You are on page 1of 3

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DURRËS


ZYRA VENDORE ARSIMORE MAT
SHKOLLA 9 – VJEÇARE “31 KORRIKU” BURREL

RREGULLORE E BRENDSHME
“Mbi kujdesin dhe masat anti Covid-19 në IA”

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.08.2020, “Mbi kujdesin dhe


masat anti Covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020 -
2021”, vendosim kushtet dhe detyrimet e prindërve dhe nxënësve si më poshtë:

1. KUJDESI PËR NXËNËSIN

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

• Nxënësit paraqiten në shkollë në orën 07:45.


• Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një e nga një, me largësi 2
metra.
• Hyrja bëhet nga porta në të djathtë për të gjithë nxënësit.
• Personi përgjegjës i caktuar nga këshilli i mësuesve kryen vlerësimin për çdo nxënës
si:
 Matje të temperaturës me termometër digjital.
 Sprucim me alkol ose dezifektantë të tjerë.
 Kontrollon të gjithë nxënësit që kanë maskë me vete.

• Për çdo rast simptome sëmundjeje prindërit janë të detyruar të njoftojnë mësuesin
kujdestar me sms.
• Justifikimi i mungesës së fëmijës bëhet vetëm nga mjeku i familjes.
• Të jetë i pajisur me me mjetet e tij/saj personale higjenike dhe mbrojtëse (letra të
thata, maskë, dezinfektant).
• Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga IA dhe të kthehen përsëri.
• Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, që nga momenti që do të hyjnë të gjithë
nxënësit për mësim dhë deri në momentin kur përfundon mësimi.
• Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas distancimit social dhe fizik dhe
nxënësit do të dalin nga porta në të majtë.

adresa: Rr. “Kuvendi i Dukagjinit” e-mail: shkolla.korriku31@gmail.com


2. QËNDRIMI DHE MËSIMI NË KLASË

• Nxënësit do të ulen nga një nxënës për bankë me largësi deri 1.5 metra largësi.
• Nxënësti duhet të mbajë maskë gjatë orëve të mësimit, përjashtim bëjnë rastet kur
nxënësit vuajnë nga ndonjë sëmundje që nuk lejon mbajtjen e maskës.
• Nuk lejohet ushqimi në klasë.
• Përdor tualetin e përcaktuar dhe shoqërohet nga mësuesi.
• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve kur përdor
tualetin apo del nga ambientet e shkollës pasi mbaron procesi mësimor.

3. LËVIZJET NË MJEDISET E BRENDSHME TË SHKOLLËS

• Nuk lejohen qëndrimet në korridore.


• Komunikimi i nxënësve me drejtuesit apo stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet
mësuesit kujdestar.
• Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.
• Nxënësit nuk do të kontaktojnë personat apo mësuesit e pranishëm në shkollë.
• Të shmangë në maksimum prekjen e sendeve në shkollë.

4. KUJDESI PËR HIGJENËN

• Mësuesit kujdestarë do t’ju flasin çdo ditë për rregullat e higjenës, larjen e duarve,
mënyrën e kollitjes dhe mbajtjen e maskës.
• Mësuesit kujdestarë do të njoftojnë pindërit e nxënësvë për simptomat e shfaqura
gjatë procesit mësimor.
• Çdo nxënës në shkollë duhet të lajë ose dezinfektojë duart pas çdo veprimi.
• Dritaret duhet të mbahen të hapura ose klasa të ajroset 5 – 6 herë gjatë procesit
mësimor.

5. DETYRIMET E PRINDIT

• Nënshkruan këtë rregullore, te mësuesi kujdestar.


• Për çdo rast simptome sëmundjeje prindërit janë të detyruar të njoftojnë mësuesin
kujdestar me sms.
• Çdo ditë, para fillimit të mësimit, prindi duhet të deklarojë në formatin elektronik me sms
në numrin celular të mësuesit që në familjen e tij nuk ka persona me simptoma apo të
sëmurë
• Nuk lejohet hyrja e prindërve në shkollë për asnjë arsye që ai/ajo mund të paraqesë.
• Shoqëron fëmijën deri në oborrin e shkollës.
DREJTORI
Anila Barhani

adresa: Rr. “Kuvendi i Dukagjinit” e-mail: shkolla.korriku31@gmail.com


DEKLARATË

Unë _________________________ prindi i nxënësit ________________________


(Emri Mbiemri i prindit) (Emri Mbiemri i nxënësit)
deklaroj se jam njohur dhe pranoj kushtet dhe detyrimet që duhen zbatuar gjatë vitit shkollor
2020-2021 të klasës së ___ duke qenë i vetëdijshëm edhe për ndonjë pasojë që mund të vijë nga
pjesëmarrja e fëmijës tim në shkollë. Për këtë nënshkruaj me vullnet të plotë këtë deklaratë.

Deklaruesi

_______________________________________________
(Emri Mbiemri, firma)

____________________
Data e nënshkrimit të deklaratës

DEKLARATË

Unë _________________________ prindi i nxënësit ________________________


(Emri Mbiemri i prindit) (Emri Mbiemri i nxënësit)
deklaroj se jam njohur dhe pranoj kushtet dhe detyrimet që duhen zbatuar gjatë vitit shkollor
2020-2021 të klasës së ___ duke qenë i vetëdijshëm edhe për ndonjë pasojë që mund të vijë nga
pjesëmarrja e fëmijës tim në shkollë. Për këtë nënshkruaj me vullnet të plotë këtë deklaratë.

Deklaruesi

_______________________________________________
(Emri Mbiemri, firma)

___________________
Data e nënshkrimit të deklaratës

adresa: Rr. “Kuvendi i Dukagjinit” e-mail: shkolla.korriku31@gmail.com

You might also like