You are on page 1of 8

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS


AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012


I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI A
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re)

Udhëzime të përgjithshme:
• Testi përbëhet nga tri pjesë.
• Testi përmban një total prej 50 pikësh.
• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.
• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.
• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen
variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.
• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes
dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.
• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka
përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme
kuptimin e shprehjes.
_______________________________________________________________________________________

PJESA I
Udhëtimet e Guliverit: Argëtim apo egërsi?
Pyetja 1 B 1 pikë
Pyetja 2 B 1 pikë
Pyetja 3 A 1 pikë
Pyetja 4 D 1 pikë
Pyetja 5 B 1 pikë
Pyetja 6 D 1 pikë
Pyetja 7 A 1 pikë
Pyetja 8 C 1 pikë
_______________________________________________________________________________________

 AKP 1 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A

Pyetja 9 (a) 2 pikë


Argumentet
 Ishte kohë eksplorimesh. Shumë njerëz nuk e njihnin jetën në vende të tjera të botës, ndaj iu besonin
rrëfimeve të eksploruesve.
 Dëshmia e kapitenit, që pohonte se e njihte personalisht kapiten Guliverin.
 Rrëfimi në vetën e parë dhe shënimi në kopertinën e librit, si dhe mungesa e emrit të autorit.
2 pikë Nëse rendisin dy argumente.
OSE
1 pikë Nëse rendit vetëm një argument.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 (b) 1 pikë


1 pikë Nëse shpjegon se cili nga dy argumentet e përzgjedhura i duket më bindës dhe pse.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 1 pikë
Model përgjigjeje
 Për të dalluar citimet e marra nga burime të ndryshme, si tekste referuese.
1 pikë Nëse tregon se për ç’qëllim i ka futur autori i shkrimit disa fjalë ose fjali midis thonjëzave.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 8 pikë
Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

 shkruan një ese, ku argumenton se cilin tip libri preferon, atë që të argëton apo atë që të bën të mendosh;
 përdor detaje mbështetëse, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;
 ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë


 respekton elementet e strukturës së esesë:
hyrjen
zhvillimin
përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë


 organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike
mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

 AKP 2 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:


 përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
 shprehet me një gjuhë eseistike;
 ka fjalor të pasur;
 stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)


Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
 ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;
 ka saktësi drejtshkrimore.
_______________________________________________________________________________________

PJESA II

Migjeni Nën flamujt e melankolisë


Pyetja 12 C 1 pikë
Pyetja 13 A 1 pikë
Pyetja 14 B 1 pikë
Pyetja 15 A 1 pikë
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 16 (a) 2 pikë


Model përgjigjeje

 Atmosfera e kësaj poezie sundohet nga trishtimi, melankolia, një gjendje e tejzgjatur që nuk mbaron.

 Kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e veprimit, dëshira për të bërë diçka të re, për të ndryshuar, për
të reaguar.

1 pikë Nëse tregon se cila është atmosfera që sundon poezinë.

DHE

1 pikë Nëse tregon se çfarë e ka shkaktuar atë.


0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

 AKP 3 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A

Pyetja 16 (b) 3 pikë


Simboli

 Në këtë poezi flamuri shfaqet si simbol i një jete të trishtueshme njerëzore, pa fitore, pa qëndresë, i një
jete që thjesht vegjeton.

 Në simbolikën tradicionale flamuri është simbol qëndrese, fitoreje, lirie. Por ai nuk shfaqet i tillë në këtë
poezi. Simbolika vjen e përmbysur.

 Migjeni e sjell të përmbysur këtë simbolikë, pasi nuk mund të flitet për fitore në një vend të pushtuar nga
kotësia, ku jeta është e trishtueshme, ku idealet kanë humbur.
1 pikë Nëse tregon simbolikën që mbart flamuri në këtë poezi.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndryshimin e kësaj simbolike nga ajo tradicionale.

DHE

1 pikë Nëse tregon pse Migjeni e ka sjellë nën këtë këndvështrim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_______________________________________________________________________________________

Pyetja 17 2 pikë
Ironia

 Përpjekjet bëhen për të lindur një xhind, por lind një mi.
OSE
 Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim...

Shpjegimi
 Ironia tregon absurditetin e një shoqërie, që nuk ndërton dot asgjë të re dhe, si rrjedhim, nuk meriton një
xhind, por një mi.
 Ironia i drejtohet bashkëkombësve dhe vetes. Pasi askush nuk është në gjendje të ndryshojë gjë edhe ai
bashkë me ta.
1 pikë Nëse zbulon një rast të përdorimit të ironisë.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon se ku qëndron ironia.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

 AKP 4 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A
Pyetja 18 2 pikë
Model përgjigjeje

 Poeti po përjeton një dramë, pasi ai e kupton gjendjen e mjerueshme, është i aftë ta konstatojë atë, por e
di shumë mirë se nuk ka forcë të ndryshojë gjë. Ai e ndjen veten të pashpresë, të pafuqi dhe kjo i
shkakton dhe një dramë të fuqishme. Poeti është i ndërgjegjshëm për pafuqinë e vet.

Ilustrimet

 këtu s’ndërtohet asgjë e re


 kudo valojnë flamujt e një melankolije të trishtueshme
 shenjë jetese
1 pikë Nëse analizon pse poeti po përjeton një drame të madhe.

DHE
1 pikë Nëse mendimin e ilustron me vargje ose detaje nga poezia.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 19 2 pikë
Vargjet:

Dhe kështu kjo komedi


na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.

 Në këtë rast vargu del në vetën e parë shumës ( Migjeni bëhet njësh me bashkëkombësit, shkrihet me ta).
1 pikë Nëse identifikon vargjet ku trishtimi i përgjithshëm merr nota personale.

DHE

1 pikë Nëse tregon si jepet gjuhësisht ky kalim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_______________________________________________________________________________________

PJESA III
Markez Njëqind vjet vetmi
Pyetja 20 D 1 pikë
_______________________________________________________________________________________

 AKP 5 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A

Pyetja 21 2 pikë
Model përgjigjeje
 Mungesa e padurimit është shenjë që lidhja nuk do të jetë e qëndrueshme. Amarantës i mungon dëshira
për ta parë, takuar Krespin. Ajo çdo takim me të e përjeton si diçka të zakonshme, pa emocion, pa
ndjenjë. Ajo është shumë e ftohtë dhe e përmbajtur.
 Marrëdhënia shfaqet e ftohtë. Nuk ka asnjë shkëndijë, as padurim. Mungon intimiteti.
2 pikë Nëse shpjegon plotësisht pse mungesa e padurimit është shenjë paralajmëruese.
OSE
1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht pse mungesa e padurimit është shenjë paralajmëruese.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (a) 1 pikë


Model përgjigjeje
 Pietro Krespi e përjeton ndjenjën e dashurisë dhe vdes për të. Amaranta nuk provon asnjë ndjenjë, asnjë
emocion. Nuk dashuron dot.
1 pikë Nëse tregon ndryshimin më të madh që ekziston midis dy të rinjve.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (b) 3 pikë


Model përgjigjeje
 Mendoj se po. Çdo gjë vjen shumë rozë. Ai çdo gjë, dhe dashurinë dhe vuajtjen e përjeton në mënyrë
paksa të tepruar, me lule, muzikë, parfume. Nuk ka asgjë burrërore, të fortë, prej mashkulli tek ai,
përkundrazi. Pietro Krespi shfaqet shumë delikat, i brishtë, i ndjeshëm, deri në patetizëm.
 Jo. S’më duket e tepruar. Ai wshtw italian, shumw natyrw poetike. Varet nga kwndvwshtrimi si i shikon
gjërat.
Ilustrimet:
 pamje çiftesh të dashuruar;
 parqe të vetmuar;
 zemrash të shpuara me shigjetë;
 fjongo të arta që i mbanin pëllumbat në sqep;
 Nisi të qante me ngashërim (vuajtja);
 sa s’i theu gishtërinjtë e dorës nga dëshpërimi;
 duke i futur në zarfa o petale lulesh, o flutura të thara;
 zërin e prushtë të një mashkulli;
 Etj.
2 pikë Nëse argumenton plotësisht mendimin në lidhje me Pietri Krespin.
DHE
1 pikë Nëse mendimin e mbështet me detaje nga fragmenti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

 AKP 6 2 qershor 2012


Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (a) 2 pikë


Model përgjigjeje
 Po. Ftohtësia, përçmimi, krenaria e saj e vranë djaloshin e dashuruar. Ajo i dha shpresë për shumë kohë
dhe më pas i tha se nuk do të martohej me të. Pietro ishte shumë i ndjeshëm dhe mesa duket nuk e
përballoi dot humbjen e saj dhe vrau veten nga dëshpërimi..
 Po. Pietro ishte nga natyra shumë më i ndjeshëm seç duhej dhe refuzimi i saj e plagosi keq natyrën e tij
delikate.
Ilustrime
 Të gjithë e dëgjuan kitarën e Krespit, vetëm Amaranta nuk reagoi;
 por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare;
 Ai la pas dore gjithçka;
 Unë as e vdekur nuk do të martohesha me ty;
 brejtjet e padurueshme të ndërgjegjes.
1 pikë Nëse shpreh mendimin se a është Amaranta shkaktare e vdekjes së Krespit.
DHE
1 pikë Nëse e ilustron mendimin me shembuj nga fragmenti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (b) 2 pikë


 Amaranta e djeg dorën si shenjë keqardhjeje, për të qetësuar ndërgjegjen. Ajo thellë e di që ka shkaktuar
vdekjen e një njeriu.
OSE
 Është shkaktare e tragjedisë që ndodhi. Kjo është më e pakta që mund të bënte, të ndiente sadopak
dhimbje, pasi ishte e ftohtë ndaj ndjenjave të tjera.
Simbolika
 Shenja e asaj që shkaktoi do t’i mbetet vragë në zemër dhe në ndërgjegje për të gjithë jetën. Është e
vetmja gjë që mund të bënte për Krespin, pas asaj që i shkaktoi.
 Simbol i zisë që do të ndiente në shpirt, i ndjesisë së fajit.
1 pikë Nëse shpjegon pse Amaranta djeg dorën.
DHE
1 pikë Nëse zbërthen kuptimin simbolik të fashës së zezë në dorën e saj.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (c) 1 pikë


Autori nuk thotë kujtim tragjik, kujtim i trishtuar, por i mynxyrshëm. Fjala e përzgjedhur mbart një ngarkesë
shumë të madhe emocionale. Kujtimi që ajo kërkon ta heqë nga mendja është i kobshëm, pasi i kujton
tragjedinë që ka shkaktuar.
1 pikë Nëse shpjegon forcën shprehëse të fjalës i mynxyrshëm.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
 AKP 7 2 qershor 2012
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti A
_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 1 pikë
Model përgjigjeje
 Janë të ndjeshëm.

 Ndjeshmëria ndaj së bukurës.

1 pikë Nëse tregon karakteristikën e banorëve që shfaqet në fragment.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_______________________________________________________________________________________

Pyetja 25 2 pikë
Model përgjigjeje
Situata
 Kur Amaranta e refuzon papritur kërkesën e Krespit.
Shpjegimi
 Deri në këtë moment Markezi e kishte bërë lexuesin të besonte se kjo lidhje do të kurorëzohej me
martesë. Befas situata ndryshon. Është veçori e stilit për të mos i parashikuar ngjarjet, për t’i bërë
befasuese. Kjo mënyrë tërheq më shumë vëmendjen, e bën veprën më interesante, pasi është e vështirë të
parashikosh se çfarë mund të ndodhë.

1 pikë Nëse identifikon rastin kur situata përmbyset papritur.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtij përdorimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________

 AKP 8 2 qershor 2012

You might also like