You are on page 1of 1

INFORMIM PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË KLASË TË PARË PËR VITIN SHKOLLOR

2023/2024

Në bazë të nenit 60 nga Ligji për Arsim Fillor (G.z 161/19) në klasë të parë do të regjistrohen
të gjithë fëmijët të cilët deri më 31.12.2023 (viti i lindjes 2017) mbushin 6 vjet.

 Në klasë të parë mund të regjistrohen fëmijët e lindur deri më 31.01.2018 me


kërkesë paraprake nga prindi/ kujdestari dhe mendimit të marrë nga shërbimi
pedagogjik i shkollës.

 Regjistrimi në klasë të parë bëhet:


 Prindërit/ kujdestarët të vijnë në shkollë që të plotësojnë formularin për
regjistrimin e fëmijës nga ora 09:00-14:00 prej datës 02.05.2023 deri 31.05.2023.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

 Çertifikata e lindjes (kopje).


 Vërtetim për vaksinat e pranuara ( institucioni kompetent shëndetsor).
 Vërtetim nga stomatologu (institucioni kompetent shëndetsor).
 Vërtetim nga oftalmologjik ( institucioni kompetent shëndetsor).

 Në rastin e regjistrimit të fëmijës me aftësi të kufizuara në klasën e parë, prindi është


i detyruar të paraqes mendimin/ profil funksional nga komisioni për vlerësim i
fëmijëve dhe të rinjve për arsim shtesë, mbështetje sociale dhe shëndetsore sipas
KFN.

 Letërnjoftim i prindërit/ kujdestarit (për identifikim).

Dokumentet duhet të dorëzohen në ditën e intervistës së fëmiut që do të fillon prej


02.05.2023 deri 31.05.2023.

Për çdo informatë shtesë apo paqartësi mund të na kontaktoni nëpërmjet e-mail
adresës ose telefonit :perparimikrushopek3@gmail.com dhe 075 311 862 (ora
09:00-14:00).
Ju faleminderit për bashkëpunim.

You might also like