You are on page 1of 4

Detyre

portofoli
Tema:Perdorimi I valeve
elektromagnetike
Lenda:Fizike

Klasa:Xll-3

Punoi:Mite Hajdari

Pranoi:Luan Kamani
Valët elektromagnetike jane ato valë që realizojnë transmetimin e energjisë nëpërmjet një
vakuumi ose duke përdorur një medium. Kjo behet e mundur nga luhatja(dridhja) e fushave
elektrike dhe manjetike. Ato lëvizin me një shpejtësi konstante prej 3X 10 ne fuqi 8 m/s.
Shpesh ato quhen rrezatim elektromanjetik. Ato kanë nje aplikim të gjerë ne teknikë prej
kohësh.
Valët elektromanjetike përdoren për transmetim radio (vale te shkurtra/vale te gjata), per
telefona, transmetim të energjise apo te sinjaleve pa kabëll. Ato mundesojne gjithashtu
transmetimin e energjise ne forme valesh te shkurtra,ne forme te rrezatimit infra te kuq,drites
ultraviolet,rrezevegama,etj. Te gjitha keto luajne nje rol te rendesishem ne jeten tone te
perditshme,dhe ne biznes,dukeperfshire edhe tekonologjine e komunikimit. Ato mund te
perdoren gjithashtu ilegalisht si arme.Sipas shtypit anglez te viteve 80 ato jane perdorur
nevitet 50-60 nga sistemi sovjetik per te demtuar ne shendet diplomat te huaj ne ate vend. Ato
mund teperdoren gjithashtu ne doza te lehta pa pasoja shendeti per te krijuar psikoza frike tek
qytetare per te ciletnje shtet i caktuar mund te kete interese te provoje se gjoja jane paranojak
si dhe ne raste te tjera.
Perdorimi ne mjeksi
 Protonterapia
 Rrezet X
 Rezonanca magnetike
 Ultratingujt
Protonterapia është një lloj kure me radiacion e cila nëpërmjet protoneve trajton
kancerin. Protoni është një grimcë e ngarkuar pozitivisht. Dhënë një energji e madhe, protoni
fiton aftësinë për të shkatërruar qelizat kanceroze. Ky trajtim mund të aplikohet veçmas, ose
mund të kryhet në një kohë me trajtime të tjera si kimioterapia apo imunoterapia.
Gjatë protonterapisë valët elektromagnetike hyjnë në brendësi të trupit nga një makineri
jashtë tij. I gjithë ky është një proces që nuk shkakton asnjë lloj dhimbjeje.
Rrezet X (Rentgen)
Rrezatimi rentgen paraqet një pjesë të spektrit elektromagnetik,i cili karakterizohet me gjatësi
shumë të shkurtër valore ndaj spektrit të dukshëm. Kufiri i këtyre rrezeve kah gjatësitë valore
të gjata përputhen me rrezatimin ultravjollce,kurse kah gjatësite valore të shkurta përputhet
me rrezatimin gama. Krijohen gjatë goditjeve të shpejta në sipërfaqen e ndonjë materie. Në
përgjithësi, objektet që janë më të dendura (të tilla si kockat dhe kalciumit) absorbojnë më
shumë rrezatimin e rrezeve X dhe nuk lejojnë që të kalojnë më shumë nëpër to. Këto objekte
lënë një imazh më të ndryshëm në detektor se objektet më pak të dendura.Kjo u ndihmon
mjekëve me përvojë qët’i lexojnë këto imazhe për të diagnostifikuar dëmtimet.
Rrezet X përdoren në trajtimin e lezioneve malinje si dhe kanë një efekt mikrobëvrasës ose
bakterioacid .Përfitimet nga rrezet X qëndrojnë te :
* Lehtësia e diagnozës
Rrezet X janë metodë e thjeshtë dhe e lehtë për të diagnostikuar çështjet e eshtrave.Ato nuk
janë përdorur vetëm për diagnostifikimin e kockave por edhe për dhëmbët. Kjo i ndihmon
personelit mjekësor që shpejt dhe saktë te diagnostifikojë thyerje ose prishje në eshtra, apo
sëmundjeve të tjera periodontale, infeksionet në eshtra, lunga,cista, anomalitë e zhvillimit,
dhe lloje të caktuara të tumoreve.
* Disponueshmëria e lehtë
Pajisjet me rreze X janë relativisht të lira dhe zakonisht në dispozicion në dhomat
emergjente,qendra ambulatore të kujdesit,zyre te doktorëve,shtëpi pleqsh, etj duke e bërë atë
të lehte për t'iu qasur dhe në dispozicion për pacientët dhe mjekët.Ajo është gjithashtu në
dispozicion si njësi portative në spitale,salla operacioni dhe njësitë e kujdesit intensiv ose
emergjencës.
* Diagnostifikim i shpejtë
Imazhi me rreze X është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë duke e bërë atë shumë të dobishëm
gjatë trajtimeve emergjente. Ajo i mundëson një mjeku të diagnostikojë një pacient me lehtë
dhe më shpejtë duke kërkuar brenda trupave të tyre në mënyrën më pak invazive.
Problemi i vetëm është se rrezet X janë një formë e rrezatimit jonizues. Kur drita normale
godet një atom,ajo nuk mund ta ndryshojë atomin në asnjë mënyrë të konsiderueshme.Por kur
një rreze X godet një atom,ajo mund të godas elektronet jashtë atomit për të krijuar një jon,
një atom elektrikisht të ngarkuar.Një jon i ngarkuar elektrikisht mund të çojë në reagime të
panatyrshme kimike brenda qelizave. Ndër të tjera, mund të thyejë zinxhirët e ADN-së ose
ADN-ja do të zhvillojë një mutacion.Nëse mutacioni është në një spermë ose qelizë vezë, kjo
mund të çojë në defekte të lindjes. Në përfundim, rrezatimi ka me të vërtetë potencial për të
shkaktuar probleme nëse përdoren doza të mëdha,por sic e përmendëm efektet e dozave të
vogla të tilla si ato që përdoren në mjekësinë diagnostike janë ende të panjohura.
Rezonanca Magnetike
Imazheria e rezonancës magnetike është një ekzaminim mjekësor jo invaziv, i padhembshëm
që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme kur metodat e tjera
radiologjike janë të pamjaftueshme. Rezonanca Magnetike, pra RM, përdor fushë të fuqishme
magnetike, valë radioje dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve,
indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit.
RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë
mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund të
përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si rreze x,
ultratingujt ose tomografinë e kompjuterizuar (e quajtur edhe CT ). Aktualisht RM është
ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën
mjekësore
RM është zgjidhja më e mirë për ekzaminimin e:
• Artikulacioneve kryesore të trupit si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës e i këmbës etj
• shtyllës kurrizore për sëmundje të diskut
• indeve te buta të ekstremiteteve
Cilat janë disa nga përdorimet e zakonshme të procedurës?
Rezonanca Magnetike e kokës kryhet për të ndihmuar diagnostikimin e:
• tumoreve të trurit
• anomalive të zhvillimit të trurit
• patologjive vaskulare të kokës (p.sh. aneurizmat)
• çrregullimet e syve dhe të veshit të brendshëm
• infarktit cerebral
• pacientët e traumatizuar (në pacientë të veçantë)
• sëmundjet e gjëndrës së hipofizës
• disa çrregullime kronike të sistemit nervor siç është skleroza
Përfitimet
• Rezonanca Magnetike është një teknikë jo-invazive e imazherisë që nuk përfshin
ekspozimin ndaj radiacionit.
• Imazhet e RM të trurit dhe strukturave të tjera kraniale janë më të qarta dhe më të detajuara
se me metodat e tjera të imazherisë. Ky detaj e bën RM një mjet të pazëvendësueshëm në
vlerësimin e shumë patologjive te trurit, përfshirë dhe tumoret.
• RM gjithashtu jep informacion funksional (fRM) të zonave të ndryshme të trurit.
• RM mundëson zbulimin e patologjive që maskohen nga kocka me metodat e tjera të
imazherisë.
• RM është ekzaminimi më i ndjeshëm për
tumoret e trurit.
• Angiografia RM jep imazhe të detajuara të enëve të gjakut në tru – pa nevojën e lëndës së
kontrastit
Ultratingujt -Ekzaminimi me ultratinguj nuk jep vetëm vlera cilësore (kualitative) por
siguron edhe vlera sasiore (kuantitative) për organet ku përdoret ky ekzaminim. Me
zhvillimet e fundit të teknologjisë mjekësore, me ekzaminimet ultratinguj ne realizojmë jo
vetëm diagnostikim 2D me dhe pa ngjra por edhe ekzaminime të plota 3D/4D. Ekzaminimet
3D japin një pamje volumore e cila të krijon mundësinë e matjeve në 3 koordinata. Në
ekzaminimet e gjirit, procedura e elastografisë të jep mundësinë të dallosh llojet e cisteve.

You might also like