You are on page 1of 5

Teoria qelizore pohon se:

 Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e gjallesave është qeliza


 Qelizat e kanë prejardhjen e tyre nga qeliza pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit
 Qeliza është njësia bazë e e zhvillimit dhe e rritjes
 Qeliza është njësia bazë e ripërtëritjes
 Qeliza është njësia bazë e trashëgimisë

PËRBËRËSIT E QELIZËS
Në çdo qelizë mund të dallojmë këto struktura qelizore:

 Membrana qelizore
 Protoplazma

MEMBRANA QELIZORE
Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të
ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një
diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i
mozaikut fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:

 Proteinat periferike notojnë mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të
zhytura në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.
 Molekulat e membranës janë të lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks
supermolekular (struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të
zgjidhw disa nga funksionet specifike të saj.

FUNKSIONI:

 Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor


 Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon
mbeturinat dhe sekreton produktet qelizore
 Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë të qëndrueshme
 Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë në
lëngun jashtëqelizor

PROTOPLAZMA
Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari biologjike.Protoplazma përmban 60-70% ujë, proteina, lyra,
sheqerna dhe kripëra minerale. Përbëhet nga:

 Bërthama
 Citoplazma
BËRTHAMA
Përbëhet nga: membrana bërthamore, nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.
Bërthama është qëndra e kontrollit të aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk mund të jetojë për një
kohë të gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale. Pozicionohet thuajse në qëndër të qelizës.Mbështillet
nga membrana bërthamore e cila është poroze.Përmban një lëng viskoz, koloidal të pasur me proteina
që quhet nukleoplazëm.Në të gjenden disa trupa sferikë që quhen nukleola dhe fije të holla
kromatine: kromozomet. Nukleolat përmbajnë ARN që merr pjesë në sintezën e
proteinave. Kromozomet përbëhen nga ADN e molekula proteinash.
CITOPLAZMA
Ndahet në:

 Citosol (lëngu brendaqelizor)


 Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për qelizën)

Organelet ndahen në:

 Organele me membranë (mitokondritë, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe


peroksizomat)
 Organele pa membranë (citoskeleti, centriolat, ribozomet flagjelët ciljet)

MITOKONDRITË
Ndërtohen nga:

 Membrana e jashtme
 Membrana e brëndshme
 Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së brëndshme)
 Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të mitokondrisë dhe ka përmbajtje të lartë
enzimatike)

Funksioni:

 Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore.95% e energjisë që i nevojitet


qelizës prodhohet në mitokondri

RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.)


Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet në:

 Rrjeti endoplazmatik i lëmuar


 Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të
proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)

Funksioni:
 Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave
 Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith substanca nga citosoli pa prekur
veprimtarinë qelizore
 Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund të lëvizin në pjesë të
ndryshme të qelizës

APARATI I GOLXHIT
Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një aparat
Golxhi.Vendosen afër bërthamës.
Funksioni:

 Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione


 Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në citoplazmën e qelizës
 Merr pjesë në formimin dhe ndryshimin e membranave qelizore

LISOZOMAT
Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.
Funksioni:

 Tretës
 Ushqyes
 Shkatërrues dhe mbrojtës

PEROKSIZOMAT
Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor
Funksioni:

 Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen ose futen
në qelizë

MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHAT


Janë pjesë përbërëse të citoskeletit.
Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.
Funksioni:

 I japin qëndrueshmëri dhe


 Ndryshueshmëri në formë qelizave

Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë


Funksioni:

 Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit


 I japin qëndrueshmëri qelizës
 Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës
 Marrin pjesë në ndryshimin e formës së qelizave
 Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës

CENTRIOLAT
Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3
mikrogyptha në grup.
Funksioni:

 Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore

CILIET
Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht
duke shkaktuar lëvizjen e lëngut përreth qelizave.
Funksioni:

 Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)

FLAGJELËT: Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më të gjatë.


Funksioni:

 Lëvizës për qelizën

KLOROPLASTET
Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të sheshtë.klorofila ndodhet në
brendësi të disa disqeve të shkurtër që quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga:
një membranë e dyfishtë, stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në stromë gjenden
trasta membranore diskoidale që quhen tilakoide.
Funksioni:

 Kryejnë fotosintezën. Proçes që çon në shndërrimin e energjisë dritore në energjikimike e


nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji ( glukoza, amidoni) duke u nisur nga
substanca të varfra në energji ( uji dhe dioksidi i karbonit)

MURI QELIZOR
Qeliza bimore rrethohet nga disa shtresa të vendosura mbi membranën qelizore që formojnë murin
qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave
mund të kalojnë lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.
Funksioni:

 I jep formë
 qëndrueshmëri
 dhe mbrojtje qelizës bimore

FUNKSIONI I MEMBRANËS QELIZORE.


PËRSHKUESHMËRIA NËPËRMJET TRANSPORTUESVE
Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës
dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga
molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore synon
që:

 të kalojnë lehtësisht në dy drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të
tjera
 të mbajë në brendësi të qelizës substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.

Por cilët janë faktorët që përcaktojnë sasinë dhe shpejtësinë e kalimit të këtyre substancave?
DIFUZIONI (shpërhapja)
Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo
pjesë të kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.
Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e
molekulave që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.
Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:

 Përqëndrimi
 Temperatura
 Trysnia

OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT


Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona me
përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet osmozë.
Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një trysni që quhet
trysni osmotike ose turgor.
Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron asnjë kontroll. Ato
nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj konsiderohen si transport pasiv.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet
hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria
quhet citolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet
hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi
humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet
izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔
brenda është e barabartë
TRANSPORTI AKTIV
Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht
lëvizjen në drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet
transport aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet me nevojat e qelizës.

 Molekulat me përmasa shumë të mëdha për të cilat qeliza ka nevojë por që nuk mund të
përshkojnë membranën, futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e ngurtë
proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët pinocitozë. Nxjerrja jashtë e molekulave me
përmasa të mëdha që nuk mund të përshkojnë membranën quhet ekzocitozë.

You might also like