Professional Documents
Culture Documents
QELIZAT
Shkenca e cila e studion qelizen quhet citologji.
Qeliza eshte njesia themelore strukturale dhe funksionale e organizmave te
gjalle.
Qeliza eshte e ndertuar nga bashkedyzimet joorganike (ujit dhe materieve
minerale) dhe bashkedyzimet organike (karbohidratet, lipidet, proteinat
dhe acidet nukleike).
Ne molekulat e bashkedyzimeve organike hyjne elementet biogjene:
oksigjeni, hidrogjeni, karboni dhe azoti.
Glikoza (monosakarid) paraqet burimin me te rendesishem te energjise per
te gjitha qelizat.
Glikogjeni (polisakarid) eshte sheqer i shtazeve.
Amidoni dhe celuloza (polisakaride) gjenden vetem te bimet. .
Lipidet e thjeshta jane estere ndermjet alkoolit trehidroksil - glicerolit dhe
acideve yndyrore te larta.
Fosfolipidet si materie te nderlikuara yndyrore hyjne ne ndertimin e
membranave qelizore.
Proteinat jane bashkedyzime te larta molekulare te ndertuara nga
aminoacidet (esenciale dhe joesenciale) te lidhura ndermjet veti me lidhje
peptide.
Proteinat jane te domosdoshme per proceset jetesore: shumim, rritje,
shkembim te materieve dhe energjise, levizje, etj. .
Ne berthamen e qelizave gjenden acidet nukleike. Ato jane bartese te
informacioneve trasheguese.
Viruset
Viruset janë forma joqelizore ose viruse të organizmit të materies së gjallë.
Viruset paraqesin parazit brendaqelizor të mikroorganizmave, bimëve,
shtazëve dhe të njeriut duke shkaktuar sëmundjet e caktuara.
Thërmija e lirë virusale quhet virion. Ajo ka mbeshtjellës proteinik të
quajtur kapside dhe acid nukleik. .
Viruset te cilat parazitojnë në qelizat bakterale quhen bakteriofaga.
Viruset shkaktojnë një numër të madh te sëmundjeve infektuese siç janë:
fruthi, gripi, paraliza e fëmijëve, terbimi, SIDA etj.
Qelizat
Qelizat eukariote kane forme dhe madhesi te ndryshme dhe jane te
ndertuara nga membrana qelizore dhe protoplazma.
Membrana qelizore ose plazmalema eshte e ndertuarnga shtresa lipide
bimolekulare dhe proleinave te radhitura ne menyre difuze.
Pareti qelizor eshte karakteristik per qelizen bimore dhe eshte i ndertuar
nga fijet e celulozes - fibrilet. Citoplazma eshte e perbere nga hijaloplazma
dhe organelet citoplazmatike.
Retikulumi endoplazmatike (RE) mund te jete granular (me ribozome) dhe
agranular (pa ribozome).
Ribozomet jane te ndertuara nga proteinat dhe ARN –r dhe te ato kryhet
sinteza qelizore e proteinave.
Sistemi i Golxhit eshte i ndertuar nga diktiozomet, ndersa secili diktiozom -
eshte i perber nga strajcat e shtypura - sakule. Me vezikulat sekretuese te
sistemit te Golxhit vegohen produktet e fundit te metabolizmit qelizor.
Lizozomet permbajne enzime hidrolitike te cilat marrin pjese ne zberthimin
e materieve organike.
Sipas aktivitetit te tyre dallohen dy tipa citozomesh: peroksizome dhe
glioksizome.
Sferozomet jane organele karakteristike per qelizen bimore dhe te ato
kryhet sinteza e materieve yndyrore.
Mikrotubat e ndertojne skeletin e brendshem te qelizes. Keto marrin pjese
ne levizjen e kromozomeve gjate ndarjes se berthames, ne levizjen e
qepallave dhe kerbaceve si dhe ne levizjen e organeleve qelizore.
Centriolet jane karakteristike per qelizat shtazore dhe marrin pjese ne
krijimin e rrjetit (boshtit) te ndarjes.
Ne mitokondre gjenden enzimet qe marrin pjese ne proceset e
frymemarrjes qelizore.
Kloroplastet permbajne pigmente te klorofilit dhe fotosintetikisht jane
aktive.
Lengu vakuolar eshte i pasur me materie organike dhe joorganike.
Berthama me strukturen e vet specifike pergjigjet per procesin e bartjes se
informacioneve biologjike.
SHKEMBIMI I MATERIEVE NDERMJET QELIZES DHE MJEDISIT
Membrana qelizore ka leshueshmeri selektive.
Giate bartjes pasive (difuzionit dhe osmozes) molekulat dhe jonet levizin
nga mjedisi me perqendrim me te madh drejt mjedisit me perqendrim me
te vogel.
Turgori paraqet shtypjen te cilen e kryen permbajtja e gjalle e qelizes mbi
membranen citoplazmatike dhe paretin qelizor.
Me procesin e difuzionit mundesohet procesi i levizjes se 02 dhe CO2.
Nese gjate bartjes se materieve harxhohet energjia, bartja e ketille eshte
aktive.
Me procesin e endocitozes qelizat i pranojne materiet e domosdoshme
ushqyese.