You are on page 1of 16

Gjimnazi "Qemal Stafa" Tiranë

Tiranë, më 19.02.2023

QARKORE
mbi
rregullin dhe disiplinën në shkollë

Të nderuar prindër,
duke shpresuar dhe uruar që të jeni mirë me
shëndet familjarisht, ju sjellim edhe njëherë
në vëmendje disa aspekte të rregullores së
shkollës dhe aspekte ligjore për tu ndjekur e
zbatuar nga fëmijët tuaj, vëmendja juaj dhe e
jona në këtë drejtim do të bëjë që të
vendosim disiplinën tek fëmijët për shkak të
disa problematikave që kemi konstatuar së
fundmi.
Konstatohet nga vetë ju, një tendencë në
rritje të kërkesave për leje për shkëputje disa
ditore nga shkolla për pushime, Jeni të lutur
që pushimet tuaja familjare ti zhvilloni në
kohën e pushimeve të fëmijëve dhe jo gjatë
kohës mësimore (mungesat për këto arsye
nuk justufikohen dhe konsiderohen rast i
neglizhimit dhe abuzimit prindëror me të
drejtën themelore që është arsimimi i
fëmijëve, ndërkohë që frekuentimi i rregullt
është detyrim ligjor, nëse fëmija mungon nuk
është prezent në klasë dhe për rrjedhojë
mbetet mbrapa me dijen).

Ju risjellim dhe njëherë në vëmendje


përcaktimet ligjore rast pas rasti për
problematikat që dalin nga mosfrekuentimi i
rregullt, si dhe rastet kur justifikohen
mungesat.

Ju bëjmë me dije se sipas urdhërit 31, datë


28.01.2020, neni 77 mungesat janë me
arsye kur:
1. Justifikohen me raport mjekësor
(mjeku i familjes);
2. Personi që ushtron përgjegjësi
prindërore për arsye të jashtëzakonshme
(fatkeqësi familjare, një arsye shëndetësore
e fëmijës e cila nuk gjen mjekim në Shqipëri,
etj, arsye bindëse);
2. Kur ka kërkuar leje paraprakisht dhe
është miratuar kërkesa nga drejtoria e
shkollës (paraqitet dokumentacioni i plotë
sipas rastit dhe kërkesës së lejes,
kërkesa bëhet të paktën 10 ditë përpara
në sekretarinë e shkollës, nxënësit e
federuar paraqesin lejen e federatës
sipas VKM për sportistët, limit i lejeve për
jëta nxënës është 25%, theksojmë se
edhe kur merret leje mungesat vendosen
në regjistër);
4. Raportet mjekësore që kalojnë 3 ditë
firmosen nga drejtoria e shkollës dhe i
dorëzohen të firmosura mësuesit kujdestar,
në ditën që fëmija fillon mungesën prindi
njofton mësuesin kujdestar dhe sjell raportim
foto pasi kryen vizitën e fëmijës po në të
njëjtën ditë, në ditën që fëmija paraqitet në
shkollë në përfundim të raportit, paraqitet në
shkollë me prindin dhe raportin. Nuk
pranohen raportet e sjella pas një jave, dy
javësh, etj., ato thjesht manipulojnë
procesin;
5. Me raportet mjekësore justifikohen
mungesat nga data që ka shënuar mjeku
poshte tek vula (data e vizites tek mjeku dhe
jo kur ka filluar mungesat fëmija), raportet të
cilat nuk kanë numër regjistri nuk pranohen,
shkolla ka bërë verifikim të raporteve dhe në
rastet kur verifikohet që raporti nuk është i
lëshuar nga mjeku, mungesat janë të gjitha
pa arsye, rasti i referohet për ndjekje
komisionit të disiplinës në shkollë nga
komisioni i etikës, ndërsa rasti i mjekut
referohet në instancat përkatëse për ndjekje
rast pas rasti,
për prindin që bën kompromise të tilla (në
rast se...) i referohet Njësisë së Mbrojtjes së
Fëmijës (Nj.M.F) në zonën e banimit të
fëmijës të ndjekë rastin e veprojë sipas
përcaktimeve ligjore në fuqi;
6. Nxënësi që mungon pa arsye 30 orë
mësimore paralajmërohet me shkrim nga
drejtori i shkollës për përjashtim nga shkolla;
7. Kur nxënësi mungon dhe 15 orë të tjera
mësimore pa arësye përjashtohet nga
shkolla;
8. Kur
nxënësi mungon më shumë se 30% të orëve
vjetore lëndore (edhe me arsye, se mund të
ndodhë që të mungojë në të njëjtën ditë) nuk
klasifikohet në atë lëndë, në këtë lëndë ngel
dhe e jep provim në vjeshtë nqs është
maturant e jep në qershor dhe futet në
provim në vjeshtë dhe humbet vitin nqs janë
tri lëndë e sipër;

9. Largimet nga orët e mësimit dhe ardhjet


me vonesë në mënyrë të përsëritur pasi janë
kaluar të gjitha hallkat e këshillimit dhe
diskutimit me fëmijët, janë thyerje ligjore dhe
e rregullores së shkollës
dhe për to merret masë disiplinore nga
Komisioni I disiplinës (pra, nuk do presim që
nxënësi të bëj numrin e mungesave për
përjashtim);

10. Ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonit


celular në mjediset e shkollës dhe gjatë
procesit mësimor;

11. Ndalohet reklamimi, promovimi, i


përdorimit të duhanit, në të gjitha format,
përfshirë dhe cigaren elektronike në mjediset
e shkollës;
12. Ndalohet përdorimi i të gjitha formave të
dhunës, verbale, fizike, etj. nga nxënësit tek
nxënësit;

13. Nxënësi ka detyrim të paraqitet në


shkollë në orar, me bazë materiale (tekste,
fletore, laps, stilolaps), uniformën e shkollës
të përcaktuar në rregulloren e brendëshme
të shkollës dhe miratuar në ZVA, nga Bordi i
shkollës, Këshilli i prindërve, Qeveria e
Nxënësve dhe Këshilli i mësuesve (jo me
steçe, jo me tuta, jo me tualet, jo me kostum
sportiv, jo me veshje ekstravagante të
shkurtra, të ngushta ose shumë të gjera,
thonj të gjatë, kapele, çanta të jetë çantë
shkollore dhe jo model tjetër, nuk lejohen
takat, pirsat, etj.. kjo për higjenën dhe
shëndetin e vetë nxënësve);

14. Nxënësi ka të drejtë ti ofrohen kushte për


mësimdhënie cilësore, ti
konsideratë dëshirat, të japë mendimin e
tij/saj lirshëm për cilësinë e shërbimit të
ofruar, ti merren në konsideratë preferencat
për kurrikulën, të trajtohet me etikë, të jetë
pjesë në organizma;

15. Nxënësi ka detyrim të marrë pjesë në


aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore, të
promovohet dhe promovojë punën e bërë
dhe marrë pjesë në kompeticione, në
kompeticione paraqitet me uniformën e
shkollës dhe në emrin e shkollës, ndaj duhet
të bëhet kujdes në ruajtjen e imazhit
institucional në promovimin e vlerave;

Të respektojë mësuesit dhe personelin që


ofron shërbim, të mos dalë nga orët dhe
gjatë orëve të mësimit, të mos konsumojë
ushqimet e ndaluara (molto, pije energjike,
sanduiçë, lëngje frutash të konservuara,
çokollata, patatina, etj. të përcaktuara në
udhëzuesin e MSHMS, sidomos gjatë orëve
të mësimit, të kujdeset për një mjedis të
pastë dhe sidomos të mos dëmtojë bazën
materiale (nëse kjo ndodh ose konstatohet
prindi zhdëmton bazën materiale të
dëmtuar);

16. Prindërit lejohen të takojnë mësuesit në


orarin 7.30 - 7.45 përpara se të fillojë mësimi
dhe nëse kanë komunikuar paraprakisht me
ta e kanë lënë takim si dhe në orarin 13.00 -
13.45, orë në të cilën mësuesi nuk zhvillon
proces mësimor pasi keni folur dhe keni
rakorduar takim pasi në institucion
organizohen takime pune dhe mund të
ndodhë që takimi të mos kryhet dhe kjo
dëmton marrëdhënien, me përjashtim të
rasteve emergjente (urojmë të mos ketë);

17. Për shërbime me sekretarinë ose takim


me drejtorinë e shkollës këto shërbime
ofrohen në orën 13.00 - 14.00, me
përjashtim të rasteve kur drejtori mund të
jetë në takime ose mbledhje mund të priteni
nga nëndrejtori i deleguar me kompetencë,
është mirë që për shërbimet e sekretarisë të
informoni një ditë më parë dhe ti tërhiqni në
orarin e përcaktuar më sipër. Për vërtetim
notash nevojiten dy fotografi, format
pasaporte;
18. Prindërit kanë detyrimin të marrin pjesë
në takimet që organizon shkolla për tu
njohur me progresin/regresin, suksesin dhe
sjelljet e fëmijës, si dhe për të qenë pjesë në
shumë aktivitete shkollore që shkolla jonë
organizon në kuadër edhe të bashkëpunimit
me komunitetin;

19. Mësuesi kujdestar, lëndor dhe shkolla ka


për detyrë të informojë prindin për çdo
aspekt që lidhet me fëmijën e tij/saj;
Të ofrojë mbështetje për fëmijën, përfshirje
në veprimtari, të kujdeset për fëmijën dhe
ofrojë shërbim arsimor cilësor;
Të informojmë prindin në kohë për çdo
ndryshim ose risi në arsim;
Të përfshijë prindërit;
Të marrë masa për sigurinë, mirëmbajtjen
dhe shëndetin;
Të ofrojë mundësi zgjedhjeje për nxënësit;

21. Çdo të hënë këndohet himni kombëtar;

22. Nxënësi paraqitet në shkollë në orën


7 30- 7.50. Në orën 8.00, fillon mësimi dhe
:

dera jashtë shkollës do të mbyllet. Edhe kur


justifikoni vonesën e fëmijës për orën e parë
mungesa vendoset. Ju lutemi merrni masa
të mos ketë vonesa, ndryshe ira e parë e
mësimit ku nxënësi është më i freskët dhe
më i qetë na del jashtë funksionit, ju duhet të
jeni për krah institucionit dhe mësuesve në
këtë proces, shkolla ka synim të formojë
individin, jo vetëm dije.

23. Në sistemin SMIP ju mund të shihni në


çdo kohë vlerësimet e fëmijës suaj dhe
gjithshka lidhur me suksesin në shkollë;

24. Ju bëjmë me dije gjithashtu se masa


disiplinore e dhënë shënohet në SMIP, në
regjistër, në dëftesë dhe kërkon 6 muaj për
tu shlyer nëse nxënësi nuk ka bërë asnjë
shkelje tjetër disiplinore, nëse nxënësi vijon
të bëjë shkelje disiplinore kalohet në masa
disiplinore më të përshkallëzuara. Ndërkohë
ju bëjmë me dije se po sipas nenit 71
"Detyrat e nxënësve" pika "ç" dhe "dh" të po
këtij urdhëri Nr.31, datë 28.01.2020 ""për
miratimin e rregullores së funksionimit të
institucioneve arsimore në Republikën e
Shqipërisë", nxënësi ka për
detyrë të mësojë dhe vijojë/frekuentojë
rregullisht shkollën, e përcaktuar kjo në ligj
69/2012, neni 61 "Të drejtat dhe detyrat e
nxënësit" pika 2, gërmat "a,b,c,d".

Duke ju falenderuar ju urojmë një ditë të


bukur,
Drejtoria e shkollës!

You might also like