You are on page 1of 4

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo


Komuna e Prishtinës
Opština Priština –Municipality of Prishtina
SHFMU “EMIN DURAKU”
ShFMU
“EMIN DURAKU”
Nr. 680/2024 Dt 08.03.2024 PED.022

Bazuar në nenin 14 të Ligjit nr. 04/L-032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës,
në Udhëzimin Administrativ (MASHT) nr. 03/2016 për Këshillin Drejtues të shkollës, KDSH
miraton:

KODI I ETIKËS PËR NXËNËS

Neni 1
Qëllimi dhe Fushëveprimi

Kodi Etikës për nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” Prishtinë (në
tekstin e metejmë:Kodi) përcakton parimet dhe rregullat me të cilat rregullohet sjellja e
nxënësve ( në tekstin e mëtejmë: nxënësit) gjatë qëndrimit në shkollë (në tekstin e mëtejmë:
Shkollë) dhe jashtë saj, me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të dinjitetit dhe të prestigjit të
Shkollës dhe cilësisë së mësimit. Dispozitat e këtij Kodi janë të obligueshme për nxënësit,
përderisa nuk parashikohet ndryshe në dispozitat e tjera ligjore

Neni 2
Rregullat e përgjithshme të mirësjelljes së nxënësve brenda hapësirave të Shkollës

1. Nxënësi në shkollë obligohet :


1.1. Të respektojnë rregulloret e brendshme të shkollës;
1.2. Të kenë kujdes me inventarin dhe pronën e shkollës, pronën e nxënësve dhe përsonave
tjerë në shkollë;
1.3. Të mos dëmtojnë hapësirat e gjelbëruara;
1.4. Të mos konsumojnë duhan, brenda hapësirave të shkollës;
1.5. Të mos sjell, konsumoj e as të jetë nën ndikim të pijeve alkoolike apo substance tjera dehëse
në ambientet e shkollës;
1.6. Të ruajë qetësinë dhe të shmangen nga sjellja e zhurshme dhe shqetësuese në shkollë.

Neni 3
Sjellja e nxënësit në klasë të mësimit
1.Nxënësi në shkollë obligohet :
1.1.Të mbajë pastërtinë në bankë dhe klasë;
1.2. Të vendosë mjetet mësimore personale në vendet e përcaktuara;
1.3. Të përgatitet për fillimin e mësimit me të dëgjuar zilen;
1.4. Të përgatitë materialet mësimore përpara se mësuesi të hyjë në klasë;
1.5.Të mos i ndryshoj orenditë ose sistemin e klasës pa lejen e mësuesit;
1.6. Të mos ushqehet në klase gjatë orës mësimore me as një lloj ushqimi apo pije;
1.7. Të mos komunikoj me nxënësit tjerë gjatë orarit të mësimit pa lejen e mësueses;
1.8. Të kryen me përpikëri detyrat e nga mësimdhënësi;

1
1.9. Të mos flet me të nxënësit tjerë kur flet mësuesi ose një nxënës;
1.10.Të raportoj të gjitha ngjarjet shqetësuese kur është kujdestar klase tek kujdestari i klasës
1.11. Të jep përgjigje mësuesit për pyetjet që ai drejton tek ai;
1.12. Nuk pranohen arsyet për mos bërjen e detyrave të shtëpisë. Në qoftë se atë ditë nxënësi
nuk ka qenë në shkolle, ai nëpërmjet ndihmës së mësuesit ose të shokëve plotëson detyrat e tij.
Nuk është detyrë e mësuesit të kujtoje nxënësin për detyrat apo dhe raportin mjekësor;
1.13.Nuk mungon kur ka test. Në qoftë se sëmundja është serioze duhet vihet në dijeni mësuesi,
edhe pse raporti dorëzohet më vonë;
1.14. Vjen në klasë në kohën e mësimit, dhe në qoftë se (për arsye të ndryshme) është me
vonesë, kërkon leje para hyrjes në mësim;
1.15. Dëgjon shokët me vëmendje kur ata paraqesin një temë të veçantë ose janë duke iu
përgjigjur pyetjeve të drejtuara;
1.16. Nuk heq ose nuk dëmton asnjë send që konsiderohet objekt i shkollës, postera ose
lajmërime në mur si dhe nuk bën asnjë afishim lajmesh ose posterash pa marrë konfirmimin nga
drejtoria,
1.17. Nuk mban dhe nuk përdor celular në orën e mësimit;
1.18. Përdor me leje telefonin e shkollës;
1.19. Nuk sillen topa në klasë pa lejen e mësuesit;
1.20. Nuk futë në shkollë ushqimet pa lejen e mësuesit;
1.21. Drejtoria e shkollës ka të drejtë të bëjë kontroll sistematike të gjërave që nxënësit marrin në
shkollë

Në sistemet edukative disiplina nuk nënkupton ndëshkim, por rregull. Në këtë dokument
nxënësi orientohet dhe i bëhet e njohur mënyra e sjelljes brenda një institucioni shkollor, të
drejtat dhe përgjegjësitë që ka ai në raport me shokët, mësimdhënësit dhe ambientin ku zhvillon
veprimtarinë e tij si nxënës.

Neni 4
Kodi i veshjes
Nxënësi duhet të vishet në përputhje me normat e përshkruara më këtë rregullore.
2. Nxënësi është i obliguar:
2.1.Të mbajë të veshur uniformën;
2.2. Të vishet sipas modelit të caktuar të veshjes, i cili përkufizon;
2.2.1. Ndalimin e veshjeve të ngushta (në numër më të vogël nga masa);
2.2.2. Ndalimin e veshjeve shumë të gjëra (më të mëdha sesa masa trupore e nxënësit);
2.2.3. Ndalimin e bluzava që tregojnë muskujt dhe bluzave me litarë;
2.2.4. Ndalimin rreptësisht të ekspozimit të rrobave të brendshme;
2.2.5. Ndalimin e bartjes së bluzave me mëngë dhe bluzave me rripa (britella);
2.2.6. Ndalimin e veshjes së bluzave, fustaneve e pantallonave të tejdukshëm;
2.2.7. Ndalimin e veshjes së rrobave që bartin simbole të bandave;
2.2.8. Nuk lejohet të mbahen veshje me mbishkrime ose stampa të i bëjnë publicitet
veprimtarive të ndryshme, ose që sjellin ngacmime seksuale;
2.2.9. Në orën e mësimit te Edukimit Fizik dhe në veprimtari sportive, si djemtë dhe
vajzat veshin uniformën sportive të përcaktuar për mësim nga ana e Drejtorisë. Nuk
lejohet mbajtja e uniformës sportive jashtë mjediseve të përcaktuara për veprimtari
sportive;
2.2.10. Nuk përdoret asnjë emblemë tjetër në uniformë veç asaj të shkollës.

2
Neni 5
Sjellja e nxënësit në bibliotekë

1. Librat qe merret ne përdorim nga nxënësi duhet te dorëzohen brenda kohës së caktuar
nga bibliotekistja;
2. Librat duhet te ruhen dhe të përdoren me kujdes që kur të dorëzohen duhen të jenë në
gjendje ashtu sic kanë qenë kur e ka marrë në përdorim;
3. Nëse nxënësi e humb librin e marrë në bibliotekë atë duhet ta zëvendësoj me një të re,
nëse nuk ka për ta blere paguan vlerën e librit që humbet.;
4. Nxënësi i cili merr në përdorim librin ajo shënohet në emër të tij;
5. Nxënësi nuk ka të drejtë të merr më shumë se një libër për një herë.

Neni 6
Sjellja e nxënësve në kabinetin e Informatikës

1. Nxënësit nën përcjelljen e arsimtarit të lëndës shkojnë në kabinetin e Informatikës


2. Përdorimi i kompjuterit nga nxënësi behet nën këshillat dhe sugjerimet e arsimtarit;
3. Ndalohet përdorimi i kompjuterit gjatë orës për hapjen e website përpos atyre që ka
kërkuar mësimdhënësi;
4. Pas përfundimit të orës mësimore, kompjuterët duhet të ndalen dhe të kthehen pajisjet
ashtu sic kanë qenë më parë;
5. Nxënësi nuk ka të drejtë që në kompjuter të instaloj as një program apo aplikacion;

Neni 7
Sjellja e nxënësve në sallën e Edukatës fizike

1. Nxënësit duhet të shkojnë në sallën e edukatës fizike vetëm atëherë kur janë të
shoqëruar nga mësimdhënësi;
2. Ndërrimi i veshjeve për orën e edukatës fizike bëhet në zhveshtoren e përcaktuar;
3. Në sallë të edukatës fizike nxënësi nuk mund të hyn pa qenë i pajisur me veshjen e
përcaktuar për orën e edukatës fizike;
4. Para përfundimit të orës së edukatës fizike nxënësi obligohet që pesë 5 minuta pa
mbaruar ora të kthehen në zhveshtore;
5. Në sallën e edukatës fizike nuk lejohet që të sillet dhe të përdoret ushqim apo pije.

Neni 8
Sjellja e nxënësit jashtë ambienteve të shkollës

1. Nxënësi është i obliguar që në aktivitetet jasht shkollës ti permbahet me


përpikmeri agjendes dhe këshillave të mësimëdhenësit;
2. Cdo aktivitet jashta agjendes së paraparë ne aktivitetet jashtë shkollës është i
ndaluar dhe konsiderohet shkelje.

3
Neni 9
Sjelljet e nxënësve me mësimëdhenësit

1. Nxënësi duhët të jetë i vëmendshëm për detyrat dhe obligimet që u jap


mësimëdhenësi;
2. Nxënësi duhet të respektoj mësimëdhenësin dhe duhet vlerësuar punën dhe
angazhimin.

Neni 10
Raportet mes nxënësve

1. Nxënësit duhet të kultivojnë raporte te mira njerëzore duke pasur respekt reciprok;
2. Cdo mosmarrëveshje brenda nxënësve duhet të provohet të zgjidhet përmes
komunikimit ndërpersonal pa pasur nevojë të lajmërohet mësimdhënësi
3. Mes nxënësve duhet të jete e shprehur edhe ndjenja e solidaritetit sa i përket ofrimit të
ndihmës dhe bashkëpunimit;

Neni 11
Përgjegjësia për zbatim

1.Përgjegjësinë për zbatimin e këtij kodi e kanë të gjithë nxënësit;


2.Shkelja e dispozitave te këtij Kodi është bazë për inicimin e procedurave disiplinore;
3.Drejtori i shkollës do të jetë përgjegjës për monitorimin e zbatimit të këtij Kodi

Neni 12
Hyrja në fuqi

Ky Kod hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Komuna e Prishtinës.

You might also like