You are on page 1of 8

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT


LABORATORI I MATJEVE ELEKTRIKE

Laboratori: Studimi eksperimental i oshiloskopit


elektronik analog dhe numerik

Punoi: Std Pranoi: Prof. As. Genci SHARKO

Grupi: BCH Informatika 2B

Viti akademik: 2023-2024

1
Përmbajtja
1. Programi i punes...................................................................................................................................2
2. Aparatet dhe Materialee perdorura:.....................................................................................................2
3. Njohuri te pergjithshme.........................................................................................................................2
4. Procedura:.............................................................................................................................................4
5. Konkluzione:
……………………………………………………………………………………………………………………………………….7

1. Programi i punes
1. Të studiohet instruksioni i oshiloskopit Analog dhe Numerik që do të përdoret
2. Të bëhet gradimi i çvendosjes vertikale për pozicione të ndryshme të potenciometrit që
ndryshon koefiçientin e amplifikimit vertikal dhe të ndërtohet kurba e gradimit S = f(n).
3. Te matet me ndihmen e oshiloskopit analog ose numerik madhesite e nje sinjali periodik:
Aplituda, frekuenca, Perioda.
4. Te matet faza dhe frekuenca e dy sinjaleve sinusoidale me metoden Lissajous.
5. Perdorimi i Oshiloskopit numerik HP54600 Digital Oscilloscope

2. Aparatet dhe Materiale e perdorura:


 Oshiloskop numerik

3. Njohuri te pergjithshme

Oshiloskopi elektronik është një aparat i përdorur gjerësisht në shumë fusha të shkencës dhe
teknologjisë. Ndjeshmëria dhe aftësia e tij për të regjistruar fenomene në një gamë të gjerë
frekuencash, nga disa Hz deri në dhjetëra GHz, e bëjnë të përshtatshëm për shumë aplikime.
Rezistenca e lartë e hyrjes e kësaj pajisjeje e bën atë të papërshkrueshëm jo vetëm në matjet
elektrike, por edhe në ato jo-elektrike. Pjesa kryesore e oshiloskopit përbëhet nga tubi
elektronorrezatues CRT, i cili vepron duke çvendosur një grup elektronash nën ndikimin e një
fushë elektrike apo magnetike. Ky tub paraqet një llampë elektronike me vakum të thellë.
Elektronet, pas koncentrimit dhe përshpejtimit nga elektroda e nxehtë, rrezatohen në drejtim të
ekranit fluoreshent, duke shkaktuar ndriçim. Rrezja e elektroneve ndikohet nga tensionet dhe
rrymrat që po studiohen, duke krijuar një imazh në ekran. Ky imazh shfaq formën e kurbës së
madhësisë që po shqyrtohet.
Oshiloskopi elektronik përdoret kryesisht në matjet e shpejta të qarqeve elektrike. Jo vetëm që
mund të shohim dhe regjistrojmë formën e kurbës së madhësisë, por gjithashtu mund të kryejmë
matje të ndryshme, duke përfshirë amplituden e tensionit, rrymën, frekuencën, dhe ndryshimet në
fazë. Kjo pajisje është një mjet i rëndësishëm për studimin dhe analizën e proçeseve elektrike.
Ushqimi i oshiloskopit bëhet nga rrjeti i rrymës alternative me tension 220 V, 50 Hz. Para kyçjes
së oshiloskopit dorezat e montuara në faqen e tij të përparme duhet të vendosen në pozicionet e
mëposhtme:
1. Oshiloskopi vihet ne pune nepermjet butonit (1).
2. Doreza e ndryshimit të koefiçientit të amplifikimit vertikal vendoset në pozicionin që i perket
koefiçientit të amplifikimit minimal (13).
3. Doreza e gjeneratorit të zbërthimit vendoset në një pozicion të çfarëdoshëm për shembull
50 Hz.(22) Pasi të jenë bërë këto veprime kyçet çelësi i ushqimit të aparatit.
Hapi tjetër është rregullimi i ndriçimit dhe fokusimi.
Rrotullojmë dorezën e rregullimit (3) të ndriçimit sipas akrepave të orës. Në këtë mënyrë
rregullojmë potecialin negativ të griljes dhe bëjmë që në ekran të duket një vijë e ndritur. Për të
holluar këtë vijëd uhet bërë fokusimi. Për këtë qëllim rrotullohet doreza përkatëse (4). Fokusimi
konsiston në rregullimin e potencialit të anodës së parë të tubit A1.
Doreza (17), (18) shërben për të çvendosur figurën në drejtimin vertikal. Rregullimi bëhet kur nuk
jepet sinjal në hyrjen vertikale. Në këtë rast duke rrotulluar dorezën pika e ndritshme vendoset në
mesin e ekranit. Pasi jepet në hyrjen vertikale tensioni që do të studiohet, vendoset madhësia e
dëshiruar e figurës në ekran duke ndryshuar amplifikimin vertikal me dorezën përkatëse (13) ,
(15). Figura nuk duhet të dalë jashtë kufijëve të ekranit.Për rregullimin e frekuencës së
gjeneratorit të zbërthimit shërbejnë dy doreza një për rregullim të imët dhe tjetra për rregullim të
trashë (22). Me anën e
rregullimit të trashë zgjidhet
frekuenca e dëshëruar e
zberthimit dhe pastaj me anën

3
e dorezes se rregullimit të imët te frekuencës së zbërthimit bëjmë që figura të mos lëvizë ne ekranin e
oshiloskopit

4. Procedura:
1. Përgatitja për punë.
Ushqimi i oshiloskopit bëhet nga rrjeti i rrymës alternative me tension 220 V, 50 Hz. Para kyçjes

oshiloskopit dorezat e montuara në faqen e tij të përparme duhet të vendosen në pozicionet e
mëposhtëme:
1. Oshiloskopi vihet ne pune nepermjet butonit (1).
2. Doreza e ndryshimit të koefiçientit të amplifikimit vertikal vendoset në pozicionin që i perket
koefiçientit të amplifikimit minimal (13).
3. Doreza e gjeneratorit të zbërthimit vendoset në një pozicion të çfarëdoshëm për shembull 50
Hz.(22)
Pasi të jenë bërë këto veprime kyçet çelësi i ushqimit të aparatit.
2. Rregullimi i ndriçimit dhe fokusimi
Rrotullojmë dorezën e rregullimit (3) të ndriçimit sipas akrepave të orës. Në këtë mënyrë
rregullojmë
potecialin negativ të griljes dhe bëjmë që në ekran të duket një vijë e ndritur. Për të holluar këtë
vijë duhet bërë fokusimi. Për këtë qëllim rrotullohet doreza përkatëse (4). Fokusimi konsiston në
rregullimin e potencialit të anodës së parë të tubit A1 ( fig. 2 ).
3. Çvendosja vertikale e rrezes elektronike. Regullimi i amplifikatorit
Doreza (17), (18) shërben për të çvendosur figurën në drejtimin vertikal (nga poshtë-lart dhe
anasjelltas). Rregullimi bëhet kur nuk jepet sinjal në hyrjen vertikale. Në këtë rast duke rrotulluar
dorezën pika e ndritëshme vendoset në mesin e ekranit.
Pasi jepet në hyrjen vertikale tensioni që do të studiohet, vendoset madhësia e dëshiruar e figurës

ekran duke ndryshuar amplifikimin vertikal me dorezën përkatëse (13) , (15). Figura nuk duhet të
dalë jashtë kufijëve të ekranit.
4. Rregullimi i frekuencës së gjeneratorit të zbërthimit .Sinkronizimi
Për rregullimin e frekuencës së gjeneratorit të zbërthimit shërbejnë dy doreza një për rregullim të
imët dhe tjetra për rregullim të trashë (22). Me anën e rregullimit të trashë zgjidhet frekuenca e
dëshëruar e zberthimit dhe pastaj me anën e dorezes se rregullimit të imët te frekuencës së
zbërthimit
bëjmë që figura të mos lëvizë ne ekranin e oshiloskopit.
D. GRADIMI I ÇVENDOSJES VERTIKALE
Gradimi i oshiloskopit konsiston në përcaktimin e ndjeshmërisë (ose të konstantes së tij ) ose në
përcaktimin e vlerës së ndarjes së shkallës që vendoset mbi ekranin e oshiloskopit. Gradimi bëhet
për
çdo pozicion të dorezës që ndryshon koefiçientin e amplifikimit, me anën e skemës së paraqitur në
figurën 4. Në këtë skemë R1 përfaqëson një rezistencë rreth 20 K , ndërsa R2 një kuti
rezistencash
me dekada.
Figura 4. Përcaktimi i ndjeshmërisë së oshiloskopit elektronik.
Pasi vendoset doreza e amplifikimit vertikal në pozicionin për të cilin do të bëhet matja, merren
disa
vlera të rezistencës R2 dhe lexohet çvendosja përkatëse Y në ekranin e oshiloskopit. Tensioni që
shkakton këtë çvendosje te rezes ne ekranin e oshiloskopit është:
U V ∗R2
U=
R1 + R2
Y mm
Ndjeshmëria do të gjendet më formulën: s y = [ ]
2 √ 2U V

5
Amplituda

Eshte shume e rendesishme qe perpara se


te behet matja e amplitudes, pozicioni i
dorezave te ndryshimit te koeficientit
Volt/ndarje te jete ne pozicionin e
calibruar CAL duke na dhene mundesi te
perdorim tregimet e dhena nga prodhuesi
i oshiloskopit

Vp- p = (ndarjet_ vertikale)(VOLT / NDARJE)


Ne pjestojme me 1/2 vleren e mesiperme marim madhesine e amplitudes se sinjalit.
Në eksperimentin tonë:
Vp- p = (ndarjet_ vertikale)(VOLT / NDARJE)=4.5ndarje * 2V/ndarje = 9V
Amplituda = 9V * ½ = 4.5V

Perioda
Ne menyre te ngjashme mund te matet edhe frekuenca dhe perioda e sinjalit. Perpara se te behet
matja e amplitudes, pozicioni i dorezave te ndryshimit te koeficientit Kohe/ndarje te jete ne
pozicionin e calibruar CAL. Perseri pozicioni i dorezes qe ndryshon vleren e Kohe/Ndarje te jete
ne pozicionin e kalibruar per te pasur nje matje te sakte. Frekuenca e panjohur percaktohet duke
matur perioden e nje cikli te vales ne ekranin e oshiloskopit.
T = (ndarje_ horizontale / cikel)x(kohe/ ndarje)
8.15∗0.2
T= =0.815 ms
2
Frekuenca
1
f = =1.22 kHz=1220 Hz
T

Faza
Dy vlera A dhe B mund te percaktohen ne figuren
e dhene ne Oshiloskop, prej nga
mund te percaktojme zhvendosjen fazore si :
−1 A
θ=sin ( )
B
Vlera A percaktohet si distanca nga boshti X deri
ne piken ku elipsi pret boshtin Y, ndersa vlera B
percaktohet si lartesia e elipsit e matur nga boshti
X.

Në laboratorin tonë:

A = 1.8

B = 2.3

θ=sin−1 (
A
B
)=sin−1( )
1.8
2.3
=51.5 º

5. Konkluzione:
Oshiloskopi elektronik është një aparat që ka gjetur një përdorim të gjërë në shumë fusha të
shkencës dhe teknikës. Në këtë punë laboratori fillimisht studiuam instruksionin e oshiloskopit
analog dhe numerik që përdorëm për zhvillimin e punës më tej. Pamë se ishte e rëndesishme të
vendosnim pozicionin e dorezave të ndryshimit të koeficientit Volt/Ndarje në pozicionin e

7
kalibruar CAL, në menyre që të mund të përdornim tregimet e dhëna nga perdoruesi i
oshiloskopit. Gjithashtu përcaktuam vlerat A dhe B për të llogaritur më pas me anë të formulës
përkatese, fazen e sinjalit si dhe gjetem perioden dhe frekuencen e sinjalit.

You might also like