You are on page 1of 4

REFLEKTIM PERMBLEDHËS

Dita e parë e trajnimit - 02.07.2018

Zbatimi në praktik i kurrikules së re

- Rëndësia e kurrikulës bërthamë


Kurrikula Bërthamë është dokument që bën të zbatueshme në shkollat e Kosovës Kornizën
Kurrikulare, të miratuar nga MASHT-i, në gushtë të vitit 2016. Me këtë dokument përcaktohen
rezultatet për kompetenca dhe rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare, të shprehura në
njohuri faktike dhe procedurale, shkathësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen te
nxënësit përgjatë periudhave të caktuara kohore si dhe qasjet, metodologjitë e zbatueshmërisë,
monitorimi dhe vlerësimi. Gjithashtu, ky dokument përcakton shpërndarjen kohore (orëve
mësimore) për fushat e kurrikules dhe ndërlidjen mes tyre, të cilat mundësojnë progres në
zhvillimin e kompetencave te nxënësit.

- Qëllimet e arsimit Parauniversitar


Të gjitha nivelet formale të arsimit parauniversitar mbështesin nxënësit të zhvillojnë njohuritë,
shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në harmoni me kërkesat/nevoja e shoqërisë demokratike,
duke:

- Kultivuar identitetin personal, kombëtarm të përkatësisë shtetërore e kulturore;


- Promovuar vlerat e përgjithshme kulturore dhe qytetare;
- Zhvilluar përgjegjësinë ndaj, shoqërisë dhe mjedisit
- Aftësuar për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore
- Aftësuar për ndërmarrësi dhe për përdorim/shfrytëzim të teknologjisë
- Aftësuar për mësim gjatë gjithë jetës

- Kompetencat kryesore:
- Kompetenca komunikim dhë të shprehur
- Kompetenca të menduari
- Kompetenca të mësuarit
- Kompetenca për jetë për punë dhe për mjedis
- Kompetenca personale
- Kompetenca qytetare
Dita e dytë e trajnimit – 03.07.2018

Rezultatet e të nxënit për kompetenca kryesore te shkalles 1 dhe 2

(klasa pergaditore dhe klasat I dhe II të arsimit fillor)

Te gjitha kompetencat krzesore te kurrikules zberthehen ne rezultate te nxenit per shkalle. Ato
jane pjese e Kurrikules Berthame dhe parashihet te pervetesohen nga te gjithë nxënësit me
rastin e perfundimit të një shkalle të kurrikules. Rezultatet nuk mbulojnë gjithçka qe nxenesit
kanë mesuar apo është dashur të mesojnë gjatë një shaklle te caktua.

Rezultatet e te nxenit përkufizohen si : ,,Deklarata qe përshkruajnë atë se çfare duhet te dijë, të


besojë, të vlerësojë dhe të jetë i aftë të bejë nje nxënës ne fund te një shkalle apo niveli.”

Ato shprehin nje varg domenesh, duke perfshirë: njohuritë, shkathtesitë, qendrimet dhe vlerat.

Kompetencat përkufizohen si aftësi të gjëra për ti zbatuar njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet,


rutinat, vlerat dhe emocionet në menyrë të pavarur praktike dhe domëthënëse.

Për nxenesit qe i arrijn ose nuk i arrijn rezultatet e te nxenit per kompetenca ne nivel shkalle
kurrikulare, shkolla duhet ti organizoj mësim shtues plotësues dhe forma tjera te perkrahjes.

Rezultater e të nxenit për kompetenca kryesore te shaklles jane:

I. Kompetenca e komunikimit dhe e te shprehurit – Komunikues efektiv

II. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ

III. Kompetenca e të nxenit – Nxënës i suksesshëm

IV. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribues produktiv

V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë

VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm


DITA E TRETË E TRAJNIMIT - 04.07.2018

ASPEKTET METODOLOGJIKE DHE PRAKTIKE TE PLANIFIKIMIT DHE TE ZBATIMIT


TE KURRIKULES SE RE, PERKATESISHT

INSTRUMENTET E PLANIFIKIMIT me KKK:


* Femija ne qender

*Femija evropian

*Femije i shkathet

1.HARTIMI I PLANIT VJETOR

2. HARTIMI I PLANIT DYMUJOR

3. HARTIMI I PLANIT JAVOR

4. PLANIFIKIMI I ORES MESIMORE DHE PLANIFIKIMI I Çeshtjeve nderkurrikulare,


situatave jetesore e veprimtarive jashtkurrikulare

Plani mesimor permban: fushat kurrikukare, lenset e integruara she te ceçanta, kurrikula me
zgjedhje, ahoërndarja e numrit te oreve mesimore per lendë, shkallë dhe klasë.

Fushat e kurrikules:
-Gjuhet dhe komunikimi

-Artet

-Matematika

-Shkencat e natyres

-Shkqeria dhe mjedisi

-Edukata fizike, sportet dhe shendeti

-Jeta dhe puna


DITA E KATERT – 05.07.2018

METODOLOGJIJA E PERGJITHSHME

Metodologjite mesimore zbatojnë parimet e mesimdhenies qe jane percaktuar ne KK. Ato


synojnë mesimdhenie efektive qe mundesojnë zhvillimin e kompetencave kryesore. Për arritjen
e rezultateve te kompetencave çdo fushë e kurrikules ose lende mesimore ka veçantite

You might also like