përkthimin në shqipen e sotme, do të thuhej: ”Statutet dhe rregullat /urdhëresat/ e ndara
në kapituj të kishës katedrale të Drishtit”.
Eshtë një fakt i njohur se në mesjetë kishat metropolitane të ritualit bizantin-lindor,
duke përfshirë ato të hapësirës shqiptare, kohë pas kohe, në përputhje me aktet e sinodeve
(këshillave) fetare të një shkalle më lart, miratonin rregulloret e quajtura ”nomokanone”,
përmes të cilave konfirmohej rendi i mëparshëm ose hynin në fuqi këshilla, urdhëresa dhe
rregullave të reja, fuqia e veprimit të të cilave ishte jo vetëm kisha dhe autoriteti i saj ndaj
besimtarëve, por edhe drejtësia (gjykatësit), fisnikëria, nëpunësit e perandorisë dhe
autoritetet e pushtetit. Në koleksionin e kodikëve kishtarë të ”Fondit 488” të Arkivit
Qendror Shtetëror, i cili ka 100 dorëshkrime të plota dhe 17 fragmente, rregullore fetare,
kanone e nomokanone, përmbajnë: ”Kodiku i 51-të i Beratit”, ”Kodiku i 53-të i Beratit”,
”Kodiku i 60-të i Beratit”, ”Kodiku i 65-të i Beratit”, ”Kodiku i 66-të i Beratit”, ”Kodiku
i 67-të i Beratit”, ”Kodiku i 68-të i Beratit”, ”Kodiku i 69-të i Beratit”, ”Kodiku i 86-të i
Elbasanit” dhe ”Kodiku i 97-të i Gjirokastrës”. Sikurse dihet, të dyja pjesët përbërëse të
kompozitës ”nomokanon” janë bërë me kohë edhe nocione të së drejtës etnozakonore:
”nome”, ”venome” (nga gr. ”nomos”) dhe ”kanun” (nga gr. ”kanon”)25.
Përkundër kësaj tradite, në traditën e kishës romane kodifikimi i rregulloreve,
urdhëresave dhe akteve të tjera të ngjashme, në formën e statuteve, dëshmohet më rrallë.
Si rregull, tradita e statuteve në pjesën ku zotëronte autoriteti i kishës romane është traditë
e ”statuta civitas”. Në rastet përjashtimore bën pjesë edhe ”Statuta et ordinationes
capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”. Vetëm fakti që kisha e Drishtit, në pragun e
rrënimit të qytetit nga ushtria osmane, kishte statusin e një kishe katedrale, që përmendet
qysh në titull të dorëshkrimit, dëshmon për një shkallë të lartë urbanizimi të qytetit dhe të
rrethinave, të cilat, në organizimin e atëhershëm kishtar, përbënin një dioqezë më vete26.

venedikas - fundi i shek. të 14-të - fillimi i shek. të 15-të”, botuar në


“Studime për epokën e Skënderbeut”, vëll. I, f. 91-93, Tiranë 1989,
sipas burimeve perëndimore statutet e qyteteve shqiptare, në
vështrimin perëndimor, ishin “loro statuti” - statutet e tyre dhe se në
principatat arbërore kishin një fuqi të madhe “le sententie de la terra”
(gjykimet lokale) dhe “le antique uxance” (e drejta zakonore vendëse);
kështu përmenden dhe në “Acta Albaniae“. Me interes për të
argumentuar karakterin vendës, qoftë dhe në mënyrë të pjesshme,
të kësaj tradite të së drejtës është gjithashtu një burim i shërbyer nga i
njëjti autor, në të cilin bëhet fjalë për një kërkesë të bashkësisë së
Drishtit drejtuar venetikasve më 1403: “quod obseruentur eis antiqua
statuta sua” - që t’u respektoheshin statutet e tyre të vetat.
25
. Më gjerësisht për përmbajtjen kanonike-rregulluese të këtyre
dorëshkimeve dhe për ngjashmërinë e tyre me statutet e qyteteve të
vijës bregdetare shih: “Kodikët e Shqipërisë”, bot. i DPA dhe Unesco-s,
Tiranë 2003, f. 127, 128, 148, 152-154, 164, 175.
26
. D. Luka, në “Studime gjuhësore”, bot. i Institutit të Studimeve

9
Rëndësia e qytetit të Drishtit dëshmohet edhe prej burimesh të tjera, në radhë të parë
prej atyre të Arkivit Sekret të Vatikanit. Nga këto burime del shumë qartë se Drishti ishte
në vëmendjen e posaçme të Selisë së Shenjtë. Ruhen letrat, urdhëresat, enciklikat,
relacionet, si dhe akte të tjera të korrespondencës midis Papatit dhe ipeshkvisë së Drishtit.
Autoritetet klerikale të kishës dhe ato të qytetit janë shumë shpesh subjekt i
korrespondencës me kryeqendrën e krishtërimit perëndimor jo vetëm për çështje
përjashtimisht të lidhura me to, por edhe për problemet që përballonin kishat, manastiret,
kështjellat, fisnikët dhe bashkësitë qytetëse rreth e qark: në Shkodër, në Ulqin, në Tivar, në
Shas, në Pult, në zotërimet e Dukagjinëve e gjetiu. Vetëm ndërmjet viteve 1410-1455,
sikurse del nga regesti i mëposhtëm, jo i plotë, me dokumente të Arkivit Sekret të
Vatikanit, të panjohura deri më tani, Drishti është pritës korrespondence ose subjekt
urdhërimi a njoftimi për afro 30 herë27:

Shqiptare “Gjergj Fishta”, vëllimi I, Shkodër 1999, f. 371, me sa duket


duke iu referuar gjendjes së sotme të Drishtit, e përcakton “fshat në
verilindje të qytetit të Shkodrës”. Duke u marrë hollësisht me burimin
etimologjik dhe historik të këtij toponimi, autori i përmend kalimthi
“Statutet e Drishtit”, sipas titullit që mbajnë në veprën e Milan pl.
Šufflay-t “Serbët dhe shqiptarët“, por pa tërhequr vëmendjen në vlerën
dhe rëndësinë e këtij dokumenti si dëshmi e zhvillimit qytetar të
Drishtit. Të rëndësishme janë të dhënat e përzgjedhura prej tij nga
relacionet e klerikëve katolikë në shekullin e 17-të, në të cilat Drishti
del ende ipeshkvi (”vescuvato Driuastense”), qytet (“citta di Driuasto”),
që tregon se, me gjithë shkatërrimet, kjo qendër urbane ruante një
vijimësi të zhvillimit tradicional të paktën edhe afro dy shekujve pas
kodifkimit të statuteve (D. Luka, po aty, f. 372).
27
. Vetëm nga dokumentet e përzgjedhura nga E. Lala, M. Ahmeti dhe T.
Mrkonjić për vijimin e kolanës “Acta Albaniae”, vëllimi i tretë, kam
mundur të identifkoj këto burime, që studiuesve mund t’u shërbejnë
për kërkime më të përimtëta: Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 112, fl. 231 recto-verso, Romë, 28 janar 1404; Arkivi
Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 122/a, fl. 92 verso - 93 recto,
Romë, 7 korrik 1404; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr.
122/a, fl. 290 recto - 291 recto, Viterbo, 4 nëntor 1404; Arkivi Sekret i
Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 125, fl. 247 recto-verso, Romë, 26 mars
1405; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 189, fl. 301 verso -
302 recto, Vercelli, 2 tetor 1417; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 200, fl. 317 verso - 318 recto, Firence, 31 korrik 1418;
Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 232, fl. 171 recto-verso,
Romë, 26 mars 1423; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr.
239, fl. 140, verso -142 recto, Romë, 24 maj 1424; Arkivi Sekret i
Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 264, fl. 248 verso - 249 verso, Romë, 28
nëntor 1426; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 266, fl. 41
recto-verso, Romë, 9 mars 1427; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 267, fl. 210 recto - 211 recto, Romë, 17 mars 1427; Arkivi
Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 267, fl. 274 verso - 275 verso,
Romë, 16 korrik 1427; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr.
276, fl. 175 recto-verso, Romë, 17 mars 1428; Arkivi Sekret i Vatikanit,

10
Pikërisht kjo është periudha kur nga qyteti i Drishtit ngjiten në karrierën kishtare dhe
bëjnë emër si klerikë të ditur dy personalitete: Pal Engjëlli, herë-herë gabimisht i cilësuar
“i Durrësit“, për shkak të funksioneve që kreu atje si klerik i lartë; si dhe Pal Dushmani 28,
relacione të të cilit ruhen në formën e riprodhimeve edhe në Arkivin Qendror Shtetëror.
Për zhvillimin dhe përcjelljen ndër shekuj, prej periudhës ilire deri në kohët
moderne, të emrit të Drishtit, një studim analitik ka botuar D. Luka. Duke iu mbështetur
mendimit të Çabejt, ky studiues shprehet se Drishti “del për të parën herë në burimet
dokumentare në shekullin e 8-të, po burimet i ka në kohë të vjetër“. Një diskutim i hapur
mbetet ende çerdhja etimologjike e emrit. Njëra tezë mbështetet në formën “Drivastum“,
duke e shpjeguar evolucionin formal sipas po atyre ligjeve të shqipes që dëshmohen në
toponime të tilla si Issamnus - Ishëm, Pollatum - Pult, Durrachion - Durrës; por edhe në
fjalë të përgjithshme të ligjërimit, si: dominus - dom; medicus - mjek etj.. Kjo gjedhe
nënkupton që ilirishtja të ketë pasur në një fazë historike theksim në rrokjen e parë dhe
dukuria e ngulitjes së theksit në rrokjen e dytë të jetë e mëvonshme.
Çështja ngatërrohet jo vetëm nga ky fakt hipotetik, por sidomos nga dëshmitë
paleografike. Emri i Drishtit del në disa trajta paralele: “Driuastum“, “Drivastum“, por
edhe “Drinasto“. Kjo i ka çuar studiuesit drejt mendimit se ndoshta forma “Drivastum“
është thjesht një interpretatio erratto i grafemës “n“, e cila mund të jetë shkruar prej
relatorësh të huaj në formë të përmbysur “u“ dhe pastaj “v“. Teza e këtij gabimi që me
kohë u kthye në normë nënkupton si formë më të hershme të këtij toponimi trajtën
“Drinastum“, prej nga rrodhën gabimisht njëra pas tjetrës “Driuastum“ dhe

Regesti Laterani, nr. 279, fl. 128 recto - 129 verso, Romë, 11 shtator
1427; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 280, fl. 105 recto -
106 recto, Romë, 11 tetor 1428; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 289, fl. 158 verso -159 recto, Romë, 3 nëntor 1428; Arkivi
Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 307, fl. 133 verso - 134 recto,
Romë, 17 korrik 1431; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr.
320, fl. 294 recto-verso, Romë, 11 maj 1433; Arkivi Sekret i Vatikanit,
Regesti Laterani, nr. 336, fl. 149 recto - 150 recto, Romë, 25 shtator
1436; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 421, fl. 165 recto -
166 verso, Romë, 22 dhjetor 1445; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 430, fl. 119 verso - 120 recto, Romë, 3 korrik 1446; Arkivi
Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 437, fl. 52 verso - 53 verso,
Romë, 23 maj 1447; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr.
453/a, fl. 306 recto - 307 verso, Fabriani, 25 tetor 1449; Arkivi Sekret i
Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 454, fl. 13 recto, Romë, 18 qershor
1448; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti Laterani, nr. 484, fl. 78 verso -
79 verso, Romë, 11 mars 1453; Arkivi Sekret i Vatikanit, Regesti
Laterani, nr. 488, fl. 90 recto - 92 recto, Romë, 26 korrik 1453.
28
. Emri i Pal Dushmanit si ipeshkv i Pultit (“Dusmanus ep. Polat.”)
përmendet në një relacion të vitit 1427, që mban datën 30 prill.
Dokumenti ruhet në signaturën: Reg. Lat. 267, f. 198 r-v; ff. 315v-316r.
Ky dokument gjendet edhe tek: Misc. Arm. XII, v. 121A, f. 108v (ol.
214v). Pal Dushmani është gjithashtu vetë autor e nënshkruesh
relacionesh, si dhe biografsh e kronikash të shkurtra kushtuar
protagonistëve dhe ngjarjeve të kohës.

11
“Drivastum“. Në “Cuneus prophetarum“ Bogdani e tejshkruan me alfabetin shqip të
klasikëve në trajtën “Drijncht“. Ka shumë të ngjarë që etimoni i këtij toponimi të jetë i
njëjti me atë të lumit Drin, nga greq. ““, në kuptimin “kanon“, “grykë e thellë“. Në
gjithë Shqipërinë e Veriut emri i Drinit, në formën shqipe dhe në formën e sllavizuar, ka
luajtur rol përcaktues në terminologji: “Tejdrine“ (Dibër); “Podrime“ (Kosovë);
“Zadrimë“ (Lezhë). Vetë emri i Drinit del edhe në formën “Drinaza“, për dallim nga
gjysma tjetër që ndjek rrugën e vjetër dhe derdhet në Adriatik në afërsi të Lezhës, që
thuhet “Drini plak“. Emri “Drino“ si emër lumi që del në jug (Gjirokastër) buron nga e
njëjta rrënjë. Vlen të shënohet se në përrallat popullore të zonës së Dibrës fjala “Drin“
përdoret jo si emër i përveçëm, por si sinonim i fjalës “lumë“, që do të thotë se fjala-rrënjë
prej greqishtes ka pasur një jetë më aktive se ajo e një toponimi: “Ec e ec e u duel para nji
dri i madh, sa shtatë Drina bashkë“. Po ashtu përdoret “u mbyt në dri“ për “u mbyt në
lumë“. Në një areal shumë të ngushtë gjenden disa zona etnografike që duket se kanë të
njëjtin emër, por në forma e burime të ndryshme: “Lumë“ (Kukës, nga “lumë, lumi“)29;
“Rekë“ (Dibër, nga sll. “rjeka“, lumë) dhe “Tejdrine“, “Podrime“ (prejformim nga
“Drin“, me burim greqishten ““)30.

III.

“Statutet e Drishtit“ nuk janë krejtësisht të panjohura. Disa fragmente të tyre janë
botuar në “Gjurmime albanologjike” në fillim të viteve 1971, mbështetur në tekstin e
pjesshëm të kopjuar me dorën e Milan pl. Šufflay-t dhe të publikuar për herë të parë më
1927 në Beograd në “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju“31. Botimi në Prishtinë
i referohet këtij versioni. Për një pjesë të studiuesve, historianë, etnologë, specialistë të
mesjetës, për fat të keq, ky botim është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet si një
“opus finitta“, ndonëse teksti i botuar jo vetëm nuk është i plotë, jo vetëm nuk është
kritik, por herë-herë bart edhe shmangie kuptimore, të nënkuptueshme gjatë kalimit prej
një metateksti në tekst, prej njërit përkthim në tjetrin.
Duhet thënë se origjinali i “Statuteve të Drishtit“, që ruhet në Danish Royal Library,
deri në muajin janar të vitit 2005 nuk ishte këshilluar ndonjëherë nga ndonjë studiues
shqiptar. Ishte drejtori i departamentit të dorëshkrimeve dhe i librave të rrallë dr. Ivan
Boserup që më ofroi fillimisht një kopje të librit “Catalogus codicum latinorum medii
aevii Bibliothecae Regiae Hagnensis” - “Katalogu i kodikëve latinisht të periudhës
mesjetare që ruhen në Bibliotekën Mbretërore të Hagës“, përgatitur nga Ellen Jørgensen,
botuar qysh në vitin 1926, por çuditërisht i pavërejtur nga studiuesit albanologë deri vonë,
për të marrë të dhënat paraprake përshkrimore për përmbajtjen e kodikut. Së bashku me dr.
Bjoern Andersen, sociolog danez me interesa për albanologjinë, na u mundësua më pas
njohja e pjesshme me tekstin, pastaj edhe këshillimi me tekstin e plotë. Sipas rregullores

29
. Në krahinën e Lumës, përveç emërtimit toponimik, ruhet edhe
homonimi “lumë” si fjalë me kuptim të përgjithshëm, në vend të
“përrua”, lumë i vogël.
30
. Për diskutimet rreth kësaj çështjeje shih më gjerësisht: D. Luka, vep.
cit., f. 371-375; V. Kamsi, “Gjurmime në toponiminë mesjetare të
Shqipërisë”, bot. në “Studime për Xhuvanin”, Tiranë 1986; E. Çabej,
“Studime gjuhësore” III, Prishtinë 1975, f. 117.
31
. Milan pl. Šufflay i kushton vëmendje këtij dorëshkrimi edhe më
herët, qysh në vitin 1926, në veprën “Srbi i arbanasi”.

12
së Bibliotekës Mbretërore Daneze, porositja e një kopjeje analoge të këtij dorëshkrimi
mund të bëhej kundrejt një pagese prej 270 euro për faqe. Në rastin e porositjes së një
riprodhimi analog në letër dhe të një tjetri të numerizuar, çmimi do të ishte 300 euro 32. Me
sa duket, në Bibliotekën Mbretërore të Danimarkës këtij dorëshkrimi ia dinë vlerën më
shumë se në Tiranë. Ndërkaq, sociologë pragmatistë brenda vendit dhe në Perëndim;
studiues të përciptë që synojnë para së gjithash të hutojnë lexuesin europian dhe të
ringjallin një ekzotikë anakronike për Shqipërinë e posadalë në botën e madhe, shkruajnë e
nuk pushojnë për ”popullin e kanunit”, madje tani së voni më shumë për ”popullin e
kanunit të Skënderbeut”, si një prej bashkësive etnike ”të muzealizuara”, ku vizitori
mund të shohë gjallë të shkuarën e largët të dueleve kalorësiake, në formën e vet të
shthurur, sikurse ndodh logjikisht me të gjitha gjërat e vonuara.
Në katalogun e Ellen Jørgensen, me signaturën “Ny kgl 1822” - shkurtesë për
“numri i inventarit në Køninglische Library” - domethënë në Bibliotekën Mbretërore -
janë përshkruar të dhënat kryesore të dorëshkrimit origjinal (që ruhet po në këtë
bibliotekë) të “Statuta et ordinationes ecclesie Cathedralis Driuastensis anno 1464 ab
archiepiscopo Dyrrhachiensi Paolo Angelo confirmata” / ”Statutet dhe rregulloret e
kishës katedrale të Drishtit, konfirmuar nga arkipeshkvi Pal Engjëlli më 1464“. Statuti i
Drishtit, sikurse njoftohet në katalog, ka 44 faqe, jo të gjitha me tekst. Për një kohë ka
qenë pronë private e Sir Thomas Phillipps (ka shënimin “Phillipps ms 7308” në anën e
brendshme të kapakut). Biblioteka Mbretërore Daneze e bleu në vitin 1920. Sipas hartuesit
të katalogut, dorëshkrimi është konfirmuar nga arkipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli, i cili ka
ushtruar edhe detyrën e kryekancelarit të zotit të Shqipërisë Gjergj Kastrioti. Jørgensen
njofton se në fletën 19 të dorëshkrimit gjendet “stemma Pauli Angeli archiepiscopi
Dyrrhachiensis”. Në hyrje të kodikut që përmban “Statutet e Drishtit” ruhet një miniaturë
me portretin e Pal Engjëllit, punuar me shumë finesë. Portreti dhe nistoret zbukuruese janë
të praruara, kurse teksti tjetër është në cilësinë e shkrimeve të kohës. Grafia është tipike
latine, e pandikuar nga gotiku, glagolitiku ose ciriliku perëndimor. Shkruesi (skribi,
kopjuesi) zotëron mjeshtëri të dukshme bukurshkrimi. Vetë shkrimi pëmban vlera estetike,
sidomos në trajtimin e nistoreve, por edhe në respektimin rreptësisht simetrik të largësive
anësore (margina). Në shkrim është përdorur ngjyra kafe dhe kaligrafia i përket fund e
krye një dore të vetme. Teksti është shkruar në pergamenë luksoze për kohën.
Dorëshkrimit i janë vënë kapakë të rinj, por jo më vonë se shekulli i 19-të. Në fletën e parë
ana e pasme (“recto“) gjendet portreti i arkipeshkvit të Durrësit Pal Engjëlli, që është edhe
konfirmues i statuteve. Portreti është miniaturë dhe i brendashkruhet gjysmëharkut të
germës latine nistore “P“. Nga fleta 4 deri në fletën 9, në anësoret pa tekst, gjenden
shënime që nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e statuteve, por me të dhëna kronikale ose
vetjake të atyre që e kanë pasur dorëshkrimin në duar. Në fund të tekstit të statuteve, në
fletët bosh të kodikut, ruhet një gjenealogji e Egjëllorëve, e cila nuk është e qartë për t’u
tejshkruar. Teksti integral i statuteve përmban 922 rreshta. Nga vlerat e zbukurimores në
mjeshtërinë e shkrimit veçohen 6 nistore me shumë ornamente, ku janë përdorur tri
ngjyra: vjollcë, blu e thellë dhe e kuqe33.
32
. Menjëherë pas njohjes së këtij fakti iu bë propozimi autoriteteve
publike shqiptare për porositjen e një kopjeje, duke e përfshirë koston
e saj në veprimtaritë jubilare kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Gjergj
Kastriotit, por nuk u provua ndonjë vullnet mbështetës. Kërkesa iu
përsërit këtyre autoriteteve edhe në muajt shtator-tetor 2005, por për
fat të keq qëndrimi nuk ndryshoi.
33
. Më hollësisht për përshkrimin arkeografk dhe historinë e ruajtjes së

13
“Statutet e Drishtit“, sikurse përshkruhen në katalog, pas kodifikimit të fundmë janë
miratuar në vitin 1464. Në fletën e fundme teksti përmban ato të dhëna që
terminologjikisht në studimet tekstologjike njihen me fjalën “kollofan“ (it. “collofano“),
paraprirës i frontespic-it të mëvonshëm, pas konsolidimit të shtypshkrimit. Jepen të dhëna
për kohën e fillimit dhe të mbarimit të kopjimit, për vendin e kopjimit, për emrin e
shkruesit, për notariatin, për autoritetet fuqidhënëse. Kopimi i statuteve duhet të ketë
përfunduar në vitin 1468, më 12 janar, vetëm një javë para vdekjes së Gjergj Kastriotit,
sipas njoftimit të vetë kopjuesit, që gjendet në fletën 19 (sipas numërtimit verso-recto - fl.
38): “… in hanc publicam formam redegi, nil adens vel minuens, quod sensum mutet vel
vitiet intellectum, et in fidem premissorum meis nomine et signo solitis roboravi, una cum
appensione sigilli prefati domini archiepiscopi, MCCCCLXVIII, indictione prima, die vero
XII Januarii”.
Dorëshkrimi i “Statutit të Drishtit” shkarazi zihet në gojë edhe në katalogun 438 të
bukinistit gjerman Karl Wilhelm Hiersemann në qershor të vitit 1915. Ndonëse i
përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore, në katalogun e Hiersemann-it dorëshkrimi
citohet me një titull që shpreh përmbajtjen: “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae
Cathedralis Drivastensis”. Hiersemann e pati nxjerrë në ankand, por dorëshkrimi nuk u
shit. Pronari i riparaqiti të njëjtat shënime në “Katologun 477” të vitin 1920.
I pari që tërhoqi vëmendjen për ekzistencën, vlerën dhe rëndësinë e këtij
dorëshkrimi ishte albanologu kroat Milan pl. Šufflay. Ky u njoftua për vendodhjen dhe
përmbajtjen e dorëshkrimit nga Ivan Bojničić në vitin 1916. Šufflay nuk kishte mundësi ta
blinte vetë dorëshkrimin, për shkak të çmimit shumë të lartë që kishte caktuar pronari për
fillimin e ankandit. Prandaj iu drejtua për ndihmë pasanikut kroat Rauh, duke i bërë thirrje
që “ta blinte për Bibliotekën Universitare të Zagrebit”. Të njëjtën lutje për ndihmë ai ia
pati drejtuar albanologut të mirënjohur H. Pedersen. Meqë kjo thirrje e tij nuk pati
përgjigje, Šufflay provoi përsëri ta shtinte në dorë përmes mikut të tij L. Thalloczy, duke i
rekomanduar që blerës të ishte “Akademija Vieneze ose ajo e Budapestit”, por pa sukses.
Në të njëjtën kohë ai i ishte drejtuar për ndihmë edhe Akademisë Serbe të Shkencave në
Beograd. Në vitin 1920 ai njoftohet se dorëshkrimi tashmë ishte shitur, me një çmim
marramendës jo vetëm për atë kohë: 2000 marka! Šufflay u shqetësua shumë nga kjo
blerje, jo vetëm sepse dorëshkrimi kishte mbetur përsëri në duar privatësh (nuk ishte blerë
nga ndonjë institucion), por, për më tepër, emri i blerësit nuk ishte bërë i njohur. Ai
shpresonte se një ditë do ta kishte në dorë dhe do ta botonte vetë këtë “burim me vlera të
jashtëzakonshme për mesjetën e qyteteve shqiptare”. Šufflay, megjithatë, nuk u dorëzua.
Përmes mikut të tij albanolog H. Barić, në vitin 1924, ai arriti të identifikojë emrin e
blerësit, danezit Sir Thomas Phillipps. Në bashkëpunim me dy albanologë të tjerë, V.
Novak dhe H. Barić, Šufflay i drejtohet me një lutje albanologu danez H. Pedersen që të
ndërmjetësonte te Sir Thomas Phillipps për të siguruar një kopje të fotografuar të
dorëshkrimit. Në vitin 1925 Šufflay e kishte një kopje të dorëshkrimit, por jo të plotë. Së
bashku me V. Novak, ai përgatiti për botim dorëshkrimin, në atë masë që ia kishte siguruar
Pedersen, dhe e botoi (aq sa kishte pasur në dorë) në “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i
etnologiju”.
Skribi (shkruesi) i dorëshkrimit është kanoniku dhe noteri i Tivarit Simon Dromasys,
i cili e ka përfunduar kopjimin dhe certifikimin me 12 janar 1468. Noteri kopjoi tekstin e
zyrtarizuar të vitit 1464, sikurse gjendej në librin e noterit e kanonikut të Durrësit Gjon
Mauro. Në këtë kohë Pal Engjëlli ishte ndarë nga jeta, por konfirmimin ai e kishte bërë
dorëshkrimit të “Statuteve të Drishtit” shih: Sh. Sinani, “Beratinus”,
studim monografk, Argeta LMG, Tiranë 2004, f. 443-448.

14
katër vjet më parë, duke zbatuar një urdhëresë papnore dhe duke certifikuar tekstin e
shkruar nga kanoniku i Durrësit Mauro, i cili kryente dhe funskionin e sekretarit të
arkipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit.
Në vitin 1456 Papa Kalisti të 3-të i dha pëlqimin ipeshkvit të Sapës, Gjergjit, për
reformimin e statuteve të Drishtit, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta
ediderunt”. Vdekja e Papa Kalistit të 3-të e vonoi hyrjen në fuqi të statuteve të
përmirësuara. Një shkak tjetër për vonimin e vlefshmërisë ligjore të statuteve qe vdekja e
ipeshkvit të Sapës, Gjergjit, në vitin 1459. Papa Piu i 2-të, që apostoloi në periudhën
vijuese, iu përgjigj pozitivisht autoriteteve të katedrales së Drishtit, që i kishin drejtuar
Papatit një kërkesë me shkrim. Më 1463, sikurse na dëshmohet nga të dhënat e botimit
shumëvëllimësh “Hierarchia catholica”, Papa ngarkoi pikërisht Pal Engjëllin dhe një
ndihmës të tij për të vërtetuar nëse reformimi i statuteve të mëparshme të Drishtit ishte i
nevojshëm ka nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të katedrales së Drishtit. Ndihmësi
i Pal Engjëllit ishte kryegjakoni i Shkodrës, të cilit në korrespondencë nuk i përmendet
emri, por nga të dhënat kronografike të Eubel-it del se ai quhej Manuel dhe ishte
domenikan34. Të dy punuan me impenjim për kodifikimin dhe redaktimin përfundimtar të
statuteve. Njohja zyrtare e vlefshmërisë juridike të tyre, në trajtën e reformuar, u bë më 21
nëntor 1464, në një manastir benediktin, me praninë e Pal Engjëllit, të kryegjakonit të
Shkodrës Manuel dhe të fisnikut Gjergj Topia dhe të bujarëve e klerikëve të tjerë të
krahinës.
Vetë fakti që Selia e Shenjtë kërkoi mbikëqyrje kanonike të përmbajtjes së statuteve
të reformuara dhe që në korrespondencë flitet për “statutet ekzistuese” do të thotë se ne
dimë datën e fundme, por jo atë të fillimit të rregullimit statutor të jetës kishtare dhe
urbane të Drishtit, që duhet të jetë shumë më e hershme. Shprehje të tilla të drejtpërdrejta,
si: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantesi” (kreu i 2-të);
“antiquissimam constuetudinem imminantes” (kreu i 39-të) dhe “antiquissima et
observata consuetudine” (kreu i 44-t), si dhe “secundum morem et consuetudinem
antiquorum” (kreu i 46-të), që përdoren të brendashkruara në tekstin e statuteve,
dëshmojnë gjithashtu se ekzistonte një traditë statutesh më të hershme, së cilës reformuesit
e tij i drejtohen herë pas here për ta evokuar dhe rimarrë. Sipas disa burimeve jo të
drejtpërdrejta, që gjenden në korrespondencën dhe relacionet e vizitatorëve, proveditorëve
dhe klerikëve vendës, themelimi i statuteve të Drishtit ka nisur që nga viti 1397.

IV.

“Statutet e Drishtit“ mbështeten në traditat më të vjetra të së drejtës vendëse. Në


vijim gjenden kodifikimet e normave zakonore me karakter të përjetshëm dhe me përhapje
në traditën arbërore (për shembull, “në ç’mënyrë duhet t’i respektojnë të rinjtë të
moshuarit dhe në ç’mënyrë të moshuarit duhet t’i duan të rinjtë”).
Statuti përcakton mënyrën e zgjedhjes së rektorit dhe të prokuratorit të qytetit,
mënyrën e përdorimit të vulës dhe të hartimit të akteve të curia-s35. Statutet japin
34
. Shih për më shumë hollësi: C. Eubel, “Hierarchia catholica”, vëllimi i
dytë, Roma 2001, f. 256.
35
. Teksti i “Historisë së Shqipërisë” (vep. cit.) e njeh mirë zhvillimin e
administratës së princëve arbër, që hartonte, kodifkonte dhe
propozonte rregullat, urdhëresat dhe statutet e nevojshme për të
qeverisur duke mbrojtur interesat e qeveritarëve dhe të zotërimeve të
tyre: “Qeveritarët kishin pranë tyre ndihmës, një gardë të armatosur,

15
udhëzime të njësuara për mënyrën si hartohen dokumente të tilla si marrëveshjet e
traktatet dhe si njihen privilegjet (koncesionet). Në statute ka norma juridike për
penalitetet dhe gjobat për vjedhje dhe mashtrim. Përkufizohet statusi i kanonikëve dhe
parashkruhen të drejtat e tyre për përfaqësim në bisedime ose marrëveshje, dënimet për
dhunime, si duhet të trajtohen ankesat e qytetarëve, si të jepet drejtësi në rast të mungesës
së parashkrimit të normës statutore, si mund të jepet drejtësi me ndershmëri, duke pasur
gjithnjë në mendje mësimet kishtare dhe ndëshkimin hyjnor, cilat janë ndëshkimet për
martesën e dyfishtë jashtë kurore (konkubinatin). Statuti përmban edhe “nene të posaçme
për ndihmën dhe mbështetjen që bashkësia qytetëse duhet t’u japë studiuesve”.
Dorëshkrimi merr një vlerë gjeorajonale, duke pasur në vlerësim edhe faktin se
përmban kanone kishtare dhe laike (shekullare) të ndërthurura në mënyrë të pandashme,
pikërisht në kohën kur në këtë rajon kishte mbërritur një faktor i ri politik, ushtarak, fetar
dhe kulturor, si ish-Perandoria Osmane.
“Statutet e Drishtit“, duke qenë rregullore kishtare, nuk i përgjigjen ad litteram
përmbajtjes së termit latin “statutum“, që i përafrohet të njëjtit term të së drejtës në
latinisht, por të një epoke të mëvonshme, “constitutiones“. Në krye të herës autoritet
themeluese për statutet ishin vetëm mbretërit. Për statutet kishtare edhe një dioqezë kishte
të drejtë të propozonte shtesa ose përshtatje, por hyrja në fuqi ndodhte vetëm pas
verifikimit të pajtueshmërisë me kanonet universale kishtare nga një autoritet i caktuar
prej Selisë së Shenjtë. Në hapësirën shqiptare statutet mesjetare, sipas kuptimit
terminologjik të kohës kur u themeluan, ishin përmbledhje aktesh që rregullonin jetën e
brendshme të qyteteve dhe krahinave (zotërimeve) të fisnikërisë. Termi rregullisht
përdoret në shumës, me sa duket për shkak se fillimisht aktet ligjore bashkëlidheshin në
libra sipas kriterit kronologjik: çdo vendim, urdhëresë ose normë e re ligjore i shtohej
“librit të statuteve“. Në statute përcaktohej pozita e fisnikëve dhe e autonomia e qytetit
ose krahinës në zotërim të tij, pozita e nëpunësve në shërbim të fisnikëve (kancelari,
gramatia ose sekretari, logotheti ose zëdhënësi, noteri), pozita e gjyqtarëve dhe rregullat e
dhënies së drejtësisë, statusi i klerikëve dhe autoriteti i tyre në famulli ose dioqezë, pozita
e të huajve në raport me vendësit, të drejtat e tregtarëve, rregulloret e mjeshtërive. Statutet
rregullonin mënyrën e zgjedhjes së funksionarëve laikë dhe kishtarë. Ato përmbanin
norma juridike kushtetuese, civile, kanonike, procedurale, pronësore, penale, tregtare36. Në

noterin, përkthyesin, sekretarë, kujdestarë. Ata nxirrnin ligje të reja,


abrogonin ligje të vjetra, anulonin vendimet e gjyqtarëve…” (f. 218).
Por tradita e statuteve, megjithatë, nuk përmendet. Veç mendësisë se
ato “kanë qenë produkt i huaj” mund të ketë luajtur rol edhe mbiçmimi
i kanuneve si monumente historike të së drejtës. Për më gjerë rreth
rolit të administratës dhe të dokumenteve të shkruara në qytetet
bregdetare këndej Adriatikut të shihet edhe M. pl. Šufflay, i cili, në
studimin e tij monografk “Povijest hrvatskoga notarijata od XI. do XV.
stoljeća”, disertacion doktorate i autorit, bot. i D. Sagrak, Zagreb 2000,
trajton hollësisht evolucionin e teknologjisë së hartimit të akteve të
zyrave kishtare dhe nobiliare gjatë periudhës së mesjetës dhe rolin e
noterëve për certifkimin e këtyre akteve.
36
. Për të mundësuar krahasimin midis një nomokanoni të autorizuar
nga kisha bizantine, që kodifkon pikëpamjen kishtare për gjykimin
tokësor, dhe një statuti të qyteteve bregdetare të Shqipërisë, nën
ndikimin e Venetikut dhe të romanitetit, po japim në vijim një

16
statute shpesh kishte norma detyruese për rregullimin e marrëdhënieve në familje, midis
burrit dhe gruas, midis prindërve dhe fëmijëve, si dhe për trashëgiminë e testamentet.
Në fund të mesjetës, kur tradita e qeverisjes me statute kishte arritur një progres të
jashtëzakonshëm, rregulli i bashkëlidhjes së akteve juridike sipas kriterit kronologjik
ndryshoi dhe më gjerësisht funksionoi si kriter “reformimi” i statuteve të mëparshme
(njëfarë amendimi sipas termave të sotëm), gjë që mundësoi kodifikimin e tyre duke i
ndarë në kapituj (“capituli”) sipas kriterit tematik dhe ndarjeve të së drejtës. Në këtë fazë
statutet marrin formën më të arrirë: çdo kapitull përmban titullin, ndarjen në nene e
paragrafe, shpesh edhe këto me përshkrim tematik qysh në titull37.
Botimi i plotë i këtij kodiku, që përmban statutet e katedrales së Drishtit, herët a

përshkrim të shkurtër të nomokanonit që është kopjuar në Kodikun e


60-të të Beratit, përfunduar në vitin 1786, sipas Th. Popës, në “Kodikët
e Shqipërisë”, bot. i DPA dhe Unesco-s, Tiranë 2003, f. 149: “Mbi
gjykatësit, që duhet të jenë për të gjithë simpatikë; duke mos besuar
fjalë pa i shqiptuar mirë; mbi drejtësinë dhe si duhet vepruar me të
drejtën; mbi ata që duan të bëhen peshkopë, meshtarë ose dhiakonë
dhe kur ndonjëri nga këta akuzohet; mbi klerikët dhe faljet e tyre të
ndryshme dhe si gjykohen; mbi probleme të ndryshme klerikale; mbi
çështje kalogjerike (të kallogjerëve); çështje murgjërie; mbi detyrat e
meshtarit; nëse ndonjëri ka armiqësi dhe mban armiqësi të mos
pranohen në kishë dhuratat e tij, as të mos i jepet kungimi; me rastin e
fejesës detyrat që kanë të fejuarit, mbi shkallët (e lidhjes në gjak) që
lejojnë fejesën ose ndalojnë fejesën për ata që do të fejohen; shkallët
(e trashëgimisë gjenetike) dhe fejesat; mbi martesat; mbi trashëgiminë
e fëmijëve; mbi shkresën e çështjeve që duhet të njoftojë koncilin
hierarkik, në të cilin nuk është thirrur”.
37
. Në “Statutet e Drishtit” renditja e kapitujve është si vijon: Si të
zgjidhet rektori dhe prokuratori (kreu i 2-të); cilat janë detyrat dhe
përgjegjësitë e rektorit (kreu i 3-të dhe i 4-t); detyrat dhe të drejtat e
kanonikëve (kreu i 6-të deri në kreun e 9-të); si mund të diskutohet për
probleme të bashkësisë dhe detyrimi për respektimin e pleqve,
krerëve, parësisë, fsnikëve (deri në kreun e 17-të); kush dhe si duhet
ta ruajë vulën, rregullat e përdorimit të saj, si të hartohen dokumentet,
si rregullohet dhënia e privilegjeve (kreu i 18-të deri kreu i 20-të); cilat
janë penalitetet dhe gjobat për vjedhje dhe për mashtrim (deri në
kreun e 23-të); të drejtat e përfaqësimit të kanonikëve dhe të
zëvendësve të tyre në bisedime për marrëveshje (kreu i 24-t); dënimet
për dhunë fzike ndaj shtetasit (deri në kreun e 29-të), e drejta e
qytetarë e për ankim dhe detyrimi i nëpunësve dhe i kanonikëve për
trajtimin dhe zgjidhjen e tyre (nga kreu i 30-të deri në kreun e 33-të);
si veprohet për dhënien e së drejtës në rastet kur në statute nuk ka
rregulla, duke u mbështetur (gjyqtarët dhe nëpunësit) në virtytet e
përgjithshme të drejtësisë dhe ndershmërisë dhe duke iu ruajtur
ndëshkimit hyjnor (deri në kreun e 35-të); ndëshkimet për shkeljen e
kurorës, martesën pa kurorë ose jashtë kurore, poligaminë,
konkubinatin dhe shkeljen e moralit (nga kreu i 36-të deri në kreun e
41-të); si duhet t’i ndihmojë kisha dhe fsnikëria e qytetit ata që duan

17
vonë do të shërbejë si shkas për një reflektim të përgjithshëm për historinë e së drejtës
tradicionale në Shqipëri dhe sidomos për historinë e raporteve të së drejtës urbane me atë
agrare. Vetë fakti se qytetet shqiptare edhe në vitin 1468, kur Gjergj Kastrioti për pak ditë
do të ndahej nga jeta, vazhdonin të hartonin statute të qeverisjes së lirë, ka një domethënie
të jashtëzakonshme38. Ky dorëshkrim është njëherësh një provë e padrejtësisë që
historiografia shqiptare për mesjetën vazhdon t’i bëjë figurës së Gjergj Kastriotit, duke e
njësuar rolin e tij si kodifikues i së drejtës vetëm me “Kanunin e Skënderbeut“ dhe duke
heshtur vendosmërisht për rolin e tij si autoritet nxitës për vijimin e traditës së statuteve të
ligjeve dhe rregullave të shkruara, ndonëse në kushtet e rrezikimit të përgjithshëm të
shoqërisë arbërore prej ushtrive pushtuese osmane dhe në rrethana jo fort miqësore me

të bëjnë studime në të mirë të bashkësisë; Si duhet të diskutohen dhe


të zgjidhen mosmarrëveshjet e mundshme për interpretimin dhe
respektimin e statuteve (deri në kreun e 51-të).
38
. Për të kuptuar më mirë përmbajtjen e dorëshkrimit në vijim
paraqitet tejshkrimi (transkriptimi) në latinisht i fl. të 2-të dhe i fl. të
18-të recto të “Statuteve të Drishtit”: 1. Fl. e dytë verso: “...
pontificatus nostri anno secundo. Post quarum quidem litterarum
apostolicarum presentationem, et receptionem, predicti domini,
Martinus Masiotus et Demetrius Francus, procuratores et quo supra
nomine procuratorio exhibuerunt nobis Paulo Angelo archiepiscopo
iudici et comisario ac conservatori predicto, quedam statuta et
ordinationes per venerabilem dominos, capitulum et canonicos
ecclesie Drivastensis, predictos in dictis litteris apostolicis
principaliter nominatos condita et facta, supplicantes et requirentes
quatenus auctoritate apostolica ea omnia et singula approbare et
confirmare, illaque robur perpetue firmitatis obtinere ac inviolabiliter
observari facere et decernere supplereque omnes et singula approbare
et confirmare, illaque robur perpetue firmitatis obtinere ac
inviolabiliter observari facere et decernere supplereque omnes et
singulos deffectus, si qui forsan intervenerint in eisdem dignaremur,
iuxta nobis per dictas litteras traditam formam atque potestatem
decernendo irritum et inane, quicquid contra ea a quoquam quavis
auctoritate forsan attemptatum est vel imposterum contingerit
attemptari cum litteris executorialibus in forma necessaria et
opportuna. Tenor statutorum unde supra fit mentio, hic est videlicet.
Nihil prestantius in hoc evo mortalibus quam regi lege. Eam ob rem
nos canonici et capitulum cathedralis ecclesie Drivastensis, etsi a
maioribus nostris quasdam constitutiones traditas inveniamus, cum
tamen aut ambigue aut insufficientes existant, cupientes nobis et
posteris clarius tribuere normam vivendi, obtinuimus a pontifice
maximo ut quotiens opus fuerit, statuta et ordinationes condamus, que
auctoritate apostolica per certum ad id deputatum comisarium
approbentur et confirmentur ac inviolabiliter observentur
suppleanturque omnes deffectus, si qui forsan intervenirent in eisdem,
prout litteris apostolicis, bulla plumbea, more Romane curie
impedenti, sub anno incarnationis dominice millesimo”; 2. Fl. e 18-të
recto: “... inveni fideliter et diligenter extraxi, et in hanc publicam

18
shtetet e Perëndimit39. Po ashtu, i përjashtuar nga mundësia e manipulimit, në një vend të
largët ku u ruajt në heshtje për shekuj me radhë, dorëshkrimi do të ndriçojë edhe
burimësinë e vetë Engjëllorëve, aq të përfolur në këto vitet e fundme.

formam redegi, nil adens vel minuens, quod sensum mutet vel vitiet
intellectum, et in fidem premissorum meis nomine et signo solitis
roboravi, una cum appensione sigilli prefati domini archiepiscopi,
MCCCCLXVIII, indictione prima, die vero XII Januarii”.
39
. Në librin “Shteti mesjetar i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut“ të J.
Drançollit (Pejë 2001), ku objekt shqyrtimi është pikërisht organizimi
juridik-shtetëror në prag dhe pas konventës së Lezhës, pritej të kishte
një vëmendje modeste për statutet e redaktuara gjatë epokës së Gjergj
Kastriotit, sikurse trajtohen me të drejtë marrëveshjet e brendshme
dhe të jashtme, akordet, traktatet, indulgjencat, koncesionet. Por
çuditërisht autori, megjithëse në artikuj të botuar më parë ka
dëshmuar se është i informuar për to, mban të njëjtën heshtje si dhe
shumë të tjerë studiues mesjetaristë, shqiptarë e të huaj. Edhe në
studimin monografk të K. Frashërit “Skënderbeu - jeta dhe vepra”,
bot. i ASH, Tiranë 2002, që përfaqëson një shkallë mjaft të arrirë të
mendimit shqiptar rreth mesjetës, ka një kapitull për rolin e
Skënderbeut si kodifkues i kanunit që mban emrin e tij (f. 217-229),
ndërsa për rolin e familjeve patronimike në përgjithësi e të familjes së
Kastriotëve më vete (duke përfshirë dhe autoritetin e kryekëshilltarit
të tij Pal Engjëlli) në themelimin dhe kodifkimin e së drejtës statutore
urbane nuk përmendet ndonjë vlerësim, megjithëse të paktën dy
statute, i Shkodrës dhe i Drishtit, u konfrmuan sa kohë që kryeheroi i
qendresës shqiptare Gjergj Kastrioti ishte në ndriçimin e lavdisë së tij.
Qëndrimi i përgjithshëm i historiografsë së Shqipërisë ka mbetur i
pandryshueshëm ndaj kësaj çështjeje. Janë botuar edhe studime të
tjera monografke për këtë periudhë, më pak të rëndësishme dhe pa
pretendime për të ndryshuar shkallën e mendimit të shkencës
shqiptare për historinë, por e drejta etnozakonore dhe ajo qytetare e
botës shqiptare në mesjetë nuk mund të pretendohet të ketë vëmendje.
Në tekstin zyrtar të Historisë së Shqipërisë, bot. i USHT, Tiranë 1967,
në kreun e 5-të, f. 228-236, që i kushtohet zhvillimit kulturor të botës
arbërore në periudhën e humanizmit europian gjithashtu statutet
shpërfllen. Kjo përsëritet deri në botimin më të ri akademik të këtij
teksti (ASH, Tiranë 2003). Në studimet etnografke, duke përfshirë në
tërësi të gjithë numrat e revistës “Etnografia shqiptare“, statutet e
qyteteve janë objekt krejtësisht i përjashtuar, përkundër kanuneve, që
jo vetëm janë studiuar, por edhe janë pasuruar me lëndë gojore të

19
mbledhur nga populli, shpesh e cilësuar, për arsye ideologjike, “zakone
prapanike të popullit shqiptar“.

20

You might also like