You are on page 1of 2

TESTIM ME SHORT NGA DREJTORIA Shtator –Dhjetor 2021-

2022

Lënda: Gjuhë shqipe Klasa IV Shkalla II

Emër Mbiemër: __________________________________

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve në vazhdim. “Luli i vocër”

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që për para tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin,
por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta,
ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli.
-More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande.
Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askujt as një fjalë s’i thotë. Ecën ngadalë, tue
shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, deri sa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës
shkollore shumë i pëlqen te qëndrojë. Aty asht caku i tij, i prarume me rrezet e ngrofta të diellit në këto
ditët e vjeshtës. Mbeshtetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtije ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun
nga i ftohti i mëngjezit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër ja tërhjek vrejtën janë çizmet, që i
kanë të veshun disa shokë të tij.
Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! — mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë syt ndër tollumbat e veta, nëpër
të cilat shifen mirë të pesë gishtat e kambve të zbathuna. Nga kureshtja i afrohet një shoku që ka çizmet
më të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin çizmet !!!
Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, ti ngrofi kambët .
- Po kur nuk ka diell, si ja bën i shkreti Lul!
Nga një herë i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja ledhaton
faqet,gushën,e Luli i afrohet,ja merr dorën, e shikon me sy pllumbi dhe kishte dashtë t’i fali diçka
mësuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i vocër çka mundet t’i fal mësuesit tjetër? Veç në ja faltë tollumbat e
veta që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocër kanë me e
hangër mësuesin. Migjeni ( 1911-1938 ).

1.Pjesa e mësipërme është tregim: (1 pikë)

a. Realist b. Përshkrues c. Fantastik d) jo realist

2. Luli është një djalë që vesh: (1 pikë)

a.Këpucë me qafa
b. Çizme që shkëlqejnë
c. Këpucë të vjetra e të grisura
d) këpucë të lustruara

3. Cili është kuptimi i kësaj historie? (1 pikë)

a) Luli përfaqëson njerëzit që jetojnë mes lluksit.

b) Luli përfaqëson njerëzit që jetojnë dhe sigurojnë gjithçka që i duhet.
c)Luli përfaqëson njerëzit që jetojnë në varfëri .
d) Luli përfaqëson njerëzit e pasur dhe të varfër.

4. Cili është shkaku që Luli rri çdo ditë pranë rrezeve të diellit? (1 pikë)

a. I pëlqën se dielli duket i bukur.

b. Do të mësojë më tepër për diellin si një yll i sistemit diellor.
c. I pëlqen sepse ngroh këmbët e tij për shkak se këpucët janë çarë.
d. I pëlqen se rri gjithë ditën kot.
5. Vendosni një titull të përshtatshëm kësaj historie. (1 pikë)
____________________________________

6. Plotësoni: (2 pikë)

Autori e ndërton ngjarjen duke vënë përballë Lulin që përfaqëson

________________________________ dhe djemtë me çizme që përfaqësojnë
_________________.

7. Në tekstin e mësipërm nënvizo nje fjali mohore dhe ktheje atë në fjali pohore.
(2pikë)
__________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________

8. Shëno me M emrat e gjinisë mashkullore dhe me F emrat e gjinisë femërore. (3 pike)

shoket _____ caku ____ kembeve _____

gishtat ____ faqet ____ cizmet _____

9.Ktheni në numrin shumës grupin emëror: (4 pikë )

Dera e rrugicës __________________ çizmja e re ____________________

Këmbë e zbathur __________________ ftyrë e dlirtë_________________________

10.Qarko emrin e duhur dhe përcakto trajtën e tij. (4 pikë)

Mësuesi ia ledhaton ( faqja/ faqet) ________________,(gusha / gushën).________________

Luli mbështetet mbi ( mur /muri ) _____________ (grushte/ grushtet)________i fut ndër xhepa.

11.Plotëso veçoritë e emrave të nënvizuar. 5 pikë

E Luli i vocër çka mundet t’i fal mësuesit tjetër? Lloji ____________ gjinia ___________ numri
__________ trajta __________ rasa _________
Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna.
Lloji ___________ gjinia ____________ numri ___________ trajta __________ rasa _________

12. Krijoni një tekst duke u mbështetur nga fjalët kyçe: (5 pikë)
lodrojmë, diell, fëmijë, fushë, i lumtur. Shoqëroje me vizatim.
_____________________________________________________________________________________

______________
Vlerësim 4 5 6 7 8 9 10
i
Pikët 0-7 8 - 12 13 - 16 17 - 20 21 – 24 25 - 27 28 - 30

You might also like