You are on page 1of 2

DRITA

Drita e dukshme për syrin e njeriut

Drita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme
për sytë (syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e
dukshme) ose me një përkufizim shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që
studiohen në fushën e optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve
elektromagnetike) janë :

 Dendësia (apo gjerësia), që ka të bëjë me rrokjen njerëzore të ndriçueshmërisë së dritës,

 Gjatësia e valës, që kapet nga njerëzit si ngjyra e dritës dhe,

 Polarizimi (ose këndi i dridhjes), që në rrethana të rëndomta është i pakapshëm nga njerëzit.

Emërtimi dritë vlen për tërë spektrin e valëve elektromagnetike. Për shkak të dualitetit (dyzimit) të
përhajes së valës si grimcë e lëndës, drita shfaq njëkohësisht vetitë si të valës dhe si të grimcës. Natyra e
saktë e dritës është një nga çështjet kryesore të fizikës moderne.

Spektri elektromagnetik dhe drita e dukshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spektri elektromagnetik me dritë të


nënvizuar

Përgjithësisht, rrezatimi elektromagnetik (EMR) klasifikohet nga gjatësia valore në radio, mikrovalë, infra
të kuqe dhe regjion të dukshëm që ne e perceptojmë si dritë, ultravioletë, rrezet X dhe rrezet gama.

Sjellja e EMR varet nga gjatësia valore e vet. Frekuencat më të larta kanë gjatësi valore më të shkurtër,
dhe frekuencat më të shkurtëra kanë gjatësi valore më të gjatë. Kur EMR ndërvepron me atome dhe
molekula të vetme, sjellja e tij varet nga sasia e energjisë për kuantin që mban.
EMR në regjionin e dritës së dukshme konsiston në kuante (të quajtura fotone) që janë më të ulëta në
fund të energjisë që janë të afta për të shkaktuar ngacmim elektronik brenda molekulave, e cila i
udhëheq ndryshimet në lidhje ose në kiminë e molekulave. Në fundin e ulët të spektrit të dukshëm të
dritës, EMR bëhet e padukshme për njerëzit (rrezet infra të kuqe) sepse fotonet e saj nuk kanë më
energji individuale të mjaftueshme për të shkaktuar ndryshim molekular të qëndrueshëm (një ndryshim
në simetri) në molekulen e dukshme retinale të retinës njerëzore, ndryshim i cili shkakton ndjesinë e
vizionit.

Ekzistojnë kafshët që janë sensitive ndaj tipave të ndryshëm të infra të kuqeve, por jo për nga kuptimi i
absorbimit të kuantit. Perceptimi infra i kuq në gjarpërinj varet nga lloji i imazhit termik natyral, në të
cilin pakot e qelizave ujore që rriten në temperaturë nga rrezatimi infra i kuq. EMR në këtë shkallë
shkakon vibrim molekular dhe efekte të nxehtësisë, e cila është mënyra sesi kafshët e detektojnë atë.

You might also like