You are on page 1of 3

Testim (tremujori i parë)

Lënda: Gjuha shqipe Klasa IX Emri _______________________________

Lexo tekstin, përgjigju pyetjeve që pasojnë:

Megjithë anën e vet magjike, s’mund të thuhet se dollapi ishte një prej atyre krijesave të thjeshta
e patëkeq, që rrezatojnë vetëm sharm, farfurimë dhe tërheqje. Kishte edhe ai dritëhijet e tij. Si
çdo gjë tjetër në jetën e atyre viteve, dollapi nuk mund të mbrohej nga sëmundjet infektive të
kohës. Një ditë edhe ai do të prekej nga sindroma e dyzimit.

Po t’i hyje brenda, siç futesha unë kur e përdorja për teatër me një aktor, që i luante vetë të
gjitha rolet, apo kur e përdorja si kinema, dalloje se mespërmes dollapit ndehej një perde e hollë.
Ajo perde, që e ndante dollapin më dysh, si të qe një listelë e pakapërcyeshme, në fakt luante
rolin e një diafragme.

E kishte vënë me duart e veta im gjysh. Vetëm atij mund t’i shkonte ndër mend ta ndante
dollapin në dy zona: zona e veshjeve tona dhe zona e veshjeve që dollapi kishte sjellë me vete
nga jeta e tij e parë në një stëpi tjetër. Me kaq gjyshi e kishte ndarë botën brenda dollapit në dy
zona ndikimi. Ai kishte shpikur perden e tij të hekurt. (Shkëputur nga libri”Në kërkim të
këmishës së humbur”, të shkrimtarit Arian Leka)

1.Plotëso skemën e komunikimit me të dhënat e tekstit të mësipërm: (7 pikë)

Referenti_________

Dërguesi__________Kanali____________Mesazhi__________ Kanali___________Marrësi________

Kodi_________

2.Cili funksion është mbizotërues në këtë tekst? (Qarko)(2 pikë)

shprehës-bindës-informues-letrar

2/1. Argumento pse_____________________________________________________________ (2 pikë)

3.Ky teks është biografik apo autobiografik? Sill tri argumente gjuhësore pse është i tillë.(4 pikë)

__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________
4.Ç’është sipas teje sindroma (sëmundja) e dyzimit? A je prekur ndonjëherë prej saj? (3 pikë)

_____________________________________________

___________________________________________________

5.A ke pasur në fëmijëri ndonjë kënd të fshehtë ku je “arratisur” nga bota e jashtme për të qëndruar në
vetmi me mendimet e tua? Shkruaj përmbledhtazi përvojën tënde. (4 pikë)

______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

6.A ke njohuri për periudha historike kur Europa ka qenë e ndarë në dy kampe politike? Shkruaj shkurtazi
për atë periudhë.(3 pikë)

__________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

7.Shkruaj, me një fjali, një ide që të lind duke lexuar fragmentin.(2 pikë)

__________________________________________________________________________________

Njohuri gjuhësore:

1.Shëno me V për të vërtetë dhe me G për të gabuar, klasëne fjalëve (3 pikë)

patëkeq-mbiemër_____ kaq-parafjalë_____ mund-ndajfolje______

2.Tek fjalia: Mespërmes dollapit ndehej një perde e hollë.-nënvizo foljen, thuaj nëse është
kalimtare apo jokalimtare.____________________________________________(2 pikë)
3.Qarko alternativën e saktë. Tek grupi:” t’i shkonte ndër mend”, fjala ndër është(1 pikë)

a)ndajfolje b)lidhëzë c)parafjalë…. d)pjesëzë

4.Tek fjalia: Bënte ftohtë.-folja është vetore apo pavetore? Pse? (2 pikë)

_________________________ ____________________________

5.Rishkruaj fjalinë: Një ditë edhe ai do të prekej nga sindroma e dyzimit.-duke përdorur një
foje të parregullt.(2 pikë)

______________________________________________________________________

Pikët 0-9 10-15 16-20 21-25 26-30 31-34 35-37


Vlerësimet 4 5 6 7 8 9 10

SUKSESE!

Mësuesi: Erget Cenolli

You might also like