You are on page 1of 25

_____________________________________ _________________________________

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT SPORTIT DHE RINISE
DREJTORIA E PERGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DURRES
ZYRA VENDORE ARSIMORE TIRANE
SHKOLLA 9-VJEÇARE: “26 NËNTORI”

Viti shkollor 2021-2022


Klasa:______
Miratoi: Sheri BANUSHI
Drejtore
Mёsues Kujdestar: Psikologe:Anisa Asllanaj
___________________
“Çdo nxёnёs mund tё mёsojё, por jo nё tё njёjtёn ditё dhe nё tё njёjtёn mёnyrё ”.

 OBJEKTIVAT E EDUKIMIT

 Emancipimin shpirtёror dhe zhvillimin e personalitetit tё nxёnёsve.


 Zhvillimin e mendimit dhe veprimit tё tyre tё pavarur, kritik, krijues, konstruktiv e tolerant.
 Edukimin e vlerave atdhetare, njerёzore, morale e demokratike.
 Mundёsimin e krijimit tё shanseve tё barabarta pёr tё gjithё nxёnёsit dhe aftёsimin e tyre pёr pёrballimin e jetёs.

 RREGULLORJA E BRENDSHME E SHKOLLЁS

Duke marrë shkas nga pandemia botërorë me të cilën po përballemi, kjo rregullore I është përshtatur realitetit të ri, më të cilin duhet të bashkëjetojmë.
Në përmbushjen e kësaj sfide, shkolla jonë ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit
Parauniversitar dhe Zyrës Vendore Arsimore Tiranë.
Kjo rregullore e brendshme synon të jetë fleksibël dhe të mbështesë organizimin e procesit mësimor, me qëllimin për të ofruar arsim cilësor dhe
gjithëpërfshirës, të gatshëm për t’u ofruar nxënësve mjedise të sigurta duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe masat e tjera mbrojtëse, si
dhe të afta për t’u përballur me pasojat e pandemisë COVID-19.

Kjo rregullore do të zbatohet në mbështetje të dy skenareve të mundshëm të zhvillimit të procesit mësimor:


të parashikuara nga MASR:
1. Mësim në shkollë;
2. Mësim i kombinuar (në shtëpi dhe në shkollë);

Neni 5 –I RISHIKUAR SIPAS UDHËZUESIT PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2020-2021 (ASCAP)

Organizmi i mësimit në shkollë


-Skenari 1.3 (1.3.2) 2 shkolla

Shkollat me një turn me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së
Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për ruajtjen e higjienës dhe të distancimit fizik:
- Hyrja dhe dalja e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, do të realizohet sipas grafikut të vendosur nga Drejtoria e shkollës, pa prekur orën e fillimit
dhe të mbarimit të shkollës;
Ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme, sipas grafikut të vendosur nga Drejtoria e shkollës

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës


- Orari për hyrjen e nxënësve do të realizohet sipas grafikut të vendosur nga Drejtoria e shkollës, i cili hartohet nga drejtoria e institucionit arsimor dhe
monitorohet nga mësuesit e kujdestarë.
- Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.
- Nxënësit hyjnë në shkollë, pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2 metra.
- Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës
ose mjekun e familjes, verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
- Justifikimi i mungesës bëhet vetëm nga mjeku i familjes.
- Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryejë vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:

 Matje të temperaturës me termometër digjital.


 Sprucim me alkool 60% ose dezinfektantë të tjerë në duar.
 Duhet të kontrollohen gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose me mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë), të cilat duhet të lahen
në 60 gradë dhe të hekurosen, si me shami prej letre për higjienën e hundëve.
 Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me bazë të klorit aktiv, për dezinfektimin e pjesëve të poshtme të
këpucëve, përpara hyrjes në ambientet e brendshme të shkollës.
- Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.
- Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme
brenda tyre.
- Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.
- Dalja nga ambientet e institucionit arsimor të bëhet sipas rregullave, duke ruajtur distancimin fizik (jo më pak se 1.5 metra) nën mbikëqyrjen e
mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së fëmijëve është vetëm në një kah apo në një drejtim, njëri pas
tjetrit.
- Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, të trajtohen me masë disiplinore nga komisioni i etikës dhe i sjelljes.
Qëndrimi dhe mësimi në klasa

- Gjatë procesit mësimor, mësuesi të qëndrojë në klasë duke respektuar distancimin fizik me nxënësit dhe me mësuesit e tjerë, në 2 metra.
- Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë ulur nga një nxënës në bankë dhe bankat janë të paktë 1.5 metra larg njëra- tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur,
nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
- Nëse transporti i nxënësve kryhet me mjetet e transportit të dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe
këto mjete duhet t’i nënshtrohen me rigorozitet udhëzuesit për transportin.
- Nxënësve të arsimit fillor u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
- Nxënësit e arsimit fillor duhet të mbajnë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambientet e shkollës.
- Nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (AMU) dhe arsimit të mesëm të lartë (AML) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet
mësimore në ambientet e shkollës.
- Mësuesit të sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
- Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.
- Kur është e mundur, të praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
- Nuk lejohet ushqimi në klasë.

Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës


- Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve
që lëvizin në të. Kjo do të thotë që p.sh., nxënësit e klasës Ia do të hyjnë vetëm në klasën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në
korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera.
- Rregullat për lëvizjen e nxënësve të jenë të afishuara në ambientet e klasave dhe në korridore.
- Nuk lejohen qëndrimet në korridore.
- Nxënësit ruajnë distancimin fizik, kur lëvizin në korridore.
- Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit apo stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin
fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara më lart. Komunikimi mund të jetë edhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterit, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë.
- Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.
- Nuk do të kontaktohen personat që mund të jenë të pranishëm në mjediset e institucionit arsimor.
Kujdesi për higjienën

- Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda
dhe jashtë shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe shërbimi psiko-social i shkollës.
- Nxënësve duhet t’u flitet në mënyrë të vazhdueshme për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes dhe të teshtitjes, si dhe mbajtjen e
maskave.
- Çdo nxënës në shkollë të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit, si p.sh.: prekja e hundës, syve, gojës etj.
- Të minimizohet prekja e herëpashershme e maskës dhe të kihet kujdes që heqja të kryhet nga pjesa e pasme e maskës dhe të lahen menjëherë duart apo të
përdoren dezinfektantë në fund të këtij procesi.
- Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i pijshëm, sapuni i lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60% në të gjitha
ambientet e shkollës.
- Gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grup-moshave).
- Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit.
- Klasat duhet të kenë aq nxënës sa lejojnë distancimin jo më pak se 1.5 metra nga njëri nxënës tek tjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë për
ballë në ambientet e institucionit arsimor.
- Nëse nxënësi manifeston gjendje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko- social të shkollës nëpërmjet mësuesit kujdestar dhe “Këndit të psikologut”
online pranë DRAP-it.
- Në një klasë apo laborator të mos qëndrojnë më shumë nxënës sesa mund të qëndrojnë në atë mjedis, duke respektuar distancimin fizik.
- Aktivitetet sportive dhe artistike në ambientet e shkollës duhet të kryhen jo më shumë se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik.
- Të jenë të afishuara në të gjitha ambientet e shkollës, postera mbi masat e parandalimit të infeksionit COVID-19, me mesazhe të qarta dhe të thjeshta.
- Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve dhe të mbajtjes së maskës.

- Në hyrje dhe në dalje të ambienteve të shkollës, rekomandohet të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%,
i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm.
- Të kryhet dezinfektimi i çdo klase, çdo ditë. Pas përfundimit të procesit mësimor të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe i orendive me lëndë dezinfektuese.
- Dezinfektimi i mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor, 2
herë në javë.
- Do të pranohen në ambientet e shkollës vetëm nxënësit apo prindërit (në rastet e nxënësve të ciklit fillor) që do të firmosin rregulloren mbi
parandalimin e përhapjes së COVID-19.
- Përpara se të rifillojnë mësimin në ambientet e shkollës, sipas rregulloreve të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësit duhet të plotësojnë
formularin e vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre, e cila shërben për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni
COVID-19.
- Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipas rregullores së shkollës.

Kujdesi për mësuesin


- Mësuesi paraqitet në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së nxënësve.
- Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit dezhurn paraqiten në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.
- Mësuesi mban gjatë kohës së qëndrimit në shkollë maskën dhe solucione dezinfektuese.
- Stafi mjekësor i shkollës (mjekja/infermierja e shkollës) ose personeli i shkollës, i caktuar nga drejtuesi
dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo nxënës procedurën si më poshtë:

 Mat temperaturën me termometër digjital.


 Spërkat me solucion dezinfektues me përmbajtje 60% alkooli, duart e nxënësve dhe të stafit.
 Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë.

- Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin fizik me nxënësit.
- Mësuesi i arsimit fillor largohet nga shkolla, kur klasat e tij mbaron procesin mësimor.
- Mësuesi i AMU-së dhe i AML-së largohet nga shkolla vetëm me miratim të drejtorit të shkollës.

NXËNËSIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Mbyllja e shkollave në pranverën e 2020-ës ndikoi veçanërisht te nxënësit me aftësi të kufizuara. Këta nxënës e kishin pothuajse të pamundur të përfshiheshin në
mësimin online. Planet e rihapjes së shkollave duhet të marrin parasysh nevojat e veçanta të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të zhvillojnë programe plotësuese
për njohuritë dhe aftësitë kryesore që lidhen me periudhën mars-qershor 2020. Gjithashtu, shkollat:

- duhet të bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të krijuar kushtet e përshtatshme për shëndetin dhe për sigurinë e nxënësve me aftësi të kufizuara;
- duhet të bashkëpunojnë me zyrën arsimore vendore për sigurimin e mësuesve ndihmës për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara;
- duhet të realizojnë ose të bashkëpunojnë me institucione arsimore në varësi të MASR-së për trajnimin e mësuesve në lidhje me teknikat dhe strategjitë që
duhen përdorur me nxënësit me aftësi të kufizuara gjatë mësimit online;
- duhet të informojnë prindërit në lidhje me shërbimet e ofruara dhe t’i orientojnë ata se si të punojnë me fëmijën e tyre;
- duhet të bashkëpunojnë me prindërit për mënyrat e zbatimit të planit edukativ individual (PEI) në kushtet e zhvillimit të mësimit në shkollë ose në kushtet e
shtëpisë (online). Në rast se mësimi do të zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi), sugjerohet që të merret miratimi i prindërve dhe të
analizohet gjendja shëndetësore e nxënësit dhe më pas të vendoset nëse nxënësi do ta zhvillojë mësimin në shkollë apo në shtëpi. Megjithëse ofrimi i mësimit në
shkollë dhe mbrojtja e shëndetit dhe e sigurisë së nxënësve me aftësi të kufizuara është prioritet, shkollat duhet të kujdesen që të mos krijojnë ndarje të
panevojshme të nxënësve me aftësi të kufizuara nga bashkëmoshatarët e tyre;
- duhet të sigurojnë koordinim mes mësuesit lëndor, mësuesit kujdestar, mësuesit ndihmës, shërbimit psiko-social shkollor dhe prindërve për të punuar drejt
përmbushjes së rezultateve zhvillimore dhe të të nxënit të vendosura në planin edukativ invididual, si dhe të sigurohen për rishikimin e rezultateve sipas nevojave
konkrete;
- duhet të bashkëpunojnë me institucione dhe me organizata të ndryshme për të siguruar ndihma, shërbime shtesë dhe teknologjinë e nevojshme për të plotësuar
nevojat e veçanta të nxënësve me aftësi të kufizuara;

Rolin kryesor në punën me nxënësit me aftësi të kufizuara e ka mësuesi ndihmës.


Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, mësuesi ndihmës:
- duhet të punojë për zhvillimin e potencialit intelektual, social-emocional dhe fizik të nxënësit;
- duhet të hartojë dhe të zbatojë planin edukativ individual (PEI) në bashkëpunim me mësuesin/t e klasës, psikologun dhe prindërit dhe atje ku ka mundësi me
përfshirjen e vetë nxënësit;
- në bashkëpunim me mësuesin e klasës/lëndës, duhet të planifikojë ndërhyrjet për të plotësuar nevojat më prioritare të të nxënit për nxënësin, si dhe mangësitë
e krijuara nga viti i kaluar shkollor, gjatë mësimit në distancë;
- për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të nxënësit në të gjitha orët mësimore, duhet ta asistojë atë gjatë procesit mësimor. Nëse mësimi do të bëhet online,
mësuesi ndihmës duhet të bashkëpunojë me mësuesin/t e klasës, shërbimin psiko-social shkollor dhe me prindërit për të përmbushur rezultatet e përcaktuara në
PEI;
- derisa procesi mësimor të zhvillohet në kushte normale, duhet të ketë fleksibilitet në lidhje me zbatimin e PEI-t, në varësi të specifikave të nxënësit dhe të
rrethanave që lidhen me COVID-19;
- duhet të bashkëpunojë me mësuesin/t e klasës dhe me psikologun për vlerësimin e nxënësit sipas nivelit të arritjeve;
- duhet të raportojë në komisionin e shkollës mbi ecurinë e nxënësit dhe realizimin e rezultateve të PEI-t;
- duhet t’i informojë prindërit rregullisht për progresin mësimor dhe zhvillimor të nxënësit;
- duhet të kujdeset që nxënësi të mbajë maskën (kur është e mundur), të ruajë distancën fizike dhe të respektojë rregullat e higjienës.

 KODI I SJELLJES
{ Tё drejtat dhe detyrat e nxёnёsit mbёshtetur nё dispozitat normative}
Dispozitat Normative
KREU XIV-NXËNËSIT

NENI 85-Të drejta dhe detyra të nxënësve

1. Nxënësi ka të drejtë: a) të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin; b) të trajtohet me respekt,
me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë; c) të njihet me
të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor; ç) t’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe
ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit; d) t’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje.
2. Nxënësi ka për detyrë: a) të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor; b) të respektojë rregullat e institucionit për
mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë; c) të mësojë e vijojë rregullisht;ç)
tëjapë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;d) të respektojë rregulloren e institucionit.

NENI 86-Nxënësit me merita të veçanta

1. Në fund të vitit shkollor: a) mësuesi kujdestar shpall tre nxënësit e klasës me mesatare më të lartë vjetore; b) drejtori i shkollës shpall pesë nxënësit me
rezultate më të larta vjetore.
2. Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës u japin këtyre nxënësve certifikatën “Më të mirët e vitit në mësime” (në klasën …në shkollë).Ky vlerësim shënohet
në dëftesën e klasës.
3. Drejtori i shkollës, pas konsultimit me këshillin e mësuesve, shpall në fillim të vitit shkollor, nxënësit që në vitin paraardhës shkollor janë shquar në mënyrë
të veçantë për kontribute në mbarëvajtjen e shkollës ose për ngjarje të spikatura në të cilat nxënësi është dalluar.
4. Në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor parashikohen nderime të tjera dhe shpërblime për nxënësit.

NENI 87-Medalja e artë


Shihni aktinpërkatës nënligjor.

NENI 88-Mungesat e nxënësve

1. Kur nxënësi i klasave I-III, mungon për një periudhë të vitit mësimor, mësuesi:
a) zbaton një program individual për nxënësin gjatë kohës që kthehet në shkollë;
b) në bashkëpunim me prindërit,hartojnë planin e punëssë prindërve me fëmijën gjatë periudhës që fëmija mungon në shkollë dhe gjatëpushimeve verore.
Në fillim të vitit pasues, mësuesi vlerësonarritjen nga nxënësi të objektivave bazë të programeve lëndore të klasës paraardhëse, dhe, sipas rastit, vazhdon me
program individual.
2. Nxënësi i klasave IV-IXqë mungon më shumë se 35% deri në 50% të orëve mësimore vjetore të një lëndeështë pakalues në atë lëndë.Përjashtimi është për
nxënësit të cilëve shkolla u krijon kushte për mësimin në shtëpi nga mësues të caktuar nga drejtori i shkollës. Këta nxënës, pas kthimit në shkollë, i nënështrohen
provimeve për orët e munguara, në data të caktuara nga mësuesi dhe të miratuara nga drejtori i shkollës.
3. Nxënësi i klasave IV-IX, që mungon më shumë se 50% të orëve mësimore vjetore të një lënde, është pakalues në atë lëndë.
4. Nxënësi i shkollës së mesme të lartë, që mungon më shumë se 30%: a) të orëve mësimore vjetore të një lënde, është pakalues në atë lëndë; b) të orëve vjetore
të planit mësimor, mbetet në klasë.
5. Për nxënësit mbetës në klasë për shkak të mungesave, shënohet në regjistër dhe amëz “pk” (i paklasifikuar).
6. Nxënësi i shkollës së arsimit të mesëm të ulët, që mungon deri në35% të orëve mësimore vjetore të një lënde dhe nxënësi i shkollës së arsimit të mesëm të
lartë, që mungon deri në 30% të orëve mësimore vjetore të një lënde, vlerësohet me shkrim nga mësuesi lëndor për ato tema të tekstit shkollor që ka munguar.
Notat e çdo provimi vendosen në shtylla të veçanta të regjistrit dhe i takojnë notave për kapitull (kapitujve) të tekstit të nxënësit. Datat e provimeve caktohennga
mësuesi lëndor, në bashkëpunim me prindin e nxënësit, dhe miratim tëdrejtorittë shkollës.
7. Nxënësi i shkollës së mesme të lartë që: a) mungon pa arsye 30 orë mësimore, paralajmërohet me shkrim nga drejtori i shkollës për përjashtim nga shkolla
dhe njoftohen prindërit e tij; b) mungon pa arsye 15 orë të tjera mësimore, përjashtohet nga shkolla për atë vit shkollor dhe njoftohen prindërit e tij.
Masa ndaj nxënësitruhet në arkivin e shkollës për 2 vjet.
8. Drejtori i shkollës së arsimit bazë njofton me shkresë titullarin e DAR/ZA-së për nxënësin, që i përket shkollës së tij dhe nuk është regjistruar në shkollë, ose
për nxënësin që mungon pa arsye më shumë se 25% të orëve mësimore gjatë një viti shkollor.
Titullari i DAR/ZA-s njofton me shkresë bashkinë/komunën, ku nxënësi banon, me të dhënat e paraqitura nga drejtori i shkollës.
Bashkia/komuna përkatëse përcakton dënimin me gjobë të prindërve, në përputhje me ligjin nr.10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe
procedon më tej sipas legjislacionit në fuqi.
9. Nxënësi, që ndërpret vazhdimin e një klase pasuese, ka të drejtë të regjistrohet në klasën pasuese, me dokumentacionin që parashikohet në DN, në qoftë se
plotëson kriterin e moshës së përcaktuar te LAPU.

NENI 89
Mungesat e arsyeshme të nxënësit. Përpunimi i të dhënave për mungesat e nxënësve.

1. Mungesat e nxënësit janë të arsyeshme kurjustifikohen me raport mjekësor ose prindi ka kërkuar leje paraprakisht dhe më pas ka paraqitur një shënim
sqarues.
2. Prindi e paraqet arsyetimin për mungesat e fëmijë së tij te mësuesi përkatës kujdestar.Arsyetimet me shkrim të prindit ruhen nga mësuesi kujdestar për
1 (një) vit shkollor.
3. Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyeshme/të paarsyeshme mungesa deri në dy ditë gjatë një muaji.
Për mungesa më të gjata se dy ditë, vlerësimi bëhet me shkrim nga drejtori/nëndrejtori i shkollës dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar.
4. Brenda javës së parë të çdo muaji, mësuesi kujdestar i dorëzon drejtorit/nëndrejtorit të shkollës tabelën e mungesave mujore të klasës, të ndara në: gjithsej, të
arsyeshme, të paarsyeshme, mungesa 1-3 orëshe.
5. Drejtori/nëndrejtori përpilon tabelën e të dhënave mujore të shkollës dhe rendit klasat sipas dy treguesve: a) “Numri i mungesave për nxënës”e
rrumbullakosur me një shifër pas presjes; b) “Përqindja e mungesave 1-3 orëshe kundrejt të gjitha orëve” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes”.
6. Renditjet e klasave afishohen në një vend të dukshëm për nxënësit e shkollës.
7. Drejtoria e shkollës zhvillon mbledhje të posaçme për mungesat e nxënësve në tërësi ose për klasa të veçanta, sipas gjendjes së mungesave.

NENI 91-Orientimi i nxënësve për karrierën e tyre


1. Drejtoria e shkollës së arsimit bazë organizon me nxënësit e klasës së nëntë dhe prindërit e tyre:a) takime me punonjës arsimorë të shkollave të mesme të
larta; b) vizita në shkolla të mesme të larta; c) vizita në mjedise të mundshme për punësim.
2. Drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm të lartë organizon me nxënësit e vitit të fundit dhe prindërit e tyre: a) takime me pedagogë të degëve të institucioneve
të arsimit të lartë; b) vizita në mjediset e institucioneve të arsimit të lartë; c) vizita në mjedise të mundshme për punësim.
NENI 106-Shkelje të disiplinës nga nxënësit
I. SHKELJE TË PËRGJITHSHME TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT

1.Pengon një nxënës tjetër të ushtrojë të drejtën e tij për t’u arsimuar. 2. Pengon njëpunonjës të shkollës për të kryer detyrën e tij. 3. Rrezikon shëndetin e të
tjerëve. 4. Rrezikon sigurinë e të tjerëve. 5. Shfaq qëndrime diskriminuese ndaj të tjerëve.

II. SHKELJE TË VEÇANTA TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT

1.Nuk i bindet kërkesës së punonjësit të shkollës, kur ajo është në përputhje me legjislacionin në fuqi ose rregullorene brendshme. 2. Vjen me vonesë në mësim.
3. Prish qetësinë në mjediset e shkollës. 4. Mungon pa arsye.5. Largohet nga orë mësimore.6. Përdor celular gjatë mësimit. 7. Nuk vishet sipas normave të
përshkruara në rregulloren e shkollës. 8. Përdor fjalë joetike në prani të të tjerëve.9. Ushtron dhunë psikologjike ndaj dikujt.10. Përhap informacione
konfidenciale të një tjetri pa pëlqimin e tij. 11. Shkruan vizatime të palejuara në mjediset e shkollës. 12. Kopjon ose jep kopje. 13. Krijon panik në institucion me
informacione ose veprime të rreme. 14. Te kompjuteri i shkollës: a) dëmton materiale të një nxënësi tjetër; b) viziton faqe interneti që përmbajnë material
seksual; c) krijon, shkarkon ose transmeton viruse. 15. Kërcënon. 16. Falsifikon.17. Tërheq në mjediset e shkollës persona që nuk kanë leje të qëndrojnë aty.
17. Ushtron dhunë fizike ndaj dikujt. 18. I shkakton dikujt dëmtim fizik.
19. Ngacmon seksualisht. 20. Shpërndan materiale pornografike. 21. Nxit grindjet ose dhunën fizike në mes nxënësve. 22. Mban mjete për pirjen e duhanit ose pi
duhan. 23. Përdor pije alkoolike. 24. Përdor drogë. 25./ Tenton të dëmtojë, ose dëmton pronën në institucion, ose sende personale të të tjerëve. 26. Tenton të
vjedhë, ose vjedh pronën në institucion, ose sende personale të tjerëve.
27. Shpërndan drogë ose e mban drogën në rrethana, që kanë për qëllim ta shpërndajë.29. Mban mjete që rrezikojnë jetën e të tjerëve ose i përdor ato.
Pika të mësipërme për shkelje të nxënësit mund të ndryshohen ose shtohen me kërkesën e drejtorit, të këshillit të mësuesve, bordit të shkollës, këshillit të
prindërve, qeverisë së nxënësve dhe miratohen sipas procedurave të rregullores së brendshme.

NENI 107
Masat disiplinore për nxënësit

1. Komisioni i disiplinës merr për nxënësin këto vendime të tjera të përshkallëzuara: a) Qortim; b) Vërejtje; c) Paralajmërim për ulje të notës së sjelljes;ç)
Ulje e një shkalle të vlerësimit të sjelljes;d) Vlerësim “Dobët” i sjelljes.
2. Nota e sjelljes i ulet vetëm nxënësve të shkollës së mesme.
3. Masa administrative është e shlyer kur për një periudhë katërmujore, komisioni i disiplinës nuk ka shqyrtuar ndonjë shkelje tjetër të nxënësit.
4. Komisioni i disiplinës merr një vendim të ri, kur nxënësi: a) nuk plotëson kërkesën e mësuesit kujdestar, tëpërshkruar në nenin 108, ose nuk zbaton
vendimin e komisionit tëdisiplinës; b) e përsërit shkeljen ose kryen ndërkohënjë shkelje tjetër.
5. Për nxënësit, përveç atyre të klasës së nëntë dhe të klasës së fundit të arsimit të mesëm të lartë, masat disiplinore të pashlyera të një nxënësigjatë një viti
shkollor, mbarten në vitin shkollor pasues dhe mund të shlyhen gjatë vitit shkollor pasues, sipas procedurës që parashikon pika 3 e këtij kreu.
Për nxënësit e klasës së nëntë dhe atyre të klasës së fundit të arsimit të mesëm të lartë, komisioni disiplinor vendos në fund të vitit shkollor, shlyerjen ose jo të
masës disiplinore.
6. Vendimi i komisionit të disiplinës i paraqitet me shkrim prindit të nxënësit dhe ruhet në arkivin e shkollës për 2 vjet.
Kёshilli i prindёrve tё klasёs

Partnerёt nё edukim

Qeveria e nxёnёsve Institucione


Bordi i prindёrve Psikologia e shkollёs
jashtёshkollore
Kёshilli i klasёs

Senatori Prindёr Psikologia


Mёsuesit qё japin dhe zv.senatori
mёsim

Mjekja

 Zgjedhjet në Klasë

Klasa: _________; Mesuesi Kujdestar:_______________

Senatori:______________________

Zv/senatori:____________________
Plan veprimi ne nivel klase per Planin: E Drejta për Mbrojtjen nga Dhuna, Abuzimi dhe Shfrytëzimi Ekonomik

Qëllimi: Identifikimi, trajtimi dhe parandalimi i formave të ndryshme të dhunës në shkollë, ne nivel klase.

Objektivat: Te sigurohet një klimë pozitive në klase, ku nxënësit të edukohen dhe të mësojnë në kushte të sigurta, larg dhunës, që realizimi i procesit të
mësimdhënies dhe nxënies të mbështesë dhe të respektojë të drejtat universale të njeriut dhe sigurimi i një mjedisi ku sjelljet e dhunshme ndaj fëmijëve të mos
tolerohen dhe ku të përvetësohen sjellje dhe vlera jo të dhunshme.
Klasa : Identifikimi i nxenesve qe shfaqin Identifikimi i nxenesve si Veprimtarite:
____ sjellje te dhunshme/abuzive ne viktima potenciale te sjelljeve
klase te dhunshme, shfrytezimit Mbledhje e klases, Mbledhje me prinder, Takim me Senatorin,
( verbale, jo verbale, fizike) ekonomik dhe abuzimit. Takim me psikologen e shkolles

Mes/ Nxenesit: Nxenesit: _______________________________________________


kujdestare: _______________________________________________
_______________________________________________
_______________________________________________
Senatori: _______________________________________________
_______________________________________________
______________________________________

Masat e marra ne klase: ( ne lidhje me luften ndaj fenomeneve te dhunes, abuzimit dhe shfrytezimit ekonomik dhe trajtimit te viktimave te mundshme si
pasoje e tyre)
_____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________

IDENTIFIKIMI I FEMIJEVE ME VESHTIRESI NE TE NXENE

Per te identifikuar me saktesi kete kategori femijesh, ju lutem lexoni permbledhjen si me poshte:

C’kuptojme me Veshtiresi ne te nxene ?

Karakteristika kryesore eshte se leximi, aftesite matematikore, aftesite per te shkruar jane dukshem nen nivelin e pritur, duke patur parasysh moshen kronologjike,
inteligjencen e matur dhe shkollimin e individit ne perputhje me moshen e tij.Femijet me crregullime ne te nxene nuk jane femije me prapambetje mendore. Ata
mund te kene inteligjence mesatare ose te larte dhe serish te kene probleme ne lexim, shkrim apo matematike. Por, mund te ndodhe qe femija te kete edhe veshtiresi
ne te nxene dhe njekohesisht edhe prapambetje mendore, por keto jane dy gjera te ndryshme. Nder “simptomat” kryesore qe kane femijet me probleme te te nxenit
dhe kjo ne varesi te llojit jane ato raste kur kane veshtiresi te mesoje alfabetin, fjalet qe rimojne, ose te beje lidhjen mes shkronjave dhe tingujve korrespondues.
Mund te beje gabime kur lexon me ze te larte, kur perserit fjalet dhe frazat dhe kur ben pauza te shpeshta mund te mos kuptoje ate qe lexon vete, etj. Por qe kjo te
kuptohet mire duhet qe prinderit dhe mesuesit te jene te vemendshem ne rastet kur nje femije te vuaje per te shprehur idete me shkrim, mund te mesoje gjuhen me
veshtiresi dhe te kete fjalor te varfer. “Te tjera raste qe njihen jane edhe ato kur femijet mund te kene probleme per te lidhur tingujt me shkronjat, ose te dalloje
ndryshimet e vogla mes fjaleve qe tingellojne ne menyre te perafert. Po keshtu kemi dhe raste kur mund te kene veshtiresi te kuptoje shakate, frazat me nenkuptime
dhe sarkazmin”, pohon psikiatri.

Veshtiresite ne te nxene perfshijne:


Crregullimet e aftesise se te lexuarit,
Crregullimet e aftesise matematikore dhe Crregullimet e aftesise se te shkruarit.
Mungesen e perqendrimit dhe shprehive
Mund te shkruaje ne menyre te rremujshme
Te mos e mbaje lapsin normalisht
Mund te vuaje per te shprehur idete me shkrim
Mund te mesoje gjuhen me veshtiresi
Mund te kete probleme per te lidhur tingujt me shkronjat

Simptomat e vështirësive në të mësuar


Kohëzgjatje e shkurtër e vëmendjes.
Kujtesë e varfër.
Vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve.
Pamundësi në diskriminimin( dallimin) midis shkronjave, numrave dhe tingujve.
Aftësi e varfër në të lexuar dhe/ose në të shkruar.
Probleme në koordinimin sy-dorë.
Mosorganizim dhe vështirësi të tjera sensore
Klasa Mesuesja Nxenesit me veshtiresi ne te nxene Pershkruaj shkurt problematiken e nx.
kujdestare ( nuk duhet te perfshihen nx.
braktises)
1- 1-

2- 2-

3- 3-

Masat e marra ne kete drejtim( Plan spefik , ore shtese etj..)

Nxenesit qe vijne nga jashte 1- ; 2-


( nga emigracioni)
3- ; 4-

Nxenes qe per arsye shendetesore kane munguar per nje 1- ; 2-


periudhe relativisht te gjate
3- ; 4-
Shenim: Temat mund te ndryshohen/shtohen ne varesi te nevojave te seciles klase.

SHTATOR-TETOR
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit

Integrimi në shkollë i
personave me A.K.
Rëndësia e kujdesit për
Shëndetin Mendor.

Promovimi i Tolerancës
dhe i sjelljeve pozitive,
Stop bullizmit dhe dhunes.
( në vazhdim)

Zgjedhjet për Senatorin,


këshillin e klasës.

Muaji Tetor Kunder


Trafikimit- Edukimi dhe
ndergjegjesimi kunder
trafikimi t te femijeve,
permes trajtimit te
moduleve te vecanta ne
kurrikulen me zgjedhje te
lire dhe aktiviteteve te
ndryshme.

Ne kuader te Planit
Kombetar te Veprimit per
Integrimin e Romeve dhe
Egjiptianeve: Zhvillimi i
nje komuniteti shkollor qe
promovon dialogun
nderkulturor dhe
mirekuptimin e
perbashket..

NЁNTOR

Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit


Siguria e Femijeve ne
Internet-Ndergjegjesimi
dhe perdorimi e mjeteve
per informimin e
femijeve mbi abuzimin
online, mbrojtjen dhe
raportimin e krimeve.

Edukimi Mjedisor

Braktisja shkollore-
Njohja dhe eleminimi i
ketij fenomeni. ( ne
vazhdim)

Festat kombetare

DHJETOR
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit
Veprimtari
ndërgjegjësuese për
Ditën botërore
kundër HIV/AIDS
& SST.

Veprimtari
ndërgjegjësuese për
Ditën botërore Të
Të Drejtave të
Njeriut.

Festat e Fundvitit.

JANAR
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit
Edukimi për
Karrierën
( në vazhdim)

Njohhja me
ndryshimet psiko-
fiziologjike ne
adoleshence.

Lufta kunder
drogave e sjellejeve
te tjera te
rrezikshme ( në
vazhdim)
SHKURT
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit
Barazia gjinore,
Reduktimi i
paragjykimeve dhe
streotipave gjinorë.

Takime me
komunitetin e
prinderve per
stereotipet gjinore
ne arsim.
Reduktimi i
Dhunës me bazë
gjinore dhe Dhunës
në familje

Reduktimi i
sjelljeve te
dhunshme ( në
vazhdim)

Zbatim i Planit për


Reduktimin e
mungesave dhe
Braktisjes së
shkollës.
(Në vazhdim)

MARS
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit
Edukimi për
Karrierën
Rëndësia e
Komunikimit.
Përmirësimi i
marrëdhënieve
mësues –nxënës
dhe prind-fëmijë.

Ndergjegjesimi
lidhur me rrezikun
dhe luften per
parandalimin e
perdorimit te
droges ne shkolle
dhe ne komunitet.
( në vazhdim)

PRILL
Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit
Integrimi dhe
trajtimi i barabartë i
pakicave rome dhe
egjiptiane. Në
kuadër të Dekadës
Rome

Mosdiskriminimi
për shkak të
orientimit seksual
dhe identitetit
gjinor.
Nr TEMA OBJEKTIVI KUR NË BASHKËPUNIM
1

Tema Objektivat Mёnyra e realizimit Data Pjesёmarrёsit


3Keshillim karriere-
menjanimi i
stereotipeve gjinore
4ne perzgjedhjen e
degeve dhe
drejtimeve te
5studimit te
metejshem.

7
Menaxhimi i stresit,
strategji
8
përballuese.

10

11

12

13
Plan Pune i Mbledhjeve me Prindër

Data e Objektivat Tema e diskutuar Nr. i Shënime


mbledhjes Pjesёmarrsve
Muaji
Shtator

Muaji
Tetor

Muaji
Nentor

Muaji
Dhjetor

Muaji
Janar

Muaji
Shkurt
Muaji
Mars

Muaji
Prill

Muaji
Maj-
Qershor

SUKSESE !

You might also like