You are on page 1of 8

Radiologji Portabel

Ndertimi I nje C-arm.Ndertimi I llampes.Ndertimi I nje Intesifikatori( perforcuesi I mazhit ).Roli I


grilave,filtrave,kolimatorit.

Një C-arm është një pajisje imazhimi mjekësor që bazohet në teknologjinë me rreze X dhe mund të
përdoret në mënyrë fleksibile brenda një klinike. Emri rrjedh nga krahu në formë C i përdorur për të
lidhur burimin X-ray dhe detektorin e rrezeve X me njëri-tjetrin.Që nga futja e C-armit të parë në vitin
1955, teknologjia ka përparuar me shpejtësi. Sot, sistemet e imazhit C-arm janë një pjesë thelbësore e
jetës së përditshme të spitalit.Specialistët në fusha të tilla si kirurgji, ortopedi, traumatologji, kirurgji
vaskulare dhe kardiologji përdorin C-armët për imazhe intraoperative. Pajisjet ofrojnë imazhe rezolucion
të lartë në kohë reale, duke lejuar mjekun të monitorojë progresin në çdo moment gjatë operacionit dhe
menjëherë të bëjë çdo korrigjim që mund të kërkohet. Rrjedhimisht, rezultatet e trajtimit janë më të
mira dhe pacientët shërohen më shpejt. Një krah i C përbëhet nga një gjenerator (burim me rreze X) dhe
një intensifikues imazhi ose detektor i sheshtë. Elementi lidhës në formë C lejon lëvizjen horizontalisht,
vertikalisht dhe rreth boshteve të kthyera, në mënyrë që imazhet me rreze X të pacientit të mund të
prodhohen nga pothuajse çdo kënd.Gjeneratori lëshon rreze X që depërtojnë në trupin e pacientit.
Intensifikuesi i imazhit ose detektor konverton rrezet X në një imazh të dukshëm që shfaqet në
monitorin e krahut C. Mjeku mund të identifikojë dhe kontrollojë detajet anatomike të imazhit të tillë si
enët e gjakut, eshtrat, gurët në veshka dhe pozicionin e implanteve dhe instrumenteve në çdo kohë.

Baza e funksionimit te C-armit eshte e njejte si ajo e fluroskopise. Tubi I rrezeve X dhe receptori I
imazhit rrotullohen se bashku si nje unitet I vetem, perreth nje pike te quajtuar izoqender e cila qendron
ne qender te FOV kur C-arm rrotullohet. Shtrati zakonisht fiksohet fort per te lejuar nje rrotullim te
vazhdueshem dhe pa pengesa te C-arm perreth pacientit, gjate procedures. Keto sisteme fluoroskopike
jane te pajisuar me gjeneratore me te fuqishem me kapaciete te larte nxehtesie dhe uje ose vaj freskues
ne tubat e rrezeve X. C-armet e levizshem perdorin distance me te vogla focus-imazh dhe FOV-e me te
vogla sesa tipet e tjere te fluoroskopeve.Fluoroskopia dhe radiografia kane disa te perbahketa ne
komponentet perberes te zinxhirit imazherik, por ekzistojne edhe ndryshime. Per disa aplikime klinike,
fluoroskopia perdoret per te percaktuar diagnozen duke u nisuar nga ‘’zhvendosja’’ reale e anatomise se
njeriut. C-arm perdoret per te pozicionuar pacientin I cili do ti nenshtrohet procedurave

S.H
Radiologji Portabel

intervencionale. Ndryshimi primar me radiografine eshte se shkalla e ekspozimit ndaj rrezatimit eshte
shume me e ulet ne fluoroskopi krahasuar me radiografine.Megjithate, ekspozimi total per nje radiografi
eshte shume me I ulet se sa per nje ekzaminim fluoroskopik sepse koha e ekspozimit fluroroskopik eshte
me e gjate. Ndryshimi kryesor midis nje aparati radiografik dhe fluoroskopise (C-arm) qendron ne
receptorin e imazhit. Sistemet e vjetra fluoroskopike perdornin nje ekran perforcues i ngjashem me ate
qe perdoret ne radiografine me film, I cili vezhgohej drejperdrejt nga radiologu. Megjithate keto sisteme
prodhonin nje imazh te zbehte, duke kerkuar qe syri I radiologut te pershtatej paraprakisht ndaj
erresires gje qe rezultonte ne doza te larta te rrezatimit si ndaj pacientit edhe ndaj radiologut. Zhvillimi I
perforcuesit te imazhit (X ray image intensifier- XRii) ka luajtur nje rol te rendesishem ne suksesin e
fluoroskopise moderne.

1 a) Komponentet perberes te sistemit te C-arm. B) Ndertimi I perforcuesit te imazhit

Gjeneratori I rrezeve X

Gjeneratori I rrezeve X ben perzgjedhjen e pikut te kilovoltazhit (kVp) dhe rrymen (mAp) qe do te
shperndahet ne tubin e rrezeve X. Ndertimi I gjeneratorit eshte I njejte me ate qe perdoret ne radiografi,
me nje qark shtese per veprimet fluoroskopike, duke perfshire ose nje rryme te vazhdueshme te ulet
ose nje ekspozim pulsativ te shpejte dhe kontroll automatic te ndricimit (automatic brightness control-
ABC).

Ekzistojne dy metoda qe perdoren per dhenien e energjise ne tubin e rrezeve X te fluoroskopise: e


vazhdueshme dhe ekspozim pulsativ. Per fluoroskopine e vazhdueshme, gjeneratori siguron nje rryme
te qendrueshme nderkohe qe fluoroskopi aktivizohet. Imazhet perftohen ne nje frekuence prej 30
imazhesh ne sek, duke rezultuar ne nje kohe perftimi prej 33 msek per imazh.

Per fluoroskopine pulsative (FP), ekspozimi shperndahet ne interval te shkurtera qe zgjasin 3-10msek.
Zakonisht perdoret nje frekuence porcionesh prej 30 pulse/sek. Nje avantazh I fluoroskopise pulsative

S.H
Radiologji Portabel

eshte permiresimi I rezolucionit temporal( kohezgjatja e perftimit te nje imazhi te vetem gjate nje
procesi dinamik)

Ne kete menyre artefaktet e levizjes qe shfaqen brenda cdo imazhi reduktohen per shkak te kohes me te
shkurter te perftimit te imazhit, duke e bere fluoroskopine pulsative te dobishme per ekzaminimin e
strukturave me levishmeri te larte si psh ne aplikimet kardiovaskulare. Per me teper, FP mund te
perdoret si nje metode per reduktimin e dozes se rrezatimit vecanerisht kur reduktohet shkalla e
pulsimit.

Perforcuesi I imazhit (Intesifikatori )

Perforcuesi I imazhit konverton rrezet X ne drite te dukshme te minimizuar dhe gjate procesit
shumefishon dritehijen e imazhit me rreth 10 000 here per nje vizibilitet me te mire nga ana e
vezhguesit. Komponentet kryesore te nje perforcuesi te imazhit perfshijne:

- nje shtrese inputi qe konverton rrezet X ne elektrone


- lente te elektroneve per fokusimin e tyre
- nje anode per pershpejtimin e tyre dhe
- nje shtrese output-I (dalese) per ti konvertuar ato ne imazh viziv.

Te gjithe komponentet jane te perfshire brenda nje ene vakumi.

Shtresa e inputit (hyrese) perbehet nga kater komponente te ndryshem: dritarja hyrese, substrati,
shtresa hyrese e fosforit dhe fotokatoda.

Fillimisht, rrezet X godasin dritaren hyrese e perbere nga nje shtrese e holle e harkuar prej metali ose
qelqi. Mandej ato kalojne permes nje shtrese prej substrati alumini me trahesi 0.5mm ne shtresen input
te fosforit, ku konvertohen ne fotone drite. Shtresa input e fosforit eshte e perbere prej jodur cezium, I
cili depozitohet ne formen e kristalve te gjata ne frome gjilpere te cilat formojne kanale qe lejojne
kalimin e fotoneve te drites ne komponentin tjeter, me shperhapje minimale per te reduktuar efektin
blur(artefact). Prejt ketej fotonet e drites perthithen nga fotokatoda dhe konvertohen ne elektrone.
Keto te fundit me tej fokusohen dhe pershpejtohen ne drejtim te shtreses output, nga sistemi optic I
elektroneve. Ky system perbehet nga tre elektroda te ngarkuara dhe nje flete anode ne shtresen
output(dalese). Keto komponente krijojne nje potencial elektrik, I cili intesifikon dhe zvogelon permasat
e tufes se elektroneve ne pershtatje me permasat e vogla te shtreses output.

Ne shtresen output te fosforit, elektronet konvertohen ne fotone drite te dukshme, te cilet mandej
transmetohen jashte perforcuesit te imazhit permes nje dritareje output prej qelqi. Si rezultat I
pershpejtimit te elektroneve dhe zvogelimit te imazhit, niveli I ndricimit te imazhit output ne krahasim
me imazhin input, rritet ndjeshem. Kjo rritje e ndricimit, e njohur si ‘’shtim I ndricimit’’ (brightness gain) ,
varion nga 5000-20000. Faktori I konvertimit eshte nje mates tjeter I brightness gain (BG) I perforcuesit
te imazhit. Perforcuesit e imazhit pershkruhen gjithashtu edhe ne varesi te raportit te kontrastit,
rezolucionit spacial dhe efikasitetit kuantum te dedektuar. Ata disponohen ne diametra te ndryshem te
dritares input qe variojne nga 10-40 cm. Perzgjedhja e diametrit varet nga nevojat /kerkesat e FOV
maksimal qe pershtatet sipas aplikimeve klinike specifike. Keshtu sistemet fluoroskopike te dizenjuara

S.H
Radiologji Portabel

per ekstremitetet mund te konfigurohen me nje diameter 10-15 cm te intesifikatorit te imazhit, ndersa
njesite me diameter 40 cm jane te perdorshme ne ekzaminimin e abdomenit apo vazave periferike.
Shumica e intesifikatoreve te imazhit lejojne gjithashtu perzgjedhjen e njesise se zmadhimit te imazhit.

Aparati/njesia optike

Sistemi I njesise optike shperndan driten nga dritarja output e perforcuesit te imazhit ne drejtim te
video kameras dhe aparatura te tjera te regjistrimit te imazhit. Ky shperndares optic perfshin nje
pasqyre (pjeserisht prej argjendi) ndarese te tufes se drites, e cila drejton nje porcion te drites nga
dritaraj output ne nje aparature aksesore per regjistrimin e imazhit dhe porcionin mbetes ne video
kamera. Perfshihet gjithashtu nje aperture (hapje) rrethore , e cila rregullon nivelin e pershtatshem te
drites qe kerkohet nga video kamera. Permasat e apertures ndikojne ne shfaqjen e artefaktit te zhurmes
ne imazhin fluoroskopik. Kur kjo aperture vendoset ne permasa te vogla shumica e drites qe del nga
dritarja output bllokohet per te arritur videokameran. Si rezultat sistemi ABC rrit ekspozimin ndaj
rrezatimit per te ruajtur nivelin e drites ne kamera, duke prodhuar keshtu nje imazh fluoroskopik me
nivele te vogla te zhurmes. Anasjelltas, kur aperture vendoset ne permasa te medha, ekspozimi ndaj
rrezatimit eshte I ulet dhe ne imazh do te kemi me shume artefakte te zhurmes.

Sistemi televiziv

Sistemi televiziv (ST) me qark te mbyllur perdoret per te vezhguar imazhin dales nga intesifikatori I
imazhit. ST perbehet nga nje video kamera, e cila konverton imazhin ne nje sinjal voltazhi dhe nga
monitori, I cili merr sinjalin dhe mundeson paraqitjen e imazhit. ST lejon nje vezhgim ne kohe reale te
imazhit fluoroskopik, nga disa persona ne te njejten kohe ne nje ose disa monitore. Pervec kesaj njesite
fluoroskopike mund te pajisen edhe me nje konvertues analog-ne – dixhital per te dixhitalizuar sinjalin e
voltazhit nga videokamera per perpunim dhe regjistrim te metjeshem te imazhit elketronik.

Ekzistojne dy lloje video kamerasah: ato tradicionale (te thejshta) dhe kamerat CCD (Charge coupled
device). Kamerat CCD krahasuar me ato tradicionale jane me te vogla, me te forta, kerkojen me pak fuqi
elektrike dhe kane nje jetegjatesi me te madhe.

Sinjali I voltazhit qe prodhohet nga videokamera konvertohet ne nje imazh viziv nga monitori.

Regjistrimi I imazhit

S.H
Radiologji Portabel

Sistemi fluoroskopik perfshin aparatura shtese per regjistrimin e imazheve gjate nje ekzaminimi.
Metodat e regjistrimit perfshijne, aparatet spot film, ndryshuesit e filmit (film chnagers0, kamerat
fotspot, cine kamerat dhe fotspotet dixhitale. Perzgjedhja e metodes se regjistrimit optimal per nje
aplikim klinik specific, varet nga karakteristikat operacionale te aparatit dhe nevojat e ekzaminimit mbi
cilesine e imazhit.

Aparatet spot film perdoren per te perftuar imazhe radiografike me kasete me film, e cila pozicionohet
perpara intesifikatorit te imazhit. Kolimimi ndryshohet ne menyre automatike per te prodhuar formate
te shumefishta te imazheve (psh, kater imazhe ne nje film). Funksinimi I aparatit rezulton ne nje vonese
te shkurter midis vezhgimit fluoroskopik dhe regjistrimit te imazhit, por cilesia e e imazhit eshte e njejte.
Aplikimet klinike te aparatit spot filmperfshijne ekzaminimin e aparatit gastrointestinal, ap.
Genitourinary, artrografine dhe mielografine. The operation of the Ndryshuesit e filmit (NF) kerkojne
gjithashtu prezencen e filmit radiografik ose perpara intesifikatorit te imazhit ose te hequr nga pozicioni.
Ata njhen me emra te ndryshem por funksionimi baze per secilin eshte I njejte- filmat hiqen ne menyre
te shpejte nga pozicioni I tyre ne depon e furnizimit me nje frekuence te perzgjedhur prej 4 filmash ne
sekonde dhe mandej transferohen ne nje depo marrese per tu transportuar ne menyre manual ne
perpunuesin e filmit. Aplikimi primar klnik I NF eshte ekzaminimi dinamik I I sistemit vascular me
lende kontrasti te joduar.

Kamerat fotospot(KF) regjistrojne imazhin dales nga intesifikatori I mazhit ne nje film duke prodhuar
imazhe rreth 10 cm ne diameter. KF montohen ne nje aprat aksesor shperndares optic per te regjistruar
shpejt gjate ekzaminimit fluoroskopik.

Cine kamera mund te montohet gjithashtu sin je apparat aksesor regjistrues te imazhit per te perftuar
imazhe ne film me diameter 35 mm. Cinefluorografia perdoret zakonisht ne procedurat e kateterizimit
kardiak per te regjistruar imazhet e zemres pulsuese me nje ritem te shpejte.

Ne sitemeet e reja fluoroskopike, keto metoda te regjistrimit te filmit jane zevendesuar nga regjistrimi
dixhital I imazhit. Fotospotet dixhitale perftohen permes regjistrimit te sinjalit te dixhitalizuar te videos
dhe ruajtjes se tij ne memorien e e kompjuterit. Veprimi eshte I shpejte dhe konvenient dhe pervec
kesaj cilesia e imazhit mund te permiresohet permes aplikimit ten je sere teknikash te perpunimit te
imazhit. Megjithate rezolucioni special I fotospoteve dixhitale eshte me I ulet se ai I imazheve me film.

S.H
Radiologji Portabel

Tubi I rrezeve X

Tubi I rrezeve X konverton energjine elektrike te siguruar nga gjeneratori, ne rreze X. Brenda tubit te
rrezeve X elektronet prodhohen nga nje filament dhe pershpejtohen drejt anodes prej tungsten me
ngarkese positive. Nderveprimi I elektroneve me anoden rezulton ne emetimin e rrezeve X . Zona e
anodes ne te cilen frenohet tufa e elektroneve quhet ndryshe zona fokale (focal spot). Zakonisht duhet
qe zona fokale te jete sa me e vogel dhe per te reduktuar permasat efektive te kesaj zone, siperfaqja e
anodes vihet sipas nje kendi te caktuar. Pergjithesisht tubat e rrezeve X prodhohen me kend te anodes
qe varion nga 7-20 °. Perzgjedhja e karakteristikave te tubit te rrezeve X varion, ne varesi te aplikimive
klnike specifike. Per sistemet radiografike dhe fluoroskopike zakonisht perdoren tuba bi-fokale (me dy
zona fokale). Nje zone fokale e vogel (0.3-0.6mm) perdoret per fluoroskopine dhe ne rastet kur
nevojiten tuba me rryme te larte, per regjistrimin e imazheve perdoren zona fokale te vogla ose te
medha (1.0-1.2mm). Per aplikime klinike te tilla si angiografi dhe procedura intervencionale, nevojiten
karakteristika te tjera shtese mbi tubin e rrezeve X.

Duke qene se nevojiten nje regjistrim I shpejte I imazheve, nxehtesia ne tub mund te rritet shpejt, duke
kerkuar nje tub te rrezeve X me kapacitet te larte nxehtesie. Keshtu per te permiresuar shperhapjen e
nxehtesise, perdoret nje shpejtesi e larte e rrotullimit te anodes (mbi 10 000 rrotullime .min). Pervec
kesaj, instalohet dhe nje shkembyes vajor I nxehtesise me ventilator freskues. Per nje tub te rrezeve X ne
nje angiografi te dedikuar ose ne sistemet e radiologjise intervencionale, nevojat per permasa ,aksimale
te FOV mund te kufizojne kapacitetin e nxehtesise ose zonen fokale me te vogel te disponueshme. Ne
varesi te aplikimit specific , nje zone fokale e vogel mund te jete e rendesishme per te perftuar imazhe
teper te qarta te vazave te imeta. Ndersa kur nevojitet nje FOV I madh per te ekzaminuar me nje
perforcues te madh imazhi, kendi I anodes duhet te kete madhesine e mjaftueshme per te siguruar nje
mbulim te pershtatshem pa shkaktuar nderprerje te intesitetit te tufes se rrezeve X.

S.H
Radiologji Portabel

Kolimatori

Kolimatori permban nje set te shumefishte fletesh metalike (thikash) radioopake qe percaktojne formen
e tufes se rrezeve X. Zakonisht brenda nje kolimatori vendosen dy sete te tilla , te rrumbullaketa ose
drejtekendeshe. Kolimatori ne menyre automatike kufizon tufen e rrezeve X ne menyre te tille qe te mos
jete me e madhe se FOV nderkohe qe behen ndryshime ne shkallen e zmadhimit apo distancen burim-
imazh. Per operatorin eshte e dobishme nje kolimim I metejshem drejt siperfaqes se interesit klinik.
Kolimimi redukton volumin e ekspozuar te indit duke rezultuar ne me pak prodhim te rrezatimit
shperndares dhe permiresim te kontrastit te imazhit. Pervec kesaj, konizimi I tufes se rrezeve X drejt
zones se interesit klinik do te reduktoje dozen e pergjithshme te pacientit duke minimizuar ekspozimin
e drejtperdrejte dhe ate shperndares ne organet sensitive qe mund te jene prane tufes. Shumica e
sistemeve fluoroskopike qe perdoren per angiografi dhe aplikime intervencionale, permbajne gjithashtu
filtra stabilizues, te cilet kane nje veprim shtese ndaj kolimatorit duke realizuar nje formezim te
metejshem te tufes se rrezeve X duke permiresuar ABC e sistemit.

Filtrat

Materiali filtrues shtohet per te perforcuar rrezet X me energji te ulet. Keto rreze perthithen nga trupi I
pacientit pa u transmetuar ne receptorin e imazhit duke kontribuar ne rritjen e dozes se pacientit pa
ndikuar ne permiresimin e cilesise se imazhit. Alumini eshte materiali filtrues I perdorur me shpesh.
Bakri mund te perdoret gjithashtu per te permiresuar filtrimin e rrezeve X me energji te ulet. Perdorimi I
bakrit eshte me I perhapur ne sistemet fluoroskopike qe realizojne procedura me doza te larta si
angiografia dhe aplikimet intervencionale.

Shtrati I pacienti.

Shtrati I pacientit duhet te plotesoje dy kritere:

Te jete nje support i mire per paciente obeze dhe ne te njejten kohe te rezultoje ne perthithje minimal
ndaj rrezeve X. Keto dy kritere permbushen shume mire permes materialeve me fibra karboni.
Gjithashtu jasteket e suportit per pacientin duhet te ndertohen nga material qe siguron nje perthithje
minimal te rrezeve X .

S.H
Radiologji Portabel

Grila

Grilat anti-rrezatim shperndares perdoren per te permiresuar kontrastin e imazhit duke reduktuar
rrezet X shperndarese qe arrijne receptorin e imazhit. Megjithate perdorimi I grilave kerkon nje rritje te
ekspozimit ndaj rrezatimit. Prandaj ne fluoroskopi heqja e grilave mund te nevojitet per te reduktuar
dozen e pacientit kur sasia e rrezatimit shperndares te prodhuar eshte e ulet. Humbja e kontrastit te
imazhit do te jete minimale kur FOV zvogelohet ose pjesa e trupit qe do te ekzaminohet eshte e vogel.
Per me teper, grila nuk nevojitet ne rastet kur kerkohet nje distance e madhe midis pacientit dhe
perforcuesit te imazhit me qellim zmadhimin gjeometrik te imazhit, aksesim te pacientit apo te
aparaturave intervencionale. Me heqjen e griles ekspozimi I pacientit mund te reduktohet ne 50%. Edhe
pse disa sisteme fluoroskopike ofrojne nje heqje te lehte te griles, ne disa te tjera kjo mund te jete e
veshtire ose e pamundur.

Aplikimet Klinike

Ne kardiologji

Sistemet e kardiologjise intervencionale perdorin gjithashtu fluoroscope me C-arm per lehtesism te


pozicionimit ne kende te ndryshme perreth pacientit. Keto sisteme mund te jene uni planare ose
biplanare. Sistemet biplanare perdorin dy C-arm qe mund te pozicionohen ne menyre te pavarur Perreth
pacientit per nje perftim dixhital te njekoheshem gjate nje iadministrimi te vetem te kontrastit. Kjo
eshte e rendesishme sepse kontrasti I joduar eshte toksik per veshkat dhe volume total I kontrastit qe
mund te administrohet kufizohet nga masa trupore e pacientit. Kjo behet vecanersisht e rendesishme ne
sallat e kateterizimit pediatrik, ku operohet me: 1- mosha pediatrike me mase te vogel trupore, gje qe
kufizon ndjeshem sasine e kontrastit qe mund te administrohet gjate procedures dhe 2- ene gjaku te
permasave shume te vogla , qe mund te kerkojne perqendrime me te larta te kontrastit per te perftuar
nje imazh visual te qarte. Receptoret e imazhit qe perdoren ne sallat kardiologjike, jane me te vogla se
ato qe perdoren ne radiologjine intervencionale dhe vaskulare, qe I detyrohet permasave te vogla te
zemres.

Ne ortopedi

C-arm portativ gjene nje perdorim te gjere ne sallat ortopedike ne vlersimin imazherik ne kohe reale. (
Fikisimi kolones vertebrale, frakturat e ndryshme , vendosjen e implanteve dhe protezave
koksofemorale,te gjurit etj..

Ne Neuroradiologji

Aparaturat e neuroradiologjise jane te ngjashme me ato te kardiologjise perderisa edhe FOV-I I


nevojshem eshte I njejte me ate te kardiologjise.

S.H

You might also like