You are on page 1of 2

Radiovalët

Radiovalët janë valë elektromagnetike brenda një brezi të frekuencave që fillon nga disa kHZ (Valët e
gjata) deri në 3 GHz (në këto hyjnë edhe mikrovalët)

Radiovalët mund të jenë krijuar nga natyra apo me ndihmën e instrumenteve teknike. Ekzistencën e
këtyre valëve në teori e ka vërtetuar James Clerk Maxwell ndërsa më vonë me anë të një eksperimentit,
ekzistencën e tyre e ka vërtetuar Heinrich Rudolf Hertz.

Radiovalët teknike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiovalët e krijuar me instrumente teknike, e kalojnë brezin e atyre natyrore dhe në spektrin
elektromagnetik përfshijnë mikrovalët dhe rrezet tera-herc. Me ndihmën e këtyre valëve bëhet përhapja
apo bartja e informatave teknike. Frekuencat e këtyre valëve janë të normalizuara (standartizuara) në
brezet e frekuencave.

Zakonisht radiovalët përdorën pa ndonjë lidhje mekanike për transmetim të zërit, fotografisë dhe të
dhënave tjera që shërbejnë për lokalizimin apo radio stacione.

Të dhënat që duhet transmetuar me ndihmën e modulatorëve futen në një bartës të valëve dhe nga aty
në një antenë shpërndarëse. Antena pranuese i merr këto valë me të njëjtat lëkundje të cilat me një
përforcues i përcjellë deri te de-modulatori.

Me ndihmën e radiovalëve mund të arrihen edhe efekte tjera si p.sh nxehja, tharja e qëllime tjera
shëndetësore.

Paraqitja në natyrë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiovalët krijohen edhe në natyrë. Me radiovalët që vijnë nga gjithësia merret Radioastronomia.

Kështu është e njohur rrezatimi i hidrogjenit në rrugën e kulloshtës (rruga e qumështit) me një gjatësi të
valëve prej 21cm. Radiovalë tjera, me studimin e të cilave merret Radioastronomia, kanë si burim
kryesisht yjet e mëdha, Pulsantët, nga të ashtuquajturat galaksia aktive dhe Quasarët.

Po ashtu rrezatimi i radiovalëve bëhet edhe nga Dielli dhe planetët tjerë ndërsa vetëtima krijon
radiovalë të fuqishme të cilat përdoren për lokalizimin e vetëtimës.

Frekuecat e radiovalëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emertimi teknik freguencat rrezja e përhapjes

ELF (frekuenca ekstreme të ultra) 3-30 Hz 100000 km – 10000 km

SLF (frekuenca sipër të ulta) 30–300 Hz 10000 km – 1000 km


ULF (frekuenca mbi të ulta) 300–3000 Hz 1000 km – 100 km

VLF (frekuenca shumë të ulta) 3 à 30 kHz 100 km à 10 km

LF (frekuenca të ulta) 30 kHz à 300 kHz 10 km à 1 km

MF (frekueca të mesme) 300 kHz à 3 MHz 1 km à 100 m

HF (frekuenca të larta) 3 MHz à 30 MHz 100 m à 10 m

VHF (frekuenca shumë të larta) 30 MHz à 300 MHz 10 m à 1 m

UHF (frekuenca mbi të larta) 300 MHz à 3 GHz 1 m à 10 cm

SHF (frekuenc sipër të larta) 3 GHz à 30 GHz 10 cm à 1 cm

EHF (frekuenca eksrem të larta) 30 GHz à 300 GHz 1 cm à 1 mm

You might also like