You are on page 1of 13

Fiziologji Humane

Universiteti Fan S. Noli


Fakulteti i shkencave te natyres dhe humane
Dr. Gloria Dimco
Fiziologjia qelizore
Fiziologjia qelizore
· Qeliza është e përbërë prej tre pjesëve kryesore:
· membrana plazmatike që rrethon qelizën
· bërthama që përmban matërial gjenetik
· citoplazma që është e organizuar në organela të ndryshme të
speciaiizuara, të shpëmdara në një likuid xhelatinoz te quajtur citozol.
Citozoli përmban proteina që formojnë palosje të quajtur citoskeleton që
shërbejnë si “kocka dhe muskuli” i qelizës

· Futja e teknologjisë zbulon kompleksitetin e qelizave


· Egzistenca e qelizave mesi i shekullit shtatëmbëdhjet me zbulimin e
mikroskopit
· Në fillim të shekullit nëntëmbëdhjet me përmiresimin e mikroskopit me
dritë u mësua që indet e bimëve dhe kafshëve, përbëhen prej qelizave
individuale
· 1940 herë të parë u përdor mikroskopi elektronik (zmadhon njëqindë herë
më shumë se mikroskopi me dritë) nuk njihej diversiteti dhe kompleksiteti i
strukturës të brendëshme të qelizës
Fiziologjia qelizore
· Membrana plazmatike ose membrana qelizore është një strukturë
membranore e hollë që kufizon qelizën prej mjedist që e rrethon atë.
· Ndan materialin jashte qelizave, ekstracelular, nga materiali brenda
qelizës, intracelulare. Ajo ruan integritetin e qelizave dhe kontrollon
kalimin e materialeve brenda dhe jashtë qelizës. Të gjitha materialet
brenda një qelize duhet të kenë qasje në membranën qelizore (kufirin e
qelizës) për shkëmbimet e nevojshme.
· Shtresë e dyfishtë e molekulave fosfolipidike. Proteinat në membranën
qelizore ofrojnë mbështetje strukturore, formojne kanale për kalimin e
materialeve, veprojne si site te receptoreve, molekula transportuese,
shënues identifikimi (identification markers)
Fiziologjia qelizore
· Bërthama është komponenti më i madh i qelizës me formë të rrumbullaktë
ose vezake, e vendosur afer qëndres. Kufizohet nga pjesa tjetër e qelizës
prej një membrane dyshtresore. Chromatin përmban materialin gjenetik,
acidin dezoksiribonukleinik (DNA) që ka dy funksione të rëndësishme

· 1. Bërthama udhëheq shumicën e aktiviteteve të qelizës dhe shërben si


qendër kontrolli, për faktin e thjeshtë se DNA përmban kodin “e
instruksionit” për sintezën e proteinave strukturale dhe enzimatike
· 2. DNA shërben si printer gjenetik gjatë shumëzimit të qelizës, duke
siguruar që qeliza të mund të riprodhojë një qelizë tjetër si ajo, mund të
vazhdoje e njëjta linjë qelize brenda trupit. Printeri DNA shërben për
kalimin e veçorive gjenetike ne gjeneratat e ardhshme
Fiziologjia qelizore
· Nucleolus është një rajon i dendur i acidit ribonukleik (RNA) në bërthamë
dhe është vendi i formimit të ribozomeve. Bërthama përcakton sI qeliza
do të funksionojë, si dhe strukturën themelore të asaj qelize.
Fiziologjia qelizore
· Citoplazma është pjesa e brend̈shme e qelizës ne forme xheli
· Pothuajse të gjitha qelizat përmbajnë pesë organela: rrjetën
endoplazmatike me protenia, kompleksin e Golxhit. lizozomet,
periksozomet dhe mitokondrite, ½ vëllimit te përgjithshem te qelizes
· Citozol eshte pjese e citoplazmes qe nuk permban organele membrane-
bound
· Citozol perben 70% te vellimit te qelizave, perbehet nga filamente
citoskeleton, molekula te tretshme dhe uje
· Filamentet e citozolit perfshijne filamente proteinike, psh filamentet e actin
dhe mikrotubula qe formojne citoskeletonin, si dhe proteina te tretshme
dhe struktura te vogla si ribozome, proteasome
· Pjesa e brendshme, e frimcuar dhe me shume fluide e citoplazmes
referrohet si endoplasma
· Citoplasma eshte medium per reaksione kimike
· Te gjitha funksionet per espansionin, rritjen dhe replikimin
· Ne citoplasm, materiale levizin nepermjet difuzionit, proces fizik qe mund
te punoje vetem per distanca te shkurtra
Struktura qelizore
Organelat
· Rrjeta endoplasmatike është një fabrikë sintetizuese
· Sistem membranoz i mbushur me lëng të përpunuar e shpërndarë në të
gjithë citoplazmën
· 2 forma: ER i ashpër që perbehet nga qese të sheshta, ER i butë që
përbëhet nga tubula të hollë të ndërlidhura
· Ne sipërfaqen e jashtme të ER të ashpër bashkëngjiten pjesëza të vogia
që i japin pamjen e ashpër, të cilat quhen ribozome
· Ribozomet janë komplekse proteinike speciale acidi ribonukleinik që
sintetizojnë proteina sipas mesazhit të dhënë nga DNA e bërthamës
· Kodi gjenetik për sintezën e proteinave përshkruhet në një molekulë
mesazhere, që mbart mesazhin gjenetik prej bërthamës në ribozom, ku
dhe ndodh sinteza e proteinave
· ER i bute nuk perbehet nga ribosome dhe funksionon per prodhimin e
lipideve dhe metabolizmit, prodhimin e hormoneve steroide
Organelat
· ER në bashekepunim me ribozomet sintetizon proteina që mund të
shërbejnë për 2 qëllime kryesore:
· një pjesë e proteinave janë të destinuara për tu eksportuar nga qeliza si
psh në formën e hormoneve dhe të enzimave, gjë që ndodh në qelizat e
sistemit tretës; proteina të tjera transportohen brenda qelizave dhe
përdoren për ndërtimin e membranës plazmatike të re ose të organelave

· Kompleksi i Golxhit drejton trafikun molekular


· grup qesesh të sheshta të rrethuara nga membranë, bashkepunon me
ER. Qeset e sheshta janë të holla në mes dhe zgjerohen në pjeset
fundore
· Disa qeliza mund të kenë vetëm një qese, të tjera që janë të specializuara
për sintezë proteinash, mund të kenë qindra qese
· Pjesa më e madhe e molekulave të sapo sintetizuara që janë grumbulluar
në rrjetën endoplazmatike të butë, hyjne në qeset e Golxhit, nëpërmjet
shkrirjes të membranës të qeseve të Golxhit me atë të vezikulave
Organelat
• Në qeset e Golxhit ndodhin dy procese: modifikimi i proteinave në formën
përfundimtare si për shembull duke i shtuar atyre glucide: nxjerrja dhe
drejtimi i produkteve përfundimtare në destinacionin e tvre përfundimtar
· Kompleksi i Golxhit paketon produktet target për sitet intraqelizore siç
janë komponentet të rinj për organelat e tjera, në mënyrë të ndryshme
nga produktet që duhet të sekretohen jashte qelizës siç janë hormonet

· Lizozomet luajnë rolin e sistemit tretës brendaqelizor


• Lizozomet janë qese membranoze që përmbajnë enzima hidrolitike të
fuqishme, të afta të tresin dhe të largojnë agjente te padeshiruar qelizore
siç janë bakteriet qe internalizohen në brendësi të qelizës
· Mesatarisht gjenden rreth treqind lizozome në çdo qelize
· Materiali që do të tretet nga enzimat iizozomale, hyn në brendësi të
qelizës nëpërmjet endocitozës dhe në disa qeliza të tjera si në rastin e
qelizave të bardha hyn nëpërmjet procesit të fagocitozës (gëlititja e
pjesëzave multimolekulare siç janë bakteriet ose mbetjet indore)
Organelat
· Peroksizomet vendi i enzimave oksidative që detoksikojnë mbetjet e
ndryshme. Në qelizë ndodhen qindra peroksizome
· Mitokondrite janë organela energjitike
· Nxjerrin energjinë prej ushqimeve dhe e tranformojnë atë në formë
energjie të përdorshme për qelizën
· Energjia e cliruar nga ushqimet depozitohet në formën e ATP
· Burim energjie për trupin është energjia kimike e depozituar në lidhjet
hidrogjen-karbon në ushqimet e marra. Qelizat e trupit nuk mund të
përdorin këtë energji në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ato mund të nxjerrin
energjinë prej ushqimeve, ta shndrrojnë atë në formë energjie të
përdorshme, lidhje fosfate me energji të lartë të adenozinë trifosfatit (ATP)
· Për të marrë energjinë qeliza shkëput në mënyrë të menjëher̈shme
fosfatin terminal prej lidhjes në ATP prej të cilës mbetet adenozinë
difosfati (ADP), plus fosfati inorganik (Pi) plus energjinë
· Ushqimi eshte karburant krudo, ATP si karburant i rafinuar për tu përdorur
nga makineria trupore
Organelat
· Energjia e depozituar në ATP përdoret për sintezë, transport dhe punë
mekanike
· ATP e formuar transportohet jashte mitokondrias dhe është gati për tu
përdorur për nevojat e qelizës
· Qeliza shpenzon energji për tre kategori kryesore:
· Sinteza e përbërjeve kimike të reja (sinteza e proteinave në rrjetën
endoplazmatike). Disa qeliza përdorin 75% të ATP për sintezën e
përbërjeve kimike
· Transporti membranor (transporti selektiv i molekulave në gypat e
veshkave në procesin e formimit të urinës). Ato mund të shpenzojnë më
shumë se 80% të ATP për transportin selektiv
· Puna mekanike si tkurrja e muskulit të zemrës për pompimin e gjakut ose
tkurrja e muskulit skeletik per ngritjen e një objekti, aktivitet që kërkon
shumë energji

You might also like