You are on page 1of 2

EMËR MBIEMER TEST I NDERMJETESHEM KL 2

LENDA:GJUHE SHQIPE

Lexo me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

Shtatori erdhi përsëri. Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve. Fëmijët bisedojnë me
njëri-tjetrin për pushimet verore. Në duar mbajnë buqeta me lule. Më të emocionuar janë vogëlushët që
do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ata presin me padurim të njohin mësuesen e tyre të
parë. Sa e bukur është dita e parë e shkollës! A të pëlqen edhe ty kjo ditë?

1. Vendos kryq për përgjigjen e saktë. (1 pikë)


Ngjarja ndodh:

a. në këndin e lojërave

b. në pushimet verore

c. ditën e parë të shkollës

2. Më të emocionuar ishin: (1 pikë)

a. fëmijët e shkollës

b. mësueset

c. nxënësit e klasës së parë

3. Fëmijët mbanin në duar: (1 pikë)

a. lodrat e tyre

b. buqetat me lule

c. çantat me libra

4. Shkruaj pse fëmijët e klasës së parë janë të emocionuar: (1 pikë)


_________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

5. Rendit fjalitë sipas ngjarjes. Shkruaj numrin para fjalisë. (4 pikë)


- Fëmijët bisedonin me njëri – tjetrin.

- Shtatori erdhi përsëri.

- Në duar mbajnë buqeta me lule.


- Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve.

6. Zgjidh nga teksti i dhënë tri fjali me shenja të ndryshme pikësimi( . , ! ), dhe shkruaji.
___________________________________________________________________
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________

7. Ndaj në fund të rreshtit (në disa mënyra) fjalën fëmijët. (2 pikë)


______________________, _________________________, ______________________

8. Dallo fjalinë më të vogël te fjalia Shtatori erdhi përsëri. dhe shkruaje: (1 pikë)
_________________________________

9. Zgjero fjalinë: Fëmijët bisedojnë. (1 pikë)


_______________________________________________________________________

10. Zgjidh dhe shkruaj një fjali pohore nga teksti i dhënë. (2 pikë)
______________________________________________________________________.

Ktheje atë në fjali mohore duke përdorur fjalëzën nuk dhe s’.
_______________________________________________________________________
________________________________________________________________________

11. Vendos shenjat e pikësimit që duhen në fund të fjalive. (3 pikë)


- Shila sillet mirë në shkollë ___

- Me çfarë erdhe sot në shkollë ___

- Ua, ç’rroba të bukura ke veshur ___

12. Lexo me kujdes tekstin. Vendos shenjat e pikësimit dhe shkronjën (8 pikë)
e madhe atje ku duhet.

teta leta del në dritare dhe nis të flasë: - more fëmijë, tani e gjetët të luani dhe të bërtitni_ po pse nuk
mendoni fare për të moshuarit _ luani pak më tutje dhe mos bërtitni fort _

AP ANP AK ASHK ASH

0-7 8-13 14-19 20-26 27-30

You might also like