You are on page 1of 5

PROJEKT

LËNDA: MUZIKA 8
TRIMESTRI : I DYTË
TEMA: MUZIKA PROFESIONISTE PAS
VITEVE ‘45

PRANOI: PROF.GJERGJI STAFA PUNOI:RIGERSI


SPAHI

Zhvillimi i muzikes shqiptare:


Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri hapa të rëndësishëm
përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër vonesën e gjatë në kohë.
Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të gjitha format e gjinitë tradicionale, që
nga ato të muzikës së dhomës e deri tek ato skenike.
Aktivitetet muzikore
 Koncerti i Majit
 Festivali i Kenges
Muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një
mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar.
Muzikantet shqiptare të periudhes 1945-1990:
 Tish Daija
 Çesk Zadeja
 Prenk Jakova
 Nikolla Zoraqi
 Tonin Harapi
 Feim Ibrahimi
 Shpëtim Kushta
 Thoma Gaqi
 Palok Kurti

Institucionet me te rendesishme muzikore:


 Teatri i Operas dhe i Baletit
 Anasambli i Këngëve dhe Valleve Popullore
 Filarmonia e Shtetit
 Orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera të
vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës

Jeta e kompozitoreve shqiptare:


Çesk Zadeja: Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane
Ne vitin 1951 dergohet ne Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit
në Konservatorin Pjetër Iljiç Çajkovskij të Moskës
Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre,
siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve)
Ka qene udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit
Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson figurën më të madhe krijuese.
Potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar të muzikës bashkëkohore
shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar,
duke i vënë bazat muzikës klasike

1927-1997

Veprat muzikore me te rendesishme:


 Mrika- Prenk Jakova
 Historia e Skenderbeut - Prenk Jakova
 Toka e jone - Pjeter Gaci
 Lejlala - Tish Daija
 Halili e Hajria - muzika Tish Daija
 Bijte e peshkatarit- Tish Daija
 Requiem - Tonin Harapi
 Hej ju male - Çesk Zadeja
 Suita e veriut- Çesk Zadeja etj

Jeta e kompozitoreve shqiptare:


Tish Daija : Lindi në Shkodër në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën
shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës
dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk
Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e
fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre
vash”, “Me lule të bukura”, "Bjeri Gajdes GajdexhiMbas studimeve emërohet në
Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës.
Tish Daija ka qene Udheheqesi Artistik I Asamblit Te Kengeve dhe Valleve
Popullore per 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si,
opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”,
"Bijte e Peshkatarit" etj. Ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003.

1925-2003

Jeta e kompozitoreve shqiptare:


Prenk Jakova
Prenkë Jakova ka qenë arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë
shqiptare titulluar Mrika.
Opera e dytë e Prenk Jakovës, "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu", ishte nje rritje e
metejshme profesionale.
Këngët e tij Syrin tek qershia dhe Margjelo janë shumë të njohura dhe për shkak të
popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

1917-1969

Jeta e kompozitoreve shqiptare:


Tonin Harapi:
Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç
ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin
Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe
mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si
instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin
Papnor të jezuitëve në Shkodër. Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit
iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në
pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik
në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin
Guraziu, Kostantin Trako etj. Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi
edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në
fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të Moskës
(1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë.

1926-1992

You might also like