You are on page 1of 9

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLAVE 9-VJEÇARE

PËR VITIN SHKOLLOR 2023 – 2024

KREU I BAZA LIGJORE

Rregullorja e Brendshme e Institucionit Arsimor është hartuar në përputhje me:


- Ligjin nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e
Shqipërisë ”, i ndryshuar ; aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij;
- Rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e
Shqipërisë, miratuar me urdhrin nr.31, datë 28.01.2020;
- Udhëzimin e MASH, Nr. 30, datë 02.08.2013 “Për rregulloren Tip të institucioneve
arsimore”;
- Udhëzuesin “Vlerësimi i jashtëm dhe i brendshëm i shkollës”, ASCAP, 2020;
- Udhëzimin e Përbashkët Nr.15, datë 24.07.2023, të MAS dhe Ministrisë së Financave dhe
Ekonomisë, për vitin shkollor 2023-2024 në Sistemin Arsimor Parauniversitar.

KREU II INFORMACION I PËRGJITHSHËM

1. Institucioni Arsimor Parauniversitar funksionon sipas legjislacionit në fuqi si edhe


Rregullores së tij të Brendshme.
2. Objekti i Rregullores së Brendshme të shkollës është përcaktimi i funksioneve dhe i detyrave
të Institucionit Arsimor.
3. Rregullorja e Brendshme e Institucionit Arsimor ka për qëllim, zbatimin e normave
disiplinore të përshtatshme dhe sigurimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor-edukativ brenda
institucionit arsimor.
4. Rregullorja e Brendshme e Institucionit Arsimor është e detyrueshme për personelin mësimor
dhe jomësimor të shkollës, për nxënësit dhe personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të
nxënësve, për personelin ndihmës të shkollës, si dhe për çdo person të tretë, që vendos
marrëdhënie me shkollën “Pandeli Cale”.
5. Rregullorja e Brendshme e Institucionit Arsimor:
- u hartua nën drejtimin e drejtorisë së Institucionit Arsimor nga grupi i punës i përbërë nga
punonjës mësimorë, persona që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve dhe përfaqësues
të tjerë nga komuniteti;
- shqyrtohet nga Këshilli i Mësueseve;
- shqyrtohet dhe miratohet nga Bordi i Institucionit arsimor;
- miratohet nga titullari i ZVA Korçë-Pustec;
- afishohet në tabelën e shkollës për t’u bërë e njohur për të gjithë nxënësit dhe personat që
ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve, si edhe për të gjithë punonjësit mësimorë dhe
jomësimorë të shkollës;
- mësueset kujdestare njohin personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve me
Rregulloren e shkollës.
PËRMBAJTJA E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS

NENI 1. REGJISTRIMI I NXËNËSVE

A. Në klasën përgatitore
1. Regjistrohen fëmijët që kanë mbushur moshën pesë vjeç brenda muajit shtator, muaj në të
cilin fillon viti shkollor.
2. Regjistrimi i fëmijëve në klasën përgatitore fillon pas përfundimit të vitit shkollor, në dy
javët e fundit të muajit qershor. Regjistrimi i fëmijës në klasën përgatitore bëhet me deklaratën
tip të plotësuar nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, sipas shtojcës 1 të Rregullores
për funksionimin e Institucioneve Arsimore.
B. Në klasën e parë
1. Regjistrohen fëmijët që kanë mbushur moshën gjashtë vjeç deri më 31 dhjetor të vitit
kalendarik kur fillon viti shkollor.
2. Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë, bëhet online, në portalin eAlbania, në afatet e
përcaktuara nga MAS.
C. Në klasat e tjera
1. Lëvizjet e nxënësve nga një shkollë në tjetrën, për të gjitha klasat, bëhen online, në portalin
eAlbania, sipas afateve të përcaktuara nga MAS.
D. Mospërfshirja e nxënësve në detyrimin shkollor
1. Nxënësi, që ka qëndrim të ligjshëm jashtë shtetit, sipas vetëdeklarimit të personit që ushtron
përgjegjësinë prindërore, nuk përfshihet në detyrimin shkollor për aq kohë sa është jashtë shtetit.

NENI 2. ORGANIZIMI NË INSTITUCIONIN ARSIMOR

1. Institucioni arsimor drejtohet nga drejtoria e shkollës, në përbërje të së cilës janë dy anëtarë.
2. Mësimi fillon në orën 8:00.
3. Pushimi ndërmjet orëve mësimore është 5 minuta.
4. Pushimi i madh është 20 minuta dhe zhvillohet pas orës së tretë.
5. Për të lehtësuar mbarëvajtjen e shkollës caktohen mësues/e ditore.
6. Detyrat e mësuesit/es ditor/e:
- Paraqiten në shkollë në orën 7: 30.
- Sigurojnë rregullin dhe disiplinës në shkollë, gjatë orarit 7:30 - 8:00.
- Monitorojnë dhe menaxhojnë lëvizjet e nxënësve në mjediset e shkollës, gjatë pushimit të
madh.
- Njoftojnë mësuesit kudestarë, anëtaret e drejtorisë së shkollës dhe punonjësit e shërbimit për
çdo parregullsi të konstatuar.
- Njoftojnë fillimin dhe mbarimin e orës së mësimit, duke i rënë ziles.
7. Moszbatimi me korrektësi i detyrave, i ngarkon mësuesit ditorë me përgjegjësi disiplinore.
NENI 3. KOMISIONI I ETIKËS DHE SJELLJES

1. Për të ndjekur çështje që lidhen me etikën në shkollë funksionon KES, i cili përbëhet nga
pesë anëtarë: tre përfaqësues nga Këshilli i Mësueseve, një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve
të shkollës dhe një përfaqësues nga Qeveria e nxënësve.
2. Ankesat i paraqiten KES sipas shtojcës 6 të Rregullores për funksionimin e Institucioneve
Arsimore.
3. KES njofton palët për përfundimin e shqyrtimit të ankesës sipas shtojcës 7 të Rregullores për
funksionimin e IAP.

NENI 4. BIBLIOTEKA E SHKOLLËS

1. Anëtarë të Bibliotekës së shkollës janë nxënësit, personeli mësimor dhe personeli ndihmës.
2. Orari i frekuentimit të bibliotekës së shkollës është:
Ora 12:00 – 13:00 në ditët javore: E martë, E mërkurë, E premte
3. Anëtarët e Bibliotekës së shkollës janë të detyruar të zbatojnë rregulloren e saj.

NENI 5. SIGURIA DHE MIRËMBAJTJA NË INSTITUCIONIN ARSIMOR

A. Veprimet konkrete që kryhen në raste emergjence

1. Drejtori i shkollës njofton menjëherë policinë dhe bashkinë për vjedhje ose tentative
vjedhjeje në pronën e institucionit.
2. Për dëmtimet/vjedhjet e pronës publike në institucion, nga punonjës apo nxënës të tij,
zbatohen proceduart e parashikuara në Nenin 114 të Rregullores për funksionimin e IAP.
3. Kur një nxënës sëmuret apo aksidentohet, njoftohet menjëherë personi që ushtron
përgjegjësinë prindërore të tij, nga drejtoria e shkollës apo mësuesi kujdestar.
4. Drejtoria e shkollës apo punonjës të tjerë të saj, njoftojnë menjëherë urgjencën shëndetësore
kur nevojitet ndihma e saj emergjente si dhe vepron sipas porosive të saj për të dërguar me mjete
transporti të sëmurin/ të aksidentuarin.
5. Drejtori i shkollës njofton shërbimin shëndetësor kur dyshohet për përhapjen e një
sëmundjeje ngjitëse në institucion.
6. Ndalohet hyrja në shkollë e nxënësve, personelit mësimor dhe ndihmës, të cilët rezultojnë me
sëmundje ngjitëse, të vërtetuara me raporte mjekësore.
7. Në raste tërmeti zbatohen me përgjegjësi veprimet që janë parashikuar në Planin e masave
për menaximin e emergjencave.
8. Në raste zjarri zbatohen me përgjegjësi veprimet që janë parashikuar në Rregulloren e
Sigurisë.
9. Në raste të Pandemisë COVID-19 në shkollë zbatohet Protokolli i sigurisë “Mbi kujdesin dhe
masat ndaj COVID-19 në shkollë”.
10. Për nxënësin që mungon gjatë orës së parë të mësimit dhe nuk ka njoftuar, mësuesja
kujdestare njofton menjëherë personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit dhe merr
informacionin për justifikimin e mungesës së tij.
B. Procedurat e pranimit të njerëzve të paautorizuar në mjediset e institucionit

1. Nuk lejohet në asnjë rast hyrja në mjediset e institucionit arsimor të personave të


paautorizuar.
2. Kur cënohet ora e mësimit, nuk lejohet hyrja në mjediset e institucionit arsimor të
personave, të cilët kërkojnë të marrin shërbim nga institucioni shkollor.
3. Personat që janë të autorizuar për të hyrë në shkollë me leje nga DRAP, ZVAP apo
Institucione të tjera, lejohen të hyjnë në shkollë pas njoftimit dhe miratimit të drejtorit të
shkollës.
4. Personat që lejohen të hyjnë në shkollë, shoqërohen nga punonjësi i shërbimit me detyrën e
rojes së indtitucionit.

C. Procedurat e mirëmbajtjes rutinë ditore dhe javore të institucionit


1. Pirja e duhanit dhe alkoolit ndalohet në të gjitha mjediset e institucionit.
2. Punonjësit e shërbimit zbatojnë orarin e punës 7: 00 – 15:00.
2. Punonjëset e shërbimit mbajnë uniformë pune gjatë qëndrimit të tyre në institucion.
3. Punonjësit e shërbimit kryejnë detyrat e përshkruara nga Komisioni i Shëndetit,
Sigurisë,Mirëmbajtjes dhe Mjedisit.

NENI 6. PUNONJËSI I INSTITUCIONIT ARSIMOR

1. Punonjësit arsimorë dhe psikologia shkollore, gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit,


mbajnë uniformë.

2. Nderime për punonjësit e institucionit arsimor


Punonjësit e institucionit arsimor nderohen me certifikata mirënjohjeje për merita të veçanta në
mbarëvajtjen e institucionit ose për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive plotësuese.

3. Ndalime për punonjësit e institucionit arsimor


Punonjësit e institucionit arsimor e kanë të ndaluar:
të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve dhe punonjësve të tjerë të institucionit;
të bëjnë kurse private me nxënësit e shkollës; të pijnë duhan dhe pije alkoolike në shkollë; të
largojnë nxënësit nga shkolla për nevojat e tyre; të kenë marrëdhënie me lekë me nxënësit apo
personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të tyre; të detyrojnë nxënësit të blejnë literaturë që
nuk përfshihet në katalogun e teksteve shkollore; t’u deklarojnë nxënësve bindjet e tyre partiake
ose fetare; të detyrojnë nxënësit ose punonjësit e tjerë të shkollës që të marrin pjesë në veprimtari
partiake ose fetare; të përdorin telefonin celular si mjet komunikimi gjatë orës së mësimit.

NENI 7. Mospërdorimi i telefonit cellular

1. Ndalohet përdorimi i telefonit, si mjet komunikimi, nga mësuesit dhe nxënësit, gjatë
zhvillimit të orës së mësimit.
2. Në rast të konstatimit të përdorimit të celularit si mjet komunikimi, nga nxënësit apo
mësuesit gjatë orës së mësimit, drejtoria e shkollës:
a) për mësuesin: njofton përfaqësuesin e ZVAP për të zbatuar masat disiplinore, sipas kuadrit
ligjor në fuqi;
b) për nxënësin: sekuestron telefonin dhe njofton menjëherë personin që ushtron përgjegjësinë
prindërore të nxënësit.

NENI 8. VLERËSIMI I NXËNËSVE

A. Vlerësimi i nxënësit në klasat I –III bëhet me përshkrim.


B. Vlerësimi i nxënësit në klasat IV- XII bëhet me notë.
C. TESTIMET ME SHORT
1. Drejtoria e shkollës organizon testime me short për të gjitha klasat, me qëllim evidentimin e
arritjeve të nxënësve.
2. Shorti hidhet për të përcaktuar lëndën dhe periudhën e zhvillimit të testimit për secilën klasë.
3. Testimet me short zhvillohen në përfundim të periudhave të vitit shkollor.
4. Notat e testimeve me short konsiderohen si nota të testeve përmbledhëse për atë periudhë.

NENI 9. MËSUESIT
1. Mësuesit kanë për detyrë:
të përmbushin detyrimet që lidhen me ushtrimin e profesionit të mësuesit; të zbatojnë dhe
respektojnë Kodin e Etikës së Mësuesit; të kujdesen për mbarëvajtjen e çdo nxënësi të tij;
të japin ndihmesën për mbarëvajtjen e institucionit; të trajtojnë këdo me respekt, me dinjitet, në
mënyrë të kulturuar dhe të moralshme, pa presione, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë.

2. Mësuesit kanë të drejtë:


të trajtohen me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme nga kushdo, pa
presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim; të kryejnë punën në kushte të sigurta për jetën
dhe shëndetin e tyre; të punojnë në kushte të mira për një mëmdhënie efektive; të informohen në
kohë, nga drejtuesit e shkollës, për dokumentet zyrtare, që kanë lidhje me veprimtarinë e tyre;
të kenë, në përputhje me legjisacionin në fuqi , liri profesionale në zbatimin dhe zhvillimin e
kurrikulës; t’u krijohen mundësitë për zhvillim profesional; të marrin pjesë në veprimtari
shkencore vendore, kombëtare dhe ndërkombëare.

3. Për mësuesit merren masa disiplinore për:


shkelje të legjislacionit në fuqi për arsimin parauniversitar, shkelje të Rregullores për
funksionimin e IAP në Republikën e Shqipërisë; shkelje të Kodit të Etikës e të Sjelljes në
institucion; rezultate fiktive të përsëritura të nxënësve, të verifikuara në mënyrë objektive,
përmes testimeve të drejtorisë së institucionit ose të njësisë arsimore vendore apo rezultateve të
Provimeve Kombëtare.
4. Masat disiplinore që merren në mënyrë të përshkallëzuar nga Komisioni i Disiplinës janë :
qortim,vërejtje, paralajmërim për largim nga puna largim nga puna
5. Për mungesë në punë, punonjësit e shkollës njoftojnë paraprakisht titullarin e institucionit.
6. Mungesat në punë të punonjësve të shkollës trajtohen në përputhje me Kodin e Punës.
NENI 10. NXËNËSIT

1. Nxënësit kanë të drejtë:


- të kryejnë veprimtaritë e tyre në IA në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;
- të trajtohen me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në IA, pa
presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim, pa dhunë;
- të njihen me të drejtat dhe detyrat e tyre në IA;
- t’u sigurohet, nga IA, shërbim cilësor, sipas interesave, nevojave, dhe mundësive, si edhe
ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e veçanta të të nxënit;
- t’u merren parasysh kërkesat lidhur me kurrikulën me zgjedhje;
- të informohen verbalisht dhe vizualisht se ku duhet të drejtohen në rast të shkeljes së të
drejtave të tyre.

2. Nxënësit kanë për detyrë:


- të respektojnë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe punonjësve të IA;
- të respektojnë rregullat e IA-së për mbrojtjen e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit, si dhe të
kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;
- të mirëmbajë tekstet shkollore në përdorim falas dhe t’i kthejë ato në gjendje të përdorshme,
sipas akteve nënligjore në fuqi;
- të mësojë dhe të vijojë rregullisht në shkollë;
- të jape ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e IA;
- të respektojë Rregulloren e IA.

3. Rregullat e veshjes dhe paraqitjes së nxënësve në mjediset e shkollës

- Nxënësi ka detyrim të ketë një veshje dhe paraqitje serioze, e cila i përgjigjet natyrës së
shkollës.
- Në shkollë,
veshjet nuk duhet të ekspozojnë trupin e nxënësit; nuk lejohen veshje transparente; nuk lejohen
pantallona të shkurtra; xhinse të grisura, nuk lejohen kapelat, shamitë/shallet e kokës, syzet e
diellit;
nuk duhet të mbajnë unaza në duar dhe aksesorë të tjerë të tepruar, shënime me stilolaps apo
tatuazhe në duar dhe fytyrë , thonj të gjatë e të lyer me manikyr, makeup dhe buzëkuq;
nuk duhet të përtypë çimçakiz në orën e mësimit;
ndalohen pijet energjike, pijet alkoolike dhe cigaret / cigaret elektronike
Nxënësit duhet të kujdesen për higjenën personale dhe paraqitjen e jashtme në mjediset e
shkollës.
- Në orët mësimore të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet, nxënësi paraqitet detyrimisht
me uniformën sportive të përcaktuar nga mësuesit e kësaj lënde, vajzat me flokë të mbledhura.

4. Nderime dhe shpërblime për nxënësit

Në fund të vitit shkollor:

- Mësuesi kujdestar shpall tre nxënësit e klasës me mesataren më të lartë vjetore.


- Drejtori i shkollës shpall pesë deri 10 nxënësit e shkollës me rezultatet vjetore më të larta.
- Drejtori i shkollës, pas konsultimit me Këshillin e Mësuesve, nderon me certifikata
mirënjohjeje nxënësit që janë dalluar për kontribute në mbarëvajtjen e shkollës, në
veprimtaritë plotësuese ose ngjarje të spikatura gjatë vitit shkollor.

5. Masa disiplinore për nxënësit

Masa disiplinore të lehta


- shënim në fletore për të cilin është kërkuar nënshkrimi nga personat që ushtrojnë
përgjegjësinë prindërore;
- ndjesë përpara klasës, me qëllim krijimin e vetëdijes së nxënësit për shkeljen e rregullave;
- dhënia e detyrave shtesë mbi një temë specifike;
- mbajtja përtej orëve të mësimit (për nxënësit e AMU) për të kryer një punë në shërbim të IA;
- këshillim individual në prani të punonjëses sociale të shkollës;
- sekuestrimi jopërfundimtar i sendeve personale, të cilat janë të ndaluara në shkollë dhe që
cënojnë orën e mësimit.

Masa disiplinore të rënda


- paralajmërim për ulje të notës në sjellje;
- ulje e notës në sjellje;
- kontribut në shërbim të IA apo komunitetit;
- përjashtim nga IA

NENI 11. Trajtimi i sjelljeve të dhunshme

A. Trajtimi i sjelljeve të dhunshme të nxënësve ndaj punonjësit arsimor


1. Në rastin kur punonjësi arsimor konstaton përdorimin e dhunës verbale, psikologjike, fizike,
seksuale nga ana e nxënësit, me anë të shprehjeve dhe/ose veprimeve të ndryshme, lajmëron
menjëherë drejtorinë e shkollës.
2. Drejtoria e shkollës lajmëron personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit dhe
bashkëpunon me punonjësen sociale për menaxhimin e konfliktit dhe zgjidhjen e situatës.
3. Në rastin kur sjellja e dhunshme, e shfaqur nga nxënësi, përbën vepër penale, drejtori i IA
njofton ZVAP, NJMF dhe organet vendore të Policisë së Shtetit për ndjekjen e çështjes.

B. Trajtimi i sjelljeve të dhunshme të mësuesit ndaj nxënësve


1. Përdorimi i dhunës verbale, psikologjike, fizike apo seksuale nga ana e mësuesit ndaj nxënësit
është e ndaluar.
2. Në rastin e konstatimit të saj, nxënësi, ndaj të cilit është ushtruar dhunë, ka të drejtë të ankohet
te mësuesi kujdestar ose punonjësja sociale e shkollës, të cilët njoftojnë drejtorin e shkollës.
3. Drejtori i shkollës e paraqet rastin para KES të IA.
4. Kur KES konstaton kryerjen e shkeljes nga ana e mësuesit, bën rekomandimet për marrjen e
masave disiplinore ndaj mësuesit, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
5. Në rastin kur sjellja e dhunshme e shfaqur nga mësuesi përbën vepër penale, drejtori i IA-së
njofton ZVAP, NJMF dhe organet vendore të Policisë së Shtetit për ndjekjen e çështjes.
C. Mosmarrëveshjet në orën e mësimit
1. Mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë ores së mësimit, midis mësuesit dhe nxënësit,
diskutohen dhe zgjidhen pas mësimit, pa ndërprerë procesin mësimor për këtë arsye.
2. Ndalohet nxjerrja e nxënësit nga ora e mësimit për arsye të tilla si: ardhja me vonesë në klasë,
mungesa e librit, fletores apo mjeteve të tjera shkollore.
3. Në rastet kur nxënësi hyn me vonesë në klasë, mësuesi i klasës e pranon atë për të vijuar
procesin mësimor dhe pas ores së mësimit njofton mësuesin kujdestar të klasës, i cili komunikon
me familjen e nxënësit dhe meson arsyen e vonesës së tij në shkollë.
4. Në rastet kur nxënësit i mungojnë mjetet shkollore, mësuesi lëndor menaxhon situatën brenda
ores mësimore dhe pas ores së mësimit njofton mësuesin kujdestar të klasës.

NENI 12. PERSONAT QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE

Këshilli i prindërve të klasave


1. Këshilli i prindërve të klasave përbëhet nga tre persona, që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore
të nxënësve.
Këshilli i prindërve të institucionit arsimor
1. Këshilli i prindërve të shkollës përbëhet nga nëntë persona, të zgjedhur nga këshillat e
prindërve të klasave.
2. Këshilli i prindërve të shkollës ka të drejtë: të mbrojë dhe promovojë të drejtat e
personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve të shkollës; të shprehë pikëpamjet
për cilësinë e shërbimit që ofron shkolla dhe të dëgjohet për këto pikëpamje; të thërrasë mbledhje
të përgjithshme të personave që ushtrojnë përgjegjësi prindërore për nxënësit e shkollës sonë.
3. Këshilli i prindërve të shkollës ka për detyrë: të ndërrmarë nisma në ndihmë të personave
që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësve, për mbarëvajtjen e institucionit dhe t’i
realizojë ato në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës; të organizojë takime të përbashkëta me
këshillat e prindërve të klasave.

NENI 13. Mosrespektimi i Rregullores së brendshme të shkollës

1. Rregullorja e Brendshme e shkollës është e detyrueshme për t’u zbatuar nga nxënësit, stafi
mësimor dhe ndihmës, aktorët e tjerë që kanë lidhje me institucionin arsimor.
2. Mosrespektimi i Rregullores së brendshme të shkollës trajtohet me marrjen e masave
disiplinore të përshkallëzuara nga KES dhe Komisioni i Disiplinës sipas parashikimeve në
Rregulloren për funksionimin e IAP në Republikën e Shqipërisë.

MIRATUAR NGA

Kryetari i Bordit të Shkollës Drejtori i shkollës Drejtor i ZVA Korçë- Pustec

Evjonda Pylli Romeo Rrapo Mikel Kocaqi

You might also like