You are on page 1of 6

QELIZA

Punoi:Orgesa Avdullahi/X8
Qeliza
 Qeliza është njësia thelbësore, funksionale,ndërtimore dhe strukturale e të gjitha
organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u
formulua nga Robert Huk, shkencëtar i njohur anglez, i cili ishte i pari që vëzhgoi
ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që
do të thotë "dhomë e vogël".
 Organizmat ndahen në njëqelizore, si për shembull bakteret, që përbëhen nga një
qelizë e vetme, dhe shumëqelizore, si, psh, njerëzit, ku shumë qeliza bashkëveprojnë
si një njësi funksionale.
 Madhësia e qelizave zakonisht varion nga 1 deri në 30 mikrometër. Por ka edhe
raste të veçanta si, psh, veza e strucit, madhësia e së cilës shkon deri në 7
centimetra. Qeliza më e madhe e njeriut është, gjithashtu, veza - madhësia e së
cilës shkon nga 110 në 140 mikrometra dhe e cila mund të vëzhgohet edhe me sy
të lirë. Si rregull, qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Pesha e një
qelize llogaritet rreth 1 nanogram.
 Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden
organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë
të formave të ndryshme.
Qelizat eukariote
 Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete mbrenda membranës
qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë
membranën qelizore që mban me vete materialin gjenetik.
Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden mrenda membranës
janë : Mitokondritë, Kloroplastet dhe Aparati i Golgjit. Mirëpo kemi
edhe shume organele te tjera që kanë funksione te ndryshme, ato
janë : Ribozome, Lizozome, Rrjeti endoplazmatik etj.
Ribozomet
 Ribozomet aderojnë në membranën e rrjetit
endoplazmatik të ashpër. Por ata mund edhe të
gjenden të lirë në citoplazëm. Janë trupa të
rrumbullakët që përbërë nga dy nënnjësi, çdonjëra
prej të cilave formohet nga një molekulë ARN-je e
lidhur me një proteinë. Ribozomet janë vendi i
sintezës proteinike.
Ribozomet
 Ribozomet gjenden në membranën e Retikulumit endoplazmatik granular (REG), në
Kloroplaste por ato mund të gjenden të lira edhe në citoplazmë. Janë organele me madhësi
25 nm.
 Ribozomet janë një makinë komplekse molekulare, të lokalizuara brenda të gjitha qelizave të
gjalla dhe shërbejnë si vend i sintezës biologjike të proteinave (translacioni, nga ang.
"translation" - përkthim). Ato i lidhin aminoacidet së bashku në rendin e përcaktuar nga
molekulat e ARN-së informative (ARNi). Ribozomet përbëhen nga dy komponente kryesore:
nën-njësitë e vogla ribozomale, të cilat lexojnë ARN-në informative, dhe nën-njësitë e mëdha,
të cilat bashkojnë aminoacidet për të formuar një zinxhir polipeptid. Çdo nën-njësi përmban
një ose më shumë molekula të ARN-së ribosomale (ARNr) dhe një shumëllojshmëri të proteinave
ribosomale (r-proteina ose rProteina [1]). Ribozomet së bashku me proteinat percjellese
gjithashtu njihen si aparati perkthyes.
 Struktura: Janë trupa të rrumbullakët që përbërë nga dy nënnjësi, çdonjëra prej të cilave
formohet nga një molekulë ARN-je e lidhur me një proteinë.
 Funksioni: Ribozomet kanë rol aktiv ne biosintezen e proteinave.

You might also like