You are on page 1of 7

SHFK “ Abdyl Frashëri ” F.

Bogovinë
Komuna Bogovinë
VETËEVALUIMI
2021/2022

Ekipi pedagogjik : Koordinatorët:


Emri dhe mbiemri Emri dhe mbiemri - lëmitë
programore
Anëtarë të komisionit Ekipi punues

1. Enes Misimi - drejtor 1.Samet Ibrahimi -Planet dhe programet

mësimore

2.Ramije Sejfullai - pedagog 2. Abdylbasit Xhaferi -Të arriturat e


nxënësve

3.Isak Azizi - arsimtar 3. Ramije Sejfullai -Mësimi dhe


mësimnxënia

4. Flora Kasami -Mbështetja e nxënësve

5.Makfierete Abdiji -Klima shkollore

6. Sevdije Izairi - Resurset

7. Enes Misimi -Udhëheqja ,menaxhimi

dhe krijimi i politikes


PËRMBAJTJA E VETËEVALUIMIT

Hyrje (rëndësia dhe domethënia e vetevaluimit)…………………… .4


Letërnjoftimi…………………………………………………………6
Identifikimet e shkollës………………………………………………6

1. Planet dhe programet mësimore…………………………………….................7

2. Të arriturat e nxënësve………………………………………………..............13

3. Mësimi dhe mësimnxënia…………………………………............................18

4. Mbështetja e nxënësve……………………………………………..................25

5. Klima shkollore……………………………………….. ………….................32

6. Resurset……………………………………………………………...............36

7. Udhëheqja ,menaxhimi dhe krijimi i politikës…………………........................41


Raport për vetevaulim
Duke marrë parasysh rolin dhe rëndësinë e arsimit për zhvillimin e personalitetit të njeriut dhe aftësimin e tij për t’u përballë me sfidat
bashkëkohore të jetesës ,shkolla si institucion edukativo arsimor është e detyruar që në kuadër të detyrave dhe kompetencave të veta t’i detektojë,
diagnostifikojë problemet ose anomalitë të cilat e vështirësojnë mbarrëvajtjen e punëve dhe procesit mësimor.Poashtu pas konstatimit të gjendjes
faktike duhet të ndërmerren hapa konkrete për tejkalimin e situatës në favor të efektivitetit pozitiv të punës dhe proceseve të cilat realizohen në
shkollë.

Mënyra më e mirë dhe e drejtë për arritjen e qëllimeve që i parashtron procesi mësimor është vetvlerësimi i gjendjes ekzistuese në
shkollë .Vetevaluimi përveçse është një obligim dhe detyrë ligjore ,ai është një aktivitet i cili përcillet dhe kryhet në kontinuitet nga
arsimtarët,nxënësit ,prindërit , shërbimi pedagogjiko-psikologjik,drejtori dhe faktorë tjerë të jashtëm që kontribuojnë në shkollë me qëllim të
përmirësimit të kualitetit të kategorive didaktike (formave,metodave ,mjeteve dhe parimeve) dhe përfundimisht përmirësimit të suksesit të nxënësve
.

Faktorët të cilët e realizojnë vetvlerësimin njëkohësisht janë edhe bartës të përgjegjësive dhe shtytës të procesit edukativo-arsimor në
kahje të përmirësimit të cilësisë së diturive dhe shkathtësive.Ata përmes vetvlerësimit në njëfar mënyre zotohen se ndaj gjendjes ekzistuese do të
veprojnë me metoda ,ndërhyrje dhe aktivitete më të avancuara .

Rëndësia e vetvlerësimit konsiston në atë se bartësit dhe realizuesit e këtij dokumenti bëhen faktorë determinues të përparimit të
mësimit ,mësimnxënies, përfitimit të diturive,aftësive dhe shkathtësive të nxënësve . Përmes lëmive të cilat janë objekt i studimit,analizimit dhe
vlerësimit konstatohen anët e dobëta faktike dhe anët e forta.Duke u mbështetë në këtë, gjatë vetvlerësimit dhe në fund të procesit caktohen
prioritetet të cilat do të realizohen në të ardhmen .Për implementimin e prioriteteve të dala nga vetevaluimi rol të rëndësishëm kanë edhe
vetqeverisja lokale si dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me arsimin si dhe organizata tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare të cilat zakonisht
shkollave iu japin mbështetje.

Vetvlerësimi është i orientuar kah zhvillimi i autonomisë pedagogjike e fokusuar në çështjen gjenerale : Si do ta përmirësojmë mësimin
dhe mësimnxënien.
Lejenjoftimi i shkollës
Shkolla fillore “ Abdyl Frashëri “ f. Bogovinë tel. nr.044-372166 dhe 044-372-206 , shkollë qëndrore e pavarur 35 paralele, në të cilën
përfshihen edhe dy dhkolla periferike f. Rakovec dhe Sellce e keqe. .Shkolla teritoriale në Rakovec është shkollë nëntëvjeçare me nga një
paralele në çdo klasë, në Sellcë ekziston shkolla me tre paralele, të kl.1. ( II,III ) e kombinuar , 2 .(IV,V). 3. VII dhe IX ( e kombinuar ).
Mësimi zhvillohet në godinën e re shkollore sipas kapaciteteve dhe standardeve bashkëkohore. -Procesi edukativo-arsimor zhvillohet në 46
mësojtore,

1 kabinet për lëndën e informatikës, kimi-biologji, fizikë-matematikë dhe mësojtore me mjete teknike-kompjuter. Shkolla nuk është e pajisur me
mobilje dhe inventar optimale nëpër zyra dhe mësojtore, por edhe ato që janë i plotësojnë kushtet normale për punë.

Mjetet mësimore dhe mjetet ndihmëse teknike janë në numër të vogël por janë në përdorim, por tash më jemi të kyçur në projekte të ndryshme në
mësimin klasor, njëherit edhe mësim me kompjuter

Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollën qendrore dhe periferike është 735. Nxënësit janë të shpërndarë në 46 paralele . Në shkollën
qëndrore – 35 paralele, numri i nxënësve në paralele mesatarisht është 19.08.,ndërsa në shkollën periferike në Rakovec - 9 paralele, 9.33 dhe në
Sellce keqe - 4 paralele edhe ate të kombinuara 1.( II-III ), 2 kl. IV,V , 3. ( VII - IX ) . 4.00 dhe bashkërisht në 46 paralele mesatarja në nxënës
është 16.06 .

2.Kushtet hapsirore dhe pajisja materialo-teknike në shkollë është:


- a)sipërfaqja e përgjithshme e parcelës në të cilën gjendet shkolla qëndrore është 4549 m2

-ndërtesa e shkollës kap sipërfaqe prejt 1963 m2 .

-hapsira e mësojtoreve për një nxënës është sipas normativit.

b) në shkollën periferike në f. Rakovec sipërfaqja e përgjithshme në të cilën gjendet objekti i shkollës është 2002 m2 , ndërtesa e shkollës kap

sipërfaqe prej 384 m2 . Shkolla ka terene për realizimin e arsimit fizik.

-pajisja tekniko-materiale nuk i plotëson kushtet dhe kriteriumet për zhvillimin e mësimit bashkëkohor.

c) Në shkollën periferike: në Sellce-keqe , sipërfaqja e përgjithshme në të cilën gjendet objekti i shkollës është 2000 m2 , ndërtesa e shkollës kap
sipërfaqe prej 105 m2 . Pa teren sportiv , kushtet për realizimin e mësimit janë minimal pasi mësimi realizohet në klasa të kombinuara.
3. Kuadri edukativo-arsimor i plotëson nevojat profesionale për çdo klasë dhe lëndë, me përjashtim në shkollat periferike ku arsimtarët e klasëve
të larta kanë edhe lëndë tjera me ploësim orësh.

Sa u përket shpërblimeve vitet e fundit nxënësit e shkollës sonë kanë qenë pjesmarrës ne gara të ndryshme si( gara komunale, regjionale,
shtetërore) ku kemi arritur sukses edhe atë në vende të para, dyta,treta ku vendet e para janë shpërblyer me medalje, ndërsa sa u përket
lëvdatave dhe mirënjohjeve kanë qenë të shumta për të arritura dhe pejsmarje në gara të ndryshme. Gjithashtu edhe në projektin që e
realizuam në shkollë ‘’Ditët e hapura të Arsimit Qytetar’’ kemi qenë fitues të një Laptopi dhe Projektori prej Byros së Zhvillimit të Arsimit
në RMV.

Të arriturat në mësim

Susksesi i nxënësve tre vitet e fundit :

-Në vitin shkollor 2019/2020 suksesi mesatar i nxënësve ka qenë 3,67

-Në vitin shkollor 2020/2021 suksesi mesatar i nxënësve ka qenë 3,49

-Në vitin shkollor 2021/2022 suksesi mesatar i nxënësve ka qenë 3,93

Sa i përket suksesit të nxënësve gjatë tre viteve të fundit nuk ka ndonjë ndryshim rrënjësor ,është një përqindje shumë e vogël. Duke marrë
parasysh se kemi qenë edhe në mësim online.

Rregullshmëria e nxënësve në përcjellen e procesit edukativo arimor:

-Gjatë vitit shkollor 2019/2020 nxënësit kanë bë 5580 mungesa të arsyeshme dhe 1958 pa arsye.Poashtu 14 nxësnës janë çregjistruar dhe kanë
marrë fletë çregjistrimi me të cilën janë regjistruar në shkolla në vendet e evropës perëndimore (Zvicër dhe Itali).

-Gjatë vitit shkollor 2020/2021 nxënësit kanë bë 3163 mungesa të arsyeshme dhe1378 pa arsye.Poashtu 10 nxësnës janë çregjistruar dhe kanë
marrë fletë çregjistrimi me të cilën janë regjistruar në shkolla në vendet e evropës perëndimore (Zvicër dhe Itali).

-Gjatë vitit shkollor 2021/2022 nxënësit kanë 947 mungesa të arsyeshme dhe 1029 pa arsye.Poashtu 22 nxësnës janë çregjistruar dhe kanë
marrë fletë çregjistrimi me të cilën janë regjistruar në shkolla në vendet e evropës perëndimore (Gjermani dhe Itali).

Mungesat e arsyeshme të nxënësve zakonisht janë bërë për shkak të mungesave ditore gjatë paraqitjes së epidemive sezonale (gripi apo
ftohje) ,ndërsa mungesat e paarsyeshme zakonisht i bëjnë nxënësit e prindërve të cilët nuk kujdesen sa duhet për fëmijët e tyre, dhe thirren për
këshillim.

Identifikimet e shkollës Çfar shkolle jemi ne ?


Duke u mbështetë në rezultatet e anketimeve të realizuara me nxënës, arsimtar dhe prindër dhe intervista tjera lidhur me shtatë lëmitë të cilat
janë objekt i vetëvlerësimit koordinatorët e lëmive të caktuara në tabelarët e mëposhtëm ofrojnë të dhëna të cilat e bëjnë identifikimin e gjendjes
ekzistuese dhe poashtu ofrojnë të dhëna se:

Çka bëjmë ne që të jemi më të mirë? Çdo ekipë i lëmisë së caktuar në bazë të indikatorëve ka qasjen e strukturuar e cila varet nga çdo i
punësuar në shkollë ,pra nga vlerësimi individual,mandej vlerësimi ekipor i cili ka për qëllim vetvlerësimin e kualitetit të mësimit.Nga analizat
janë fituar shtytësit e argumentuar për përmirësimin e punës edukativo-arsimore në mësim dhe mësimnxënie.

You might also like