You are on page 1of 2

Perfaqesuesit e Romantizmit (Shubert, Smetana dhe

Cajkovski)

Franc Shubert (1797-1828)


- Ishte kompozitor austriak qe e lidhi periudhen e Klasicizmit me ate te Romantizmit.
Familja e tij ishte familje muzikore, mesimet e para i mori nga babai i tij dhe vellau i tij. Ata shpesh
ekzekutonin vepra kamertale ne shtepine e tyre, ku Shuberti luante ne viole.
Ai fitoi burse per te studiuar ne Vienne, ishte pjestar ne kor dhe orkester, ku aty luante ne violine dhe
mesues e kishte Antonio Salierin. Ishte i turpshem ti shfaqe kompozimet e tij te para, por kjo gje
ndryshoi kur ai e mbaroi fakultetin dhe vazhdoi te studionte me Antonio Salierin ne kompozim.
Ai ka kompozuar me shume se 600 vepra vokale sekulare (jo religjioze), dhjete shimfoni, muzike
fetare,opera, vepra per piano, muzike per shfaqje,muzike kamertale,etj.
Veprat e tij me te famshme jane: Simfonia nr.8 e pambaruar, simfonia nr.9, opera Fierrabras, Kenget
ciklike “Die Schone Mullerin”- Mullungjesha e bukur dhe “Winterreise”- udhetim dimri.
Edhe pse jetoi shkurt, ka kompozuar me shume se 1500 vepra. Stili I tij ndryshonte dhe avancohej
shpejt dhe nje pjese te madhe te krijimtarise se tij e perbejne kompozimet per solo vokal dhe piano.
Ishte zhanri i kengeve “Lied” qe la shenje ne karrieren e tij. Kenget Lied ishin te bazuara ne poezite me
forme strofike me rrokje.
Nuk ishte i njohur gjate jetes se tij, por pas vdekjes se tij, shume kompozitore si Mendelsoni, Liszti,
Schuman,etj u njohen me veprat e tij dhe e ngriten emrin e tij aty ku e ka vendin.

Bedrik Smetana (1824-1884)


- Ishte kompozitor cek dhe eshte themeluesi i shkolles nacionale ceke, dhe ne Ceki konsiderohet si babai
i muzikes ceke. Ai zhvilloi nje stil muzikor qe u identifikua me synimet kulturore dhe politike te popullit
te tij. Ai njihet per operen e tij “Nusja e shkembyer” opere komike dhe ciklet simfonike “Ma
vlast”-“vendlindja ime”.
Ai shfaqi talent per muzik nga nje moshe te re dhe filloi te performonte nga mosha 6 vjec. Ai studioi
fillimisht ne Prag. Muzika e tij e pare nacionaliste u shkrua gjate Revoltes ne Prag 1848, ne te cilin ai vet
ishte pjese e protestes. Ai nuk mundi te zhvillonte karriere ne Prag dhe per kete arsye u shperngul ne
Suedi ne qytetin Gothenburg, ku punoi si mesues dhe mjester kori dhe filloi te shkruante vepra me
medha orkestrale. Nga viti 1860 , klima politike u be me liberale dhe per kete arsye Smetana u kthye dhe
filloi me punen e tij duke kompozuar opera dhe duke u bere shume i njohur nga operat e tij.
Materialet perberese te artit te tij ishin nacionalizmi, realizmi dhe romantizmi. Nje numer i madh i
muzikes se tij jane muzike programore dhe shume jane autobiografike.
Ka kompozuar vepra orkestrale, kamertale, vokale, korale, vepra per piano,opera,etj.

Peter Ilijc Cajkovski (1840-1893)


-Nje nder kompozitoret me te spikatur eshte Cajkovski. Ishte kompozitor i pare rus qe la pershtypje te
perhershme ne menyre internacionale me muziken e tij. U nderua nga Tsari Aleksander III dhe ju dha
nje pension gjate gjithe jetes se tij.
Ai dallon nga koleget e tij te kohes se vet, qe ishin pjese te grupit te kompozitoreve qe punuan per te
krijuar nje stil nacional te dalluar te quajtur “Pesesha ruse”. Pjesetaret e ketij grupi jane: Mili Balakriev,
Cezar Qui, Modest Musorski, Nikolai Rimski-Korsakov dhe Aleksander Borodin.
Ai ishte kosmopolit dhe stili i tij ishte i gjitheanshem. Krijimtaria e tij perbehet nga vepra te thjeshta
kamertale, e deri tek simfoni te medha komplekse.
Cajkovski kishte edhe nuanca folklorike ruse, por ai ishte shkolluar me sistemin e stilit te Europes, dhe ka
pasur shume kritika per muziken e tij “jo ruse”.
Cajkovski kompozoi shume vepra madheshtore dhe nepermjet to ai shfaqi boten e tij personale dhe po
ne kete menyre ai i shfaq edhe boten e personazheve te operave te tij dhe te baleteve te tij.
Muzika e tij ishte plot melodi, harmoni te bukura, pasion, ngjyra dhe dimensione shpirterore te thella.
Ai njihet me teper per baletet e tij. Aftesia e tij per melodi dhe orkestracion dhe per vendosjen e nje
atmosfere teatrale e beri ate mjeshter ne zhanrin e Baletit. Baletet e famshme jane: “Liqeni i mjellmes”,”
E bukura e fjetur” dhe “Arrethyesi”.
Ai kompozoi 2 opera: “Eugen Onjegin” dhe “Mbreteresha e lopatave”.
Kompozoi 6 simfoni, nder me e famshja eshte Simfonia nr.6 “Simfonia Patetike” dhe koncerti per piano
nr.1, Uvertura “Romeo dhe Zhulieta, violin koncerti,etj.

You might also like