You are on page 1of 10

MATURA SHTETËRORE

MATURA 2015
PJESA I Liria e fjalës

Pyetja 1 A 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 D 1 pikë
Pyetja 4 A 1 pikë
Pyetja 5 B 1 pikë
Pyetja 6 A 1 pikë
Pyetja 7 D 1 pikë
_________________________________________________________________

Pyetja 8 (a) 2 pikë


Model përgjigjeje

 Autori mendon se duhet mbështetur fjala e lirë, sepse ajo të çon drejt së
vërtetës.

OSE
 Autori mendon se në universitetin që ai përfaqëson, besohet në tri gjëra: vlerën
e kërkimit intelektual, integritetin e individëve dhe aftësinë e anëtarëve të këtij
komuniteti universitar për të menduar në mënyrë racionale dhe për të punuar
fort drejt së vërtetës.

 Argumenti: Ne nuk mundemi që njëkohësisht t’i përkushtohemi përparimit


intelektual dhe, në të njëjtën kohë, të vendosim kufizime në atë që mendohet
apo diskutohet.
1 pikë Nëse tregon pse autori mendon se duhet mbështetur fjala e lirë.

1 pikë Nëse shkruan argumentin kryesor të autorit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Në përgjigjen e dhënë, nxënësi mund ta marrë argumentin si fjali të gatshme


nga teksti ose ta perifrazojë.

200 
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

Pyetja 8 (b) 2 pikë


Model përgjigjeje
 Argumenti është subjektiv.
 Arsyeja: Përdorimi i shprehjes ne besojmë, pra ai mbështetet në gjykime
personale, jo në të dhëna, fakte apo në studime të ndryshme shkencore.
1 pikë Nëse përcakton llojin e argumentit.

1 pikë Nëse shpjegon arsyen pse argumenti është i tillë (subjektiv).


0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_________________________________________________________________

Pyetja 9 3 pikë

Interpretimi i plotë:
Thelbi i përgjigjes duhet të lidhet me idenë se shpesh e vërteta mund të mos na
pëlqejë dhe mund të mund të mos duam ta dëgjojmë. Ajo mund të kërkojë sakrifica
dhe mund të shkaktojë dhimbje.

Interpretim i pjesshëm:
 E vërteta mund të shkaktojë dhimbje.
 E vërteta mund të mos pranohet nga të gjithë.
 E vërteta mund të shkaktojë konflikte, pakënaqësi.
 E veçanta e paragrafit përmbyllës: Paragrafi përmbyllës (që zakonisht jep një
përfundim) e lë të hapur debatin. Kjo do të thotë që ky debat nuk shteret,
pikërisht për shkak të raportit që kanë njerëzit me të vërtetën.

2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë fjalinë e dhënë.


OSE
1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme fjalinë e dhënë.
DHE
1 pikë Nëse gjen të veçantën e paragrafit përmbyllës.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë bën një interpretim
të ndryshëm nga modeli i dhënë, por që tregon thelbin e fjalisë së dhënë.

201 
MATURA SHTETËRORE

Pyetja 10 2 pikë

Model përgjigjeje

Mbiemrat: të rrezikshme, të fuqishme.

2 pikë Nëse identifikon dy mbiemrat që cilësojnë idetë.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një mbiemër që cilëson idetë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_________________________________________________________________

Pyetja 11 2 pikë

Model përgjigjeje

Pasojat negative:

 idetë mund të jenë të rrezikshme,


 idetë mund të sjellin përçarje dhe të përmbysin situatën ekzistuese;,
 idetë mund të sjellin reagime negative, të mbartin urrejtje, të lëndojnë njerëzit
dhe të shkaktojnë trauma të mëdha,
 idetë kur nuk kuptohen mirë nga njerëzit, mund t’i manipulojnë ata.

2 pikë Nëse identifikon dy pasoja negative.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një pasojë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

202 
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

Pyetja 12 3 pikë
Argumentimi i plotë:
Duke qenë se universiteti ku bën pjesë autori, nuk i kufizon fjalimet nisur nga emri
apo përmbajtja (duhet të theksohen në përgjigje), atëherë kjo mund të sjellë
edhe abuzim me fjalën e lirë. Ky besim që jepet, mund të shpërdorohet nga të
tjerët dhe në këtë mënyrë të mund të shkaktohen edhe pasoja të ndryshme.
Pavarësisht këtyre, sërish e pranojnë këtë sfidë, pasi duan të jenë promotorë të së
vërtetës dhe të zhvillimit intelektual. Kjo sfidë nënkupton marrjen parasysh të
rrezikut.
Argumentim i pjesshëm:
 Universiteti nuk i kufizon fjalimet duke parë vetëm përmbajtjen.
OSE
 Universiteti nuk niset nga emri i atij që e ka shkruar fjalimin.
OSE
 Universiteti nuk i kufizon fjalimet, edhe pse ato mund të shkaktojnë debate.
Ilustrime:
 Në disa situata, mund të duket sikur universiteti mbështet një platformë që
prodhon gënjeshtra, urrejtje, shtrembërime dhe gabime. Për pasojë, krijohet
përshtypja sikur fjalimet ofenduese legjitimohen kur ndodhin në terrenin e një
institucioni kërkimor ose kur shqiptohen nga pjesëtarët e tij.
 Ajo nuk i pengon fjalimet duke u bazuar në personin që i prezanton apo nisur
nga përmbajtja e tyre dhe, as ka ngritur ndonjë mekanizëm përmes të cilit
institucioni vendos se kush duhet të flasë dhe kush jo. Nuk jemi ne, ata që i
miratojmë fjalimet që vijnë këtu.
 Ne e dimë se fjala e lirë mund të shkaktojë dhimbje. Debati i hapur mund të jetë
i vështirë dhe i papërshtatshëm. Në disa raste, edhe mund të abuzohet me
besimin tonë.
2 pikë Nëse argumenton në mënyrë të plotë pse me lirinë e fjalës mund
të abuzohet.
OSE
1 pikë Nëse argumenton në mënyrë të pjesshme pse me lirinë e fjalës
mund të abuzohet.
DHE
1 pikë Nëse argumentin e dhënë e mbështet me ilustrimet e duhura.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

203 
MATURA SHTETËRORE

PJESA II

Markez Njëqind vjet vetmi

Pyetja 13 C 1 pikë
Pyetja 14 C 1 pikë
Pyetja 15 B 1 pikë
Pyetja 16 A 1 pikë
Pyetja 17 D 1 pikë
Pyetja 18 B 1 pikë
_________________________________________________________________

Pyetja 19 3 pikë
Model përgjigjeje
 Marrëdhënie miqësore.

Shpjegimi:
Hose Arkadio e kërkon mikun e tij pa pushim dhe ndihet keq (shtanget) kur merr
vesh se ai ka vdekur. Mënyra se si autori e përshkruan, thekson dhimbjen e madhe
shpirtërore që Hoseja ndien për humbjen e mikut të tij.
Ilustrimi:
 Hose Arkadio Buendia kërkonte gjithandej, me sy të çakërritur si një i ndërkryer,
mikun e tij Melhiades, që ky t’ia zbulonte të fshehtat e pakufishme të atij
spektakli të mrekullueshëm.
 I pikëlluar nga mandata, Hose Arkadio Buendia ngriu në vend, duke u munduar
të mposhtte dhimbjen.
1 pikë Nëse përcakton llojin e marrëdhënies.

1 pikë Nëse e shpjegon këtë marrëdhënie.

1 pikë Nëse shpjegimin e mbështet me një ilustrim.


0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nëse në përgjigjen e dhënë nxënësi jep një ilustrim që nuk paraprihet nga
shpjegimi ose nuk është në funksion të arsyetimit, atëherë ai nuk do të marrë
pikë.

204 
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

Pyetja 20 3 pikë

Model përgjigjeje

 Autori ndërthur realen me fantastiken për të nxitur më tepër fantazinë apo


imagjinatën e lexuesit, për ta bërë pjesën më tërheqëse.

Momentet:
 gjeti një arixhi armen fjalëpakë për t’i ofruar një lloj shurupi që të bën të
padukshëm;
 shndërrimi i arixhiut në pellg zifti;
 magjistarë të tjerë që shfaqeshin secili me nga gjashtë krahë të përdredhur;
 pellgu i armenit fjalëpakë u avullua në hiç.

1 pikë Nëse jep qëllimin e ndërthurjes së reales me fantastiken.

DHE

2 pikë Nëse identifikon dy momente të kësaj ndërthurjeje.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_________________________________________________________________

Pyetja 21 2 pikë

Model përgjigjeje

 Karakteristika të stilit në këtë fragment: lirik, poetik, përshkrues, i detajuar, i


orientuar, me nënkuptime, ndërthurja e reales me fantastiken.

2 pikë Nëse identifikon dy karakteristika të stilit të Markezit.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një karakteristikë të stilit të Markezit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

205 
MATURA SHTETËRORE

Pyetja 22 (a) 1 pikë

Model përgjigjeje

Ardhja e arixhinjve në Makondo nënkupton lidhjen e banorëve të këtij vendi me


botën e largët; një dalje nga izolimi dhe vetmia ku ata janë mbërthyer. Ardhja e tyre
sjell gjallëri dhe ngjyra në jetën e banorëve të vendit.

1 pikë Nëse tregon se ç’nënkupton ardhja e arixhinjve në Makondo.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.


_________________________________________________________________

Pyetja 22 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë
 Po, janë të ndryshëm. Arixhinjtë janë njerëz të lirë që lëvizin kudo, ndërsa
banorët e Makondos janë të izoluar; ata lëvizin rrallëherë nga fshati.

OSE
 Arixhinjtë janë njerëz që shfrytëzojnë gjithçka që dinë. Janë pikërisht ata që
sjellin gjëra ndryshe në Makondo, që gjallërojnë vendin dhe jetën e vakët dhe
të izoluar të banorëve të fshatit.

OSE
 Arixhinjtë shfaqen më të ditur se banorët e Makondos (episodi me akullin etj.).
Lëvizja e lirë e tyre bën që ata të jenë në kontakt me të rejat që shfaqen në
vendet ku ata shkojnë.
Përgjigje e pjesshme
 Po, janë ndryshe pasi janë njerëz të lirë.

OSE
 Janë njerëz që dinë më shumë.

OSE

206 
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

 Janë njerëz që lëvizin më shumë.


 Janë njerëz që shfrytëzojnë paditurinë e të tjerëve për të përfituar.

2 pikë Nëse argumenton në mënyrë të plotë ndryshimin mes arixhinjve


dhe banorëve të Makondos.
OSE

1 pikë Nëse argumenton në mënyrë të pjesshme ndryshimin mes


arixhinjve dhe banorëve të Makondos.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një formulim më
ndryshe se modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_________________________________________________________________

Pyetja 23 2 pikë

Model përgjigjeje

 E veçanta qëndron pikërisht në atë që një copë akulli, diçka kaq e zakonshme,
konsiderohet si shpikja më e madhe në botë.

 Kjo na lë të kuptojmë se këta njerëz dhe ky vend janë shumë të izoluar, larg
gjithçkaje që ndodh në botë. Habia e Hose Arkadios kur e prek akullin, e
dëshmon pikërisht këtë. Reagimi i tij vjen nga padija, mosnjohja.

1 pikë Nëse tregon të veçantën që qëndron në faktin se pse akulli


konsiderohet si shpikja më e madhe.
DHE

1 pikë Nëse tregon se çfarë zbulohet përmes kësaj të veçante në lidhje


me vendin dhe banorët e tij.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një formulim më
ndryshe se modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 24 2 pikë

207 
MATURA SHTETËRORE

Model përgjigjeje

 Fragmenti ka përshkrime të mrekullueshme të situatave dhe ngjarjeve, të


personazheve, ndjesive dhe veprimeve të tyre, por asnjë shpjegim nga ana e
autorit.

 Narratori thjesht tregon se çfarë ndodh dhe nuk ka shprehur ndonjë opinion
mbi ngjarjet apo mënyrën se si ato ndodhin. Gjërat ndodhin sepse ndodhin.
Narratori qëndron në distancë, nuk ndërhyn për asgjë dhe nuk shprehet për
asgjë.

1 pikë Nëse analizon mënyrën e rrëfimit në këtë fragment.

DHE

1 pikë Nëse përgjatë analizës ndalet veçanërisht edhe në pozicionin e


autorit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një formulim më
ndryshe se modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_________________________________________________________________

208 
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA

Pyetja 25 8 pikë
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 shkruan një ese, ku argumenton se me cilin nga dy këndvështrimet është
dakord;
 mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;
 përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke
iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve,
 ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë


1 pikë Struktura e esesë
 respekton elementet e strukturës së esesë:
- hyrjen,
- zhvillimin (argumentin/argumentet),
- përfundimin.
1 pikë Organizimi i esesë
 organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i
paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga
njëri paragraf te tjetri).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë


Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të
shprehë,
 shprehet me një gjuhë eseistike,
 ka fjalor të pasur,
 ka stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë


(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore,
 ndërton fjali të sakta dhe të qarta,
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm,
 ka saktësi drejtshkrimore.

209 

You might also like