You are on page 1of 2

RREGULLORJA E KLASES

1. Nxënësi paraqitet në shkollë në orarin e përcaktuar nga drejtoria nëse jo do marin mungese në të gjitha orët edhe pse do
jenë prezent në klasë.

2. Mungesat e nxënësve në mësim janë të justifikueshme vetëm kur nxënësit paraqesin një raport mjeksor, ose kur ka një
justifikim paraprak me shkrim nga prindi dhe ky është marrë në konsideratë nga mësuesi kujdestar.

3. Cdo mungesë tjetër e cila nuk përmbush kushtet e pikës 2 do të konsiderohet e pa justifikueshme dhe për shqyrtimin e tyre
do të zbatohet dispozita normative.

4. Largesat nga orët e mësimit konsiderohen si të pa justifikueshme dhe do të konsiderohen si thyerje e disiplinës shkollore
dhe e rregullores së shkollës. Çdo rast i konstatuar do të merret në shqyrtim nga komisioni i disiplinës, i cili ka të drejtën e
marrjes së masave konkrete.

6. Gjatë kohës së orarit të mësimit, nxënësi nuk lejohet të dalë nga ambientet e shkollës, me përjashtim të rasteve të vecanta
të gjykuara nga drejtoria e shkollës.

7. Për asnjë arsye nuk është e lejueshme që mësuesi të nxjerrë nga klasa nxënësit gjatë procesit mësimor, në rast të kundërt
kjo merret në shqyrtim nga drejtoria e shkollës dhe shoqërohet me masat përkatëse.

8. Në shkollë ndalohet rreptësisht përdorimi i lëndëve narkotike, alkoolit, duhanit, mbajtja e armëve të ftohta apo të zjarrit,
nga nxënësit e shkollës nqse kapen duke përdorur lëndë të tilla do t’i rreferohet rrasti komisionit të etikës dhe disiplinës të
cilët do marin masat përkatëse.

9. Nxënësi është i detyruar të hedhë mbeturinat në vendet e caktuara për këtë qëllim nqse jo do të pastroje ambjentet e klasës
dhe të shkollës.
10. Nxënësve u ndalohet përdorimi i celularit gjatë procesit mësimor nëse përdoret dhe kapet nga mësuesi i lëndës merret
dhe çohet në drejtori.

11. Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë me veshjen e paracaktuar për ta.

12. Në shkollë nuk lejohet përdorimi i makiazhit nga nxënëset.

13. Nxënësit janë të detyruar të vijnë në shkollë me mjetet e duhura mësimore të cilat bëhen të ditura nga mësuesit përkatës.

14.Nxënësit duhet te mbrojnë bazën materiale të shkollës në rast të kundërt duhet të zhdëmtojnë ose dhet të paguajnë dëmin
3-fish.

You might also like