You are on page 1of 2

KUSHTET DHE DETYRIMET E PRINDËRVE E NXËNËSVE NE

SHKOLLE GJATË PERIUDHES SE PARE SHTATOR – DHJETOR 2020

 Të respektojë distancimin fizik e social ( largësia 1.5 m, shmangia e

kontaktit fizik, nuk merr e as jep nxënësve të tjerë mjetet mësimore
personale).
 Vjen në orar në shkollë dhe qëndron pa lëvizur në tavolinën e tij me
pozicion nga tabela e zezë.
 Futja në shkollë do të bëhet një nga një duke respektuar distancën e
largësisë.
 Është i pajisur e mjetet e tij/saj personale higjienike e mbrojtëse ( letra të
thata, maskë, dezinfektant).
 Mat temperaturën çdo ditë në hyrje të shkollës nga mësuesi i caktuar nga
shkolla.
 Përdor tualetin e përcaktuar nga shkolla dhe i shoqëruar nga mësuesi.
 Çdo ditë, para fillimit të mësimit, prindi duhet të deklarojë në formatin
elektronik me sms në numrin cellular të mësuesit që në familjen e tij nuk
ka persona me simptoma apo të sëmurë.
 Për çdo rast simptome sëmundjeje prindërit janë të detyruar të njoftojnë
shkollën me sms dhe mjekun e familjes dhe vetëm ai e justifikon edhe
mungesën e fëmijës në shkollë.
 Pas futjes së nxënësve në shkollë dyert e shkollës mbyllen dhe nxënësi nuk
mund të dalë e të futet më për atë ditë në ambjentet e shkollës.
 Në klasë ndalohet marrja e ushqimit nga nxënësi ( vetëm ujë).
 Të shmangë në maksimum prekjen e sendeve në shkollë.
 Nuk kontakton personelin tjetër të shkollës përvecse me lejen e mësuesve.
 Gjatë qëndrimit në klasë nxënësve u rekomandohet të mbajnë maskë.
 Nuk lejohet qëndrimi në koridore.
 Prindërit e kanë të ndaluar që të futen në ambjentet e shkollës.
 Respekton sinjalistiken gjate levizjes në shkollë.
DEKLARATË

Unë _________________________ prindi i nxënësit ________________________

(Emri Mbiemri i prindit) (Emri Mbiemri i nxënësit)
deklaroj se jam njohur dhe pranoj kushtet dhe detyrimet që duhen zbatuar gjatë mësimit
në shkollë duke qenë i vetëdijshëm edhe për ndonjë pasojë që mund të vijë nga
pjesëmarrja e fëmijës tim në shkollë. Çdo ditë, para sa ta nis në shkollë, do t’i matë
temperaturën dhe në rast evidentimi të ndonjë simptome do të njoftoj mësuesen
kujdestare dhe do ta dërgoj te mjeku i familjes. Për këtë nënshkruaj me vullnet të plotë
këtë deklaratë.

Deklaruesi
_______________________________________________
(Emri Mbiemri, firma)

____________________
Data e nënshkrimit të deklarat

___________________
Data e nënshkrimit të deklaratës

You might also like